Sunday 30 June 2013

Rosbergu fiton në Britani në një garë spektakolare!



image

 


Ngasësi i Mercedesit, Nico Rosberg, është fituesi i garës së madhe në Britani, në shtegun Silverstone, pas një drame të jashtëzakonshme të zhvilluar nga fillimi e deri në fund të garës. Lideri dhe kampioni Sebastian Vettel u largua nga gara pas një problemi me bolidin e tij, teksa edhe Leëis Hamilton i cili nisi garën nga pole pozicioni, për të mbetur prapa pas xhiros së tetë për shkak të një problemi me gomat.


 


Këtë e shfrytëzoi Nico Rosberg, i cili për asnjë moment nuk e lëshoi pozitën e parë të liruar nga Leëis Hamilton, teksa as presioni i Mark Ëebber (Red Bull) që erdhi nga vendi i 14-të nuk ndikoi te Rosberg që të humbasë vendin e parë. Vendin e tretë e fitoi Alonso.


 


Pas garës në Silverstone lider në ranglistën e pilotëve mbetet Sebastian Vettel i Red Bull me 132 pikë, kurse Fernando Alonso (Ferrari) afrohet me 111 pikë në vendin e dytë.







Rosbergu fiton në Britani në një garë spektakolare!

Rita Ora, super në plazhet e Maltës



riita oraa Rita Ora, super në plazhet e Maltës


 


Rita Ora postoi në rrjetet sociale disa foto me bikini duke treguar se kohët e fundit ka frekuentuar palestrën.

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova ka pozuar në bregdetin maltez, aty ku do të performojë në një aktivitet të MTV-së.





Rita Ora, super në plazhet e Maltës

Lopez kërkon ndjesë, këndoi në ditëlindjen e një diktatori



lopez2 510x342 Lopez kërkon ndjesë, këndoi në ditëlindjen e një diktatori


 


Jennifer Lopez është detyruar të kërkojë ndjesë publike pasi ishte pjesë e një koncerti në Turkmenistan ku i këndoi për ditëlindje diktatorit represiv të këtij vendi. Lopez i ka kënduar kështu në mënyrë të posaçme Gurbanguly Berdimuhamedoë, qeveria e të cilit është akuzuar se ka arrestuar dhe torturuar kundërshtarët politike. Aktiviteti ishte financuar nga China National Petroleum Corp për të festuar 56 vjetorin e ditëlindjes. Por Lopez ka lëshuar një deklaratë ku kërkon ndjesë për këtë veprim pasi mori vesh për klasifikimin e grupeve të të drejtave të njeriut. /DailyMail/





Lopez kërkon ndjesë, këndoi në ditëlindjen e një diktatori

E bëjnë të pashlyer kujtimin për Berishën







Disa njerëz po e përjetojnë shumë keq humbjen e zgjedhjeve dhe tërheqjen e Sali Berishës nga Partia Demokrtatike.


Nuk janë vetëm mesazhet që ata shpërndajnë nëpër rrjetet sociale, e që ia dedikojnë liderit historik.


Ka edhë të atillë që po shkojnë “disa shkallë” më lart. Raportohet se shumë njerëz kanë filluar të bëjnë tatuazh Berishën në trupin e tyre.





E bëjnë të pashlyer kujtimin për Berishën

Zogu i Tunës, 2.5 milion!



image

 


Këngëtarja kontraverze nga Shkupi, Tuna i ka lënë shumë prapa me klikime në Youtube këngëtarët e tjerë. Tuna me këngën e saj “Fenix”, që e ka lancuar para pak ditësh ka arritur 2.5  milion klikime, duke i lënë kështu prapa këngëtarët  e Nora Istrefi dhe Adrian Gaxha.


 


Tuna ka arritur të bëjë debat për gjëra më banale, por këtë karrem e kanë hangar të gjithë.


 


Madje fjala zog që e përdor Tuna  në çdo kohë, duke iu referuar “senit” të saj, ka gjasë të futet edhe në fjalor.







Zogu i Tunës, 2.5 milion!

Rita di të jetë edhe një “zonjë” e vërtetë







Rita Ora po shijon ditët e saj të qëndrimit në Maltë. Rita u komentua për veshjen e saj, ku mediat shkruanin se ajo kishte harruar reçipetat në shtëpi.

E veshur me një veshje të zezë dhe dekoracione ngjyrë ari, këngëtarja ka treguar se di të veshet edhe si një “zonjë e vërtetë”.

Rita pozoi para kamerave në pozicione provokuese, ndërkohë që luante me flokët e saj të kapura gërshet. Gjatë performanës së saj në Maltë Rita ka mbetur mjaft e kënaqur duke falënderuar të gjithë fansat në rrjetin social Twitter.





Rita di të jetë edhe një “zonjë” e vërtetë

Paditet se ia “bleu” votën dhe nuk ia dha paratë







Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për një të ri nga Puka, i cili, një ditë para zgjedhjeve i mori kartën e identitetit një votuesi, duke mos e lejuar që të votonte. Organi i prokurorisë, ka nisur hetimet për 21-vjeçarin Bekim Tahiri, nën akuzën e dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve, si dhe të pengimit të zgjedhësit për të votuar.


Shkak për nisjen e këtyre hetimeve është bërë kallëzimi në polici i 25-vjeçarit Bledar Vani. Ky i fundit, një ditë para zgjedhjeve është paraqitur para forcave të policisë së Komisariatit nr.4 në Tiranë dhe ka ngritur pretendimin se 21-vjeçari nga Puka i ka marrë kartën e identitetit kundrejt një shpërblimi prej 2000 lekësh që të mos votonte ditën e zgjedhjeve.


Sipas policisë, Vani ka pohuar në polici se i dyshuari jo vetëm që nuk i ka dhënë lekët, por nuk i ka kthyer as kartën e identitetit. Menjëherë pas kallëzimit blutë e Komisariatit nr.4 kanë bërë të mundur shoqërimin në polici të 21- vjeçarit, ku në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua karta e identitetittë Bledar Vanit. Sipas policisë, 25-vjeçari Bledar Vani ka qenë votues i Partisë Socialiste.


Ky i fundit ka pohuar se i riu nga Puka nuk e ka lejuar që të votojë për partinë e tij dhe për këtë arsye i ka marrë kartën dhe i ka premtuar shumën e lekëve.


21-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ndërkohë që po procedohet në gjendje të lirë dhe ndaj tij ka nisur një hetim edhe nga organi i prokurorisë.





Paditet se ia “bleu” votën dhe nuk ia dha paratë

Femrat në parlamentin e ri shqiptar







Janë 24 tashmë. Vetëm dy muaj na ndajnë nga parlamenti i ri, i cili këtë me këto zgjedhje ka vendosur të mbledhë në gjirin e tij 24 femra. Disa prej tyre kanë qenë aty, ndërsa disa të tjera janë të reja. Gazeta “Shekulli” ka prezantuar të gjithë emrat femërorë të Parlamentit të shtatorit.

Disa prej tyre kanë qenë aty, ndërsa disa të tjera janë të reja. Feministet do të ishin shumë të lumtura me këtë rezultat, por a janë po kaq të lumtur maskilistët që këtë numër e shohin shumë të lartë. Ka pasur edhe deputetë meshkuj që nuk kanë reaguar mirë kur kanë mësuar se në kuvend do t’ua priste fjalën një grua.

Jozefina Topalli, tashmë zyrtarisht e konfirmuar si pjesëtare në Parlamentin Shqiptar si deputete, do të jetë e detyruar që, duke filluar nga shtatori të mos ketë më mundësi të bërtasë: “Del jashtë”. 14 emrat e parë vijnë nga listat e PS-së, 8 të tjerë nga PD-ja dhe 2 femra që vijnë për herë të parë nga LSI.

Ato janë: Lindita Nikolla, Milena Harito, Mimi Kodheli, Ermonela Valikaj, Mimoza Hafizi, Klodiana Spahiu, Evis Kushi, Olta Xhaçka, Eglantina Gjermeni, Majlinda Bufi, Valentina Leskaj, Luiza Xhuvani, Arta Dade, Vasilika Hysi, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Jorida Tabaku, Albina Deda, Voltana Ademi, Albana Vokshi, Eleina Qirici, Mesila Doda, Klajda Gjosha dhe Monika Kryemadhi. 14 emrat e parë vijnë nga listat e PS-së, 8 të tjerë nga PD-ja dhe 2 femra që vijnë për herë të parë nga LSI.





Femrat në parlamentin e ri shqiptar

Afërdita fton Shpatin në promovimin e klipit







Afërdita Dreshaj, është artistja e radhës që po vuan nga profilet ‘fake’ në ‘Facebook’… Ylli i skenës sonë, në një bisedë me “Bluetooth”, veç projektit më të afërt në muzikë, ndan edhe shqetësimin e madh për një person që po përdor identitetin e saj në rrjetin social më të klikuar prej shqiptarëve…

“Është dikush në ‘Facebook’ që kopjon çdo postim timin në rrjetet e tjera sociale dhe hiqet sikur jam unë, por në fakt ajo është një adresë false… Unë kam një llogari tjetër në ‘Facebook’. Ai/Ajo flet me të gjithë artistët e estradës, disa prej të cilëve edhe miq të afërt të mitë, dhe bën biseda nga më të ndryshmet. Aq gjenial është treguar personi në fjalë, sa ka hapur profile edhe në emër të motrës dhe shoqes sime të ngushtë, për ta bërë gjithçka të besueshme”, – tregon Afërdita. Bukuroshja shqiptare e Malit të Zi, thotë se ka në plan të bëjë një denoncim në polici për këtë punë, pasi po i hap probleme në marrëdhënie me të njohurit dhe fansat. Sakaq, duke kaluar në planin profesional, ky vit për Afërditën si modele ka qenë viti më i mirë, pasi ajo ka nënshkruar një numër shumë të madh kontratash të majme në para, nëpër të gjithë botën. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Afërditën këngëtare, pasi kohët e fundit ajo është ‘zhdukur’ thuajse fare nga skena, transmeton bw.

Por një lajm i mirë vjen edhe nga kjo sferë për adhuruesit e këngëtares. Dreshaj pritet të promovojë të hënën në një festë mes miqsh e gazetarësh, klipin më të ri, në bashkëpunim me Lumin, reperin kosovar të grupit Kaos. Kënga “SuperStar” është punuar nga producenti i njohur Blero dhe do të prezantohet edhe me klip në ekranin e “BBF”. Pyetjes sonë mbi të ftuarit në eventin e së hënës, Afërdita i është përgjigjur kështu: “Do të jenë miqtë e mi më të mirë. Ata që më përcjellin energji pozitive”.

“E kam ftuar edhe Shpatin, – thotë bukuroshja duke qeshur, – por nuk e di në do të vijë”. Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi i dhanë fund historisë së tyre të dashurisë pas 6 vitesh lidhje, por Dreshaj nuk ka bërë ende asnjë prononcim për këtë fakt…





Afërdita fton Shpatin në promovimin e klipit

Rekord i rënies së çmimit të arit


Çmimi i arit ka shënuar rënie rekorde në tre muajt e fundit. Një uncë (ons) ari tani kushton vetëm rreth 1.200 dollarë. Sipas agjencisë së lajmeve „Bloomberg“ është rënia më e lartë që nuk mbahet mend që nga viti 1920, transmeton albinfo. Kjo ka habitur edhe tregtarët e arit.Rënia e çmimit ka të bëjë kryesisht me ekonominë amerikane. Ekonomia atje po rimëkëmbet nga kriza. Konsumatorët dhe bizneset në SHBA kanë ktyher besimimin me kohë. Të njëjtën po e bëjnë edhe investitorët. Ari ka mbrojtur bizneset nga efektet e inflacionit. Kërkesat e larta e kishin ngitur në nivel rekord çmimin e arit.



Rekord i rënies së çmimit të arit

Noteria në R.e Maqedonisë ! ?



298730_209314839136178_100001729918206_555969_826632818_n-1Mr.sc.Mehdi Memeti


(“Në bazë të ligjit për përdorimin e gjuhës që e flasin së paku njëzet për qind e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe në Njësinë e Vetëadministrimit Lokal”)


Deklaratat dhe dokumentet e ndryshme të cilat janë në gjuhën shqipe, noterët maqedonas dhe disa noterë shqiptarë, të cilët nuk e njohin ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, nuk i verifikojnë ato, me arsyetim se vetëm gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare


Vleresojmë, se noterët janë të obliguar t’i pranojnë dokumentet në gjuhën shqipe, ndërkaq është problem i noterëve maqedonas se si do ta praktikojnë këtë obligim me ligj. Ndërsa noterët shqiptarë, çdo dokument që është në gjuhën shqipe duhet ta verifikojnë nga ana e tyre, pasi edhe kjo gjuhë është zyrtare në R.e Maqedonisë.


Ka amendament të posaçëm për këtë çështje.


Edhe përkundër asaj se mund të ketë kërcënime nga inspektorët për verifikimin e dokumenteve në gjuhën shqipe., ka një ligj ku thuhet se çdo gjë lejohet kur nuk është e ndaluar.


Me këtë veprim, noterët maqedonas e thyejnë ligjin, duke i detyruar shqiptarët t`i përkthejnë dokumentet në gjuhën maqedonase. Shkeljen e ligjit nga noterët maqedonas e kemi të kjartë por nuk e kemi te kjartë nga noterët shqiptarë. Ata duhet të dërgojnë ankesa deri te Oda Ekonomike e Noterëve në Maqedoni për këtë shkelje të ligjit.


Noterët maqedonas janë të obliguar t’i verifikojnë edhe deklaratat në gjuhën shqipe. Mos të flasim për shqiptarët,qe veprojnë gati po si ata.


Ka një ligj ku thuhet se noteri është i obliguar ta verifikojë çdo dokument, pasi atij nuk i intereson përmbajtja.


Por, më habitë fakti me noterët shqiptarë, të cilët siç duket as që po e çajnë kokën për këte problematikë.


Rasti konkret, për pëlqim-deklaratën e dhënë dhe të firmosur nga të dy prindërit, për fëmijën e tyre 14-15 vjecare, që llogaritet e mitur, që dallon nga I mituri prej 0-14 vjet, për dalje jashtë vendit, respektivisht jashtë R. së Maqedonisë, nën mbykqyrje të koordinatorit lokal të një Organizate rrinore.


Vlerësojmë se në këtë rast nuk është e domosdoshme të nënshkruajnë të dy prindërit në regjistrin e noterit, për arsye se fëmia është i moshës mbi 14 vjecare dhe mund të deklarojë për vetevehten. Gjithashtu vlerësojmë se pergjegjësia bie mbi njeriun e autorizuar ose mbi Organizatën e cila I organizon proektet, qofshin ata regjionale apo nderkombëtare për udhëtim jashtë vendit.


Vlerësojmë se firmosja e pëlqim-delklaratës nga ana e prindërve,dhënë koordinatorit-es në konsultim prej më përpara është valid dhe përgjegjësinë e marin personat e autorizuar sic thash edhe me lartë ose organizatat të cilat organizojnë proekte te tilla, të nënshkruajnë te ditari ( libri ) I noterit.dhe jo të malltretohen prindërit për nënshkrim.


Ndryshe, noteri është shërbim publik në interes të të gjithë qytetarëve dhe ai obligohet që t’i ndihmojë qytetarët,dhe t`ua lehtësojë situatat e tyre.


Gjithashtu edhe pse rreth 30-40 për qind e qytetarëve janë shqiptarë që i shfrytëzojnë shërbimet e noterit, është shumë i vogël numri i noterëve shqiptar në Maqedoni për t’i përmbushur të gjitha nevojat e popullatës shqiptare.Por gjthashtu është shum I vogël rasti që ata të jenë të sinqertë në shërbimin e qytetarëve dhe t`I përmbushin kërkesat e tyre si duhet dhe si duket ende veprojnë me ligje Jugosllave pavarsisht se popullata malltretohet skajshmërisht nga ana e tyre. Në lidhje me këte mund t`ua dëshmojmë edhe dokumentet në faksimil, por kuk ka rëndësi, të kalojmë në kriticizëm, kjo le të jetë një sugjërim human-njerëzor,që buron nga shpirti e assesi me ndonjë qëllim të caktuar dhe prapavijë, sepse ka nevojë për sugjërime të tilla që dalin nga vetë populli,sepse kemi nevojë për situata sa më lehtësuese, për ne si qytetarë.


Përfundojmë me fjalën popullore: kul-huvall-llahun nuk e dij, por mendoj se s`është edhe kështu si po këndohet .


 





Noteria në R.e Maqedonisë ! ?

Çeku e Imami nesër nënshkruajnë marrëveshje


Ministri i FSK-së Agim Çeku dhe ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Arben Imami, nënshkruajnë Marrëveshjen Suplementare SOFA, e cila rregullon procedurat e hyrjes-daljes dhe qëndrimit të përkohshëm dhe statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në territorin e shtetit përkatës.

Ceremonia nënshkrimit do të mbahet nesër në Kazermën e FSK-së në Prizren, njofton Ministria e FSK-së. Po nesër, ministri Agim Çeku dhe komandanti i FSK-së, gjenerali Kadri Kastrati, përurojnë urën mbi lumin Drini i Bardhë në Kramovik – aksi rrugor Klinë-Gjakovë.




Çeku e Imami nesër nënshkruajnë marrëveshje

Saturday 29 June 2013

Kacin përshëndet nisjen e MSA-së për Kosovën







Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Evropës për fillimin e negociatave mbi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën.


“Përshëndes këtë vendim të Këshillit të Evropës që të fillojnë negociatat për MSA-në me Kosovën. Ky lajm është i një rëndësie të veçantë për tërë rajonin dhe vjen menjëherë pas ratifikimit të Marrëveshjes së Brukselit nga ana e Kuvendit të Kosovës, me ç’rast liderët politikë të këtij vendi, edhe një herë, kanë dëshmuar se ndërmjet shumicës dhe opozitës ka konsensus të paluhatshëm, lidhur me qëllimin strategjik të anëtarësimit në BE dhe të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, ka thënë Kacin.


Sipas tij, me gjithë veprimet jodemokratike të një pjese të opozitës gjatë bisedimeve rreth ratifikimit të marrëveshjes, imazhi pozitiv për Kosovën nuk është rrezikuar.





Kacin përshëndet nisjen e MSA-së për Kosovën

Inesta: Të mundësh Brazilin në shtëpi është kulmi i suksesit!






Andres Iniesta mendon se Brazili është favorit për fitoren në finalen e Kupës së Konfederatave pasi luan në një stadium legjendar, përballë mijëra tifozëve brazilianë. Por mesfushori spanjoll është gjithashtu i mendimit se kjo situatë mund të ndihmojë më shumë Spanjën, si mënyrë motivimi për këtë ndeshje.



“Ata janë favoritë për shkak se luajnë në shtëpi dhe kanë pas krahëve me dhjetëra mijëra persona që do t’i mbështetin gjatë ndeshjes. Por këtë faktor ne duhet ta kthejmë në avantazh. Nuk ka arritje e sukses më të madh sesa të mundësh Brazilin në stadiumin e vet”, u shpreh mesfushori.


“Brazili është një skuadër e madhe, ka zhvilluar një turne spektakolar dhe ka lojtarë shumë të mirë. Edhe ne kemi një ekip shumë të mirë, i cili dhuron një nivel shumë të lartë, pavarësisht emrave që luajnë dhe nuk ka arsye pse të mos themi se synojmë këtë trofe. Kupa e Konfederatave i mungon kësaj kombëtareje, për të mbyllur një cikël të plotë trofesh të fituar”, shpjegoi futbollisti që prej shumë vitesh është kthyer në një nga pikat kyçe të kësaj kombëtareje.




Inesta: Të mundësh Brazilin në shtëpi është kulmi i suksesit!

FIFA jep 100 milion dollarë për Brazilin







Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, i është përgjigjur të gjitha kritikave mbi koston e lartë të zhvillimit të Kampionatit Botëror në Brazil duke premtuar t’i japë këtij vendi një pjesë të fitimeve, për një paketë prej 100 milion dollarësh.


Një shumë e njëjtë iu dha Afrikës së Jugut për të ndihmuar në projektet e zhvillimit pas përfundimit të Botërorit të kaluar, por deri dje, askush nuk priste që një “fond social” të krijohet edhe për aktivitetin në Brazil.


“Kemi lënë në Afrikën e Jugut një fond të veçantë prej 100 milion dollarësh, që kontrollohet nga qeveria e këtij vendi, FIFA dhe Federata e Futbollit atje. Jam i sigurt që një shumë e tillë, ndoshta edhe më e lartë, do të mund të caktohet edhe këtu. FIFA nuk ka si qëllim që të përfitojë nga vendi organizator, por të dhurojë diçka për këtë vend”, ishte deklarata e Blater, i cili është munduar të shuajë polemikat e lindura gjatë Kupës së Konfederatave me protestuesit që akuzojnë qeverinë se mendon më shumë për futbollin sesa për jetët e njerëzve.


Qeveria braziliane ka planifikuar një shpenzim të përgjithshëm prej 13.3 miliard dollarësh për stadiume, aeroporte dhe projekte të tjera infrastrukturore, me të paktën 3.5 miliard dollarë që janë investuar vetëm në stadiumet ku do të luhen ndeshjet.





FIFA jep 100 milion dollarë për Brazilin

Marrëveshja mes tre liderëve, në pikën zero







 Nëse Marrëveshja e arritur në prillin e vitit 2011 mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit do të zbatohej në tërësi, atëherë deri në fund të këtij muaji liderët e partive do të caktonin datën e zgjedhjeve parlamentare.


Përveç dështimit për të mbajtur zgjedhje të parakohshme nacionale, marrëveshja nuk është zbatuar as sa i përket reformave zgjedhore dhe atyre kushtetuese.


Gjithçka po vazhdon të mbetet në pikën zero.


Në këtë situatë, nënshkruesit e marrëveshjes po vazhdojnë të heshtin, ndërsa Presidentja Atifete Jahjaga nuk ka marrë ende asnjë nismë për t’i quar përpara reformat zgjedhore dhe kushtuese.


Mirëpo, Zenun Pajaziti deputet i PDK’së ka thënë se ende ka kohë për të zbatuar marrëveshjen dhe për t’i kryer reformat.


“Me rëndësi në këtë rast është se nuk ka ndonjë pengesë ekstreme në këtë proces. Të gjitha partitë pjesëmarrëse janë duke e mbështetur zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë Pajaziti, për Express.


Sipas tij, edhe dialogu me Serbinë ka ndikuar që të mos ecin më tutje reformat e parapara me marrëveshjen e liderëve.


“Rrethanat e krijuara që kanë të bëjnë me procesin e dialogut me Serbin ka ndikuar që çështja e reformave të mos jetë në fokus”, ka thënë ai.


Pajaziti ka propozuar që Presidentja të thërras një takim të përbashkët me të gjithë udhëheqësit e partive politike për të quar përpara procesin e reformave.


“Presidentja duhet të kërkoj nga partitë politike t’i përfundojnë më shpejt punët”, ka thënë Pajaziti.


Ndërkohë, Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova thotë se PDK me qëllim ka shkelur afatet e zbatimit të marrëveshjes, ndërsa tash askush nuk po e gjen zgjidhjen.


”Marrëveshja nuk po respektohet nga të tjerët”, ka thënë Rugova.


Ky zyrtar i LDK’së thotë se pa reforma zgjedhore dhe kushtetuese të parapara në marrëveshjen e arritur mes liderëve nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.


Sidoqoftë, Partia e Ramush Haradinajt ka braktisur të gjitha grupet punese sa i përket reformave zgjedhore dhe atyre kushtetuese me arsyetimin se gjithçka duhet të kthehet në Kuvendin e Kosovës.


Ndërsa disa parti politike duke përfshirë edhe AAK’së dhe Vetëvendosjen kanë dal kundër idesë për të shkuar në zgjedhje të drejtpërdrejta presidenciale, ashtu qysh janë marrë vesh PDK-LDK-AKR.


Vetëm LDK dhe Behgjet Pacolli kanë deklaruar se presidenti duhet të votohet nga populli në mënyrë që posti më i lartë shtetëror të mos mbetet peng i pazareve të koalicioneve qeveritare.





Marrëveshja mes tre liderëve, në pikën zero

Agolli porositë. Kujdes nga “partia-shtet”







Dritëroi ishte ulur aty, në këndin e tij të zakonshëm, ku pret miqtë që nuk janë të paktë, por edhe gazetarët. I merr gjithnjë shumë seriozisht intervistat dhe peshon çdo fjalë që do të shënohet e zeza mbi të bardhë. Kështu është ai, një njeri që kujdeset për fjalën dhe që i jep vlerë. Megjithëse për të është një periudhë jo fort e mirë për intervista, sa u përket emocioneve që përjeton, ai pranoi të bisedonte për zgjedhjet e 23 qershorit.

Së bashku me bashkëshorten, Sadijen, ata kanë shkuar të votojnë ditën e diel. Madje Sadija na tregon, ashtu siç është ajo e kujdesshme për çdo detaj, se atë ditë, Dritëroi u kujdes edhe për pamjen e jashtme, dhe të dy, si përherë të pandarë, votuan, sigurisht për Partinë Socialiste. Gjatë gjithë ditës kanë ndjekur procesin e votimit, madje edhe numërimet. Si njerëz që janë marrë me shtypin, të dy nuk mund të flenë pa parë edhe titujt e gazetave në orët e mesnatës. Në këtë bisedë të lirë, Dritëroi përgëzon të majtët, Edi Ramën dhe Ilir Metën, por edhe i këshillon që të kenë kujdes e të mos e kthejnë qeverinë si ajo që u largua, në “parti-shtet”. Ai e quan pozitive dorëheqjen e Sali Berishës dhe shpreson që kjo të mos jetë nga ato tërheqjet si të Ten Cio Pinit.


Si e ndoqët ditën e zgjedhjeve dhe këtë proces që pasoi?


Unë e kam të vështirë në përgjithësi këtë bisedë, pasi kanë folur shumë politikanë, gazetarë, analistë, kryetarë partish e njerëz të brendshëm dhe të jashtëm, dhe kam frikë se do t’i përsëris gjërat dhe mos bëhem i mërzitshëm, megjithëse thonë që përsëritja është nëna e dijes, por mund të jetë edhe tezja e mërzisë. Por do mundohem edhe unë të them disa gjëra. Unë i ndoqa zgjedhjet deri vonë natën, sepse edhe diskutimet ishin shumë. Prisja edhe ato pak gazeta që dilnin në orën 12:00, dhe mendoja pa u hapur kutitë, se do të kishte një diferencë të vogël. Nuk do të ishte një hapësirë kaq e madhe e ndryshimit. Megjithatë, siç thonë nga Kosova, “u ba”, domethënë fitoi e majta, por ma merr mendja që fitoi edhe e djathta. Fitoi e majta që të kryhet rotacioni, i thonë tani, ne dikur i thonim qarkullimi, por e njëjta gjë është. Po ta përsëris fjalën ‘qarkullimi’, kam frikë se do të thonë, ‘ky komunist’ dhe po e them ‘rotacion’… (shpjegon kuptimin e fjalëve). Por më ka bërë përshtypje një gjë, që këto zgjedhje ishin shumë të qeta dhe të kulturuara. Nuk kishte konflikte të mëdha. Nuk kishte një frikë si në të gjitha zgjedhjet e mëparshme, frikë për të ruajtur që të mos vidheshin votat ose që të mos ndodhte ndonjë rrahje apo dhunë tjetër. Vetëm kjo ngjarja e Laçit, ishte një gjë që prishi atë atmosferë të asaj dite, aq më tepër që ai që u vra ishte një emigrant që erdhi për një gjë të mirë, për të votuar në vendin e tij. Por, nuk mori përmasa të tjera, që të ndodhte ndonjë akt i ngjashëm me këtë. Zgjedhjet kaluan mirë dhe unë e thashë që për të dyja palët është mirë dhe është pozitive, sepse do të nisë një frymë e re, ma merr mendja. Të majtët do të drejtojnë më mirë, se do të mësojnë nga të metat dhe arritjet e këtyre 8 vjetëve që e drejtoi koalicioni i djathtë, dhe do të ecin më përpara. Edhe nga të metat, edhe nga përparimet njeriu mëson, por të dy palët do të mësojnë. Kjo nuk është humbje. Është një rotacion. Përderisa ne kemi marrë përsipër që të ndërtojmë një shoqëri demokratike, duhet të pranojnë edhe këmbime, sepse bëhen zgjedhje dhe njëri humb e tjetri fiton. Nuk është ndonjë tragjedi e madhe kjo gjë. Tragjedi është kur demokracia fillon me komedi dhe mbaron me tragjedi. Kjo është fatkeqësi. Por deri këtu nuk kemi arritur shumë, megjithëse ka elementë të kësaj që thashë, por nuk është që të vësh duart në kokë, siç bëjnë disa që qajnë e thonë “obobo ç’na gjeti”. Kjo nuk është për t’u bërë, sepse atëherë mbanim një parti dhe nuk humbte ajo. Gjithnjë do të ishte ajo në pushtet.


E keni për largimin e zotit Berisha?




Po në përgjithësi them, edhe në zgjedhjet e mëparshme, nuk e kam vetëm për këto. Kur humbte ndonjëri, vinin duart në kokë. Populli, me votën e tij, tregon se duhet të drejtosh më mirë dhe fiton ai që e respekton demokracinë. Kështu që, duhen respektuar, si demokracia, si liria. Po i respektove, i nderove këto, atëherë fiton. Po i more nëpër këmbë, atëherë humb. Po të hedhësh flutura në livadh kur je kandidat për deputet dhe kur bëhesh deputet hedh miza kali, nuk është mirë. Ndaj njerëzit maten mirë kur vënë kandidaturën, por edhe partitë maten shumë, sepse nuk duhet që në fillim të hedhësh flutura të kaltra apo të kuqe apo ngjyra të tjera, – sepse fluturat janë shumëngjyrëshe, – dhe pastaj të hedhësh miza kali.


Ju u kënaqët që bekuat bashkimin PS-LSI, sepse përmes një mesazhi ju e keni përshëndetur këtë bashkim?


Mua si socialist më erdhi mirë që fituan socialistët, sepse këtë fitore e meritonin. Siç thashë, pushteti i mëparshëm ka pasur dhe të mira, veçanërisht në ndërtimin e rrugëve, sidomos tri rrugët kryesore, Rruga e Kombit, rruga Tiranë- Elbasan dhe fillimi i Rrugës së Arbrit. Këto janë tri vepra të konsiderueshme, por edhe mjaft të meta dhe gabime nuk lejohen. Nuk duhej që kjo qeveri apo ingranazhet e tjera të makinës qeveritare të merreshin vetëm në një drejtim, vetëm me rrugët, por duhej të shikonin edhe problemet e tjera të vendit. E para që dua të them është ekonomia, e cila mbeti pa vëmendje, me një vëmendje të cekët, me vëmendjen drejt rritjes globale, të monopoleve të industrialistëve apo të fermerëve të mëdhenj, të pasanikëve, por nuk u fut thellë në varfërinë e popullit, në ekonominë, në papunësinë, në shkollimin e këtyre të varfërve, në lënien e tokave djerrë, në braktisjen e kanaleve ujitëse. Pati moskujdes ndaj tokës që prodhon, sepse toka është si demokracia. Po ta punosh, jep fruta. Edhe demokracia, po të kujdesesh ta përmirësosh, jep fryt. Këtu me këto mosrealizime ekonomike u cenua edhe vetë demokracia. U bë një demokraci e çalë. Prandaj, një përkushtim vetëm në një drejtim, vetëm me një gërshërë në brez dhe me një shirit… Po të tjerat?! Kjo u bë pak qesharake, sepse filluan njerëzit, sa shihnin në televizor përurimet, thoshin ‘kemi gërshërën’. Domethënë, pati arritje në një drejtim. Kështu që, kjo varfëri u mbulua me një qilim me lule të bukura dhe nuk shihej gjë. U bë një Shqipëri imagjinare në fjalime. Dukej sikur ishe në Zvicër, ose në Shqipërinë e reflektuar në qiell, si në përrallat e “1001 netëve”. Domethënë u bë pak qesharake. Kjo anë ekonomike dha shkak për humbje dhe kjo qeveri që vjen duhet të vërë mend nga këto. Edhe rrugët të mos braktisen, por gjella me kripë dhe kripa me karar, thonë mësuesit tanë të popullit. Një tjetër e metë ishte edhe korrupsioni në të gjitha fushat e jetës. Nga ana politike, politika shtetërore, edhe kjo kishte shumë të meta, sepse u bë parti-shtet. Ne e kemi vënë re, kur përurohej ndonjë gjë, ‘vetëm e përuron Partia Demokratike’, thuhej. Por kjo s’ka si të jetë kështu, sepse ishte djersa e popullit. Ajo është qeveri e të gjithëve, nuk është qeveri vetëm e anëtarëve të PD-së. Ndaj si qeveri nuk mund të kalosh në parti-shtet, me flamurë po të kësaj partie. E pamë edhe në fushatën zgjedhore, që inauguroheshin në prag të zgjedhjeve e thuhet që, ‘Partia Demokratike ka bërë këtë e ka bërë atë’…. Prandaj unë vij në këtë përfundim, që Partia Socialiste duhet të ruhet kur të marrë qeverinë, nga partia-shtet, sepse kjo është shumë e lehtë. Kalohet shumë kollaj. Të rrëmben ai entuziazmi i partisë që drejton dhe bëhesh parti-shtet. Ne e kishim partinë-shtet që e rrëzuam. Pse do të ngremë prapë disa parti-shtet?! Kjo është diçka që nuk funksionon mirë. Dhe kjo arriti pastaj të marrë formën e një autokracie. Pra, u ndoqën praktikat autokratike në këtë anë. Duke ndjekur këto praktika, u përqendrua i gjithë pushteti i institucioneve në një dorë. Po e tha fjalën ai, aty vuloset. Pastaj me këto praktika populli edhe u lodh, u mërzit, dhe tha ‘ta ndërrojmë një herë këtë histori’ dhe e ndërroi. Kështu që, edhe këto anë e dëmtuan atë ëndrrën e para 8 vjetëve, që e kishte edhe Partia Demokratike dhe vetë populli. Unë nuk them që nuk është bërë, sepse janë bërë shumë me atë qeveri. Por edhe më përpara kur kishte pushtetin në 1992, u liruan nga shumë paragjykime të socializmit real që ishte përpara. U bë liria e shtypit, liria e fjalës; të gjitha këto ishin meritë kryesore e Partisë Demokratike, e cila u krijua e para si e tillë. Ndaj edhe u duartrokit atëherë dhe mori shumë deputetë, sepse kishte merita të veçanta. Mirëpo rruga e gjatë e pushtetit e lodhi dhe u bë pak joelastike. U ngurtësua, u kënaq në vetvete dhe ndoqi të njëjtën metodë në të gjitha betejat…





Agolli porositë. Kujdes nga “partia-shtet”

Rita Ora ndez skenën e “Glastonbury”



ritaoraaa 263x350 Rita Ora ndez skenën e “Glastonbury”


 


Ishte hera e parë që shfaqte talentin e saj në skenën legjendare të “Glastonbury”-t, kështu që Rita Ora bëri gjithcka të mundeshme, për t’u siguruar se do të kujtohet gjatë.

Ishte pikërisht ky rasti, teksa ajo doli disi “e egër” në skenën “Pyramid”, mbrëmjen e së premtes. Këngëtares i shkëlqente së tepërmi lëkura, duke qenë se kishte veshur një fustan të kuq të shndrritshëm për këtë ngjarje.

Sigurisht, ajo nuk u duk aspak e turpshme, kur nxorri fundshpinën e saj para turmës së madhe, falë të çarës që kishte fustani i saj, kur u kthye me shpinë nga publiku.

Rita dha gjithcka nga ana e saj, me flokët e zbardhur të gjata e të lëshuara, teksa shpërthente me mikrofonin.





Rita Ora ndez skenën e “Glastonbury”

Nuk ndryshohet historia për Turqinë







Prishtinë – Ka kaluar pothuajse një vit qëkur shteti turk kërkoi fuqishëm ndryshimin e teksteve shkollore të historisë me arsyetimin se në to ka shprehje fyese në adresë të Perandorisë Osmane që sjellin një gjuhë të urrejtjes. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës (MASHT), e cila doli publikisht pro kësaj kërkese dhe për ndryshimin e teksteve të historisë, nuk ka ecur shumë me procesin e ndryshimit të teksteve shkollore.


Tekstet me ndryshime nuk do të jenë gati në shtator. Madje, ribotimi i tyre do të bëhet po ashtu sikurse një vit më parë në prag të fillimit të vitit shkollor, me rekomandimet e autorëve të teksteve, siç ndodh zakonisht në këtë proces. Historianët e Kosovës, autorë të teksteve nuk  janë thirrur për të diskutuar rreth këtyre shprehjeve, shkruan Zëri.


Ky proces, sipas njohësve të kësaj fushe dhe asaj të arsimit, po zvarritet me qëllim të mos i mbetet “hatri” Turqisë.





Nuk ndryshohet historia për Turqinë

El Salvador njeh Kosovën


El Salvador është shteti i radhës që njeh pavarësinë e Kosovës. “El Salvador tashme ka marr vendim për ta njohur Kosovën shtet sovran dhe te pavarur. MPJ tashme ka marr konfirmimin nga Ambasada e këtij shteti në OKB”, ka thënë një burim brenda MPJ-së.

Njohja formale sipas këtij burimi do të vijë të hënën, kur ky shtet pritet të dërgoj në Prishtinë edhe noten vebale.


Shteti i fundit që ka njohur Kosovën ishte Egjipti. Ministri Hoxhaj në këto dy vjet disa herë ka vizituar Amerikën Latine dhe ka takuar përfaqësues të këtyre shteteve.


Ndërkaq, mbrëmë ministri Hoxhaj kishte paralajmëruar në “Twitter” një njohje të re. “Lajmi i fundit: Kosova evropiane pret sot një njohje të re nga një shteti i Hemisferës Perëndimore! Detajet se cili do të jepen së shpejti”, pati shkruar Hoxhaj.




El Salvador njeh Kosovën

Friday 28 June 2013

Sot është fillimi i vërtetë i peticionit për Rrugën e Arbrit

gezzzGËZIM ALPION


Tani që rezultatet e zgjedhjeve të 23 qershorit u pranuan zyrtarisht ne, intelektualët dibranë që iniciuam peticionin online për Rrugën e Arbrit, do t’ju luteshim të na përkrahni pa rezerva në mënyrë që kjo vepër e rëndësishme lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare të përfundojë sa më shpejt.

Ne i urojmë suksese qeverisë se re që do të krijohet së shpejti dhe shpresojmë që të kemi për herë të parë në politikën shqiptare një opozitë konstruktive dhe besnike, ashtu siç ndodh në demokracitë perëndimore, ku interesat e vendit gjithmonë përparësohen mbi interesat e partisë apo koalicionesh partiake.

Sot është fillimi i vërtetë i peticionit. Ju premtojmë se ne nuk do të rreshtim së lobuari për Rrugën e Arbrit deri në përfundimin e metrit të fundit.

Edi Rama u premtoi dibranëve gjatë fushatës se do ta përfundojë Rrugën e Arbrit po qe se e majta do të fitonte. Intelektualët dibranë do t’ia freskojnë kujtesën Kryeministrit Rama dhe kabinetit të tij çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj që ata të dëshmojnë me fakte se e kuptojnë se sa e rëndësishme është që në truallin shqiptar të gjitha rrugët të kalojnë në Dibër.

Na vjen vërtet mirë që askush deri tani nuk na ka quajtur “lokalistë” dhe se peticioni ynë është përkrahur nga një numër i madh bashkatdhetarësh në të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporë, si dhe nga shumë të huaj nga e gjithë bota. Kjo dëshmon se shqetësimi ynë për gjendjen mjerane të Dibrës reflekton edhe pakënaqësinë tuaj ndaj Tiranës dhe Prishtinës për injorimin e një numri të madh zonash në Shqipëri dhe Kosovë. Përkrahja juaj dëshmon edhe shqetësimin tuaj të ligjshëm ndaj disa qeverive të tjera në Ballkan, të cilat prej kohësh kanë lënë pas dore disa krahina duke ngadalësuar kështu procesin e afrimit të popujve të këtij rajoni me njëri-tjetrin dhe integrimin e tyre europian.

Dhe së fundi, një mesazh i shkurtër për deputetët e rinj të Dibrës. Ne shpresojmë që ju të na përkrahni në iniciativën tonë. Ne nuk do të bëjmë dallim mes deputetëve të së majtës apo së djathtës. Për ne ju jeni thjesht deputetë të Dibrës. Po qe se flisni si të majtë apo të djathtë, dibranët do të dinë si t’i trajtojnë partitë tuaja pas katër vitesh. Bëni diçka për Dibrën, sipas rregullave, tani që e keni në dorë dhe mos u ngjani merhumëve para jush, të cilët që nga fillimi i shtetit shqiptar, më shumë e kanë shpërfaqësuar një zonë që gjeografikisht dhe historikisht është zemra e kombit shqiptar. Nuk kërkojmë që Dibra të trajtohet me preferencë; duam thjesht që Dibrës t’i jepet ajo që i takon. Le të jetë Rruga e Arbrit fillimi i Rilindjes kombëtare.

Jemi të sigurt se shumë prej jush, kur të përfundohet Rruga e Arbrit, do t’i kaloni pushimet në Dibër, peizazhi epik i së cilës dhe mikpritja e dibranëve do t’ju mbeten në kujtesë përgjithmonë.



Sot është fillimi i vërtetë i peticionit për Rrugën e Arbrit

Belgjika po shpërbëhet nuk shkon në Botëror?!



image

 


Vendi i tretë në grupin A kualifikues për plasman në botërorin e Brazilit në vitin 2014 mund të bëhet shumë interesant, pasi disa media belge kanë publikuar lajmin se Belgjika mund të shpërbëhet si shtet dhe të mos marrë pjesë në Botëror vitin e ardhshëm. Belgjika është e para në grup me më së shumti gjasa për plasman direkt në KB.


 


Ky lajm është pritur me entuziazëm në Serbi, pasi serbët aktualisht gjenden në vendin e tretë në grup, ndërsa pa shanse nuk është as Maqedonia, e cila është e fundit, me vetëm tre pike më pak.


 


Mediet në Bruksel ka disa ditë që po udhëheqin një polemikë rreth fatit të shtetit belg, sidomos pas fitores në zgjedhje të partisë separatiste “Aleanca e Re Flamane”.


 


Kjo parti angazhohet për Konfederatë dhe referendum për pavarësinë e Belgjikës.


 


Burimi i UEFA-s, i cili ka dashur të jetë anonim, për gazetën belge “Soir”, ka thënë se është shumë herët të flitet për një skenar të tillë, por nëse edhe vërtetë Belgjika shpërbëhet, do të ishte joreale të pritet që një reprezentacion i një shteti që nuk do tw ekzistonte të marrë pjesë në Kupën Botërore të vitit 2014.


 


“Nëse Belgjika mbetet në vendin e parë në grupin e saj, në rast të shpërbërjes së këtij shteti, atëherë në KB direkt do të plasohet vendi i dytë, kurse i treti do të luaj barazh”, tha burimi i UEFA-s.


 


Ky skenar mund të jetë i mirë edhe për Maqedoninë, e cila është e fundit në grup, me një ngecje të vogël prapa vendit të tretë. Megjithatë, për të qenë i treti duhet që Maqedonia të ndërpresë serinë e humbjeve në mënyrë që të përfshihet në garë eventuale për këtë pozitë. Deri në fund të kualifikimeve Maqedonia luan me Uelsin dhe Skocinë në shtëpi, ndërsa si mysafire në Beograd dhe Kardif.


 


Ky skenar, i cili tani tingëllon si i pabesueshëm, ka ndodhur me të vërtetë në vitin 1992, kur ish-Jugosllavia u përjashtua nga Euro 1992 në Suedi. Më vonë, përzgjedhja e Danimarkës, e cila pastaj “fluturoi” në vendin e Jugosllavisë, për habinë e të gjithëve, u bë kampione evropiane në futboll.







Belgjika po shpërbëhet nuk shkon në Botëror?!

Prezantohet Ancelotti, Zidane ndihmësi i tij



image

 


Carlo Ancelotti foli fjalët e tij të para si trajner i Realit të Madridit në prezantimin zyrtar që bëri përpara mediave, përkrah presidentit Florentino Perez dhe asistentit të ardhshëm, Zinedine Zidane. Zyrtarët e klubit madrilen u shprehën të  lumtur për arritjën e marrëveshjes, duke paralajmëruar nisjen e një cikli të ri.


 


“Me emërimin e Ancelottit startojmë një fazë të re. Të gjithë ata që e njohin e dinë se Ancelotti është një trajner inteligjent dhe mbi të gjitha fitues. Gjithashtu ai është edhe një njeri shumë human, prandaj jemi shumë të kënaqur që kemi në skuadër një nga trajnerët më të mirë në qarkullim”.


 


“Dua të falënderoj Paris Saint Germain për eksperiencën e kaluar në Francë dhe tani do të mendoj për Realin pasi është klubi më prestigjoz i botës dhe si i tillë duhet të respektojë historinë dhe traditën e tij për të luajtur një futboll zbavitës. Do të kërkoj nga skuadra që të zhvillojë lojë sulmuese dhe spektakolare” deklaroi Ancelotti i cili foli edhe pë ndihmësin e tij Zinedine Zidane. “Zidane ka qenë një lojtar fantastik dhe këtë e dinë të gjithë. Jam shumë i lumtur që do të punoj në stol bashkë me të, por më vjen keq që nuk do ta kem si lojtar në fushën e lojës” tha Carleto.







Prezantohet Ancelotti, Zidane ndihmësi i tij

Shaqiri ka ardhur në Kosovë



image

 


Mesfushori kosovar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, të enjten në mëngjes ka zbritur në aeroportin e Prishtinës, pasi ka ardhur për një vizitë treditore në vendlindjen e tij.


 


Posa arriti në aeroport, Xherdanin e befasuan gazetarët e Klan Kosovës të cilët kishin dalë për ta intervistuar dhe kjo njëherësh ishte intervista e parë e mesfushorit kosovar për një medium shqiptar.


 


Ai u shpreh mjaft i lumtur dhe tha se paraqitja e flamurit të Kosovës në Ligën e Kampionëve ishte ëndërr e tij, e cila u bë realitet.


 


“Jam i lumtur që ndodhem në Kosovë. Jam i lumtur se kam fituar Champions League me Bayernin, por edhe që kam dal me flamurin e Kosovës me festuar”, tha Shaqiri, transmeton Klan Kosova.


 


Ai gjithashtu tregoi se në këtë formë ka paraqitur jo vetëm Kosovën dhe Zvicrën, por gjithë shqiptarët.


 


Lojtari i Bayern dëshiron të arrin sërish suksese edhe me trajnerin e ri, Pep Guardiola ndërsa deklaroi se në Gjilan do qëndroj tre ditë.







Shaqiri ka ardhur në Kosovë

Thursday 27 June 2013

LWM News: Thomas Simaku wins Lutoslawski Prize

Thomas Simaku has been awarded First Prize in the International Competition for Lutoslawski’s 100th birthday for his Concerto for Orchestra. The winning composition will receive its world premiere at the final concert of the 2013 Warsaw Autumn International Festival.

http://www.lutoslawski.org.pl/en/event%2c132.html

http://www.thenews.pl/1/11/Artykul/139458,Thomas-Simaku-wins-Lutoslawski-Competition

The official results of the Composition Competition for Witold Lutoslawski’s 100th Birthday were announced following a press conference held on Monday 24th of June at the Concert Hall of PWM Edition in Warsaw. The jury, consisting of Luca Francesconi, Kazimierz Kord, Magnus Lindberg, Steven Stucky, Pawe? Szymaánski and Tadeusz Wielecki, chose Simaku’s work from 160 compositions submitted anonymously from 37 different countries.

The Concerto for Orchestra will receive its world premiere at the final concert of the Warsaw Autumn International Festival on 28 September 2013, performed by the Warsaw Philharmonic Orchestra conducted by Antoni Wit. The 10 000 Euro prize is founded by The Minister of Culture and National Heritage of Poland, Bogdan Zdrojewski.

Simaku’s music has been reaching audiences all over Europe and the USA for more than two decades, and it has been awarded a host of accolades for its expressive qualities and its unique blend of intensity and modernism. His works have been selected by international juries for nine ISCM World Music Days, including the 2012 Festival in Belgium. Other international festivals include Huddersfield, Tanglewood, Miami, Zagreb-Biennale, Weimar, Rome, Istanbul, Alicante (Spain), Innsbruck (Austria), November Music Festival (Holland) and Viitassari (Finland). Prestigious awards include the First Prize of the Serocki International Competition (2004), Leverhulme Fellowship, and a three-year fellowship from Arts & Humanities Research Council in London. In 2009, Simaku received a British Composer Award from BASCA for his work Soliloquy V – Flauto Acerbo, which the judging panel described as ‘visionary and entirely original’.



Thomas Simaku, Reader in Composition at the University of York, writes:

‘This piece would best be described as a voyage in time, where ancient and modern aspects of utterance – musical or otherwise – interconnect and complement each other. It is therefore in this sense of being in concordance – in concert – that the term concerto is metaphorically used here; in other words, a network of relationships between various idiomatic aspects of the musical language is in place and operates throughout the work. The orchestra here is considered as the ideal instrument for bringing this process into life. Each of the four orchestral compartments is embodied with specific musical ideas, and they are in turn singled out by being texturally highlighted for their powerful and/or delicate expressive qualities. But at the same time, the orchestral groups constantly interact with one another, and in a wider context, their modus operandi could well be termed as searching for points of convergence between various orchestral colours, whilst holding on to their own identity. During this process of ‘zooming in and out’, as it were, various instruments form their own ‘alliances’ within this huge sonic palette called orchestra. The work ends with an array of natural harmonics constantly cascading against a background of humanly breathy sounds.’

Thomas Simaku is published by UYMP: http://www.uymp.co.uk/composers/thomas-simaku

His website includes audio clips: http://www-users.york.ac.uk/~ts8/



LWM News: Thomas Simaku wins Lutoslawski Prize

Wednesday 26 June 2013

Fjalimi i plote i Sali Berishes ku jep doreheqjen

Sali Berisha


“Të dashur demokrate dhe demokratë,


qytetare dhe qytetarë,


mbështetës të Partisë Demokratike,


shqiptare dhe shqiptarë në Shqipëri edhe kudo që jeni,


Sot jam para jush për një mesazh, por dua të theksoj një mesazh pak të vonuar, për faktin e vetëm se kam dashur të respektoj punën me vetëmohim të madh të komisionerëve tanë në numërimin e votave, proces i cili po shkon në kutitë e fundit.


Më së pari, më lejoni të shpreh mirënjohjen time të pakufishme ndaj qindra mijëra qytetarëve shqiptarë, të reja dhe të rinj, burra dhe gra, fëmijë dhe të moshuar, që më shoqëruan mua nga Koshovica në Tropojë, me mikpritjen më të çiltër, më fisnike, më entuziaste që kam provuar ndonjëherë. Në shi dhe rrebesh, në vapë dhe pikë të diellit, herët në mëngjes dhe vonë në darkë, ne shtrënguam duart njëri me tjetrin, shkëmbyem mendime, ndoqën me vëmendje alternativën tonë, brohoritën me entuziazëm në mitingjet tona dhe më bënë mua si dhuratën më të çmuar fushatën elektorale më të pasur, ndofta më të bukurën e më masive të jetës sime. Unë personalisht, njëlloj si ata, jam përpjekur të bëjë më të mirën. Kam punuar me energji, përkushtim dhe entuziazëm, edhe më të madh se në shumë fushata të tjera.


Por unë sot dua të përulem me nderimin më të madh para militantëve, anëtarëve të thjeshtë të Partisë Demokratike për sakrificën e mundin, djersën  e tyre në këtë fushatë dhe në të gjitha fushatat. Ata janë energjia e pashtershme e Partisë Demokratike dhe të gjitha betejave të saj. Shfrytëzoj rastin të falënderoj përzemërsisht kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike, shtabet e tyre elektorale, komisionerët tanë për përkushtimin e tyre të madh në këto zgjedhje.


Dua të falënderoj me shumë mirënjohje të gjithë qytetarët  shqiptarë  që në këto zgjedhje votuan për Partinë Demokratike, kandidatët e saj, vendosën besimin e tyre tek Partia Demokratike dhe Sali Berisha, si dhe çdo shqiptare dhe shqiptar që mori pjesë në këto zgjedhje, duke nderuar me votën e tij sistemin tonë pluralist.


Të dashur demokrate dhe demokratë,


qytetare dhe qytetarë që keni mbështetur edhe mbështesni Partinë Demokratike,
Unë e di se sot, të gjithë ju, ndiqni jo pa trishtim këtë fjalën time. Dhe kjo është e ligjshme, sepse ju, me të drejtë, prisnit dhe meritonit sot një fjalë tjetër nga unë. Por unë jam këtu, para jush, jo për të komunikuar rezultatin e zgjedhjeve, sepse ai tashmë është i qartë për çdo njeri dhe, natyrisht, i pranuar nga unë edhe Partia Demokratike, por jam para jush për t’ju njohur ju me një vendim tim.


Në karrierën time politike më shumë se dy dekada, unë në çdo pozicion që kam patur, e kam ndjerë veten si shërbëtor i juaj dhe vendit tim edhe e kam konsideruar këtë privilegjin më të madh të jetës sime. Kam bërë gjithçka të përmbush me përkushtim, nder dhe dinjitet detyrimet e mija ndaj jush, duke qenë gjithnjë i vendosur se do të largohesha nga postet e mia ditën e parë që unë të konstatoja se arsyet shëndetësore nuk do të më lejonin të përmbush detyrimet ndaj jush. Lavdi Zotit, kjo nuk ndodhi. Energjitë e mia sot janë po ato që kam patur 20 vjet më parë.


Por përveç kësaj, unë gjithnjë kam qenë i vendosur t’i bindem plotësisht verdiktit të sovranit, i cili foli qartë në këto zgjedhje. Unë u përkas atyre politikanëve që besojnë se ai nuk gabon, që beson se ai ka gjithnjë të drejtë. Në këto zgjedhje ne paraqitëm para qytetarëve shqiptarë një program konkret për finalizimin e projektit: Shqipëria vend i zhvilluar, rritjen e rrogave dhe pensioneve, krijimin e mbi 200 mijë vendeve të punës, punësimin me përparësi të të rinjve, mbështetje të fuqishme për bizneset dhe fermerët, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.


Mirëpo, qytetarët votuan në shumicë projektin e kundërshtarit tonë, të bazuar në premtimet që ne nuk mund ti bënim si:  shërbimet shëndetësore falas për të gjithë, heqjen e taksës së biznesit të vogël dhe TVSH-së për ushqimet dhe uljen e taksave për 95 përqind të qytetarëve. Këto premtime ne nuk mund t’i bënim, sepse ato bien ndesh me filozofinë dhe parimet që ne besojmë, bien ndesh me konkurrencën e ndershme, me lirinë ekonomike, me barazinë sociale. Me këtë rast, duke pranuar rezultatin e zgjedhjeve, i uroj kundërshtarit, fituesit të zgjedhjeve mbarësi në detyrën e tij të lartë dhe uroj që qytetarët shqiptarë të gëzojnë një jetë gjithnjë e më të mirë.


Miqtë e mi, në këtë fushatë ju keni punuar fort, me sakrifica dhe përkushtim të madh. Sikundër  unë  jam përpjekur me mish e shpirt  të bëj më të mirën për fitoren tonë. Por kjo nuk ndodhi. Ne i humbëm  këto zgjedhje dhe besomëni mua, se për këtë humbje e tërë përgjegjësia bie vetëm mbi një njeri, vetëm mbi mua, Sali Berishën.


Kështu që, duke marrë gjithë përgjegjësitë që vërtetë më takojnë, në një vendim të prerë, kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike,  të jem thjeshtë njëri prej jush,  anëtar i  i PD-së dhe deputet i saj, të punojë me përkushtim të madh së bashku me ju dhe lidershipin e ri, për të mbrojtur dhe promovuar si opozitë, vlerat dhe parimet themelore të programit tonë, për ta shndërruar atë përsëri në një program të shumicës së shqiptarëve. Ndaj dhe ju lutem të mos gaboni të merrni apo të konsideroni këtë fjalë si një fjalim lamtumire. I tillë ky nuk është. Madje nga unë, Partia Demokratike, anëtarët dhe mbështetësit e saj nuk do të dëgjojnë ndonjëherë fjalim lamtumire për faktin e thjeshtë, se ai do të ishte një fjalim të cilin unë s’do mund ta lexoja kurrë.


Të dashur demokrate dhe demokratë,


qytetare dhe qytetarë,


mbështetës të Partisë Demokratike,


 Sot ju jeni mërzitur dhe ne vërtetë kemi humbur një betejë, por alternanca e pushtetit me votën e lirë është parimi themelor i demokracisë që ne çmojmë më shumë, parimi që ne sollëm në Shqipëri me themelimin e Partisë Demokratike. Alternanca është jetike për demokracinë.


Ndaj dhe sot, si pushtet moral i këtij vendi është e domosdoshme të qëndrojmë më të vendosur, më të bashkuar se kurrë, të vazhdojmë luftën. Detyra shumë të mëdha na presin për të ta shndërruar çështjen tonë të drejtë në çështje të shumicës së shqiptarëve. Gjithë jetën time politike edhe në këto momente të veçanta, jam ndjerë dhe ndjehem i frymëzuar edhe krenar me secilin prej jush, me Partinë Demokratike,  forcën tonë politike që pata fatin e madh që ju të më besoni drejtimin e saj për 22 vjet.


Ne jemi e do të jemi krenarë, sepse së bashku, me kurajë, guxim dhe vendosmëri themeluam në kushtet e terrorit të egër komunist Partinë Demokratike si partinë e parë opozitare, si partinë e ëndrrave më të bukura të shqiptarëve, të vlerave dhe lirive themelore të njeriut dhe shoqërisë, interesit kombëtar dhe vokacionit perëndimor të kombit shqiptar.


 


Demokrate dhe demokratë,


mbështetës të Partisë Demokratike,


qytetarë shqiptarë,


 Ne jemi dhe do mbetemi përjetë krenarë për gjithçka kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë për lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.


Ne jemi dhe do të jemi krenarë, sepse bëmë realitet, bëmë të vërtetë ëndrrën më të bukur të njeriut - ëndrrën e lirisë për shqiptarët dhe dinjitetit të tyre njerëzor, sanksionuam, me ardhjen tonë në pushtet, me ligje kushtetuese, lirinë e mendimit dhe shprehjes së tij,  lirinë e besimit dhe të gjitha liritë themelore të njeriut. Ne u kemi faktuar shqiptarëve se liritë dhe të drejtat njerëzore janë gjithnjë pasioni ynë, kryefjala e axhendës sonë. Sot shqiptarët janë më të lirë se kurrë më parë në fjalën e tyre, iniciativën e tyre, besimet e tyre fetare, lëvizjen e tyre.


Ne jemi dhe do mbetemi gjithnjë krenarë, sepse në javën e parë të themelimit tonë shpallëm botërisht se lira kombëtare e shqiptarëve në Kosovë dhe kudo që jetojnë do të ishte ylli ynë polar. Dhe në një kohë të shkurtër ne arritëm ta vendosim çështjen e lirisë së shqiptarëve në Kosovë në axhendën e kancelarive, samiteve, të organizatave më të fuqishme të botës dhe më pas ne, bazuar në parimin një komb një qëndrim, mbështetëm me të gjithë mundësitë tona luftën çlirimtare heroike të shqiptarëve në Kosovë dhe më vonë në Maqedoni.


Në këto vite ne mbështetëm fuqishëm pavarësinë dhe njohjet ndërkombëtare të Kosovës. Koha është tani për pavarësinë e Kosovës -do të shpallte në Tiranë, në qershor të vitit 2007, në vizitën e tij historike në Shqipëri, Presidenti i SHBA-ve Xhorxh W. Bush.


Të dashur demokrate dhe demokratë,


qytetare dhe qytetarë,


mbështetës të Partisë Demokratike,


 Ne të gjithë së bashku duhet të jemi krenarë me PD. Sot ajo është e aderuar në EPP, EDU, CDIU, organizata politike të Qendrës së Djathtë më të mëdha në botë. Shqipërinë, vendin më të izoluar të planetit, e lidhëm në partneritet dhe miqësi me vendet dhe kombet më të mëdha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vende të rajonit dhe vende në Evropës dhe botës. Partia Demokratike, si parti e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe ne të gjithë së bashku bëmë të vërtetë ëndrrën e shqiptarëve për anëtarësimin e vendit në KE, të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Associimit në BE, të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, të lëvizjes së lirë pa viza të qytetarëve shqiptarë në Evropë dhe së fundi, të rekomandimit për statusin e vendit kandidat.


Ne sot, të gjithë themelues, anëtarë, militantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike jemi dhe do mbetemi gjithnjë krenarë, sepse ne, në vendin e diktaturës dhe hiperkolektivizmit më të egër në Evropë, hodhëm themelet dhe konsoliduam në Shqipëri sistemin demokratik, bazuar në liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, shtetin ligjor, pronën private dhe ekonominë e lirë të tregut dhe falë reformave tona, bazuar në lirinë ekonomike, shqiptarët me iniciativën e tyre të lirë dhe solidaritetin ndërkombëtar bënë që në këto 21 vite, Shqipëria si asnjë vend tjetër, të rrisë me 11 herë Prodhimit të saj të Brendshëm.


Ne sot, të gjithë së bashku, duhet të ndjehemi krenarë me Partinë Demokratike, sepse ne pasi humbëm pushtetin për shkak të skemave piramidale në vitin ’97, ndërtuam opozitën e fuqishme shqiptare, qëndruam dhe rezistuam  si opozitë e pamposhtur dhe në vitin 2005 përzumë nga pushteti  me votën e shqiptarëve, në zgjedhje  jo të lira e të ndershme, ata që erdhën me dhunë në pushtet.


Zonja dhe zotërinj,


demokrate dhe demokratë,


qytetare dhe qytetarë shqiptarë,


mbështetës të Partisë Demokratike,


 Me rikthimin tonë në pushtet në vitin 2005 një ëndërr tjetër e madhe e mbarë shqiptarëve duhej të bëhej realitet dhe kjo ishte ëndrra e Shqipërisë së zhvilluar, Shqipërisë Evropiane. Por, kjo mjerisht duhet të startonte në një kohë kur shqiptarëve u mungonin për shumë e shumë orë në ditë dritat, uji, kur rrogat dhe pensionet e tyre ishin të ulëta, qesharake, kur  fëmijët e tyre mësonin në shkolla të rrënuara dhe me 50 nxënës në klasa, kur udhëtonin në rrugët, ndofta më të shkatërruara të kësaj toke dhe kur çdo vit zhdukeshin vetëm në taksa dhe tatime mbi 1,4 miliard dollarë nga zyrtarët e korruptuar.


Detyra ishte shumë e vështirë. Shqipërisë pothuajse askush nuk i besonte. Por ne ishim burrat dhe gratë e guximit. Në këto dy mandate ne bëmë të vërtetë ëndrrën e shqiptarëve për të patur rrugë, drita, shkolla, ujë pothuajse afërsisht si vendet e zhvilluara. Ne ndërtuam rrugën e Kombit që bashkoi shqiptarët, ndërtuam rrugën Tiranë-Elbasan që bashkoi kryeqytetin me Elbasanin, ndërtuam gjysmën e rrugës së Arbrit, segmentin më të vështirë të Boshtit të Jugut dhe do ta ndërtojmë atë në mandatin e ardhshëm. Ne ndërtuam mbi 10 mijë kilometër rrugë nga jugu në veri, nga lindja në perëndim. Ne besojmë se aty ku jetojnë shqiptarë duhet të kenë rrugë dhe infrastrukturë modern dhe i sigurojmë ata se me mandatin tonë tjetër do ta bëjmë realitet këtë projekt.


Ne duhet të jemi krenarë sot me Partinë Demokratike, sepse për të bërë të vërtetë ëndrrën e Shqipërisë së zhvilluar të qytetarëve shqiptarë, ne ndërtuam në mbarë vendin qindra ujësjellës dhe sisteme kanalizimi, një seri sistemesh të pastrimit të ujërave të ndotura dhe natyrisht mbetet ende shumë punë për të bërë. Por, në mandatin tonë të ri ne do ta bëjmë Shqipërinë me infrastrukturë ujore më moderne që ekziston.


Shqipëria – vend i zhvilluar, për ne ishte dhe është para së gjithash Shqipëria e dijes. Për të arritur këtë objektiv ne mbi dyfishuam rrogat e mësuesve, ndërtuam dhe rindërtuam mbi 1300 shkolla fillore, nëntëvjeçare, të mesme, korpuse universitare. Ne sot, njëlloj si vendet e zhvilluara, kemi shtrirë internetin në çdo shkollë, nga vetëm 45 shkolla që kishin internet dhe nga vetëm 700 kompjuter që ishin  shkollat tona pak vjet më parë, sot kanë mbi 24.500. Shqipëria ka arritur nivelin e vendeve të zhvilluara për studentë për 1000 banorë dhe përqindjen e nxënësve që ndjekin shkollat e mesme. Cilësia e sistemit tonë arsimor do të mbetet gjithnjë përparësi madhore e programit tonë.


Në përpjekjen tonë për shndërrimin në të vërtetë të ëndrrës së Shqipërisë së zhvilluar të qytetarëve shqiptarë, ne duhet të jemi krenarë, sepse sot, disa nga treguesit e zhvillimit njerëzor të shqiptarëve si: vdekshmëria foshnjore, ajo amtare dhe e përgjithshme, janë në nivelin e disa vendeve të zhvilluara dhe shumë të zhvilluara. Po kështu, qytetarët tanë  në jetëgjatësinë nga lindja, por dhe në shtëpi banimi për 1000 banorë, jetojnë  më gjatë dhe strehohen  më mirë se sa qytetarët e disa vendeve të zhvilluara. Në këto pak vite, ne kemi  ndërtuar mbi 400 qendra shëndetësore dhe spitale moderne, reforma e plotë e sistemit shëndetësor ishte drejt përfundimit. Në mandatin e ardhshëm do ta përfundojmë atë.


Demokrate dhe demokratë,


qytetare dhe qytetarë shqiptarë,


mbështetës Partinë Demokratike,


 Këto vite të qeverisjes sonë ishin vitet e krizës më të thellë për ekonomitë e vendeve evropiane dhe ato të rajonit tonë. Mendoj se, të gjithë së bashku, duhet të jemi dhe mbetemi krenarë, sepse ekonomia shqiptare është  nga më të paktat  në Evropë, e cila falë reformave tona të bazuara në lirinë ekonomike,  i rezistoi krizës, mbajti rritjen ekonomike dhe vazhdoi edhe vitin që kaloi të krijojë dhjetëra mijëra vende të reja pune. Ne ia dolëm me taksën e sheshtë dhe reforma të tjera të thella në këto pak vite që Shqipërinë, e cila para vitit 2005 kishte marrë mesatarisht vetëm 38 milion dollarë në vit investime të huaja, ta  rendisim mbi nivelin  e disa vendeve të zhvilluara për lirinë fiskale,  të bëjmë  që  të jetë i vetmi vend në rajon në të cilin eksportet të trefishohen dhe të renditet e 18-ta për thithjen e investimeve të huaja. Në katër vitet e fundit ajo mori mbi 4,2 miliard dollarë  dhe  papunësia edhe vitin e kaluar u ul  nga 13,2 në 12,8%.


Në përpjekjen tonë për realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për Shqipërinë vend i zhvilluar, ne vendosëm energjinë në epiqendër të këtij projekti të madh. Sot në Shqipëri janë  ndërtuar apo janë në ndërtim e sipër mbi 130 HEC-e, ndër  të cilat Kaskada  e Devollit që po ndërtohet nga Shtatkraft e Norvegjisë, numri një në botë për ndërtimin e HEC-eve. Këto ditë Konsorciumi i Shah Denis 2  vendosi për TAP-in. Ne kemi bërë gjithçka, kemi lobuar fuqishëm, kemi përmbushur çdo detyrim që rrjedh në kërkesat e marrëveshjet me konsorciumin dhe palët e tjera, vendet partnere dhe mike për të favorizuar vendimin në favor të tij. Dhe unë sot njoftoj shqiptarët se TAP-i fitoi.


Duke shprehur mirënjohjen më të thellë, qeverisë së Azerbajxhanit dhe Konsorciumit të Shah Deniz 2, theksoj për të gjithë shqiptarët, por për ju demokratet dhe demokratët se kjo është një arritje historike e jona. Me përfundimin e TAP në 4-5 vitet që vijnë, Shqipëria zgjidh në mënyrë përfundimtare problemet e energjisë.


Shqipëria vend i zhvilluar është një ëndërr e mrekullueshme që do bëhet e vërtet  edhe me zhvillimin e Shqipërisë rurale. Ne së bashku duhet të ndjehemi krenarë sepse, në një hark kohor të shkurtër, ne ndërtuam në Shqipërinë rurale mbi 8 mijë km rrugë, mbi 1000 shkolla, qindra ujësjellës e kanalizime, sisteme kullimi e vaditje. Me 45 mijë projekte që mbështetëm, me projektet kombëtare të ullirit dhe arroreve edhe projektet e tjera, ne kemi bërë të mundur të katërfishohet  toka e punuar në fshatin shqiptar dhe të mbillen miliona e miliona ullinj e dru të tjerë frutorë.


Shqipëria – kopshti i Evropës Juglindore është dhe do të mbetet projekti ynë.


Ne duhet të jemi krenarë se, Shqipëria – e bukura e dheut, që pak vite më pare nuk ekzistonte në hartën turistike të rajonit dhe botës, renditet sot në 10 vendet me rritjen më të shpejtë të turizmit në planetin tonë.


Me projektin tonë Shqipëria - vend i zhvilluar, ju duhet të jeni krenarë se ne ia dolëm në një hark kohor të shkurtër, që vendi me penetrimin ndër më të ultët  në botë të internetit, vetëm 4,8% dhe telefonisë celulare  me vetëm 38%, të ketë sot përdorimin e internetit mbi 60% dhe të telefonisë celulare 186% edhe me çmime 3-5 më të ulëta. Shqipëria dixhitale ishte ëndrra e të rinjve shqiptarë. Sot ata komunikojnë në Facebook më shumë se të rinjtë e disa vendeve të zhvilluara.


Demokrate dhe demokratë,


Qytetare dhe qytetarë shqiptarë,


mbështetës  të Partisë Demokratike,


 Vitin që kaloi ne  patëm fatin e madh të qeverisim Shqipërinë në 100-vjetorin e lindjes saj. Ne duhet të ndjehemi krenarë se me të gjithë shqiptarët nga Shqipëria, trojet e tyre etnike dhe mbarë bota, si dhe me miqtë tanë në të katër anët e planetit, festuam në mënyrën më dinjitoze, më të bukur, ditëlindjen e dheut tonë dhe bëmë që historia e falsifikuar dhe e ndaluar e shqiptarëve të dalë në dritë edhe të bëhet pjesë e pandarë e krenarisë sonë kombëtare.


Miqtë e mi,


demokrate e demokratë,


qytetarë shqiptarë,


mbështetës të PD,


 Vetëm pak vite më parë, ora evropiane dhe euroatlantike e Shqipërisë  ishte pothuaj e ndaluar. Ne sot dhe gjithnjë duhet të jemi krenarë se, së bashku ndërmorëm reformat më të thella e më të gjithanshme, konsoliduam shtetin ligjor, zhvilluam zgjedhje të lira dhe të ndershme, firmosëm dhe zbatuam Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, anëtarësuam Shqipërinë në NATO, merituam dhe arritëm heqjen e vizave me BE, merituam rekomandimin për statusin e vendit kandidat, nisëm punën serioze për liberalizimin e vizave me SHBA-në. Ne jemi, kemi qenë dhe mbetemi garant të shndërrimit në realitet të ëndrrës evropiane dhe euroatlantike të shqiptarëve.


Pra, edhe në këto dy mandate, ne kemi folur me vepra të cilat kanë krijuar një Shqipëri tjetër, ndërtimin e të cilës ne do jemi të gatshëm në çdo kohë ta vazhdojmë. Ato janë vepra që kanë ndryshuar përgjithmonë historinë, por edhe gjeografinë e Shqipërisë, janë dhe mbeten përjetë monumente të shqiptarëve të lirë.


Natyrisht, nuk janë arritjet tona ato për të cilat më 23 qershor nuk na votuan në mazhorancë shqiptarët. Jo, sepse këto arritje për çdo shqiptar, unë jam i sigurt, janë arritje e veçantë. Partia Demokratike si parti e fillimeve të reja dhe ndryshimeve të mëdha do të lexojë me mençuri, me guxim e përulësi mësimin e sovranit në këto zgjedhje. Ajo, përveç trashëgimisë së saj që bën krenar çdo shqiptar, ka në gjirin e saj potenciale dhe vlera njerëzore të pakrahasueshme, ka projekte dhe ide, vlerat dhe parimet e drejta që mbron dhe që do të dijë ndën lidershipin e ri, me një fillim të ri të fuqishëm, të shndërrohet dora –dorës në mazhorancë morale e pastaj zyrtare të vendit tonë.


Para se ta mbyll, dua t’u shpreh falënderimet e mia më të përzemërta dhe mirënjohjen më të madhe bashkëpunëtorëve të mi që unë kam pasur në të gjitha detyrat e mia këta 22 vite. Ata janë djem dhe vajza, gra dhe burra të mrekullueshëm, të përgatitur, dinjitozë, kompetentë, të përkushtuar, vetëmohues, me integritet të lartë njerëzor dhe profesional. Bashkëpunimi i shkëlqyer me ta ka qenë dhe do të jetë gjithnjë frymëzues për mua. Dua të shpreh mirënjohje të pakufishme miqve tanë në EPP, Presidentit Martens dhe Kryetarëve të partive simotra në këto organizata për mbështetjen dhe bashkëpunimin e çmuar më Partinë Demokratike.


Një mirënjohje të pakufishme miliona e miliona shqiptarëve që këto 22 vite kanë vendosur votën, besimin e tyre mbi mua. Dhe unë çfarëdo që të bëj nuk mund të shpërblej malin e besimit të tyre, veçse i garantoj se do të vazhdoj të bëj gjithçka në mbështetje të interesave dhe aspiratave të tyre fisnike.


Gjatë këtyre kohëve, kam marrë dhjetëra mijëra mesazhe në Facebook, sms, në ëhatsapp, nga miq dhe mbështetësit e mi, të cilët më kërkojnë kësaj radhe një gjë që për fatin më të keq e kam të pamundur të heq dorë nga vendimi që unë kam marrë. Por i ftoj të gjithë ata që sëbashku me energji, entuziazëm, vetëmohim dhe përkushtim të vazhdojmë të mbrojmë kauzën tonë, ta bëjmë atë kauzë të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve.


Zonja dhe zotërinj,


Arritjet e Shqipërisë nën qeverisjen e Partisë Demokratike do kishin qenë të pamundura pa solidaritetin e jashtëzakonshëm ndërkombëtar të kombeve mike dhe institucioneve ndërkombëtare. Ndaj dhe jam sot këtu për tu shprehur atyre mirënjohjen më të thellë për këtë solidaritet të jashtëzakonshëm që u kanë dëshmuar shqiptarëve. Të shpreh në mënyrë të veçantë mirënjohjen time të pakufishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatit më të madh të lirisë së kombit shqiptar.


Do ta mbyll me një mirënjohje të përhershme për Lilin dhe gjithë familjen time, për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme ndaj meje.


Së fundi, unë, në përputhje me Kushtetutën e vendit deri në muajin shtator do të vazhdojë të punojë me përkushtim të madh në projektin e Shqipërisë së zhvilluar dhe në përputhje me Statutin e Partisë, do të qëndrojë në timonin e saj për të organizuar zgjedhjen nga anëtarësia e Partisë Demokratike, të lidershipit të ri, të cilin do ta mbështesim të gjithë së bashku dhe të ecim në udhëheqjen e tij drejt fitores së betejës me të afërt që na pret.


Përpara!


Zoti e bekoftë Partinë Demokratike, anëtarësinë, mbështetësit e saj!


Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë!


Faleminderit!”



Fjalimi i plote i Sali Berishes ku jep doreheqjen

“Sekretet” e Berishes!

salDje ne mesdite,pasi dola nga zyra e kryeministrit Berisha I thashe kolegut tim Ylli Asllani se do nxitoja te botoja ne Facebook, ne shenje mirenjohje ndaj Kryeministrit Berisha,per perkushtimin ne punet e tij te bukura per Shqiperine, ku une isha deshmitar dhe e ndihmova sa munda,nje foto te perbashket.

E shoqerova foton me te, me nje dedikim. Thashe se jam krenar qe per afro dy vjet e ndihmova ne punet e bukura per Shqiperine Njeriun e Mire,Intelektualin e shquar dhe Shqipetarin e Madh Sali Berisha!

Ngela pa mend nga reagimi! Qindra miq e te panjohur,demokrate e socialiste,nga Kosova,Maqedonia dhe gjithe bota, I ben “like” dhe e mbushen me komente statusin dhe foton me Berishen!!!

Une kam vite qe operoj ne Facebook dhe ata qe kam miq e dine se i marr ca “like” edhe per statusin më tip koti si “I Marri” i shpallur me kohe por me besoni nuk prisja ate numer!!!

Nuk isha per mua,shumica derrmuse ish per Berishen.Ishte dita qe ai po merrte lajmin me te keq te jetes:Humbjen me permasa te jashtezakonshme ne zgjedhje dhe njerezit po I thoshin me ato pelqime se ai nuk e meritonte kete humbje dhe se ata e vleresonin me fjalet e mia, por edhe me më shume akoma, Berishen.

Do deshmoj me pas edhe per “sekretin” e dites se pare te humbjes se tij por do kthehem edhe njehere tek statusi ne facebbok kur dikush shpotiti,nuk flas per ate qe lehu, se ne cfare punesh te bukura e paskesha ndihmuar une Berishen,nese nuk ishte sekret?! Nuk do I pergjigjesha tani sikur,shih, Berisha vete e paska thyer heshtjen e paszgjedhjeve dhe paska futur ne Facebook reagimin e tij se gazsjellesi TAP qenka shpallur fitues.Kjo eshte nje fitore per gjithe shqipetaret!-shkruan Berisha.Kaq?!

Por jo o njeri,jo!Ti duhet ti besh thirrje tani gjithe shqipetareve me cfaredo flamuri partie qe kane qef te dalin ne sheshet e Shqiperise dhe te gezojne!Ti valevisin e te gezojne deri pas mesnate!Jo vetem se do futen ne pune afro 20 mije syresh por se gazifikimi I Shqiperise eshte me i forti zhvillim ne jeten e perditshme te vendit.Se pas ca vitesh shqipetari do jetoje si jeton sot anglezi dhe francezi !Nuk do I bertase gruas dhe femijes as ne Tirane,as ne Shkoder as ne Tepelene:”Mbylle deren” kur mes dimrit ta lere deren hapur se nuk do e trembe por do e shikoje shperfilles faturen e energjise dhe xhamat do I shkrijne nga avulli! E do vazhdoje I qete te pije goten e veres se kuqe me vere nga serat me ngrohje gazi edhe te Kukesit,edhe te Korces edhe te Librazhdit.Por ti nuk do e besh kete thirrje kryeministri Berisha(te mbeti ky emer edhe pas doreheqjes,keshtu do te therrasin perhere shqipetaret).Nuk do e besh se nuk do tua prishes gazin fituesve,per mua te rreme, te zgjedhjeve.(Ne vendin tend ka rrezik ta bejne Kryemnistrat e Malit te zi,Kroacise,Sebise,Bosnje Hercegovines.Mbaje mend!)

Dhe meqe permenda zgjedhjet t’i kthehem dites se djeshme te takimit me Berishen pas votimit.Bashke me Yllin ishte edhe Mirela Tabaku,keshilltarja model per nga miresia,e shendetesise.Ishte e merzitur shume!Jashtezakonisht shume.Ne sy loti mund te dilte ne cast nga keqardhja qe populli nuk te kuptoi!

”Edi premtoi gjera qe une nuk mund ti premtoja.Nuk mund ti premtoja sherbimin falas ne shendetesi,as heqjen e taksave per 95 perqind te popullsise,as túa merja djesen nje pale e t’ja shperndaja nje pale tjeter!”-tha kryeministri.

”Si ne 97-ten qe nuk premtuat te njihnit nje borxh qe nuk e kishit marre dhe e paguat me humbjen e zgjedhjeve te radhes.Qershor ish dhe atehere!”-I thashe une.

“Te kish te na vinte njoftimi per TAP-in para zgjedhjeve!”-tha Ylli Asllani.” S’ka gje,tha Berisha, ka rendesi te vije,fiton Shqiperia! Une e bera ate premtim se e dija qe e mbaja!”

Dhe mua me erdh ne mendje cfare pune te jashtezakonshme ka bere Berisha ne lobomin per TAP te cilit une dy vjet me pare,edhe pse gazetar me dekada vite pervoje ne vend, as emrin nuk I dija.

Ishim ne Podgorice ne vizite zyrtare.Sa kisha filluar pune si keshilltar per PR(ne fakt mediat). Takim me kryesoret e Malit te Zi njeri pas tjetrit.Ngri dhe ul ne tavoline TAP.Berisha rrekej t’u mbushte mendjen malazeseve se kane rendesi edhe rruget mes dy vendeve,edhe zonat turistike te perbashketa edhe rigjallerimi I hekurudhes, edhe…por si TAP,jo!!!! Igor Luksic,kryeminister I asaj kohe I Malit te Zi,nje djale I aresimuar ne ekonomi ne SHBA e shihte ne sy Berishen si studenti sheh Profesorin!’

“Po tha,Luksic, do shkoj ne BE kete jave dhe do loboj per TAP.Paska kaq leverdi per ne!Patjeter!Por tani le te shkojme te hame nje peshk nga I liqenit dhe pime nga nje “Vranac” te vjeter 100 vjec.”

Shyqyr!-thashe une.Me hahej aq shume.Prisja qe ne dreke kur te flitej per sport,muzike apo edhe ballerina e kengetare “crnogorase” te kisha edhe une shanc te hapja goje e te beja kompetentin.

U futem ne sallen e vogel te drekes,ngritem gotat, beme “gezuar dhe “zhiveli”, gelltitem gjithe qef, sipas qefit, veren e kuqe dhe…”Shiko Luksic,deri ne Bosnje,pale Kroacine e Serbine duhet te perfshime tregun e gazit kur TAP te kaloje nga Shqiperia!!!!”

“Po ky more! Na lere o njeri te hame nje kafshore buke se na vdiqe!”- thashe me vete per Kryeministrin Berisha,sigurisht,pa me degjuar as vetja se…jo se s’ma mbante por nuk kish kuptim.(Qesh) Por ne fakt kur u kthyhem vura vath ne vesh se syte kater per lajmin me te vogel per gazsjellesin TAP.

Sahere kam hyre duke prishur radhen e kolegeve dhe ministrave mbrapa deres se Kryeministrit Berisha se “zbuloja” levizje e lajme per TAP a Nabuco-n!

Dhe ja vjen ky lajm se eshte perzgjedhur TAP per te cuar gazin e Azerbaxhanit ne Evrope.Dhe kete lajm e perhap Berisha ndersa te gjithe mezi presin te thote:Humba!Nuk do hipi prap nuk kale!Nuk do guxoj!( As nje fije nuk besoj une!)

Dhe gazsjellesi kalon nga Korca e Devolli im, nga Skrapari I kunatit,Fieri I nipit,Vlora e gruas dhe e imja, viset tona qe, per mua,gabuan kur votuan aq shume kundra Kryeministrit Berisha!

Megjithate…TAP e fitoi Shqiperia!-tha Kryeministri I Shqiperise Sali Berisha.

E une si?! Te mos jem krenar qe e ndihmova ne kete pune te bukur per vendin?! Cfare thua mor mik?! Gjithe jeten!


Ilir Kadia



“Sekretet” e Berishes!

Egjipti njeh Kosovën

egjRepublika Arabe e Egjiptit e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Vendimi i është kumtuar në mëngjesin e sotëm ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.


Hoxhaj ia ka konfirmuar portalit Koha.net se vendimin ia kanë bërë të ditur nëpërmjet telefonit zëvendëspresidenti egjiptian, por dhe zëvendësministri i këtij shteti.


Egjipti është një nga vendet më të populluara në Afrikë dhe Lindjen e Mesme dhe vendi me më ndikim në këtë pjesë.


Paralajmërimin për njohjen e pati dhënë në ditën e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës edhe e dërguara e posaçme e presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, dhe njëherësh zëvendëspresidente e Egjiptit, Pakinam El Sharkawy. Ajo pati marrë pjesë në ceremonitë shtetërore të shënimit të përvjetorit të pavarësisë.


Lajmin për këtë njohje e ka publikuar Hoxhaj edhe në profilin e tij në Facebook. Aty ai shkruan: “Posa morra lajmin nga bashkëpunëtori i Presidentit Morsi të Republikës Arabe të Egjiptit se Egjipti ka njohur Republikën e Kosovës. Shteti më i vjetër në botë njohu shtetin më të ri në Evrope”.


Egjipti është shteti i 101-të që e njeh pavarësinë e Kosovës.



Egjipti njeh Kosovën

Kandiq: Serbia t’i japë të dhënat për djegien e trupave të shqiptarëve



 Kandiq: Serbia t’i japë të dhënat për djegien e trupave të shqiptarëve


 


Aktivistja për të drejtat e njeriut nga Serbia, Natasha Kandiq, ka thënë se transportimi i trupave të shqiptarëve të vrarë nga Kosova për në Serbi, vazhdon të jetë çështje sekrete, për shkak se kështu kanë vendosur ata që i kanë marrë vendimet për këtë operacion.


Kandiq ka folur edhe për të thënat e dëshmitarit Ivan Pajiq, të publikuar në gazetën “Tribuna”. Ajo ka thënë se ka dëgjuar për djegien e trupave në shkritoren e Borit, madje për këtë, sipas saj, janë vrarë edhe përfaqësues politikë.


“Kam dëgjuar se ka pasur djegie të trupave në Bor. Është folur se një anëtar i Partisë Socialiste Serbe është vrarë për këtë çështje. Kur këtë e kam thënë para shtatë vjetësh publikisht, kanë pasuar reagimet e Partisë Socialiste të cilët e kanë mohuar një gjë të tillë. Në atë kohë prokurori i krimeve të luftës nuk ka reaguar”, ka thënë Kandiq.


Drejtoresha e Fondit për të Drejtat Humanitare ka shfaqur shpresën se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve pas dialogut në Bruksel, do të mund t’i japë epilog çështjes së personave të pagjetur. Kandiq u ka bërë thirrje autoriteteve në Beograd që të mos e zvarrisin këtë proces dhe t’i nxjerrin të dhënat.


“Dua të besoj se Qeveria e re do t’i paraqesë të dhënat për djegien e trupave të shqiptarëve të Kosovës, dhe me këtë t’u ndihmojë familjeve që të pajtohen me një të vërtetë të rëndë. Këtu bëhet fjalë për çështje të civilizimit”, ka vlerësuar Kandiq. /RTK/





Kandiq: Serbia t’i japë të dhënat për djegien e trupave të shqiptarëve

Haradinaj dëshiron të mbahet në mend si lider i ruajtjes së vlerave



haradinaj 300x168 Haradinaj dëshiron të mbahet në mend si lider i ruajtjes së vlerave


 


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij në zgjedhjet e ardhshme po afrohet me një alternativ të re qeverisëse ndryshe nga PDK-ja dhe LDK-ja. Ai ka thënë se shpreson se do ta marrin besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme për të qeverisur me vendin. Haradinaj ka thënë se dëshiron të mbahet në mend në politikë, si lider i ruajtjes së vlerave.


“Nuk dua të mbahem mend në politikë si dikush që gjuan, por dua të mbahem mend në politikë, si dikush që i ruan njerëzit dhe vlerat”, ka thënë Haradinaj për “Epokën e re”.


Lideri i AAK-së, ka treguar se e ka përkrahur Hashim Thaçin në dialogun për veriun sepse ka qenë interes nacional i Kosovës. Haradinaj ka thënë se suksesi i këtij procesi nuk do t’i mbetet as Thaçit e as Haradinajt, por Kosovës. Ai ka thënë se është i pajtimit që zgjedhjet lokale të mbahen më 3 nëntor.





Haradinaj dëshiron të mbahet në mend si lider i ruajtjes së vlerave

Shqipëria dhe Maqedonia ndër vendet stabile në botë







Sipas raportit të organizatës botërore “The Fund for Peace”, Maqedonia radhitet në vendin e 112, ndërsa Shqipëria qëndron në vendin e 119.


Maqedonia dhe Shqipëria radhiten në kuotën e vendeve stabile. Kështu nënvizon raporti për çështje të sigurisë i organizatës botërore “The Fund for Peace” (Fondi për paqe), ku çdo vit publikohet indeksi i ashtuquajtur i vendeve më të rrënuara në aspektin e sigurisë.


Sipas këtij raporti në vendin e parë të këtyre vendeve jostabile radhitet Sudani, më pas vijon Kongo dhe Somalia, duke ndarë tre vendet e para, raporton ina.


Ndërsa Maqedonia këtë vit radhitet në vendin e 112, duke shënuar tre vende më përpara se vitin e kaluar kur ishte në vendin e 109. Shqipëria këtë vit shënon një pozicionim më të mirë se nga Maqedonia duke u radhitur në vendin e 119, por edhe duke tejkaluar Bosnjë – Hercegovinën dhe Serbinë, që hyn në kuotën e vendeve të rrezikshme.


Ndërsa në Ballkan në pozicione të vendeve stabile radhiten Kroaica në vendin e 135, Mali i Zi në vendin e 134, Bullgaria në vendin e 132, Sllovenia në vendin e 163 dhe Greqia në vendin e 138. Vendet më stabile në botë janë Finlanda në vendin e 178 dhe Norvegjia 177.


Vlerësimi është bërë nga numri 1 si vlerësim negativ dhe deri në numrin 178, që nënkupton numrin e shteteve.





Shqipëria dhe Maqedonia ndër vendet stabile në botë

Totenhem dhe Liverpul ndjekin Deulofeu







 Skuadrat angleze të Totenhem dhe të Liverpul kanë filluar një betejë mes tyre për të siguruar firmën e 19 vjeçarit Gerard Deulofeu, yllit të ri të Spanjës dhe Barcelonës. Futbollisti 19 vjeçar ka shkëlqyer me ekipin B si dhe me kombëtare U-20 të Spanjës, duke u cilësuar që tani si nj prej yjeve të ardhshëm të kësaj skuadre.




Por për momentin, ai nuk ka mundësi aktivizimi me skuadrën e parë, ku në rolin e tij luajnë Mesi, Neimar, Pedro apo edhe Tejo.


Si rrjedhojë, klubet angleze mendojnë se do të bindin katalanasit të japin futbollistin në formë huazimi, në mënyrë që të ketë më shumë mundësi aktivizimi në këto ekipe. Ideja po shqyrtohet nga drejtuesit e Barcelonës, të cilët më parë po mendojnë t’i lidhin futbollistit një kontratë të re afatgjatë,. Ata duan do t’i sigurojnë lojtarit se në një të ardhme të afërt, mund të ketë hapësira në ekipin e parë,  gjithmonë nëse vazhdon rritjen e tij siç ka ndodhur në dy sezonet e fundit.




Totenhem dhe Liverpul ndjekin Deulofeu

Gjermania pengon datën e hyrjes së Serbisë në BE



westerwelle 300x168 Gjermania pengon datën e hyrjes së Serbisë në BE


 


Gjermania ka qenë ndër vendet që ka shtyrë fuqishëm vendimin e Bashkimit Evropian për miratimin e fillimit të negociatave me Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA). Ministri i jashtëm gjerman Gido Westerwelle u ka thënë ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në Luksemburg se Kosova ka merituar fillimin e negociatave për MSA-në, ndërsa ka folur edhe për çështjen e fillimit të negociatave për anëtarësim me Serbinë.

Siç njoftojnë sot agjencitë botërore të lajmeve, kjo çështje me insistimin e Ministrit të jashtëm gjerman, Westerwelle është shtyre për muajin janar të vitit të ardhshëm, me qëllim që të vëzhgohet zbatimi në praktikë i marrëveshjes së arritur në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.


Siç njofton agjencia e lajmeve AFP të gjitha vendet tjera anëtare të BE-së janë angazhuar që Serbisë data e fillimit të negociatave t’i jepet më herët, respektivisht në muajin tetor. Sidoqoftë, vendimi përfundimtar për këtë do të merret në fund javës në samtin e shefave të shteteve anëtarë të BE-së.


Në anën tjetër politikani i CDU-së, Andreas Schockenhoff i ka deklaruar gazetës berlineze ‘Tagesspiegel’ se koalicioni qeveritar do të japë dritën e gjelbër për Serbinë, por jo dhe datën e saktë. Data konkrete, sipas tij, do të jepet vetëm pas zbatimit të suksesshëm në praktikë, të gjithë marrëveshjes së arritur me Kosovën.


Aktualisht Bundestagu gjerman tha ai, po përgatitet për një vendim të tillë dhe sipas politikanit të CDU-së, Andreas Schockenhoff, kancelaria gjermane do të prezantojë këtë qëndrim të Bundestagut edhe në samitin e BE-së në fundjavë.





Gjermania pengon datën e hyrjes së Serbisë në BE