Wednesday 31 July 2013

Kroacia nderon heroin Bekim Berisha (Abeja)


Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, ka nderuar Bekim Berishën me medaljen e artë – “Kryqi i Kuq Kroat”.

Në një ceremoni solemne të organizuar në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, me rastin e kremtimit të Fitores së Atdheut dhe Ditës e Falënderimeve të Mbrojtësve Kroatë, familjarët e Bekim Berishës, i njohur si AB-ja (Abeja), e kanë pranuar nga presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, medaljen e artë “Kryqi i Kuq Kroat”, me motivacion “Kryqi i Kuq Kroat vlerëson se Bekim Berisha mbetet hero që nuk është harruar”.


“Unë jam i nderuar që këtë medalje në emër të presidentit Josipoviq, mund ta dorëzojë në prag të ditës më të rëndësishme për të gjithë veteranët e luftës kroate. Këto çmime janë të merituara dhe është dashur të ndahen më parë”, ka thënë Predrag Matiq, ministër i Mbrojtjes së Kroacisë.


Dekoratën e në emër të familjes së Bekim Berishës, e kanë pranuar motra Zyrafete Berisha-Tolaj dhe mbesa Bonita Tolaj.


Heroi i Kroacisë, Bekim Berisha, i lindur në Graboc të Pejës, më 15 qershor 1966, në Kroaci kishte arritur në gusht të vitit 1991 dhe që nga atëherë ai për 539 ditë ishte pjesëtar i rregullt i Ushtrisë kroate.


Heroi i Kosovës, Bekim Berisha – Abeja, strategu i UÇK-së, vritet më 10 gusht 1998, në betejën e Junikut.




Kroacia nderon heroin Bekim Berisha (Abeja)

Britania mbështet projektin e rritjes se punësimit të të rinjve


Britania e Madhe do të përkrahë punësimin e të rinjve të shkollave profesionale të agrobiznesit në sektorin privat por edhe punësimin e te rinjve ne përgjithësi, ka deklaruar sot ambasadori i Britanisë se Madhe ne Kosovë, Ian Cliff.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës së bashkëpunimit në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu theksoi se kjo paraqet zhvillimin e një partneritetit të mirëfilltë i cili ka rendësi si ne aspektin intern ashtu edhe në atë ekstern.

“ Në aspektin ekstern është e rëndësisë së veçantë se po forcohet një urë e bashkëpunimit në mes të Britanisë dhe Kosovës dhe është një partneritet substancial por në të njëjtën kohë është edhe bashkëpunimi intern me MBPZHR dhe me MASHT dhe me shoqërinë civile që është po ashtu një garancë e përshpejtimin të proceseve integruese”, tha Gërxhaliu.

Ai theksoi se Kosova ka një popullatë të re dhe ngritja e kapaciteteve te tyre është nevoje imediate, pasi qe investimet ne industri të rëndë janë shumë të mëdha dhe mbetet të orientohemi ne bujqësi dhe ne përpunim të produkteve bujqësore.

“Në këtë drejtim duhet te falënderohet dhe ministri Stavileci për angazhimin dhe kontributin e dhënë për të promovuar dhe për të përmirësuar imazhin e bujqësisë në Kosovë e them këtë bazuar në faktin se vërtet hapësira e vetme ku mund të krijohet perspektiva për të rinjtë është forcimi i këtij sektori me qëllim të krijimin të vendeve të reja të punës. Mirëpo, në të njëjtën kohë është e rëndësishme edhe forcimi i raporteve me Ministrinë e Edukimit se kurikulumet dhe të gjitha këto duhet te jenë të harmonizuara”, tha Gërxhaliu dhe theksoi se nuk beson që mund të zgjidhet papunësia në Kosovë duke studiuar gjithë, por duhet vërtet një orientim në në sektorë të caktuar dhe se në këtë drejtim mbështetja nga Qeveria Britanike do të jetë më se e mirëseardhur.

Gërxhaliu tha se Kosova në rrugëtimin e vet duhet t’i forcojë katër E-të ,Evropa,Edukimi ,Ekonomia dhe e katërta ambientalizmi dhe “ besoj që projekte të tilla do ta përshpejtojnë këtë proces dhe dua të besoj që ky është një hap i parë i një rruge të gjatë që do ta kemi bashkërisht me Qeverinë Britanike por në të njëjtën kohë e tëra kjo nuk mund ta ketë efektin e vet nëse nuk forcohet edhe më tepër bashkëpunimi ne mes të institucioneve vendore për çka i falënderojë të pranishmit” .

Ambasadori Ian Cliff tha se Britania e Madhe do te vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian dhe theksoi se ne këtë drejtim është shumë më rëndësi bashkëpunimi i mëtutjeshëm me Odën Ekonomike, Ministrin e Arsimin dhe sidomos me Ministrinë e Bujqësisë.

“Arsyeja pse e them këtë është se bujqësia është e rëndësisë kyçe për këtë vend e them këtë sepse ka mundësi të mira bujqësore në Kosovë dhe të gjithë e dimë se shumica e ushqimeve importohen dhe e them këtë se ne Evrope sektori i bujqësisë është nder me te rëndësishmit dhe siç tha edhe kryetari i Odes Kosova ka shume të rinj por mundësitë për tu punësuar janë te limituara dhe bujqësia është një sektor i cili duhet te sjell njerëz të rinj ne vende te punës dhe besoj se mund ta them se ne Kosove ka një problem që të rinjtë nuk e shohin bujqësinë si një sektor ‘kull’ apo interesante. Kjo paraqet kontrast me Britaninë ku bujqësia është shumë interesante për të rinjtë dëshirojnë të shohin se si familja mbretërore merret me bujqësi dhe mendojnë se është shumë interesante shume ‘kul’”, tha Klif.

Ambasadori Ian Cliff tha se është shumë me rëndësi që të krijohen lidhje te forta ne mes te sektorit te shkollave profesionale si dhe sektorit te bujqësisë që të rinjtë të shtojnë interesimin për këtë sektor .

“ Këtë projekt Ambasada Britanike do ta mbështes me 60 mijë euro si dhe OEK –ut kontribuon për ta implemetuar këtë projekt ne vlere prej 12 mijë euro. Ky projekt do te fokusohet për të parë nevojat e këtyre shkollave dhe të rinjve”, tha ambasadori Cliff .

Blerand Stavileci, ministër i bujqësisë,pylltarisë dhe zhvillimit rural tha se ky projekt ndoshta më së miri i prek tri pikat më të rëndësishme që lidhen edhe drejtpërdrejt me sektorin e bujqësisë.




Britania mbështet projektin e rritjes se punësimit të të rinjve

Zgjerimi i Katedrales shkakton polemika ndërmjet komunës së Prishtinës dhe Ipeshkvisë


Ipeshkvia ankohet tek Presidentja

Pas takimit të sotëm të presidentes Atifete Jahjaga me krerët e Ipeshkëvisë së Kosovës, Zyra për marrëdhënie me publikun e Komunës së Prishtinës ka dhënë disa sqarime sa i përket kontestit për tokën rreth Katedrales.

“Komuna e Prishtinës, siç është e ditur, i ka ndarë Ipeshkëvisë së Kosovës lokacionin në qendër të qytetit, ndër lokacionet më të mira dhe më atraktive në Prishtinë, për ndërtimin e Katedrales dhe për t’i krijuar vend këtij ndërtimi nga aty ishte zhvendosur gjimnazi Xhevdet Doda.

Lokacioni i dhënë në vitin 2003 ka qenë i pandarë dhe ka përfshirë edhe shumë sipërfaqe të tjera që nuk i kanë takuar oborrit të Gjimnazit. Ipeshkëvia dhe MASHT-i kanë kompensuar ndërtimin e gjimnazit të ri dhe në asnjë rast nuk kemi të bëjmë me kompensimin e hapësirës së dhënë për Katedralen”, thuhet në sqarim të Komunës dhe shtohet se oborri i gjimnazit, sipas matjeve gjeodezike përfshin sipërfaqen prej 68 ari, për të cilën Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor pati lëshuar leje ndërtimi për Katedralen, të cilën e ka pranuar Ipeshkëvia dhe nuk ka bërë vërejtje deri më tani në Komunë.

Sipas këtij sqarimi, Komuna me asnjë akt nuk ia ka ndarë Ipeshkëvisë hapësirën ku kanë qenë të vendosura bizneset dhe nuk ka marrë vendim për zhvendosjen e 25 bizneseve për shkak të ndërtimit të Katedrales, ashtu siç ka ndodhur me gjimnazin “Xhevdet Doda”.

“Pra, nuk kemi të bëjmë as me zgjerim dhe as me rrudhje të lokacionit, por me gjendjen faktike në terren, sipas vendimeve të Kuvendit të Komunës së Prishtinës”, thuhet në fund të këtij sqarimi.




Zgjerimi i Katedrales shkakton polemika ndërmjet komunës së Prishtinës dhe Ipeshkvisë

Ngjela jashtë qeverie, Rama: Refuzoi një propozim që ju bë



ngjela1 300x225 Ngjela jashtë qeverie, Rama: Refuzoi një propozim që ju bë


 


Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela duket se ka mbetur jashtë kabinetit qeveritar “Rama”. Në konferencën e shtypit ku deklaroi emrat e ministrave të rinj, Rama nuk e përmendi emrin e Ngjelës pavarësisht se ky i fundit kishte insistuar publikisht se ishte bërë një pakt ku do të merrte Ministrinë e Drejtësisë. Megjithatë, Rama tha se i ishte ofruar një post ministri Ngjelës por ai kishte refuzuar. Pavarësisht se Rama refuzoi të tregojë se çfarë posti i ishte propozuar Ngjelës, dyshohet se ka qenë posti i Ministrit të Marrëdhënieve institucionale me parlamentin.





Ngjela jashtë qeverie, Rama: Refuzoi një propozim që ju bë

Ekonomistët dhe juristët, “suficit” në tregun e punës


Pavarësisht se a i kërkon tregu i punës, për profesionet si ekonomist apo jurist, interesimi i të rinjve për t’u regjistruara në këto drejtime, ka qenë mjaft i madh edhe në këtë vit akademik.

Universiteti i Prishtinës, aktualisht, është duke bërë përmbylljen e afatit të parë të regjistrimit të studentëve, derisa pritet që të ketë edhe një afat tjetër të regjistrimit gati në të gjitha fakultetet.


Sipas të dhënave zyrtare, Universiteti i Prishtinës në vitin e parë të studimeve, për këtë vit akademik do të regjistrojë 11.932 studentë, prej të cilëve 9.412 studentë të rregullt dhe 2.520 studentë me korrespondencë.


Krahasuar me vitin akademik 2012-2013, UP-ja ka rritur numrin e studentëve që do të ndjekin studimet në këtë vit për 2. 711 vende.


Ardian Kastrati, këshilltar i rektorit të Universitetit të Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se deri më tani në afatin e parë janë plotësuar gjashtë mijë vende. Ai bën të ditur se interesimi më i madh mbetet në Fakulteti Ekonomik, Juridik dhe si mjaft i pëlqyer është edhe Fakulteti i Edukimit dhe ai i Mjekësisë.


“Është herët të konkludojmë se në cilat fakultete do të kemi numër më të madh, për shkak se tani e kemi vetëm afatin e parë të konkursit, me të cilin kemi rreth 6 mijë vende të plotësuara. Mirëpo, sipas indikacioneve të para dhe bilancit që ne kemi bërë, del prapë se Fakulteti i Mjekësisë, ai i Edukimi, Ekonomik dhe Fakulteti Juridik janë më të kërkuarat”, bën të ditur Kastrati.


Të rinjtë, të cilët kanë zgjedhur Fakultetin Ekonomik, atë Juridik apo edhe të Edukimit, kanë bërë këtë përzgjedhje për faktin, siç thonë ata, se i pëlqejnë këto profile, ndërkaq nuk janë të informuar se këto drejtime nuk i kërkon shumë tregu i punës.


Anila ka zgjedhur të studiojë në Fakultetin Juridik.


“Më pëlqen dhe për atë kam zgjedhur të studioj në këtë fakultet. Shpresoj të gjej punë”, thotë ajo.


Derisa Fatosi dhe Astriti do të studiojnë në Fakultetin Ekonomik:


“Kemi zgjedhur Fakultetin Ekonomik se më pëlqen. Aty mendojmë se do ta gjejmë veten”.


Por, sipas organizatave ekonomike në Kosovë asnjëra nga këto profesione nuk është shumë e kërkuar në tregun e punës. Sipas tyre, persona të kualifikuar në këto drejtime, ka mjaftueshëm në Kosovë.


Sekretari i Odës ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se interesimi i të rinjve për të studiuar Ekonomikun dhe Juridikun, si në Universitetin Publik ashtu dhe në ata privat, çdo vit është në rritje, por që, sipas tij, kjo situatë e krijuar duhet të merret seriozisht nga institucionet e Kosovës, pasi që tregu i punës kërkon krejt diçka tjetër.


“Njerëzit që përfundojnë Fakultetin Ekonomik apo Juridik jo të gjithë e gjejnë veten. Në anën tjetër, çdo ditë e më shumë kërkohen profilet teknike. Për shembull në sektorët që kanë një zhvillim te ne, si sektori i bujqësisë, sektori i përpunimit të metaleve, sektori i xehetarisë, i cili ka potencial për shkak të pasurive nëntokësore dhe sektori energjetik”, thekson Rukiqi.


Përfaqësues të bizneseve vazhdimisht kanë kërkuar nga institucionet arsimore që në përputhje me kërkesat e tregut të punës, të bëhet edhe përzgjedhja e profileve në sistemin e shkollimit të lartë.


Ata tregojnë se ka mungesë të shumë profesioneve që i kërkon tregu i punës, ndërsa ato punë vazhdojnë t’i kryejnë persona të pakualifikuar.




Ekonomistët dhe juristët, “suficit” në tregun e punës

Inva Mula imazh i orës zvicerane



Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula është përzgjedhur të jetë fytyra e vitit për fushatën publicitare të markës së njohur të orëve zvicerane, “Baume & Mercier”.


Ylli i operas ka nënshkruar kontratën me kompaninë e njohur vetëm disa javë më parë dhe shumë shpejt pritet që të shfaqet edhe reklama e saj e parë… Sakaq, nëse i referohemi jetës profesionale, Mula sapo është kthyer nga festivali “Un violon sur le salle”, që mbahet çdo vit në Royan të Francës. Aty sopranoja ka performuar me orkestrën e operas së Parisit përpara 50 mijë spektatorëve të ulur në rërë. Sigurisht që me nisjen e sezonit të ri, Inva Mula do të vazhdojë shfaqjet e saj në teatrot më të famshëm botërorë. Por deri atëherë ka kohë, shkruan Ballkanweb.


Pushimet familjare tashmë kanë nisur dhe për sopranon këto ditë po kalojnë si mos më mirë. Në fotot e postuara në “Facebook”, Mula shfaqet shumë e lumtur krah të birit Anthony, që tashmë i është bërë shok. Megjithëse mungojnë fotot me Ninën tashmë 1-vjeçare dhe bashkëshortin Hetem Ramadani, jemi të bindur që këto ditë relaksi përkrah familjes janë të papërshkrueshme për divën e muzikës operistike…





Inva Mula imazh i orës zvicerane

Zona e ndaluar



sheval-2Sheval MEMISHI


Për shqiptarët në Maqdoni e sidomos për pjesën më vitale të kombit, rininë shqiptare, po krijohen “tampon zona” apo të ashtuquajtura zona të ndaluara nga ana e maqedonasve (huliganëve të organizuar). Shqiptarët, sidomos të rinjtë, si në kohën e mesjetës apo edhe të feudalizmit, nuk janë të dëshiruar të jenë të pranishëm (qoftë edhe rastësisht) në këto zona.


Zona të tilla s’ka dyshim se janë bërë të shumëta, por po brengos fakti se pikërisht këto zona të errëta për shqiptarët, po shtohen pikërisht në mesin e Kryeqytetit të Vilajetit të Kosovës, Shkupin e dikurshëm shqiptar.


Për të sublimuar shtimin progresiv të këtyre zonave të ndaluara për shqiptarët, tregon edhe kronologjia e ngjarjeve që gadi për cdo muaj ,madje edhe më shpeshë , po godasin në ndërgjegjen e fjetur shqiptare:


17 Gusht 2009


Në Nerez të Shkupit,  grupi i tifozëve të ekipit Vardar “Komitët” rahën brutalisht banorët shqiptarë të kësaj lagje dhe lanë të lënduar 7 shqiptarë.


8 Prill 2011


Një nxënës 19 vjeçar sot rreth orës 14 e ka humbur jetën, kurse një tjetër, është plagosur më lehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur pas një zënke që shpërtheu sot në oborrin e Shkollës së ndërtimtarisë në Shkup ‘Zdravko Cvetkovski’ që gjendet në Komunën e Karposhit. Jetën e ka humbur Muhamet Jashari,


27 Prill 2011


vetëm në tre muajt e parë te ketij viti kanë ndodhur 14 incidente prej te cileve rasti i fundit ishte fatal per nje te ri meqe ai u vra në oborr të shkollës. Përdorimi i alkoholit drogave mbajtja e armëve në ambientet e shkollës janë arsyet më të shpeshta që jepen për prezencën e dhunës në mesin e nxënësve të shkollave të mesme.


02 Shkurt 2012-


Të rinj maqedonas kanë rrahur të enjten në mbrëmje tre nxënës shqiptarë të një shkolle të mesme në periferi të kryeqytetit Shkup. Nxënësit e vitit të parë të kësaj shkolle ishin duke u kthyer për në shtëpi, tha Drejtori i shkollës së mesme “Zef Lush Marku”, Xhemaludin Idrizi24 Shkurt


29 Shkurt 2012-


Dy të rinj shqiptarë janë ekzekutuar dje pas mesditës nga një polic maqedonas në qytetin e Gostivarit, pas një debati ordiner për parkimin e makinës. Incidenti shënon një tjetër rast të dhunës dhe urrejtjes në rritje kundër komunitetit shqiptar në Maqedoni, për të cilin nuk po ngrihet asnjë zë në mbrojtje, edhe pse janë më shumë se 25 për qind e popullsisë në këtë vend.


7  Mars 2012


Mbi 15 nxënës shqiptarë të fshatrave Çiflik dhe Seta Petkë të Karshiakës janë rrahur mbrëmë brutalisht nga persona të maskuar në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.Nxënësit u sulmuan pas orës 19.30 derisa po udhëtonin me autobusin me numër 58 të linjës Shkup – Seta Petkë. Nxënësit kanë rrëfyer se incidenti ka ndodhur në lagjen Kisella Vodë, kur rreth 20 persona me maska dhe shufra druri dhe hekuri kanë ndaluar autobusin që po transportonte nxënësit shqiptarë dhe i kanë rrahur brutalisht.


1 Tetor 2012


Gjatë kalimit të grupit prej mbi 150 huliganë të cilët vazhdimisht brohorisnin  parulla antishqiptare si “Shqiptarë, shqiptarë, Shqiptarë të vdekur”, dhe “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”. Ata ishin të shoqëruar prej rreth 15 policë. Për një moment disa prej tyre sulmuan dy kalimtarë të rastit, por menjëherë reagoi policia dhe arriti të ndalojë huliganët të cilët vazhdonin edhe më tej të godasin ndaj kalimtarëve.


Ndërkohë, sipas disa informacioneve jozyrtare, grupi prej 100 tifozëve nga Manastiri fillimisht kanë pasur një konflikt me një grup shqiptarësh në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovasja”


5 Tetor 2012


Në përleshjen e maqedonasve dhe shqiptarëve në autobusin e qytetit në Shkup, ku janë përdorur thika, janë lënduar tre persona. Incidenti ka ndodhur në autobusin 22, kur në bulevardin “Aradhat Partizane” në autobus kanë hyrë nxënësit maqedonas dhe kanë nisur të provokojnë nxënësit shqiptarë, informon agjencia e lajmeve INA. Sipas raportit të parë të MPB-së, në këtë incident janë lënduar dy veta, prej të cilëve një vajzë dhe një person tjetër i moshës së mitur.


26 Nëntor 2012


Pasi përfundoi kremtim i 100 vjetorit në sallën “Boris Trajkovski”, ka ndodhur një incident i hidhur, ku në disa makina kanë qenë të vizatuara kryqe të mëdha. Mbase, edhe këtë kremtim bashkëqytetarët maqedonas e kanë konsideruar si provokim, dhe provokimit i janë përgjigjur në këtë mënyrë.


27 Nënetor 2012


Familja e Sadulla Skënderit, në orët e para të ditës së dielë rreth orës tre të mëngjesit ka përjetuar momente pasigurie dhe ankthi, si rezultat i sulmit që ju bë shtëpisë së tyre që ndodhet ndërmjet fshatit Veleshtë dhe Llozhan, nga disa të rinj që flisnin në gjuhën maqedonase.


1 Dhjetor 2012


Rreth 20 tifozë të klubit futbollistik “Gjorçe Petrov” të cilët po ktheheshin me autobus nga një ndeshje futbolli kanë fyer rëndë shqiptarët në stacionin e Bit Pazarit. Ata nga autobusi kanë ofenduar shqiptarët duke i sharë me babë e nënë, flamurin, kombin dhe fenë.


4 Dhjetor 2012


Nje grup huliganesh Maqedonas kesaj radhe kane pikasur dy studente te nacionalitetit Turk ku te cilët i kanë sulmuar dhe rrahur brutalisht dy të rinjtë.


9 Dhjetor 2012


Pas ndeshjes së futbollit midis Tetekstit dhe Shkëndijes, në Gjorce Petrov, maqedonasit djegin flamurin shqiptar dhe rrahin qytetarë të pafajshëm. Disa të rinj shqiptarë janë rrahur brutalisht pas ndeshjes, ndërsa mes tyre ka qënë edhe një vajzë 15-vjecare.

Sipas informacioneve, tifozët maqedonas kanë sulmuar dy të moshuar dhe një vajzë 15 vjeçare, duke i rrahur brutalisht, ndërsa në një moment i kanë kërcënuar edhe me thikë, derisa ata po udhëtonin me një autobus urban.


27 Dhjetor 2012


Në komunën e Çairit është sulmuar djaloshi 13 vjeçar me emrin Blin Shabani nga një grup maqedonasish. Ata i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore , me ç’rast me urgjencë është dërguar në spitalin e Qytetit nga prindërit ku ka qëndruar 48 orë në mbikëqyrje mjekësore për shkak seriozitetit të lëndimeve.


5 Janar 2013  


Katër të rinj shqiptarë të Shkupit janë rrahur brutalisht nga grupe huliganësh maqedonas. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Aerodrom të Shkupit, teksa këta të rinj shqiptarë po shkonin në një qendër të Kryqit të Kuq për të dhënë testin e ndihmës së shpejtë për patent-shofer. Pa ndonjë shkas, një grup maqedonasish i përbërë prej më shumë se 20 vetëve kanë goditur pamëshirshëm të rinjtë shqiptarë me shifra hekuri, duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore. Prindërit e këtyre shqiptarëve shprehen të irrituar nga kjo ngjarje, duke theksuar se shteti nuk po ndërmerr asgjë për t’i ndëshkuar ata që sulmojnë shqiptarët.


6 Janar 2013


Një grup prej afro 20 vetash të nacionalitetit maqedonas ka sulmuar pesë të rinj shqiptarë të moshës deri 16-vjeçare në lagjen “Aerodrom”, në Shkup, të shtunën, duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda trupore Njëri nga të rinjtë shqiptarë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim urgjent në Spitalin e qytetit në Shkup.


27 Shkurt 2013-


Blin Shabani ka qenë i sulmuar nga tre persona maqedonas me maska të cilët e kanë detyruar atë të puthë kryqin. Me që Blini ka refuzuar ta bëjë këtë gjest dhe sulmuesit që kanë folur maqedonisht e kanë prerë atë në fytyrë dhe në ballë.


 


28 Shkurt 2013-


Dhjetëra nxënës shqiptarë të shkollës së mesme ‘Dimitar Vllahov’ janë sulmuar nga persona të panjohur. Sipas fëmijëve, dhunuesit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur me mjete të forta, që nga thikat e sende të tjera të forta. Tre prej nxënësve shqiptarë janë të lënduar rëndë, dhe për momentin, janë çuar për kurim në spitalin e qytetit. Sipas nxënësve dhe familjarëve të tyre, policia ka mbërritur në vendngjarje, me rreth 40 minuta vonesë, pas incidentit.


1 Mars 2013


Rrihen brutalisht dhjetra nxënës dhe të rinjë shqiptarë nga egërsirrat maqedonase.


4 Mars 2013


Ne shkollën e mesme “Dimitar Vllahov” në Shkup, një vajzë shqiptare është e sulmuar nga njerëz te maskuar. Ata e kanë goditur me thikë dhe e kanë lënë të shtrirë përtoke.

Arlinda Bajrami është në gjendje kritike shëndetësore.


11 Prill 2013


Rrihen me të madhe nxënësit shqiptar në Shkup.Huliganët maqedonas që kanë festuar lirimin e kriminileti Johan Tarculovski nga Gjykata e Hagës kanë sulmuar nxënësit shqiptarë të cilët presin autobusin urban të Stacioni i trenit në Shkup.


12 Prill 2013


Kanë vazhduar sulmet e huliganëve maqedonas ndaj të rinjve shqiptarë. Kësaj radhe viktimë një 17 vjeçar, i cili duke u kthyer nga stërvitjet është ndaluar nga një grup prej 20 vetash dhe është sulmuar fizikisht.


21 Maj 2013


Se rrahjet vazhdojnë, por ato fshihen, dëshmon edhe rasti i së martës (21 maj 2013) kur në orët e mbrëmjes, në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, nga një grup huliganësh maqedonas, u rrah dhe u lëndua rëndë një i ri nga fshati Krushopek i Shkupit, e për të cilin rast nuk informuam mediat dhe kaloi në heshtje.


10 Korrik 2013


Dy të rinj shqiptarë nga lagjja Saraj e Shkupit janë rrahur brutalisht nga një grup huliganësh në autobusin me numër 5, në lagjen Aerodrom. Sipas të dhënave 19 vjeçarët shqiptarë janë sulmuar nga 4 persona të armatosur me shkopinj bejsbolli dhe sende të tjera të forta. Sipas policisë, sulmi ka ndodhur pa ndonjë arsye, ndërsa autorët akoma nuk dihen.


26 Korrik 2013


Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)  nuk ka dalur me detaje lidhur me identifikimin dhe zbardhjen e rrahjes brutale të të riut shqiptar Isuf Islami, 18 vjeç nga Dizhoni i Shkupit. Rrahja brutale të riut shqiptar nga një grup i organizuar huliganësh maqedonas ndodhi në lagjen Lisiçe të Shkup, ku Islami kishte pësuar thyerje të nofullës së poshtme, kockës ballore, dëmtimi i unazave të qafes dhe ashtit kurrizor.


Vazhdon…!


 





Zona e ndaluar

Serbët vazhdojnë bllokadën në Rudarë. Paralajmërojnë bllokime tjera



Magjistralja Mitrovicë – Leposaviq vazhdon të jetë e bllokuar edhe të mërkurën nga serbët lokalë në Rudarë, ndërkohë që ata kanë paralajmëruar bllokimin edhe të rrugëve tjera në veriun e Kosovës.


Shkak i fillimit të protestave të serbëve dhe bllokimit të rrugës në Rudarë, ka qenë arrestimi nga policia e EULEX-it, i dy personave, Sllobodan Repiq dhe Zharko Veselinoviq.


Protestuesit kanë theksuar se nuk do ta ndërpresin protestën derisa të akuzuarve nuk ju mundësohet të mbrohen në liri.


Zyrtarët e Policisë së Kosovës i kanë njoftuar se situata e sigurisë së përgjithshme që nga arrestimi i dy personave dhe bllokimi i rrugës në Rudarë nga serbët lokalë, nuk ka ndryshuar.


Zëdhënësi i kësaj policie për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se prezenca fizike e serbëve lokalë në pikën ku është bllokuar rruga është duke vazhduar, por nuk ka pasur ndonjë incident tjetër.


“Magjistralja Mitrovicë – Zveçan është e bllokuar në të dyja drejtimet e qarkullimit, ndërsa nuk ka zhvillime tjera ose reagime të tjera sa i përket aspektit të sigurisë. Sot, gjatë ditës, pritet që të arrestuarit të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe do të shohim zhvillimet e mëtutjeshme”, ka thënë Hoti.


Të hënën në Rudarë, pjesëtarët e misionit EULEX dhe të Policisë së Kosovës e kanë arrestuar Sllobodan Repiqin, lidhur me plagosjen e një serbi që punonte në Zyrën e Qeverisë së Kosovës në Mitrovicë, në dhjetor të vitit 2012, si dhe Zharko Veselinoviqin, për shkak të armëmbajtjes pa leje.


Ndaj arrestimit të dy serbëve kanë reaguar edhe liderët e serbëve të veriut.


Ata pretendojnë se ekziston një listë me disa mijëra serbë, të cilët EULEX-i i ndjek për t’i arrestuar.


Njëri prej liderëve serb, Dreagisha Milloviq ka theksuar se arrestimet e serbeve janë shpeshtuar kohët e fundit dhe kjo po e nxitë reagimin e qytetarëve.


“Kjo e ka nxitur reagimin e qytetarëve dhe ata e kanë bllokuar magjistralen. Shtrohet pyetja se kush do të arrestohet ende? Le ta publikojnë listën për 3 mijë serbë”, ka thënë Milloviq.


Në anën tjetër, zyrtarët e EULEX-it janë cituar nga mediet serbe të kenë thënë se

“fletë-arrestet sekrete nuk ekzistojnë dhe se nuk ka bazë ligjore për një gjë të tillë”.


Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Hoti, ka theksuar se nuk ka parashenja se situata në veri të vendit, mund të përshkallëzohet në atë masë që do të mund ta rrezikonte sigurinë e përgjithshme, pavarësisht sinjaleve të këqija që kanë dërguar dy sulmet mbi automjetet e EULEX-it në veri të Kosovës.


“Kjo mjafton të jetë si një shenjë, e cila mund të ndikojë kryesisht te sulmet individuale ose te veprimet tjera kriminale, të cilat mund të sjellin pasiguri ose jo stabilitet. Mirëpo, nuk ka indikacione ose nuk ka sinjale të përgjithshme se mund të ketë ndonjë përshkallëzim të përgjithshëm të situatës së sigurisë. Ne kemi grupe të njerëzve, përkrahës të këtyre individëve (të arrestuarve), të cilët kryesisht kërkojnë lirimin e tyre, por çështja e ligjit është ligj në vete dhe ajo duhet patjetër të zbatohet”.


Ndryshe, që nga dita e hënë kur është bllokuar rruga në Rudarë, qarkullimi i automjeteve të misionit EULEX është ndërprerë.





Serbët vazhdojnë bllokadën në Rudarë. Paralajmërojnë bllokime tjera

Tuesday 30 July 2013

Tito e donte Shqipërinë republikë jugosllave



image

 


Në një kohë kur vendimet e Gjykatës së Hagës për lirimin e disa të akuzuarve për krime lufte në ish-Jugosllavi i kanë trazuar jo pak ujërat, madje kanë hedhur edhe hije mbi punën e Tribunalit, historiani James Pettifer ka nxjerrë një vepër studimore, analitike mbi UÇK-në. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës – Nga një luftë e fshehtë në një kryengritje të Ballkanit 1948-2001?, kështu titullohet vepra më e fundit e historianit të specializuar për çështjet e rajonit të Ballkanit, profesor pranë Universitetit të Oksfordit. Një libër voluminoz, i botuar nga shtëpia botuese “Onufri” dhe sjellë në shqip nga Afërdita Cesula. Përmes këtij libri, transmeton ‘Panorama’, Pettifer tenton të hedhë dritë mbi historinë e krijimit të UÇK-së, qysh me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore.


 


Edhe pse flitet shumë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për aktivitetin e saj në vitet ’90, për heronjtë e saj, për akuzat e Gjykatës së Hagës, arrestimet dhe lirimet, pak njihen rrënjët e saj. Dhe Pettifer tenton ta mbushë këtë boshllëk përmes një studimi dhe analize të kujdesshme që shtrihet gjatë në kohë. Ai është i vetëdijshëm se vepra e tij nuk është shteruese dhe se shumë mund të mendojnë se ky nuk ishte momenti i duhur për të shkruar këtë libër, e megjithatë ai i mëshon shumë faktorit kujtesë.


 


“Ka boshllëqe të dukshme në burimet e shkruara, të cilat nuk do të mbushen derisa të hapen arkivat në Beograd, Uashington, Romë, Moskë dhe gjetkë, gjë që ka të ngjarë se do të duhen vite të ndodhë (në mos asnjëherë në disa raste), por ka edhe një element të gjykimit politik dhe ideologjik të përfshirë në këtë pikëpamje. Në shumicën e rasteve, ata që debatojnë në favor të vonesës në shkrimin e historisë, në Kosovë dhe Serbi, janë ata që nuk morën pjesë në konflikt dhe në disa raste kanë interesa politikë bashkëkohorë, që përfitojnë nga fshirja e luftës nga kujtesa popullore”, shkruan historiani që në hyrje të librit të tij.


 


Në studimin e tij, ku përpiqet të ruajë një linjë kronologjike, Pettifer nuk mund të lërë mënjanë edhe rolin e Shqipërisë në mbështetjen ose jo të kryengritjes së armatosur dhe pavarësimit të Kosovës. Ai na kthen pas në kohë, në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, kur Titoja kishte si synim ta kthente Shqipërinë në një republikë të shtatë jugosllave. Si reagoi Tirana zyrtare, Enver Hoxha e Mehmet Shehu kundrejt këtij synimi dhe kryengritjeve në Kosovë. a.m.


 


Fati i pasluftës i Kosovës do të lidhej ngushtësisht me atë të Shqipërisë dhe mund të mishëronte ëndrrën e gjatë për bashkim kombëtar. Shqiptarët ishin ndarë në katër vende të ndryshme, si pasojë e konferencave diplomatike të periudhës së Luftës së Parë Botërore. Me vazhdimin e luftës, rezistenca në Shqipëri dhe Kosovë ndaj sundimit të okupacionit u rrit. Sulmet e para të rëndësishme të drejtuara nga partizanët u zhvilluan në vitin 1942 dhe u shtuan në pranverën e vitit pasues. Në Kosovën e para vitit 1939 nuk pati asnjëherë mbështetje të fortë të komunizmit, përveçse mes minatorëve të Mitrovicës dhe, si rezultat, lëvizja partizane u zhvillua ngadalë, në ndryshim nga Mali i Zi dhe Bosnja, ku Titoja ruajti forcat e tij pas dështimeve të vitit 1942.


 


Meqenëse qeverisja kishte qenë gjithnjë e jashtme në Kosovë, rënia e pushtetit të jashtëm do të thoshte se në Kosovë nuk kishte asnjë lloj qeverisjeje. Simptoma e parë kryesore e kësaj pasoi dobësimin dhe kapitullimin e Italisë. Lëvizja shqiptare kundër forcave të Boshtit ishte e dobët në Shqipërinë Veriore, por pas largimit të italianëve qe në gjendje të rimerrte fuqi dhe të zgjerohej gradualisht në drejtim të veriut, drejt Kosovës.


 


Në gusht të vitit 1943, në fshatin e Mukjes, pranë Tiranës, ishte bërë një përpjekje për të bashkuar organizatat e ndryshme të rezistencës shqiptare, ku Balli Kombëtar nacionalist dhe komunistët e Enver Hoxhës u takuan, në përpjekje për të formuar një front të bashkuar për të luftuar pushtuesin. Komunistët kishin deklaruar tashmë se i kishin mposhtur ballistët në fushën ushtarake dhe e shikonin Ushtrinë Popullore çlirimtare si një forcë shumë superiore kundër Boshtit, sesa çetat e ballistëve. Baza për këto lloj pretendimesh ishte e mjegullt në atë kohë, por fitoi më shumë përmbajtje pas rritjes shpërthyese të numrit të partizanëve në dimrin e viteve 1943-1944.


 


***


 


Në sfond qëndronte hija e një lufte tjetër të kohëve të fundit, e cila kishte lënë pas plagë të gjakosura në demokracinë europiane.


 


Disa nga komandantët e njësive partizane si në Jugosllavi, edhe në Shqipëri kishin luftuar në Spanjë, në periudhën ndërmjet viteve 1936 dhe 1938, në Brigadat Ndërkombëtare, përfshi edhe alteregon e Enver Hoxhës dhe majorin partizan, Mehmet Shehu. Eksperienca në Spanjë i kishte ashpërsuar të gjithë ata që kishin marrë pjesë në konflikt dhe kishin mbijetuar, veçanërisht Mehmet Shehun, por gjithashtu u kishte krijuar atyre vendosmërinë e madhe për të mos përsëritur gabimet e qeverisë spanjolle të Frontit Popullor përmes përçarjes dhe ndarjeve në anën republikane të forcave të armatosura.


 


Trashëgimia kryesore nga Spanja ishte përkushtimi ndaj ortodoksisë së rreptë në kontrollin politik të ushtrive partizane shqiptare dhe jugosllave, ku komisarët e plotfuqishëm politikë merreshin me çfarëdo shenje kundërshtimi. Kjo solli si rezultat rendimente të ndryshme të brendshme, por nga ana tjetër e vështirësoi shumë bashkëpunimin e ushtrisë me jokomunistët, të cilët kishin një këndvështrim të ndryshëm ideologjik dhe kësisoj u zhvillua një atmosferë e drejtësisë sektare. Në Shqipëri, ky fakt, ndër të tjera, shtroi bazat për dështimin e marrëveshjes së Mukjes, të gushtit të vitit 1943, për bashkimin e rezistencës komuniste me atë nacionaliste; gjithashtu ishte formuar Partia Komuniste Shqiptare me ndihmën jugosllave dhe në lidershipin e saj kishte jugosllavë të shquar, si Dushan Mugosha.


 







Tito e donte Shqipërinë republikë jugosllave

Fëmija i dytë i Midelton



Nuk kanë kaluar veçse pak ditë dhe bookmakers-it anglez kanë hedhur në tavolinë e bastet për një tjetër fëmijë.


Sipas bastexhinjve anglez, shtatzënia e dytë e çiftit princëror pritet që të shpallet që në vitin 2014, me koeficient 1.50, ndërsa shkon deri ne 3.50 për vitin 2015.


Përveç vitit, bastet kanë filluar edhe për emrin, që nëse do të jetë mashkull do të quhet Henry, dhe nëse do te jetë femër, ato lëkunden ndërmjet Alexandra, Charlotte, Elizabeth, ose Victoria.





Fëmija i dytë i Midelton

Ledina Çelo, kjo mami seksi!



image

 


Ia del gjithmonë të na lërë pa fjalë. Edhe atëherë kur s’ka diçka të re për të prezantuar, është e vështirë ta anashkalosh një personazh si ajo.


 


Mjafton t’i hedhësh një sy galerisë së fotove, për të kuptuar që femra të tilla s’duhen lënë larg vëmendjes së medias. E realizuar në karrierë e familje, me një dukje gjithmonë perfekte. Kjo është Ledina Çelo, këngëtarja e famshme e skenës shqiptare, e cila do t’i bashkëngjitet sot faqeve të “Summer Pages” me fotot e pushimeve të sivjetshme, që ashtu si paraardhëset po i kalon krah të birit, Erlis dhe bashkëshortit Naim.


 


Siç shihet qartë edhe në imazhet e sjella, Ledina reflekton lumturi dhe paqe në çdo pozë, duke përçuar kështu energji pozitive tek të gjithë ata që i shohin këto foto. Ajo që vihet re, përveç familjes së lumtur e përkushtimit të madh që ka këngëtarja ndaj të birit, është edhe trupi i saj, të cilin, për hir të së vërtetës do ta ëndërronin edhe vajzat e reja të skenës.


 


Po për këtë Ledina meritat ua lë geneve. Në intervistën e një viti më parë, ajo i është përgjigjur kështu pyetjes që i kemi bërë: “Tani që u bëra dhe mami, mendoj se fizikun e kam më tepër trashëgimi genetike. Gjithsesi jam shumë e kujdesshme në të ushqyer. Kam vite që i kam eliminuar brumërat, po ashtu dhe ëmbëlsirat. Preferoj shumë produktet bio dhe sporti ka qenë kulturë në familjen time”.


 


Ledina Çelo vazhdon të mbetet edhe sot, një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, kërshëria për të cilën qëndron gjithmonë e ndezur.







Ledina Çelo, kjo mami seksi!

Tottenhami refuzon 100 milionë euro për Gareth Balet



bale1 510x248 Tottenhami refuzon 100 milionë euro për Gareth Balet


 


Drejtuesit e Tottenhamit duket se janë çmendur. Sipas BBC, presidenti i klubit londinez, Daniel Levy ka refuzuar ofertën e fundit të Real Madridit prej 98,5 milionë euro.

Futbollisti uellsian nuk ka qenë pjesë e Spurs në miqësoret e fundit, për shkak të një dëmtimi, por spekulohet se ai ëndërron të transferohet tek ‘Los Blancos’, prandaj edhe nuk luan me Hotspur në ndeshjet përgatitore. Bale mund të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke u transferuar në Santiago Bernabeu për 110 milionë euro.

Mesfushori ka pasur një takim me presidentin e Totenham Levy, për ti kërkuar zyrtarisht largimin drejt Real Madrid por gjërat duket se akoma nuk kanë marr një përgjigjie pozitive.

Në Angli dhe Spanjë janë të bindur që transferimi herët apo vonë do të kryhet, pasi në mendjen e 24- vjeëarit është vetëm Real Madrid. Ky fakt përforcohet akoma më shumë pasi Bale ka munguar në të gjitha eventet promocionale të klubit, teksa spanjollët e presin t’i bashkohet atyre në Los Angelos, ku gjenden të grumbulluar.

Transferimi i Gareth Balet ka marrë përmasa familjare pasi nëna dhe babai i uellsianit janë parë duke hyrë në një takim me drejtorin e Tottenhamit Daniel Levy. Familja e Bejl mbërriti në qendrën stërvitore ku ka folur me presidentin për të ardhmen e djalit të tyre.

Ylli i londinezve po merr çdo ditë oferta të reja nga madrilenët ndërsa në rast dështimi, galaktikët kanë gati një ofertë për Pastore që ka qenë stërvitur nga Ançeloti sezonin e kaluar. Me ardhjen e tij I sakrifikuari sërish me shumë mundësi do të jetë portugezi Di Maria që duket se nuk pëlqehet shumë nga italiani.





Tottenhami refuzon 100 milionë euro për Gareth Balet

Korabi dhe Genta, nje muaj i “nxehte” i mjaltit ne Turqi…



image

 







Korabi dhe Genta, nje muaj i “nxehte” i mjaltit ne Turqi…

Champions, Skënderbeu mundet 3-0 në Kazakistan



skenderbeu Champions, Skënderbeu mundet 3 0 në Kazakistan


 


Skuadra Kampione e Shqipërisë, Skënderbeu ka pësuar humbje të thellë 3:0 në Kazakistan nga ekipi Shakhter Karagandy.

Korçarët u mundën në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Skuadra shqiptare ishte e pafuqishme përballë kazakëve, të cilët siguruan pjesëmarrjen në fazën finale kualifikuese, para fazës së grupeve të këtij kompeticioni.

Golat për skuadrën vendëse i kanë shënuar Aldin Dzidic (8’), Roman Murtazayev (79’) e Sergey Khizhnichenko (90’).

15 minutëshi i fundit ka qenë fatal për Skënderbeun, pasi mori dy gola, të cilët mund t’i kushtojnë me kualifikim.

Ekipi shqiptar, i cili bëri mrekulli deri në këtë fazë, do ta kërkojë kualifikimin deri në minutat e fundit, në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet në Shqipëri pas një jave.





Champions, Skënderbeu mundet 3-0 në Kazakistan

Ja çfarë ndodh në internet çdo 60 sekonda



image

 


Të gjithë e dimë se në internet gjërat mund të rrjedhin me shpejtësinë e dritës. Brenda vetëm një minute, mund të lexoni “cicërima” dhe të shkruani disa të tilla, si dhe të shikoni disa fotografi në “Facebook”.


 


“QMEE” ka përpiluar një listë me statistika që t’ua bëjë të qartë se çfarë ndodh online çdo minutë më 2013.


 


Në “Facebook”, çdo sekondë bëhen 41 mijë shkrime dhe jepen 1.8 milion “pëlqime”. Në “YouTube”, çdo minutë publikohen video me kohëzgjatje të përgjithshme prej 72 orë. Në “Google”, çdo 60 sekonda bëhen 2 milionë kërkime. Në “Twitter”, çdo minutë bëhen 278.000 “cicërima”. Në “Instagram”, çdo sekondë publikohen 3.600 fotografi.


 


Çdo 60 sekonda, në botë dërgohen 204 milionë e-maila, krijohen 571 ueb-sajta, publikohen 20.000 fotografi në “Tumblr”, publikohen 347 artikuj në “Wordpress” dhe shkarkohen 15 mijë këngë nga “iTunes”.







Ja çfarë ndodh në internet çdo 60 sekonda

Lionel Messi, foto intime me një balerinë, tronditet martesa



mesi balerin 300x227 Lionel Messi, foto intime me një balerinë, tronditet martesa


 


Revista argjentinase “Pronto” publikoi një foto që pretendohet se komprometon futbollistin, Lionel Messi.

Në faqen e pare të revistës, shfaqet futbollisti në momente intime me një balerinë në Las Vegas.

Fotoja e shpërndarë nga kjo revistë mund të vërë në rrezik martesën e futbollistit, komentojnë mediat vendase.

Sipas kësaj reviste, Leo dhe Antonella, mamaja e djalit të tij, Thiago po pësojnë një krizë. Fotoja është bërë në një festë në Las Vegas, e organizuar nga Ronaldo.





Lionel Messi, foto intime me një balerinë, tronditet martesa

Jennifer Aniston mbetet elektrizuese



aniston1 Jennifer Aniston mbetet elektrizuese


 


Aktorja e hollivudit Jennifer Aniston mbetet një personazh elektrizues ndërsa shfaqet në publik. Së fundi ajo ishte në krah të partnerit të saj Justin Theroux. Ish aktorja e serialit të famshëm “Friends” mbante veshur një fustan të gjatë ngjyrë të kuqe ndërsa mori pjesë në promovimin e komedisë “We’re The Millers”. Jennifer hodhi poshtë lajmet e medias se ajo ka vendosur që të shtyjë dasmën. /The Sun/





Jennifer Aniston mbetet elektrizuese

Bukuroshja Floriana Garo në kopertinën e “Shije”



floriana Bukuroshja Floriana Garo në kopertinën e “Shije”


 


Është cilësuar tanimë si një ndër femrat me provokuese dhe seksi në botën e shoubizit shqiptar. Bëhet fjalë për Floriana Garon, prezantuesen e njohur të motit në televizionin ABC Neës dhe njëkohësisht prezantuese e emisionit “Jo Vetëm Modë” në televizionin Klan. Së fundi ajo është bërë pjesë e kopertinës së revistës “Shije” e veshur në bikini.





Bukuroshja Floriana Garo në kopertinën e “Shije”

Ban Ki Moon: Zbatimi i marrëveshjes në veri mbetet sfida kryesore


Në raportin e tij më të fundit mbi zhvillimet tremujore në Kosovë, raport që ju dha televizionit publik nga burime në New York, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon, i vlerëson hapat pozitivë të ndërmarr nga Prishtina dhe Beogradi që çuan ‘në marrëveshjet historike dhe në një progres fundamental drejt normalizimit të marrëdhënieve.’

Siq raporton televizioni publik, ai përgëzon udhëheqjet politike në Prishtinë dhe Beograd që treguan siç thotë ‘angazhim serioz dhe të palëkundur gjatë dialogut.’

“Zbatimi i marrëveshjeve midis Beogradit dhe Prishtinës në veri të Kosovës mbetet një sfidë kryesore,” shkruan Sekretari Ban për të shtuar se ‘në këtë drejtim angazhimi i Beogradit me serbët e Kosovës mbetet i rëndësishëm.’

Ai thotë se këto përpjekje ‘duhet të plotësohet me shtrirje të dorës nga ana Prishtinës duke i ofruar siguri popullsisë lokale.’ Në mënyrë që të shmangen tensionet dhe arrihet sukses, Ban thotë se është e rëndësishme që ‘edhe serbët lokalë të Kosovës ta shohin veten si palë e interesuar në proces.’

“Trashëgimitë e pazgjidhura të konfliktit, përfshirë edhe rastet e pazgjidhura të personave të zhdukur si dhe sjellja para drejtësisë e të gjithë atyre që janë përgjegjës për krime të luftës dhe vepra të tjera penale, duhet të mbeten prioritete kyçe,’ thuhet në raportin mbi Kosovën të Sekretarin Ban ki Moon që përfshin një peridhë të zhvillimeve prej 23 prillit deri më 15 korrik.

Raporti do të shqyrtohet në një seancë të veçantë të Këshillit të Sigurimit më 29 gusht nën kryesimin e Argjentinës, takim ku pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq.




Ban Ki Moon: Zbatimi i marrëveshjes në veri mbetet sfida kryesore

Pse t’mësojmë?



image

Mensur KRASNIQI


Ndonjëherë të ndodhë që po sa e merr librin në dorë për të mësuar, mund edhe t’ia parashtrosh pyetjen vetes se “a thua vallë pse kam nevojë të mësomjë e studiojmë?!” Kjo, është një pyetje provokative nëse shihet nga një këndvështrim, ndoshta edhe e palogjikshme, por jo edhe e pakuptimtë. Sepse, pa dyshim se mësimi dhe studimi janë themeltare për çdo person që synon një mirëqenie qoftë intelektuale apo sociale, mund të thuhet se është pasuria më e madhe në botë për çdo njeri.


 


Se sa është e rëndësishme të mësosh dhe studiosh dëshmon fakti që në librin e shenjtë të fesë më të dashur të Krijuesit, pra të asaj islame, “Kuranin”, nuk hasim ndonjë fjalë tjetër në hyrje të po këtij libri, përpos fjalës “Ikra” (që në shqip domethënë: mëso, studijo). Nuk kam se si ti përshkruaj ndryshe dobitë nga leximi dhe mësimi, por në mënyrë që të mos keqkuptohemi në vazhdimësi të tekstit pasi që do të tingëllojë trishtuese dhe kontroverse nëse ju drejtohem me këshilla të llojit “mos mëso, mos studijo”, meqë mundesh edhe pa to, do t’ju jap disa shembuj në vijim.


 


Kështu mundën, pra të ecin në karierën e tyre shumë njerëz në shumë fusha si: administrator, profesorë, drejtorë e biznismena, më lehtë se këto edhe politikanët. Në çdo shoqëri civilizuese bashkëkohore të shteteve perëndimore mjeti i pathyer dhe premtues për realizimin e ambicieve të njeriut është arsimimi, mirëpo këtu tek ne punët qëndrojnë ndryshe.


 


Po edhe nëse nuk do e zbuloj këtë “ndryshen” pa dyshim që tashmë opinioni i gjërë është i vetëdijshëm se libreza partiake është çelësi i dyerve të “çelikta”, dyer që vështirë depërtohen pa etiketimin e autoritetit personal në baza partiake. Mirë, atëherë do të shkoj të anëtarësohem në strukturat e ndonjërës nga subjektet politike, dhe çfarë do arrij me këtë?! Por, ama edhe kjo nuk mjafton, tani duhet të kaloj në fazën e dytë në të cilën duhet përmbushur disa kushte tjera në mënyrë që të shpërblehesh me ndonjë punësim eventual.


 


Dhe cilat janë ato kushte që duhet ti plotësosh?! Autoriteti juaj dhe i familjes sate duhet nënshtruar “autoritetit” të personave me nivel minimal arsimor, por që fatkeqësisht aktualisht janë në pozita përgjegjëse dhe vendosëse tëi sukseseve tona. Ka edhe prej atyre të shkolluar dhe që detyrohen të ngjiten shtizave për të vendosur pllakat e liderëve partiak, ose të vendosin flamujt e partive, si dhe të brohorasin emrat e funksionarëve politikë, meqë prej tyre krejt në fund varet punësimi apo shpërblimi.


 


Andaj, mendimi im është që në asnjë mënyrë të mos mashtrohet rinia jonë me këto praktika të zymta duke lakmuar arritjen e posteve të larta pa bazë arsimore. Sepse kjo rini duhet të krijojë një koncept të ri të qeverisjes së shoqërisë, koncept i cili do të jetë i ndërtuar mbi baza të kuadrove të shëndosha arsimore dhe morale. Si asnjëherë më parë ndjehet mungesa e përfaqësimit institucional nga personat kompetent, si asnjëherë më parë mungon niveli i respektit për shoqërinë e arsimuar, si asnjëherë më parë na ka kapluar errësira dhe ne sërish jemi të njëjtit, pa vullnet dhe dëshirë për një të ardhme më të mirë. Kujtoni o popull, kujtoni që edhe ju do jeni përgjegjës para Zotit, përgjegjës për gabimet dhe amoralitetin e pushtetarëve tanë, meqë ata ulen në kolltuqet e tyre ngase ne ua kemi besuar mandatin me kokrën tonë.







Pse t’mësojmë?

Behgjet Pacolli: Mos luani me EULEX-in


Behgjet Pacolli, Zëvendëskryeministri i Parë, ka thënë se Qeveria dhe as Kuvendi nuk duhet të luajnë me mandatin e EULEX’it, përderisa ky mision ka autorizim nga shteti i Kosovës të qëndrojë në Prishtinë deri në vitin 2014.

“Ne jemi shtet serioz dhe ne i kemi dhënë EULEX’it mandat deri në vitin 2014. Kjo është konfirmuar edhe në Parlament. Ne nuk mund të nxjerr sot një vendim e nesër një tjetër”, ka thënë Pacolli.


Ditë më parë në Kuvendin e Kosovës është organizuar debat për mandatin e EULEX’it dhe është paralajmëruar një skenar për t’ia përfunduar mandatin këtij misioni.


Megjithëkëtë, këto paralajmërime, Zëvendëskryeministri i Parë i sheh të panevojshme.


“Ka qenë i ngutur debati për mandatin e EULEX’it. Këto veprime të institucioneve tona nuk janë serioze”, ka thënë Pacolli.




Behgjet Pacolli: Mos luani me EULEX-in

Kur Tuna performon 'zogun' nxehen gjakrat dhe plas sherri



image

 


Tuna Sejdiu ka performuar mbrëmjen e së dielës në diskotekën “Sugarfree” në Kamenicë, por fillimi s’ka qenë i mbarë.


 


E mbushur plot me adhurues të muzikës së saj në fillim të performancës së Tunës ka ndodhur një incident mes dy grupeve të djemve që e ka ndërprerë për pak minuta interpretimin e Tunës.


 


Pas ndërhyrjes së sigurimit, koncerti ka vijuar me një porosi të Tunës: “Nuk i lejojmë individë të caktuar të na e prishin ndenjën’, transmeton kosova.







Kur Tuna performon 'zogun' nxehen gjakrat dhe plas sherri

Monday 29 July 2013

Januzaj shënon golin e parë për United

adnan


Mesfushori sensacional shqiptar, Adnan Janzuaj, e ka realizuar golin e tij të parë për ekipin e parë të Manchester Unitedit në ndeshjen miqësore ndaj Kitchees.


United që po qëndron në Azi për turneun parasezonal, ku e ka zhvilluar ndeshjen miqësore ndaj ekipit nga Hong Kongu, Kitchees, të cilën edhe e fitoi me rezultat 5-2.


Pas pjesës së parë epërsia në këtë takim ishte me rezultat 3-0 për Djajtë, me golat e Danny Welbeck, Chris Smalling dhe Rafael.


Me të filluar pjesa e dytë, Januzaj, Buttner dhe Evra u inkuadruan në lojë. Pas një depërtimi të bukur nga krahu të Buttner, ishte Adnani ai që e përcolli mirë aksionin dhe kërceu lart për të goditur me kokë dhe për të realzuar golin e tij të parë në fanellën e ekipit parë të Manchester United.


Ishte ky goli për rezultatin 4-0, që në masë të madhe edhe ia siguroi fitoren Unitedit në këtë takim përkundër pranimit të golave tjerë.


Andan Januzaj është thënë se po kërkohet nga Juventusi, por David Moyes sipas të gjitha gjasave do ta mbajë këtë super talent, i cili pos pasimeve të sakta dhe vertikalizimeve fenomenale, ka edhe instinktin e një golashënuesi.



Januzaj shënon golin e parë për United

Sunday 28 July 2013

Kosovë, vdes viktima e shtatë nga ethet hemorragjike



ethettt 300x240 Kosovë, vdes viktima e shtatë nga ethet hemorragjike


 


Një tjetër person ka vdekur në Kosovë nga ethet hemorragjike. Viktima, 34- vjeçar, nga fshati Astrazub i Malishevës, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Klinikën Infektive.

Në këtë klinikë vazhdojnë të jetë të shtruar edhe dy persona të tjerë të konfirmuar me virusin e etheve hemorragjike, kurse janë pranuar edhe tri raste të tjera të dyshimta.

Lajmin e ka konfirmuar infektologu Salih Ahmeti.

Ahmeti, ka potencuar se i ndjeri në Klinikën e Infektives ishte sjellë të dielën e kaluar dhe se është bërë gjithçka e mundur për t’ia shpëtuar jetën, por infektimi nga pickimi i rriqrave ka qenë i shkallës së pashëruar.

“Të shtrirë në të njëjtën klinikë janë edhe 6 persona të tjerë, derisa tek 2 prej tyre është konfirmuar prania e virusit në gjak”, tha ai.

Gjatë këtij viti nga ethet hemorragjike në Kosovë kanë vdekur 7 persona.





Kosovë, vdes viktima e shtatë nga ethet hemorragjike

Nuk njeh Kosovën si shtet, Ukraina pengon edhe Kukësin



image

 


Një risi në këtë tur të tretë të Ligës së Europës dhe një punë shtesë administrative, por edhe financiare, është edhe pajisja e lojtarëve dhe stafit teknik të Kukësit me viza ukrainase. Ky shtet, që e fitoi pavarësinë pas shkatërrimit të ish-Bashkimit Sovjetik, aplikon viza për shumicën e shtetasve të huaj me çmime shumë të larta. Pajisja me vizë në një kohë të shkurtër kushton 170 dollarë, ndërsa në kohë normale (dy javë pas aplikimit) është 80 dollarë.


 


Për Kukësin nuk ka shumë kohë, ndaj tarifa e marrjes së vizës për një person do të jetë 170 dollarë. Tashmë dosja për të gjithë lojtarët është plotësuar dhe dokumentacioni do të dërgohet të hënën në përfaqësinë diplomatike të Ukrainës.


 


Një problem tjetër është se Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, kështu që edhe pasaportat e kësaj të fundit nuk njihen. Prandaj, problem do të jetë pajisja me vizë e mesfushorit kosovar Ylli Hoxha. Ndërkohë, mësohet se klubi ka kërkuar ndihmën e UEFA-s, por përgjigja e saj ka qenë se organizmi europian i futbollit nuk ndërhyn në ligjet që aplikojnë shtetet e veçanta. Megjithatë, pritet që në ambasadën ukrainase të këmbëngulet dhe të sillen argumente për domosdoshmërinë e lëshimit të vizës për Hoxhën.


 


Edhe për në Bosnjë- Hercegovinë, kosovarët Hoxha e Musolli u pajisën me vizë boshnjake në Shkup, duke qenë se Bosnja dhe Ukraina nuk kanë përfaqësi diplomatike në Shqipëri për të lëshuar viza. Prandaj duket e vështirë që mesfushori të pajiset me vizë. Ky do të jetë një problem shumë i madh për skuadrën. Hoxha është një prej futbollistëve më të mirë të Kukësit, ndërsa në ndeshjen e parë në Tiranë ndaj Sarajevos shënoi golin e parë.


 


Organizimi Kukësi nuk përgatitet vetëm në fushën e stërvitjes, por edhe nga ana organizative për një ndeshje të këtij rangu. Administrata e klubit po bën gati të gjithë dokumentacionin përkatës për në UEFA, ndërkohë që po ndiqen dhe të gjitha kriteret që duhen për ndeshjen. Tashmë Kukësi ka përvojë në organizimin e këtyre takimeve dhe me kalimin e tureve edhe përgatitjet duhen më cilësore.


 


Do të jetë sërish stadiumi “Qemal Stafa”, ku do të zhvillohet sfida. Klubi, edhe pse i paguan një shifër prej katër milionë lekësh të vjetër stadiumit, shumë prej punëve i realizon vetë duke shpenzuar edhe shuma të tjera për të minimizuar mangësitë e mëdha që ka impianti. Pritet që të enjten përballjen ndaj Metalurg Donetskut ta ndjekë një numër shumë i madh tifozësh të Kukësit, të cilët kanë shprehur mbështetjen maksimale për ekipin e zemrës. Ata ishin të shumtë në numër edhe në dy ndeshjet e para, ndaj Flora Talin dhe Sarajevos.







Nuk njeh Kosovën si shtet, Ukraina pengon edhe Kukësin

Xhemi Shehu e ëmbël buzë detit



xhemi Xhemi Shehu e ëmbël buzë detit


 


Moderatorja e njohur e “Top Channel”, Xhemi Shehu, këtë verë nuk po shfaqet në ekran si moderatore e “Summer Fest”, një aventurë që e provoi verën e kaluar nëpër Shqipëri me partner Florian Binaj. E perjavshmja Panorama Plus thote se Xhemi ka nisur pushimet me familjen e saj, ndërsa ka bërë këtë foto ku shfaqet shumë në formë dhe mjaft elegante.





Xhemi Shehu e ëmbël buzë detit

Bojkotimi, praktikë jo e mirë për demokracinë


Praktika e bojkotimit të seancave plenare të Kuvendit nga deputetët e opozitës, por në disa raste edhe të pozitës, vazhdon ta përcjell punën e organit me të lartë ligjvënës në Kosovë.

Deputetë të pozitës dhe opozitës thonë se pavarësisht se bojkotimi i seancës plenare është mjet që përdorët edhe në vendet tjera, kjo nuk do të duhej të praktikohej shpesh dhe do të duhej të ishte mjeti i fundit që deputetët e përdorin.

Përfaqësues nga shoqëria civile e shohin këtë praktikë si shqetësuese në ndërtimin e demokracisë parlamentare në Kosovë, andaj, sipas tyre, qytetari do duhej t’i ndëshkonte ata që përdorin bojkotimin dhe jo “luftën” e argumenteve.

Vetëm javën e kaluar janë ndërprerë dy seanca për shkak të mungesës së deputetëve, pasi deputetët e opozitës bojkotuan seancën në shenjë pakënaqësie me mos tërheqjen e një projektligji nga rendi i ditës, që gjë shkaktoi mungesë të kuorumit për të vazhduar seancën.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që është në opozitë, Teuta Sahatqija, thotë se bojkotimi i seancave është një praktikë demokratike e cila funksionon edhe në shtetet tjera, por, sipas saj, bojkotimi i seancave bëhet vetëm nga opozita dhe vetëm atëherë kur opozitës, duke mos pasur numrat, nuk i mbetet ndonjë mënyrë tjetër për të shtyrë vullnetin e vet. Sipas saj, edhe bojkoti është përfaqësim i interesit të qytetarëve.

Në anën tjetër, deputeti i Partisë së Drejtësisë në Kuvendin e Kosovës, Jeton Svirca, thotë se bojkotimi i seancave nga opozita, vetëm pse s’u pëlqen një ligj, është praktikë jo e mirë që nuk i shërben funksionimit të Kuvendit, ndërtimit të demokracisë dhe zhvillimeve të proceseve nëpër të cilat kalon një vend.

“Dukuria e lëshimit të seancave është shfrytëzuar dhe shfrytëzohet nga forcat politike në momente të caktuara, për interesa të tyre politike apo programore”, ka thënë deputeti Svirca.

Ai ka pohuar se që në fillim deputeti duhet të jetë i përgjegjshëm karshi detyrës dhe përgjegjësisë që ka marrë, dhe janë qytetarët ata që ta japin këtë përgjegjësi apo detyrë, dhe janë po të njëjtit ata që mund ta marrin vendimin dhe ndëshkimin në zgjedhjet e ardhshme.

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës që monitoron punën e Kuvendit, thotë se bojkoti ka filluar të bëhet taktikë politike e deputetëve të Kuvendit, në momentin kur nuk u pëlqen një çështje apo agjendë që është në rendin e ditës.

“Njerëzit që nuk flasin për interesa të atyre që i kanë votuar, njerëz që ikin nga seanca dhe e keqpërdorin rolin përfaqësues të atyre që e kanë votuar, nuk e di çka lypin në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Selmanaj.

“Në Kosovë ka ndodhur edhe precedenti kur pozita ka ikur nga seanca. Kjo tregon një papjekuri politike në demokracitë parlamentare, një qasje jo serioze ndaj elektoratit dhe demokracisë që Kosova po e ndërton”.

Edhe në këtë mandat deputetët e opozitës kanë bojkotuar seancën plenare në shenjë pakënaqësie. Por, ajo që nuk ka ndodhur në vende tjera dhe në legjislaturat e kaluara, ka qenë bojkotimi i seancës nga vet pozita e cila e ka shumicën e Kuvend.




Bojkotimi, praktikë jo e mirë për demokracinë

Kosova ka regjistrin me 3000 serbë që do t’i arrestojë!


Drejtori i Policisë së Serbisë Milorad Veloviq, i cili sot ka vizituar policët në zonën tokësore të sigurisë në kufirin me Kosovën, ka thënë se gjendja në këtë zonë është stabile dhe se situatën e kontrollojnë në tërësi të gjitha shërbimet.

“Drejtoria policore, shërbimet tjera të sigurisë dhe ushtria e kontrollojnë në tërësi zonën tokësore të sigurisë dhe presim që aty të mos ketë eksese, e nëse do të ketë, presim që ato të jenë sa më të pakta dhe të parëndësishme”, ka thënë Veloviq, transmetojnë medie të Beogradit.


Veloviq ka vizituar bazën e Kopaonikut në Rudnicë, vendkalimin kufitar në Jarinë dhe repartin e policisë në Ribariqi.


“Kemi vizituar, tha ai, edhe pjesëtarët policisë multietnike dhe është vlerësim i përgjithshëm se ajo dhe xhandarmëria, si dhe policia, po e kryejnë punën e vet si duhet dhe në përputhje me kushtetutën e ligjet e vendit”


I lutur të komentojë arrestimin dy serbëve në Jarinë, të dyshuar për krime lufte në Kosovë, dhe se Prishtina gjoja ka regjistrin me emrat e 3000 serbëve që do t’i arrestojë, Veloviq ka thënë se për këtë nuk ka kurrfarë dijenie.


“Policia, e as unë, nuk e kemi atë “regjistër sekret”, ka thënë Veloviq dhe ka shtuar se policia bashkëpunon me EULEX-in dhe do të veprojë sipas çdo informate që do të marrë.


”Ata të dy me siguri nuk i ka arrestuar policia jonë dhe ne nuk kemi shënime pse dhe në ç’bazë janë arrestuar”, ka thënë Veloviq.




Kosova ka regjistrin me 3000 serbë që do t’i arrestojë!

Beyonce në super formë



bey1 Beyonce në super formë


 


Pak ditë më parë ndërsa ndodhej në një prej koncerteve të saja, Beyonce u bë pjesë e një incidenti pasi flokët ju ngatërruan në një prej paisjeve të skenografisë. Këtë herë, në performancën në Atlantic City, Beyonce është ngjitur në skenë me një kapele në kokë për të shmangur përsëritjen e së njëjtës skenë. E përtej saj, linjat fizike të Beyonce duken të dëshirueshme për çdo femër. /The Sun/


Singer Beyonce 1772836a Beyonce në super formë





Beyonce në super formë

Ekspertët kundër legjitimimit të vendimeve të gjykatave në veri


Marrëveshja e 19 prillit, e arritur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, dhe e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, pritet të legjitimojë shumicën e vendimeve të gjykatave ilegale në veri.

Një nga këto gjykata, ka dënuar tetë ish-pjesëtarë të UÇK-së, ndër ta edhe deputetin e LDK-së, Anton Çuni.

Ai dhe të tjerët kurrë nuk ishin paraqitur në ndonjë seancë gjyqësore. Mirëpo, edhe pse nuk ishin të pranishëm, ata ishin dënuar nga kjo gjykatë. Pranimi i vendimeve të gjykatës ilegale në veri të vendit nga institucionet e Kosovës, do të ishte cenim i juridiksionit të Republikës së Kosovës, vlerësojnë ekspertët.

Sipas Betim Musliut, nga Instituti Kosovar i Drejtësisë, legjitimimi i këtyre vendimeve, është cenim i juridiksionit të Republikës së Kosovës. Musliu shpreson që delegacioni kosovar në bisedimet me Serbinë, të mos lëshojë pe në këtë aspekt.




Ekspertët kundër legjitimimit të vendimeve të gjykatave në veri

Shvajni shpallet futbollisti i vitit në Gjermani



shvajjni 300x208 Shvajni shpallet futbollisti i vitit në Gjermani


 


Mesfushori i Bayernit të Munihut, Bastian Shvajnshtajger është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Gjermani, pasi sezonin e kaluar me bavarezët fitoi kampionatin, Kupën dhe Ligën e Kampionëve.

Shvajnshtajger mori 92 vota, nga gjithsej 527 gazetarë sportiv që morën pjesë në këtë përzgjedhje të magazinës ‘Kicker’.

Me vetëm 5 vota më pak në vendin e dytë është ndalur francezi Frank Riberi, ndërsa me 85 vota i treti është renditur Tomas Miler.

Për trajner të vitit është zgjedhur ish-trajneri i Bayernit, Jup Hajkens, i cili me 383 pikë ishte bindshëm para Kristian Shtrajhit të Frajburgut.





Shvajni shpallet futbollisti i vitit në Gjermani

Iva Mula shfaqet në publik me të birin 18-vjecar



invamulaa 225x300 Iva Mula shfaqet në publik me të birin 18 vjecar


 


Iva Mula nuk ka të ndalur me koncertet e saj në mbarë botën. Nga data 18 deri mbrëmjen e djeshme, 27 korrik, ajo ka qenë duke kënduar në teatrin “Royal” veprën “La Boheme”. “La Boheme” është një nga veprat më të bukura të kompozitorit italian G. Puçini. Siç ndodh rëndom në operat lirike, ka një fund tragjik për protagonisten, Miminë e brishtë, ndërkohë që për Inva Mulën duket se gjithçka po shkon mbarë, aq më shumë pas lindjes së të bijës. Sigurisht që koncert janë të zakonshme për Invën, por ajo që kemi zgjedhur t’u tregojmë sot është një foto me djalin.

Të gjithë e njohim historinë e jetës së saj: ndarjen me këngëtarin Pirro Çako dhe më pas martesën e saj me Hetem Ramadanin. Në këtë foto, ajo shfaqet përkrah djalit, i cili tashmë është i rritur. Kujtojmë se sopranoja Inva Mula u bë nënë për herë të dytë në datën 30 prill të vitit të kaluar.

Vajza e sopranos erdhi në jetë nga lidhja e Invës me biznesmenin Hetem Ramadani. Ky i fundit ka respektuar dëshirën e Invës për ta pagëzuar vajzën me emrin e nënës së saj, Nina, e cila u nda nga jeta jo shumë kohë më parë, pas një sëmundjeje të rëndë. Të dy e kanë konsideruar ardhjen në jetë të vajzës së tyre si një bekim, duke qenë se Inva tashmë është 50 vjeç (ditëlindja 1963).





Iva Mula shfaqet në publik me të birin 18-vjecar

Angeline Jolie ka vetëm 42 kilogramë



image

 


Artistja e njohur Angeline Jolie vazhdon të humbasë peshë e tani ka 42 kilogramë, aq sa ka pasur kur qenë 16 vjeçare.


 


Angeline në kohë të fundit shumë herë ka qenë në listën e femrave më të dëshiruara porse vështirë se më do të jetë e tillë pasi që “Nacional Enquirer” pohon se artistja është ligur shumë dhe se ka probleme anoreksinë.


 


Siç pohojnë burime të paidentifikuara, Brad Pitt ak frikë se Angeline do të mund ta përballojë operacionin e vezoreve meqë është shumë e lodhur dhe punon tepër shumë në projektet humanitare të OKB-së.


 


-Pesha e saj tani është më e vogël se sa që ka qenë kur ishte 16 vjeçe e Brad brengoset nëse bashkëshortja e tij e ardhshme do të mund të i bëjë ballë operacionit sepse ai do të mund ta mbysë, ka thënë bashkëbiseduesi i tabloidit “National Enquirer”.







Angeline Jolie ka vetëm 42 kilogramë

Krevati prej një milion dollarë



image

 


Kim Kardashian dhe Kanye West kohë më parë janë bërë prindër, ndërsa në mënyrë që çdo gjë të jetë në mënyrë të përkryer, çifti nuk kursen me rastin e rregullimit të shtëpisë, vlera e së cilës llogaritet në 11 milionë dollarë.


 


Pasi në një guacë të WC-s nga ari ata kanë paguar 750 mijë dollarë, për shtratin martesor ata tani kanë paguar një milionë dollarë. Bëhet fjalë për krevatin e vijës ‘Sayoir Royal State Bed’, të cilët gjenden në hotelin e famshëm të Londrës ‘Savoy’, dhe kjo vijë është e kufizuar.


 


Ata janë punuar me dorë nga kombinimi unik i kashmirit, leshit të deles dhe qimeve të kalit mongolez. Në krevat të tillë flenë edhe Madonna, Kylie Minogue, Elton John dhe Oprah Winfrey.







Krevati prej një milion dollarë

Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata “djegin” Tiranën



elvana gjata3 300x2451 Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata djegin Tiranën


 


Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata kanë ‘djegur’ Tiranën. Shumë selektivë në përzgjedhjen e vendeve ku këndojnë, ata këtë herë vendosën të kënaqin fansat e kryeqytetit, që janë vërtet të shumtë. Ashtu siç pritej, dyshja Flori – Elvana realizuan një performancë të rrallë, duke bërë që publiku i pranishëm në ‘Lollipop Summer’ të kalonte në ekstazë. Show filloi me performancën e grupit kosovar “Kaos”, me të cilët Elvana dhe Flori kanë bashkëpunuar së fundmi.


Djemtë ia dolën të çonin pluhur me këngët e tyre, duke e çuar publikun të kërcejë. Më pas skenën e zaptoi Elvana, e veshur me të bardha, një

veshje që ia ekspozonte format e trupit dhe që e bënte të dukej shumë seksi. Këngëtarja e suksesshme kishte zgjedhur hitin “Kudo që jam” si performancë të parë, për të treguar se, edhe pse në kryeqytet ku këndon rrallë, ajo ishte e sigurt në suksesin që do të merrte e që në fakt e mori. Një vullkan i vërtetë, Elvana Gjata, nën shoqërinë e instrumentistëve dhe DJ Andy Gramm, ia doli të ngrinte peshë publikun e pranishëm me performancën ‘live’.


Pas Elvanës, publiku priti me ovacione dhe shumë duartrokitje Flori Mumajesin, i cili tashmë është ndër emrat më të dashur e më të kërkuar të muzikës shqiptare. Kantautori fantastik, që nuk njeh dështim, tregoi gjatë së enjtes edhe vlera shumë të mira vokale. Mbrëmja e organizuar nga “Eagle Mobile” dhe “Albtelecom” u mbyll nga performanca e përbashkët e Elvanës dhe Florit në këngën “Xhamadani vija-vija”, që e ndezi publikun akoma më shumë. Edhe pse hyrja për të parë Elvanën dhe Florin kërkonte një pagesë ‘të shtrenjtë’ krahasuar me koncertet e tjera të organizuara në Tiranë, ambientet e “Lollipop Summer” në Tiranë nuk ishin mbushur kurrë asnjëherë aq sa natën e së enjtes.btooth





Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata “djegin” Tiranën

Johnny Depp mendon të tërhiqet nga aktrimi



Johnny Depp po mendon të tërhiqet nga aktrimi dhe të merret me gjëra të tjera në jetë. Aktori i famshëm hollivudian është shprehur për BBC-në se tërheqja nga kinematografia nuk është shumë larg.


Kur u pyet nëse kishte gjëra të tjera më të qeta me të cilat mund të merrej, 50-vjeçari u përgjigj: “Po, do të më pëlqente të merresha me gjëra të tjera. Nuk po them që do e mbyll tani karrierën, por nuk është larg dalja në pension., shkruan TCH.


Filmi i fundit i Johnny Depp me titull ‘The Lone Ranger’ nuk ka pasur suksesin e pritur dhe tabloidi ‘The Sun’ tregoi se në vitet e fundit Johnny Depp ka pasur një rënie të pandalshme në klasifikimin e aktorëve më të paguar të Hollivudit.





Johnny Depp mendon të tërhiqet nga aktrimi

Zajmina kapet mat me të dashurin



image

 


Këngëtarja 26-vjeçare, Zajmina Vasjari, është fotografuar në fundjavë në shoqërinë e të dashurit të saj, për herë të parë. Paparaci ynë ka mundur të shkrepë këtë foto pak ditë më parë në Himarë, ku ata kanë vendosur të bëjnë plazh vetëm të dy.


 


Mësohet se me djalin që shihni në foto, Zajmina ka një lidhje prej disa vitesh, por ajo ka zgjedhur të mos flasë asnjëherë në media për këtë çështje, duke e ruajtur sekret. Këngëtarja ka pohuar në intervistat e saj dhënë për shtypin rozë se preferon të mos flasë për dashurinë, pasi e konsideron një çështje shumë private për ta bërë publike.


 


Këngëtarja pak javë më parë festoi ditëlindjen, në një festë madhështore në Tiranë. Për sa i përket muzikës, ajo këtë verë u shfaq në klipin e saj “I Kom” agresive dhe sensuale, duke përdorur si veçanti artilerinë e rëndë ushtarake dhe armët.







Zajmina kapet mat me të dashurin

Adelina Tahiri hot



image

 


Këngëtarja Adelina Tahriri, duket të ketë arritur linja perfekte trupore.


 


Këtë e dëshmojnë fotot e shpeshta që ajo poston në rrjetin social Twitter. Beli i saj shfaqet tejet i hollë, gati sa nuk “thehte”.


 


Fotot e saj vijnë nga vende të ndryshme, që dëshmojnë edhe lëvizjet e saj nëpër shumë vende, për shkak të koncerteve gjithandej ku jetojnë shqiptarë.







Adelina Tahiri hot

Google Translate përkthen edhe fjalët e shkruara me shkrim dore



 


Google ka njoftuar se do të aktivizojë shkrimin e dorës për faqen e Google Translate.


 


Kjo do të thotë se kur përdoruesit shohin një fjalë ose një karakter që nuk e kuptojnë atëherë mjafton të hapin Google Translate në smartfonin ose tabletin e tyre dhe të fillojnë të shkruajnë njëlloj sikur të kishin një fletore para. Programi do të kthejë si përgjigje fjalën e përkthyer.


 


Një prej menaxherëve të Google është shprehur: “Vendosja e inputit nëpërmjet shkrimit të dorës lejon përdoruesit të përkthejnë një shprehje të shkruar edhe në rastet kur nuk munden të kuptojnë shkronjat.


 


P.sh ky opsion i ri mund të vlejë në rastet kur përdoruesi sheh një shprehje të shkruar në gjuhën kineze dhe do të donte të dinte përkthimin ekuivalent në shqip”.


 


Google ka rreth një vit që punon për aktivizimin e këtij opsioni. Në janar të vitit 2012 prezantoi fazën e parë të shkrimit të dorës për Google Translate në Android, ndërsa tani pas një viti përditëson këtë lloj imputi duke shtuar një tastierë të re virtuale dhe sofistikimin e mjetit të përkthimit.


 


Aktualisht ky opsion funksionon për 45 gjuhë të ndryshme duke përfshirë gjuhën kineze, arabe, greke etj…







Google Translate përkthen edhe fjalët e shkruara me shkrim dore

Prishtina mposht Arsenalin, e pesta në “RUHR Cup 2013”



image

 


FC Prishtina e ka mposhtur Arsenalin në ndeshjen për vendin e pestë të turneut ndërkombëtarë “RUHR Cup 2013” të mbajtur në Dortmund të Gjermanisë.


 


Ndeshja në kohën e rregullt është mbyllur me rezultat të barabartë, derisa prishtinasit kanë triumfuar pas ekzletumit të penalltive me rezultat 7:6. Bardhekaltrit e kanë filluar furrishëm turneun, duke barazuar me Wolfsborgun 0:0 dhe duke mposhtur Olympiakosin 2:1.


 


Megjithatë në ditën e dytë ata kanë pësuar dy humbje radhazi nga Borussia Moenchengladbach (1:0) dhe Zenit Petersburg (3:0) dhe kështu kanë mbetur jashtë gjysmëfinales. Gjithsesi ekipi i Prishtinës me paraqitjen e treguar, ka siguruar pjesëmarrjen në këtë turne të rëndësishme edhe për vitin që vjen.







Prishtina mposht Arsenalin, e pesta në “RUHR Cup 2013”

Vuçiq: Nuk e japim Vallaqin e Gazivodës


Beogradi pret negociata të vështira me Prishtinën për energjetikën, pasi thotë se nuk e ka ndërmend që të lë trafostacionin në Vallaq, në kontrollin e kosovarëve.

Kështu paralajmëroi zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vuçiq, i cili të shtunën tha se nëse Prishtina merr nën kontroll këtë aset energjetikë, me automatizëm asaj i bjen në dorë i gjithë sistemi elektro-energjetik në veri të Kosovës.


“Në Vallaq janë nëntë të punësuar, dhe ata [pala kosovare] duan t’i ulin negociatat në atë nivel sa që të thonë, dëgjoni ne do t’i paguajmë atë punëtorë. Por kjo nuk është esenca, sepse, po e morën përsipër Vallaqin, atëherë kontrollojnë gjithë sistemin elektro-energjetik në veri të Kosovës, sepse gjithçka që shkon nga Gazivoda dhe Serbia qëndrore, kalon përmes trafostacionit të Vallaqit”, citon beta Vuçiqin.


Sipas tij, negociatorët serb kanë qenë fer gjatë bisedave të fundit, dhe kanë ofruar si zgjidhje themelimin e një kompanie të re, me pronësi të përzier.


“Nuk pati mirëkuptim, por mendoj se për këtë temë, si dhe për çështjen e telekomunikacionit – të paktën kodit dhe prefiksit, do të mund të arrihet një kompromis. Jam optimist”, ka thënë zëvendëskryeministri i parë i Serbisë.


Vuçiq tha po ashtu se gjatë negociatave është hequr dorë nga hidrocentrali i Gazivodës, pasi nuk ka arsye që ajo t’ju takoj shqiptarëve, sepse një e treta e ujit të akumuluar është në Serbinë qendrore, dhe dy të tretat në terrotorin e komunës së Zubin Potokut.




Vuçiq: Nuk e japim Vallaqin e Gazivodës

Bleona Qerreti, foto në bikini, pa efekte



bleonaaaaa 313x350 Bleona Qerreti, foto në bikini, pa efekte


 


Fotografitë janë hobi i saj, por së fundi duket se Bleona Qereti ka zgjedhur të prezantohet për fansat sa më shumë origjinale. Pas postimit javën e kaluar të një fotoje ku shfaqej në një vaskë pa grim, së fundi Bleona në profilin e saj në facebook ka postuar një foto së cilës i vendos diçiturën “no filter”, që nënkupton mosaktivizimin e filtrit rregullator gjatë shkrepjes së fotos.

Efekti i filtrit, i përdorur më së shumti në Instagram, është shumë i preferuar së fundi nga të gjithë VIP-at që duan të shfaqen të përkryer dhe pa defekte për fansat e tyre. Ndaj Bleona ka postuar këtë si foto normale, ku shfaqet e veshur me bikini dhe që nënkupton se në këtë pozim ajo është origjinale. Këngëtarja ende nuk ka njoftuar për ndonjë këngë të re pas shfaqjes së saj të fundit në klipin“Po t’shoh përmas”, të reperit nga Kosova, Getoar Selimi.





Bleona Qerreti, foto në bikini, pa efekte

Cilës këngëtare ia ka vënë emrin Ibrahim Rugova?


image

 


Në emisionin Odeon këngëtarja Vesa Luma e cila tash së fundmi është duke e përjetuar një lidhje të zjarrtë dashurie me reperin Big Basta, ka zbuluar se kumbar i emrit të saj ka qenë presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, transmeton Almakos.


 


Vesa ka shpalosur shkurtimisht edhe relacionet që i ati i saj i ka pasur me ish presidentin Rugova ndërsa para lindjes së saj ajo është shprehur se prindërit e saj kanë pritur që t’ju lind djalë, mirëpo lindja e një vajze dhe pagëzimi i saj nga ana e presidentit Ibrahim Rugova ka qenë një dhuratë e veçantë për ta. Emri Vesa shpjegon edhe preferencën e ish presidentit Rugova për emrat shqiptar. Ndërkohë, kohë më parë kishte lindur mbesa e Rugovës, vajza e çiftit Ukë Rugova dhe Blerta Kllokoqi – Rugova, të cilët e pagëzuan me emrin Ana Sofia, një emër ky jo tipik shqiptar.


 







Cilës këngëtare ia ka vënë emrin Ibrahim Rugova?

Formula themeltare e kombit shqiptar



image

Nexhmedin SPAHIU


85 vite më parë, Branko Merxhani, mendja më e ndritur shqiptare, ka nxjerrë në publik termin Formulat e Neoshqiptarizmës (Shqiptarizmës së Re). Merxhani përdori parashtesën Neo, për arsyen që mos të merrte meritat e rilindësve, të cilët dhe formuan kombin shqiptar.


 


Po meqë kombi është një gjë që zhvillohet dhe që kërkon formulim të përhershëm, atëherë Branko Merxhani vazhdoi me shumë kompetencë punën e rilindësve.


 


Nëse puna e rilindësve dhe kombit shqiptar do të krahasohej me rrolin që kanë prindërit që nga akti seksual e deri të lindja e foshnjës, atëherë veprimtaria intelektuale e Branko Merxhanit e Gjergj Fishtës, e rrjedhimisht edhe shkollave të tyre (pasi këta të dy ishin shkolla më vete dhe kishin pasuesit e tyre) mund të krahasohet me punën e kujdestarit të foshnjës.


 


Pushtimi italian ndërhyri dhunshëm në këtë zhvillim akoma pa u mbushur tri dekada, me ç’rast në Shqipëri filloi lufta civile, e cila përfundoi me fitoren e forcave më të errëta.


 


Sundimi gati gjysmëshekullor komunist në Shqipëri i dha një formë kombit shqiptar që mund të thuhet se e stërkeqi, por që nuk arriti t’ia trandë themelet.


 


Debatet e fundit rreth rrolit të fesë, Skënderbeut, lindjes së kombit kosovar etj., na kthejnë te formula themeltare e kombit shqiptar.


 


Kur dikush akuzohet se po sulmon themelet e kombit, atëherë duhet të dimë se cilat janë formulat themeltare.


 


Kombi shqiptar u themelua nga katër komunitete fetare politikisht shumë të ndara në shekullin XIX (myslimanët sunitë, bektashinjtë, ortodoksët dhe katolikët). Këto komunitete i bashkonin tri gjera: gjuha, gjaku dhe territori.


 


Përqindja e këtyre komuniteteve në popullsinë e gjithëmbarshme të vendit ishte e ndryshme. Formula themeltare nuk qe ajo e madhësisë se komuniteteve, por një formulë fatlume që siguroi kohezionin shekullor.


 


Kombi shqiptar nuk u bë as komb me bazë myslimane, as komb me bazë kristiane siç u bënë kombet tjera në Ballkan. Kombi shqiptar u ngrit si një komb myslimano-kristian. Shprehur me gjuhën e biznesit, kombi shqiptar u ngrit si një korporatë 50:50. 50% myslimanë, 50% kristianë. Apo më saktësisht 25:25:25:25.


 


Pra, 25% myslimanë sunitë, 25% bektashi, 25% ortodoksë, 25% katolikë, pavarësisht se struktura e popullsisë nuk përkonte me këto proporcione.


 


Kjo formulë u vu në zbatim në strukturën e shtetit shqiptar në shumicën e kohës përgjatë një shekulli. Regjenca e shtetit përbehej prej katër vetave, ku secili komunitet kishte një përfaqësues. Regjenca e fundit ishte ajo e vitit 1943/44, ku komunitetin bektashi e përfaqësonte Mehdi Frashëri, komunitetin mysliman sunit Vehbi Dibra, komunitetin ortodoks Lef Nosi dhe komunitetin katolik Patër Anton Harapi.


 


Formula 25:25:25:25 nuk ishte vetëm sa i përket përfaqësimit politik, por edhe atij kulturor. Ta zëmë, anglezët që janë një komb kristian, festat kristiane i kanë ditë pushimi për të gjitha përkatësitë. Kurse, festat tjera fetare i kanë pushim vetëm ata që janë deklaruar se i takojnë një feje të caktuar. P.sh. nëse jeton në Londër dhe kur je punësuar je deklaruar si kristian, ti do të pushosh vetëm në festat kristiane, por nëse je deklaruar mysliman, atëherë ti do t’i kesh detyrimisht ditë pushimi krishtlindjet dhe pashkët, por ke të drejtë të mos vish në punë për Bajram dhe ditën e parë të Ramazanit.


 


Tek malajët që janë një komb mysliman është e kundërta. Nëse me rastin e punësimit në Kuala Lumpur je i deklaruar si mysliman, ti do të pushosh vetëm për Bajram e ditë të parë Ramazani, ndërsa nëse je deklaruar si kristian ti do të pushosh detyrimisht për Bajram e ditë të parë të Ramazanit dhe ke të drejtë që të pushosh edhe për krishtlindje dhe pashkë.


 


Kombi shqiptar që është komb myslimano-kristian ka pushim obligativ edhe për Bajram edhe për Nevruz edhe për krishtlindje e pashkë ortodokse e edhe për ato katolike.


 


Dallimi është i qartë: në Angli, myslimanët, budistët, hindutë, sikët, taoistët , shintuistet etj., kanë të drejta; në Malajzi kristianët, budistët, hindutë, sikët, taoistët, shintuistet etj., kanë të drejta. Në Shqipëri, myslimanët e kristianët janë të barabartë.


 


Heronjtë kombëtar janë të përbashkët pavarësisht se nga cili komunitet vijnë ata. Më kujtohet një rast dy dekada ma parë kur dy profesoresha në Universitetin e Tiranës, njëra katolike tjetra ortodokse, grindeshin mes vete nëse ka qenë Skënderbeu katolik apo ortodoks. Dikur ranë dakord që ta pyesin një koleg historian. E dini se cila qe përgjigja e tij? Tha: unë mund t’u garantoj vetëm faktin se Skënderbeu ka qenë i bërë synet.


 


Kjo është arsyeja pse Skënderbeu është krye-heroi kombëtar shqiptar. Kjo sepse të gjithë e pandehin për të tyrin.


 


Themelet e kombit shqiptar i ka sulmuar i pari Enver Hoxha kur është përpjekur që kombin shqiptar nga një komb muslimano-kristian ta shndërroj në një komb ateist.


 


Themelet e kombit shqiptar sot sulmohen nga dy anë. Në njërën anë janë ata që duke pohuar se meqë, mase 2/3 e shqiptarëve i takojnë fesë islame, kombi shqiptar është një komb mysliman dhe se komunitetet tjera vetëm gëzojnë të drejta nga gjeneroziteti i shumicës. Kjo tezë është sulm direkt mbi formulën 50:50 apo 25:25:25:25.


 


Anën tjetër e paraqesin ata që duke pohuar se kristianizmi është feja e parë e shqiptarëve tentojnë t’i vënë myslimanët shqiptarë në pozitë inferiore. Përfundimi logjik i kësaj teze është se paskëshim dy lloje shqiptarësh: shqiptarë të vërtetë që e kanë mbajt fenë e të parëve dhe shqiptarë të dorës së dytë, shqiptarë të ligj që “nuk i rezistuan turkut dhe ndryshuan fenë”.


 


Slogane të po kësaj teze janë edhe ato që përbuzin myslimanët në mënyrë paksa të fshehur si p.sh. ”shqiptarët janë evropianë e nuk janë aziatikë”. Edhe pse këtu në shikim të parë nuk duket gjë djallëzore, sepse shqiptarët janë evropianë, krijohet aluzioni i tërthortë se meqë shumica e kombeve evropiane janë kristiane atëherë edhe kombi shqiptar na u dashka të jetë komb kristian.


 


Në librin e tij të fundit, Dr.Olsi Jazexhi dëshmon se në tekstet tona shkollore ka prezencë të shtuar të tezave që atakojnë formulën themeltare të kombit shqiptar nga pozitat kristiane. Kjo është e rrezikshme për zhvillimin normal të kombit, sepse nëse që në fëmijëri u futet ndjenja e inferioritetit 2/3 të shqiptarëve, atëherë vështirë se ata do të arrijnë gjë në jetë as si individë e as si shoqëri e komb.







Formula themeltare e kombit shqiptar

Historinë e vërtetë e shkruajnë historianët



image

Xhavit HALITI


Ideja për këtë shkrim më lindi nga debati mediatik për figurën dhe personalitetin e z. Ramush Haradinaj. Kjo shfaqje, që për mua personalisht është e papëlqyeshme, më vuri përballë një pikëpyetje: Do ta lëmë hartimin e historisë së luftës sonë çlirimtare nga Serbia në dorë të disa gazetarëve dhe opinionistëve, që shpërndajnë dhe injektojnë në opinion vlerësimin personal për ngjarje e protagonistë të kësaj lufte? Kjo pikëpyetje, e lindur momentalisht, i hapi rrugë edhe pikëpyetjes tjetër: historinë e luftës çlirimtare do ta bëjmë në mënyrë spontane, përmes kujtimeve të shkruara nga drejtues të saj, ndonjëherë edhe të vetëquajtur, apo në mënyrë të organizuar shtetërisht, në rrugë institucionale dhe profesionale, akademike? Meqenëse e dyta përfshinë disi në vetvete dhe thelbin kuptimor të së pares, po përpiqem t’i jap përgjigje.


 


1. Ngjarjet e mëdha historike (çlirimi i Kosovës) nuk mund të ndodhnin e finalizoheshin suksesshëm pa pjesëmarrjen masive popullore. (Lufta jonë çlirimtare është fillim e fund vepër e shqiptarëve të Kosovës, e angazhimit, luftës dhe e sakrificave të pazakonta të tyre, që tronditën mbarë Botën.)


 


2. Drejtimi i çdo lëvizjeje të madhe, organizimi, ecuria, zhvillimet, përcaktimi dhe realizimi i objektivave të tyre mbajnë përherë emra strukturash, organizmash të përbërë nga një numër i vogël njerëzish. Dihen, se janë tërësisht të dokumentuara emrat e anëtarëve të strukturave drejtuese, që paraprinë hartimin e platformës për luftën, për organizimin e strukturave të UÇK-së, për strategjinë, taktikat dhe objektivat e luftës së saj. Në shumicë pjesëtarët e këtyre ish-strukturave janë gjallë, dhe efektivisht aktivë në sfera të ndryshme të zhvillimeve aktuale në Kosovë.


 


3. Historia dhe politika konvergjojnë dhe divergjojnë. Historia shënon dhe vë kufij kohorë, bën epokë; politika bën shtet dhe ndikon fuqishëm në konsolidimin dhe ecurinë e një kombi, e një populli apo mbarë qytetarëve të një shteti.


 


Nisur nga sa parashtrova marr guximin të skicoj një sugjerim për nevojën e fillimit të punës së programuar shtetërisht dhe institucionalisht për hartimin shkencor (të besueshëm dhe sa më të vërtetë) të historisë më të fundit të Kosovës.


 


Më mungon kompetenca të jap ndonjë ide për kufijtë kohorë të nisjes dhe përfundimit të luftës çlirimtare. UÇK-ja është produkt i këtij procesi, që kurorëzoi përpjekjet e së paku tre brezave kosovarësh për çlirimin nga Serbia. Ajo është forca, mjeti realizues dhe simbol i luftës, por historia e saj kurrsesi nuk e plotëson gjithë historinë e luftës sonë çlirimtare. Vendosja e kufijve ndarës mes etapave të lindjes së lëvizjes, organizimit strukturor të saj, luftës së armatosur etj., është dhe mbetet e drejtë dhe detyrim i institucioneve shkencore historike. Historinë e besueshme, që paraqet, madje që konsiderohet e vërtetë, e bëjnë historianët.


 


Ne duhet të shkruajmë historinë e lindjes së një shteti në Ballkan, që ka përparësinë të jetë në qendër të Evropës dhe në një rajon gjeostrategjik për politikën aktuale ndërkombëtare. Ne duhet të shkruajmë historinë, ku faktori i brendshëm, lufta jonë kundër serbëve, në aleancë dhe në koordinim me aleatët tanë të mëdhenj dhe, konkretisht me ndihmën vendimtare të NATO-s, përfundoi me sukses. Mendoj se u takon historianëve të gjykojnë e të vlerësojnë, përmes argumenteve të besueshme (dokumenteve dhe dëshmitarëve që janë ende gjallë) vlerën dhe kufijtë ndarës mes luftës së UÇK-së dhe kontributit të NATO-s në çlirimin e Kosovës.


 


Ne duhet të shkruajmë historinë tonë më të re nga institucione që merren në mënyrë profesionale me historinë, nga njerëz të distancuar emocionalisht nga zhvillimet e fundit historike e politike dhe të prirë drejt objektivitetit të gjykimit shkencor. Përmenda historianët, por a mund të konsiderohen të mjaftueshëm shkencëtarët tanë të fushës së historisë? E bëj pyetjen se rrënjët e lindjes, zhvillimit dhe fitores sonë nuk gjenden vetëm në Kosovë, por janë të shpërndara dhe në Shqipëri dhe në Maqedoni, edhe… më sa përmenda, mendoj se historia jonë më e fundit, parakupton dhe kërkon bashkëpunim, së paku, mes institucioneve shkencore historike të të tre shteteve. Ndaj duke e konsideruar të domosdoshme dhe emergjente hartimin e një platformë për historinë tonë më të re dhe vënien e saj në shërbim të qytetarëve, të shkollës dhe ndërkombëtarëve, sugjeroj: para se historia të shpërdorohet me ose pa dashje nga botime kujtimesh, që përcjellin dëshmi të përjetuara subjektivisht për luftën, apo refleksione gazetarësh dhe opinionistësh, shteti ynë duhet të filloi punën, duke ndarë edhe fonde monetare, për aktivizimin e studimeve shkencore në hartimin me përgjegjësi të historisë sonë më të fundit. Studiuesit tanë ende e kanë luksin t’i kenë gjallë dhe veprues shumë nga protagonistët dhe dëshmitarët e ngjarjeve historike. Nga sa jam në dijeni të zhvillimeve tona të derisotme, mendoj që është koha dhe janë mundësitë institucionale, akademike dhe financiare që sugjerimi i parashtruar në këtë shkrim të mund të tërheqë vëmendjen dhe, do të uroja, që edhe të merrej në konsideratë nga instancat përkatëse shtetërore.


 


Në këtë propozim, kurrsesi nuk synoj t’u kundërvihem shkrimeve që bëhen e vlerësimet që jepen për luftën dhe figurat e saj. Përkundrazi, mendoj se ato do t’u shërbejnë si material mbështetës historianëve për një parashtrim serioz dhe shkencor të historisë. Kushdo ka të drejtë të shkruaj, por askush nuk ka të drejtë të provokojë individë apo të hedhë baltë mbi luftën tonë çlirimtare.







Historinë e vërtetë e shkruajnë historianët