Tuesday 30 April 2013

Kelly Brook sërish femra më seksi e Britanisë


image

Tabloidi britanik The Sun, ka zgjedhur femrën më seksi në ishull. Kjo është britanikja, Kelly Brook, e cila ka marrë 43 000 vota si femra më seksi në Britani të Madhe.


Beteja për bukuroshen më të mirë britanike ishte e madhe, por jo edhe befasuese sidomos për Kelly që ka famë të madhe në këtë vend. Më poshtë po sjellim pesë britanikët më seksi të zgjedhura nga The Sun.


 


1. Kelly Brook


Emri i plotë: Kelly Ann Parsons


Mosha: 33.


Vendi i lindjes: Rochester, Kent.


Profesioni: Modele, aktore, prezantuese në TV.


E bukur dhe glamuroze – nuk është çudi që Kelly është kurorëzuar si femra më seksi në Britani. “Faleminderit shumë, të gjithë lexuesve të The Sun që me votuan. Jam shumë mirënjohëse për këtë”, ka thënë Kelly, e cila është kthyer si kapitene e skuadrës në “Celebrity Juice”.


 


2. Kate Beckinsale


Emri i plotë: Kathrin Romany Beckinsale.


 


Mosha: 39.


 


Vendi i lindjes: Finsbury Park, Londër veriore.


 


Profesioni: Aktore:


 


Trëndafili anglez, Kate, u bë një femër seksi e Hollywoodit pasi që luajti në filmin për Luftën e Dytë Botërore, “Pearl Harbor”. Londinezja me dukje modeste dhe lëkurë porcelani bëri një rol perfekt të Emmas – përderisa ajo po luan një rol seksi me kostum maceje në filmin “Vampire Death Dealer Selene”, në një prodhim të Underworld.


 


3. Michelle Keegan


 


Emri i plotë: Michelle Keegan.


 


Mosha: 25.


 


Vendi i lindjes: Stockport, Gtr Manchester.


 


Profesioni: Aktore


 


Zogëza e serialeve është bërë e njohur sidomos me rolin e Tina McIntyure në serialin Corrie. Dukja e saj e zjarrtë dhe figura fabuloze e saj e bën atë njërën prej femrave më seksi në Britani sa i përket paraqitjes në seriale ku ajo ka marrë katër çmime për këtë nga nga BSA. Por, një lajm i keq për adhuruesit e serialeve – sepse Michelle po e lë serialin “Street” vitin e ardhshëm.


 


4. Rosie Jones


 


Emri i vërtetë: Rosie Jones.


 


Mosha: 22.


 


Vendi i lindjes: Sunbury-on-Thames, Surrey.


 


Profesioni: Modele.


 


E bukura Rosie e përshkruan punën e saj si “një ëndërr”. Është e favorizuara e faqes 3 në The Sun (faqe ku dalin femra nudo) përderisa ka fituar me mijëra funta nga “Help of the Heroes” këtë vit.


 


5. Keeley Hazell


 


Emri i plotë: Keeley Rebecca Hazell.


 


Mosha: 26.


 


Vendi i lindjes: Lewisham, Londër jugore.


 


Profesioni: Modele/aktore.


 


Qëkurse fitoj në konkursin e The Sun si “Page 3 Idol” në vitin 2004, Keeley është njëra prej vajzave që më së shumti ka fituar famë nga kjo gjë.


 


 






Kelly Brook sërish femra më seksi e Britanisë

Borusia e Dortmundit në finalen e Champions, kalon Realin



20


Borusia e Dortmundit është finalistja e parë e Champions League. Skuadra gjermane ia ka dalë të ruajë rezultatin në përballjen me Realin në Santiago Bernabeu.


Ndeshja e kthimit përfundoi me rezultat 2-0 për Realin duke çuar bilancin e golave në 3-4 në favor të gjermanëve. Reali ka pasur disa raste por edhe Dortmundi ka bërë lojën e vet.

Golat per Realin u shenuan nga Benzema ne minuten e 83 dhe Sergio Ramos ne te 88-ten. Me kete rezultat, Borusia Dirtmund shkon ne finale dhe pret ne perballje fituesin e ndeshjes se kthimit mes Barcelones dhe Bayernit te Mynihut.





Borusia e Dortmundit në finalen e Champions, kalon Realin

Olldashi: Rruga Tiranë-Elbasan, në shfrytëzim para 23 qershorit



punimmeee


 


Ministri i Transporteve Sokolo Olldashi konfirmoi se rruga Tiranë-Elbasan do vendoset në shfrytëzim para zgjedhjeve të 23 qershorit.

Duke pulikuar një foto nga punimet, Olldashi shkruan në FB, se sot filloi asfaltimi i kilometrit te pare te autostrades Tirane -Elbasan. Ketu punohet 24 ore ne dite, ne te gjithe gjatesine.


“Momentalisht, 17 kilometra jane ne fazen perfundimtare dhe priten vetem shtresat asfaltike qe nisen sot. Nga 7 ura, kater kane perfunduar, ndersa tre jane ne fazen permbyllese. Veprat e vogla e artit, tombino dhe box-e kane perfunduar teresisht.

Pritet qe ne ditet e para te qershorit rruga te filloje te vihet ne funksionim”, thekson ministri.





Olldashi: Rruga Tiranë-Elbasan, në shfrytëzim para 23 qershorit

Rama: Më 23 qershor shpëtojmë nga Lureshat që i këndojnë Berishës



rama konf


Kreu i PS, Edi Rama reagoi sot ndaj akuzave të bëra prej nënkryetares së Bashkisë, Jorida Tabaku.


“Ne 23 qershor të shpëtojmë dhe laureshat që këndojnë me pahir marritë e Saliut sa në foltoren e partisë, sa në foltoren e bashkisë”, shkruan Rama në tvvitter.

Reagimi i tij i adresohet deklaratës së Jorida Tabakur e cila theksoi se kreu i PS, Edi Rama ka frikë të kandidojë në Tiranë.





Rama: Më 23 qershor shpëtojmë nga Lureshat që i këndojnë Berishës

Gwineth Paltrow: Mos u zini me partnerin/en, bëni seks



Paltrow-and-Chelse_1719800a


Gwyneth Paltrwow këshillon miqtë e saj se në vend që të debatojnë në çift më mirë të kryejnë marrëdhënie seksuale. Guximi i aktores së hollivudit shkon edhe më tej kur flet se zgjidhja në rastet e zënkave është seksi oral. Këtë sugjerim, Gwyneth e bëri publik edhe në emisionin “Chelsea Lately” mbrëmjen e kaluar në një prej televizioneve më të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gwyneth kështu e ka një alternativë për ta kthyer stresin dhe nervat në një lloj tjetër pasioni.  





Gwineth Paltrow: Mos u zini me partnerin/en, bëni seks

Fotoja e Angelina Jolie kur ishte vetëm 16 vjece



angelina_jolie


 


Publikohet një foto e Angelina Jolie, kur ishte vetëm 16 vjece. Imazhi super seksi i aktores është bërë publik nga Daily Mail.


Sipas DM, Angelina tani është 37 vjece dhe ka plot shtatë tatuazhe në trup.

Në moshën e adoleshencës ajo ka pasur tipare të ngjashme me buzet e famshme që ka sot ndërsa komentohet se ka pasur edhe kile të tepërta.





Fotoja e Angelina Jolie kur ishte vetëm 16 vjece

Mashkulli misterioz që puth Rihana



riha


 


Rihana është përfshirë në një situatë intime me një mashkull misterioz. Ylli i hitit muzikor “We Found love” aktualisht është duke u shoqëruar me reperin Chris Brown ndërsa është fotografuar me Justin Laboy, imazhe që tanimë ndodhen në rrjetin social Tëitter. 25 vjeçarja aktualisht është duke u angazhuar në një turne që mban emrin “Diamonds” ndërsa ndalesa e rradhës ishte New Jersey.





Mashkulli misterioz që puth Rihana

Ferguson: Adnan Januzaj, talenti ynë i radhës!









Adnan Januzaj do të veshë fanellën me numër 44 të skuadrës së parë të Mançester Junajtid pasi Aleks Ferguson ka vendosur ta aktivizojë në javët e fundit të kampionatit si shenjë vlerësimi për sezonin e shkëlqyer në radhët e ekipit të të rinjve.




Trajneri skocez ka folur edhe publikisht për talentin kosovar, duke mos ngurruar ta cilësojë si lojtarin e të rinjve me më shumë potencial për të shpërthyer në ekipin e parë në sezonin e ardhshëm.


“Lojtarët e rinj do të jenë themeli për 5-6 vitet e ardhshme, si Adnan Januzaj, i cili po tregon mjaft mirë veten”, ishte komenti i tij për mediat angleze. Kjo i shtohet edhe asaj që trajneri skocez ka thënë më parë gjatë sezonit për 18 vjeçarin. “Adnani është një lojtar i balancuar shumë mirë. Ai është 18 vjeç dhe ka ende mundësi të rritet. Por që tani ka një balancim të mirë, shpejtësi dhe është një lojtar i mirë teknik”.


Futbollisti kosovar me pasaportë belge, kaloi te Mançester Junajtid nga akademia e Anderleht në vitin 2011, ndërsa ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij te ekipi i rezervave. Sigurisht, fjalët e Ferguson kanë rritur më shumë interesimin rreth këtij futbollisti që në javët e ardhshme do të bëhet pjesë e ekipit të parë.


Përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë kërkuar prej kohësh që të veshin futbollistin me fanellën kuqezi, por deri tani, ai ka refuzuar, ndërsa është në pritje të një ftese edhe nga përfaqësuesja belge. Por fakti që ai nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje me Belgjikën ka bërë që trajneri De Biasi të kërkojë të takohet vetë me futbollistin, me shpresën që të binde këtë të fundit të bëhet pjesë e kombëtares, duke i ofruar mundësinë që të aktivizohet që në miqësoren e qershorit kundër Turqisë.




Ferguson: Adnan Januzaj, talenti ynë i radhës!

Nuk ka mrekulli për Realin, Borusia në finale






Real Madrid ka fituar 2-0 përballë Borusia Dortmund, por kjo nuk ka mjaftuar për t’i siguruar skuadrës spanjolle në vend në finalen e madhe të “Uemblit” ku do të shkoj ekipi gjerman. Në një ndeshje emocionuese nga minuta e parë në të fundit, “Santiago Bernabeu” është kthyer në arenën e një spektakli të jashtëzakonshëm të dhuruar nga të dy skuadrat.


Reali e fillon ndeshjen mjaft vrullshëm, me dëshirën për të shënuar sa më shpejt, por ndoshta pikërisht ky nxitim bën që Higuain, Ronaldo e Ozil të humbin raste që normalisht nuk do t’i kishin shpërdoruar. Nga ana tjetër, Levandovski vazhdon të krijojë panik në mbrojtjen spanjolle dhe vetëm një ndërhyrje e Diego Lopez i mohon gëzimin e një tjetër goli ndaj madrilenëve, pas atyre 4 të shënuar në sfidën e parë. Borusia duhet të bëjë hesapet pas një prej yjeve të saj, pasi Gëtze duron pak minuta në fushë, për t’u larguar iu dëmtuar. Por ndeshja nuk humbet bukurinë, me të dy skuadrat që luajnë hapur dhe krijojnë raste të njëpasnjëshme, por pa gjetur rrugën e rrjetës.


Mbyllja e pjesës së parë në barazim pa gola ndihmon Borusian që futet më e qetë në 45 minuta e dyta dhe duke përfituar nga çekuilibrimi ofensiv i Realit, gjen hapësira për të rrezikuar në kundërsulm. Levandovski ka mundësinë të kalojë në avantazh skuadrën e tij në minutën e 52-të, por topi ndalet në traversën e portës së Diego Lopez. Më pas është vetë portieri që shpëton skuadrën e tij nga goli i KO, me një ndërhyrje instiktive duke bllokuar gjuajtjen e Gundogan.


Duket sikur ndeshja po i shkon fundit dhe Reali nuk ka forcën për të shënuar, as pasi Murinjo hodhi në fushë Benzema, Kaka e Khedira në vend të Higuain, Koentrao e Ksabi Alonso. Por në minutën e 82-të vjen edhe sinjali i parë, me Benzema që dërgon topin në rrjetë pas një pasimi perfekt të Ozil. Reali beson te mrekullia dhe i mbështetur nga tifozeria e zjarrtë e “Santiago Bernabeut” hidhet në sulm duke krijuar rast pas rasti. Kur shënohet minuta e 88-të e ndeshjes vjen edhe goli i dytë, ku këtë radhë është Ramos që gjen rrugën e rrjetës.


Realit i duhet edhe një gol për të përmbushur përmbysjen e madhe, por këtë radhë mrekullia nuk ndodh dhe pas 6 minutave emocionuese shtesë, vërshëllima përfundimtare e Hauard Ueb dekreton emrin e Borusia Dortmund si finaliste të merituar të këtij edicioni të Ligës së Kampioneve.





Nuk ka mrekulli për Realin, Borusia në finale

Seks bomba braziliane: Fjeta me Ronaldon para ndeshjes Borusia-Real



urah


 


Një mashkull që e tradhton një bukuroshe siç është supermodelja ruse Irina Shayk, do të ishte një budalla dhe një i pamend. Këtë veprim dyshohet se e ka bërë futbollisti i njohur i Real Madridit, Christiano Ronaldo.

Këtë e ka pohuar së paku vajza me të cilën ai dyshohet të ketë pasur mardhënie seksuale dhe atë vetëm një javë më parë, para ndeshjes tejet të rëndësishme të ligës së kampioneve me Borusia Dortmund.


Sipas mediave rozë, kjo e dëshmon edhe paraqitjen e tij tejet të zbehtë në këtë ndeshje, ku ekipi i tij ka pësuar kapitullim, duke u mposhtur me rezultat 4 me 1. Seks-bomba braziliane Andresa Urah, ka deklaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me Ronaldon në një hotel në Gjermani.


Ky zbulim ka tronditur rëndë lidhjen e Christianos me Irinan, pasi kjo e fundit është zemëruar tej mase dhe pasi kanë pasur një grindje të ashpër, është larguar nga shtëpia e tij.


Edhe pse ende nuk ka asgjë përfundimtare nëse lidhja e tyre ka marrë fund apo jo, sipas miqve të tyre, gjërat nuk janë aspak mirë mes tyre. Sipas miqve të ciftit, Irina është e inatosur dhe shprehet se nuk mund ta kuptojë sesi ai ka mundur ta tradhtojë me një femër të tillë e cila nuk ka as gjysmën e bukurisë që ka ajo.


Në anën tjetër, Ronaldo i ka quajtur trillime dhe mashtrime deklaratat e “Miss Bub Bum”, duke thënë se ajo e ka bërë këtë vetëm për të fituar famë. “Dua të saktësoj se gjithçka në lidhje me këtë spekulim është një shpifje e ulët dhe se unë ndjehem shumë i irrituar nga kjo përpjekje për të dëmtuar jetën time personale”, është shprehur ai.





Seks bomba braziliane: Fjeta me Ronaldon para ndeshjes Borusia-Real

Kjo është vajza që po i çmend djemtë anëmbanë botës



vajza_cmend


 


Ylli i serialit Valleys, Lateysha Grace mund t’i “çmend” djemtë nëse paraqitet sikurse në ballinën e fundit të revistës “ZOO”.

Ylli ka thënë në intervistë për këtë gazetë se ajo do të jetë edhe në sezonin e dytë të serialit të Ëalsit, përderisa ajo do të na shokoi përsëri me pamjen e saj.

Lateysha, e cila është zhveshur e tërë për të na sjell disa foto të “nxehta” i tha revistës:

“E di se edhe seria e parë ishte e çmendur, por kjo është edhe më e çmendur. Prisni më shumë debate, më shumë lidhje, më shumë modelin, më shumë seks…Vetëm po rritet më shumë dhe po bëhet më e mirë. Nëse keni menduar se seria e parë ishte e çmendur, kjo tjetra do t’ju shokoi”.





Kjo është vajza që po i çmend djemtë anëmbanë botës

Spekulimet e medias, Rama kandidat në Vlorë, Berisha në Durrës?!



rama berisha


 


Vetëm gjashtë ditë para skadimit të afatit zyrtar për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë mbetet ende enigmë se ku do të garojnë krerët e partive politike kryesore në vend. Në numrin e sotëm e përditshmja “Dita” shkruan se Edi Rama mund të kryesojë listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës. Kjo mund të hapë vendin në Tiranë për të patur një tjetër drejtues të listës së socialistëve. Mediat spekulojnë rreth mundësisë së garimit të kryeministrit Sali Berisha në listën e deputetëve të Qarkut të Durrësit. Në këtë formë në Tiranë mbetet kreu i Partisë Fryma e Re Demokratike Bamir Topi dhe kreu i LSI-së Ilir Meta ende nuk është e qartë ku do të kandidojë mes Tiranës apo Beratit. Deri të hënën këto aludime mbeten vetëm në formën e spekulimeve mediatike pasi nuk ka konfirmime zyrtare.





Spekulimet e medias, Rama kandidat në Vlorë, Berisha në Durrës?!

Balotelli ndahet nga e dashura, bie basti për Realin



balotell


 


Sulmuesi i Milanit, Mario Baloteli ndahet nga e dashura e tij, modelja belge, Fanny Neguesha. Mediat italiane kanë bërë public lajmin në fjalë ndërsa informacioni është konfirmuar edhe nga vete Mario.

Sipas mediave italiane kishte rreth dy javë që diçka nuk shkonte mirë mes të dyve.

Lajmi për ndarjen e çiftit vjen vetëm pak orë para ndeshjes së Real Madrid- Dortmund, për të cilën Mario Baloteli kishte deklaruar se nëse arrin të kualifikohet Reali, do tu ofronte të gjithë lojtarëve të Madritit mundësinë për të fjetur me të dashurën e tij.





Balotelli ndahet nga e dashura, bie basti për Realin

Kate Moss, fotoja kur ishte 14 vjeçare



kate-moss_1719949a

DavidRoss/Bloomsbury/BNPS



Kate Moss vjen në këtë imazh për herë të parë përpara publikut ku tregon se si dukej në moshën 14 vjeçare. Supermodelja tanimë 39 vjeçare e ka shijuar një karrierë të suksesshme në industrinë e modës që prej kohës kur u zbulua nga foografi David Ross. /The Sun/



DavidRoss/Bloomsbury/BNPS






Kate Moss, fotoja kur ishte 14 vjeçare

Olldashi: Amanetin e 21 Janarit, Rama le ta shënojë tek blloku i Ilir Metës



olldash


 


Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi ka komentuar mbi deklarimet e sotme të kreut të opozitës. “Edi Rama tha sot, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS se 21 Janari mbetet amaneti i madh i socialistëve. Mirë shumë! Por, meqe Rama e ka amanet, në mënyrë që të mos e harrojë, e ftoj ta shënojë tek blloku i Ilir Metës. Aty mbahen amanetet! “, thotë Olldashi me një koment në rrjetin social Facebook.





Olldashi: Amanetin e 21 Janarit, Rama le ta shënojë tek blloku i Ilir Metës

Merkel: Evropa të krijojë vende pune


Kancelarja gjermane Angela Merkel tha në një konferencë të përbashkët për gazetarë bashkë më homologun e saj Italian, Enrico Letta se Evropa duhet të gjejë mënyra për të krijuar vende pune dhe për të nxitur investimet.

“Politika fiskale, natyrisht se nuk është gjithçka. Ne bëjmë politika për njerëzit, dhe njerëzit duan vende pune. Prandaj Evropa duhet të krijojë punësim dhe të inkurajojë investimet. Në këtë fushë kemi shumë për të bërë”, citon Reuters, kancelaren Merkel.


Papunësia në Eurozonë ka arritur nivele të reja rekorde.


Zyra për Statistika e Bashkimit Evropian, Eurostat, ka bërë të ditur se papunësia në të 17 vendet që përdorin euron ka arritur në 12.1 për qind në muajin mars – me rreth 19.2 milionë njerëz të papunë.


Greqia mbetet vendi më i goditur, me 27.2 për qind papunësi, ndërsa pasohet nga Spanja me 26.7 për qind të njerëzve të papunë.


Shkalla më e ulët e papunësisë ka qenë në Austri, me 4.7 për qind, dhe në Gjermani, me 5.4 për qind.




Merkel: Evropa të krijojë vende pune

Edi Rama u jep mundësinë qytetarëve t`i shkulin veshin



rammmaa_veshi


 


Kryetari i PS, Edi Rama ka mbajtur sot një takim me banorët e njësisë nr.1 në Tiranë. Rama tha se do t’i përgjigjet interesit të qytetarëve, ndërsa ftoi këdo që kishte dëshirë të vinte t’i shkulte veshin.

“Do i përgjigjesha pyetjeve tuaja dhe interesave, nëse ndonjëri do të më shkuli veshin e kam seriozisht le të vijë ta bëjë”, u shpreh Rama ndërsa më pas një vajzë e vogël i është afruar dhe i ka shkulur veshin.

Rama ka theksuar se eshte i gatshem te pranoj kritikat per cdo gabim qe mudn et bej neser ne qeveri.





Edi Rama u jep mundësinë qytetarëve t`i shkulin veshin

Afatet kohore të zbatimit të marrëveshjes, pas takimit Thaçi-Daçiq


Qeveria e Kosovës ka paraparë veprime konkrete që brenda 90 ditëve marrëveshja të gjejë implementim. Por afatet kohore për zbatim të marrëveshjes do të caktohet vetëm pas takimit që do të ndodhë mes dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, në Bruksel. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Thaçi janë të gatshëm kurdo që Ashton të ftojë një takim të ri. Sipas Kuçit, plani i marrëveshjes parasheh pesë pika që janë debatuar në takimin e fundit për implementimin e atij plani. Nga ana tjetër, partitë opozitare e dinë që implementimi do të jetë i vështirë, meqë strukturat paralele prej kohësh kanë vendosur autoritetin në atë pjesë të vendit.

Delegacionet nga Prishtina e Beogradi javën e kaluar edhe pas dy ditë takimesh të gjata nuk arritën të pajtohen plotësisht për një plan veprimi për zbatimin e marrëveshjes.




Afatet kohore të zbatimit të marrëveshjes, pas takimit Thaçi-Daçiq

Ministria serbe e Arsimit, njeh Kosovën?



M


minarss


 


inistria e Arsimit në Serbi në promovimin e një projekti, ka përdorur harta në të cilën Kosova figuron e ndarë nga Serbia.


Gjatë promovimit të një projekti për ndërtimin e nanoqendrës teknologjike në Beograd, nga ana e ministrit serb të Arsimit, Zarko Obradovic, para shumë të ftuarve në Akademinë Serbe të Shkencës dhe Arteve, janë radhitur slajde me harta, në të cilat Serbia është prezantuar pa Kosovën.


Prezantimin e ka bërë ndihmësi i ministrit të Arsimit, Radomir Zikic, e ka arsyetuar këtë duke thënë se në prezantimin grafik është përdorur harta e një pjese të Evropës e marrë nga publikime ndërkombëtare.


“Harta e prezantuar nuk paraqet qëndrimin e politikës tonë shtetërore apo të Minsitrisë së Arsimit dhe Shkencës, lidhur me kufijtë e shteteve të rajonit”, ka thënë Zikic.





Ministria serbe e Arsimit, njeh Kosovën?

Zbulohet roli i Rikës, ka hyrë me mision në Big Brother Albania 6



rikjaaaedberr


 


Ndërkohë, në dhomat e gjumit janë fikur dritat dhe disa nga banorët shtrihen për të fjetur gjumë. Mes Rikes e Ilirit ndodh një debat i shkurtër, ku Rikes i ka mbetur qejfi se pse Iliri e ka lënë që t’i lajë enët vetëm. Ata shkëmbejnë disa batuta me njëri-tjetrin, pa e shndërruar në debat.

Ndërsa Elona e Edberi shkëmbejnë disa batuta me ironi, duke marrë shkas nga zënkat e ditëve të fundit, kurse banorët e tjerë bëjnë shaka e qeshin me ta.


Ndërsa Rikja kërkon të vërë në punë misionin e dhënë nga Vëllai i Madh. Ajo i kërkon Edberit që t’ia krehë flokët, duke i thënë se nuk po e zë gjumi e kjo është një punë që e bën me shumë dëshirë, duke qenë se e ka marrë malli për profesionin e saj. “Unë punoj 12 orë në ditë dhe e mbyllur këtu më mungon puna ime”, thotë ajo. Ndërsa Edberi i kërkon vazhdimisht që ajo të flejë një natë me të, në mënyrë që ajo të pranojë. Rikja thotë se njëra me tjetrën nuk kanë asnjë lloj lidhjeje dhe se ajo nuk ka arsye pse të flejë me të.

Ndërsa banorët, të cilët janë duke i dëgjuar, qeshin me ta.


Ndërsa Joana e Anaidi janë duke biseduar me njëri-tjetrin e më pas edhe me Viganin për sa i përket ngjarjeve në shtëpi, duke bërë thashetheme me banorët. Ajo flet për Eldorën, duke u shprehur: “Ajo është gati të bëjë pakt me djallin për të mos dalë të shtunën”. Kështu, të tre bëjnë shaka e tallen me pjesën tjetër të banorëve.


Pasi flenë të gjithë banorët, Rikja zgjohet nga gjumi e më pas shkon në krevatin Edberit, duke i kërkuar që ta shoqërojë për në banjë, pasi ka parë një ëndërr të frikshme dhe ka frikë të shkojë vetëm.

Ajo i thotë Edberit se ndihet shumë e fiksuar prej ëndrrës që ka parë. Ajo tregon se ka parë në ëndërr një plakë e cila i ka thënë se duhet t’ia presë flokët Edberit dhe kështu atyre do t’u shkojë mbarë. Ndërkohë, Rikja ka marrë edhe peshqirin me vete dhe kërkon që t’ia lajë e t’ia krehë flokët. Edberi qesh me të madhe dhe fillon të tallet me të, duke i kërkuar që të flenë bashkë se mbase del e kundërta e ëndrrës që ka parë.

“Edhe mua më ka dalë një ëndërr, që duhet të fle me ty”, i thotë Edberi ndërsa tallet me të.

Pas disa minutave duke biseduar, të dy shkojnë në dhomën e gjumit për të fjetur gjumë, ndërsa Edberi vazhdon të qeshë me të madhe.





Zbulohet roli i Rikës, ka hyrë me mision në Big Brother Albania 6

Eurostat: Për një muaj në BE pa punë ka ngelur pothuajse 70.000 persona


Pothuajse 70.000 qytetarë të Bashkimit Evropian kanë ngelur pa punë vetëm për një muaj, në periudhën prej 1 shkurtit e deri më 1 mars të këtij viti, tregojnë të dhënat më të reja të Agjencisë Evropiane për Statistikë (Eurostat).

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, krahasuar me marsin e vitit 2012, për vetëm një vit pa punë kanë ngelur madje 1,8 milionë persona në 27-të vendet anëtare të Unionit, ndërsa 100.000 më pak në vendet nga eurozona.


Sipas Eurostatiti, për momentin në BE ka 26,5 milionë persona pa punë, ndërsa 19,2 milionë në eurozonë, që do të thotë se shkalla e papunësisë në BE arrin 10,9 për qind, ndërsa në eurozonë 12,1 për qind.


Sa për krahasim, shkalla e papunësisë në SHBA arrin 7,6 për qind, ndërsa në Japoni përfundimisht me marsin e vitit 2013 arrin 4,3 për qind.


Sipas vendeve, shkallë më e ulët e papunësisë në BE është vërejtur në Austri (4,7 për qind), Gjermani (5,4) dhe Luksemburg (5,7), ndërsa përqindje më të madhe të personave pa punë ka në Greqi (27,2 për qind), Spanjë (26,7) dhe Portugali (17,5).


Në krahasim me vitin e kaluar, përqindja e papunësisë është rritur në 19 vende anëtare të Unionit, ndërsa është ulur në tetë vende. Rritje më të madhe të papunësisë në nivel vjetor është regjistruar në Greqi prej 21,5 në 27,2 për qind , në Qipro prej 10,7 në 14,2 për qind, në Spanjë prej 24,1 në 26,7 dhe në Portugali prej 15,1 në 17,5 për qind.


Nga ana tjetër, rënie më e madhe e papunësisë është vërejtur në Letoni prej 15,6 në 14,3 për qind, në Estoni prej 10,6 n 9,4 për qind dhe në Irlandë prej 15 në 14,1 për qind.


Ajo që posaçërisht brengos është që sipas Eurostatit në mars të vitit 2013 në Bashkimin Evropian janë regjistruar 5,6 milionë persona më të rinj se 25 vjet të papunë, gjegjësisht 3,5 milionë në eurozonë, që do të thotë se të papunë janë 23,5 për qind nga të rinjtë në BE dhe 24 për qind në vendet që për valutë zyrtare e kanë euron.


Shkallë më të lartë të papunësisë të të rinjve ka në Greqi (59,1 për qind) dhe Spanjë (55,9 për ind) ndërsa më të vogël në Gjermani dhe Austri (7,6 për qind).




Eurostat: Për një muaj në BE pa punë ka ngelur pothuajse 70.000 persona

Scarlett Johansson godet me shqelm një burrë



PacificCoastNews.com

PacificCoastNews.com



Scarlett Johansson nuk ka hezituar ti vendosë këpucën në gjoks një burri të cilin e kishte përballë. Aktorja në fakt nuk është në jetën e përditshme por në setin e filmimeve për “Captain America The Winter Soldier”. Gjithçka nga ajo çka e shikoni është regjistruar në Los Anxhelos më 1 prill dhe tanimë është ndarë edhe në rrjetet sociale për miqtë e fansat e shumtë të aktores. /The Sun/



PacificCoastNews.com



PacificCoastNews.com






Scarlett Johansson godet me shqelm një burrë

Myler: Nesër do të kemi përballë një tjetër Mesi!







Futbollistët e Bajern Mynih e dinë shumë mirë se fitorja 4-0 e ndeshjes së parë nuk mjafton për të garantuar kalimin në finalen e Ligës së Kampioneve, pasi do të duhet mbrojtur ky rezultat në një sfidë shumë të vështirë në “Kamp Nou”.


“E dimë që do të përballemi me një skuadër që do të japë 100% të mundësive të saj dhe nuk na lejohet një rënie përqendrimi”, tha Tomas Myler, autori i një dygolëshi në sfidën e parë. “Të jeni të sigurt se përballë do të jemi një Lionel Mesi tjetër nga ai i ndeshjes së parë. Por ne jemi një grup i madh në të cilin 11 lojtarët punojnë gjithmonë për skuadrën”.


Edhe Bastian Shvajnshtajger është i ndërgjegjshëm për vështirësinë e kësaj sfide, ndonëse është optimist se bavarezët do të kalojnë përsëri në finale.


“Kemi ardhur këtu që t’i shkojmë deri në fund turneut. Kemi derën e hapur për në finale falë rezultatit të ndeshjes së parë, por nuk kemi përfunduar, kemi ende punë për të bërë. Për të kaluar turin, sidomos ndaj Barcelonës, duhet të djersitim dhe të impenjohemi deri në fund. Të gjithë ëndërrojmë të shkojmë përsëri në finale”, tha mesfushori bavarez.





Myler: Nesër do të kemi përballë një tjetër Mesi!

Rekorde të reja të papunësisë në Eurozonë


Papunësia në Eurozonë ka arritur nivele të reja rekorde.

Zyra për Statistika e Bashkimit Evropian, Eurostat, ka bërë të ditur se papunësia në të 17 vendet që përdorin euron ka arritur në 12.1 për qind në muajin mars – me rreth 19.2 milionë njerëz të papunë.


Greqia mbetet vendi më i goditur, me 27.2 për qind papunësi. Ajo pasohet nga Spanja, ekonomia e katërt më e madhe e Eurozonës, me 26.7 për qind të njerëzve të papunë.


Shkalla më e ulët e papunësisë ka qenë në Austri, me 4.7 për qind, dhe në Gjermani, me 5.4 për qind.




Rekorde të reja të papunësisë në Eurozonë

Del Ponte: Thaçi nuk përmendet në librin tim


Ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla Del Ponte, tani anëtare e Komisionit hetues të OKB-së, për krimet në Siri, gjatë qëndrimit në Gjenevë, ndër të tjerat ka thënë se, nuk merret me ish Jugosllavinë duke shtuar se “trafiku i organeve në Kosovë”, tashmë është një çështje me të cilën ka nisur dhe po merret Dick Marty.

Del Ponte e ka rikonfimuar mos përfshirjen e kryeministrit Hashim Thaçit, në “trafikun e organeve”, në Kosovë.


“Unë në librin tim të fundit, as në takime e as në raporte nuk e përmendi Thaçin lidhur me këtë aferë. Dick Marty është ai që ka përmendur Hashim Thaçin në raportin e tij për UÇK-në”, ka rikonfirmuar ish prokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla Del Ponte para gazetarëve në Gjenevë.




Del Ponte: Thaçi nuk përmendet në librin tim

Angelina kur ishte e re(FOTO)



image

 


 


Buzët e saja të bukura, sytë dhe shikimin e saj tërheqës e kishte që nga fillimi.


 


Por këto fotografi të Angelina Joliet, të bëra kur ajo ishte 16 vjeçe, tregojnë se si ka ndryshuar ajo prejse është bërë yll.


 


Duket se atëherë nuk i kishin munguar kilogramët pasi që krahët i ka të trash dhe gjithmonë e kishte atë dukjen e një ylli, shkruan Daily Mail.


 


Sot, të gjitha këto i ka mirëpo tani është bërë asht e lëkurë. Për dallim nga fotografitë tani ajo e ka gjoksin më të gjerë.


 


Në këto fotografi kishte trupin e pastër. Miss Jolie, tani 37 vjeçe, ka më shumë se 13 tatuazhe në trupin e saj, përfshirë këtu datat e lindjes së fëmijëve.


 


Marrëdhënia e ftoftë me babin, bëri që ajo të binte në depresion, por ajo vazhdoi studimet në teatër dhe diplomoi në “Beverly Hills High School”.


 


Derisa ylli po provonte të tregonte bukurinë e një femre, fotografitë janë të përmbajtur në krahasim me atë që do të vinte në ditët në vijim.


 



 



 








Angelina kur ishte e re(FOTO)

Një armë e prodhuar me printer 3D mund të zbulohet së shpejti


image

Një armë e prodhuar nga një printer 3D, e cila do të jetë e aftë të gjuajë disa herë rresht, mund të zbulohet së shpejti.


 


Cody Wilson, një 25 vjeçar që është themelues dhe drejtor i organizatës jofitimprurëse Defense Distributed,është shprehur se së shpejti mund të zbulohet për publikun Wiki Weapon, e cila është një armë e prodhuar me një printer 3D.


 


Në një intervistë të realizuar me CNN në mars, ai tha se shpresonte që arma e printuar të ishte gati deri në fund të prillit.


 


Edhe pse u tregua shumë i rezervuar lidhur me detajet mbi të, Wilson u shpreh se prototipi do të ishte një armë dore e përbërë nga 12 pjesë të cilat janë të ndërtuara nga termoplastika ABS+.


 


Kjo e fundit është e njohur për qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e saj dhe përdoret gjerësisht në industri. Pjesa e këmbëzës do të përbëhej nga çeliku dhe do të ishte në gjendje të realizonte “disa gjuajtje para se të shkrihej apo të prishej.”


 


Pritet që Wilson të dalë së shpejti për të bërë një deklaratë zyrtare. Në fillim të shkurtit, Defense Distributed lançoi një video ku tregohej një karikator i prodhuar me printer 3D i cili ishte i aftë të mbante deri në 30 cikle të një pushke AR-15.


 


Dy studentë ndërtojnë një aeroplan të printuar me 3D Printer


 


Një muaj më vonë, grupit iu dha licenca federale e armëve nga U.S. Bureau of Alcohol, Tobacco, Firearms and Explosives, përmes së cilës ata mund të shisnin zyrtarisht teknologjitë që përdorën për ndërtimin e armëve në fjalë.


 


Wilson u shpreh në atë kohë se mund t’i shisnin tashmë gjërat që prodhonin në mënyrë të kontrolluar dhe në bazë të ligjit.


 






Një armë e prodhuar me printer 3D mund të zbulohet së shpejti

BSPK: S’do të protestojmë me 1 Maj


Edhe pse Kosova përballet me një përqindje të lartë të papunësisë me mbi 40 për qind si dhe me shkelje flagrante të të drejtave të punëtorëve, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, edhe kësaj radhe nuk e ka parë të arsyeshme që të protestohet me 1 Maj, Ditën e Punëtorëve, ashtu siç bëjnë shumë vende të Evropës, të cilat mu këtë ditë, protestojnë për të shprehur pakënaqësinë me gjendjen e punëtorëve.

Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi, në një tryeze të organizuar me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtoreve me temën “Të drejtat e punëtorëve dhe Integrimi Evropian”, tha se kjo sindikatë ka vendor që të mos protestohet edhe këtë vit, për 1 Maj, pasi që me protestat e organizuara viteve të kaluara, është parë, që punëtorët e vendit tonë, janë më të interesuar që këtë ditë të festojnë se sa të protestojnë për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe se kjo është dëshmuar me pjesëmarrje tejet të vogël në protestat e organizuar tri vite radhazi.


Megjithatë ai thotë se protestë do të ketë gjatë muajit Maj, por se data se kur do të mbahet protesta ende nuk dihet.


Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq tha se ende nuk ka shifra të sakta sa i përket papunësisë në Kosovë. Ai pohoi se përqindja e papunësisë nuk është 43 për qind ashtu siç thuhet, por është diku rreth 30 për qind, e cila ende është mjaftë e lartë. MPMS, sipas tij i ka të regjistruar 270 mijë punëkërkues.


Ndërsa, Shpend Ahmeti nga Lëvizja “Vetëvendosje” tha se Kosova përballet me një gjendje të rëndë sociale e ekonomike dhe me një papunësi të lartë e cila është alarmante.


Ndryshe, në këtë tryezë po ashtu u tha se në një vend si Kosova, me një përqindje të lartë të papunëve, është tejet e vështirë të luftohet për të drejtat e punëtorëve, pasi që konkurrenca për një vend pune, është mjaftë e lartë.




BSPK: S’do të protestojmë me 1 Maj

Samsung zbulon Galaxy Tab 3 me ekran 7 inç



image

 


 


 


Samsung ka shtuar në linjën e tij të tabletëve edhe Galaxy Tab 3, i cili ka ekran 7 inç dhe operon me Android 4.1 ose Jelly Bean.


 


Pajisja ka procesor dual-core 1.2GHz, 8/16GB hapësirë kujtese të brendshme (të zgjerueshme deri në 64 GB përmes kartave të memories), një kamer të pasme 3-megapixel dhe një frontale prej 1.3-megapixel.


 


Ekrani 7 inç ka rezolucion prej 1024×600 pixels, i cili duket në fakt shumë i ulët krahsuar me standartet e sotme, por pajisja është e aftë të luajë video në Full HD. Përmasat e tabletit janë 111.1 x 188.0 x 9.9mm, ndërsa pesha e tij është 302g për versionin vetëm me Wi-Fi, ose 306g për atë edhe me 3G.


 


Versioni vetëm me Wi-Fi i Galaxy Tab 3 do të jetë i disponueshëm në të gjithë botën prej muajit maj, ndërsa ai me 3G do të vijë në qershor. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare mbi çmimin apo disponueshmërine e tij në varësi të tregjeve globale, megjithatë Samsung është shprehur se këto informacione do të publikohen gradualisht në të ardhmen.


 


 







Samsung zbulon Galaxy Tab 3 me ekran 7 inç

Trajneri i Borusias luan shah me Realin, Mourinho: Dua gol në minutat e para

jose_mourinhomoske 

Reali ndeshet sonte në stadiumin Santiago Bernabeu me Borusia Dortmundin. “Klubi mbretëror” hyn në këtë ndeshje si favorit për fitore, por jo edhe për kualifikim, duke pasur parasysh hendekun e madh të golave.


Reali hyn i motivuar pas fitores në derbin e qytetit kundër Atletikos, derisa Borusia vjen në këtë sfidë pas fitores kundër Fortunës në Bundesligë, edhe pse luajti me madje 10 lojtarë tjerë në krahasim me duelin kundër madrilenëve në mesjavën e kaluar.


Shqetësimi më i madhe për spanjollët është lëndimi i Kristiano Ronaldos, megjithëse është e sigurt se ai do të luajë, pa marrë parasysh nëse do të jetë i gatshëm 100 përqind apo jo.



Titullar në këtë ndeshje pritet të luajë edhe Higuain, kurse në dispozicion të Murinjos do të jetë edhe Arbeloa, i cili në ndeshjen e parë mungoi për shkak të pezullimit.


“Detyra jonë është e qartë: duhet të shënojmë gol shpejt, që në fillim, për të luftuar pastaj deri në fund. Kjo është ndeshja më e rëndësishme e 10 viteve të fundit të historisë së Realit”, ka theksuar Zhoze Murinjo.


Në anën tjetër, Jurgen Klop, mendon se epilogu i ndeshjes varet shumë nga taktika e dy skuadrave.


“Tek Reali besojnë se mund ta përmbysin rezultatin. Tifozët e kësaj skuadre nuk janë të kënaqur me paraqitjen në ndeshjen e parë, por mendoj se kësaj radhe do të jenë shumë më të mirë. Sidoqoftë, ne e dimë kualitetin tonë dhe i kemi krijuar shumë probleme madrilenëve në ndeshjet që i kemi zhvilluar gjatë këtij edicioni. Mendoj se sonte nuk do të luajmë vetëm në mbrojtje dhe as vetëm në sulm. Duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur”, ka thënë Klop.


 




Trajneri i Borusias luan shah me Realin, Mourinho: Dua gol në minutat e para

Messi: Po përgatitemi të përmbysim 4 golat e Bayernit

messiiii 

Ylli argjentinas, Lionel Mesi, beson se Barcelona mund të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve, pavarësisht humbjes së thellë në ndeshjen e parë kundër Bajernit 4:0 në Munih.

“Në Bilbao na iku fitorja nga duart në minutat e fundit, por tani të përgatitemi për përmbysjen e rezultatit kundër Bajernit”, ka thënë Mesi, një ditë pas barazimit 2:2 kundër Atletik Bilbaos, në kampionatin spanjoll.

Tifozët e Barcelonës ëndërrojnë një natë magjike dhe besojnë se gjithçka për fatin e skuadrës së tyre do të varet nga forma e Lionel Mesit.

Për të rritur besimin në kampin katalonas, në prag të sfidës së mërkurës, është përkujdesur edhe presidenti Sandro Rosel, i cili theksoi gjithçka është e mundur.

“Barcelona në finale? Sigurisht që gjithçka është e mundur, sepse edhe bota e beson këtë”, ka theksuar Rosel.


 




Messi: Po përgatitemi të përmbysim 4 golat e Bayernit

Xhosh Smith kthen në garë Atlantan






Përballja mes Indiana dhe Atalanta në Konferencën e Lindjes duket se do të përfundojë me 7 ndeshje, pasi dy skuadrat tashmë kanë çuar në barazim 2-2 serinë mes tyre dhe diferencat në lojë janë shumë të vogla.


Pas një suksesi 2-0 të Indianas në takimet në fushën e vet, Atlanta është përgjigjur me dy suksese radhazi në shtëpinë e saj, duke treguar se vendi i 7-të në Konferencën e Lindjes gjatë sezonit të rregullt nuk tregonte potencialin real të skuadrës. Në takimin e mbrëmshëm, të fituar me rezultatin 102-91, Xhosh Smith ishte heroi i Atlantas me një paraqitje të shkëlqyer, duke realizuar 29 pikë e 11 topa në tabelë, për të mbajtur plotësisht në lojë skuadrën e tij.


Hjuston ka arritur të fitojë ndeshjen e parë në serinë e vet, përballë pretendentëve të Oklahomas, falë një paraqitje shumë të mirë të Çandler Parsons, zëvendësuesit të Xhermi Lin të dëmtuar, i cili shënoi 27 pikë, 10 topa në tabelë dhe 8 pasime në suksesin 105-103. Kuptohet që Oklahoma mbetet favorite, pasi udhëheq 3-1 dhe do të luajë takimin e radhës në fushën e vet dhe me shumë mundësi do të arrijë që pas dy ditësh të sigurojë kualifikimin në turin tjetër të playoff. (LajmeShqip.com)


PLAYOFF


Konferenca e Lindjes


Çikago-Bruklin 91-110 (3-2)


Indiana-Atlanta 91-102 (2-2)


Konferenca e Perëndimit


Oklahoma-Hjuston       103-105 (3-1)





Xhosh Smith kthen në garë Atlantan

Shqyrtohet ndryshimi i ligjeve për kontrollin e pasurisë dhe dhuratave të zyrtarëve të Lartë


Ministria e Drejtësisë, e mbështetur nga UNDP është duke e zhvilluar një punëtori dyditore lidhur me shqyrtimin e plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik, Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë, si dhe plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

Qëllimi kryesor i organizimit të punëtorisë është diskutimi i përmbajtjes së këtyre dy projektligjeve dhe përfshirja e sa më shumë akterëve në diskutimin e çështjeve të ndryshme që lidhen me projektligjet në fjalë. Duke qenë se qëllim primar i Ministrisë së Drejtësisë është hartimi i legjislacionit sa më të kompletuar dhe të zbatueshëm në Kosovë, përfshirja e institucioneve të ndryshme, e në të njëjtën kohë edhe e shoqërisë civile në hartimin e legjislacionit është esenciale. Për më tepër me ndihmën e UNDP-së është siguruar pjesëmarrja e ekspertes nga jashtë, znj. Milena Minkova.

Në këtë punëtori do të marrin pjesë përfaqësues nga institucionet e ndryshme, si Agjencioni Kundër Korrupsionit, Zyra e Kryeministrit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Prokuroria e Shtetit, Policia e Kosovës, EULEX, OSBE, UNDP, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Lëvizja FOL dhe Lëvizja ÇOHU.




Shqyrtohet ndryshimi i ligjeve për kontrollin e pasurisë dhe dhuratave të zyrtarëve të Lartë

Demi Moore guxon të jetë transparente




Demi-Moore--main_1719351a


 


Kanë kaluar afro 20 vite që prej kohës kur Demi Moore ka pozuar nudo në filmin “Striptease”. Por aktorja e ka rikrijuar një pjesë të imazhit të saj seksi në mbrëmjen e organizuar një natë më parë në Los Anxhelos. Veshja e saj ka qenë e tillë që të lërë pak për të imagjinuar në pjesën e përparme. Gjysmë transparente, Moore ka mundur të tërheqë vëmendjen e publikut të pranishëm dhe të medias. /The Sun/



 





Demi Moore guxon të jetë transparente

Gallatasaraj kërkon Roben dhe Klishi






Ambiciet e Gallatasarajit për t’u konfirmuar si një prej skuadrave më të forta në Evropë dhe për të fituar Ligën e Kampioneve, duket se nuk janë thjesht fjalë marketingu, pasi klubi turk po bëhet gati për dy blerje të tjera të rëndësishme.



Sipas mediave angleze, Gallatasaraj do të kërkojë gjatë verës të marrë Gael Klishi nga radhët e Mançester Sitit dhe Arjen Roben nga Bajern Mynih, për t’ia shtuar një skuadre që ka në përbërje aktualisht futbollistë si Drogba, Shnajder, Jilmaz, Melo, Eboue e Muslera.


27 vjeçari Klishi ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me Mançester Sitin, por drejtuesit e Gallatasarajit janë të bindur se me një ofertë prej 10 milion paund, lojtari mund të ndryshojë menjëherë kampionat. Ndërsa për Roben, i cili mendohet se është i padëshiruar nga Pep Guardiola, ata janë gati të shpenzojnë 12 milion paund për ta blerë nga bavarezët në fund të këtij sezoni.


Me afrimin e këtyre dy futbollistëve, Gallatasaraj kthehet me siguri në një prej superfuqive të futbollit evropian, duke garantuar që në sezonet e ardhshme të jetë më me vazhdimësi mes ekipeve më të mira në Ligën e Kampioneve, e pse jo, pretendente për ta fituar atë.




Gallatasaraj kërkon Roben dhe Klishi

Rosanna Davison: Martesa ime? Varet nga kualifikimi i Irlandës në Kupën e Botës




Irish15_01_1719500a


 


Ish miss bota Rosanna Davison nuk e ka caktuar ende datën e martesës ndërsa sqaron se gjithçka varet nëse Irlanda do të kualifikohet verën e ardhshme për në Kupën e Botës në Brazil. Ajo është cilësuar si një ndër femrat më seksi në univers dhe ka gati kurorëzimin në një marrëdhënie afatgjate me Ëesley Quirke. 29 vjeçarja tha se plani ishte për majin ose qershorin e vitit të ardhshëm. Ëes është një tifoz i zjarrtë dhe gjithçka varet nga kualifikimi ose jo i Irlandës”, tha ajo. /The Sun/


 





Rosanna Davison: Martesa ime? Varet nga kualifikimi i Irlandës në Kupën e Botës

Pirlo: Real, Çelsi, Barça… të gjithë më kërkonin!






Andrea Pirlo ka zbuluar se ka qenë shumë pranë firmës me skuadra si Çelsi, Real Madrid apo Barcelona, po të mos ishte për presidentin e Milanit, Silvio Berluskoni. 33 vjeçari kaloi 10 vite te Milani, para se të largohej në vitin 2011 drejt Juventusit, një vendim të cilin ai e ka vlerësuar si më të mirin e karrierës, por ka zbuluar gjithashtu se si ka marrë oferta shumë të rëndësishme në vitet e mëparshme.



“Kisha arritur një marrëveshje me Çelsin, por pastaj Berluskoni ndërhyri dhe unë qëndrova te Milani. Kur Kapelo ishte te Real Madrid, isha shumë pranë asaj skuadre, për pak sa nuk firmosa me ta në vitin 2006”, tregoi mesfushori italian.


“Në vitin 2011 ishte Guardiola që më bindi t’i bashkohesha Barcelonës, por Berluskoni ndërhyri përsëri dhe kjo marrëveshje nuk u realizua”, zbuloi Pirlo në autobiografinë e tij.


“Vendimi më i mirë i karrierës time ishte që t’i bashkohesha Juventusit. A pendohem që jam larguar nga Milani? Unë vendosa se kisha nevojë për një ndryshim. Kisha nevojë të zbuloja ide të reja dhe kjo ishte gjëja më e mirë për të dy palët. Çfarë do të bëj në të ardhmen? Falë Konte, më është zgjuar dëshira për t’u bërë trajner, por do të shohim në vijim se çfarë mund të ndodhë”.




Pirlo: Real, Çelsi, Barça… të gjithë më kërkonin!

Në Kosovë 280 mijë persona kërkojnë punë


Në Kosovës sipas statistikave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqeniës Sociale janë të regjistruar 280 mijë punëkërkues, ndërkaq për çdo vit regjistrohen deri në katër mijë punëtorë të rinj.

Kështu u tha sot në tryezën e organizuar nga BSPK-ja me rastin e ditës së 1 Majit me temën “Të drejtat e punëtorëve dhe Integrimi Evropian”.


1 Maji po shënohet edhe në vendin tonë por ndryshe nga vendet tjera ku organizatat sindikale organizojnë protesta për të drejtat e punëtorëve. Ministri i Punës, Nenad Rashiq tha se si punëkërkues janë të regjistruar mbi 280 mijë persona. Ai shtoi se Ministria ka rritur kapacitetet e inspektoratit të punës si mekanizëm që merret me problemet e punëtorëve dhe bëri të ditur se në proces të hartimit është edhe ligji për mbrojtjen e punëtorve në vendin e punës.


Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi tha se problem paraqitet sektori privat ku nuk ka organizim sindikal në mënyrë që të mbrohen të drejtat e punëtorëve.


Ndryshe, BSPK ka arritur që të realizojë 10 nga 12 kërkesat të cilat i ka parashtruar në protestën e punëtorëve më 2011. Gjithashtu gjatë tryezës u bë e ditur se është bërë edhe zhbllokimi i pagesës së 20 përqindëshit nga procesi i privatizimit.




Në Kosovë 280 mijë persona kërkojnë punë

Monday 29 April 2013

Topalli publikon fotot, fansat: Jozefina, bukuri shkodrane




jozefina_topallifoto


 


Fansat në faqen e saj në FB, e cilësojnë kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, si “bukuri shkodrane”.

Kryeparlamentarja sot ka publikuar në FB një set fotosh që duket se janë realizuar me kujdes të veçantë.



Komentet dhe reagimet online ka qenë të panumërta. “kjo eshte e bukur, nuk ke ci thua, per kete pamje qe nena natyre i ka dhuruar”, shkruan një komentuese.

MBRETNESHA JONE, shkruan një tjetër ndërsa një fanse tjetër e quan: Bukuri Shkodrane:)


 





Topalli publikon fotot, fansat: Jozefina, bukuri shkodrane

Hakersat sulmojnë profilin e Erjon Braçes, deputeti: Sali largohu nga Facebook-u im!


brace facebook 

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka rrëfyer për miqtë në rrjetin social Facebook se ka 24 orë që ka jashtë kontrollit profilin personal. Në një koment


Braçe shkruan se “Sali Berisha largohu nga profili im!!! Pas 24 orësh rrëmbim të profilit rikthehemi tani!!”. Braçe është ndër të paktët deputetë që e përdor më së shumti hapësirën online për të shprehur qëndrimet personale dhe për të diskutuar me miqtë. Komenti i mësipërm është fshirë pak minuta më pas çka e bën ende të çuditshme atë çka po ndodh me profilin personal të deputetit Braçe.


 





Hakersat sulmojnë profilin e Erjon Braçes, deputeti: Sali largohu nga Facebook-u im!

Ibrahimoviç, një dhuratë për titullin e Juventusit






Pavarësisht mohimeve të vazhdueshme nga ana e Juventusit, Zlatan Ibrahimoviç po bëhet gati të kthehet në radhët e skuadrës bardhezi, si “dhuratë” për titullin kampion. Mediat italiane e cilësojnë thuajse të përfunduar marrëveshjen, ndërsa mbetet për t’u parë vetëm kosto financiare e operacionit për blerjen dhe kohëzgjatjen e kontratës.


Pavel Nedved, mik i ngushtë me sulmuesin dhe menaxheri Mino Raiola u kanë bërë të qartë drejtuesve të Juventusit se Ibra nuk do të bëjë si VIP pas kthimit në Torino, por do të jetë pjesë e rëndësishme e projektit të ri të Antonio Konte, i cili tani ëndërron që të ndërtojë një skuadër të denjë për të fituar Ligën e Kampioneve, pasi ka vendosur përsëri hegjemoninë në kampionatin italian.


Cilësia e padiskutueshme e sulmuesit suedez, bashkë me aftësitë e Fernando Lorente të siguruar prej kohësh, bëjnë që Juventus të ndërtojë një nga sulmet më të forta në kampionatet evropiane, pa harruar alternativat e jashtëzakonshme që mund të ketë në dispozicion si Vuçiniç e Kualjarela.


Juventusi ka bërë të qartë se për blerjen e tij nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 20 milion euro, para të cilat mund të sigurohen nga shitja e Matri dhe Xhovinko, lojtarë që kanë përfunduar jashtë planeve të skuadrës me rindërtimin e sulmit.


Për sulmuesin bëhet gati një kontratë e re trevjeçare me 8 milion euro në sezon, që teorikisht janë më pak sesa fiton aktualisht te PSZH, por që mund të ishte rroga e tij në të ardhmen te parisienët kur të hyjë në fuqi ligji i ri i taksave mbi pasurinë në Francë.




Ibrahimoviç, një dhuratë për titullin e Juventusit

Rasti “Medicus”, 5 persona dënohen për trafik organesh


medicusGjykata Themelore e Prishtinës, e udhëhequr nga Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka shpallur sot fajtor urologun Lutfi

Dervishin, me tetë vjet burgim e 10 000 euro, të birin Arban Dervishin, me shtatë vjet e tre muaj burgim e 2,500 euro, kurse Sokol Hajdinin me 3 vjet burgim.

Islam Bytyqi dhe Sylejman Dulla janë dënuar me kusht, me nga një vit burgim. Ilir Rrecaj, ish zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë, është liruar nga të gjitha akuzat.

I akuzuari i shtatë, Driton Jilta, ishte raportuar se ka pranuar kohë më parë fajësinë për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore, por janë hedhur poshtë akuzat kundër tij, kanë thënë zyrtarë të EULEX-it.

Që të gjithë ishin akuzuar për përfshirje në trafikim dhe transplantim të paligjshëm të organeve në Kosovë në vitin 2008.

Në procesin gjyqësor që njihet me emrin si ”Rasti Medicus”, paneli i gjyqtarëve ka dëgjuar dëshmitë e më shumë se 80 dëshmitarëve, në më shumë se 100 seanca gjyqësore, të cilat kanë nisur që në vitin 2011.

Aktakuza emëron edhe shtetasin izraelit, Moshe Harel si ”trurin” e rrjetit për rekrutimin e dhuruesve dhe identifikimin e marrësve të organeve, ndërkaq për mjekun turk, Yusuf Sonmez thuhet t’i ketë kryer operacionet në klinikë. Që të dy, ndonëse të akuzuar, nuk janë sjellë asnjëherë përpara drejtësisë në Kosovë.

Sipas aktakuzës, viktimat ishin rekrutuar nga vendet e varfëra të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore. Atyre u ishte premtuar shuma prej 15 mijë eurosh për organe, ndërsa ata që i pranonin këto organe paguanin edhe nga 100 mijë euro secili.

Aktakuza thotë se afro 20 viktimave, që janë identifikuar deri tash, nuk u janë paguar shumat e premtuara, megjithqë organet u ishin marrë.


 





Rasti “Medicus”, 5 persona dënohen për trafik organesh

Thaçi e ka hallin e “kokës së vet”

thaci_dacic5Nga Arbana F. Xharra

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e di shumë mirë se çfarë është marrëveshje e mirë dhe çfarë e keqe. Ai e di në detaje se çfarë i sjellë Kosovës marrëveshja me Serbinë. Ai ka qenë partneri i katërt në këtë dialog, në mesin e SHBA-së, BE-së dhe Serbisë. Është pikërisht Thaçi i përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare të jetë në krye të këtij dialogu si partner nga Kosova, sepse ndërkombëtarët ia dinë “hallin” e “dertin”.


Është lojtari më i përshtatshëm i realizimit të projekteve që dëmtojnë Kosovën. Kjo marrëveshje me Serbinë është e dëmshme për shumicën shqiptare në Kosovë, për shkak se e ka negociuar, pranuar dhe nënshkruar Thaçi. Kryeministri i Kosovës nuk e ka hallin e shtetit, as të territorit të saj, por e ka hallin e “kokës së vet”.


Thaçi shkon në Bruksel për të arritur marrëveshje me Daçiçin, duke ditur se pak kilometra më tutje në po këtë qytet një prokuror ndërkombëtar është duke e hetuar atë pas akuzave të rënda për përzierje në tregti me organe të serbëve të kidnapuar gjatë dhe pas luftës së Kosovës. Në një situatë të tillë është lehtë e kuptueshme se kryeministri i këtij vendi në Bruksel ishte pjesëmarrës i negociatave për dobësimin e Kosovës, me shpresën se ky “kooperim” do t’i shpaguhet duke e lënë të qetë drejtësia ndërkombëtare.


Publikimi i dyshimeve të drejtpërdrejta ndaj tij, të cilat mbeten pezull derisa nuk përfundojnë hetimet, dhe frika se çfarë do të dalë nga këto hetime, e mbajnë peng Thaçin. Ai në vazhdimësi u ka bërë “amin” kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare. Për pasojë janë prodhuar plane e pika, të cilave Kosova ua ka parë sherrin përherë.


Nisur nga kërkesa për “investime” në autostradë, plan ky ndërkombëtar i shtyrë pa e çarë fare kokën se kështu kosovarët po futen në krizë të madhe financiare e deri te dhënia e tenderëve qindra milionësh kompanive turke. E gjithë kjo duket si një pazar i fuqive të mëdha, që Turqisë t’i jepet mundësia të shtrijë ndikimin e saj ekonomik në Ballkan, si “shpërblim” për moslejimin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian.



Thaçin e duartrokasin me dinakëri derisa kryen punët me porosi dhe në dëm të popullit të tij. Në të njëjtën kohë herë pas here “të huajt” i nxjerrin raporte për krim të organizuar, me të cilat e shantazhojnë kurdo që e shohin të nevojshme. Është bashkësia ndërkombëtare ajo e cila e vlerësoi marrëveshjen e fundit si arritjen më të mirë, për faktin që Thaçi e Daçiç u ulën pranë njëri-tjetrin, por në fakt kjo marrëveshje nuk premton as paqe e as qetësi.


Thaçi me këtë marrëveshje, nuk i jep autoritet Kosovës për të ushtruar sovranitet në pjesën veriore, por mund t’i japë shans vetes për t’i shpëtuar denigrimit personal në nivel ndërkombëtar. Këtu gjithçka varet nga aksham pazari që ka arritur me faktorin ndërkombëtar. Gjithë matematika e tij sillet rreth vetes së tij. Po të ishte ndryshe, po t’i kishte Thaçi parasysh interesat afatgjata të Kosovës, ai do t’i kishte thënë jo një marrëveshjeje shtetdëmtuese, siç është kjo me Serbinë.


Me këtë marrëveshje Kosova s’e qeveris veriun, por e dorëzon sovranitetin te serbët lokalë e këta këtë sovranitet pastaj e ndajnë me Beogradin. Brenda sistemit kushtetues të Kosovës është instaluar një bombë me sahat. Pasojat do të shihen jo vetëm gjatë implementimit, të cilin serbët do ta sabotojnë kudo që munden.


Thaçi na ka treguar të gjithëve se për interesa personale është i gatshëm të bëjë çfarëdo negociatash që nuk i sjellin kurrë paqe vendit e që nuk i japin mundësi Kosovës të shtrijë sovranitetin në tërë territorin e saj. Kryeministri i Kosovës duke ditur se në një mënyrë po e dorëzon pjesën veriore të vendit, ku nuk mund të dërgojë as policinë e as gjyqësinë, po përpiqet që me një mobilizim të instrumenteve të tij propagandistike marrëveshjen shtetdëmtuese ta shesë si shtetndërtuese.


Thaçi nuk mund ta harrojë faktin se dosjet për të gjithë familjarët, miqtë e shokët e tij, të cilët edhe nga mbarimi i luftës e kanë plaçkitur dhe terrorizuar Kosovën, janë në Bruksel, aty ku nënshkruhet fati i secilit në fund të ditës.


 




Thaçi e ka hallin e “kokës së vet”

Prioritet, lufta kundër korrupsionit brenda policisë



Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), është një agjencion i suksesshëm, i cili ka pasur një zhvillim të hovshëm dy vitet e fundit. Dhe se prioritet kryesor i këtij agjencioni, mbetet lufta kundër korrupsionit në Polici. Kështu u tha të hënën, në prezantimin e raportit vjetor të Inspektoratit Policor të Kosovës, i cili përmban punën dhe analizën e të gjitha departamenteve të IPK për vitin 2012-të.


“Ne zotohemi publikisht para qytetarëve të Kosovës se çdo herë do të respektojmë ligjet në fuqi, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të garantuara me kushtetutën e republikës së Kosovës si dhe do të kontribuojmë në realizimin e tyre. Ne do të punojmë vazhdimisht që të ruajmë besimin e qytetarëve, përmes hetimeve të drejta dhe transparente. Natyrshëm si për çdo institucion tjetër në republikën e Kosovës edhe për ne, ndër prioritetet kryesore mbetet lufta kundër korrupsionit brenda policisë”, tha kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitimi Shishani.




Prioritet, lufta kundër korrupsionit brenda policisë

Mediu në Pogradec: Taksa progresive e Ramës rrënon ekonominë

Fatmir Mediu_16Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i është referuar çështjes së taksave në fjalimin e tij në qytetin e Pogradecit. “Zoti Rama kudo që shkon flet për shtetin, administratën shtetërore apo për ekonominë publike. Flet dhe për taksën progresive. Motra dhe vëllezër, taksa progresive nuk është gjë tjetër vetëm shkatërrimi i biznesit shqiptar. Taksa progresive nuk është gjë tjetër, vetëm shkatërrimi i mundësive për punësim të Shqipërisë, veçse rrënimi ekonomik i shqiptarëve”, u shpreh Mediu.

Prandaj, vijoi ai, në 23 qershor  ne duhet të shkojmë pikërisht në mbështetje të punësimit, të mirëqënies, të biznesit dhe të integrimit të shqiptarëve, ashtu siç e kemi përcaktuar në koalicionin tonë.


 




Mediu në Pogradec: Taksa progresive e Ramës rrënon ekonominë

Hoxhaj inspekton përgatitjet për funksionalizimin e regjimit të vizave




Gjatë kthimit nga Jemeni, ku i është bërë e njohur se ky shtet është në fazën finale të marrjes së vendimit për njohjen e Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Stamboll, për të inspektuar përgatitjet finale për fillimin e dhënies së vizave të Kosovës për qytetarët e 87 vendeve të botës.


Ministri Hoxhaj ka takuar zyrtarët e Konsullatës duke kërkuar informacione rreth nivelit të përgatitjeve dhe kapaciteteve për të filluar procesin e dhënies së vizave të Kosovës për qytetarët e shteteve që këtë vit do të duhet të pajisen me vizë të Kosovës, në mënyrë që të mund të vizitojnë shtetin e Kosovës.


Hoxhaj ka theksuar rëndësinë që ka për Kosovën funksionimi sa më efikas i sistemi i pajisjes me viza të shtetasve të huaj, duke theksuar edhe rolin e rëndësishëm që ka ky regjim për proceset në Kosovë.


Ai ndër të tjera tha se ky proces është në kuadër të përmbushjes së standardeve të përcaktuara nga BE për lëvizje të lirë të qytetarëve drejt BE-së, ku një ndër kriteret e përcaktuara është edhe menaxhimi i kufijve dhe migracionit ilegal.


“Në bazë të standardeve të njohura ndërkombëtare të migracionit, vendosja e regjimit të vizave konsiderohet linja e parë e mbrojtjes kundër lëvizjes ndërkombëtare të personave të cilët mund të përfaqësojnë rrezik të sigurisë, ashtu sikurse edhe atë që ka të bëjë me trafikimin e njerëzve apo të dukurive negative”, tha Hoxhaj, gjatë bisedës me stafin e Konsullatës në Stamboll.


Ministria e Punëve të Jashtme ka hyrë në fazën më intensive të zbatimit të vendimit për krijimin e qendrës së vizave, nëpërmjet së cilës do të bëhet implementimi i një regjimi efikas të vizave që është baza për trajtimin e të huajve në aspektin e vizitorëve, migracionit, studentëve, bashkimin familjar, refugjatëve dhe azilkërkuesve të listuar në vendimin e Qeverisë për të cilët është vendosur regjimi i vizave me Kosovën.


Këta qytetarë do të kenë mundësi të aplikojnë në një nga misionet diplomatike/konsullore në njëzetenjë (21) kryeqytete dhe 26 qytete të tjera të botës.


MPJ me përkrahjen e fuqishme edhe të Qeverisë Norvegjeze dhe Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë kanë angazhuar edhe një organizatë e cila në bashkëpunim me përfaqësuesit e MPJ-së do të menaxhojë dhe kryejë të gjitha përgatitjet e nevojshme për implementimin teknik të sistemit të Qendrës së Vizave si dhe ka përzgjedhur ekzekutorin teknik i cili do të funksionalizojë sistemin e aplikimit për vizë nëpër misionet diplomatike/konsullore të Kosovës, fillimisht në Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, si pilot projekt e më pas edhe në të gjitha përfaqësitë diplomatike/konsullore të Kosovës.





Hoxhaj inspekton përgatitjet për funksionalizimin e regjimit të vizave

Obama: Jay-Z është një nga 99 problemet e mia






Pas disa javësh me probleme serioze që karakterizuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti amerikan Barack Obama, ka gjetur paksa qetësinë në Darkën me Korrespodentë. Presidenti ka gjetur kohë që të bëjë shaka me gjithçka.


 Ai ka bërë shaka në llogari të këngëtares Taylor Swift. Për këngët e saj “që të lëndojnë”.


Ai ka përmendur edhe udhëtimin e shumëpërfolur të reperit Jay-Z me bashkëshorten e tij, Beyonce në Kubë, raporton Huffington Post.


“Disa gjëra nganjëherë janë jashtë kontrollit tim. Për shembull, e gjithë kjo kundërthënie për udhëtimin e Jay-Z në Kubë, e pabesueshme. Unë kam 99 probleme dhe tani Jay-Z është njëri prej tyre”, ka thënë Obama, duke iu referuar hitit të vitit 2004 të reperit Jay-Z, me po njëjtin titull “99 Probleme”.




Obama: Jay-Z është një nga 99 problemet e mia

Të afërt si asnjëherë më parë





Përkundër faktit se Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus kanë qenë në qendër të thashethemeve kohëve të fundit, për ndarjen e mundshme të tyre, Cyrus ka bërë të ditur se kjo nuk është e vërtetë dhe se lidhja e tyre po shkon shumë mirë.


Derisa ka pozuar për kopertinën e revistës “Elle” që  publikohet në qershor, 20 vjeçarja ka dhënë një intervistë, ku edhe pse ka nguruar të flasë shumë për jetën private, megjithatë ka thënë se ajo dhe Liam janë më të afërt me njëri tjetrin, si asnjëherë më parë.


“Ne kemi një shtëpi të përbashkët. Ne mbajmë qen. Ne kemi unazat tona që i mbajmë në gisht dhe jemi shumë të përkushtuar ndaj njëri tjetrin. Mirëpo jemi të vendosur të mos flasim edhe aq shumë për jetën tonë private”, ka thënë Miley.




Të afërt si asnjëherë më parë

Alegri: Sedorf nuk është i vetmi që do pankinën time!






Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, ka pritur me shumë humor të gjithë zërat për largimin e tij të mundshëm nga drejtimi i skuadrës, pasi ka preferuar që të mos bëjë polemika për qëndrimin e ftohtë që vazhdon të mbajë ndaj tij presidenti Berluskoni.



“Nuk komentoj kurrë atë që thotë presidenti dhe çfarë shkruhet në gazeta. Jam i lumtur që jam te Milani, bëj punën time në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç mendoj se e kam bërë në këto vite”.


“Hija e Sedorf? Nuk është i vetmi, më mungonin pak emrat që përmenden për pankinën e Milanit, kohët e fundit ju gazetarët keni përmendur pak. Sedorf nuk di nëse do të vazhdojë të luajë apo nëse do të fillojë të bëjë trajnerin, por besoj se është një prej atyre personave që janë të përshtatshëm për të bërë trajnerin. Ai është një djalë inteligjent, që ka karizëm dhe i uroj fat sido që të jetë”, tha Alegri.


Trajneri i kuqezinjve më pas ka bërë të qartë se shqetësimi i tij i vetëm është të mbajë Milanin në vendin e tretë në renditje, për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.


“Në këtë moment, problemi im i vetëm është të arrij i treti në klasifikim, pasi kemi vlerësuar disa të rinj. Mendoj se Milani është skuadra e vetme që në këtë sezon del me një bilanc pozitiv, ndaj besoj se kemi punuar mirë”, deklaroi ai.




Alegri: Sedorf nuk është i vetmi që do pankinën time!

Efenberg drejt pankinës së Shalkes






Stefan Efenberg, ish-mesfushori i famshëm gjerman, mundtë bëhet trajneri i Shalkes që nga sezoni i ardhshëm pasi 44 vjeçari është në bisedime me drejtuesit e këtij klubi për t’u ulur në pankinën e skuadrës të lënë bosh që pas shkarkimit të Hub Stivens.


Sipas mediave gjermane, gjatë javës së kaluar është zhvilluar një takim mes tij dhe shefit ekzekutiv të klubit, Klemens Tonis, ashtu si edhe me menaxherin Horst Held, ku janë diskutuar kushtet e një kontrate të mundshme dhe planet e klubit qw në këto javë po lufton për të mbajtur vendin e katërt në klasifikim. Megjithatë, palët kanë preferuar që të mos tregojnë me detaje se për çfarë është biseduar dhe për një akord të mundshëm mes tyre.


“Nuk është vendosur ende asgjë. Sigurisht që Efenberg është një nga trajnerët më interesantë të të ardhmes”, ishin fjalët e Held. Ndërsa vetë ish-mesfushori, ka bërë të qartë se dëshiron të fillojë këtë karrierë të re shumë shpejt. “Objektivi im është që të bëhem një trajner i suksesshëm. Kjo mund të bëhet e mundur te Shalke, por edhe në vende të tjera”, shpjegoi Efenberg.


I ashtëquajturi “Tigri” ka marrë licencën e trajnerit që në vitin e kaluar, por nuk ka ende eksperiencë si trajner me asnjë skuadër, pasi në vitet e fundit ka punuar si komentator në televizionet gjermane.




Efenberg drejt pankinës së Shalkes

Dëmtimi, Havier Zaneti: Do kthehem edhe më i fortë



zanetii


Kapiteni i Interit, Havier Zaneti, ka deklaruar se lëndimi që ka pësuar në sfidën kundër


Palermos nuk do të shënojë pensionimin e tij. “Karriera ime nuk ka përfunduar.

Do të rikthehem edhe më i fortë se më parë”, ka thënë Zaneti, i cili ka lënduar thembrën e Akilit. “Më vjen keq që nuk do të ndihmojë shokët e skuadrës, por jam optimist se mund të arrijnë zonën e Ligës së Evropës. Falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë shkruar mesazhe pas këtij lëndimi”, ka shtuar Zaneti.

Ai ka folur edhe rreth spekulimeve mbi të ardhmen e Stramaçonit. “Për trajnerin vendosin drejtuesit e klubit, të cilët duan të krijojnë një skuadër sa më të fortë”.


 





Dëmtimi, Havier Zaneti: Do kthehem edhe më i fortë

Komiteti i Helsinkit në SHBA, më 6 Maj në seancë dëgjimore për Shqipërinë



helsinki


Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta kenë në vëmendje situatën parazgjedhore në Shqipëri. Komiteti për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në


Evropë ka njoftuar në faqen zyrtare një seancë dëgjimore me për Shqipërinë ku thuhet se vendi përgatitet për zgjedhjet parlamentare në qershor e se kërkohet të vlerësohet shkalla në të cilën progresi ka nisur të bjerë poshtë pritshmërive në vend dhe jashtë, dhe se çfarë mund të bëhet për të përshpejtuar rrugën për reformat e mëtejshme sa i përket qeverisjes së mirë. Mes të pranishmëve në këtë seancë do të jetë edhe zv.ndihmës sekretari për çështjes e europës dhe azisë në Departamentin e Shtetit Philip Reeker.


 





Komiteti i Helsinkit në SHBA, më 6 Maj në seancë dëgjimore për Shqipërinë

Nishani prezanton kreun e Gjykatës së Lartë: Unifikoni praktikat, ka shumë volum dosjesh

nishani bujarPresidenti i Republikës Bujar Nishani prezantoi kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Në fjalën e tij përpara të pranishmeve në ceremoninë e

rastit, Nishani deklaroi se sfidë e sistemit të drejtësisë mbetet koha e gjatë që qytetarët duhet të presin për tu shqyrtuar ankesat e tyre. Nishani u ndal edhe në çështje të tjera ndërsa deklaroi se Gjykata e Lartë është një rregullator i sistemit të drejtësisë për shkak të kompetencave që ka. Sipas tij do të duhet të unifikohen praktikat gjyqësore që janë ekskluzivitet i Gjykatës së Lartë. Nishani insistoi se kjo gjykatë është e ngarkuar me dosje për shkak të shumica e vendimeve të apelit shkojnë në rekurs.


 




Nishani prezanton kreun e Gjykatës së Lartë: Unifikoni praktikat, ka shumë volum dosjesh