Monday 30 September 2013

7 gabime që na bëjnë të konsumojmë më shumë karburant

Si-te-kursejme-karburantJo te gjithë e dine qe mund te rrallojmë vizitat ke pompa e benzinës nëse nuk do te bëjmë gabimet e me poshtme.

1. Kondicioneri i regjistruar për te siguruar me shume se 5 grade diference me ambientin e jashtëm.

2. Mbingarkimi i makinës, sidomos kur peshat e mëdha nuk janë shume te domosdoshme.

3. Mirëmbajtja e motorit lihet pas dore

4. Qëndrimet me motor te ndezur. Është llogaritur se gjate qëndrimit vetëm për dy minuta, sasia e karburantit te konsumuar është e tille sa te mbuloje 1 km lëvizje te makinës

5. Zgjedhja e rrugës me te favorshme. Gjë qe kohet e fundit me navigatorët satelitore është bere edhe me e lehte

6. Ndalimet e shpeshta. Motori punon me më shume eficencë kur ai ruan një temperature te caktuar, dhe te njëjtin ritëm

7. Kujdes me shpejtësinë. Ne makinat e sotme, konsumet me te ulta arrihen kur xhirot e motorit nuk kalojnë me shume se dy-tre mije ne minute, pra kur arrijmë një shpejtësi 110-130 km/ore.


 


 




7 gabime që na bëjnë të konsumojmë më shumë karburant

Jahjaga: E gatshme ta ftoj Nikolicin në Kosovë



presidentet1 Jahjaga: E gatshme ta ftoj Nikolicin në Kosovë


 


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur tashmë dëshirën dhe vullnetin e saj që ta ftojë në Samitin e gjashtë të presidentëve të Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet në Kosovë, edhe homologun nga Serbia, Tomislav Nikolic.

Jahjaga kishte adresuar një ftesë publike për presidentin Nikoliq, pas Samitit të pestë të mbajtur para pak ditësh në Durrës.

Por, si nikoqire e Samitit të ardhshëm, Jahjaga me gjasë do ta ftojë edhe zyrtarisht Nikoliqin në Kosovë, edhe pse ky i fundit ditë më parë ka thënë se “ende nuk është momenti i duhur për një takim të tillë në Kosovë”, shkruan “Tribuna”.

Zëdhënësi dhe këshilltari politik i presidentes, Arbër Vllahiu, ka thënë për Tribuna se presidentja e Republikës, që prej pjesëmarrjes në Samitin e tretë në Ohër, në vitin 2011 ka shfaqur gatishmërinë e takimit me presidentin e Republikës së Serbisë, dhe ka përsëritur qëndrimin e saj se në samitet e presidentëve të rajonit duhet të marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë dhe ai i Bosnjë dhe Hercegovinës.





Jahjaga: E gatshme ta ftoj Nikolicin në Kosovë

Miliarderi kërkon grua përmes internetit: duhet të jetë e virgjër, e re dhe e bukur!



image

 


Miliarderi i ofron, vilat e tij, ari dhe pallto prej lëkure asaj. Gruaja ideale për të duhet të jetë më e re se ai, respektivisht duhet të ketë në mes 16 dhe 20 vjeç.


 


Miliarderi i vetmuar rusë përmes internetit ka publikuar një shpallje në të cilën kërkon gruan e jetës.


 


Gruaja e tij e ardhshme duhet të ketë edhe atribute të mira.


 


“Në mes tjerash duhet të jetë ledhatuese, e kujdesshme dhe duhet të di të vlerësojë vlerat familjare”, përshkruan miliarderi gruan e ëndrrës së tij.







Miliarderi kërkon grua përmes internetit: duhet të jetë e virgjër, e re dhe e bukur!

Maqedoni, rindërtohet shtëpia e babait të Ataturkut



image

 


Në fshatin Koxhaxhik të Zhupës (Maqedoni) së shpejti do të hapet për vizitorët shtëpia e rindërtuar e babait të Mustafa Kemal Ataturkut, Ali Riza efendiut.


 


Projekti për rindërtimin e kësaj shtëpie në të cilën ka lindur dhe ka jetuar babai i Ataturkut, është iniciuar me urdhër të kryeministrit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ndërsa është realizuar me financim të TIKA-s. Ndërkohë nuk ka munguar edhe ndihma nga Komuna e Zhupës dhe Ministria e Kulturës e Maqedonisë, njofton gazeta turke Aksam, transmeton Shenja.


 


Shtëpia është rindërtuar në formën origjinale siç ka qenë para më shumë se një shekulli. Ndërsa punimet kanë zgjatur një vit e gjysmë.


 


Pas hapjes zyrtare, vizitorët do të kenë mundësi të shohin dokumente arkivore të përgatitura nga Instituti i Historisë Turke që ndërlidhen me këtë pjesë të Ballkanit.







Maqedoni, rindërtohet shtëpia e babait të Ataturkut

Thaci: Kemi mbështetjen e SHBA



hashim 300x200 Thaci: Kemi mbështetjen e SHBA


 


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vlerësuar si të suksesshme vizitën e tij në SHBA. Sipas tij, kjo ka qenë vizitë e suksesshme për afirmimin e shtetit të Kosovës. Në një intervistë dhënë RTK-së, kryeministri i vendit e ka veçuar takimin me presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

“Presidenti Obama na ka garantuar për mbështetjen e tij të mëtejshme për Republikën e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, takimet në New Yrok janë shfrytëzuar edhe për shtimin e njohjeve. “Ne morëm këto ditë tri njohje. Mund të ju garantoj se njohje të tjera pritet të vijnë, përfshirë edhe 5 vendet e BE-së”, ka thënë Thaçi. Sipas tij, Kosova shihet si storie suksesi.





Thaci: Kemi mbështetjen e SHBA

Rihanna “nxeh” rrjetet sociale



image

 


Rihanna po xhiron skenat e videoklipit të këngës ‘Pour It Up’ dhe vendosi që për miliona ndjekësit e saj në rrjetet sociale të postonte disa foto provokuese.


 


25-vjeçarja shihet si gjithmonë më shumë e zhveshur sesa e veshur me dy kostume të frymëzuara nga vitet ’20.


 


Në të gjitha fotot këngëtarja nga Barbados ka pozuar me parruke të bardha dhe me vetulla të lyera ngjyrë rozë.


 







Rihanna “nxeh” rrjetet sociale

Jahjaga përcjell Rexhepin për në Slloveni


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim përcjellës para nisjes në detyrë ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë, Nexhmi Rexhepi.

Jahjaga i përcolli urimet më të mira për presidentin slloven, Borut Pahor, duke shprehur përkushtimin që marrëdhëniet midis dy vendeve të avancohen në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë.


Ambasadori Nexhmi Rexhepi shprehu gatishmërinë për të kryer me përkushtim dhe përgjegjësi të gjitha detyrat, me qëllim të përfaqësimit sa më të denjë të interesit të Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë.




Jahjaga përcjell Rexhepin për në Slloveni

Kate Perry rrëfehet: Pas divorcit kam menduar vetëvrasjen



kate 197x300 Kate Perry rrëfehet: Pas divorcit kam menduar vetëvrasjen


 


Katy Perry është rrëfyer për herë të parë mbi gjendjen emocionale të saj pas ndarjes me ish bashkëshortin, komedianin britanik Russell Brand.


Ajo ka pranuar se pas divorcit ka menduar ti japë fund jetës së saj.Kjo ndodhi kur bashkëshorti i saj paraqiti kërkesën për divorc  në dhjetor 2011.


28 vjecarja është shprehur se e ka gjetur veten të shtrirë në dysheme duke menduar nëse duhet të përfundojnë të gjitha


Kënga më e re e albumit të saj, e ka treguar më së miri këtë situatë që ka kaluar  këngëtarja Perry .


“Të gjitha këngët janë pasqyrim real I jetës që jetojmë. Unë mund të shkruaj vetëm autobiografi dhe gjithcka më ndodh e hedh në muzikë, ndaj u them fansave tëë mi se nëse duan të dinë të vërtetën, le të dëgjojnë këngët e mia”, është shprehur këngëtarja.


Duke folur për ish bashkëshortin e saj, Kate Perry e ka cilësuar si shumë të zgjuar, magjik dhe për këto arsye ajo ra në dashuri me të.


 


 


 


 





Kate Perry rrëfehet: Pas divorcit kam menduar vetëvrasjen

Xhemaili dhe Pandev heronjtë e Napolit



image

 


Me dy gola të shënuar në udhëtim te Genoa, Napoli i Blerim Xhemailit është ngjitur në krye të tabelës së Serie A. Heroi i takimit ishte maqedonasi, Goran Pandev (14’, 25’) që shënoi të dy golat e mysafirëve. Pas xhiros së gjashtë, Napoli ka 16 pikë një më shumë se Roma që këtë javë pret Bolognan në Stadio Olimpico.


 


Me lojë të zbehtë, pa ideja dhe ndoshta edhe pa dëshirë, Milan e mposhti Sampdorian me rezultat minimal 1:0, me golin e parë të shënuar në fanëll kuq e zi të mesfushorit ofanziv slloven, Valter Birsa, me te filluar pjesa e dytë.


 


Milan pak tregoi në këtë ndeshje vetëm 4 ditë para duelit të dytë në fazën e grupeve në Champions League kundër Ajaxit, dhe këto tri pikë i fitoi vetëm në saje të gjuajtjës së saktë të reprezentuesit slloven, kurse mysafirët nga Genoa, nuk shfrytëzuan këtë lojë të zbehtë të vendasve dhe u desht të dalin nga San Siro me kokë të ulur dhe duke mbetur pa asnjë fitore edhe pas javës së gjashtë. Juventus – Milan, kryendeshja e javës së 7-të, në Serie A, pas një jave në Torino, kurse Samdoria e pret Torinon.







Xhemaili dhe Pandev heronjtë e Napolit

Joanna Krupa përfekte dhe sensuale



krupa Joanna Krupa përfekte dhe sensuale


 


Është rradha e Johanna Krupas e cila të premten e ka kaluar në Majami duke u relaksuar në bikini. 34 vjeçarja është në një formë përfekte fizike ndërsa trupi i tonifikuar bën për vete publikun dhe shton numrin e fansave.


article 2436093 1853E9AC00000578 81 634x434 Joanna Krupa përfekte dhe sensuale


article 2436093 1853EB7900000578 799 306x650 Joanna Krupa përfekte dhe sensuale


article 2436093 1853EB3D00000578 827 306x650 Joanna Krupa përfekte dhe sensuale





Joanna Krupa përfekte dhe sensuale

‘Lamtumire Maus!’ – tani mund ta kontrollojme kompjuterin me mendje!



image

 


Kur kompjuteret e punes lane pas nderfaqet e bazuara te komandat dhe nisen te perdornin nderfaqen grafike te bazuar te mausi dhe dritaret, ishte nje avancim i madh ne perdorueshmeri. Tani jemi duke hyre ne nje epoke te re te dizajnit te nderfaqes se perdoruesit, ku kompanite po eksperimentojne me cdo gje: nga kontakti dhe zeri te gjestet dhe kontrolli i drejtperdrejte me mendje. Por cila nga keto nderfaqe te reja eshte e pershtatshme per nje mjedis korporatash dhe cilat prej tyre nuk jane ende gati?


 


A me degjon?


 


Njohja e zerit eshte nje teknologji qe ka bere perparim te madh. Nje dekade me pare, saktesia ishte e ulet dhe teknologjia kerkonte shume trajnime. Sot, eshte e zakonshme te kesh njohje te zerit kur telefonon qendren e mbeshtetjes se konsumatoreve dhe natyrisht e gjejme ne smartfonet e fundit. Per perdorim zyre njohja e zerit ka ndikim te madh ne fusha te specializuara, si ligji dhe mjekesia.


 


Ne Qendren Mjekesore te Universitetit te Pitsburgut, per shembull, transkriptimi automatik ka zevendesuar pothuajse plotesisht transkriptimet e njerezve ne departamentin e radiologjise. Si rezultat, saktesia ka shkuar nga rreth 70% ne 80% para 10 vitesh deri ne 100% saktesi sot. Transkriptimi njerezor ka pesuar renie ne saktesi teksa spitalet kane hequr dore nga perdorimi i sekretareve te perkushtuara qe njihnin zerin e mjekut duke perdorur sherbime te paleve te treta.


 


Agjentet e mencur


 


Siri i Apple eshte njeri nga shembujt e perdorimit te inteligjences artificiale nga kompanite per te kuptuar ate qe duan klientet, pasi klienti mund te pyese Siri per cdo gje. Pak me e lehte eshte te njihet gjuha e folur ne kontekste te kufizuara, si per shembull ne banka dhe ne qendra thirrjesh telefonike.


 


“Ketu e nisim me nje grup rregullash qe e dime se funksionojne, per shembull per telekomunikacionin, dhe i perdorim ne lidhje me kete fushe” thote Chris Ezekiel, shefi ekzekutiv i Creative Virtual, nje kompani qe proceson fjalen e thene dhe te shkruar per kompani si Verizon, Virgin Media, Renault, dhe Hekurudhat Kombetare te Britanise se Madhe.


 


‘Hannah’, per shembull, qe perdoret nga M&S Bank, ne Britani te Madhe, di gjithcka per kartat e kreditit, huat dhe produkte te tjera financiare”, -thote ai.


 


Gjestet, te veshtira per t’u deshifruar


 


Dizajnuesit e nderfaqeve qe nderveprojne me fjalet e thena ose te shkruara kane epersi ndaj atyre qe sherbejne per kuptimin e gjesteve ose metodave jo tradicionale te marrjes se te dhenave. Arsyeja eshte se dizajneret e njohin gjuhen e folur, kurse gjuha e gjesteve njerezore eshte shume me pak e njohur dhe e studiuar. Kohet e fundit jane bere kerkime per nderfaqe shfletuesish qe punojne me levizjet e trupit ne vend te levizjeve te mausit.


 


Ka gjeste qe jane te kuptueshme universalisht, por te tjera qe mund te jene me pak te pershtatshme gjate punes. Nje ambient virtual eshte shume i pershtatshem ne fusha si dizajni kompjuterik, vizualizimi i te dhenave, farmaceutiken, mjekesine dhe simulimet per nafte dhe gaz. Nje teknologji e veshtire per tregun eshte ndjekja me sy, e cila perdoret zakonisht per te pare se cilen pjese te reklames ose te nje uebfaqeje shohin klientet ose perdoruesit.


 


Ajo perdoret gjithashtu per te permiresuar komunikimin per invalidet. Reynold Bailey, profesor i shkencave kompjuterike ne Institutin e Teknologjise Rochester, perdor ndjekjen me sy per te mesuar mjeket te lexojne me mire mamogramet.


 


“Nese kjo funksionon me mamogramet, ka edhe aplikime te tjera”, -thote ai. E njejta teknologji mund te perdoret per te trajnuar pilotet se si te kontrollojne pajisjet. Por ai thote se nuk pret qe ndjekja me sy te perdoret si nje pajisje input, pra te zevendesoje nje maus per perdorim te pergjithshem.


 


Kufijte e kontrollit me mendje


 


Mund te duket si fantashkence, por ne treg ka tashme pajisje qe lexojne mendjen, qe nuk kane nevoje per futjen e sensoreve ne koken tuaj. Disa punojne duke derguar sinjale nervore kembeve dhe duarve dhe sherbejne per te rikthyer levizshmerine te invalidet. Te tjera lexojne valet e nervave ne tru, si per shembull kufjet Intific,Emotiv dhe NeuroSky. Kufjet Intific dhe Emotiv mund te perdoren per te luajtur video lojera me mendjen tuaj.


 


Por keto pajisje bejne me shume sesa te lidhen me kompjutere. NeuroSky, per shembull, eshte krijuesi i teknologjise se lojes Stars Wars Force Trainer dhe MindFlex Duel nga Mattel, te cilat u lejojne lojtareve te ngrene ne ajer topa me fuqine e mendjes. Kjo nuk do te thote se nepunesit mund te mbeshteten ne kolltuk, te mendojne fjali dhe ato do te shfaqen si me magji ne ekran.


 


“Nese jeni i shkathet, shkrimi i fjalive me tastiere eshte shume me e shpejte sesa me nderfaqen e kontrollit te trurit”, thote Holtzman, nga MIT Media Lab. Nuk jane vetem shprehjet e fytyres apo skanimet e mendjes qe mund te perdoren nga kompjuteret.


 


Smartfonet dhe tabletet e sotshem jane te pajisur me nje shumellojshmeri sensoresh, perfshire gjurmuesit GPS, ora, mikrofona, akselerometer, xhiroskope dhe kompase, te cilet mund te tregojne nese pajisja eshte duke levizur, si po mbahet ne dore, ku eshte vendosur, ne cilin moment te dites dhe shume me teper.


 


Per shembull, Hamid Najafi, drejtues i larte i inxhinierise se aplikimit ne teknologjine e sensoreve ne kompanine InvenSense, thote se nje smartfon duhet te jete ne gjendje te tregoje nese perdoruesi eshte ne nje teater, ne kinema ose ne aeroplan, apo duke u ushtruar ne palester, eshte ne gjume ose ne nje takim. “Smartfoni mund te kaloje automatikisht ne opsionin “i heshtur” ne teater dhe gjate takimeve”, thote ai.


 


Perdorimi ne biznes ka mbetur pas


 


Sipas David Hogue, profesor i psikologjise qe fokusohet ne pervojen e perdoruesit ne San Francisco State University, biznesi zakonisht ka mbetur pas aplikimeve te tjera per nderfaqe te reja.


 


“Gjithkush do te mendonte se biznesi eshte lider, por ajo qe po bejne njerezit ne shtepi eshte bere si kriter per pritshmerite e tyre”. thote ai. Per shembull, nderfaqet me te avancuara te kontrollit me mendje gjenden ne lojera dhe per te ndihmuar njerezit me aftesi te kufizuara, nderkohe qe nderfaqet me prekje dhe njohje zeri jane bere standard per shkak te adoptimit te tyre nga konsumatoret.


 


“Ndonjehere eshte e habitshme te shohesh se bizneset perdorin dy ose tre versionet e mehershme duke qene shume pas botes personale, pasi ka shpenzime te medha per te ndryshuar infrastrukturen”, -thote ai. Por ritmi i ndryshimit do te pershpejtoje teksa bizneset do te shkojne drejt softuerit si sherbim dhe aplikacioneve ne re, shton ai.







‘Lamtumire Maus!’ – tani mund ta kontrollojme kompjuterin me mendje!

Kryeakademiku Korkuti: Provokimit të Akademisë Maqedonase do t`i përgjigjemi me shkencë



image

 


Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik prof. dr. Muzafer Korkuti përmes një interviste për INA-n sqaron dilemat e shfaqura nëse kjo Akademi duhet të merret shpifjet e Akademisë maqedonase të Shkencave. Ai në këtë intervistë  flet për misionin e tij dhe provokimet nga “Enciklopedia” kontroverse dhe fyese maqedonase. Po e sjellim të plotë.


 


Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik prof. Dr. Muzafer Korkuti, në intervistën për agjencinë e lajmeve INA flet për misionin e tij si kryetar i sapozgjedhur i  Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ai për herë të parë shpjegon se cili do të jetë hapi kundër “Enciklopedisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase, me përmbajtje fyese dhe shpifëse kundër shqiptarëve.


 


Cili është qëndrimi zyrtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, lidhur me “Enciklopedinë” e botuar dhe lëshuar në qarkullim e përdorim nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë?


 


Korkuti: Akademia jonë e Shkencave ka ndjekur rrugën e debatit shkencor në kuptimin e botimit të materialeve për të gjitha periudhat. Në këtë rrugë të studimeve shkencore të mirëfillta, do ti japim përgjigje dhe jemi duke dhënë përgjigje edhe pikëpamjeve e shtrembërimeve që janë bërë edhe në “Enciklopedinë” e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë. Kjo është rruga shkencore, kjo është rruga më e drejtë. Kjo ka një detyrim që i bie palës tonë që këto botime jo vetëm të Akademisë së Maqedonisë por edhe në përgjithësi për opinionin shkencor është e domosdoshme që ti botojmë në gjuhë të huaj, që tu japim mundësi studiuesve të njohin nga themeli argumentimin shkencor që bën shkenca shqiptare për problemet e shkencës shqiptare, përkatësisë ilire, problemet e lashtësisë, problemet e shtrirjes territoriale, të gjitha problemeve që janë mpleksa që  janë nevojë me fqinjë, sepse në antikitet midis territorit të Ilirisë, pjesës së Dardanisë dhe pjesës lindore të Thrakisë, natyrisht ka pika takimi dhe gërshetim kulturash. Qytetërimet kanë dhënë e kanë marrë nga njëri tjetri. Kjo është edhe sot në shkencë: ne do japim e do marrim por gjithnjë me argumentim shkencor.


 


A keni ndonjë marrëveshje konkrete?


 


Korkuti: Ne kemi rënë dakord në marrëveshjen që kemi për vitin 2011-2012 në Akademinë e Shkencave të Maqedonisë, të botojmë një vepër të historianit Kristo Frashëri, “Historia e qytetërimit shqiptar”. Akademia e Shkencave të Maqedonisë, ka angazhuar përkthyes, është përkthyer nga shqipja në maqedonisht dhe është rënë dakord që të botohet nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë por me kërkesën tonë. Aty janë shprehur pikëpamjet e autorit, prof. Kristo Frashërit. Shpresojmë se këtë vit ky libër të botohet. Maqedonisë do ti shërbeje, respektivisht studiuesve për ta parë realisht pikëpamjen e argumentimin e studiuesve tanë, që realisht sjell studiuesi. Por, në bashkëpunim kemi edhe një plan tjetër më të gjerë me Akademinë e Shkencave të Maqedonisë. Në vjeshtë, në Tetovë do të organizohet një konferencë ndërkombëtare për Liqenin e Ohrit. E parë me këtë rast në këndvështrimet  biologjike, ambiental, historike, kulturore ku do të kontribuojnë edhe studiues nga vendet tjera jo veç Shqipëria e Maqedonia. Kjo është rruga e bashkëpunimit, kjo është rruga e zgjidhjes së atyre probleme që herë herë marrin tendenca të theksuara politike dhe shkojnë drejtë shtrembërimit të fakteve dhe argumenteve dhe të vërtetës historike.


 


Me cilat Akademi keni bashkëpunim më të mirë, më të afërt, duke theksuar se në bashkëpunimin me ASHM vërehet një ngecje, përkundër përpjekjeve për tejkalimin e ngecjes?


 


Korkuti: Në lidhjet dhe marrëdhëniet më të mira dhe më të ngushta i kemi me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, që është edhe e natyrshme, sepse jemi pjesë e një treve e një populli që studiojmë bashkërisht historinë dhe kulturën. Kjo që theksuat lidhur me disa mospërputhje, me disa mendime të ndryshme me Akademinë e Shkencave të Maqedonisë, vjen edhe nga një periudhë e kaluar, nga një periudhë relikti, periudhë që i ka kaluar koha, por ajo i ka lënë gjurmët. Ne përpiqemi që në rrugë shkencore ti kalojmë këto pengesa dhe të shkojmë drejtë të vërtetës historike. Kështu është rruga jonë.


 


Si pritet nga Maqedonia botimi i Enciklopedisë, kur pavarësisht se botimi i tyre i parë-që kanë bërë të ditur se do të tërhiqet ajo vazhdon të jetë në qarkullim dhe varianti i tyre për shqiptarët në Maqedoni deri diku është tërhequr?


 


Korkuti: Çdo Akademi ka autonominë dhe pavarësinë e vet. Kjo është një kusht themelor i çdo Akademie dhe çdo Akademiku. Kështu pra, Akademia e Shkencave të Maqedonisë do të votojë variantin tjetër. Është çështje tjetër që ne nuk imponojmë që ata të shkruajnë siç mendojmë neve. Ne do të botojmë ata le të botojnë. Studime monografike njëra palë, studime monografike pala tjetër, artikuj njëra palë, artikuj pala tjetër..pra kjo është rruga e debatit shkencor. Ne nuk mundemi të ndërhyjmë edhe për ndonjë Akademik tonin që boton në Tiranë në qoftë se ai ka pikëpamje që do të diferencohej nga ndonjë profesor tjetër. Ne shkojmë që këto të jenë të menduara, me argumente shkencore, të mbështeten në fakte. Ky është kriteri që të pranohet një botim. Kjo është e drejtë plotësisht e autorit.


 


Po u tha se ajo enciklopedi do të tërhiqet, por…?


 


Korkuti: Është çështje e qëndrimit të Asamblesë së Akademisë, së Maqedonisë.


 


Ju do ti përgjigjeni me një libër tuajin?


 


Korkuti: Kjo është rruga…rruga e botimit të Enciklopedisë, të monografive dhe kontakteve direkte. Unë përmenda një shembull: Konferenca që do të bëjmë për Liqenin e Ohrit është një bashkëpunim i ngushtë. Kjo është rruga, ndryshe si do të merremi vesh.


 


Pra me shkencë do ti përgjigjeni?


 


Akademik Muzafer Korkuti: Po, me shkencë, kjo është rruga sot dhe në të ardhmen.







Kryeakademiku Korkuti: Provokimit të Akademisë Maqedonase do t`i përgjigjemi me shkencë

5 për qind!

desDestan JONUZI

Më vjen sa turp, sa keq apo siç do thoshte gjyshja ime e ndjer:” shumë rëndë me këtë gjendje që jemi dhe që na sundon”. Jemi mësuar që të jemi më shumë optimist edhe për shumë punë që janë shumë më shumë se pesimiste. Kjo është ajo që me shekuj ka mbajtur shqiptarin në gjendje të fortë edhe kur ai ka qenë i mbathur me këpuc, edhe kur ato kanë qenë të grisura madje edhe kur ka qenë këmbëzbathur. Por ama kjo ka qenë në kohra kur shqiptari ka pasur më shumë nevojë për lirin të cilën pa të drejtë ua rrëmbeu shkau. Me këtë nuk kam tendecën që tju paraqes një kronologji historike të gjendjes së shqiptarëve pasi që një gjë të tillë më mirë se unë shumë herë do e bënin historianën tonë të shumtë. Ajo që më brengos mua është 5 përqindishi i 25 përqindëshit të shqiptarve të Maqedonisë.


Dikush mund të hutohet e të thotë çfarë fletë ky njeri se shqiptarët në Maqedoni janë më shumë se 35 përqind, por esencën nuk e kam të paraqes numrin statistikë të shqiptarëve në Maqedoni.


Draft projekt buxheti i propozuar nga Qeveria e Maqedonisë parashikon mjete buxhetor vetëm 5 deri në 6 përqind për projekte kapitale, kulturore etj., për viset shqiptare në Maqedoni. Kjo sipas një logjike të shëndoshë do të ishte jo vetëm poshtërsim për shqiptarët por edhe nënçmim i djersës së tyre që në mënyra të ndryshme arrinë në arkën shtetërore.


Me këtë edhe njëhërë dëshmohet kapaciteti politik i partisë shqiptare në pushtet ndërsa shteti ndaj qytetarit shqiptarë tregon diskriminim ekonomikë. Nga këtu vjen në shprehje propozimi i opozitës shqiptare për ndarje të barabartë të buxhetit shtetërore dhe nënshkrimin e një marrveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve për temat ekonomike, socilae dhe kulturore.


Ky diskrimini ekonomik është i padrejtë pasi që në bazë të gjitha ndryshimeve që janë bërë në kushtetutën e Maqedonisë atyre ju takon 25 përqind e buxhetit.


Një alternativ tjetër që mos kemi diskriminim ekonomik në baza etnike është që po ndarje e mjeteve të këtij buxheti mos bëhet në baza etnike por sipas nevojave. E kur jemi te nevojat viset shqiptare dhe Komunat shqiptare kanë më së shumti nevojë për zhvillim ekonomik, kulturor socila etj.


Edhe njëherë u dëshmu se ata(maqedoasit) kërkojnë vetëm nga ne të respektojmë dispozitat të cilat ne ua imponuam për veten tonë ndërsa ata ende vazhdojnë me avazin e vjetër të diskriminimit.


Kur njeriu i hypë kalit mbrapshtë, ai e tërheqë mbrabshtë.


 


 


 




5 për qind!

Çun Lajçi: Nuk ta fali kurrë o Isa Mustafa, s’më le t’i recitojë pavdeksisë së Rugovës



Aktorit të njohur Çun Lajçi i ka ngelur hatri shumë në kryetarin e Prishtinës Isa Mustafa. Ai kishte shkruar një poezi, të cilën kishte planifikuar ta recitonte në ceremoninë e përurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës, në sheshin që mban emrin e tij.


Por këtë kërkesë të aktorit Lajçi e kishte refuzuar këshilli organizativ i kësaj ceremonie.

Lajçi këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në facebook, ku ka shktuar: “Nuk ta fali kurrë o Isa Mustafa që nuk ma dhe mundësinë për ta recitu poezinë për pavdeksinë e Rugovës!”.


Ndërsa në komentet e shumta në këtë status të aktorit, kishte edhe kureshtar se me cilën arsye u refuzua ai, dhe Lajçi pergjigjet, se i kanë thënë se: “e kemi reduktu programin artistik,e kemi lënë vetëm një këngë.Kaq!”.


Më poshtë po botojmë poezinë të cilën aktori kishte planifikuar ta recitonte atë ditë:


TI URTAKU I UKË RUGOVËS

/ Ibrahim Rugovës /


Sa bukur të rrika hirësia jote n’bronz

Thua së mbi supe ke varur kodër e fushë

Ti urtaku i butë i Ukë Rugovës

Mëkat që s’mund të flasësh e t’thuash:

“Kush ik nga populli ka ikur nga atdheu e zoti!

Lirinë e ka përbuzë!

Shumë herë na ndrydhën e na shtrydhën

Por s’ikëm nga shalli as nga plisi

Qendruam mes qiellit e tokës

Rrënjët n’dhe na i breu urithi

Degët na i thyen shtërgatat,por prap pipa nxorri lisi”

Mëkat që u kollite e t’u këput rrëfimi.


Tani përjetsisht pusho, mos pyet se ç’bëhet këndej!

Këtu mirë po shitët lëkura.

Atdheu mirën po

grimcohet.

Liria matet me ura!

Ty t’kemi harruar që moti!

T’kujtojmë vetëm kur druajm nga djajt, apo zoti!

E Ti ece gacave e gjëmbave për Ne

U the jemi Dardan edhe kur ta mbyllën gojën

Edhe kur t’than së Ti s’ke Zot as Fe

Edhe kur deshtën të t’varrosin për së gjalli,

Ti vetëm buzëqeshe

e shallin n’qafë e vare.

Unë s’iki nga atdheu i robëruar, the

Së më mallkon Uka, Meshari e Lahuta!

Dhe u shkrumove për ne!

E Ne burrërisht të dëshpëruam!

Andaj mos pyet se ç’bëhet këndej!

Këtu dhëmbja e mallkimi po ecin mirë trotuarëve

Në çdo skutë takon mjerimin

Sa keq kur krimbat e arës tënde të hanë, tha dikush

E jeton më shpresën së afër s’e ke varrimin!

E Ti n’qafë na mbajte, e kurrë s’na hoqe

Së dhëmbja s’tu hoq për Ne e Dardaninë!

Emrin e kemi the nga fjala dardhë

Dhe drejt lirisë gacave ece prore

Ti sugari i Rugovës më shalla t’bardhë

President i përjetshem që kokëlartë rri n’shtatore.




Çun Lajçi: Nuk ta fali kurrë o Isa Mustafa, s’më le t’i recitojë pavdeksisë së Rugovës

Saturday 28 September 2013

Një shqiptare në krye të grave të “Agimit të Artë” në Nikea



Po t’i besohet asaj çka është publikuar në gazetën e madhe Ethnos, Agimi i Artë ka një bashkëvendase (sepse është turp t’i quash bashkatdhetarë) të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Bëhet fjalë për një grua, e cila nuk është një tifoze dosido e partisë naziste, por shefe e seksionit të grave në degën e “Agimit të Artë” në Nikea, që konsiderohet si më agresivja nga gjithë skalionet partiake.


Më 20 shtator, gazeta Ethnos publikoi një intervistë ekskluzive me një eksponent të “Agimit të Artë”, në të vërtetë ishte një rrëfim tronditës, shokues, për gjithë mënyrën e organizimit dhe të veprimit të skuadroneve të sulmit, të cilat mbajnë autorësinë e dhjetëra agresioneve ndaj emigrantëve të pafajshëm dhe që dolën zbuluar pas vrasjes së Pavlos Fyssas.


Në intervistë, ai është pyetur nga gazetarët edhe për një grua, e cila duket ka tërhequr vëmendjen me aktivitetin e saj. Nuk ia thonë emrin e plotë, por thjesht pyesin: “Cila është N. Beneki?”.


“Është e dashura e Janis Lagos” (shënimi ynë deputet nga më aktivët e Agimit të Artë). “Ai e kishte vënë në organizatën e Pireut. Ishte në zyrat qendrore, por e përzunë, pse ishte shqiptare. Është atje (në Nikea, shënimi ynë) nga shpatullat e Lagos. Unë që jam grek, nuk pranoj të më bëjë mësime ideologjie një shqiptare”,  vazhdon ish-eksponenti i Agimit të Artë duke rrëfyer për N.Beneki.


Për të shuar kuriozitetin tonë, kërkuam në internet dhe një nga gjetjet interesante (bashkë me fotografinë) ishte lajmi mbi një takim të “Agimit të Artë”, të zhvilluar në Nikea, ku ndër të tjera thuhet: “Të enjten, më 27/06/2013, u mbajt me sukses të plotë ligjërata e bashkëluftëtares dhe përgjegjëses së seksionit të gruas të periferisë së Nikeas, Nikol Beneki. Tema e ligjëratës ishte “Një vit “Agimi i Artë” në parlament”. Ajo trajtoi disa prej çështjeve që ka prekur “Agimi i Artë” në parlament përmes pyetjeve dhe interpelancave, që askush prej deputetëve të tjerë që i përkasin të ashtuquajturit “bosht demokratik” nuk ka guxuar “t’i shkundë”…”.


Sigurisht, shumëkush lutet që përkatësia etnike si shqiptare e Nikol Benekit, të jetë një lapsus.


Marrë nga gazeta “Tribuna”, Greqi





Një shqiptare në krye të grave të “Agimit të Artë” në Nikea

Vulin: Fillimi i kthimit të Serbisë në Kosovë



vulin Vulin: Fillimi i kthimit të Serbisë në Kosovë


 


Ministri serb pa portofol i ngarkuar me Kosovën, Aleksandar Vulin ka deklaruar sot në Ranillug se serbët në zgjedhjet lokale të Kosovës duhet të votojnë për listës “Srpska”. Vulin, i cili njëherësh është edhe drejtor i Zyrës për Kosovën, në Ranillug ka biseduar me kandidatë për prefektë, bartës të listës ”Srpska” dhe me përfaqësues të, siç raporton, me përfaqësues të administratës lokale në Anamoravë.


Ai, pas takimit, ka theksuar se shpreson që qytetarët të jenë të vetëdijshëm që të gjithë po qëndrojmë para historisë dhe se kjo që po ndodh e që do të ndodhë gjatë e një muaji e gjysmë të ardhshëm është “fillim i ri “ dhe se “Serbia po kthehet atje ku kemi menduar se kurrë më nuk do të jetë”.


“Ky është fillimi i krijimit të Bashkësisë së komunave serbe, ky është fillimi i kthimit të Serbisë tonë. Asnjë vend pune që deri më tash e ka financuar Serbia nuk do të shuhet, e di se kjo u brengos më së shumti dhe për këtë po u them kështu”, ka thënë Vulin.

Ai ka theksuar se e di se sa vështirë është dhe si jetojnë serbët në Kosovë dhe se pa Serbi e pa financimin e saj jeta në Kosovë nuk është e mundshme.


”E keni listën tuaj ,’Srpska’ quhet, e keni shtetin tuaj, shteti i Serbisë qëndron pas kësaj liste. Këtu do të vijnë funksionarët më të lartë serbë për t’ua shtrënguar duart, për t’iu falënderuar që keni mbetur këtu, që keni guxim të jeni këtu ku jeni, që keni ruajtur të drejtën që të flasim me mburrje atë që flasim, të ndajmë bashkë hidhërimin e gëzimin”, ka thënë Vulin dhe ka shtuar “Më 3 nëntor votohet për ”Srpska”, e më 4 nëntor krijohet “Srpska”.

(Koha)





Vulin: Fillimi i kthimit të Serbisë në Kosovë

Miss Filipine kurorëzohet me titullin Miss Bota 2013



misi 300x194 Miss Filipine kurorëzohet me titullin Miss Bota 2013


 


Miss Filipine është kurorëzuar me titullin Miss Bota 2013.


Spektakli I përvitshëm është zhvilluar në Bali, në Indonezi, i cili është blinduar si pasojë e prortestave të fondamentalistëve islamikë.Protestuesit e kanë cilëësuar aktivitetin si pornografik dhe kanë detyruar organizatorët ta spostojnë spektaklin në qytetin Xhakarta.


Megan Joung, 23 vjecarja filipinase e cila sapo është shpallur mis Bota, ka lindur në SHBA dhe dëshiron të bëhet regjisore.


Për momentin ajo studion për kinema dhe enjihet si vajzë ambicioze.


Adhuron romanet e Harry Poter dhe videolojërat.





Miss Filipine kurorëzohet me titullin Miss Bota 2013

CIA parashikoi luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë në fillim të viteve ’90



Në fillim të viteve ’90-të, amerikanët kishin pritur një konflikt të armatosur në Kosovë, për të cilin kishin vlerësuar se ishte i pashmangshëm.


Siç raporton Telegrafi, CIA kishte parashikuar se do të ishte e pamundur të mënjanohej lufta mes Shqipërisë dhe Serbisë, në të cilën ushtria shqiptare do të dilte humbëse, kurse Serbia në një periudhë të caktuar do të pushtonte territore malore brenda kufirit të Shqipërisë.

Raporti i CIA-s është publikuar nga gazeta Novosti.

Në dokumentin e shpalosur së fundi nga CIA, të emërtuar “Forcat e armatosura Shqiptare: Të papërgatitura për konflikt me Serbinë”, i cili është hartuar në janar të vitit 1993, analizohen konfliktet e pritshme të ushtrisë serbe me kryengritësit shqiptarë në Kosovë dhe aftësia e Shqipërisë për t’u angazhuar në luftë. Forcat e Serbisë, sipas vlerësimit në raport, atëherë ishin të respektuara.

“Në rast kryengritje nga shqiptarët, Beogradi do të mund të reagonte brenda disa orësh”, thuhet në raportin e CIA-s.

Krahas 25 mijë pjesëtarëve të MUP-it, ushtria jugosllave ka së paku edhe 10 mijë ushtarë të pajisur me rreth 200 tanke, 160 automjete luftarake dhe 160 topa.

Krahas kësaj Beogradi ka edhe 26 mijë ushtarë vetëm 50 kilometra larg Kosovës dhe rreth 75 mijë serbë të moshës ndërmjet 15 dhe 59 vjeç në Kosovë dhe qindra njësite të organizuara paraushtarake.

Përballë shanseve të vogla për fitore në një konflikt me Serbinë, liderët shqiptarë sigurisht që do të drejtoheshin nga vendet e tjera për të kërkuar ndihmë, duke përfshirë këtu vendet myslimane.

Edhe pse thuhet se Irani kishte ofruar dërgimin e “vullnetarëve”, Tirana më parë do të kërkonte ndihmë nga Turqia, thuhet në analizën e CIA-s.

Ankaraja po stërviste oficerët shqiptarë.

Amerikanët gjithashtu ishin të frikësuar se përzierja eventuale e Turqisë në luftë do të shtonte tensionet e këtij shteti me Greqinë.

Përkundër dominimit ushtarak të Serbisë, analistët e CIA-s vlerësojnë se konflikti në Kosovë do të ishte i shkurtër.

Rreth 25 mijë shqiptarë të aftë për ushtri, thonë se kanë armë të fshehura dhe pa asnjë hezitim do të bënin luftë guerile.

Në një situatë të tillë, analistët e CIA-së kanë parashikuar se ushtria serbe do të sulmonte bazat ushtarake në brendi të Shqipërisë dhe do ta fuste Tiranën në luftë.

“Ushtria shqiptare nuk do të mund të krahasohej me forcat ushtarake serbe, të pajisura me armatim modern (në atë kohë) në rast se konflikti në Kosovë do të përfshinte edhe Shqipërinë fqinje,” shkruhet në raportin e CIA-s.

“Besojmë se autoritetet shtetërore në Tiranë do të provonin ta mënjanonin konfliktin e drejtpërdrejtë, por ai sipas të gjitha gjasave do të ishte i pashmangshëm. Tirana sigurisht do të ndihmonte shqiptarët e Kosovës me armatime dhe ushqime, por edhe do të shërbente si korridor për vullnetarët, armatimin, paratë dhe furnizime të tjera nga vende të ndryshme”.

Amerikanët në atë kohë nuk besonin shumë në suksesin e ushtrisë shqiptare. E përshkruajnë si të vjetruar, të pastërvitur, pa rezerva të karburanteve, ushqimeve, barnave dhe veshmbathjes. Kurse shumica e tankeve që dispononte kjo ushtri ishin version kinez i tankeve ruse të viteve ‘50, T-54, kurse nëndetëset mundur të zhyteshin vetëm deri në 10 metra thellësi.

“Beogradi nuk ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë, por sigurisht se do ta shfrytëzonte forcën ushtarake që të shkëpusë përkrahjen e Tiranës për kryengritësit në Kosovë”, shkruan në skenarin e CIA-s.

“Ushtria serbe do të ndiqte guerilasit kosovarë në Shqipëri, madje edhe do të pushtonte kalimet malore në anën shqiptare të kufirit. Do të vinte deri te konflikti i dy ushtrive, kurse shumë shpejt do dilte në pah superioriteti i ushtrisë serbe dhe sipas të gjitha gjasave do të nisnin sulme ajrore ndaj bazave të guerilëve në Shqipëri”.





CIA parashikoi luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë në fillim të viteve ’90

Mendjet e leshta



image

Emad MEHMETI


Propagandat partiake, ekonomike dhe e elitave në përgjithësi datojnë prej se ka marrë formë media e varur nga ata që i kanë futur në grackë marionetat mediatike, të cilët me mjeshtëri e paturpësi kanë përdorur e përdorin fuqitë monetare për t’i korruptuar të pacipët që shtiren si të pavarur, e në fakt flenë në shtratin e atyre nga ku i marrin të hollat. Ky është një këndvështrim i shtrirë brenda normave etike, se në përgjithësi mund të konsiderohen të sakta pohimet se simbioza vlen për të gjitha veprimtaritë, përshirë këtu edhe mediet. Gjithaq ky nuk është problemi thelbësor ndaj propagando – medieve të varura, nëse shikohet në thelb, edhe pse shfaqja e realitetit krejt i ndryshëm nga se është në të vërtetë është një mëkat që nuk ka të paguar që mund ti bëhet shoqërisë, por çështja që është duke na tanguar tashmë është fakti se partiakët e medieve kanë krijuar targetin e “mendjeve të leshta”. E këto mendje që unë i quaj si të tilla i lexojnë apo shikojnë lajmet nëpër medie, ashtu siç janë i përtypin, pa analizuar, pa thelluar një çik gjërat që u shfaqen, duke mos parë se përtej lajmeve shpesh, fshihen shtrembërimet e realiteteve, gjë që për një kohë të gjatë bëhet me të madhe edhe në Maqedoni. Por, konsumatori mediatik një ditë do e vërej të vërtetën nga shtrembërimet, edhe krahas asaj që tanimë jemi në një proces të mjegullt mediatik e shoqërorë.


 


Mirëpo, “mendjet e leshta” janë të rrezikshmit e shoqërisë. Ata janë lehtësisht të manipulueshëm, idetë e rreme që vijnë nga shtabet partiake, apo të qëllimeve tjera, shpeshherë i shpërndajnë nëpër mjedise si të vërteta, kështu duke krijuar hapësira për veprime të ndryshme antikombëtare e meskine.


 


Një rast, mbase më i thjesht për të qartësuar botëkuptimin e “mendjeve të leshta” , mund të jetë edhe ky. Një lider/e caktuar një ditë ashtu të bukur me diell, del në shitore, apo rrugë pa truproje, tregohet shumë i dashur me ata që takon, i blen pemët e perimet i vetëm, i puth fëmijët e të sëmurët, e aty diku në një qosh janë fotoreporterët, që me fotografitë e tyre “ekskluzive” do ta bëjnë këtë ngjarje të “rëndësishme”. Pra, “mendjet e leshta” e harrojnë atë që lideri i caktuar për çdo ditë ecë me makina të blinduara, e me më së paku pesë – gjashtë truproje, dhe se punët e blerjeve ia mbaron krejtësisht një person i tretë i afërt me të, por fotografia e paramenduar nga kuzhinat partiake mjafton që do bëhet top temë në opinioni e gjerë. Një gjë e tillë, në mënyra të ndryshme deskredituse duke iu krijuar afera, i përdorin shpesh edhe ndaj atyre që ata i konsiderojnë si të rrezikshëm.


 


Manipulimi shihet si një mjet më i rëndësishëm i përdorur nga strukturat bashkëvepruese, që për tash e sa kohë po gjejnë edhe zgjatimet e tyre mediatike, të cilët mbushen me para për tu shndërruar në një kënd ku partiakët e elitat që i cekëm më lartë gjejnë hapësirën, ku do tregojnë veten në publik siç duan, kurse pronarët e medieve të tilla dehen nga paraja. Dihet se ka edhe përjashtime. E kur ata (lexo: elitat) kanë vendosur të “luajnë si të duan” se si mund të ndjehet publiku s’është me rëndësi, e dinë se aty i kanë “mendjet e leshta”, me këtë spinet e shkrimet e gatuara në kuzhinat e tyre do t’i marrin të vërteta tërësisht, të cilat asnjëherë nuk kapen për bërthamën e problemit, por marrin si të gatshme gjithçka që u serviret, kurse lajmet i publikojnë mediet e tyre që kokën e kanë në grazhdin e pushtetit, e veten e shesin si të pavarur.


 


Pra, tashmë përpos krizave mediatike, kemi edhe një problem i cili realisht është i madh, atë të mendjeve të leshta, për të cilët do na duhet kohë për ti ndryshuar. E kur jemi te kriza mediatike duhet të cekim se ajo është më e pranishme në Maqedoni, e sidomos për shtypin e shkruar. Megjithatë, mendoj se për profesionistët dhe ata që punën e bëjnë me vullnet e zell, e pa manipulime, nuk mund të ketë krizë, asnjëherë.







Mendjet e leshta

Saimiri i “Fiksit: Jo s`kam ikur! Sonila Meço: Po, i bashkohet ‘ACH’



saimiriii Saimiri i “Fiksit: Jo s`kam ikur! Sonila Meço: Po, i bashkohet ‘ACH


 


Saimir Kodra i emisionit ‘Fiks Fare’, që transmetohet në ‘Top Channel’, ka dhënë dorëheqjen. Ka qenë ky, lajmi që ka bërë xhiron online gjatë ditës së djeshme, por që siç duket nuk është i vërtetë.

Dy protagonistët kryesorë të ngjarjes, Filip Çakuli dhe Saimir Kodra, në një prononcim për “Bluetooth”, kanë përgënjeshtruar lajmin e publikuar duke thënë se puna në stafin e “Fiks Fare” vazhdon normalisht dhe se Saimiri nuk ka në plan të largohet.


Nga ana tjetër, një status i drejtoreshës së informacionit në “Agon Channel”, Sonila Meço, flitet per lajmin se Saimir Kodra do të jetë pjesë e stafit të këtij televizioni. “Skuadrës ‘Agon Channel’ iu bashkua sot një prej personazheve me pëlqyeshmërinë më të lartë dhe ‘fikse’ në ekran…, Saimir Kodra. Forca e vërtetë qëndron tek përshtatja e njerëzve të duhur në vendin dhe kohën e duhur. Ky është ‘Agon Channel’!”… Nuk dimë tashmë kë të besojmë…





Saimiri i “Fiksit: Jo s`kam ikur! Sonila Meço: Po, i bashkohet ‘ACH’

Ardit Gjebrea thyen 2 brinjë gjatë provave, s`do mungojë në emision



arditgjebrea 300x250 Ardit Gjebrea thyen 2 brinjë gjatë provave, s`do mungojë në emision


 


Një incident në punë i ka ndodhur ditën e enjte moderatorit të ”E diela shqiptare” në Tv Klan Ardit Gjebrea.

Prezantuesi dhe kantautori i famshëm është rrëzuar gjatë provave të ”Quiz”-it duke lënduar dy brinjë dhe duke marrë gërvishtje të tjera në trup.


Lajmi i mirë është se Gjebrea është në gjëndje të mirë shëndetësore dhe do të jetë sërish në drejtimin e emisionit shumë të ndjekur edhe këtë fundjavë.





Ardit Gjebrea thyen 2 brinjë gjatë provave, s`do mungojë në emision

Friday 27 September 2013

Modelja Galanti shkëlqen në Milano dhe pse mama e 2 fëmijëve


klaudia Modelja Galanti shkëlqen në Milano dhe pse mama e 2 fëmijëve


 


Klaudia Galanti është një mama gjithnjë e më shumë sociale.


Që nga dita e parë e shkollës së djalit të saj,  shëtitjet me vajzën e vogël dhe ekografia e fëmijës që pret të lindë, të gjitha imazhet i ka publikuar në Instagram pasi modelja ka vendosur ti ndajë me të gjithë fansat e saj. Paraguiania e dashuruar me Arnaud Mimran është e ndarë mes karrierës si modele e aktore dhe të qënit nënë me dy fëmijë të vegjël në shtëpi.


Gjatë qëndrimit të saj në javën e modës në Milano, modelja Galanti ka shkëlqyer me fizikun e saj megjithëse është shtatëzanë në muajt e parë.


galanti Modelja Galanti shkëlqen në Milano dhe pse mama e 2 fëmijëve


 




Modelja Galanti shkëlqen në Milano dhe pse mama e 2 fëmijëve

Hoxhaj: Pa Kosovën, bashkëpunimi rajonal nuk është i plotë


Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, për herë të parë e ka përfaqësuar sot Republikën e Kosovës në takimin ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), të zhvilluar në New York.

Në këtë takim të ftuar nga kryesuesi i radhës, ministri i Jashtëm i Rumanisë, Titus Corlatean, ministri Hoxhaj përsëriti kërkesën e Kosovës për anëtarësim të plotë në këtë organizatë dhe ritheksoi se pa anëtarësimin e Kosovës, bashkëpunimi rajonal nuk është i plotë në Evropën Juglindore.


Ministri Hoxhaj këtë kërkesë e ka shprehur edhe përmes një letre drejtuar ministrit të Jashtëm të Rumanisë, Titus Corlatean.


“Pas anëtarësimit në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe marrëveshjes Kosovë-Serbi, nuk ekziston asnjë argument që ndalon anëtarësimin tonë, prandaj çdo shtyrje më tutje vetëm dëmton kualitetin e këtij bashkëpunimi”, ka thënë Hoxhaj.


Ai po ashtu theksoi se për Kosovën, bashkëpunimi rajonal është shtyllë e politikës së jashtme, duke shtuar se marrëveshjet e arritura me Serbinë janë rezultat i këtij koncepti, përmes të cilit është lëvizur si dy shtete të pavarura drejt familjes euro-atlantike.


Ndërkaq, ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Bullgarisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë kanë përshëndetur kërkesën e ministrit Hoxhaj dhe qëndrimin e Kosovës.


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është ftuar në takimin e radhës të SEECP në Bukuresht, që pritet të mbahet gjatë janarit 2014.




Hoxhaj: Pa Kosovën, bashkëpunimi rajonal nuk është i plotë

“Turpërohet” zonja Sarkozy, harron fjalët e këngës gjatë një koncerti



carla Turpërohet zonja Sarkozy, harron fjalët e këngës gjatë një koncerti


 


Carla Bruni ka harruar fjalët e këngës së saj ndërsa ka performuar gjatë një koncerti në një aktivitet për të sëmurët me Alzhejmer.


Kjo ka ndodhur në Paris, gjatë një koncerti të organizuar nga fondacioni për kërkimet e kësaj sëmundje, ku Bruni ka kënduar këngën e saj më të famshme “Quelqu’un m’a dit”.Zonja Sarkozy është bllokuar gjatë improvizimit dhe ka kërkuar falje para publikut për harresën e fjalëve.


“Më falni, jam e emocionuar”, kanë qenë këto fjalët e ish zonjës së parë të Francës drejtuar  publikut pjesëmarrës në aktivitet.





“Turpërohet” zonja Sarkozy, harron fjalët e këngës gjatë një koncerti

Statham e Huntington kundërshtojnë zërat për ndarje



xhei 207x300 Statham e Huntington kundërshtojnë zërat për ndarje


 


Modelja e njohur Rosie-Huntington-Whiteley  dhe aktori Jason Statham kanë kundërshtuar zërat se cifti është ndarë duke dalë në publik dhe duke konfirmuar se janë bashkë dhe më shumë të dashuruar se kurrë.Aktori 46 vjecar dhe modelja 26 vjecarja ndonëse kanë një diferencë moshe prej 20 vitesh, duken mjaft të dashuruar, në javën e modës në kryeqytetin francez Paris, ku modelja po merr pjesë në sfilatat e organizuara nga stilistë të njohur në mbarë botën.


Cifti ka 3 vjet që janë bashkë dhe aktori i njohur thotë se ka bërë plane për ti propozuar të dashurës së tij që kur janë takuar më 2010.


xheizon 1 219x300 Statham e Huntington kundërshtojnë zërat për ndarje





Statham e Huntington kundërshtojnë zërat për ndarje

Blero: “Të falësh xhumanë është ndjenja ma e mirë për mua”


Këngëtari dhe realizuesi i shumë hiteve të kësaj vere, Blero ka treguar se jo vetëm që është një njeri i denjë dhe i përkushtuar për familjen, por që është edhe një besimtar i devotshëm.


Në rrjetin social “Twitter”, Blero ka shkruar ”para Zotit jemi të gjithë të njëjtë !!! Të falesh Gjyman është ndjenja ma e mirë për mua !!!”, duke treguar kështu edhe anën e tij shpirtërore.


Përndryshe, ky vit mund të llogaritet si viti më i suksesshëm i Bleros, pasi solli shumë projekte që u pëlqyen nga publiku, shkruajnë mediat vendore.




Blero: “Të falësh xhumanë është ndjenja ma e mirë për mua”

Xhenifer Lopez ia del mbanë të dobësohet si 13 vjet më parë



lop 226x300 Xhenifer Lopez ia del mbanë të dobësohet si 13 vjet më parë


 


Ajo është 44 vjec por ka arritur të dobësohet si 13 vjet më parë.


Këtë e tregon më së miri fotoja që ka postuar ku duket qartë barku i dobët dhe i tonifikuar.E veshur me pantallona xhinse dhe një këmishë të shkurtër po xhins, Lopez, nëna e dy fëmijëve binjakë ka treguar fizikun e saj që do ta kishte zili dhe një femër në gjysmën e moshës së saj.


Fotoja është postuar në Instagram nga stilisti i këngëtares Rob Zangardi.


lopez 1 194x300 Xhenifer Lopez ia del mbanë të dobësohet si 13 vjet më parë


Këtë pamje, Jennifer e ka postuar 13 vjet më parë, kur është takuar me Puf  Daddy, por e veshur kësaj here në të bardha.





Xhenifer Lopez ia del mbanë të dobësohet si 13 vjet më parë

Mourinho-Boas: “Nuk jam fëmijë”


Chelsea të shtunën udhëton në Ëhite Hart Lane, që do të jetë përballja e parë në mes të “mësuesit”, Jose Mourinho, dhe “nxënësit” të tij, Andre Villas-Boas.


Boas  deklaroi se bashkëpunimi mes tyre kishte dështuar pasi Mourinho e shihte atë si ndihmës dhe jo partner.


“Unë nuk jam fëmijë – nëse kam të diskutoj atëherë ngjitem lartë, ne hamë drekë dhe flasim për atë”.


“Kur njerëzit më njohin ata mund të jenë shumë të drejtpërdrejt dhe shumë objektivë, por njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga unë për shkak të fytyrës time të shëmtuar”.


“Është gjë personale dhe unë nuk shqetësohem se çfarë thotë ai. Nuk jam i interesuar. Do të them 90 për qind të njerëzve të cilët flasin për mua, nuk më njohin. Njerëzit që më njohim – mendimi i tyre është i vlerësuar. Nëse ata thonë një gjë pozitive ose negative, duhet ta bëjnë publike”, ka thënë Mourinho.




Mourinho-Boas: “Nuk jam fëmijë”

27 mijë euro shpërblim, kush gjen vrasësin e pjesëtarit të EULEX-it



Deri në 27,500 euro shpërblim mund të marrin ata që do të japin informata që qojnë në zbardhjen e vrasjes së doganierit të EULEX-it Audrius Senavicius.

Këtë e bënë të ditur, prokurorët e EULEX-it së bashku me Policinë e Kosovës dhe me Policinë e EULEX-it, gjatë një konference për media të mbajtur të premten, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Pascal Persoons, prokuror i EULEX-it nga Task Forca Mitrovicë në këtë rast bëri të ditur shpërblimin dhe ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me hetuesit.

“I bëj thirrje personale secilit që ka parë diçka, të thotë diçka. Nëse keni parë diçka të pazakonshme – pavarësisht sa e vogël apo e parëndësishme mendoni që është – ju lutemi ta raportoni atë, ose në policinë vendase ose në EULEX, në numrin e telefoni +381 38 78 6565. Çdo gjë që thoni do të trajtohet në fshehtësi të plotë”, tha Persoons. Ndërsa, kapiteni Nenad Djuriq, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut sqaroi përfshirjen e Policisë së Kosovës në hetim.

“Çdo ditë, zyrtarë policorë punojnë drejtpërdrejt me ekipin e EULEX-it… PK ka organizuar pika të kontrollit dhe është duke shkuar nga dera në derë në zonën e vendndodhjes së krimit për të pyetur nëse dikush ka parë ndonjë gjë që mund të lidhet me krimin”, tha Djuriq.





27 mijë euro shpërblim, kush gjen vrasësin e pjesëtarit të EULEX-it

Britney Spears, me bikini në shkretëtirë



britni1 Britney Spears, me bikini në shkretëtirë


 


Britney Spears ka dashur të ndajë me fansat e saj disa imazhe nga klipi i saj i ri  ”Work Bitch”.E veshur me bikini dhe shumë sensuale, këngëtarja gjendet në mes të shkretëtirës.


E konsideruar si mbretëresha e muzikës pop, Britny Spears duket në formë të shkëlqyer dhe video po bën xhiro në internet edhe pse disa fansa janë tallur me të.


Paralelisht me reklamën e shtëpisë diskografike, këngëtarja po promovon në rrjetet sociale dhe një spektakël autobiografik  që do të vihet në skenë pas dy vitesh në Las vegas dhe që titullohet “Një pjesë e imja”.


 





Britney Spears, me bikini në shkretëtirë

Nju Jork: Kosova në takimin ministror të Kartës SHBA – Adriatiku


Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në takimin ministror të vendeve anëtare të Kartës Shtetet e Bashkuara – Adriatiku.

Mëtutje, Ministria e jashtme e Kosovës njofton se Kosova, Serbia dhe Gjeorgjia u ftuan në këtë takim, që kryesohej nga Mali i Zi, në cilësinë e vendeve vëzhguese. Ishin të pranishëm edhe ministrat e jashtëm të tri vendeve baltike, Lituania, Letonia dhe Estonia.


Qëllim i këtij takimi ishte koordinimi më i mirë i aktiviteteve të vendeve të përmendura para Samitit të ardhshëm të NATO-s, në vjeshtën e vitit 2014.


Në takimin e mbajtur në Nju Jork, ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Departamentit amerikan të shtetit, Phlip Reeker, i cili e ka shprehur bindjen se marrëveshja ndërmjet Kosovës e Serbisë është bazament i qëndrueshëm për paqe dhe siguri në rajon.


Ministri Enver Hoxhaj ka theksuar se Kosova nuk paraqet kërcënim për askend, por përkundrazi është faktor i paqes, që është konfirmuar edhe nga vetë NATO-ja.


“Kosova synon realicone kontraktuale me NATO-n, si vend, popullata e të cilit e ka përkrahjen më të madhe publike për aleancën veri-atlantike”, tha Hoxhaj.




Nju Jork: Kosova në takimin ministror të Kartës SHBA – Adriatiku

Baloteli kërkon falje: Duhet ta kontrolloj inatin



balottel 300x249 Baloteli kërkon falje: Duhet ta kontrolloj inatin


 


Mario Baloteli kërkon falje. Sulmuesi i Milanit ka folur për herë të parë në lidhje me episodin që e pezulloi atë me tre ndeshje.

Baloteli u dënua pasi protestoi dhunshëm ndaj arbitrit në ndeshjen Milan-Napoli, por ka kërkuar ndjesë për veprimin e tij.

“Më vjen keq mbi të gjithçka për shokët e skuadrës, por edhe për klubin dhe tifozët. Të gjithë presin shumë nga unë, duhet të kontrolloj inatin tim”, ka thënë Baloteli.

Sulmuesi ka kërkuar edhe ndihmën e arbitrave, pasi sipas tij pëson shumë ndërhyrje të gabuara nga kundërshtarët.

E njëjta gjë ndodhi edhe në ndeshjen kundër Napolit, ku Baloteli ishte shënjestër e futbollitëve si Behrami apo Britos.

Mediat italiane bëjnë të ditur se klubi italian është mërzitur me sjelljen e sulmuesit dhe mendon ta shesë atë.

Vetë Baloteli nuk e ka pritur mirë atë që u quajt si braktisje nga ana e skuadrës, që nuk apeloi pezullimin me tre ndeshje të futbollistit.

Për këtë arsye, menaxheri i Mario Balotelit ka nisur kontaktet e para me skuadrat që kërkojnë shërbimin e sulmuesit.

Sipas mediave lokale, për Mario Balotelin interesohen shumë skuadra, mes tyre edhe Çelsi i Jose Mourinhos.





Baloteli kërkon falje: Duhet ta kontrolloj inatin

Thursday 26 September 2013

The Albanian Print version 25th of September 2013

The Albanian in London 25th of September 2013 by shefdomi




The Albanian Print version 25th of September 2013

Zeta Jones dhe Douglas do të bashkohen?!



douglas 430x350 Zeta Jones dhe Douglas do të bashkohen?!


 


Pas katër muajsh të ndarë duket se Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones kanë nisur ti mendojnë gjërat pozitivisht dhe lajmin e jep revista “People”. Sipas saj, pavarësisht se të mërkurën nuk pati shenja të dukshme, ka ende shpresë nga çifti. Michael të shtunën e kaluar gjeti rastin të falenderojë në veçanti bashkëshorten e tij e cila ishte 6 mijë milje larg ndërsa ai në ceremoninë e Emmy Awards. /DailyMail/





Zeta Jones dhe Douglas do të bashkohen?!

Eulex arreston dy të dyshuar për krime lufte



eulex 300x168 Eulex arreston dy të dyshuar për krime lufte


 


Policia e EULEX-it nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës (NJHKL) i ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile, në lidhje me dhunimin dhe keqtrajtimin e dy femrave shqiptare të Kosovës gjatë konfliktit në Kosovë.

Të dyshuarit do të paraqiten para gjyqtarit të EULEX-it nga Gjykata Themelore e Mitrovicës. Rastin po e heton një prokuror i posaçëm i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovë.





Eulex arreston dy të dyshuar për krime lufte

Thaçi zgjeron qeverinë, edhe një ministri?


Kryeministri Thaçi po shqyrton mundësinë e zgjerimit të qeverisë së tij edhe me një ministri. Ministria që po mendohet t’i shtohet 19 ministrive ekzistuese do të quhet Ministria e Shtetit, dhe ajo do t‘i besohet një përfaqësuesi të komunitetit serb.

Diskutimet e tilla i konfirmoi për gazetën edhe zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, megjithëse theksoi se ai personalisht nuk është pro rritjes së numrit të ministrive.


“Personalisht, mendoj se Kosovës mjaftojnë ministritë ekzistuese, edhe pse për rrethanat e vendit ndoshta do të nevojitej edhe një dikaster i tillë në qeveri’, deklaroi Kuçi.


Kuçi mohoi e zgjerimi i qeveris po bëhet para zgjedhjeve nacionale, duke theksuar se ato mbahen pas një viti. Veç kësaj, sipas tij, partia më e madhe në vend, edhe pa këtë ministri do të udhëheq me vendin edhe për një mandat katërvjeçar.


Por ndryshe mendon anëtari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme nga radhët e LDK’së, Skender Hyseni.


“Kam frikë se këto fizkultura po bëhen për t’i ngopur apetitet partnerëve të koalicionit qeverisës”, ngase kjo gjë përndryshe është e panevojshme, pohoi ai.


Ngjashëm me të mendon edhe Avni Zogiani i lëvizjes joqeveritare Çohu.


“Në Kosovë nuk është rregullimi shtetëror amerikan. Këto ministri bëhen në shtete të mëdha, që kanë një nevojë të madhe për koordinim mes agjencive shtetërore, sidomos në politikën e jashtme”, shprehet ai, derisa thotë se nuk e kupton se cili do të ishte roli i Ministrisë së Shtetit në Kosovë.


“Ministritë në Kosovë janë bërë hajgare, pasi që të gjitha dikasteret qeveritare dhe agjencitë e tjera janë mbushur me militantë partiakë. Thjesht, shteti po përdoret si një mobilizues i votës”, mendon Zogiani.




Thaçi zgjeron qeverinë, edhe një ministri?

Wednesday 25 September 2013

Belluci shpërthyese në xhirimet e "The Milky Way"


image

Bukuroshja Monica Belluci është fotografuar në Bosnje gjatë xhirimeve të filmit të ri të Kosturicës, “The Milky Way” me një fustan të bardhë dhe të lagur, ku i bien në sy format e saj perfekte, pavarësisht se në 30 shtator ajo mbush 49 vjeç.


Belluci vjen mjaft shpërthyese në film dhe me trupin që do ta kishin zili mjaft vajza më të reja se ajo në moshë.



 



 







Belluci shpërthyese në xhirimet e "The Milky Way"

Mbyllen me sukses bisedimet ndërqeveritare Kosovë- Gjermani


Qeveria e Gjermanisë për 14 vite ka mbështetur Kosovën me 420 milionë euro të destinuara për përkrahje të zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e institucioneve demokratike, u tha sot gjatë takimit të delegacioneve të të dy vendeve në kuadër të bisedimeve për protokollin e bashkëpunimit politiko zhvillimor në mes të dy vendeve.

“Qeveria e Kosovës ka pasur mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë Gjermane në sektorë të ndryshëm, por në veçanti në atë të zhvillimit ekonomik dhe të ndërtimit të institucioneve demokratike. Për 14 vite, vlera e bashkëpunimit ka tejkaluar shumën 420 milionë euro”, tha ministri i Financave Besim Beqaj, pas nënshkrimit të protokollit për bashkëpunim politiko zhvillimor në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.


Ndryshe kjo është hera e pestë me radhë që u mbajtën bisedimet ndërqeveritare për bashkëpunim politiko-zhvillimor në mes të Gjermanisë dhe Kosovës.


Me këtë rast Qeveria Gjermane shtetit më të ri në Evropë i ka siguruar mbështetjen e mëtutjeshme për afrimin me BE-në. Në qendër të bashkëpunimit mbesin mbështetja ekonomike dhe e punësimit, qeverisja e mirë, furnizimi me energji dhe ujë, si dhe arsimi.


Me këtë rast ministri Beqaj tha se me këtë protokoll është paraparë ndihmë konkrete në promovimin e punësimit, zhvillim të instrumenteve financiare për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mbështetje në procesin e integrimit evropian, mbështetje komunave në menaxhimin e mbeturinave, përmirësimin e sektorit të arsimit bazik, përmirësimin e konkurueshmërisë në sektorin e bujqësisë, dhe mbështetjen për Agjencinë Kadastrale të Kosovës.


Përfaqësuesit e shtetit gjerman theksuan se Kosova ka një papunësi prej rreth 40 për qind. Për të avancuar zhvillimin ekonomik Kosova ka nevojë për një ekonomi private inovative. Për këtë arsye Gjermania e mbështet Kosovën në zhvillimin e zingjirëve të shtimit të vlerës në sektorë të veçantë, me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës.


“Pikërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë ato, të cilat krijojnë vende të reja pune, por kanë nevojë për qasje në kredi. Nga këtu niset bashkëpunimi zhvillimor gjerman dhe mbështet themelimin e një fondi të garantimit të kredive, për të siguruar kreditë e tilla. Një parakusht për zhvillim ekonomik përbëjnë, përveç kësaj, edhe raportet e qarta pronësore”, thanë përfaqësuesit e Qeverisë Gjermane .


Bashkimi Evropian do të fillojë së shpejti negociatat për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim me Kosovën dhe në këtë drejtim Gjermania e këshillon Ministrinë e Integrimeve Evropiane në ngritjen e kapaciteteve.


“Synime të tjera i kontribuojnë afrimit të Kosovës me BE-në, si për shembull ndërtimi i një impjanti për pastrimin e ujërave të zeza, financimi i një menaxhimi të mbeturinave në nivel komunal, si dhe modernizimi i rrjetit të rrymës”, thanë përfaqësuesit e Gjermanisë në konferencën për media.


Bisedimet ndërqeveritare gjermano-kosovare për bashkëpunim politiko-zhvillimor mbahen çdo vit.


Në emër të Republikës së Kosovës negociatat janë udhëhequr nga ministri i Financave Besim Beqaj, ndërsa në emër të Republikës Federale të Gjermanisë nga ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, Peter Blomeyer dhe udhëheqësja e Divizionit për Bashkëpunim me Evropën Juglindore dhe Kaukaz në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Annette Seidel.




Mbyllen me sukses bisedimet ndërqeveritare Kosovë- Gjermani

Shqyrtohen hapat e mëtutjeshëm për ekspozimin e fotografive të personave të zhdukur


Nën udhëheqjen e Kryesuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, sot u mbajt takimi me përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve të personave të zhdukur dhe Komunës se Prishtinës.

Në këtë takim u bisedua për hapat e mëtutjeshëm për ekspozimin e fotografive të personave të zhdukur në “Pllakën elektronike” e inauguruar me rastin e shënimit të 30 Gushtit – Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, si zëvendësim i fotografive që kanë qenë të vendosura në rrethojat e Kuvendit të Republikës së Kosovës.


Të pranishmit në takim, u pajtuan që t’i bëjnë thirrje familjarëve që brenda një muaji, përkatësisht deri me 25 tetor 2013, të sjellin të dhënat dhe fotografitë e personave të evidentuar si të zhdukur te luftës, si dhe pëlqimin e secilit familjar për vendosjen e fotografive.


Fotografitë do të dorëzohen në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZH), apo në Zyrën e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës (KKAFZHK), përmes shoqatave të familjeve të personave të zhdukur dhe/apo zyrtarëve komunal për çështjen e personave të zhdukur.


Po ashtu të pranishmit kërkuan nga Komuna e Prishtinës, që në bashkëpunim me Komisionin Qeveritar dhe shoqata familjare’, që të shqyrtojë mundësit për plotësimin eventual të ‘Pllakës për të Zhdukurit’, me ndonjë simbol në ‘formë të obeliskut’ si dhe ndërtimin në perspektivë të një Memoriali Qendror dedikuar kategorisë së personave të zhdukur, që momentalisht vlerësohet si më e goditura si pasojë e luftës së fundit në Kosovë.




Shqyrtohen hapat e mëtutjeshëm për ekspozimin e fotografive të personave të zhdukur

Plani për “Jugosllavinë e Re”, me dy shtete shqiptare në të


Një asamble parlamentare e përbashkët, një treg i përbashkët ekonomik, një sistem i edukimit dhe arsimimit, bashkëpunime në shumë fusha tjera, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është plani i nismës për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, e quajtur West Balkan Six – G6 (Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor), pjesë e së cilës janë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, iniciativë kjo përmes së cilës synohet integrimi i përbashkët në Bashkimin Evropian.


Këtë dokument-strategji, të mbështetur nga komisionari për zgjerim, Stefan Fule, dhe e iniciuar këtë vit nga Mali i Zi, e ka siguruar gazeta “Zëri” në të cilën shpalosen detajet për bashkëpunimet ndërqeveritare mes tyre.


Për këtë nismë madhore, përmes së cilës synohet të përcaktohet perspektiva e ardhshme e Kosovës dhe e shteteve rajonale, do të takohen të enjten (nesër) në Neë York, ministrat e jashtëm të këtyre gjashtë shteteve në mesin e tyre edhe ministri Enver Hoxhaj, për të vendosur përfundimisht se a do të gjejë mbështetjen definitive.


Plani i kësaj nisme, i përpiluar nga Mali i Zi, por fillimisht i kaluar në duart e komisionarit, Stefan Fule, dhe Goran Svilanovic, sekretar gjeneral i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, (të dy përkrahës të nismës), u është dorëzuar 6 shteteve në muajin prill të këtij viti, ndërkohë që ato kanë pasur një takim në qershor në Budvë të Malit të Zi ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Kosova.


Në transkriptin e këtij takimi të siguruar nga “Zëri”, mësohet se parimisht shtetet e kanë përkrahur si iniciativë.


 Nesër takohen në New York


 Mësohet se të ënjtën (nesër), ministrat e jashtëm nga gjashtë këto shtete do të takohen në New York.“Përfundimisht do të dihet në këtë takim, nëse do të përkrahet si nismë, ku përfaqësuesit e këtyre 6 shteteve do të votojnë për ta dërguar apo jo përpara këtë strategji”, thonë burime diplomatike.




Plani për “Jugosllavinë e Re”, me dy shtete shqiptare në të

O Edi, kot ta dhamë Shkëlzenin?!



image

Andi BEJTJA


Ditën që Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e parë në Parlamentin shqiptar, ato që u ndien në pozitën më të vështirë ndoshta kanë qenë ambasadat e vendeve fqinje, si Ambasada Maqedonase, Serbe apo Malazeze, për të mos shkuar më tej. Burokratët e këtyre ambasadave, ndoshta për herë të parë në këtë 20-vjeçar tranzicioni shqiptar, nuk kishin çfarë të raportonin në qendrat përkatëse, se Kryeministri i ri shqiptar, ndryshe nga të gjithë paraardhësit e tij, pothuajse nuk përmendi asnjë fjalë për politikën me vendet fqinje dhe rajonin si koncept, duke vërtetuar dhe frikën e mikut të tij të vjetër, ish-ambasadorit Uidhers, i cili jo pak herë, në takime private me diplomatë dhe gazetarë, ishte shprehur se Uashingtoni e kishte të paqartë se çfarë filozofie kishte lideri i atëhershëm i opozitës shqiptare në lidhje me rajonin dhe, në veçanti, me Prishtinën, Beogradin, Shkupin dhe Podgoricën.


 


Dhe ndoshta Kryeministri i ri ka bërë mirë që ka heshtur, sepse po vërtetohet vetëm brenda katër ditëve në detyrë se e ashtuquajtura filozofi rajonale e iniciuar nga vetë ai, “Zero probleme me fqinjët”, në fakt do të thotë zero njohuri për rajonin dhe fqinjët. Kryeministri Edi Rama, vetëm për 5 minuta sa takoi Presidentin e Maqedonisë Ivanov, irritoi menjëherë shqiptarët e Maqedonisë dhe gjithë opinionin publik shqiptar atje. Fjalë për fjalë dhe presje për presje, Edi Rama, duke u kujdesur gjithnjë që të tingëllojë si internacionalist, për të bërë kontrast me të ashtuquajturin nacionalisti Berisha, të cilin kujdeset gjithmonë ta portretizojë si të tillë, pasi nuk beson ende se ai vetë ka ardhur në pushtet, tha: “Zoti President më shprehu shqetësimin e tij që të ketë më shumë vëmendje dhe hapësirë për pakicën maqedonase në Shqipëri. Unë e marr këtë mesazh jo thjesht si detyrim për shtetin tonë ndaj çdo pakice, por edhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që ne vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë për të tjerët”.


 


E para dhe gafa më e rëndë, Kryeministri i ri i Shqipërisë vë shenjën e barazimit mes pakicave maqedonase dhe “pakicave shqiptare në Maqedoni”. Mund të konsiderohen shqiptarët në Maqedoni pakicë? Mirë që nuk do të takojë dhjetë minuta Koço Danajn, apo nuk ka kohë të lexojë përkufizimet e së drejtës ndërkombëtare, po Shkëlzen Maliqit mund t’ia kishte bërë një telefon!


 


Nuk ta dhamë kot Xenin, o Edi! Të paktën të të kishte dhënë raportet ndërkombëtare se si i trajton Shqipëria pakicat. Po t’i kishe marrë këto raporte, ku shkruhet e zeza mbi të bardhë që Shqipëria është nga vendet e rajonit që i trajton më mirë nga të gjithë të ashtuquajturat pakica kombëtare, nuk do të ishe shprehur “ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që vetë nuk jemi në gjendje ta bëjmë”, po do të kishe thënë: “Ne u kërkojmë të tjerëve të bëjnë të paktën gjysmën e atyre gjërave që ne kemi bërë”. Dhe teksa shndërroi në opozitë të tijën dhe të partisë së tij një pjesë të mirë të opinionit publik në Maqedoni, të njëjtën gjë bëri edhe në Kosovë, duke mos përmendur emrin e Rugovës, për hir të së vërtetës jo me një fjalim të dobët e burokratik si ai në Parlamentin shqiptar, por me një fjalim historik dhe me piketa historike.


 


Por prapë, edhe kur shkëlqen, qiellin Edi Ramës ia errëson një gafë. Dhe i tillë ishte edhe rasti i Kosovës, që tashmë e do Ramën, siç u shprehën edhe eksponentë të politikës kosovare, shumë më pak se Berishën po e po, por dhe shumë më pak se Majkon, Nanon e Metën. Jemi në një situatë të tillë kur, as për katër ditë, Kryeministri i ri i Shqipërisë ka për opozitë jo vetëm Lulzim Bashën, ka divergjenca paraprake me aleatin e tij Ilir Meta, që u shfaqën më shumë se kurrë në rastin e mbajtjes apo mosmbajtjes së fotos së Presidentit në mur, por kur ka për opozitë dhe një pjesë të mirë të opinionit publik në Kosovë e Maqedoni dhe më gjerë. Këto mund të mos përbëjnë probleme të brendshme për qeverisjen afatshkurtër të Ramës, por për ndërkombëtarët po.


 


Sepse liderin e Shqipërisë e shikojnë si një baba të faktorit shqiptar në rajon dhe që shpeshherë e përdorin atë për t’i dërguar mesazhe Thaçit të Kosovës apo Thaçit të Maqedonisë. Edhe pse ndikimi i Tiranës si qendër është zvogëluar në krahasim me vite më parë, sidomos përsa i përket Kosovës (është parë qartë që faktori ndërkombëtar tashmë komunikon drejtpërdrejt dhe jo nëpërmjet Tiranës), sërish ndërkombëtarët shqetësohen kur atyre u lëviz bërryli në tavolinën e Tiranës, kur e shikojnë se faktorët shqiptarë në rajon nuk e shikojnë Kryeministrin e Shqipërisë si Kryeministër, por si kryetar bashkie të Shqipërisë.


 


Por sërish, edhe Edi Rama vetë, edhe ndërkombëtarët e kanë një fat, sepse kjo është një qeveri me dy koka, dhe koka e dytë, lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, jo vetëm ka dijeni për t’u pasur zili për rajonin, madje mund të thuhet se e ka hobi, jo vetëm ka një qasje prej Kryeministri dhe jo prej kryetari bashkie, por ka dhe lidhje të ngushta personale me çdo faktor shqiptar, pavarësisht nga ngjyra politike, në mënyrë të barasvlershme me këdo dhe kudo ku ka shqiptarë në rajon.


 


A do të arrijë koka e dytë të mbajë kokën e parë, apo do ta zëvendësojë atë, kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: shqiptarët dhe faktorët ndërkombëtarë duan në Shqipëri një Kryeministër në kuptimin e plotë të fjalës, dhe jo një kryetar bashkie të Shqipërisë. Edi, më duket se ta dhamë kot Xenin!







O Edi, kot ta dhamë Shkëlzenin?!

Gjeni një emër për këtë mal dhe fitoni 1 mijë dollarë


image

 A ju ngjason me ndonjërin që njihni ky shkëmb? Autoritetet kineze në provincën Jiujiang hapën një konkurs për përzgjedhjen e emrit më goditës për këtë pjesë të malit Lushan, që është një destinacion turistik në Kinë.


Fituesi i konkursit do të shpërblehet me 1 mijë dollarë, një shumë goxha e konsiderueshme po të kihet parasysh që paga mesatare vjetore në Kinë për vitin 2012 ishte 4500 dollarë.


Në konkurs janë paraqitur qindra propozime. Autoritetet thonë se mes tyre ka emra të frymëzuar nga historia, kinematografia dhe fusha të tjera të artit si dhe emra të rëndomtë.


How about Clifford? The anthropomorphic bluff on the side of Lushan mountain in Jiujiang, Jiangxi Province in eastern China


Ky nuk është rasti i parë që në Kinë ndërmerret një nismë e tillë. Drejtuesit vendorë e shohin si një mjet të mirë për promovimin e turizmit. Në 2010 një majë mali në parkun natyror të Zhiangjiajie në jug të vendit u ndryshua u quajt “Avatar Hallelulaj Mountain” për shkak të ngjashmërisë me “Pandorën”, planetin ku zhvillohen skenat e filmit 3D të James Cameron.






Gjeni një emër për këtë mal dhe fitoni 1 mijë dollarë

Publikoi foto në Facebook, i erdhi fatura afro 20 mijë funte


image

Britanikja Helen Christie ka mbetur pa mend kur i ka ardhur fatura e telefonit në vlerë prej 19.656 funtesh (23.279 euro).


 


40-vjeçarja kishte qëndruar në Turqi për pushime, ku për çdo ditë ka publikuar fotografi në rrjetin social Facebook.


 


Për shkak të tarifave të larta të roamingut nga telefonia Orange, ajo ka shpenzuar nga 2.700 funte në ditë.


 


“Kam menduar se do të ishte bukur që të publikoja disa fotografi në Facebook. As në ëndërr nuk kam mundur të imagjinoj se çfarë do të ndodhte. I gjithë pushimi më ka kushtuar 700 funte (kurse telefoni 20 mijë?). Kjo është e tmerrshme. Njerëzit nuk e kuptojnë se çfarë po bëjnë këto kompani”, ka deklaruar londinezja.


 


Pas reagimit të mediave dhe hulumtimit të gazetarëve, kompania Orange vendosi që borxhin t’ia ulë në 875 funte për shkak të rrethanave. Megjithatë, Helen është e vendosur që ta dërgojë rastin në gjykatë.






Publikoi foto në Facebook, i erdhi fatura afro 20 mijë funte

Tuesday 24 September 2013

Takim në Ambasadë me përfaqësues të shoqatave Shqiptaro-Britanike

fotMe datën 10 shtator 2013, në Ambasadën Shqiptare në Londër u organizua një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptaro – britanike që veprojnë në këtë vend. Kryefjalë e këtij takimi, ishte ftesa për bashkëpunim mes palësh për veprimtari kryesisht me karakter kulturor dhe social, për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, me ndikim si brenda bashkesisë shqiptaro britanike ashtu edhe më gjërë.


Në këtë takim iu referua nismave të rëndësishme që janë ndërmarrë deri tani siç është vendosja e bustit të Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeg, në Londër, apo një projekt tjetër mjaft të rëndësishëm, si hapja e zyrës të aplikimit të pasaportave në Ambasadën në Londër për t’u ardhur në ndihmë me sa më shumë përkushtim shtetasve shqiptarë që jetojnë në Britani.


Më pas u prezantua kalendari i aktiviteteve të ndryshme që priten të zhvillohen në muajt në vazhdim duke filluar me shfaqjen e filmit shqiptar Nëntori i Dytë që do të bëhet me datën 12 shtator 2013, në Rich Mix Cinema në Londër. Filmi shfaqet në kuadrin e veprimtarive të Albanian Cinema Project (ACP) për restaurimin e filmave shqiptarë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror të Filmit dhe Shoqatën Anglo-Shqiptare në Londër. Fondin e mbledhur nga biletat kinemaja do t’ia dhurojë ACP dhe Arkivit të Filmit.


Po ashtu në takim u fol për koncertin e datës 16 dhjetor 2013, i cili do të mbahet në Royal College of Music në Londër. Në këtë koncert shumë prestigjioz do të marrin pjesë emra të njohur artistësh shqiptarë si sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho, violinistja Alda Dizdari, sopranoja e njohur e Operas rumune, Arlinda Morava, pjanistja Mariela Cingo, violinçelistja Klara Bregu, violinisti Eljon Vejsiu, violincelistja Brikelda Syla, producenti Tomorr Kokona, etj. Shfaqja do të ketë një audiencë të gjërë me pjesëmarrje nga trupi diplomatik i akredituar në Londër, lordë dhe deputetë të Parlamentit Britanik, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme Britanike, të ftuar nga pushteti vendor, dhe nga bashkësia shqiptaro-britanike së bashku me miqtë e tyre vendas.


Pjesëmarrësit në këtë takim u shprehën se “ky aktivitet do të jetë ngjarja më e madhe artistike e organizuar ndonjëherë në Britani me të cilën do të krenohemi ne shqiptarët e Britanisë”.


Një pikë e këtij takimi ishte promovimi i talenteve të reja shqiptare që jetojnë në Britani. ‘Tani ka ardhur momenti, që kjo gjeneratë e re të na përfaqësojë me talentet e reja në shumë fusha të jetës këtu, – u tha në takim. Brezi i parë erdhi për një jetë më të mirë. Tani është koha të bëhemi edhe ne pjesë e larmisë së jashtëzakonshme kulturore që e karakterizon këtë vend.


Lidhur me këtë u kërkua ndihma e shoqatave të pranishme në takim, që të identifikojnë talentet e reja shqiptare në Britani, që të promovohen dhe motivohen në fushën e muzikës, artit, librave, shkencave, duke i kthyer kështu në një shembull shqiptar. Me datën 2 nëntor 2013, në ambasadë do të bëhet takimi i talenteve të reja dhe do të recensohen dy libra të shkruar në gjuhën angleze nga dymbëdhjete vjeçari Arlind Malat.


Në fund të takimit, shoqatat shqiptare ofruan ndihmë të pakursyer ndaj ambasadës, për të mbajtur gjallë dhe promovuar jetën kulturore dhe sociale të bashkësisë shqiptare në Britaninë e Madhe. Takimi u mbyll me një mirekuptim të tillë ku bashkësia shqiptare gëzon mbështetje të plotë nga ambasada dhe ndërsjelltasi ambasada gëzon mbështetjen e plotë nga shoqatat. Qëllimi i përbashkët është që shqiptaro-britanikët ta afirmojnë vetveten si një bashkësi e talentuar, e përkushtuar, për të ruajtur traditat tona kombëtare por edhe për t’u integruar në botën e madhe të kulturës dhe novacionit britanik në mënyrë shumë dinjitoze.



Takim në Ambasadë me përfaqësues të shoqatave Shqiptaro-Britanike

Cozman e prezanton Tunën në familje



image

 


Cozman e ka çuar një hap më tej lidhjen e tij me këngëtaren Tuna, duke e njoftuar atë me familjen e tij.


 


Dyshja janë në lidhje për tashmë disa muaj, ndërsa së fundi kanë qëndruar së bashku në Londër, ku duket se kanë vizituar familjen e Cozman.


 


“I love you all. I have so much fun today. Family (Ju dua të gjithëve. Sot kam pasur shumë argëtim. Familja)”, ka shkruar Cozman sipër një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ai duket me Tunën dhe familjarë të tij.







Cozman e prezanton Tunën në familje

Benzeman përfshihet sërish në skandalet me prostituta


image

 


Nuk marrin fund skandalet e Karim Benzema. Ende pa përfunduar procesi gjyqësor me të miturën Zahia Dehar, futbollisti francez i Real Madrid është përfshirë tashmë në një skandal tjetër me prostituta.


Kjo gjë është pranuar nga vetë prostituta transseksuale belge, Victoria Dorval ka thënë se ka patur si “klient” yllin francez.


“Karim Benzema ka kaluar dy netë me mua, për të cilat më pa paguar 8 mijë euro. Atë natë kemi firmosur edhe një marrëveshje me agjentin e tij në bazë të së cilës mos të bëj publike marrëdhënien seksuale me të. Unë i tregova atij se jam transseksuale, por kjo gjë nuk e pengoi”, ka deklaruar prostituta belge, shkruan “Sport.es”






Benzeman përfshihet sërish në skandalet me prostituta