Friday 31 May 2013

Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare


Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të zhvillimit të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ka zhvilluar takime të ndara me dhjetëra përfaqësues të lartë të besimeve fetare të shteteve të ndryshme të botës, që po marrin pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar.

Gjatë takimeve me klerikët e besimeve të ndryshme fetare, Hoxhaj ka thënë se Kosova gjatë tërë historisë ka qenë vend multietnik, multifetar dhe ka ruajtur karakterin e dialogut dhe mirëkuptimit fetar.

Ministri Hoxhaj tha se Kosova është një shembull i tolerancës fetare në rajon, duke theksuar faktin se që nga deklarimi i pavarësisë në vitin 2008, Kosova ka ndërtuar një shtet dhe shoqëri multientike.


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur përkushtimin e institucioneve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare të të gjitha komuniteteve religjioze në Republikën e Kosovës.


Përfaqësuesit e besimeve fetare nga vende të ndryshme të botës, gjatë takimeve me ministrin Hoxhaj, janë shprehur të fascinuar me harmoninë fetare dhe standardet e respektimit të lirive religjioze në Republikën e Kosovës.


Prijësit shpirtëror të vendeve të ndryshme të botës vlerësuan lartë edhe promovimin dhe mbrojtjen e lirive fetare nga institucionet, duke e konsideruar Kosovën si një shembull të mirë për rajonin e më gjerë.




Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare

Emocionet e para të Elhaidës: Më duhet të marr vetën nga kjo ëndërr



image

 


Elhaida Dani, 19-vjecarja e cila bëri krenare shqiptarët në mbarë botën, menjëherë pasi triumfoi në edicionin parë të “The Voice of Italy”, ka shprehur emocionet e para për mediat italiane. Elhaida ndihet në qiellin e shtatë, ndërkohë që fitoren ja dedikon prindërve. 


Sigurisht ajo nuk lë pa shprehur mirënjohjen e thellë ndaj këngëtarit të madh, Riccardo Cocciante, i cili përvec mbështetjes i dhuroi edhe një këngë të shkruar nga vetë ai, “When love calls your name”. 


Elhaida Dani është shpallur fituese e edicionit të parë të “The Voice of Italy”. Ajo ka arritur të marrë 72% të votave të publikut. Elhaida ishte pretendentja kryesore dhe mediat italiane e kishin parashikuar fitoren e saj. 


Elhaida Dani, 19 vjeçarja shqiptare, ka filluar të këndojë që në moshën 6 vjeçare. Në audicionin e parë të “The Voice of Italy” Elhaida zgjodhi të prezantohej me këngën “Mama knows best”, e Jassie J, duke bërë për vete të katër anëtarë e jurisë, ndërsa në fazën e dytë të garës ajo zgjodhi të fitonte betejën kundër Francesca Belenis me këngën “No more Tears” të Donna Summer.


Ky ishte edicioni i parë i “The Voice of Italy” dhe organizohej nga Rai Due. Spektakli ngjalli interes të madh jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri, pikërisht për shkak të Elhaidës, e cila nuk ka harruar të thotë në shqip faleminderit, për të gjithë shqiptarët që dje i kishin ngulur sytë tek ekrani.


Në vitin 2009 keni fituar Star Academy në Shqipëri dhe ndërkohë që vitin e shkuar ju patët sukses në Top Fest, një festival popullor në vendin tuaj…Pse ju vendosët të fillonit nga zero në Itali? 
Unë besoj se kurrë nuk duhet të vetëkënaqemi dhe që ishte e drejtë vendimi që unë të çaja ne tregun muzikor italian. E dua shumë vendin tuaj, dhe muzikën italiane, dhe nga votat që kam marrë duket që zëri im është vlerësuar shumë nga italianët. Kisha dëshirë të provoja…. 


Kur vendosët të vinit në Itali? 
Kam njohur disa miq italianë, në një festival vitin e shkuar, bisedova me to për mundësinë që unë të vija në Itali. Ato janë nga Formia (Latina) dhe nuk mendova dy herë mbi këtë ide. Dhjetorin e vitit 2012 mësova gjithçka që më duhet rreth gjuhës tuaj. Kam tentuar para 2 vjetësh që të hyja në “Amici” por nuk ja dola. The Voice, e njihja si program sepse më pëlqente shumë versioni amerikan. 


Dhe çfarë ndodh më vonë?
Dërgova një video, produksionit të “The Voice of Italy”, me një debutim timin në një festival në Shqipëri dhe më pëlqyen. 


Në audicionin e fshehtë, je zgjedhur nga 4 trajnerët, pastaj ti zgjodhe Cocciante. Pse? 
Ëndrra ime ishte të punoja dhe të isha pjesë e skuadrës së Riccardo Cocciante, sepse kam dëgjuar këngët e tij që në moshë të vogël falë prindërve të mi. 


Cfarë të mësoi Riccardo?
Më ka qëndruar gjithmonë pranë, dhe është përpjekur gjithmonë të më mësonte një gjë të rëndësishme: transmetoi gjithmonë emocione publikut. Sonte e pashë të qetë dhe të kënaqur. Mendoj se kjo është fitorja ime më e madhe. 


Mes, Veronica, Timothy dhe Silvia kush mendon ti që mund të fitonte?
Silvia, sepse ka një zë elegant dhe shumë të bukur. 


Kujt ia dedikon triumfin? 
Prindërve të mi, kanë besuar që në momenti e parë. 


Ke fituar një kontratë me shtëpinë diskografike Universal, ke ndonjë dëshirë për albumin tënd?
Sigurisht, do të jetë melodik dhe pop. Do të doja që të përmbante edhe këngë italiane. Një këngë sigurisht që do të jetë e shkruar nga unë. Por, në ditët në vijim do të biem dakord me shtëpinë diskografike dhe do të flasim gjatë për këtë projekt, 


Asnjë duet? 
Pëlqej shumë Beyonce, por e di që është e pamundur (qesh) 


Synon Festivalin e Sanremos? 
Duhet të marr vetën ende nga kjo ëndërr, por kurrë mos thuaj kurrë. 







Emocionet e para të Elhaidës: Më duhet të marr vetën nga kjo ëndërr

Selena dhe Justin i rikthehen dashurisë për njëri-tjetërin



image

 


Selena Gomez dhe Justin Bieber i rikthehen dashurisë së tyre.  Pavarësisht së shkëmbyen akuza për njëri-tjetërin në distancë,çifti i të rinjëve janë sërisht bashkë por me kushtin që Selena ta marri më seriozisht lidhjen dhe t’i kenë atë në një mënyrë të matur.


 


“Selena është duke u treguar shumë e kujdesshme që të mos përjetojë një thyerje zemre edhe një herë,prandaj këtë periudhë ata po e shohin si një provë për lidhjen e tyre,“ tha një burim i afërt i tyre.


 


“Kur e filluan lidhjen ata ishin shumë të rinj dhe nuk e kuptonin dashurinë”,tregojnë miqtë e tyre të përbashkët.







Selena dhe Justin i rikthehen dashurisë për njëri-tjetërin

Shakira: Do ta ushqej djalin me gji derisa ai të shkoj në kolegj


image

 


Anëtarja e jurisë në “The Vioce” Shakira ka folur për rolin e saj si nënë.


Ajo ka treguar se e ushqen djalin me gji dhe kjo është gjëja më e mrekullueshme që i ka ndodhur në jetë.


“Të ushqyerit me gji ka qenë një nga eksperiencat më të mira në jetën time. Më pëlqen kjo dhe nuk mund të ndalojë. Mendoj se do ta ushqej me gji deri sa ai të shkoj në kolegj”, ka thënë këngëtarja për “Us Weekly”.


Shakira gjithashtu ka treguar se të ushqyerit e të birit me gji e ka ndihmuar atë në humbjen e peshës që kishte fituar gjatë shtatzënisë.


“Mendoj se ndihmon shumë. Ende nuk e kam peshuar veten…por mendoj se jam afër peshës ideale por ende nuk e kam konfirmuar fitoren”, ka shpjeguar ajo.


36 vjeçarja dhe partneri i saj, futbollisti Gerard Pique mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, djalin Milan katër muaj më parë.






Shakira: Do ta ushqej djalin me gji derisa ai të shkoj në kolegj

Dr.Flori: Pse bëra këngë kundër Edi Ramës!



dr flori zemerthyer Dr.Flori: Pse bëra këngë kundër Edi Ramës!


 


Dr.Flori rrëfen arsyet që e shtynë të krijojë një këngë kundër Ramës, liderit për të cilin dikur lobonte. Si lindi “Zemërthyer”, me muzikë të Ermal Mamaqit dhe tekst të Dr.Florit? A ishte ai pjesëmarrës në mitingun e 21 janarit? Pse pikërisht tani kjo këngë? Sa e ka paguar Rama dhe pse u bë me Berishën? Përgjigjet për këto dhe të tjera pikëpyetje i gjeni në këtë rrëfim të gjatë të kantautorit, që duket se është shumë i zhgënjyer…
Sapo ke prezantuar këngën tënde më të re, që vjen si një revoltë personale ndaj liderit tek i cili besoje, Edi Rama… Si lindi “Zemërthyer”? Pse kjo kthesë në bindjet e tua?

Në momentin që ideali për të cilin kam kontribuar dhe sakrifikuar këto vite shkelet dhe përbuzet, unë nuk ndjej më pengesa për të ndjekur i lirë si çdo artist tjetër karrierën dhe qëllimet e mia, gjë që në ndryshim nga shumë kolegë të tjerë, kam refuzuar ta bëj për shumë vjet. Kënga është krijuar nga çdo gjë që ka ndodhur këto vite.
Pse erdhi pikërisht në kohë fushate dhe jo më herët kjo këngë?

Sepse ky ishte momenti i duhur për të dhënë këtë mesazh. Për të goditur duhet të gjesh kohën, kjo mendoj se ishte koha e përshtatshme për ta bërë këtë.
A ka dorë PD-ja në këtë këngë, sepse kështu po flitet?

Atyre që nuk kanë marrë pjesë në protestë dhe e mendojnë këtë u them se unë thashë vetëm të vërtetën. Nuk e bëra për të mirën e dikujt këtë. Ndërsa për pjesëmarrësit në mitingun e 21 janarit që mendojnë kështu, u them se ndryshe nga unë e shumë të tjerë nuk kanë dalë në protestë për idealin, por për pushtet, pasi nuk ka si të mos e shohin atë që po ndodh.
Përse t’u thye zemra, për çfarë arsyeje?

Pazari që u bë ishte zhgënjyes për të gjithë ne idealistët që dolëm më 21 janar… Ai na tradhtoi.
Çfarë e bën tradhtar Edi Ramën sipas teje? Kë tradhtoi ai?

Njerëzit që dolën në demonstratë e dinë shumë mirë se kundër kujt dolën dhe ajo që morën ishte një bashkim me ata, të cilët ne dolëm të kundërshtonim.
Si u ndjeve kur e dëgjove “Ku ka si Tirona” në hapjen e fushatës së Ramës në Tiranë?

Më erdhi për të qeshur, sepse për vetë drejtuesit e Partisë Socialiste ishte e papritur dhe pashë që iu doli pak situata jashtë kontrollit.
Kur ka qenë hera e fundit kur ke kontaktuar me Ramën?

Nuk e mbaj mend.
A je ndjerë ti i përdorur prej tij?

Më shumë se çdo gjë tjetër jam ndjerë i zhgënjyer nga Rama.
Ke pasur reagime nga PS, ose nga vetë lideri i opozitës pas publikimit të këngës?

Këtu nuk ka vend për reagime. Unë nuk shpifa gjë, nuk bëra asnjë montazh dhe nuk thashë asnjë gënjeshtër. Çdo fjalë e thënë në atë këngë është e vërteta.
Po çunat e “West Side Family” çfarë të kanë thënë?

Nuk kam folur ende me çunat, por ata janë miqtë e mi dhe jam i bindur që e kuptojnë më mirë se çdokush tjetër dhe që më mbështesin në këtë veprim…
Në një nga vargjet e këngës të shkruar prej teje ti thua “Dikush më tha rri urtë, thashë me mirë mos flas…”. Ç’keni dashur të thoni me këtë? Keni pasur kërcënime për të mos dalë kundra Ramës?

Në Shqipëri është e zakonshme që të të thonë “rri urtë, ç’të duhet ty”. Por ja që duhet ndonjëherë të tregosh guximin që disa njerëz nuk e kanë.
A ke qenë ti pjesëmarrës në protestën e 21 janarit? Pse dole në atë protestë? Kundër kujt po protestoje?

Sigurisht. Dola për të protestuar kundër padrejtësive, madje prezenca ime është e dokumentuar, më kanë kapur kamerat.
Ju jeni i zhgënjyer nga marrëveshja Rama-Meta… Dmth. jeni edhe kundër Metës, sepse në mos gaboj, keni kënduar në gëzimet e tij familjare?

Nuk kam asgjë me Ilir Metën, madje përkundrazi e vlerësoj si politikan. Sidoqoftë, unë nuk marr përsipër të komentoj ose të vlerësoj paktet që bëhen, por jam i lirë të them atë që ndjej kur ideali im përdhoset.
Si ka mundësi që nga kundërshtar i Sali Berishës, sot këndoni në fushatën e tij?

Nuk kam qenë dhe nuk jam kundërshtar i askujt. Angazhimi aktual vjen si pasojë e një marrëveshjeje financiare, asgjë më shumë.
Sa ju ka paguar Berisha?

Vota dhe rroga nuk tregohen…
Po Rama sa ju ka paguar për këngët e fushatës?

Për këngën “Tirona” nuk jam paguar asnjë lek, madje as lekët e realizimit të këngës nuk i pagoi Rama. Ndërsa për këngën e dytë “Çohu” kam pasur oferta tri herë më të mira, por përsëri ndoqa idealin tim.


Teksti i këngës “Zemërthyer”


Strofa 1

E nisa rrugën pastër

Me ideale të zjarrta

Duke ecur ëndrrat ishin

Ambiciet janë të qarta

Lëpijnë aty ku folën

Shkelën mbi parime

Këtu ka veç pazare, nuk ka më qëllime

Tradhtar në sy të njerëzve

Tradhtar përpara Zotit

Do korrni çfarë do mbillni

O tradhtar të lotit

Dikush më tha rri urtë

Thashë më mirë mos flas

Po pse dreqin të duroj

Kur shpirti po më plas


Refreni:

Zemërthyer kaloj

Dhe dhimbjen kam me vete

Ai që veten tradhtoi

Nuk ka më shpresë për nesër

Me fjalët e Zotit udh’toj

Ti mos e mbill të keqen

Ai që dje tradhtoi

Nesër do mbjelli gënjeshtrën


Strofa 2

Jam i papërfaqësuar

I parealizuar

Unë jam i tradhtuar

Jam i nënvlerësuar

Unë nuk jam pazar

E as matematikë

O politikë e ndyrë

Jam me gjak e jam me shpirt

E kur filloi për keq

Të shkoi deri në fund

Më mirë një fund me dhimbje

Sesa dhimbje pa fund

E shoh një dritë të vogël

Se më keq s’ka ku të shkojë

Vetëm me besim tek Zoti

Ky vend mund të shpëtojë


Refreni:

Zemërthyer kaloj

Dhe dhimbjen kam me vete

Ai që veten tradhtoi

Nuk ka më shpresë për nesër

Me fjalët e Zotit udhëtoj

Ti mos e mbill të keqen

Ai që dje tradhtoi

Nesër do mbjelli gënjeshtrën, gazetashqiptare





Dr.Flori: Pse bëra këngë kundër Edi Ramës!

Rumania: Kosovës t’i jepet MSA


Ministri i Punëve të jashtme i Rumanisë, Titus Korlacen thotë se aktualisht vendi i tij angazhohet që BE-ja me Kosovën të nënshkruajë Marrëveshjen për Stabilizim Asociim dhe të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Rumanisë, Titus Korlacen thotë se aktualisht vendi i tij angazhohet që BE-ja me Kosovën të nënshkruajë Marrëveshjen për Stabilizim Asociim dhe të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë.


“Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë dëshmon për një guxim të jashtëzakonshëm politik. Kjo marrëveshje mundëson normalizimin e marrëdhënieve në tërë rajonin dhe paraqet një hap historik që duhet të shpie gjithë Ballkanin drej integrimit evropian”, ka thënë Korlacean.


Ndonëse Rumania, krahas katër vendeve të tjera të BE-së (Slovakisë, Greqisë, Qipros dhe Spanjës) ende enuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, megjithatë nuk do të bllokojë rrugën e saj drejt BE-së.


“Qeveria aktuale. Muajt e fundit ka marrë qëndrim konstuktiv, i cili mundëson proceset evropiane për Kosovën. Duhet të gjejmë zgjidhje që do të kënaqë të gjitha vendet anëtare të BE-së, përrfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë Kosova të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”, ka thënë shefi i diplomacisë rumune për Deutshe Welle”.




Rumania: Kosovës t’i jepet MSA

Mërgim Brahimi “pendohet”, dëshiron të rikthehet në Kombëtare!



image

 


Futbollisti 20-vjecar i Grasshopers në kampionatin zvicëran ka shfaqur shenja pendese pas refuzimit që i bëri kombëtares pak muaj më parë për faktin se u grumbullua nga përfaqësuesja U-21 e Zvicrës.


 


Burimë zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit konfirmojnë se Brahimi, ka kontaktuar jo në mënyrë të drejpërdrejtë me shefin se zyrës së talentevem Redi Jupi, për të kuptuar nëse dyert e kombëtares janë ende të hapura për të, edhe pse në muajin shkurt i theu zemrat e shqiptarëve duke refuzuar ftesën e trajnerit Skënder Gega për ndeshjen miqësore me Maqedoninë.


 


Përgjigja e Jupit mësohet se ka qenë negative, sepse kombëtarja kuqezi nuk është një institucion të cilin futbollistët mund të përdorin për interesa personale, transmeton Supersport.


 


Edhe nëse zyra e talenteve do ta pranonte kërkesën e Brahimit, rikthimin e tij në kombëtare nuk e lejon një vendim i komitetit ekzekutiv të Federatës shqiptare të Futbollit, sipas të cilit nëse një futbollist refuzon grumbullimin në përfaqësuese, ai nuk mund të rikthehet në asnjë rrethanë, edhe nëse do të jetë shumë i nevojshëm për skuadrën. Kjo masë ekstreme është marrë për t’u kujtuar të rinjve me origjinë shqiptare që nëse pranojnë të veshin fanellën kuqezi duhet ta repsektojnë atë deri në fund, në të kundërt do të përjashtohen përgjithmonë.







Mërgim Brahimi “pendohet”, dëshiron të rikthehet në Kombëtare!

Zyrtarizohet Mourinho te Chelsea për 4 vjet



image

 


Jose Mourinho është trajneri i ri i Chelseas. Dhe kjo është zyrtare! “Special One” ka nënshkruar një kontratë spektakolare 4-vjeçare mbrëmjen e së martës, në vlerën e 40 milionë £. Një burim i nivelit të lartë të bluve të Londrës tha për “The Sun”: “Kjo është zyrtare. Jose është trajneri i Chelsea-t përsëri! Gjithkush është i kënaqur që ai po vjen në klubin tonë përsëri, si drejtuesit, lojtarët dhe tifozët. Ne tashmë jemi duke menduar për sezonin e ardhshëm, ku paraqitja e Chelseat me siguri do të jetë shumë emocionuese.”


 


”The Sun” zbuloi eskluzivisht që më 3 maj se Mourinho, trajneri i Real Madridit, do të vinte sërish në Londër, në stolin e bluve. Dhe tani, është sërish ky tabloid i njohur britanik që zbulon i pari faktin se Mourinho e ka hedhur firmën në kontratë gjatë një vizite dyditore në Londër, këtë javë. Kjo histori është mbuluar me faktin se kishte mbërritur në kryeqytetin anglez për të ndjekur e play-off-it mes Cristal Palace dhe Watford në Wembly të hënën dhe për të vizituar miqtë e tij në Londër.


 


Por qëllimi i vërtetë i kësaj vizite ishte nënshkrimi i kontratës dhe zyrtarizmi i një rikthimi emocional te blutë, së bashku me krahun e tij të djathtë, Rui Faria. Tani firmosja e marrëveshjes pritet të zbulohet javën e ardhshme, pasi Mourinho të luajë edhe ndeshjen e fundit me Realin, më 1 qershor, ndërsa pritet që prezantimi të bëhet mjaft me pompozitet nga klubi fitues i “Europa League”. Portugezi, pas ndeshjes së të shtunës në shtëpi ndaj Osasunës do t’i japë fund mbretërimit të diskutueshëm të tij trevjeçar në “Bernabeu”. Ndeshja e parë e Mourinhos si trajner i Chelseat duket e sigurtë se do të jetë miqësore parasezonale në Tajlandë kundër All XI Singha, në një turne në Lindjen e Largët.


 


Më pas do të ndërmarrë me blutë një turne në Amerikë për Kupën Ndërkombëtare të Kampioneve, e cila përmban dy klube të drejtuara nga Mourinjo; Real Madrid dhe Inter, por përfshin edhe skuadra si Milani, Everton, Juventus, Valencia dhe LA Galaxy.


 


Portugezi rikthehet në stolin e skuadrës së mandatit rus, Roman Abramovic, ku fitoi gjashtë trofe në tri sezonet e para në krye të Chelsea, midis viteve 2004-2005.







Zyrtarizohet Mourinho te Chelsea për 4 vjet

Thursday 30 May 2013

Sali Berisha: Elhaida Dani fiton "The Voice of Italy". Triumf i madh!!!


image

Kryeminstri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shkruar këto fjalë në FB pas fitimit të Elhaida Danit:


“Elhaida Dani fiton “The Voice of Italy”. Triumf i madh!!!


Te dashur miq, kengetarja e talentuar Elhaida Dani arriti sonte nje sukses te shkelqyer. Kengetarja shkodrane ngadhnjeu, zuri vendin e pare ne “Voice of Italy”, konkursin e talenteve me te mira te Italise. Le te urojme sonte perzemersisht te gjithe sebashku Elhaiden per suksesin e saj spektakolar. Urimet me te mira Elhaida per suksesin e madh e te rralle!”






Sali Berisha: Elhaida Dani fiton "The Voice of Italy". Triumf i madh!!!

Pse disa femra janë të “dënuara” për të humbur?



image

 


Gjithmonë ekzistojnë shkaqet për shkak të të cilave ndodhë diçka, si për gjëra të mira, ashtu edhe për ato të këqija. Nëse nuk ju ecën fati në dashuri, është koha të zbuloni përse ju ndodh ashtu.


 


U tregoni të gjithëve për lidhjen tuaj


 


Natyrisht se do të lavdëroheni para shoqeve kur të keni një dashnor të ri, mbase edhe do t’ua tregoni disa detaje për lidhjen tuaj, mirëpo edhe ua tregoni të gjithave çdo segment të marrëdhënies suaj, – dashnorit tuaj kjo gjë me siguri nuk i pëlqen. Nëse e teproni edhe me shfaqjen e tepruar të dashurisë suaj në Facebook, ka mundësi të ndihet tepër i tendosur. Në fillim të lidhjes kushtoni kujdes për atë se çka flisni, në mënyrë që të mos e frikësoni shumë dhe të mos e largoni nga vetja.


 


Kriteret e ashpra


 


Janë gjëra të njohura që çdokush i do disa gjëra të caktuar te partneri i vet, mirëpo nëse keni kërkesa të ashpra se si do të duhej të dukej i dashuri juaj, me kë do të duhej të shoqërohej dhe si do të duhej të sillej, nuk do të jeni të kënaqura me askënd. Zbusni kriteret.


 


Jeni këmbëngulës


 


Porosia e mëngjesit, ftesa pas mëngjesi, pastaj edhe një porosi para kafjalli, pas këtyre gjithsesi edhe disa porosi pasdite dhe edhe një para se të fle gjumë… Ndoshta ju mendoni se në këtë mënyrë do t’i tregoni se e dashuroni, ndërkaq atij i duket se si ia keni vënë lakun rreth qafe me të cilin po e shtrëngoni me secilën porosi apo me secilën ftesë të re. Nuk ka gjë të keqe t’ia kushtoni tërë vëmendjen, mirëpo kujdesi i tepruar mbase do ta ngufasë dhe do ta largojë nga ju.


 


I tregoni për ish të dashurit


 


Vazhdimisht, për çdo ditë, në çdo situatë. Po qe se me çdo veprim tuajin i tregoni se si ish i dashuri këtë gjë apo atë gjë e ka bërë më mirë apo më keq, do t’ju kuptojë sikur pikërisht dëshironi të jeni me ish të dashurin dhe se si po vuani për kohët e kaluara.







Pse disa femra janë të “dënuara” për të humbur?

Dorëzimi i pavarësisë me marrëveshje



albin123


 


 Nga Albin Kurti


 


Nga marrëveshja në marrëveshje. I këtillë është bërë dialogu Thaçi-Daçiq. Midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë nuk ka më dialog në mungesë e si mungesë të marrëveshjes por ka marrëveshje të njëpasnjëshme. Një marrëveshje, disa marrëveshje, shumë marrëveshje, edhe më shumë marrëveshje për zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Thaçi e Daçiq nuk po dialogojnë më – ata po merren vesh, madje shpejt e kollaj, si asnjëherë më parë dhe ashtu siç askush nuk ka mundur ta (para)mendojë. Fjala dialog është zëvendësuar me fjalën marrëveshje.


Natyrisht, kjo nuk do të thotë që retroaktivisht mund të konstatojmë se dialogu teknik e politik para 19 prillit 2013 paska qenë mosmarrëveshje. Vetë dialogu ishte marrëveshja kryesore që tash është proliferuar në këtë inflacion të marrëveshjeve të pandërprera për gjithçka ndërkohë që Kosovës po i mbetet pakçka prej shtetësisë e pasurisë së saj. Dialogu ishte marrëveshja kryesore meqenëse aty u morën vesh që Serbia të mos kushtëzohet; dhe, u morën vesh që do të merren vesh veçse për çështjet e brendshme të Kosovës. Prandaj, ishte kjo marrëveshje kryesore ajo që edhe mundësoi marrëveshjet e tjera por edhe i imponoi ato.


Marrëveshja 15 pikëshe Thaçi-Daçiq dhe kjo tjetra për zbatimin e saj qartazi po shpiejnë te ndryshimi i shumë ligjeve në Kosovë e jo te ndryshimi i Kushtetutës në Serbi. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi po e konsideron normale Kushtetutën e Serbisë dhe jonormale ligjet në Kosovë. Po normalizohet shteti i Serbisë brenda Kosovës dhe Kosova brenda Kushtetutës së Serbisë. Varësia aktive e Kosovës nga Serbia po përkthehet në pavarësi tëAsociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Serbia nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës përgjatë marrëdhënies me të, andaj tash Kosova po e pranon autonominë e serbëve. Marrëdhënia me Serbinë që s’na njeh jashtë saj po e normalizon Serbinë brenda nesh.


Sipas marrëveshjes për zbatimin e marrëveshjes së parë të 22 majit 2013, Serbia na tregon vetëm se kë prej zyrtarëve të saj dëshiron ajo që ta fusë në sistemin institucional të Kosovës, ndërkaq Kosova ua jep atyre aministinë dhe ua hap pozitat e postet përkatëse. Gjithçka organizohet sipas parimit etnik e territorial dhe për strukturat paralele shtetërore të Serbisë qëjanë jo vetëm ilegale, por edhe kriminale e armiqësore, tash do të paguajmë vetë ne nga buxheti i Republikës së Kosovës. Pavarësia e Kosovës e shpallur para më shumë se pesëvjetëve nuk po përdoret për ta bërë Kosovës sovrane e me integritet territorial por, përkundrazi, për ta legalizuar e forcuar Serbinë përbrenda Kosovës.


E, megjithatë, Qeveria e Kosovës nuk po mjaftohet me qëndrimin dhe vendimet e saj në favor të Serbisë. Ajo synon që t’i vulosë ato në shtetin e Kosovës prandaj është paralajmëruar që marrëveshjet do të vijnë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Kështu, Kuvendi po instrumentalizohet nga Qeveria si organ ku legjitimohen tendencat e saj anti-demokratike, anti-kombëtare e anti-shtetërore. Demokracia po përdoret kundër kombit, shtetit dhe vetëdemokracisë. Kuvendi aktual ka aq shumë deputetë të pazgjedhur nga pozita të cilët nuk duan që Kuvendi të zgjedhë. Por, Kuvendi i Kosovës ka edhe aq shumë deputetë të tjerë nga opozita që e pranojnë Qeverinë si zgjedhë. Qeveria e Kosovës është kushti për Serbinë brenda Kosovës, mirëpo këta deputetë brenda Kuvendit janë mundësia për këtë Qeveri.


Kur para një viti e morën pushtetin në Serbi Nikoliq, Daçiq e Vuçiq, kishte të atillë në Kosovë që thoshin se më mirë është që tani radikalët dhe nacional-shovinistët e kanë pushtetin atje sesa ta kenë atë demokratët dinakë si Tadiqi që i preferon edhe perëndimi demokratik. Mirëpo, ata mbase do të jenë befasuar me Thaçin i cili i ka rehabilituar politikanët kriminelë të luftës (të familjes së Milosheviqit e Sheshelit) duke pranuar kërkesat e aspiratat e tyre.


Tanimë Thaçi po shihet si politikan i huaj për Kosovën edhe për faktin që diskutohet se a do të mundet që Kuvendi ta ndalë marrëveshjen (përmes mosratifikimit të saj) sepse Qeveria s’mban aspak, asgjë dhe asnjëherë kur duhet të mbrohet Republika e Kosovës, interesi i vendit, vullneti i popullit e pavarësia e shtetit. Thaçi është bërë zëri i Serbisë në Kuvendin e Kosovës që s’po bëhet dot zëri i shqiptarëve.


Po qytetarët shqiptarë të Kosovës, pse ata kryesisht e zakonisht po heshtin? Si bëhet që mynxyra politike me pasoja afatgjate e cila po e pllakos Kosovën po has në heshtjen e qytetarëve? Në fakt, duket se kjo është vetë përgjigja më parë se pyetja. Marrëveshja 15 pikëshe Thaçi-Daçiq dhe plani i zbatimit për të janë aq të këqija saqë e vetmja mundësi t’ia dalësh disi me to është që thjesht të mos i besosh e të heshtësh për to. Vetëm duke menduar se këto nuk janë të vërteta, vetëm duke mos i besuar ato, arrin të mos përjetosh thyerje nervore. Kushedi, ndoshta pikërisht këtë gjë po e bëjnë jopak qytetarë të Kosovës. Dihet që njerëzit në Kosovë përgjithësisht janë pasivë por jo edhe indiferentë.


Duket që tash gjërat janë aq keq saqë s’mund të mbetesh kurrsesi pasiv pa e instaluar me forcë indiferencën brenda vetes. Dhe, më tej, kjo indiferencë mundësohet vetëm si mosbesim i verbër ndaj shqisave tua të shikimit e dëgjimit.


 





Dorëzimi i pavarësisë me marrëveshje

Xherdan Shaqiri: S`do ta lë Bayernin për Dortmundin



xherdan shaqiri champions Xherdan Shaqiri: S`do ta lë Bayernin për Dortmundin


 


Vëllai i Xherdan Shaqirit, Erdini, i cili njëherësh e ka edhe rolin e agjentit, ka hedhur poshtë zërat se sulmuesi kosovar me nënshtetësi zvicerane gjatë kësaj vere do ta braktisë Bajernin e Munihut për t’u bashkuar me Borusinë e Dortmundit.

Gazeta gjermane “Sport Bild”, të mërkurën, raportoi se trajneri i Borusisë së Dortmundit, Jyrgen Klop e sheh futbollistin e përfaqësueses së Zvicrës si një zëvendësim të mirë për Mario Gecen, i cili u transferua në Bajern. Megjithatë, Erdin Shaqiri, ka bërë të qartë se vëllai i tij nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi aktual.

“Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një hipotezë. Ose njerëzit në ‘Sport Bild’ dinë më shumë gjëra se unë ose i kanë mundësitë psikike që t’i parashikojnë gjërat që klubet dhe lojtarët nuk i dinë ende”, ka thënë Erdin Shaqiri për portalin zviceran “Blick”.

”Xherdani nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar klub. Ai është në mesin e 14 lojtarëve kryesor te Bajerni dhe është në prag për t’u përfshirë në 11-shen e parë”, ka shtuar vëllai i Xherdanit.

Shaqiri u bashkua me Bajernin nga Bazeli në verën e vitit 2012 dhe që nga atëherë ka realizuar 38 paraqitje për kampionët e Evropës dhe të Bundesligës, duke shënuar tetë gola. Ai ka kontratë me Bajernin deri në qershor të vitit 2016.





Xherdan Shaqiri: S`do ta lë Bayernin për Dortmundin

Kushtetuta drejt ndryshimit


Institucionet e Kosovës pranojnë se do të ketë ndryshime në ligjet dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, njëherit edhe kryetar i komisionit për ndryshime kushtetuese, ka deklaruar se, do të formohen grupe punuese nga të dy anët, pala serbe dhe ajo shqiptare, që të shihet se çfarë mund të ndryshohet në ligje pas marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Bajrami personalisht mendon se nuk është mirë që të preken ligjet dhe kushtetuta, pasi që Kosova ka bërë shumë kompromise me pakon e Ahtissarit. “Besoj se nuk do të ketë nevojë për ndryshime, por grupet punuese nga të dy anët do të formohën”.




Kushtetuta drejt ndryshimit

Berisha: Pas 236 dite bllokimi, tri ligjet e BE, u votuan!



berishaaaaaa 300x253 Berisha: Pas 236 dite bllokimi, tri ligjet e BE, u votuan!


 


Kryeministri Sali Berisha komentoi në FB, votimin e triligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. “Te dashur miq, sot pas nje bllokimi nga Edi Rama prej 236 ditesh, tri ligjet u votuan ne Parlament. Me kete, fituan te gjithe ata qe luftuan çdo dite per votimin e tyre, shqiptaret, qe integrimin europian e kane endrren dhe projektin me te bukur per te ardhmen e tyre dhe te femijeve te tyre”, tha Berisha.

“Kurse ata qe me bllokimin per 236 dite te ketyre ligjeve lane per 1 vit Shqiperine pa statusin e vendit kandidat, vetem sa lane fytyren me ujerat e pellgut te zi te bllokimit te tyre. Perpara per statusin e vendit kandidat! Perpara drejt fitores!!! – shkruan kryeministri.





Berisha: Pas 236 dite bllokimi, tri ligjet e BE, u votuan!

Votimi i 3 ligjeve të BE, Fyle: Të ruhet konsensusi ndërpartiak, ndihmon integrimin



fyle BE 300x203 Votimi i 3 ligjeve të BE, Fyle: Të ruhet konsensusi ndërpartiak, ndihmon integrimin


 


Komisioneri europian për zgjerimin, Stefan Fyle ka reaguar në lidhje me votimin e tri ligjeve të mbetura pezull në Kuvendin e Shqipërisë.

“Është me rëndësi që të ruhet bashkëpunimi partiak për integrimin e vendit”, ka shkruar Fyle në profilin e tij në tvvitter.

Ai ka vënë në dukje se është e rëndësishme të arrihet konsensusi ndërpartiak dhe të ruhet ky consensus për integrimin e vendit në BE.





Votimi i 3 ligjeve të BE, Fyle: Të ruhet konsensusi ndërpartiak, ndihmon integrimin

Pas 19 abortesh, më në fund një fëmijë



image

 


Një nënë e re tregoi të gjithë entuziasmin e saj, ndërsa mbante në duar vajzën e saj të parë, të lindur në shtatzaninë e saj të 20.


 


Në një intervistë për një kanal kombëtar britanik, 37-vjeçarja Jo Short tregoi se në 14 vite martesë, kishte pësuar 19 aborte spontane.


 


Ajo vuante nga një sëmundje e pazakontë, e quajtur endometriosis, e cila godet strukturën e mureve të mitrës, duke i dobësuar ato deri në një pikë të atillë, sa që probabiliteti për barrë jashtë mitre rritet në mënyrë tepër të lartë, raporton TCH.


 


Zonjës Short iu desh një ndërhyrje novatore në fushën e farëzimit artificial, për të pasur mundësi që të lindte, së bashku me bashkëshortin e saj, një vajzë që gëzon shëndet të plotë.


 


”Jeta ime është karakterizuar nga ulje-ngritje dramatike. Sa herë kam shpresuar që do të kisha një fëmijë, aq herë shtatzania prishej dhe ndihesha e shkatërruar. Megjithatë, tani që kam Emily-Kate, mund të them se e gjithë kjo periudhë ja ka vlejtur”, deklaroi nëna, me të bijën e saj ndër duart, gjatë intervistë së dhënë në programin e televizionit “ITV”.







Pas 19 abortesh, më në fund një fëmijë

Abidal mes lotëve largohet nga Barça



image

 


Mbrojtësi francez Eri Abidal mes lotëve i ka dhënë lamtumirën Barcelonës. Në një konference shtypi Abdial ka konfirmuar largimin nga Barcelona duke thënë se dëshira e tij ishte për të qëndruar ende në këtë skuadër. “Në vitet e fundit unë kisha dy objektiva kryesorë: doja që të mbijetoja për t’i parë vajzat e mia duke u rritur pranë gruas time dhe që të vazhdoja të isha lojtar i Barcelonës.


 


Tani jam një futbollist përsëri, por e kam respektuar vendimin e skuadrës që të largohem. Unë kurrë në jetë nuk mund të harroj atë se çfarë ka bërë Barcelona për mua. Nuk mund t’i harroj tifozët e kësaj skuadre për mbështetjen që më kanë dhënë në momentet më të vështira të jetës.


 


Jam një njeri shumë i lumtur që këto vite kam qenë lojtar i skuadrës më të mirë në botë”, tha Abidal. Kurse, presidenti i skuadrës katalanase, Sandro Rosell tha se francezi ka fituar zemrat e tyre për shumë vite, duke thënë se kjo nuk është ndarje përfundimtare pasi dyert për të janë gjithmonë të hapura. Drejtori Sportiv i Blaugranëve, Andoni Zubizarreta tha se ndihet shumë i emocionuar që Abidal nuk do të jetë më lojtar i Barcelonës, por nënvizoi se nuk do ta harrojnë kurrë.







Abidal mes lotëve largohet nga Barça

Pacolli: Tanzania njeh Republikën e Kosovës



pacolli21 Pacolli: Tanzania njeh Republikën e Kosovës


 


Zëvendëskryeministri i Parë, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Tanzania e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Kjo është njohja më e rëndësishme për Kosovën. Pas kësaj njohje, do të ketë edhe shumë shtete tjera që do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Pacolli në një konferencë për media që po zhvillohet aktualisht, njofton gazetari i Express. Ai tha se njohja nga Tanzania është rezultat i punës së tij në Afrikë.

Pacolli ka qëndruar para pak ditësh në Adis Abeba të Etiopisë ku është mbajtur samiti i Unionit Afrikan.

Ndërkohë që kontinenti afrikan është destinacion i shpeshtë i Pacollit, ku ai lobon në shtete të ndryshme për njohjen e pavarësisë.

Aktualisht Kosova është njohur nga rreth 100 shtete të botës, por MPJ e Kosovës i ka vetëm 96 shtete në listën e saj të njohjeve.





Pacolli: Tanzania njeh Republikën e Kosovës

Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, në pikëpyetje votimi i ligjeve



kuvendi seance 300x200 Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, në pikëpyetje votimi i ligjeve


 


Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë parlamentare në përpjekjen për të miratuar dy ligjet dhe rregulloren e Kuvendit të cilësuara si paketa e integrimit. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka përcaktuar orën 10:00 për nisjen e seancës por mbetet në dyshim në fakt votimi i ligjeve pasi mazhoranca ka kërkuar që bashkë me to të jepet drita e jeshile për të miratuar edhe ligjin e amnistisë fiskale. Opozita e cilëson këtë si një manovër elektorale dhe ka gjasa që do të kundërshtojë votimin e ligjeve nëse i bashkëngjitet edhe amnistia.





Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, në pikëpyetje votimi i ligjeve

Falcao do të fitojë 14 milion euro në vit



falcao 300x145 Falcao do të fitojë 14 milion euro në vit


 


Ndonëse ende do të duhet të deklarohet zyrtarisht, Radamel Falcao do të firmosë marrëveshjen pesë vjeçare me Monacon. Një marrëveshje e cila është arritur tanimë mes tre palëve të përfshira në bisedime dhe skuadra franceze ka ofruar 45 milion euro për sulmuesin i cili do të fitojë një pagë 14 milion euro për sezon.





Falcao do të fitojë 14 milion euro në vit

I transformuan format e trupit, H&M bën nervoze Beyoncen



bey I transformuan format e trupit, H&M bën nervoze Beyoncen


 


Beyonce ka urdhëruar kompaninë H&M që të mos ndërhyjë në fotot e saja ku ka modeluar në bikini pasi ka konstatuar një deformim. Ylli i “Bootylicious” insiston se duhet të ishte përorur imazhi i saj natyral dhe të mos ishte kërkuar të ndërhyhej duke e transformuar. Më herët ishte menduar se Beyonce mund të ishte imazhi i kësaj kompanie për koleksionin e verës së vitit 2013 por tanimë gjithçka duket se është vënë në dyshim. /The Sun/





I transformuan format e trupit, H&M bën nervoze Beyoncen

Sao Paulo refuzon shitjen e Ganso te PSZH






Drejtuesit e skuadrës braziliane të Sao Paulos kanë hedhur poshtë një akord të mundshëm me PSZH për shitjen e mesfushorit Ganso. Futbollisti i kombëtares braziliane, i cili prej kohësh përflitet se do të kalojë në Evropë, mendohet se ka tërhequr vëmendjen e klubit parisien, por drejtori sportiv i skuadrës braziliane, Adalberto Batista, ka bërë të qartë se aktualisht as që u shkon ndër mend të heqin dorë nga një prej yjeve të kampionatit brazilian.



“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Paris Sent Zhërmen, një marrëdhënie të mirë me Leonardon, por Sao Paulo nuk është e interesuar të lërë Ganso të largohet”, tha ai për “ESPN”.


Megjithatë, ia pranoi se një përjashtim mund të bëhej vetëm nëse vinte një ofertë e parefuzueshme, ndonëse beson se Ganso do të vazhdoj të qëndrojë te klubi ku u transferua një vit më parë.


“Sigurisht, kjo është ajo që thamë edhe për Luis Fabianon dhe lojtarë të tjerë gjithashtu. Nuk mund të them se nëse na vjen një ofertë e madhe ne do ta refuzojmë. Por kjo ofertë duhet të jetë e tillë që ne të mos jemi në gjendje ta refuzojmë. Megjithatë, me sinqeritet besoj se Ganso nuk dëshiron të largohet tani që ka filluat të kthehet në formën më të mirë”, tha ai për lojtarin që erdhi nga Santos.




Sao Paulo refuzon shitjen e Ganso te PSZH

Projekti E-Dogana, Berisha: Marrëdhënie transparente me biznesin



bersha dogana 300x159 Projekti E Dogana, Berisha: Marrëdhënie transparente me biznesin


 


Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në inaugurimin e projektit E-Dogana ndërsa në fjalën e tij përpara të pranishmëve deklaroi se inkurajon Doganat që të bëjnë gjithçka për të aplikuar shkallën më të lartë të teknologjisë së informacionit.


“Të bëni gjithçka për marrëdhëniet më absolute më transparente me biznesin, të dëgjoni me vëmendje zërin e tij. Platforma jonë është klima më miqësore e mundshme ndaj biznesit dhe në këtë kontekst kërkesat e biznesit duhet të shqyrtohen me seriozitetin më të madh. Çdo gjë që kemi ne mundësi e bëjmë për biznesin. Unë e kuptoj se mund të bëhet edhe ndonjë hile por është një përqindje shumë e vogël. Ndërtuam kompleksin madhështor, me të vërtetë një komplekt ndoshta ndër më të mirët që mund të ekzistojnë. Është shumë e domosdoshme që të uleni me shoqatën e transportuesve sepse ata nuk mund të nënvleftësohen”, theksoi Berisha.





Projekti E-Dogana, Berisha: Marrëdhënie transparente me biznesin

Jessica Simpson në fazën finale të shtatzënisë



jessica m 1736525a Jessica Simpson në fazën finale të shtatzënisë

Pacific Coast News



Jessica Simpson duket se tanimë e ka afruar ndjeshëm momentin e lindjes së fëmijës ndërsa fotografohet në rrugët e Kalifornias. Barku i saj i fryrë nuk e ka ndaluar Jessican që të mbajë në trup veshje të ngushta që e tregojnë qartësisht format fizike. I fejuari i saj 32 vjeçar Eric Johnson, vajza 12 muajshe Maxëell, motra Ashlee dhe nipi katër vjeçar e shoqëronin Jessican në një eveniment në Ojail. /The Sun/





Jessica Simpson në fazën finale të shtatzënisë

Nxehtësia e modeles Nikki Leigh



nikki Nxehtësia e modeles Nikki Leigh


 


Modelja bukuroshe Nikki Leigh është në gjendje të ngrejë temperaturat edhe më tej ndërsa bëhet protagoniste e një fushate publicitare në të cilën shfaqet në bikini ngjyrë blu. Biondja e njohur në faqet e medias rozë, ishte në Kalifornia ku pozoi për të promovuar prezervativët Playboy në një pronë private në Beverly Hills. /The Sun/


SNE2923MX 62011 1736176a Nxehtësia e modeles Nikki Leigh


SNE2923N 6205 1736175a Nxehtësia e modeles Nikki Leigh





Nxehtësia e modeles Nikki Leigh

Pacolli: RTK më cenzuroi







Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli në një intervistë në gazetën Tribuna, ndër të tjera ka zbuluar edhe një ngjarje të veçantë që atij i ka ndodhur gjatë fushatës lobuese për njohjet.


Në disa raste Pacolli ka qenë mjaftë kritik ndaj ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj, dhe kjo edhe i ka kushtuar.


Në një rast Radio Televizioni i Kosovës, edhe pse kishte realizuar një intervistë me Pacollin, nuk e kishte transmetuar atë, pasi ky aty kishte kritikuar ministrin Hoxhaj.


“Nëse kam qenë i lënduar prej ministrit Hoxhaj, kam qenë për shkak të disa fakteve. Çështja ka pasur të bëjë me Malin. Unë tash u takova me presidentin e Malit. Mali e ka dërguar njohjen dhe kurrë nuk e ka tërhequr atë. Por atje ka ndodhur një luftë dhe këshilli ushtarak që ka marrë pushtetin, ka propozuar të tërhiqet njohja. Vetëm propozimi ka ndodhur por nuk është tërhequr njohja. Unë kam konsideruar që leton të cilën ministri Hoxhaj ia ka dhënë vetë kryeministrit është valide. Ministri është tërhequr nga kjo njohje që vetë ia ka prezantuar kryeministrit. Mua kjo m’u ka dukur jodinjitoze dhe pë rkëtë kam folur në atë intervistë”, ka thënë Pacolli, për të shpjeguar se cilat ishin arsyet që kanë bërë që RTK të vendos që të mos e transmetojë fare intervistën e realizuar më të.


Sipas tij, intervista ishte bërë me kërkesë të RTK-së, por pas realizimit kanë vlerësuar se ajo nuk duhet të transmetohet.





Pacolli: RTK më cenzuroi

Beqiri:Nuk i përgjigjemi tekeve të askujt


Lidhja Demokratike e Kosovës e ka refuzuar ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje që të bëhen bashkë dhe të mos e votojnë ratifikimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka deklaruar se, fillimisht duhet të shihet marrëveshja dhe zbatimi i planit e pastaj të ndërmerren hapa.

“Ne nuk i përgjigjemi tekeve dhe ftesave te askujt, por kemi qëndrimet tona qe mbështeten në argumente”, ka thënë Beqiri, duke komentuar ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje për unitet rreth mos ratifikimit të marrëveshjes.

LDK ende nuk ka qëndrim se si do të veprojnë në këtë drejtim.




Beqiri:Nuk i përgjigjemi tekeve të askujt

Daçiç në Bruksel premton se do të zbatoj marrëveshjen



ivica dacic1 Daçiç në Bruksel premton se do të zbatoj marrëveshjen


 


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka premtuar në Bruksel se qeveria të cilën ai e kryeson do e përmbushë secilën pikë të marrëveshjes së arritur me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin. Duke folur në Komitetin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, Ivica Daçiqi premtoi se askush nuk ka nevojë që të ketë dyshime në lidhje me gatishmërinë e Beogradit zyrtarë që të përmbushë marrëveshjen në tërësi.


Gjeraqina Tuhina – Bruksel/RTK/


Kryeministri serb, Ivica Daçiqi theksoi se me veprimet e fundit Qeveria e Serbisë nuk ka bërë hapa drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Dialogu politik, sipas tij, ka qenë neutral ndaj statusit ose në të njëjtin, siç u shpreh Ivica Daçiqi, është biseduar vetëm për tema jostatusore, siç është pjesëmarrjen e serbëve në jetën kosovare dhe integrimi i pakicës serbe në strukturat e Kosovës.


Ai ka paralajmëruar se deri në fund të këtij viti strukturat e veriut do të integrohen në struktura të reja që duhet të formohen ndërkohë.


Deputetët e Parlamentit Evropian e kanë përshëndetur siç u shprehën guximin që e ka treguar Kryeministri i Serbisë në arritjen e marrëveshjes me homologun e tij kosovar. Të gjithë përmenden se me këtë gjë Serbia tani meriton datën për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, diçka që do duhej të ndodhë në muajin qershor.


Eurodeputetja Ulrike Lunacek tha se për arritje të marrëveshjes në dialog edhe Kosva meriton që të marrë dritën jeshile për negociatat e stabizilim ascoiimit. Lunacek ngriti edhe çështjen e bllokimit që vazhdon ta bëjë Serbia në lidhej me pjesëmarrjen e Kosovës në takime të ndryshme, siç ishte rasti i fundit me Samitin e Ohrit.


Kryeministri i Serbisë lidhur me këtë u shpreh se Beogradi zyrtar nuk kundërshton pjesëmarrjen e Kosovës në forume rajonale, por kërkon sqarime pasi që bëhet fjalë për vendime politike nëse mundësohet participimi i Prishtinës zyrtare në këso ngjarje.


“Nëse Serbia është takuar më se dhjetë herë me Hashim Thaçin në Bruksel atëherë nuk është e logjikshme që ne të kundërshtojmë takimet me përfaqësuesit tjerë . Krejt çfarë duhet bërë është që të përcaktohen qartë rregullat e pjesëmarrjes”, ka deklaruar kryeministri serb.





Daçiç në Bruksel premton se do të zbatoj marrëveshjen

PSG gati të ofrojë 25 milion euro për Di Marian



di maria 300x146 PSG gati të ofrojë 25 milion euro për Di Marian


 


Duket se ikjet nga Real Madrid nuk kanë të ndalur. Pas Carvalho që firmosi për Monaco dhe Mourinho që u largua drejt Çelsit, tanimë Andel di Maria mund të largohet gjithashtu.


Gazeta portugeze “A Bola”, citon burime pranë Jorge Mendes, Paris Saint-Germain mund të përgatitet për të bërë një ofertë 25 milion euro drejt Real Madrid për të siguruar shërbimin e argjentinasit.


PSG nuk është e vetmja skuadër e interesuar për Di Marian. Interes për të kanë shprehur edhe Manchester United dhe Manchester City.





PSG gati të ofrojë 25 milion euro për Di Marian

Luis Suarez: A i thuhet jo Realit!?










Sulmuesi i Liverpulit, Luis Suarez, ka lënë të kuptohet se ai do të merrte në konsideratë lëvizjen nga radhët e kësaj skuadre nëse i vjen një ftesë nga Real Madrid. Sipas tij, një largim i mundshëm do të vinte për shkak se po ndjen më shumë trysninë e mediave angleze që e kritikojnë në vazhdimësi.


“Nuk ka asgjë konkrete por do të ishte gjithmonë e vështirë t’i thosha jo një oferte të Real Madrid”, tha futbollisti që aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren e vendit të tij.


“E dashuroj Liverpulin për nëse më jepet mundësia, mund të shkoj në ndonjë vend tjetër. Kam vuajtur shumë kur isha fëmijë dhe nuk më pëlqen që gazetarët anglezë të më kritikojnë në mënyrë të padrejtë për sjelljet e mia dhe jo për atë që jap në fushë”.


Futbollisti 26 vjeçar ka qenë mjaft problematik për skuadrën e tij pasi në sezonin 2011-2012 u pezullua për fyerjet raciste ndaj Patris Evra, ndërsa në sezonin që sapo u mbyll, u dënua me 10 ndeshje pezullim pasi kafshoi Branislav Ivanoviç.


Megjithatë, ai cilësohet si një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim dhe e provoi këtë duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve më të mirë të kampionatit anglez, duke u renditur pas Robin Van Persit.




Luis Suarez: A i thuhet jo Realit!?

De Rosi i kërkon Romës ta nxjerrë në shitje










Daniele De Rosi bëhet gati t’i japë lamtumirën Romës, pasi i ka kërkuar klubit ta nxjerrë në shitje gjatë verës. Kërkesa e lojtarit ka lindur menjëherë pas finales së humbur në Kupën e Italisë përballë Lacios, që ka dekretuar një tjetër sezon pa pjesëmarrjen në Kupat e Evropës për Romën, ashtu si edhe një tjetër edicion për t’u harruar në nivelin personal për De Rosin i cili nuk është shfaqur në nivelet e tij të zakonshme.


Pengesa më e madhe për një transferim të mundshëm të mesfushorit italian mbetet rroga e tij e lartë, 10 milion euro në sezon, pasi nuk janë të shumta klubet që mund ta përballojnë atë.


Mendohet se për momentin janë vetëm 2 klube që janë gati të presin krahëhapur futbollistin, Real Madrid dhe Çelsi, pasi Ançeloti dhe Murinjo e kanë kërkuar prej kohësh futbollistin italian, por deri në këto momente kishin marrë vetëm përgjigje negative nga ai dhe nga klubi i Romës.


Tani mbetet të mësohet se si do të zhvillohet kjo situatë e krijuar, kur dihej se projekti i drejtuesve amerikan të Romës ishte bazuar rreth figurës së De Rosit, aq sa i kishin caktuar atij këtë rrogë kaq të lartë për ta bindur të refuzonte Mançester Sitin një vit më parë.




De Rosi i kërkon Romës ta nxjerrë në shitje

NATO: FSK mund të shndërrohet në Forcë të Armatosur




nato1 300x186 NATO: FSK mund të shndërrohet në Forcë të Armatosur


 


Në Prishtinë po qëndron një delegacion i Asamblesë së NATO-s, të cilët po zhvillojnë takime me përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Pas takimit me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Marit Nybakk, kryesuese e këtij delegacioni, ka thëne se marrëveshja e Brukselit do të reflektojë në stabilitet, paqe dhe siguri për Kosovën, Serbinë dhe rajonin në përgjithësi.


E pyetur se kur FSK-ja do të jetë ushtri ajo nuk e përjashton mundësinë që kjo të jetë pjesë e marrëveshjes së Brukselit.


“Një ndër hapat e kornizës së marrëveshjes së Brukselit me 19 prill, është që të shikohet që eventualisht Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Forca të Armatosura të Kosovës, se kur dhe si nuk mund ta them tani”, deklaroi ajo. /rtk/






NATO: FSK mund të shndërrohet në Forcë të Armatosur

Pelegrini pohon: Kam marrëveshje verbale me Sitin!






Trajneri i Malagas, Manuel Pelegrini, ka konfirmuar se ka një akord parimor me Mançester Sitin ndërsa shpreson që shumë shpejt të marrë edhe ofertën zyrtare për të marrë drejtimin e kësaj skuadre.



“Jam përkushtuar që Mançester Siti të jetë prioriteti im. Kam një marrëveshje verbale me këtë klub dhe shpresoj që ajo të mbyllet me sukses”, tha trajneri kilian për një radio spanjolle.


59 vjeçari, i cili në të kaluarën ka drejtuar skuadra si Vijareal dhe Real Madrid, tha javën e kaluar se po largohej nga Malaga ku ka qëndruar për 2 sezone e gjysmë. Menjëherë, ai u përmend si trajneri i ardhshëm i Mançester Sitit, meqenëse mediat angleze e spanjolle konfirmuan se kishte pasur biseda të vazhdueshme me drejtues të këtij klubi.


“Unë jam motivuar shumë nga një projekt kaq entuziazmues si ky i Malagas. Por të jesh në gjendje të ndërtosh një klub është po aq e rëndësishme sa të shkosh në një institucion ku të jepet mundësia të luftosh për tituj. Por nuk mund të thuash se gjërat kanë përfunduar deri në momentin kur hedh firmën në kontratë”, paralajmëroi ai.


Pelegrini shkëlqeu në drejtimin e Vijareal kur u ul në pankinën e kësaj skuadre në vitin 2004, pasi i udhëhoqi drejt vendit të tretë në renditje në kampionat dhe çerekfinalet e Kupës UEFA. Në sezonin pasardhës, kjo skuadër arriti deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, për t’u eliminuar nga Arsenali me rezultatin e përgjithshëm 1-0. Më pas ai kaloi te Real Madrid, por nuk kishte suksese me këtë skuadër, duke u larguar brenda të njëjti sezon nga drejtimi i madrilenëve.




Pelegrini pohon: Kam marrëveshje verbale me Sitin!

Opozita ne Skënderaj kundërshton shpalljen e Ramës qytetar nderi


Subjektet politike opozitare të komunës së Skënderajt dhe të shoqërisë civile kanë kundërshtuar propozim-vendimin e kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku, dhe rekomandimin e Komitetit për Politika e Financa, që Edi Rama të shpallet qytetar nderi i Skënderajt. Përfaqësues të subjekteve politike opozitare e vlerësojnë Edi Ramën si njeriun që nuk ka dhënë asnjë kontribut, as për UÇK-në, as për Drenicën e as për Kosovën.

Fadil Geci (LDD), ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, thotë se ky vendim dhe vetë Edi Rama nuk janë në frymën e Drenicës.

“Unë e kam thënë edhe më përpara dhe tani po del të jetë e vërtetë, se raportet private në mes të figurave të ndryshme nuk mund të reflektojnë te qytetarët dhe të përcillen me vendime që janë të papranueshme dhe të dëmshme, sidomos për Drenicën. Drenica nuk frymon me socialistët dhe me njerëzit e sojit të Edi Ramës dhe të Fatos Nanos. Pa dyshim, Edi Rama nuk ka asnjë kontribut për Drenicën, për UÇK-në edhe më pak, e për Kosovën të mos flasim. Ai vjen në Kosovë kur e thërrasin jaranat e tij, i bëjnë muhabet dhe e përdorin për qëllime të veta, por ai vjen edhe për interesa të veta. Kjo mënyrë nuk mund të tolerohet dhe, së fundi, një kuvend, i cili përbëhet nga të zgjedhur të popullit nuk do të duhej ta merrte një vendim të tillë, sepse nuk do të shkojë shumë gjatë, e atij sigurisht se do t’i merret ky titull”, ka thënë Geci.

Ndërkaq komisioni për informim i degës së LDK-së, nëpërmes një reagimi, ka thënë se shpallja qytetar nderi e Edi Ramës nuk është asgjë tjetër veçse ulje e vlerës së kësaj mirënjohjeje.

“Një vendim të tillë ne nuk e përkahim, sepse kjo ia ul vlerën mirënjohjes ‘Qytetar Nderi’. Për ta marrë këtë titull, personi duhet të ketë dhënë kontribut për trevën. Popullata e kësaj ane nuk di cilat janë meritat e Edvin Kristaq Ramës dhe nuk i di arsyet që kanë çuar pushtetin lokal të marrë këtë vendim. DK-ja me të drejtë pyet, në mos është ky kthim i borxhit qytetit të Vlorës, bashkia e së cilës ka shpallur qytetar nderi kryetarin e Skënderaj, Sami Lushtakun”, thuhet në reagimin e komisionit për informim të degës së LDK.

Në anën tjetër, kryetari i degës së AAK në Skënderaj, Qazim Xani, tha se vendimi për ta shpallur Edi Ramën qytetar nderi të Skënderajt është marrë për jarani.

“Kontributi i Edi Ramës për Drenicën dhe Kosovën është zero. Bile për UÇK-në dhe luftën e shqiptarëve të Kosovës, ai nuk ka bërë absolutisht asgjë. Madje, deri sa në Kosovë bëhej luftë dhe derisa shumë familje shqiptare ua hapen dyert familjeve kosovare, të cilat dëboheshin me dhunë nga trojet e tyre, Edi Rama nuk ishte askund, besoj se nuk ka qenë as në Shqipëri. Eshtë vërtet për t’u habitur se si bën që një njeri pa asnjë kontribut, përveç që vjen herë pas herë në Skënderaj, sepse i ka këtu shokët e jaranat, që e thërrasin nëpër ahengje të ndryshme, të shpallet qytetar nderi i një rajoni që me dekada të tëra ka bërë luftë të përgjakshme me okupatorë e sundues. Ka shumë njerëz meritorë në Shqipëri dhe në rajonet tjera, të cilët kanë dhënë kontribut shumë të madh për Drenicën, e të cilët as që zihen në gojë nga ky pushtet”, ka thënë kryetari i degës së AAK, Qazim Xani.

Lidhur me këtë, në Qendren e Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj nuk kanë thënë as edhe një fjalë. Gazetarët e Skënderajt kanë kërkuar një prononcim nga kryetari i këtij subjekti politik, Kadri Zeka, por ai nuk është përgjigjur.

Ndërsa Ajnishahe Halimi, duke shprehur mendimin e vet personal, jo edhe të QG “Prehja”, drejtoreshë e së cilës është, tha se një vendim i tillë është absurditeti më i madh.

“Ky vendim është absurditeti më i madh, për faktin se ka njerëz të tjerë, të cilët kanë shumë merita, të cilët kanë dhënë kontrubit të madh për Kosovën, sidomos për Drenicën e Skënderajn, e të cilët nuk përmenden fare. Ka njerëz edhe brenda në qytetin e Skënderajt, të cilët kanë dhënë kontribut shumë më të madh se që ka dhënë Edi Rama. Në fakt, Edi Rama nuk ka dhënë asnjë kontribut”, tha znj. Halim




Opozita ne Skënderaj kundërshton shpalljen e Ramës qytetar nderi

Wednesday 29 May 2013

The Albanian newspaper (Print Version) 25th of May 2013

The Albanian in London 25th of May 2013 by Shef Domi



English: This is the print version of The Albanian newspaper in London, to read the version on a full size please click here, or scroll down on the document below where you can read the newspaper.


This Issue is printed on the 25th of May 2013 (click here to read the print version).


We are happy to hear from you, if you have any queries please do not hesitate to contact us on Email: info@thealbanian.co.uk or admin @thealbanian.co.uk


The Albanian


Albanian: Ky është versioni i shtypur e gazetës The Albanian në Londër, për të lexuar versionin në një madhësi të plotë ju lutemi klikoni këtu, ose lëviz poshtë në dokumentin e mëposhtëm ku ju mund të lexoni gazetën.


Ky numër është shtypur me 25 Maj 2013 (kliko këtu për të lexuar versionin e shtypur).


Ne jemi të lumtur të dëgjojmë nga ju, nëse ju keni ndonjë pyetje ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në Email: info@thealbanian.co.uk ose admin @thealbanian.co.uk


The Albanian



The Albanian newspaper (Print Version) 25th of May 2013

Tenton të vrasë djalin me Kallashnikov, mbërrin policia dhe e arreston



polici kosove 300x168 Tenton të vrasë djalin me Kallashnikov, mbërrin policia dhe e arreston


 


Policia e Kosovës informon se në Prekaz, Skenderaj, është arrestuar i dyshuari mashkull me kombësi shqiptar pasi kishte kanosur se do ta vriste me armë viktimën mashkull djalin e tij.

Nga i dyshuari është konfiskuar një armë AK-47 me një karikator me 20 fishek të cilën i dyshuari e kishte në dorë në momentin e arritjes së njësive policore në vend ngjarje.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:një revole TT me një karikator dhe 26 fishek 7.62 mm dhe një revole Bereta me 41 fishek 9 mm. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.





Tenton të vrasë djalin me Kallashnikov, mbërrin policia dhe e arreston

“Jeta me qira” e autorit Refet Abazi në festivalin “Vera e Ohrit 2013”



image

 


Teatri Shqiptar nga Shkupi sapo ka filluar realizimin e pjesës “Jeta me qira”, të autorit Refet Abazi, e cila do të jetë shfaqje premierë në festivalin “Vera e Ohrit 2013”.


 


Pjesëmarrja e Teatrit Shqiptar në festivalin e Ohrit, tashmë është bërë tradicionale, krahas pjesëmarrjes së artistëve të tjerë nga hapësira shqiptare.


 


Pjesa “Jeta me qira” është një temë bashkëkohore që trajton botën shpirtërore të teatrit, të artistit, duke vënë në spikame vlerat, antivlerat dhe gjithë ate që ka të bëjë me botën dhe shpirtin e teatrit, skenës, personazheve, raporton ina…


 


Regjisori i ri, Luca Cortina, (regjisor nga Italia që punon dhe vepron në Maqedoni), për rolet kryesore ka angazhuar Xhevdet Jasharin, Besfort Idrizin, Adem Karagën, Muxhbajdin Qamilin, Amernis Nokshiqi-Jovanovska, si dhe aktoren shqiptare Gresa Pallaska-që sipas vlerësimit të kritikës së artit skenik, është aktorja më e mirë shqiptare. Vlen të theksohet se në këtë projekt është angazhuar edhe aktori Hismet Ramadani, i cili rikthehet në skenë pas një periudhe relativisht të gjatë abstenimi.


 


Shfaqja premierë, “Jeta me qira” është në program më 14 gusht, vetëm disa ditë para se të përfundojë ky festival, i cili fillon më 12 korrik dhe përfundon më 20 gusht.







“Jeta me qira” e autorit Refet Abazi në festivalin “Vera e Ohrit 2013”

Hënes: Guardiola na kërkoi Neimar, por ne i thamë jo!






Presidenti i Bajern Mynih, Uli Hënes, ka pranuar se Pep Guardiola i ka kërkuar klubit që të blejë Neimar, por zyrtarët e bavarezëve ia kishin refuzuar këtë kërkesë trajnerit duke i treguar eksperiencat e mëparshme aspak të lumtura me futbollistë brazilianë që kishin mbërritur në moshë të re në Gjermani.



“Guardiola na kërkoi që të blinim një lojtar të ri brazilian, por ne e këshilluam të mos e bënte një gjë të tillë. E dimë nga eksperienca të kaluara se lojtarët e rinj brazilianë kalojnë probleme te mëdha me përshtatjen kulturore dhe klimatike në Gjermani. Nëse për një lojtar të tillë paguan 20-230 milion euro, apo më shumë, atëherë situata bëhet e komplikuar për klubin”, shpjegoi Hënes.


Nëse në Gjermani mbërritja e tij shihet më shumë si një dështim i mundshëm, legjenda e futbollit brazilian, Pele, mendon se Neimar do të shkëlqejë të Barcelona dhe do t’i shërbejë më shumë përfaqësueses të këtij vendi.


“I uroj më të mirën atij te Barcelona, atje do të vihet përballë sfidash dhe eksperiencash të rëndësishme. Ajo që do t’i ofrojë klubi i tij i ri, do ta ndihmojë me Brazilin në Kupën e Botës”, ishte komenti i Pele.




Hënes: Guardiola na kërkoi Neimar, por ne i thamë jo!

Margjinalizimi i problemeve sociale nga politika


Proceset dhe problemet politike me të cilat po ballafaqohet Kosova, po i hedhin në margjina problemet ekonomike dhe sociale, me të cilat ballafaqohen qytetarët e këtij vendi, vlerësojnë ekspertët e çështjeve sociologjike në vend.

Ata thonë se elitat politike në vend, ashtu sikurse edhe në shumicën e vendeve në tranzicion, e zhvendosin vëmendjen e publikut nga problemet akute sociale te problemet dhe situatat e pakëndshme politike, të cilat, sipas tyre, në mjaft raste edhe inskenohen.


Sociologu Fadil Maloku, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se elita politike në Kosovë tashmë me mjeshtri e manipulon vëmendjen e publikut, gjë që më pas ka rezultuar me fenomene paradoksale.


“Kosovarët, për mendimin tim, e kanë si shoqëri një absurd të llojit të vet, ku me politikë merren qytetarët, publiku, ndërsa me biznese, me projekte, do me thënë, të korrupsionit dhe krimit, merren politikanët. Elitat politike dinë t’i manipulojnë masat”.


“E kanë mësuar mjeshtrinë e manipulimit dhe zhvendosjes së vëmendjes së qytetarëve nga problemet aktuale ekonomike dhe lakmia e qytetarëve apo grykësia e tyre për të pasur një shtet të vetin, i ka lënë në harresë apo i ka margjinalizuar në njëfarë mënyre, projektet dhe problemet e tyre ekzistenciale”, shprehet Maloku.


Edhe sociologu Shemsi Krasniqi, po ashtu profesor në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se për shkak të politikës janë margjinalizuar pothuajse të gjitha problemet tjera.


Por, megjithatë, sipas tij, e gjithë kjo situatë e cila po vazhdon tash e sa vite, në mënyrë të heshtur i shtreson pakënaqësitë e qytetarëve dhe kjo mund të prodhojë pasoja të rrezikshme.


“Këto, tash është e mundshme që edhe akumulohen, sepse njëfarë presioni, do të thotë, prej problemeve sociale ekziston, prej varfërisë, prej papunësisë, prej mungesës së perspektivës, etj. Këto më pas shtresohen dhe akumulohen si probleme dhe bëjnë presion mbi individin dhe mbi familjen”.


“Nuk është e papritur ose çudi e madhe në qoftë se një ditë edhe mund të shpërthejnë ne mënyrë që mund të duket sikurse e pa pritshme ose si pa kontroll”, bën të ditur Krasniqi.


Megjithatë, të dy këta ekspertë të sociologjisë vlerësojnë se situata çfarë ka mbretëruar deri më tash, nuk do të zgjasë përgjithmonë.


Por, sipas tyre, është e rëndësishme që elita politike dhe institucionet e Kosovës ta kenë parasysh një fakt të tillë dhe të jenë më të vëmendshëm ndaj ndonjë, siç e quajnë ata rebelimi, sidomos nga ata që u është cenuar ekzistenca.


Sociologu Maloku e vlerëson si rrethanë fatlume që një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tash.


“Shpjegimi im është ky që, meqë Kosova është nën një monitorim të rreptë ndërkombëtarë, do të thosha kështu, në njëfarë mënyre ekziston një lloj vetëkënaqësie e faktorit ndërkombëtarë dhe elitave politike”.


“Sikur të mos ishin këta prezent, unë do të kisha frikën që, me siguri, do të mund të ndodhte një ‘katarsis’, një rebelim i rrëmbyeshëm, që do të shpërthente dhe do të mund të rrezikonte edhe krejt atë që është bërë deri më tani”, thotë Maloku.


Ndërkaq, sociologu Krasniqi, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë më e vëmendshme ndaj problemeve sociale me të cilat ballafaqohen qytetarët e vendit, në mënyrë që të mos arrihet në ndonjë situatë eventuale të humbjes së kontrollit dhe krijimit të kaosit.


Megjithatë, siç vlerëson ai, qytetarët deri më tash nuk kanë treguar prirje destruktive.


“Qytetari nuk është i prirë që ta shkatërroj atë që është ndërtuar me dekada dhe me mund shumë të madh. Nuk është frika se do të jenë aq destruktivë dhe se do ta shkatërrojnë. Por, gjithsesi, do të ishte mirë që prej anës së qeverisë dhe institucioneve të ketë një kujdes më të madh, në mënyrë që të mos vijë deri te ndonjë ballafaqim brutal ose të ashpër ndërmjet kërkesave të qytetarit dhe shtetit”, thekson Krasniqi.


Ndryshe, sociologët kanë vlerësuar se qytetarët vazhdojnë të jenë të durueshëm në pritje të zgjidhjes së problemeve politike të vendit, por sipas tyre, kërkesat për zgjidhjen e problemeve sociale, do të jenë të pashmangshme dhe është vetëm çështje kohe kur ato kërkesa do të bëhen parësore për qytetarët.




Margjinalizimi i problemeve sociale nga politika

Udhëtimi im

my-journey

A përbën lajm kur një shqiptar i ardhur vetëm pak para pak vitesh në Mbretërinë e Bashkuar, si refugjatë (me “skaf apo maune”), pa ditur të thotë as “mirëmëngjesi” apo “kam uri”, ka arritur në vetëm pak vite të kthehet në modelin e njeriut të suksesshëm. Në vetëm pak vite ka arritur jo vetëm të punësohet apo të punësojë bashkatdhetarët e tij , por të punësojë edhe britanikët…(pa harruar që janë shqiptarë). Raste të tilla janë vërtetë të shumta dhe ne do të përpihemi që në çdo edicion të sjellim modele të tilla, duke besuar se do të mund të realizojmë një nga dimensionet e misionit tonë . Besojmë se publikimi i profileve të tilla, do të jetë një proces sinteze, që do të shndërrohen në një fanar që ndriçojnë rrugën e dritë-shkurtërve, atyre që u ka humbur rruga në oborr, dhe që nuk mund të shohin jo më larg sesa një derë kazinoje apo tavolinës së kafeve të stërzgjatura, ku bisedat nuk mbarojnë asnjëherë, sidomos ato për politikën. Jeni të lutur të na sugjeroni shembuj dhe modele të suksesshëm shqiptarësh në Britani.


The Albanian
info@thealbanian.co.uk


Tel: 0208 216 9527



Udhëtimi im

Etrit Berisha: Shqipëria në Botëror, një ëndërr tek e cila besojmë



ertrit Etrit Berisha: Shqipëria në Botëror, një ëndërr tek e cila besojmë


 


Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ishte ndër më të mirët në fushën e lojës gjatë ndeshjes së parë në Oslo kundër Norvegjisë. Me dy pritet e tij spektakulare në fundin e saj, kuqezinjtë arritën të merrnin pikë të plota, kjo falë edhe golit të Hamdi Salihit. Të njëjtën gjë kërkon të bëjë portieri edhe në Tiranë, duke besuar ende se Shqipëria mund të shkojë në Botëror.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, portieri kosovar ka folur edhe për zëvendësimin e Lorik Canës dhe të ardhmen e tij te Kalmari. Ai shpreson që së shpejti t’i bashkëngjitet Fulhamit në Angli, por nuk përjashton edhe ndonjë befasi në afatin kalimtar.

“Ndeshja me Norvegjinë është shumë e rëndësishme për ne, pasi jemi në mes të një ëndrre: kualifikimit në Botëror. Shpresoj që në këtë moment pozitiv të mos e prishim këtë ecuri dhe të vazhdojmë të ëndërrojmë për Brazilin. Personalisht nuk e di sesi është gjendja te lojtarët e tjerë, por unë po mundohem të bëj më të mirën gjatë seancave stërvitore me qëllim që të jem sa më i përgatitur për këtë takim. Uroj të mos zhgënjej për asnjë moment”, ka theksuar Berisha.


Kombëtarja shqiptare ka shumë mungesa në sfidën e 7 qershorit, por ‘gardiani’ i kuqezinjve beson tek bashkëlojtarët e tij që do të paraqiten në duelin kundër norvegjezëve. “Për mungesat jemi përgatitur që pas përfundimit të ndeshjes së parë me Norvegjinë. E dimë se ato janë ndoshta edhe pikat kyçe të skuadrës sonë, por mos harroni se ne kemi lojtarë të cilët mund të luajnë po aq mirë sa ata që mungojnë dhe me mbështetjen e tifozëve, edhe për vetë rëndësinë që i kemi dhënë këtij takimi, them se do të arrijmë sërish që të fitojmë”, ka shtuar Berisha.


Për ndeshjen me Norvegjinë pritet të grumbullohet edhe ish-mbrojtësi i Prishtinës, Ilir Berisha, të cilin Berisha e njeh mjaft mirë pasi luajnë së bashku në kampionatin suedez. “Iliri është një lojtar, i cili mendoj se do japë një kontribut të madh në Kombëtare. Gjithsesi duhet të bëni llogari edhe me faktin se nuk është aq e lehtë për çdo lojtar që të debutojë në një ndeshje kaq të rëndësishme, pavarësisht se nuk dyshoj aspak te kualitetet që ai zotëron. Të shohim… A do të jetë porta jonë më e rrezikuar në mungesë të Lorik Canës? Pa dyshim Cana është ndër lojtarët më me eksperiencë dhe me një kualitet të padiskutueshëm, kështu që do të gënjeja nëse do të thosha se ky nuk është një hendikap për këtë ndeshje te skuadra jonë. Gjithsesi besoj se trajneri do të jetë në gjendje të gjejë edhe zëvendësuesin më ideal për këtë takim në pozicionin e Lorikut”, ka nënvizuar Berisha.


Sa i përket asaj që flitet në media se Shqipëria ka shanse kualifikimi në Botëror dhe nëse kjo është një eufori, portieri i kuqezinjve është shprehur: “Jo, nuk besoj se është totalisht eufori. Për sa më takon mua, di të them se që në momentin kur kam ardhur në kombëtare kam besuar se kjo skuadër mund të kualifikohet në Botëror”.


Në fund, Etrit Berisha ka folur edhe për ecurinë e tij te Kalmari dhe për të ardhmen e tij. “Them se deri tani te Kalmari gjërat kanë shkuar në drejtimin e duhur. Kemi një ekip të ri në moshë, por që lojtarët po përshtaten më së miri me njëri-tjetrin. Largimi nga Kalmari? Do të ndodhë kur të vijë koha, kur gjërat të jenë në dobi si të karrierës sime dhe të klubit të Kalmarit. Tani për tani jam i fokusuar në ndeshjen e radhës me Norvegjinë dhe pastaj do të kem kohë më shumë për të menduar për të ardhmen time. A do të jetë Fulhami skuadra ime e ardhshme? Unë shpresoj që të jetë Fulhami, por asgjë s’është e sigurt, ndaj nuk është çudi që të jetë edhe ndonjë klub tjetër”, ka përfunduar Berisha.





Etrit Berisha: Shqipëria në Botëror, një ëndërr tek e cila besojmë

Foto anoreksike? Cfarë i ka ndodhur Nora Istrefit?



noraistrefi anoreks 279x300 Foto anoreksike? Cfarë i ka ndodhur Nora Istrefit?


 


Nga një seks bombë, Nora Istrefi ka ndryshuar imazh. Këngëtarja, ka paralajmëruar se është në përgatitje të videos së saj më të re, por ajo çka na bie në sy është trupi i saj thatanik.

Ajo ka postuar disa foto të klipit por për dallim prej të tjerave, ku Nora duket shumë më e plotë në këto foto ajo duket shumë thatanike.

“Ajo është bërë asht e lëkurë”, do të thoshte një fjalë popullor. Megjithatë, Nora disa herë gjatë këtij viti ka treguar se ajo kujdeset shumë për vijat e saj të trupit, ku përveç dietës ajo mban edhe ushtrime në palestër.

Mirëpo, nëse Nora vazhdon kështu atëherë këshillat e mjekëve janë që ajo të hajë urgjentisht përndryshe do të shndërrohet në një vajzë anoreksike.





Foto anoreksike? Cfarë i ka ndodhur Nora Istrefit?

FIFA dënon Kroacinë për thirrjet kundër Serbisë



fiifa 300x166 FIFA dënon Kroacinë për thirrjet kundër Serbisë


 


Federata Futbollistike e Kroacisë është dënuar me 50 mijë franga zvicerane, për brohoritje ofenduese nga simpatizuesit e vet në takimin kualifikues për Kampionatin Botëror kundër Serbisë, në muajin Mars, ka njoftuar sot Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA).


Megjithatë, Kroacia iu shmang dënimit me moslojë në stadiumet vendëse. Shpeshherë FIFA i ka urdhëruar reprezentacionet, që të luajnë jashtë stadiumeve të tyre për kualifikimet për Kampionat Botëror, në rastet e tjera të ofendimeve të ekipit rival gjatë këtij sezoni.


Raportohet se FIFA ka vepruar në bazë të raportit të dëshmitarëve nga rrjeti evropian i simpatizuesve të futbollit Fare, për takimin e 22 marsit në Zagreb ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, në të cilin vendësit patën fituar me rezultat 2:0.


Simpatizuesit e Kroacisë, në pjesë të ndryshme të stadiumit, kanë brohoritur “në luftë për Atdheun”, ka raportuar Fare.


Asociacioni Furtbollistik i Koracisë mund të ankohet kundër dënimit nga FIFA.





FIFA dënon Kroacinë për thirrjet kundër Serbisë

Nismat rajonale bashkëpunuese janë të paplota pa Kosovën



Emin_Azemi__500808Nga Emin Azemi


Përpjekjet e dështuara për ta anashkaluar dikur Kosovën nga proceset shtetformuese të ish federatës jugosllave, rezultuan me çlirimin dhe mvetësimin e saj pikërisht nga ato forca që ishin promotore të atyre proceseve. Tingëllon anakronike që edhe sot, kur Kosova ka shënuar progres të lakmueshëm në rrugën e saj drejt përmbushjes së disa kritereve paraaderuse, përfshi edhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me fqinjët, sërish të ketë përpjekje mjerane për ta anashkaluar atë nga nismat rajonale bashkëpunuese, si është kjo që u mbajt në Ohër – PBEJ


ÇFARË BASHKËPUNIMI RAJONAL MUND TË BËHET PA KOSOVËN: Porositë që dolën nga konferenca dyditore e kryeparlamentarëve të shteteve, anëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (PBEJ) që u mbajt më 26 dhe 27 maj në Ohër, ‘për shndërrimin e rajonit në zonë paqeje, stabiliteti, solidariteti dhe bashëpunimi ndërfqinjësor, në interes të gjithë qytetarëve dhe shteteve të Europës’, do ta kishin kuptimin dhe dimensionin gjithpërfshirës, sikur aty të ishin prezent edhe përfaqësuesit nga Kosova. Trupi i ri rajonal, që pritet të themelohet në konferencën e radhës në Bukuresht – Asambleja Parlemantare për Bashkëpunim të vendeve të Europës Jugëlindore (APBEJ), duhet të kontribuojë në përparimin e bashkëpunimit dhe koordinimit rajonal, në tejkalimin e problemeve ekzistuese dhe në gjetjen e urave të reja të përafrimit, ndonëse ende nuk e kemi të qartë se për cilat probleme dhe për cilat ura bëhet fjalë, nëse në krejt këtë proces bashkëpunimi e solidariteti mungon Kosova, si rajon specifik që ka mbartur mbi vete pikërisht pasojat lënies së saj jashtë proceseve eurointegruese.


Një samit tjetër, në kuadër të të njejtit proces bashkëpunues, në nivel kryetarë shtetesh, do të mbahet më 1 qershor, i njohur si samiti i Ohrit, por sërish pa Kosovën. Maqedonia, si organizatore e këtij samiti, ka refuzuar ta ftoj Presidenten Jahjaga me arsyetimin se, siç njofton kabineti i Presidnetit maqedonas, Ivanov, Serbia ka arritur që të shmanget nga prania e saj, në rast se do të ishte edhe Kosova. Ndërsa, pas saj kanë refuzuar njëlloj edhe Bosnjë- Hercegovina, Rumania, Greqia, të cilat akoma nuk kanë njohur Kosovën.


Historia e proceseve bashkëpunuese e integruese në Europë njeh një zhvillim permanent, duke filluar nga Këshilli Nordik, Parlamenti i Beneluksit, Asambleja Parlamentare e CEI, e deri te Asambleja Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomikt të Detit të Zi, Asambleja Parlamentare Baltike etj. mekanizma këto që kanë vënë në lëvizje frymën e ngjizjes së idesë europiane për të jetuar nën një çati civilizuese, politike e ekonimike.


NË OHËR U SHËNUA AUTOGOLI I DIPLOMACISË RAJONALE: Shteti më i ri në rajon dhe në botë, me të padrejtë po trajtohet si ‘trup I huaj’ në arkitekurën e re të nismave bashkëpunuese rajonale, që kanë synim përgatitjen e terrenit për aderim në BE. Fryma europiane që imponohet nga Brukseli në të gjitha këto nisma bashkëpunuese, çuditërisht po zbehet dhe sikur po has në ajzbergun e refuzimeve ballkanike. Rasti më u fundit në Ohër, shënon edhe një autogol të diplomacies rajonale, e cila duke e refuzuar Kosovën të jetë pjesëmarrëse në tavolinën e përbashkët, në fakt po shpreh mungesën e theksuar të kulturës eurointegruese. Pashkëputshmëria e proceseve historike e politike, nëpër të cilat kaluan vendet e Ballkanit, nuk i lejon komoditet kësaj diplomacie të sillet sikur nuk ekziston edhe një shtet, që, njësoj si të tjerët, ka ambicje të njejta për t’u integruar në BE. Përpjekjet e dështuara për ta anashkaluar dikur Kosovën nga proceset shtetformuese të ish federatës jugosllave, rezultuan me çlirimin dhe mvetësimin e saj pikërisht nga ato forca që ishin promotore të atyre proceseve. Tingëllon anakronike që edhe sot, kur Kosova ka shënuar progres të lakmueshëm në rrugën e saj drejt përmbushjes së disa kritereve paraaderuse, përfshi edhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me fqinjët, sërish të ketë përpjekje mjerane për ta anashkaluar atë nga nismat rajonale bashkëpunuese, si është kjo që u mbajt në Ohër – PBEJ.


PYKA SERBE NË MARRËDHËNIET KOSOVË – MAQEDONI: Asnjë proces bashkëpunues rajonal nuk mund të quhet i suksesshëm nëse nga ai përjashtohen ndonjëri nga vendet ballkanike. Këtë leksion ka qenë dashur ta ketë mësuar pikërisht Maqedonia, e cila e ndodhur ngjitas me Kosovën, i ka të përbashkëta synimet dhe ambicjet eurointegruese dhe assesi ndaras nga Kosova. Dalja nga dominimi serb i Kosovës, ndikoi indirekt edhe në Maqedoni, sepse vetëm atëherë kur Serbia ishte e pafuqishme të ushtrojë ndikim në rajon, kjo reflektonte edhe një shtendosje të marrëdhënieve pak a shumë të ftohura në mes të disa shteteve të Ballkanit. Përfitueset më të mëdha të kësaj shtendosjeje pa dyshim që ishin Kosova dhe Maqedonia. E para, duke u bërë shtet i pavarur e sovran, dhe e dyta duke u liruar nga mentorllëku tradicional i Beogradit. Sa më larg tuteljes serbe, Maqedonia u afrua më shumë me proceset që i jepnin asaj favore eurointegruese, por edhe një impakt më të gjerë në tregun rajonal. Përmirësimi i marrëdhënieve me shqiptarët, Shkupit zyrtar i ka dhënë një treg të gjerë dhe një qasje në det, të cilën nuk e kishte më parë kur ishte e afërt më Beogradin. Maqedonia asnjëherë nuk përfitoi nga marrëdhëniet e mira me Beogradin, madje edhe në raport me kontestin që ka me Greqinë. Si mike tradicionale e Greqisë, Serbia nuk bëri as edhe përpjekjen më të vogël për të ndikuar te fqiu jugor për të bërë ndonjë koncesion në favor të Shkupit. Bllokadat e shumta që erdhën nga Greqia i kushtuan shumë ekonomisë dhe perspektivës zhvillimore të Maqedonisë, ndërkohë që Beogradi me politikën e saj mohuese ndaj autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM), sikur e arsyetonte këtë qëndrim bllokues të Athinës kundrejt Shkupit.


Serbia as në të kaluarën as sot nuk ka qenë avokate e Maqedonisë, por vetëm një indoktrinuese e saj. Ky indiktrinim ka ushqyer tezën se shqiptarët janë ata të cilët paraqesin armiq të njëjtë edhe për Serbinë edhe për Maqedoninë dhe se se rehatia idilike e maqedonasve vjen vetëm atëherë kur shqiptarët do të pastrohen nga këto troje.


“Nga pikëpamja etnike, maqedonasit nuk do të afrohen plotësisht me ne, veçse atëherë kur të gjejnë në tokën nënë serbe, atë mbështetje të vërtetë etnike që u ka munguar deri më sot dhe që këtë mbështetje, ata nuk do ta kenë kurrë, veçse pas zhdukjes së bllokut shqiptar” (Pjesë nga promemorja e titulluar “Iseljavanje Arnauta” e Vasa Çubrilloviqit, e vitit 1937).


Mirëpo, sensibilitetet kolektive të maqedonasve, kur janë në pyetje raportet me fqinjët, shënojnë një diagram të çuditshëm, duke favorizuar pikërisht ata fqinjë që


historikisht kishin treguar ambicje të qarta mohuese kundrejt identitetit të maqedonasve. Edhe në anketën e fundit të realizuar nga Instituti për hulumtimin e opinionit publik “Dimitrije Çupovski” në Shkup, mund të vërejmë se më shumë se 66 për qind e maqedonasve vlerësojnë se Serbia është vendi më miqësor ndaj Maqedonisë, ndërsa mbi 66 për qind mendojnë se Shqipëria nuk është vend miqësor me Maqedoninë.


Sipas kësaj ankete, del se maqedonasit janë nxënësit më të dobët të historisë dhe përderisa është kështu ata mund të paguajnë koston më të lartë që mund të vijë nga keqkuptimi dhe keqinformimi për vetveten dhe fqinjët.


 





Nismat rajonale bashkëpunuese janë të paplota pa Kosovën