Thursday 30 May 2013

De Rosi i kërkon Romës ta nxjerrë në shitje










Daniele De Rosi bëhet gati t’i japë lamtumirën Romës, pasi i ka kërkuar klubit ta nxjerrë në shitje gjatë verës. Kërkesa e lojtarit ka lindur menjëherë pas finales së humbur në Kupën e Italisë përballë Lacios, që ka dekretuar një tjetër sezon pa pjesëmarrjen në Kupat e Evropës për Romën, ashtu si edhe një tjetër edicion për t’u harruar në nivelin personal për De Rosin i cili nuk është shfaqur në nivelet e tij të zakonshme.


Pengesa më e madhe për një transferim të mundshëm të mesfushorit italian mbetet rroga e tij e lartë, 10 milion euro në sezon, pasi nuk janë të shumta klubet që mund ta përballojnë atë.


Mendohet se për momentin janë vetëm 2 klube që janë gati të presin krahëhapur futbollistin, Real Madrid dhe Çelsi, pasi Ançeloti dhe Murinjo e kanë kërkuar prej kohësh futbollistin italian, por deri në këto momente kishin marrë vetëm përgjigje negative nga ai dhe nga klubi i Romës.


Tani mbetet të mësohet se si do të zhvillohet kjo situatë e krijuar, kur dihej se projekti i drejtuesve amerikan të Romës ishte bazuar rreth figurës së De Rosit, aq sa i kishin caktuar atij këtë rrogë kaq të lartë për ta bindur të refuzonte Mançester Sitin një vit më parë.




De Rosi i kërkon Romës ta nxjerrë në shitje

No comments:

Post a Comment