Friday 10 January 2014

Mbrothësia e përbashkët, rrugëdalja e guximshme e kombit shqiptar

Objektivat kryesorë janë:


  • Çështjet e identitetit;

  • Unifikimi i standardeve kombëtare,

  • Demokracia,

  • Ekonomia,

  • Arsimi,

  • Barazia gjinore,

  • Shekularizmi,

  • Të drejtat njerëzore,

  • Gjyqësori,

  • Sporti,

  • Ndërveprimi,

  • Rinia

Qëllimi parësor i këtij projekti duhet të jetë shndërrimi i handikapit në përparësi


Pa standardizim nuk mund të mbrohet asnjë vlerë, veçmas ato që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar


Nëse nuk do të gjendet një rrugë e lejueshme, qytetëruese që do t’i bashkonte të gjitha kapacitetet e shqiptarëve në kuadër të një intence, eskatoni të përbashkët kombëtar, atëherë këto kapacitete do të shfrytëzoheshin nga të tjerët.


Popujt e qytetëruar siç janë francezët apo britanikët në vijë të afirmimit të interesave kombëtare, madje kanë formuar organizma mbinacionale vullnetare siç është projekti i Frankofonisë apo Commonwealthi


Ja skica e dijetarit të madh, Arbën Xhaferri


arben xhaferi 1Dijetari dhe publicisti, Arbën Xhaferri, në vitin 2007 publikoi një platformë të posaçme mbi mënyrën e bashkëpunimit mes Kosovës, Shqipërisë dhe trevave shqiptare. Ai e ka titulluar shkrimin “Skicë për mbrothësinë e përbashkët”. Mund të shërbejë si “dekalog” për mënyrën e rrugët e bashkëpunimit mes dy shteteve të njëjtës kombësi. GazetaShqip, nisur dhe nga zhvillimi i mbledhjes së të shtunës mes dy qeverive të Tiranës dhe Prishtinës, po boton të plotë idenë e dijetarit të madh të kombit shqiptar, Arbën Xhaferri.


Platforma


Tashmë është bërë e pamundur që të zhvillohet një debat racional për nacionalizmin. Pas zhvillimeve tragjike gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, pas konflikteve të ndryshme etnike, kulturore, religjioze etj., anekënd botës është anatemuar nacionalizmi si faktor luftënxitës, atavist dhe jo human. Krahas këtij percepcioni negativ të fenomenit të nacionalizmit nuk mungojnë deklaratat mbi interesin nacional si vlerë parësore. Bie fjala rusët apo kinezët thonë se në Kosovë mbrohet interesi i tyre nacional, prandaj kanë qëndrim refuzues për pavarësinë e saj. Nëse kosovarët do të thoshin se në Kosovë mbrohen interesat e shqiptarëve, atëherë ky përcaktim, pa dyshim do të  anatemohej si nacionalizëm, si një ideologji retrograde, ataviste që duhet të çrrënjoset. Shpeshherë si kontrapunkt i nacionalizmit të popujve të vegjël, që bëjnë rezistencë kundër trajtimit të tyre kolonial, ose asimilimit jepet shembulli europian, ai i tolerancës, mendësisë inkluzive, kozmopolite. Gjatë përdorimit të këtyre argumenteve, megjithatë harrohet një fakt i pamohueshëm: vendlindja e nacionalizmit është Europa. Në kuadër të qytetërimit europian konfliktet etnike janë tejkaluar falë zgjidhjes përfundimtare të çështjeve etnike, përkatësisht në sajë të arritjes së kongruencës ndërmjet përmbajtjes etnike dhe kufijve politik të shteteve. Aty ku mungon kongruenca, përkundër mirëqenies ekonomike, ende shfaqen fërkime mbi baza etnike. Sociologu amerikan, Benedikt Anderson, me të drejtë konstaton se nacionalizmi u shfaq në skenën historike europiane në shekullin XVI kur popujt e Europës humbën besimin në librat e shenjtë, përkatësisht në të “vërtetat” e shenjta që dolën se ishin lajthitje. Rrënimi i besimit në religjion shtoi kërkesën që të gjendet një ideologji kompensuese. Së këndejmi kompensimi u gjet te nacionalizmi, te zëvendësimi i hyjnores me njerëzoren. Kështu edhe në sferën e politikës depërtoi fryma e Renesansës dhe e Humanizmit.


Çdo njeri ashtu si edhe çdo shoqëri ka nevojë inherente për siguri, për përkatësi ndaj një grupi, për adhurim, për krenari, si dhe për manifestime të fisnikërisë, të devotshmërisë ndaj një ideali. Zëvendësimi i hyjnores me njerëzoren ishte produkt europian që ndikoi në formimin e shteteve kombëtare. Ky proces kulminoi në Francë ku nacionalizmi kishte rol emancipues, përkatësisht çlirues: duke krijuar shtetin komb, shtetin nacional, njëkohësisht u arrit barazia në mes të qytetarëve, pa marrë parasysh dallimet e ndryshme ndërmjet tyre. Qytetari më nuk ishte pronë e monarkëve, por individ i cili ishte i barabartë me të gjithë të tjerët. Shpërbërja e Jugosllavisë hapi një kapitull të ri në zgjidhjen e çështjeve etnike. Në Jugosllavi, sipas modelit rus, funksiononte ideja e kombit që ka të drejtë të udhëheqë me shoqërinë, prandaj bëheshin kategorizime të ndryshme, komb, kombësi, pakicë. Ky gradacion ishte shpeshherë në kontradiktë me realitetin. Kombësitë apo pakicat shpeshherë ishin më të mëdha sesa kombet. Bie fjala shqiptarët në ish-Jugosllavi, për kah numri, përqindja ishin në vendin e tretë, pas serbëve dhe kroatëve, por ata trajtoheshin si kombësi apo pakicë, ndërkaq malaziasit, maqedonasit, numerikisht shumë më të vegjël se shqiptarët trajtoheshin si kombe. Ky kategorizim natyrisht nuk buronte nga realiteti, por nga teoritë hegjemoniste, nacionaliste apo raciale. Kjo padrejtësi krijonte hapësirë për fërkime ndëretnike që përfundimisht ndikuan në shpërbërjen e Jugosllavisë. Këto fërkime janë imanente për shoqëritë heterogjene, multietnike. Ashtu si u shpërbë Perandoria Osmane, Austro–Hungareze, apo Rusia cariste u shpërbë edhe Jugosllavia, Çekosllovakia. Sociologu zviceran, Urs Altermatt, në librin e tij “Etnonacionalizmi europian” me të drejtë konstaton se nacionalizmi në Europë pat dy lloj funksionesh kontradiktore: – ndikoi në shpërbërjen e shteteve, perandorive, formacioneve multietnike shoqërore, siç ishte Austro–Hungaria dhe ndikoi në bashkimin e shteteve të vogla feudale në një shtet kombëtar të popujve me origjinë të njëjtë siç ishin gjermanët apo italianët. Sot, askush nuk mohon rolin pozitiv të nacionalizmit në krijimin e shteteve moderne. Populli shqiptar, pas shthurjes së Perandorisë Osmane u fragmentarizua, u nda në disa shtete: në Shqipëri, në Greqi, në Jugosllavi dhe brenda saj në shumë republika. Aktualisht, pas pavarësimit të Kosovës, pas miratimit të Planit të Ahtisaarit, shqiptarët janë ndarë në disa shtete të pavarura: në Shqipëri, në Kosovë, në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës. Me këtë rast, me keqardhje mund të themi se në Greqi, pas një politike shkombëtarizuese antishqiptare është ngulfatur kauza shqiptare. Fragmentarizimi i shqiptarëve, detyrimi që ata të jetojnë jashtë shtetit amë krijon një varg problemesh dhe statusesh të shqiptarëve brenda këtyre shteteve. Në Shqipëri bie fjala ata kanë liri dhe të drejta të palimituara nga aspekti kombëtar, në Kosovë shqiptarët kanë liri, por jo edhe mëvetësi në qeverisje, ngaqë sovraniteti do ta ndajnë një kohë të gjatë me faktorët mbikëqyrës, në Maqedoni edhe një kohë të gjatë do të zhvillohet procesi konfliktual i përcaktimit të statusit të shqiptarëve, ndërkaq në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi shqiptarët definitivisht do ta kenë statusin e pakicës kombëtare. Këtë situatë vetë shqiptarët nuk mund ta ndryshojnë, prandaj paraqitet nevoja që të gjejnë rrugë të tjera për t’i tejkaluar pengesat që objektivisht e ngulfatin zhvillimin ekonomik, kulturor, arsimor dhe sigurinë e tyre. Nëse merret parasysh roli vazhdimisht kompensues i nacionalizmit, pas humbjes së besimit në të “vërtetat” fetare, në hierarkinë shoqërore, të dhënë nga Zoti dhe në barasvlerësimin e kohës kozmike me atë historike, ashtu si pohon Andersoni, atëherë duhet shfrytëzuar forcën ngjeshëse, kohezive të nacionalizmit për ta ngritur mirëqenien e qytetarëve, pjesëtarëve të një kombi, prodhimin e vlerave kulturore dhe mbi të gjitha instalimin e standardeve kombëtare, gjithnjë në vijë të tejkalimit të pasojave rrënuese, zvetënuese të pasojave nga fragmentarizimi i indit kombëtar.


Kombet e formuara, ato që kanë krijuar shtetet e tyre kombëtare kanë arritur që të instalojnë si ide prijatare, intencën kombëtare apo eskatonin kombëtar që i fokuson të gjitha kapacitetet, burimet njerëzore dhe natyrore, në një drejtim, në atë të zhvillimit, të mbrothësisë kombëtare. Kjo intencë është përcaktim i çdo populli të qytetëruar, madje për arritje të interesave kombëtare janë zhvilluar dhe luftëra për zgjerim të territorit, gjithnjë në vijë të interesit ekonomik, të mirëqenies, së sigurisë së përbashkët kombëtare. Nocioni i interesit gjeostrategjik është eufemizëm që përdoret për ta zëvendësuar nocionin e profanizuar të nacionalizmit. Nëse nuk do të gjendet një rrugë e lejueshme, qytetëruese që do t’i bashkonte të gjitha kapacitetet e shqiptarëve në kuadër të një intence, eskatoni të përbashkët kombëtar, atëherë këto kapacitete do të shfrytëzoheshin nga të tjerët. Popujt e qytetëruar siç janë francezët apo britanikët në vijë të afirmimit të interesave kombëtare, madje kanë formuar organizma mbinacionale vullnetare siç është projekti i Frankofonisë apo Commonwealthit. Projekti i parë krijon relacione kohezive me popuj të ndryshëm mbi bazë të zgjerimit të përdorimit të gjuhës frënge, ndërkaq ky i dyti mbi baza të mirëqenies së përbashkët. Edhe shqiptarët të fragmentarizuar në disa shtete duhet ta përkufizojnë intencën, eskatonin kombëtar në vijë të shfrytëzimit racional të të gjitha kapaciteteve dhe burimeve. Nëse kjo nuk do të ndodhë atëherë do të kemi zhvillime shoqërore që do të shkërmoqin identitetin unik kombëtar dhe ndasi mbi interesa të kota. Duke marrë si shembull Commonwealth–in britanik, imponohet një ide e ngjashme, ajo, bie fjala e Mbrothësisë së Përbashkët Kombëtare. Qëllimi parësor i këtij projekti duhet të jetë shndërrimi i handikapit në përparësi, përkatësisht i fragmentarizmit molisës në begati, ose në vend që të shfrytëzohen kapacitetet e shqiptarëve nga të tjerë, të gjenden modalitete qytetëruese të organizimit shoqëror, gjithnjë në vijë të intencës kombëtare, që do të jenë në interes, jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të popujve me të cilët ata bashkëjetojnë. Popujt më të qytetëruar të botës tashmë kanë përkufizuar dhe instaluar standardet kombëtare në çdo fushë, duke filluar prej çështjes së abortit e deri tek ajo e ushqimeve gjenetikisht të modifikuara, prej çështjes së demokracisë e deri te manifestimet sportive. Shoqëritë shqiptare janë të pastandardizuara, sidomos nga aspekti i vlerave kombëtare. Kjo mungesë ndikon që standardet dhe vlerat e popujve të tjerë të depërtojnë lehtas, madje edhe të bëhen barrierë për pranimin e standardeve moderne perëndimore. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në marrëveshje me faktorët relevantë botërorë, mbyllet një proces i dhembshëm historik dhe hapet një dilemë e nivelit tjetër: çka dhe si më tutje? Nga kjo periudhë shqiptarët dolën me imazh të rrënuar, me ekonomi jo kompatibile me sistemet moderne shoqërore, me dilema qytetëruese, me identitet ende të pastabilizuar kombëtar, me dallime të rrezikshme kulturore, në varësi nga sistemet shoqërore ku janë formuar botëkuptimet e tyre, me sistemin e vjetruar arsimor, me koncepte dhe standarde labiale demokratike, me thellim të korrupsionit, nepotizmit, krimit të organizuar që nënkupton suspendimin e parimeve të shtetit ligjor, me shkapërderdhjen e bashkëkombësve në shumë shtete të botës si pasojë e krizës ekonomike, etj. Pa krijuar standarde unike kombëtare, pa bashkërenditje të kapaciteteve, të sinergjisë kombëtare nuk mund të tejkalohen vetvetiu këto probleme. Pa standardizim nuk mund të mbrohet asnjë vlerë, veçmas ato që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar. Në vazhdim parashtrohet një skicë e mundshme për krijimin e një institucioni, organizate e Mbrothësisë së Përbashkët, punuar sipas projekteve të ngjashme në botë, veçmas Commonwealthit britanik.


Mbrothësia e Përbashkët


I  Përkufizimi


Mbrothësia e Përbashkët është organizatë jopolitike vullnetare. Në këtë projekt do të përfshihen shtetet, përkatësisht bashkësitë shqiptare që jetojnë në shtete të ndryshme të botës.


II   Qëllimet e themelimit


“Mbrothësia e Përbashkët” është organizatë ndërkombëtare në të cilën do të marrin pjesë bashkësitë shqiptare, mundësisht edhe shtetet ku ata jetojnë pa marrë parasysh nivelin e zhvillimit shoqëror, politik dhe ekonomik. Baza mbi të cilën do të ndërlidhen interesat e përbashkëta ka të bëjë me afirmimin e demokracisë, të drejtave të njeriut, qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, të drejtat individuale, barazinë, tregtinë e lirë, multilateralizmin dhe paqen në botë.


III  Udhëheqja


Udhëheqja e Mbrothësisë duhet të jetë e emëruar(dominuar) me marrëveshje konsensuale ndërmjet anëtarëve të organizatës. Nominimi, pavarësia nga elektorati krijon kushte për marrje të vendimeve të guximshme dhe eliminon vetinë, shpeshherë bllokuese të vardisjes së politikanëve ndaj elektoratit dhe opinionit në përgjithësi. Mbrothësia udhëhiqet nga sekretariati i përgjithshëm që ka ingerenca edhe ekzekutive. Sipas shembullit të Commonwealthit, ku udhëheqja simbolike i takon mbretëreshës, si kod bashkues, mund të ofrohet një rol i këtillë edhe oborrit mbretëror shqiptar.


IV  Anëtarësimi 


Kriteret për anëtarësim në Mbrothësi janë të bazuara në një sërë dokumentesh të veçanta.


V  Objektivat dhe aktivitetet


“Mbrothësia…” karakterizohet si organizatë ndërkombëtare që synon t’i zgjidhë problemet me të cilat tash e tutje do të ballafaqohen bashkësitë shqiptare të shkapërderdhura në shumë shtete.


Objektivat kryesorë janë: Çështjet e identitetit;  Unifikimi i standardeve kombëtare: demokracia, ekonomia, arsimi, barazia gjinore,


Shekularizmi, të drejtat njerëzore, gjyqësori, sporti, ndërveprimi,


rinia.


VI  Struktura udhëheqëse


Sekretariati i “Mbrothësisë” vendoset në Tiranë, ndërkaq degët në kryeqendrat ku jetojnë shqiptarët. Sekretariati organizon konferenca, takime të ministrave, takime konsultative teknike, e ndihmon zhvillimin e politikave dhe jep këshilla politike, profesionale, harton projekte për tejkalim të vështirësive në përputhje me objektivat e paracaktuara. Sekretariati udhëhiqet nga sekretari i përgjithshëm i “Mbrothësisë”. Ai mund të ketë vetëm dy mandate me nga 4 v.  Sekretari i Përgjithshëm dhe dy zëvendësit e tij i udhëheqin seksionet e sekretariatit. Subjektet anëtare të “Mbrothësisë” krijojnë edhe shumë lidhje sekondare në lëmin e sportit, të arsimit, të bamirësisë etj. Asociacioni i universiteteve të “Mbrothësisë” shërben si mjet për lidhjet (komunikim) akademik(e).  Po ashtu, ekzistojnë edhe shoqata të tjera jozyrtare, të cilat ndihmojnë individë që punojnë në fushën e gjyqësorit dhe në institucionet e tjera qeveritare, siç janë, shoqata e juristëve dhe shoqata e parlamentaristëve të “Mbrothësisë”. Në të parë ideja duket sa e guximshme po aq edhe e parealizueshme, por rrugëdalje tjetër nuk ka nëse dëshirojmë t’i vëmë në kontroll proceset që i degjenerojnë kapacitetet tona kombëtare dhe shoqërore në përgjithësi. Nëse ky propozim të paktën do të nxisë përsiatjen për nevojën e gjetjes së një shtegu të ri që do të na shpijë në nivel më të lartë të organizmit shoqëror, atëherë guximi do të jetë i arsyeshëm.



Mbrothësia e përbashkët, rrugëdalja e guximshme e kombit shqiptar

Mediet – Presidenti francez ka aferë dashurie



Magazina franceze “Closer” pretendon se ka prova inkriminuese për një aferë dashurie të presidentit të Francës François Hollande me aktorën Julie Gayet. Në edicionin e sotëm online, kjo magazinë shkruan se do të publikojë së shpejti fotografitë për të mbështetur këtë zbulim të saj. Tabloidi ka njoftuar se do të publikojë shtate faqe me fotografi të aferës së supozuar dashurie të presidentit 59 vjeçar me Gayet.



Një numër i portaleve franceze kanë shkruar ditëve të fundit se Hollande del shpesh natën nëpër Paris me motoçikletën e tij për t’u takuar me dashnmoren 41 vjeçe. “Në ditën e parë të vitit të ri, një burrështetas me helmet, iu bashkua aktores në banesën e saj, ku e ka bërë shprehi që ta kalojë natën”, ka shkruar Closer në portalin e saj, ndërsa bashkëngjitur ka një fotografi të deformuar, që thuhet se është Hollande.


Presidenca franceze nuk ka komentuar ende pretendimet e kësaj magazine. Një e përjavshme serioze pariziene, L’Express ka raportuar pak ditë më parë se sigurimi i pallatit presidencial është shumë e më shumë i brengosur për “ikjet” e shpeshta të Hollande. François Hollande jeton me partneren e tij Valerie Trierveiler, një gazetare franceze me renome, për të cilën është ndarë nga gruaja e tij Segolene Royal, një politikane majtiste, me të cilën ka katër fëmijë.




Mediet – Presidenti francez ka aferë dashurie

Shqiptarët po i mashtrojnë për xhihadin në Siri



Për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë nuk ka asnjë dyshim se nëse ka shqiptarë që kanë shkuar në Siri, ata janë mashtruar dhe gënjyer.


Gazmend Aga, nënkryetar i Komunitetit Mysliman në vendin tonë, në një intervistë për “Shqiptarja.com” thotëë se nisma të tilla bien ndesh jo vetëm me ligjet e shtetit, por edhe parimet bazë të fesë.


Ai u bën thirrje besimtarëve myslimanë që nëse duan të bëjnë një gjë për këtë vend, atëherë mund ta bëjnë me anë të lutjes, dhe jo të braktisin atdheun dhe familjen e tyre, detyrimet që kanë ndaj fëmijëve, prindërve dhe shoqërisë.


“Madje këto janë realisht përgjegjësitë obligative për një besimtar, krahas adhurimit ndaj Zotit”, – përfundon apeli i kreut të KMSH-së, për të gjithë myslimanët.


A ka Komuniteti Mysliman dijeni për këtë fakt?


Kryesisht kemi dëgjuar nëpërmjet medias dhe çfarë flitet informalisht. Nuk kemi ndonjë ankesë zyrtare prej besimtarëve apo funksionarëve të KMSH që një gjë e tillë të bisedohet në xhamitë të cilat janë nën juridiksionin e KMSH. Por gjithsesi, që në momentin që filluan të qarkullonin probleme të tilla në publik, ne i kemi porositur punonjësit tanë që tu tërheqin vëmendjen besimtarëve që të jenë të kujdesshëm ndaj çdo thirrjeje e nxitjeje të tillë shumë të dëmshme dhe tragjike për shoqërinë tonë.


Nga influencohen besimtarët tanë, në lidhje me fenomenin e fundit që marrin gratë dhe fëmijet me vete?


Nëse ka qytetarë që kanë shkuar nga Shqipëria, mendoj që janë të gënjyer e të mashtruar. Ndoshta ka njerëz që shfrytëzojne gjendjen ekonomike, morale apo mendore të njerëzve të ndryshëm, sepse është realisht shqetësuese që një shqiptar të përzihet në një konflikt me të cilin nuk e lidh asgjë. Nëse ka prej atyre që përpiqen ti veshin një justifikim fetar nismave të tilla, abuzojnë shumë rëndë me fenë, e cila ka ardhur për paqen, sigurinë e mirëqenien. Është totalisht e papranueshme që të bëhen thirrje dhe nxitje për të shkuar në Siri. Jo vetëm në xhami që është e patolerueshme një gjë e tillë, por mendoj që nxitje të tilla duhet të denoncohen dhe të merren masa nga strukturat kompetente.


Cili është qëndrimi i Komunitetit Mysliman për të gjithë ata besimtare që nisen në Siri për Xhihad?


Është shumë e gabuar dhe nuk shoh asnjë llogjikë që një Shqiptar të braktisë atdheun dhe familjen e tij, detyrimet që ka ndaj fëmijëvë, prindërve dhe shoqërisë; madje këto janë realisht përgjegjësitë obligative për një besimtar, krahas adhurimit ndaj Zotit.  Shoqëria sot funksionon në bazë të ligjeve, kushtetutave, marrëveshjeve e normave ndërkombëtare dhe janë institucionet përkatëse që bëjnë rregullatorin në momentin e padrejtësive të mundshme. Ajo që predikojmë dhe këshillojmë besimtarët është që të jenë pararojë dhe shembuj të respektimit të ligjit dhe të normave morale të bukura që ka feja jonë për mbarë shoqërinë.


Ndërsa nisma të tilla mendoj se bien ndesh në mënyrë të plotë qoftë me ligjet e shtetit dhe ato ndërkombëtare, po ashtu dhe me normat njerëzore dhe obligimet fetare, të cilat nuk bien ndesh me ligjin. Ne si besimtarë, shqetësohemi e lëndohemi kur preken njerëzit e pafajshëm, kur lëndohen fëmijët, të pastrehët e civilët. Por ajo që mund të bëjmë në këtë rast, është të lutemi që konflikti të mbarojë sa më shpejt. Iniciativat personale për çështje shtetërore zakonisht sjellin kaos dhe probleme të mëtejshme. Feja ka këshillën, lutjen, moralin dhe edukimin.


A ndikojnë në harmoninë ndërfetare fryma të tilla?



Iniciativat e nxitura nga ndjenja e urrejtjes, luftës dhe konfliktit në rradhë të parë dëmtojnë individin, familjen, shoqërinë dhe vetë fenë Islame nëse pretendojnë se e bëjnë në emër të fesë. Sigurisht që çdo sipërmarrje radikale prish edhe harmoninë. Është mjaft e qartë që këto janë fryt i padijes dhe manipulimeve. Feja Islame është simbol i paqes, butësisë, mëshirës, harmonisë dhe respektimit të dinjitetit njerëzor. Interpretimet e tjera që nxisin urrejtje dhe konflikt burojnë nga kapriçot e individëve apo grupeve margjinale.





Shqiptarët po i mashtrojnë për xhihadin në Siri

Kosovës ende i duhet EULEX-i


Kryetar i Gjyqësorit të Kosovës, Enver Peci, ka thënë se prania e EULEX-it për disa çështje më sensitive siç janë rastet për krime lufte, është ndoshta e domosdoshme aktualisht në Kosovë.

Ai ka thënë për RTK-në se ‘ombrella’ e EULEX-it duhet të vazhdojë edhe për një kohë, por me një bashkëpunim me gjyqtarët vendor, bashkërisht me institucionet e drejtësisë vendore.

Ndërsa, sa i përket korrupsionit, Peci thotë se vendorët kanë disa raste më të lehta.


”Ne i kemi statistikat sa i përket lëndëve të korrupsionit, ne i kemi disa raste, nuk janë raste që qojnë peshë, kemi raste të shpërdorimit të detyrës zyrtare, marrja e ryshfetit, dhe ata të dyshuar, ata të akuzuar që përgjigjen për këto raste nuk janë të nivelit që qojnë peshë në publik. Rastet më të rënda i kanë marrë EULEX-i”, ka thënë Peci.


Kurse, për Gjykatat në Veri, Kryetari i Gjyqësorit të Kosovës ka thënë se është arritur marrëveshja që të jetë një Gjykatë Themelore dhe qëllimi është që prokurorët dhe gjyqtarët të integrohen në kornizën ligjore të Republikës së Kosovës, por kanë mbetur disa çështje sa i përket lokacioneve se ku do të punojnë gjyqtarët e atij regjioni.


I pyetur se a ka pasur raste se a janë frikësuar gjyqtarët të merren me ndonjë rast më të ndejshëm, Peci ka thënë se deri më tani nuk kanë hasur në raste të tilla.




Kosovës ende i duhet EULEX-i

Sot mbahet seancat konstituive në komunat në veri


Seancat konstituive të katër komunave në veri të Kosovës janë caktuar për sot, kanë paralajmëruar kryetarët e zgjedhur.

“Të gjitha dokumentet do të jenë neutrale në kuptimin e statusit dhe nën ketë nuk munden” tha kryetari i Zubin Potokut Stevan Vulloviq.

Ai shtoi se në Bruksel të gjithë prefektëve atë qëndrim do të kumtojë njeriu i parë i Zvecanit Vucina Jankoviq.


Me atë në Bruksel kanë udhëtuar edhe anëtarët e ekipit për zbatimin e marrëveshjes Dejan Paviceviq dhe Ljubo Mariq. Seanca konstituive duhet të zhvilloheshin para dy javësh, por janë shtyrë me lutje të Qeverisë së Serbisë dhe Bashkimit evropian. Kundër mbajtjes së seancave konstituive ishin të gjithë përfaqësuesit partive Shqiptarë, meqë në festa dhe dokumente tjera nuk ka pasur simbole të Kosovës.


”Afati i parë ishte para 15 ditëve nga përfundimi i zgjedhjeve kur perfektët kanë caktuar seancat, afati dytë kur këshilltari më i moshuar cakton seancën e KK skadon nesër më 10 Janar”, tha prefekti i porsazgjedhur i Leposaviqit Dragan Jabllanoviq.




Sot mbahet seancat konstituive në komunat në veri

Thursday 9 January 2014

Mbretëresha e Britanisë së Madhe nderon Dr. Noel Malcolmin

dautDaut Dauti


Dr. Noel Robert Malcolm, hulumtues i lartë shkencor në All Souls College në Oxford University, nga mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, ka marrë titullin Kalorës (Knight Bachellor) për shërbimet në hulumtime, gazetari dhe histori të Evropës. Nga sot (31 dhjetor 2013) shkencëtari sipëror britanik dhe botëror, Noel Malcolm, i cili është edhe kryetar “Anglo-Albanian Association” në Londër, është Sir Noel Malcolm.


Shqiptarët më së shumti e njohin Sir Noel Malcolmin si autor të librit “Kosovo- A short History” (Kosova – Një Histori e Shkurtër) e cila vepër ua ndërroi botëkuptimet e vjetra që kishin për Kosovën shkencëtarët dhe vendimmarrësit politik të botës. Shumica e ekspertëve mendojnë se ky libër është një ndër shkaqet kryesore që shtyu intervenimin e Perëndimit në Kosovë. Kjo vepër është bërë edhe doracak për historianët që merren me çështjen e Kosovës.


Sir Malcolm është autor edhe i librit “Bosnia – A Short History” (Bosna – Një Histori e Shkurtër) e cila u botua në vitin 1994, katër vite para librit për Kosovën. Këto dy vepra janë një nga arsyet që Sir Malcolm është shpërblyer me këtë titull të lartë nga mbretëresha britanike.


Ekzistojnë edhe një varg veprash tjera por edhe roli në gazetari që janë bërë arsye për dhënien e këtij titulli të nderuar. Sir Malcolm ka qenë kryeredaktor i revistës më të njohur politike në botë “The Spectator” dhe kolumnist në “The Daily Telegraph”. Pos gazetarisë shkëlqyese që ushtroi, Sir Malcolm, mbahet mend të jetë edhe kryeredaktori më i ri nga mosha që pati kjo revista “The Spectator” deri sot.


Në qarqet shkencore britanike dhe botërore Sir Malcolm njihet më shumë për vepra tjera. Ai, pa asnjë dyshim, është studiuesi më i mirë i Thomas Hobbesit. Në lidhje me te, Sir Malcolm, ka botuar librin “Aspects of Hobbes” që merret si studimi më i mirë që ekziston për këtë filozof britanik. Por, vepra e tij edhe më e respektuar për Hobbesin është “The Correspondence of Thomas Hobbes” vepër voluminoze në të cilën Sir Malcolm ka punuar dekada me radhë.


Vepra tjera, poashtu shumë të rëndësishme, janë: “The Origins of English Nonsense” në të cilën bëhet fjalë për llojin e poezinë angleze e cila quhet e pakuptimtë; “Reason of State, Propaganda, and the Thirty Years’ War” ku shtjellohet kjo vepër e përkthyer nga latinishtja në anglisht që e kishte bërë Thomas Hobbes.


Sir Malcolm është autor edhe i këtyre veprave: “George Enrscu: His Life and Music”, “Sense on Sovereignty”, “De Dominis, 1560-1624: Venetian, Anglican, Ecumenist and Relapsed Heretic”, etj.


Sir Malcolm është autor edhe i një vargu të panumërt të punimeve shkencore të botuara nga revistat dhe institutet më të famshme botërore. Ky njeri i madh, me influencën e tij poashtu të madhe, nuk ka pushuar asnjëherë së ndihmuari çështjen shqiptare dhe shqiptarët në Britani të Madhe dhe kudo në botë.


 



Mbretëresha e Britanisë së Madhe nderon Dr. Noel Malcolmin

Irlanda pro statusit për Shqipërinë



Ministri i Çështjeve Evropiane të Irlandës, Paschal Donohoe, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, shprehu mbështetjen e shtetit të tij për vendin tonë.


 Donohoe gjithashtu vlerësoi ecurinë pozitive të reformave në Shqipëri dhe masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.


Ndërsa ministri Bushati shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.  Bushati e falënderoi edhe ministrin e Jashtëm irlandez,  Gilmore, i cili  nënshkroi letrën e 8 ministrave të Jashtëm, në mbështetje të dhënies së statusit të vendit kandidat Shqipërisë në dhjetor të vitit të kaluar, shkruan shekulli.


Gjithashtu, ministri Bushati theksoi se procesi i integrimit evropian të Shqipërisë mbetet prioriteti kyç i qeverisë shqiptare. Ai e siguroi ministrin Donohoe për angazhimin maksimal në vijimin e zbatimit të reformave, duke shprehur besimin në marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin qershor.


Gjithashtu, bashkëbiseduesit shprehën vlerësime për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe në kuadrin e thellimit të bashkëpunimit u ra dakord për gjetjen e rrugëve për dhënien e asistencës teknike të Irlandës, lidhur me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.


Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi rajonin dhe në këtë kuadër u vlerësua politika konstruktive e Shqipërisë.





Irlanda pro statusit për Shqipërinë

Parandalohet një vrasje në Kamzë. Pranga pesë personave



Skuadra e operacioneve speciale e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka ndërhyrë në momentin e duhur duke kapur brenda një automjeti, pesë persona të armatosur dhe të përgatitur për kryerjen e një vrasjeje në kryeqytet.



Aksioni i policisë u krye rreth orës 8:00 të së enjtes në afërsi të Kamzës. Katër vellëzërit Gëzim, Besnik, Agron dhe Sajmir Prelaj respektivisht, 41, 39, 37 dhe 31 vjeç, si edhe Xhevahir Hoxha, 27 vjeç, u gjetën brenda automjetit tip Benz me targa të Tiranës 3124 L.


Sipas policisë, të arrestuarit kishin organizuar dhe do të ekzekutonin 43-vjeçarin Nik M., me të cilin kishin një konflikt të hershëm.


Policia sekuestroi një pistoletë TT, doreza metalike dhe leva hekuri me të cilat do të sulmonin 43-vjeçarin.


Të njëjtat burime thanë se vëllezërit Prelaj dhe 43-vjeçari janë konfliktuar dhe rrahur 3 muaj më parë, ndërsa vlerësimi i situatës dhe konfliktit të tyre solli që policia të zbulonte momentin kur do të kryhej sulmi hakmarrës.





Parandalohet një vrasje në Kamzë. Pranga pesë personave

Shefat e Apple dhe Samsung – kërkojnë “armëpushim”



Edhe pas shumë rundeve të mosmarrëveshjeve për patenta nëpër gjykata, dhe pas shumë fitoreve e humbjeve, Samsung dhe Apple gjithmonë ia dalin që të jenë në qendër të vëmendjes mediave. Të gjithë të përfshirët në këtë mosmarrëveshje e dinë se kështu nuk mund të shkohet përgjithmonë, prandaj drejtuesit e Apple Inc. Dhe Samsung Electronics janë pajtuar që të takohen si pjesë e një seance gjyqësore që do të mbahet më 19 shkurt.


Të dy kompanitë janë duke përgatitur veten dhe ekipet e tyre respektive ligjore edhe për një betejë tjetër gjyqësore në muajin Mars që ka të bëjë me shkeljen e patentave të telefonave të mençur. Takimi i ndërmjetësuar do të mbahet në mes të CEO-s së Tim Cook dhe CEO-s së Samsung-ut, Oh-Hyun Kwon si dhe një varg akovatësh të brendshëm, transmeton Koha.net.


Një ankesë gjyqësore, e bërë publike dje, thotë se ekipet ligjore të kompanive janë takuar edhe më 6 janar të këtij viti me qëllim të diskutimit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të mëhershme në mënyrë që në të ardhmen të mos merren më me masa ligjore.


Nëse ky takim del të jetë i suksesshëm dhe hap një arenë të re debatesh, atëherë është shumë e mundshme që beteja e planifikuar për muajin mars të bie. Betejat e hidhura gjyqësore në mes të dy konkurrentëve më të mëdhenj të telefonave të mençur në botë kanë nisur shumë më parë, kryesisht për patenta.


Ndërkaq, nëse rezultati i takimit do të jetë negativ dhe beteja gjyqësore e muajit të ardhshëm nuk do të mund të evitohet, atëherë do të kemi edhe një rast tjetër sikurse ai i San Jose, California.


Dokumentet e mëhershme të lëshuara nga gjykatat kanë bërë me dije se Apple ka paguar rreth 60 milionë dollarë ndaj firmës së jashtme ligjore për t’i ngritur këto akuza kundër Samsung, shumë e cila duket e vogël në krahasim me vendimin e sistemit ligjor e cila i kishte dhënë kompanisë me qendër në Cupertino 900 milionë dollarë.


Në muajin nëntor, kompanisë Apple iu dhanë edhe 290 milionë dollarë si dëmshpërblim për kopjimet që i janë bërë iPhone-it. Ndërsa në muajin gusht 2012, Apple fitoi edhe një betejë tjetër të madhe ndaj gjigantit korean kur Apple fitoi 1 miliardë dollarë dëmshpërblim, por më vonë kjo shifër u zvogëlua.


 


 





Shefat e Apple dhe Samsung – kërkojnë “armëpushim”

Rreziku për Maqedoninë vjen nga Serbia



Nga Sheval Memishi


IRJM që ndërkombëtarisht njihet si Republikë e dalur nga shpërbërja e Ish Jugosllavisë apo si FYROM, edhe pas më shumë se 23 vitesh pavarësie të brishtë, nuk arrin dot të konsolidohet tërësisht si shtet, respektivisht nga më shumë elementë dhe çështje kontestuese që ka me fqinjët e saj, ajo vazhdon të mbetet zonë e turbullt politike dhe pengesë gjeostartegjike për NATO-n dhe UE-në.


Duke u bazuar në rrugtimin politik dhe qeverisjen e trazuar në vazhdimësi të këtij shteti, në përgjithësi, mund të shihet se udhëheqësitë e qeverive të ndryshme, herë të majta e herë të djathta, nuk kanë dëshmuar pjekuri dhe kapacitete udhëheqëse e shtetformuese, por vazhdimisht kanë qenë të ndikuara dhe instrumentalizuara nga faktorë dhe politka rajonale, ku më së tepërmi ka spikatur ndikimi dhe influencimi serb. Në fakt, madje shumë aspekte politike, shumë individë, shumë projekte, por edhe shumë vendime të rëndësishme për shtetin dhe shtetësinë e re maqedonase, kanë qenë të mentoruara nga strukturat ish jugosllave ose më saktë strukturat serbe që kanë dominuar në aspekt kohor, hapësiror dhe shumëdimensional. Ishte edhe vetë presidenti i Parë maqedonas, Gligorov, një politikan i Shkollës së Kumrovecit, që vazhdimisht kishte lidhje të forta me Beogradin, ndërsa edhe shumë figura politike, funksionarë, afaristë, por edhe shoqata jopolitike, frymëzimin e tyre të veprimit në truallin maqedonas, e gjenin dhe siguronin nga komshijtë e tyre verior.


Nuk ka dyshim se këto raporte vëllazërore me serbët, kanë vazhdura dhe madje janë forcuar akoma deri më sot, me tendencë të forcimit të mëtejshëm të tyre, jo vetëm nga paaftësia shtetërore dhe dëshira e nënshtrimit maqedonas, karshi përvojës shtetërore shekullore serbe, por më tepër edhe nga ndikimi qoftë i drejtpërdrejt apo i tërthortë i politikës pushtuese serbe panballkanike.


Sot, jemi dëshmitar të daljes në sipërfaqe si dhe realizimit të shumë politikave dhe projekteve serbe, pikërisht në Maqedoni dhe aq më tepër nëpërmjet VMRO-së, e cila përkundër historikut të veprimit të saj si lëvizje antiserbe, sot e gjithë ditën, është serbizuar thellësisht në bazën, konceptin dhe politikën e saj, jo vetëm antishqiptare, por edhe antimaqedonase.


Edhe marrja e këshillave apo edhe trajnimi i drejtpërdrejt i Premierit të tanishëm maqedonas Nikolla Gruevski, nga mentorë politik serb, por edhe i shumë bashkëpunëtorve të ngusht të tij, gjithësesi se është një strategji e veprimit dhe ndikimit shumë të fuqishëm dhe të drejtpërdrejt të serbisë në vënien nën kontrollë dhe dirigjimin e veprimeve politike të Maqedonisë, gjë që nuk arritën ta bëjnë dot me Ish Premierin VMRO-istë maqedonas, Ljupço Gjeorgjievski.


Nënshkrimi, implementimi dhe zbatimin e disa marrëveshjeve, planifikimeve dhe projekteve midis qeverive të Serbisë dhe Maqedonisë, dëshmon për realizimin e startegjisë pushtuese rajonale Serbe, me forma të reja politike dhe instrumentë të rinj të ndikimit të fuqishëm jo vetëm


rajonal, por edhe më të gjërë, nga e cila strategji pa dyshim se pëson vetë Maqedonia e sidomos qytetarëte saj, ku me theks të veçantë përfshihen ata shqiptarë.


Realizimi i projekteve inter serbo-maqedonase, të cilat tendenca, ngacmojnë ndjejat e shqiptarve në Maqedoni, herët o vonë do thellojnë përkeqësimin, madje edhe prishjen e raporteve ndëretike shqiptaro-maqedonase në këtë hapësirë, i cili rezultat, sërisht do jetë në favor të serbisë, sepse ajo do përfitonte në ndikimin e saj në dëm të maqedonasve dhe të Maqedonisë në tërësi. Poashtu, me këtë mundësi të diktimit të gjëndjes së këtyre raporteve ndëretnike në Maqedoni, Serbia edhe në planin ndërkombëtar, do imponohej si faktori, që ka në dorë çelësin e zgjidhjes apo moszgjidhjes së çështjeve të pambyllura ballkanike dhe rajonale, nga i cili faktor europjan dhe ndërkombëtar do kërkonte shpërblimin e “merituar”, për kapacitetin e saj që posedon, për të kontrolluar dhe për t’u dhënë kahje pozitive apo negative shumë problemeve të pazgjidhura në Ballkan.


Prandaj, të gjithë marrëveshjet dhe projektet e realizuar deri më tani me serbinë, por edhe të tjera që mund të pasojnë, për maqedoninë, jo vetëm që janë të dëmshme, por do të rrezikojë dhe vë në pyetje edhe ekzistimin e këtij shteti.


Thellimi i bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Serbisë me hapjen e zyrës së përbashkët të policisë në kalimin kufitar të Tabanocit, mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që u mbajt në qershor të vitit të kaluar në Beograd, projekti “Shkupi 2014? në të cilën u vendos edhe përmendorja e Car Dushanit, si dhe ideja e bashkimit të ambasadave me Serbinë, jo vetëm që i pezmaton shqiptarët në Maqedoni, por i detyron ata që të kthehen kah Tirana dhe Prishtina, ku do të gjenin shpëtimin nga kjo politikë dezintegruese europjane dhe kjo qasje rajonale antishqiptare, serbo-maqedonase.


Në këtë kontekst, mund të nënvizohet se, madje nuk është Greqia, si që duket në shikim të parë, shteti që dëmton të ardhmen e Maqedonisë, për shkak të kotestit me emrin e saj, por rreziku i vërtetë për të ardhmen dhe ekzistimin e Maqedonisë vjenë nga i ashtuquajturi “Vëllau i madh”, Serbia, e cila në kurriz të maqedonasve dhe sidomos duke i dëmtuar qytetarët e saj, duke përfshirë në masë të madhe ata shqiptarë, ajo do të realizoj qëllimet dhe strategjitë e saja uzurpatore dhe despotike shekullore, për të kontrolluar dhe nënshtruar të gjithë popujt tjerë të ballkanit.


 


 





Rreziku për Maqedoninë vjen nga Serbia

Moti i keq në SHBA rrit çmimet e naftës


Çmimet e naftës u rritën të martën pasi tregtarët parashikuan se moti i keq në Shtetet e Bashkuara do të shtonte kërkesën për karburant.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se pjesa veriore dhe qendrore e Shteteve të Bashkuara do të përballet me temperaturat më të ulëta në dy dekadat e fundit, ku pritet të ndikohen rreth 140 milionë njerëz.


Çmimet e naftës gjithashtu u rritën nga të dhënat e punësimit në Gjermani. Agjencia federale e punës, njoftoi se papunësia ra për herë të parë në pesë muaj; veçanërisht numri i të papunëve u reduktua në dhjetor.


Nafta e butë për shkurtin u rrit me 24 cent dhe arrit në 93.67 dollarë për fuçi në Tregun e Këmbimeve të Nju Jorkut, ndërkohë nafta bruto Brent për shkurtin u rrit me 62 cent duke arritur ne 107.35 dollarë për fuçi.




Moti i keq në SHBA rrit çmimet e naftës

Korrik-Shtator 2013, turizmi e tregtia me rënie vjetore 3.4 %


INSTAT zyrtarizon përkeqësimin e akvititeti ekonomik

Ekonomia shqiptare u tkurr pikërisht kur pritej gjallërimi i saj. Pas bankës së shqipërisë edhe INSTAT zyrtarizon përkeqësimin e akvititeti ekonomik në periudhën korrik-shtator pikërisht kur pritej bumi I turizmit


Pas Bankës së Shqipërisë, edhe INSTAT pranon se turizmi u prek ndjeshëm gjatë një viti electoral. Shqiptarët I reduktuan pushimet në pakë ditë, ose hoqen dore tërësisht prej tyre, ndërsa erdhën më pak shqiptarë të diasporës. Të vetmit në rritje janë turistë për kujturën por që zënë pak peshe në


INSTAT flet për një rënie të turizmit edhe krahasuar me tremukorin e dytë të vitit, çka shihet me rezeva nga ekspertët.


Vrojtimet e INSTAT bazohen në pjesën formale të aktivitetit ekonomik, dhe turizmi në 70% të tij, zhvillohet në mënyrë informale.




Korrik-Shtator 2013, turizmi e tregtia me rënie vjetore 3.4 %

Lista e qyteteve më të shtrenjta në botë


Sipas të dhënave të faqes Expatistan, që merret me krahasimin e kostos së jetesës në qytete të ndryshme të botës, del se Londra është aktualisht qyteti më i shtrenjtë në botë.

Harta paraqet qytetet ku shpenzimet e jetës janë më të mëdha: me të kuqen janë ato më të shtrenjtat, ndërsa me të gjelbrën më të lirat. Hartën interaktive mund ta shikoni këtu.


Edhe vitin e kaluar Londra ishte në maje të listës të qyteteve më të shtrenjta. Qiraja mujore e një banese të mobiluar në Londër është mesatarisht rreth 4250 dollarë; bileta mujore për transport publik rreth 215 dollarë, ndërsa floktari për meshkuj rreth 28 dollarë. Në listën e pesë qyteteve më të shtrenjta në botë janë edhe Oslo, Gjeneva, Cyrihu dhe New Yorku.


Në anën tjetër, qytetet ku jeta është më e lirë janë Karakasi në Venezuelë, pastaj Kalkuta, Hyderabadi, Pune dhe Madrasi në Indi. Për krahasim, jeta në Londër është nëntë herë më e shtrenjtë se në Karakas, shkruan telegrafi.


Në këtë listë gjenden edhe këto qytete të Ballkanit: Athina (89), Lubjana (102), Stambolli (11), Zagrebi (131), Beogradi (158), Bukureshti (161), Sofja (168), Shkupi (178) dhe Tirana (179). Ndërsa, mungojnë Prishtina (Kosova), Sarajeva (Bosnja dhe Hercegovina) dhe Podgorica (Mali i Zi).


Për krijimin e indeksit janë krahasuar çmimet e banimit, të veshjes, transportit, barnave, ushqimit…


Dhjetë qytetet më të shtrenjta në botë janë:


1. Londra, Mbretëria e Bashkuar


2. Oslo, Norvegji


3. Gjeneva, Zvicër


4. Cyrihu, Zvicër


5. New York , SHBA


6. Lozana, Zvicër


7. Singapori, Singapor


8. Parisi, Francë


9. San Francisko, SHBA


10. Kopenhaga, Danimarkë




Lista e qyteteve më të shtrenjta në botë

Krasniqi: Kriza e pergjithshme në Kosovë, i shtynë të rinjët drejt Sirisë


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dalë kundër shkuarjes së shqiptatarëve të Kosovës në Siri.

Ai ka thënë se është obligim i Bashkësisë Islame që t’ua sqarojë qytetarëve për të vërtetën e luftës në Siri.


“Mekanizmat e shtetit dhe Bashkësia Islame, janë të obligueshëm që ti njoftojnë qytetarët e vet për të vërtetën e asaj lufte, përkatësisht ti edukojnë besimtarët e vet me vlerat e fesë islame. Ata nuk mund të hiqen sikur nuk po ndodhe asgjë rreth tyre”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.


“Se fundi, shkuarja për te luftuar në luftën e pakuptimtë të Sirisë e cila s’është gjë tjetër veçse një luftë vëllavrasëse mes fiseve të ndryshme dhe e cila veç mëkatit, mjerimit e fatkeqësisë se atyre njerëzve të mjerë, nuk prodhon gjë tjetër të shenjtë si shahitë apo dëshmorë siç i themi shqip, ne. Krijuesi ynë (Zoti) është dhuruesi i jetës sonë, ai se ka autorizuar asnjë, e më asnjë njeri në botën tonë, i dobët apo i fuqishëm qoftë, për t’ia marr tjetrit dhunshëm atë që ia ka dhuruar Ai (krijuesi)”, ka shtuar ai.


Krasniqi ka përmendur edhe disa aryse se pse shqiptarët e Kosovës po shkojnë për të luftuar në një vend tjetër.


Sipas tij, moszhvillimi ekononomik i Kosovës por edhe cilësuar e dobtë e arsimimit ka bërë që të rinjt të humbin besimin në shtetin e tyre.


“Mos zhvillimi ekonomik i përcjellë me papunësi të madhe për shkak të politikave jo vetëm të pa qarta ekonomike, por edhe të dëmshme e të gabueshme të udhëhequra fillimisht nga ndërkombëtaret e që sa vite edhe nga vendoret; Mungesa e një arsimi dhe edukimit tradicional kombëtar të filluar me një atdhedashuri të veçantë në vitet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare ( në shekullin XIX) e të zhvilluar deri në ditët tona. Sot arsimi ynë është në ngërç të madh, i cili ngërç ka prodhuar dhimbjet tona të më poshtme;


3. Mungesa për mundësi punësimi dhe perspektive që ka vendi ynë ka bërë që shumë të rinj, perspektiven e tyre për një jetë më të mirë e të dinjitetshme, ta kërkojnë në rrugën e ikjes nga Atdheu ynë i shtrenjtë”, ka shkruar ai.




Krasniqi: Kriza e pergjithshme në Kosovë, i shtynë të rinjët drejt Sirisë

Lorik Cana në "Top-5" e mbrojtësve më të mirë e Seria A



image

 


 


Lorik Cana është në listën e “Top-5? mbrojtësve më të mirë në Itali. Lajmi bëhet i ditur nga uebfaqja “calciomercato.it”, e cila në një shkrim kushtuar mbrojtësve që kanë rikuperuar më shumë topa në dyluftime me kundërshtarët e vendos kapitenin kuqezi në vendin e katërt, duke nënvizuar edhe një detaj mjaft domethënës: Cana është mbrojtësi më i mirë në këtë listë për sa u përket skuadrave të ashtuquajtura “big”.


 


Duhet thënë se deri në javën e shkuar Loriku ishte në podiumin e kësaj liste, pra në vend të tretë. Por mjaftoi një ndeshje, ajo ndaj Interit, ku trajneri Edy Reja e la në stol, që mbrojtësi të humbiste terren. Gjithsesi, kapiteni i Kombëtares shqiptare mbetet në listën e më të mirëve, duke treguar se të paktën deri tani ka bërë një sezon relativisht pozitiv.


 


Cana është aktivizuar rregullisht në 16 nga 18 ndeshjet e luajtura deri tani në kampionat dhe ka munguar në vetëm dy të tilla: një për arsye pezullimi me kartonë dhe një tjetër për shkak të zgjedhjeve të bëra nga trajneri. Në fakt duhet thënë se ardhja në krye të Lazios e Edy Rejas ka bërë që Loriku të rikthehet në pankinë, kjo për shkak të përplasjeve në 2011- 2012 të këtij të fundit me lojtarin shqiptar. Ndonëse asnjëherë e bërë publike, edhe në atë sezon Cana nuk parapëlqehej nga Reja, aq sa u desh edhe një përplasje e tij me drejtorin sportiv Igli Tare, pikërisht për aktivizimin me pikatore të kapitenit kuqezi. Ndërsa me trajnerin, Vladimir Petkoviqin, Cana ka qenë një lojtar stabil i formacionit bazë dhe kjo ka bërë që mbrojtësi shqiptar të vihej në krye të statistikave, të paktën sa u përket dyluftimeve me kundërshtarët dhe topave të fituar ndaj tyre.


 


Në vend të parë për momentin është mbrojtësi i Parmës, Alesandro Lucarelli, i cili në 16 ndeshje të luajtura ka rikuperuar pa faulle plot 388 topa ndaj lojtarëve kundërshtarë. Pas tij vjen Davide Astori i Caglarit, me 361 topa të fituar në 15 ndeshje të luajtura. Në vend të tretë është Danilo i Udineses (358 topa të rikuperuar në 17 ndeshje), i cili i ka marrë pikërisht vendin Canës, pas javës së 18-të që luajti para katër ditësh.


 


Loriku renditet në vend të 4-t me 344 topa të fituar në 16 ndeshje. Pas tij vjen Emerson i Livornos dhe Mehdi Benatia i Romës. Në vendin e shtatë është Christian Zapata i Milanit, ndërsa mbyllin 10- shen më të mirë Federico Giacherini (Livorno), Stefan Saviq(Fiorentina) dhe në fund një tjetër shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili luan për Sampdorian. Ky i fundit ka luajtur më pak se të gjithë të tjerët, por, gjithsesi, gjendet në “Top-10?. Kujtojmë që Mustafi ka pasaportë gjermane dhe ka luajtur për Shpresat e këtij vendi.


 







Lorik Cana në "Top-5" e mbrojtësve më të mirë e Seria A

Ingrig Gjoni vjen me risi



image

 


Këngëtarja Ingrid Gjoni me albumin “Imposible” ka pasur sukses në tregun muzikor që prej daljes së tij. “Albumi, i cili është i treti për sa i përket karrierës sime muzikore, përmban dy këngë të reja, “Hit” dhe “Imposible”.


 


Përveç dy këngëve të reja, ky album përmban dhe këngët hit të bashkëpunimeve me Tony Ray, Stine dhe Flori Mumajesin, të cilin nuk e kisha publikuar, duke bërë një përmbledhje në DVD dhe CD me hitet që kam bërë gjatë tri viteve të fundit”, ka bërë të ditur Gjoni.







Ingrig Gjoni vjen me risi

Lëndohet Toure, humb sfidën me Barçan?



image

 


 


Manchester City dje siguroi pothuajse finalen e Capital One Cup pas fitores 6-0 ndaj West Ham, por megjithatë lajmet e këqija nuk mungojnë.


 


Trajneri kilian, Manuelle Pellegrini ka gjasa ta humbasë shërimbet e mesfushorit fantastik, Yaya Toure për një kohë mjaft të gjatë, sepse ish anëtari i Barcelonës ka probleme me gjurin.


 


Sipas mediave angleze 30-vjeçari do të ketë shumë shpejt një kontroll që do konfirmoj mungesën e lojtarit.


 







Lëndohet Toure, humb sfidën me Barçan?

Messi: Dua ta mbyll karrierën tek Barcelona



image

 


Lionel Messi thotë se ai dëshiron t’i japë fund karrierës te Barcelona, pas rikthimit të tij nga lëndimi.


 


Messi mbrëmë bëri paraqitjen e parë që nga dëmtimi i pësuar në nëntor, duke u inkuadruar si zëvendësues në 30 minuta te fundit dhe duke shënuar dy herë në fitoren 4-0 ndaj Getafes.


 


Dhe, pavarësisht spekulimeve se Messi është i gatshëm të largohet nga Barca pas përplasjes me disa prej drejtueseve të klubit, lojtari thonë se ai dëshiron të mbetet në Camp Nou derisa të pensionohet.


 


“Ideja ime është të qëndroj këtu dhe t’i jap fund karrierës te Barcelona”- ka thënë argjentinasi pas ndeshjes së të mërkurës.







Messi: Dua ta mbyll karrierën tek Barcelona

10 mijë euro për babagjyshët grabitës



Policia e Tiranës ofron 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion që çon në kapjen e babagjyshëve grabitës, të cilët vodhën një argjendari në një qendër tregtare në kryeqytet. Policia e Tiranës garanton për anonimatin e personit që do të japë informacionin. Kushdo që mund të ketë një informacion të tillë mjafton të marrin në numrin 129 të policisë së kryeqytetit, i cili është pa pagesë.


“Në vijim të njoftimit të datës 24.12.2013, ku në ambientet e qendrës tregtare në Tiranë, nën kërcënimin e armës ndodhi vjedhja me armë e një dyqani argjendarie, ju bëjmë me dije se, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ofron një shpërblim prej 10 mijë eurosh për çdo person që jep informacion të vlefshëm në drejtim të identifikimit dhe kapjes së autorëve, në çdo rast duke ruajtur anonimatin”, -thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.


Ngjarja ka ndodhur në datën 24 dhjetor, kur katër persona të veshur si babagjyshë, nën kërcënimin e armës, grabitën një argjendari në një qendër tregtare. Pas grabitjes, katër babagjyshët u larguar menjëherë në drejtim të paditur me një automjet, të cilin e dogjën dhe e braktisën në afërsi të Lundrës.


Identifikimi i grabitësve nga kamerat e sigurisë së qendrës bëhet i vështirë, për faktin se ata ishin maskuar si babagjyshë dhe nuk mund t’u shikohet fytyra. Kjo ka bërë që policia e Tiranës të kërkojë ndihmën e qytetarëve duke ofruar edhe shpërblimin prej 10 mijë euro për informacionet që do të çojnë në kapjen e grabitësve, transmeton shekulli.


Autorët dyshohet të jenë nga Kosova ose nga zonat e Laçit dhe Fushë-Krujës, sipas theksit të përdorur gjatë grabitjes, por policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre.





10 mijë euro për babagjyshët grabitës

Selimi me avokat amerikan, Lushtaku me izraelit



Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku kanë angazhuar avokatë me përvojë në Gjykatën e Hagës, ka mësuar “Koha Ditore”. Selimi pritet të përfaqësohet në gjykim nga avokati amerikan, Gregory Guy Smith, i cili ka mbrojtur Idriz Balajn në Gjykatën për krime lufte në ish-Jugosllavi.


Ndërsa Lushtaku do të mbrohet nga Nick Kaufman, nga Izraeli, i cili ka mbrojtur disa prej kriminelëve më të mëdhenj në botë, siç është Kaing Guek Eav, komandant i burgut të kmerëve të kuq në Kamboxhia. Ata kanë aplikuar për licencim në Odën e Avokatëve të Kosovës. Organet e OAK-së janë duke shqyrtuar aplikimet e tyre.


 Ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi dhe ish-komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, akuzohen për krime lufte, që supozohet se kanë kryer në Likoc në vitin 1998. Ata po ndiqen penalisht nga prokurorë ndërkombëtarë të EULEX-it. Akuzat kundër tyre janë të rënda, përfshirë torturimin, rrahjen sistematike dhe trajtimin çnjerëzor të të burgosurve. Lushtaku akuzohet edhe për vrasje të një civili shqiptar.





Selimi me avokat amerikan, Lushtaku me izraelit

Zëdhënësi i AAK'së, Ernes Luma: Serbët janë gjakpirës dhe kushërinj të Drakullës


Ernest Luma ka zbrazur mllefin e tij në Facebook kundër Ministrit serb, Aleksander Vulin, i cili, sipas disa medieve, ka thënë se “gjakovarët nuk janë njerëz”.

Zëdhënësi i AAK’së është vetë me prejardhje nga Gjakova dhe duket se kjo deklaratë e ka qitur prej taktit.


“Vulo, ti je shimpanzë e Karpateve. Kur këndej ka patur civilizim, të paret tu’ kanë jetu nëpër drunjtë e atyre maleve, atëherë kur aty ishte kufiri i qytetërimit. Për më shumë, soji juaj ka qenë dhe ishte gjakpirës, kusherinjë të Drakullës. A e din ti se edhe vampiri i parë paska qenë me origjinë nga Serbia?! Sot, ju përmbi Shumadi, jeni amazona (xhungla) e Evropës. Mësyja, mësyja edhe njëherë Gjakovës, n’ta majttë!”, ka shkruar Luma.




Zëdhënësi i AAK'së, Ernes Luma: Serbët janë gjakpirës dhe kushërinj të Drakullës

Rita do të jetojë në Los Angeles



image

 


Rita Ora dhe Calvin Harris po lëvizin së bashku. Këngëtarja shqiptare po mendon të vendoset në Beverly Hills të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me të dashurin e saj, me të cilin janë bërë bashkë një vit më parë, në tentim për ta ruajtur dashurinë e tyre, e cila rezikonte të shkatërrohej nga largësia.


 


“Nuk është sekret se kishte periudha gjatë vitit që shkoi kur ata ishin të mërzitur dhe të lodhur nga njëri tjetri. Nuk është e lehtë për një çift të ri të shpenzojë javë larg njëri tjetrit”, thotë një burim brenda çiftit.


 


– “Gjatë Krishtlindjeve, Calvin ka kërkuar nga Rita që të lëvizin drejt Los Angelesit me banim, kështu që ata do të lidheshin edhe më shumë. Ai beson se lidhja e tyre mund të zgjasë dhe të përforcohet, nëse qëndrojnë afër njëri tjetrit”, vazhdon burimi.


 


23 vjeçarja ishte përzënë nga apartamenti që e kishte marrë me qira në Londër, për shkak të ndejave që i mbante natën dhe prishjes së qetësisë së komshinjve.


 


“Ritës i duhej kohë për ta marrë një vendim. Është një hap i madh. Mirëpo, ajo kalon shumë kohë në LA dhe ka miq atje. Kështu që, ajo e di se kjo është gjëja e duhur që duhet bërë. Calvin ishte i lumtur kur Rita iu përgjigh me po”, përfundoi ky burim. 29 vjeçari skocez është DJ i njohur botëror.







Rita do të jetojë në Los Angeles

I papuni i kërkon ndihmë Berluskonit, i merr 50 mijë euro



image

 


Një i papunë në Itali i ka shkruar para disa muajsh një letër të dëshpëruar ish kryeministrit italian Silvio Berluskoni duke i kërkuar ndihmë financiare. Përgjigja ka ardhur para disa ditësh, dhe brenda në zarf kishte dhe 50 mijë euro, njofton Abc.news. Mario Padovan 45 vjecar, prej kohësh ishte i papunë, ashtu si dhe bashkëshortja e tij në pritje të dy binjakëve. Në një përpjekje të dëshpëruar për gjetjen e një mënyre për të paguar faturat ai vendosë ti shkruajë kryetarit të Forca Italias që i është përgjigjur pozitivisht. Para gazetarëve Mario Padovan e ka përshkruar Berluskonin si nje njeri zemërgjerë që ka shpëtuar atë dhe familjen e tij nga varfëria.







I papuni i kërkon ndihmë Berluskonit, i merr 50 mijë euro

Boksieri shqiptar që po mahnit Irlandën


image

 


Quhet Valdrin Lubishtani dhe është vetëm 18 vjeçar. Ai në fund të vitit të po lëmë pas ka hyrë si profesionist si boksier i luftërave “në kafaz”.


 


Në katër ndeshjet e para ai tri i ka fituar me nokaut dhe një me vendim të gjyqtarëve.


 


Ndryshe, Valdrini kishte shkuar si imigrant gjatë luftës në Kosovë në Irlandë dhe atje ka arritur që të zhvilloj karrierën e boksierit.


 


Atë tashmë kanë filluar ta quajnë “The Albanian Bear” apo “Ariu shqiptar”.


 






Boksieri shqiptar që po mahnit Irlandën