Saturday 31 August 2013

Resurset potenciale, sigurojnë zhvillim


Kosova ka pasuri të mjaftueshme që mund të sigurojnë zhvillim të përgjithshëm ekonomik, por këto potenciale mbesin të pashfrytëzuara, thonë ekspertë të kësaj fushe.

Sipas tyre, resurset minerale, metalike, industria e tekstilit dhe sektori i bujqësisë, konsiderohen si sektorë mjaft tërheqës, si për investitorë vendorë, po ashtu edhe për ata ndërkombëtarë.


Eksperti për çështje ekonomike, Muhamet Mustafa, konsideron se Kosova ka kapacitete edhe pse deri më tani nuk kanë sjellë efekte. Kapacitetet ekzistuese, sipas tij, janë njerëzit me diturinë dhe aftësinë e tyre dhe burimet natyrore.


Por, kapacitetet funksionojnë në qoftë se ato janë dhënë në kuadër të një qeverisjeje të suksesshme, e që nënkupton shumë parakushte, thotë Mustafa.


“ Kapacitetet mund të jenë potenciale, por ato mund të shfrytëzohen vetëm atëherë kur krijohen parakushtet dhe një bashkësi e kushteve, sa një vend disponon me kapacitete, me dije, shkathtësi edhe burime natyrore, fizike dhe të tjera. Dhe, sa këto burime i kombinon në mënyrën më të mirë me një sistem efektiv të qeverisjes, të shtetit ligjor të qeverisjes së suksesshme makro-ekonomike, të sigurisë së investitorëve, të zbatimit të kontratave dhe shumë aspekte të tjera”, thotë Mustafa.


Ndërkaq, Mustafë Hasani, ekspert i kësaj fushe, popullatën e re, e konsideron si potencial kryesor në vend, duke përmendur resurse tjera që mund të ndikojnë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.


Hasani, i cili ka qenë edhe udhëheqës i Agjencisë për Promovimin e Investimeve, tregon se interesimi i investitorëve të huaj nuk ka munguar për sektorët të ndryshëm në vend.


“Resurse tjera që ne kemi, materiale, janë sidomos ato të minierave dhe mineraleve. Viteve të pasluftës nuk e kemi zhvilluar këtë resor që mund të jetë shumë atraktiv”.


“Ka ende fuqi punëtore që është e përgatitur dhe mund të tërheqë investitorë të huaj, për shembull në sektorin e tekstilit. Është pjesa e Gjakovës, ku mund të tërhiqen kompani të ndryshme që dëshirojnë të bëjnë punimin e dorës, për shkak të makinave në fabrikat që ekzistojnë; për shkak të fuqisë së lirë punëtore dhe ato prapë të kthehen në vendet të tjera”, shprehet Hasani.

“Fakti se nuk kemi investime të investitorëve të jashtëm, por as të brendshëm, tregon se nuk është krijuar një mjedis që i ndërlidh këto bashkësi të parakushteve


Por Muhamet Mustafa, nuk përmend ndonjë sektor të caktuar, mirëpo e rëndësishme, sipas tij, është që sektorë ka të mjaftueshëm.


Ai, ndërkaq, vlerëson se në rend të parë duhet të krijohet një ambient i përshtatshëm që investitorët potencialë t’i zgjedhin vetë sektorët e dëshiruar.


“Fakti se nuk kemi investime të investitorëve të jashtëm, por as të brendshëm, tregon se nuk është krijuar një mjedis që i ndërlidh këto bashkësi të parakushteve. Do të thotë nuk janë vetëm burimet, nuk janë vetëm parakushtet, por është edhe sistemi qeverisës, sistemi ekonomik, ligjor, mjedisi biznesor, shumë aspekte që duhet të ndërlidhen që ato kapacitete strategjike të vihen në veprim”, vlerëson Mustafa.


Me një angazhim më të madh të autoriteteve kompetente, ekspertët thonë se do të ketë investime të huaja dhe në këtë mënyrë, siç shprehen ata, do të sigurohet prosperitet më i mirë ekonomik.




Resurset potenciale, sigurojnë zhvillim

Gazetarja e “Mail” rindërton skemën, ja si u vra Lady Diana



31 gusht Gazetarja e “Mail” rindërton skemën, ja si u vra Lady Diana


 


16 vite më parë, më 31 gushtin e vitit 1997 humbi jetën në një aksident automobilistik princesha Diana, një lajm të cilin bota nuk do ta harronte asnjëherë. Mercedesi i saj u përplas brenda një tuneli në Paris ndërsa mbetën të vdekur, Lady Diana, shoqëruesi Trevor Rees-Jones, shoferi Henri Paul dhe Dodi Fayed. Tanimë, gazetarja Sue Reid ka mundur që falë fakteve dhe dëshmive, ashtu sikurse një rrëfimi të vetëm pak ditëve më parë të bërë nga një ish agjent i shërbimeve sekrete ushtarake britanike, ka mundur të ndërtojë skemën e asaj çka dyshon se ka ndodhur. Në orën 12:20, princesha në Mercedes sëbashku me të dashurin Dodi Fayed kalojnë larg hyrjes së Paris Ritz Hotel për të shmangur paparacët që prisnin përpara. Ndërsa Mercedesi hyn në tunelin Pont d’Alma, dëshmitarët insistojnë se kanë parë që makina është njekur nga një motorr i zi, një Fiat Uno dhe një mjet tjetër i zi nga pas. Kjo e ka bërë shoferin të udhëtojë më shpejt dhe në mënyrë më të papërqëndruar. Pasi është rrethuar mjeti, një person në motorr lëshon lazer ndaj shoferit duke i shkaktuar çorientim dhe devijim nga trajektorja. Njëri prej personave në motorr zbret pas përplasjes së makinës, kontrollon për të vdekurit dhe më pas jep një shenjë e cila sipas gazetares përdoret nga shërbimet ushtarake sekrete për të treguar se dikush ka vdekur dhe misioni është përmbushur.





Gazetarja e “Mail” rindërton skemën, ja si u vra Lady Diana

Tendenca e re, dalin ne shitje edhe punimet e diplomave



diplomat 640x340 300x159 Tendenca e re, dalin ne shitje edhe punimet e diplomave


 


Nëse për një punim diplome duhen muaj te tere deri dhe vite për tu realizuar, ne Shqipëri kjo mund te behet brenda pak orësh. Duket qesharake por është e vërtete! Edhe ky proces është kthyer ne biznes. Te tilla oferta ne forme njoftimesh, afishohen vazhdimisht ne muret e fakulteteve por dhe ne rrjetet sociale. Persona qe nuk publikojnë autorësinë  ofrojnë kundrejt parave, punime diplomash, esesh apo dhe tema projektesh. 2 deri 3 mije leke te rinj është çmimi i punimi te gatshëm, diploma. Këtë fakt e pohojnë dhe studentet qe shpeshherë joshen nga oferta te tilla. Ata qe duket se i marrin vesh te fundit duket se janë drejtuesit e fakulteteve. Te habitur nga  këto fenomene, ata nuk ngurojnë ta cilësojnë pirateri  intelektuale ndaj kërkojnë hetim dhe masa për frenim. Me shume se dëshire apo prirje, te rinjtë  shqiptare ndjekjen e Universitetit sot e shohin si detyrim. Te kushtëzuar nga prindërit dhe mentaliteti,  ata hyjnë ne  shkolle te larte dhe dalin pas disa vitesh me nje diplome. E blere ose e falur, këta te rinj  e dine mire se nuk mund ta përdorin ne tregun e punës, për aq kohe sa Universiteti për ta ka qene thjesht ndjekje e traditës! /VizionPlus/





Tendenca e re, dalin ne shitje edhe punimet e diplomave

Kosova, pritje madhështore për kampionen e botës Majlinda Kelmendi



majlinda 300x231 Kosova, pritje madhështore për kampionen e botës Majlinda Kelmendi


 


Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon nesër pritje shtetërore për xhudistët Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe trajnerin e tyre Driton Kuka. Kelmendi fitoi medaljen e artë, si xhudiste e Republikës së Kosovës, në Kampionatin Botëror të Xhudos që u mbajt në Rio de Janeiro të Brazilit. Gjakova ndërkaq u rëndit në pozitën e shtatë. Kjo është medalja e artë e para për shtetin e Kosovës në një kampionat zyrtar botëror dhe renditja e Gjakovës në pozitën e shtatë ka bërë që suksesi i Kosovës në këtë kampionat vetëm më dy garuese të jetë i madh.

Pritja do të fillojë që nga Aeroporti i Prishtinës, me mbërritjen e ekipit të Kosovës, i paraparë në orën 18:15. Në orën 18:30 Ministri Krasniqi bashkë me ekipin fitues do të mbajnë një konferencë për shtyp në sallën e konferencave në ANP. Pas konferencës, ekipi fitues, në mënyrë të organizuar do të niset nga ANP për në sheshin ”Nëna Terezë” në Prishtinë, ku Majlinda Kelmendi dhe të tjerët do t”u drejtohen qytetarëve. Mbërritja në shesh pritet të bëhet rreth orës 19:00. Ndërsa, pas Prishtinës, ekipi do të vazhdoj për në qytetin e Pejës, ku edhe atje do të organizohet një pritje publike.


MKRS vlerëson se suksesi i xhudistëve tanë në kampionatin Botëror të Xhudos në Rio është një sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën. Me këtë rast, ne edhe një herë ftojmë qytetarët që të jenë prezent të dielën nga ora 18:00 në sheshin ‘Nëna Terezë’ (afër Hotel Sëiss Diamond) ku edhe do ta nderojmë ekipin që ngriti flamurin e Kosovës në Brazil.


Një pritje dinjitoze është edhe një mesazh më shumë për gjithë komunitetin sportiv ndërkombëtar për dëshirën dhe potencialin tonë të madh për të qenë të barabartë në garat ndërkombëtare në çdo sport. Ky mbetet një objektiv i yni i vazhdueshëm dhe i palëkundshëm.


Po ashtu, MKRS dëshiron të ripërsëris përkushtimin e lartë për të gjithë sportistët e Kosovës dhe sportin tonë në përgjithësi, duke synuar gjithmonë bashkëpunimin dhe mbështetjen për përmirësimin e kushteve, për gara sa më cilësore dhe për prezantim sa më të mirë të sportistëve tanë.





Kosova, pritje madhështore për kampionen e botës Majlinda Kelmendi

Psikologia Jorida Rustemi në raport me një biznesmen grek



jorida 350x350 Psikologia Jorida Rustemi në raport me një biznesmen grek


 


Bukuroshja Jorida Rustemi e njohur si një ndër psikologet kryesore që shfaqen në media ka nisur një histori dashurie. Pedagogia 35 vjeçare këtë vere e ka kaluar në Greqi dhe raportohet se ka shëtitur në plazhet e Lefkadas, Kefalonia dhe Zykynthos. Jorida siç njofton Panorama është kujdesur që në profilin e saj të mos shfaqet fakti se ka krijuar një raport por në fakt mësohet se ajo ka gjetur biznesmenin Bill Stahos. Ai është mbi 40 vjeç dhe ka një biznes të mirëmbajtjes së kompiuterave në Tiranë.





Psikologia Jorida Rustemi në raport me një biznesmen grek

Tito kishte kërkuar azil në Zvicër në vitin 1948



image

 


Josip Broz Tito në vitin 1948 kishte kërkuar azil nga autoritete zvicerane. Ishte kjo koha e konfliktit me Stalinin kur invadimi sovjetik në Jugosllavi konsideroj skenar shumë i mundshëm, shkruan historiani britanik Keith Jeffrey në librin e vet  “MI6 Historia e Shërbimit sekret informativ 1909-1949.”


 


Kjo është historia e parë e shërbimit informativ britanik. Libi voluminoz me gati 800 faqe shkruar në bazë të dokumenteve të MI6 e që përfundon me fillimin Luftës së Ftohtë. Keith Jeffrey u ndesh me shumë kufizime derisa e shkruante librin për shkak se shumë dokument të rëndësishme ishin shkatërruar për shkak të dyshimeve të mëdha në duhej futur detaje të reja, për shembull a duhet zbuluar emrat e disa agjentëve të pensionuar të cilët kur ishin aktivë nuk u zbuluan. Identiteti i tyre është i mbrojtur.


 


 







Tito kishte kërkuar azil në Zvicër në vitin 1948

Mirjeta e BB dashurohet me një biznesmen: Më dhuroi një Maserati 130 mijë paund



mirjeta2 350x350 Mirjeta e BB dashurohet me një biznesmen: Më dhuroi një Maserati 130 mijë paund


 


Duket se Mirjeta Bajramaj e njohur në spektaklin Big Brother Albania dhe më pas për historitë e saja të dashurisë mes Shqipërisë dhe Londrës ka një tjetër të re në jetën e saj. Po përjeton një histori dashurie për të cilën ndihet krenare. Ajo është njohur me një djalë shqiptar që jeton prej vitesh në Londër. “Tani po dal me një fjalë shumë të mirë. Po punoj si gjithmonë dhe për sa u përket pushimeve isha dy muaj me pushime në gjithë evropën në një udhëtim mbresëlënës me makinë”, u shpreh ajo për Panorama. Më pas ajo sqaron se “i dashuri im është 29 vjeç, një djalë shqiptar por që prej vitesh jeton në Londër. Është i mirë, shumë profesionist në gara makinash dhe më e rëndësishmja është që më adhuron. Kemi dy muaj që njihemi dhe natyrisht që më ka gëzuar me një dhuratë shumë të bukur, që është kjo makinë “Maserati” që shihni në foto. Makina kushton 130 mijë paund”.





Mirjeta e BB dashurohet me një biznesmen: Më dhuroi një Maserati 130 mijë paund

Guardiola dhe Ribery bënë festë të çmendur


Franck Ribery ia dedikon Pep Guardiolas golin e tij në SuperKupën e Europës përballë Chelseat, ku Bayern Munich fitoi me penallti 5-4. Francezirealizoi golin e parë për bavarezët në minutën e 47’ duke barazuar shifrat. Fituesi i çmimit të “lojtarit më të mirë UEFA”, tha se gjigantët gjerman luftuan deri në fund e se fitorja përballë Londinezëve ishte mëse e merituar.


30-vjeçari francez pranoi se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin spanjoll dhe se triumfi në SuperKupë ishte i rëndësishëm për Guardiolën, shkruan albeu.


Por kjo u pa edhe gjatë festimit të golit. Si francezi ashtu edhe tekniku katalanas festuan në një mënyrë të çmendur, gjë që nuk e kishin parë më parë tek asnjë prej tyre.




Guardiola dhe Ribery bënë festë të çmendur

Rezervistët e MUP-it synojnë Policinë


Qeveria e Serbisë është duke synuar t’i punësojë sa më shumë serbë në Qeverinë e Kosovës, gjatë procesit të shpërbërjes së strukturave paralele në veri dhe integrimit të tyre në institucionet e Kosovës. Në takimin e fundit të ekipeve dialoguese në Bruksel, del të mos jetë diskutuar vetëm për integrimin e pjesëtarëve të MUP-it dhe atyre të ‘Mbrojtjes Civile’.

Burime të afërta me dialogun thonë se zyrtarë të delegacionit të Kosovës janë njoftuar në Bruksel se pala serbe ka prezantuar një listë më të gjatë se herën e kaluar për pjesëtarët e MUP-it që duhet të ‘shkrihen’ në Policinë e Kosovës.


“Pala serbe po insiston që rezervistët e MUP-it t’i fusë në listat e pagave në kuadër të institucioneve të Kosovës. Ne u kemi thënë zyrtarëve në Bruksel se një gjë e tillë është e papranueshme, por, megjithatë, kjo çështje mund të diskutohet me insistim të palës serbe”, ka thënë një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës, i përfshirë në procesin e bisedimeve.




Rezervistët e MUP-it synojnë Policinë

Shaqiri ia fiton Superkupën e Evropës Bayernit



image

 


Xherdan Shaqiri ka shënuar golin vendimtarë nga penalltia, në Supërkupën e Evropës kundër Chelseat duke i dhënë fitoren Bayerjnit 5:4 në penallti.


 


Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1:1 ku shënuan Torres te Chelsea dhe Ribery te Bayerni.


 


Në vazhdime ishin prapë londinezët që shënuan të parët. Eden Hazard shënoi në minutën e 93-të ndërsa në aksionin e fundit të ndeshjes Javi Martinez shënon për 2:2.


 


Në penallti të gjithë ishin të sakt përveq penalltisë së fundit të cilën e huqi Romelu Lukaku. Paraprakisht penalltinë e fundit për Bayernin e kishte shënuar kosovari Xherdan Shaqiri.


 


Njëkohësisht kjo ishte fitorja e radhës e Pep Guardiolas kundër Jose Mourinhos.







Shaqiri ia fiton Superkupën e Evropës Bayernit

Avokati i Dafinës në gjykatë me publikuesin



Besfort Hasanaj, personi i cili po përflitet si publikuesi i videoskandalit të Dafina Zeqirit, ku kjo e fundit ofendonte disa prej kolegeve të saj në muzikë, thotë se edhe vetë atij i intereson të mësojë se cili është personi që e ka nxjerrë videon në fjalë.


“Edhe mua më intereson ta di se kush e ka bërë këtë inçizim, i cili ka ardhur nga dikush që prezantohet si fans i flaktë i BESFORT VIDEO M1. Ai ka dërguar materialin (videot) i mllefosur pse Dafina për një boshnjak e tradhton shqiptarin, e në këtë rast njeriun të cilin deri dje e konsideronte si baba!”, ka thënë Hasanaj për gazetën “Express”. Sipas tij, ai ka dërguar edhe disa video dhe inçizime të tjera, për të cilat ai nuk dëshiron të flasë. “Por kanë të bëjnë me jetën familjare të Dafinës, e që është shumë e trishtueshme. Të gjitha i ka dërguar në emër të estradawikileaks”, thotë Besfort.


Publikimi i inçizimit të Daffy-t është vepër penale


Skandali i publikimit të inçizimeve të Dafina Zeqirit, e cila flet për kolegët e saj fjalë jo të mira, mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë publikuesit të tyre. Kjo, pasi me ligj është i ndaluar inçizimi dhe publikimi i paautorizuar i bisedave private. Avokati i Dafina Zeqirit, Arianit Koçi, ka konfirmuar për “Express” se për momentin është në fazën e grumbullimit të provave dhe fakteve, në mënyrë që më tej të procedohet lënda në polici dhe publikuesi i këtij audioinçizimi të vihet para drejtësisë. “Lidhur me këtë çështje më ka kontaktuar Dafina dhe jam në fazën e mbledhjes së provave dhe të shqyrtimit të fakteve”, ka thënë Koçi për gazetën. Ai shprehet se publikimi i paautorizuar i çdo bisede private është i dënueshëm.

“Në parim, inçizimi i paautorizuar i bisedave private dhe publikimi i tyre është veprim kriminal, pra vepër penale. Zakonisht publikimi i këtyre bisedave private përcillet edhe me ndonjë vepër tjetër penale, si psh, shantazhi. Me këto veprime dëmtohet rëndë reputacioni i viktimës”, shprehet Koçi. Avokati Koçi thotë se tashmë është konsultuar edhe me Dafinën dhe ai do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për ta mbrojtur interesin dhe integritetin personal të Dafina Zeqirit.


Përmbajtja e inçizimit


Këngëtarja e njohur e dhjetëra hiteve, që solli një stil shumë të veçantë në muzikën shqiptare është regjistruar nga publikuesi i videos ndërsa shante disa prej kolegeve të saj në muzikë, si Tuna, Zanfina Ismaili, etj… Kështu, në bisedën private të publikuar në ‘Youtube’, Dafina Zeqiri rrëfen raportet e saj me këngëtarët e skenës, përkatësisht me Tunën. “Se unë kam ni kohëve të fundit, më falni në shprehje, se Tuna kish hëngër goxha shumë m** për mu”, ka thënë Daffy për Altuna Sejdiun. E ndërsa kujton bashkëpunimin e suksesshëm me Tunën, ku dy këngëtaret u përfolën si shoqe të ngushta, Dafina thotë: “Unë e kam pas idenë për këngën dhe në fund ata kompozitorët e kanë marrë idenë teme. Kemi pas probleme të shumta dhe ajo është një femër shumë dyfytyrëshe”, ka vazhduar Dafina për Tunën, konflikti me të cilën thuhet se ka kohë që ekziston. Më tej gjatë bisedës Daffy thotë se ka vuajtur shumë gjatë regjistrimit të këngës me Tunën dhe se ka hequr të zitë e ullirit nga ajo, ndërsa ka shtuar se i vetmi personazh në skenën shqiptare, të cilën e ka shoqe është këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj. Dafina, që pa modesti në këto biseda e quan vetën të “famshme” (në fakt e tillë është) thotë se ajo nuk jep më intervista për gazeta pa u paguar.


“Tash nëpër gazeta nuk dal, sepse ju thashë po i shitni gazetat për tri euro ose dy euro dhe ju po fitoni sepse fytyra e ime është në faqe të parë”. Dafina më tej tregon se si Blero dhe Teuta Krasniqi i kanë shitur fotot e vajzës një reviste. Ajo ka folur edhe për çmimet e saj nëpër koncerte, duke thënë se meritoj të vlerësohem. Daffy ka qenë kritike edhe ndaj Zanfina Ismailit dhe disa këngëtarëve të tjerë. “Unë përpara kam fol me krejt dhe tani e kam zgjedhur shoqërinë time, sepse përpara unë budalla folsha me krejt”./Bluetooth/





Avokati i Dafinës në gjykatë me publikuesin

Fëmijët e zhdukur në Greqi, u shitën për 500 euro



Shumë e rëndë është ajo që ka ndodhur me 502 fëmijët romë nga Shqipëria, të cilët janë zhdukur nga institucioni shtetëror bamirës, “Agia Varvara” në Greqi (në foto), në vitin 1998 dhe për fatin e të cilëve askush nuk thotë gjë.


Deputetja e SYRIZA-s Maria Janakaki (në foton e mëposhtme), e cila e ngriti çështjen në Parlamentin grek, tregon se interesimi i saj për këtë çështje bie në vesh të shurdhër. “Sa herë që jam përpjekur për të marrë përgjigje nga institucioni kam ndeshur në një mur të lartë. Më kanë thënë se fëmijët kapërcyen gardhin dhe ikën”, thotë ajo.


Teksa Ministri i Drejtësisë, Transparencës dhe të Drejtat e Njeriut, Haralambos Athanasiu urdhëroi një hetim të ri nga e para për skandalin, është vendosur prokurori i ri për çështjen. Ai duhet të hetojë sesi për 15 vjet, jo një e dy, por plot 502 fëmijë janë zhdukur nga institucioni ” Agia Varvara”. Gjithçka e ka fillesën në vitin 1998, kur ministri i atëhershëm grek i Rendit Publik urdhëroi të ndalohet biznesi i shfrytëzimit të fëmijëve, pas një aksidenti me makinë në Selanik me dy fëmijë shqiptarë të rrugës.


Gjatë aksionit, policia mblodhi nga rruga 615 fëmijë shqiptarë, të cilët u dërguan në qendrën për mbrojtjen e të miturve “Agia Varvara”, qendër që varet nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Mirëqënies.


Disa prej këtyre fëmijëve u riatdhesuan në Shqipëri, ku dhe kanë gjetur familjet e tyre. Rreth 60 prej tyre u morrën nga familje kujdestare apo shkuan në jetimore në Greqi.


Veçse për 502 fëmijë të tjerë, fati vazhdoi të jetë ndoshta edhe më i vështirë, pasi në rrethana misterioze u zhdukën nga institucioni dhe askush nuk i kërkoi.


Në vitin 2002 organizata “Terres des Hommes” filloi hetime për fëmijët e rrugës nga Shqipëria dhe tha se fëmijët iu ishin shitur trafikantëve nga disa punonjës të institucionit, me çmimin 500 € secili.


Sipas organizatës, shumë prej fëmijëve të zhdukur nga Fondacioni u blenë nga kontrabandistët për 500 €, për shfrytëzim ekonomik, për të lypur, për prostitucion apo për shitje të organeve. Mediat greke flasin për një bashkëpunim të mafias shqiptare dhe asaj greke, që përfitojnë nga shitja dhe shfrytëzimi i fëmijëve. Një hetim i Avokatit të Popullit në Greqi në mars 2004, doli në përfundimin se nuk ka pasur tregti me fëmijët.


Në vitin 2007 papritur kërkimi ndaloi, megjithatë prokurorët gjetën probleme serioze në funksionimin e institucionit, pritjen e fëmijëve në të, ku bashkangjitën edhe përgjegjësitë e Ministrive të Rendit Publik dhe asaj të Punës, për trajtimin e çështjes.


Në qershor 2012 çështja u ripublikua nga Komiteti për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve të OKB-së.


Para disa ditësh u ngrit në Parlament nga deputetja e SYRIZA-s dhe për pasojë ministri i Drejtësisë kërkoi rihapje të dosjes.


Megjithatë ka shumë pak gjasa që ne të dimë se çfarë ka ndodhur me këta njerëz, kush dhe pse dhunoi këta fëmijë, duke stigmatizuar përgjithmonë shpirtrat e tyre të pafajshëm…?!





Fëmijët e zhdukur në Greqi, u shitën për 500 euro

Jahjaga: Intervenoni në Siri


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është pozicionuar në favor të sulmit ushtarak në Siri, derisa ka dënuar një sulm ndaj popullsisë civile atje.

“Presidentja e Kosovës e fton bashkësinë ndërkombëtare duke i dhënë mbështetje nismës së vendeve demokratike në krye me SHBA-të për intervenim të menjëhershëm dhe efikas për të ndalë dhunën që forcat e regjimit po e bëjnë ndaj popullit të Sirisë” thuhet në njoftim për media të lëshuar nga Zyra e Presidentes të premten.


Me këtë rast, Jahjaga ka thënë se përvojat e intervenimit në Kosovës mund ti shërbejnë bashkësisë ndërkombëtare.


“Duke marrë parasysh përvojat e intervenimit humanitar në Kosovë, Presidentja Jahjaga konsideron se vetëm intervenimi ndërkombëtar në Siri mund të ndalë gjakderdhjen dhe mund të shpëtojë jetën e qytetarëve duke krijuar kushtet që populli i Sirisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe demokratike të përcaktojë qeverisjen e vendit. Është parim i përgjithshëm që të mbrohen liritë dhe të drejtat e qytetarëve nga dhuna ushtarake e sistemeve diktatoriale” thuhet më tej në kumtesë.


Jahjaga e ka quajtur të pashpirtë sistemin e diktatorit Assad ndërsa ka dënuar sulmet e fundit atje, përfshirë edhe përdorimin e armëve kimike kundër popullsisë civile.


“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga me hidhërim të thellë e dënon sulmin me bomba napalm ndaj popullsisë civile në zonën e Aleppo në Siri, ashtu si edhe ditë më parë kur u përdorën armët kimike që morën jetët e qytetarëve të pafajshëm ndër ta edhe fëmijë që tregon ashpërsinë e konfliktit në Siri dhe pashpirtësinë e sistemit qeverisës të diktatorit al- Assad.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me aleatët pritet të ndërmarrin një sulm kundër Sirisë. Por votimi kundër në Parlamentin britanik ka ngatërruar pak punët. Sido që të jetë e vendosur pro sulmit po shfaqet Franca.


Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka deklaruar se, vendi i tij mund të marrë pjesë në çfarëdo aksioni ushtarak kundër Sirisë edhe pa praninë e Britanisë së Madhe. Reagimi i presidenti francez vjen pak kohë pas vendimit të Parlamentit të Britanisë së Madhe për të kundërshtuar çfarëdo ndërhyrje ushtarake në këtë vend, nëse paraprakisht nuk ekziston pëlqimi i OKB’së.




Jahjaga: Intervenoni në Siri

Telefonat më të mirë të mençur të këtij viti



timthumb .


Disa muaj para se në “Mobile World Congress” të zgjidhej telefoni më i mirë i mençur për vitin 2012, shumica e analistëve dhe gazetarëve që merren me këtë fushë kanë qenë të bindur që këtë titull do ta merr “Samsung” dhe modeli i tij Galaxy S3. Këto parashikime dolën të vërteta dhe modelet e “Samsung-ut” për të dytin vit me radhë u zgjodhën telefonat më të mirë të mençur që gjenden në treg.


Por kur është në pyetje zgjedhja e telefonit më të mirë të mençur për vitin 2013, këtu është pak më e vështirë të përcaktohet pasi që konkurrenca e këtij viti është vërtetë e madhe. Kur janë në pyetje madhësia dhe cilësia e ekranit dhe karakteristika harduerike të telefonave të avancuar të mençur, modelet janë duke u bërë gjithnjë e më të ngjashëm dhe kompanitë që bëjnë prodhimin e tyre gjithnjë e më shumë vëmendje u kushtojnë gjërave si, cilësia e shtëpizës, kamera e avancuar, softueri për menaxhimin e telefonit dhe ndërfaqja.


Edhe pse kanë kaluar tetë muaj të këtij viti, tashmë po përmenden tre kandidatë “serioz” për telefonin më të mirë të vitit. Sony Xperia Z, HTC One dhe Samsung Galaxy S4 janë atë që momentalisht konsiderohen më të mirët. Por duhet ditur se deri në fund të vitit pritet të paraqiten edhe modele tjera dhe kjo listë do të shtohet.


- Sony Xperia Z: Sony Xperia Z të cilin kompania e njohur e prezantoi në panairin “CES” vjen me ekranin me diagonale prej pesë inç me rezolucion 1920×1080 pikselë dhe punon me procesorin me katër bërthamë Snapdragon S4 Pro me takt pune 1.5 GHz, ka 2GB RAM, kamerën 13MP me të cilën mund të realizoni HDR fotografi, video të dhëna dhe ka mbështetjen për NFC dhe LTE. Me atë që dallohet nga modelet konkurrentet është që është rezistent në ujë (në “Sony” thonë që mund të përdorni edhe në vaskë derisa jeni duke u larë) dhe është rezistent në pluhur. Ky telefon në treg është paraqitur kohë më parë, ndërsa sipas informacionet që gjenden në internet, Sony Xperia Z në disa tregje është shitur tërësisht dhe nuk mund ta gjeni asnjë të vetëm.


- HTC One: Disa ekspertë të cilët janë marrë me analizimin e këtij telefoni, besojnë që HTC One mund të bëhet një hit i vërtetë sa i përket shitjes dhe ai do të mund të nxjerr nga problemet e mëdha kompaninë “HTC” me të cilat po ballafaqohet kohët e fundit. Kjo pajisje ka një dizajn të shkëlqyeshëm është bërë nga alumini, ka ekran më të vogël sesa sa modeli i “Sony-t” dhe ai i “Samsung-ut” (4.7 inç, me rezolucionin Full HD), por mund të lëvdohet me dendësinë më të lartë të pikselëve (468ppi) në krahasim me modelet konkurrente.


Po ashtu, posedon edhe harduerin kulmor, procesorin katërbërthamësh me takt pune 1.7GHz, 2GB RAM, 32 përkatësisht 64GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave dhe mbështetjen për 4G LTE. Në këtë kompani vëmendje të posaçme i kanë kushtuar kamerës e cila shfrytëzon të ashtuquajturit “Ultrapikselë” të cilët pranojnë tri herë më shumë dritë dhe mundëson realizimin e fotografive të shkëlqyeshme, madje edhe në kushte kur ndriçimi është i dobët.


Shfrytëzimi i ultrapikselëve ka ndikuar në rezolucionin e kamerës dhe me të mund të realizoni fotografi deri në 4MP, por në “HTC” thonë që nuk është e rëndësishme rezolucioni i fotografisë, por cilësia e tyre e cila është në nivelin më të lartë kur është në pyetje kamera HTC One. Këtu duhet të përmendim edhe versionin e ri të ndërfaqes “Sense”, atë BlinkFeed e cila në ekranin kryesor sjell lajmet më të rëndësishme, informacionet nga rrjetet shoqërore dhe gjëra të tjera interesante.


- Samsung Galaxy S4: Ky telefon i “Samsung-ut” paraqet evolucion të serisë Galaxy S, dhe përveç harduerit të përmirësuar, sjell edhe inovacione shumë interesante softuerike të cilat përdoruesit do t’ju mundësojë menaxhimin më të lehtë me telefonin, mundësi të reja me rastin e fotografimit, menaxhimin me zë. Sa i përket harduerit, modeli i ri Galaxy është me siguri telefonin më i fuqishëm në treg me tetë bërthama, përkatësisht me procesorin katërbërthamësh (varësisht nga tregu në të cilin paraqitet) me takt pune 1.9GHz, ka 2GB RAM, deri 64GB memorie e cila me kartelën shtesë mund të zgjerohet në 128GB dhe posedon kamerën prej 13MP. Derisa “HTC” vëmendje të madhe i ka kushtuar vetë censorëve të kamerës dhe cilësisë së fotografisë, “Samsung” më shumë është marrë me opsione interesante të cilat i mundësojnë personit që fotografon “të futet” në fotografinë e bërë me kamerën e pasme etj.


Nga gjërat e tjera interesante që sjell modeli i ri Samsung Galaxy S4 mund të veçojmë atë të menaxhimit në disa opsione me lëvizjen e duarve apo gishtërinjve, pa e prekur, dhe këto lëvizje i bëni mbi ekran si dhe këtu është edhe përcjellja e shikimit të përdoruesit derisa i shikon video të dhëna e caktuara në telefon, kur të largon shikimin nga ekrani automatikisht pauzohet reproduktimi. Pra, këta janë tre telefonat më të mirë që gjenden momentalisht në treg, por siç e thamë edhe më lart deri në fund të këtij viti janë edhe katër muaj kështu që mund të presim edhe shumë modele të reja të cilët do të futeshin në garë për t’u zgjedhur telefoni më i mirë i mençur për vitin 2013. Se kujt do t’i takojë ky titull duhet të presim edhe një kohë e do ta kuptojmë.


 





Telefonat më të mirë të mençur të këtij viti

Friday 30 August 2013

Miranda Kerr foto provokative në revistën “V”



miranda1 Miranda Kerr foto provokative në revistën “V”


 


Nuk është e pazakonte për një modele të “Victoria’s Secret” që të heqë rrobat e të pozojë. Duket se super modelja australiane Miranda Kerr ka vendosur të bëjë të kundërtën duke kujtuar pornostaren Ciciolina ndërsa pozon në revistën “V”. /DailyMail/


article 2407012 1B81AE27000005DC 490 634x847 Miranda Kerr foto provokative në revistën “V”


article 2407012 1B81AF5C000005DC 978 634x847 Miranda Kerr foto provokative në revistën “V”





Miranda Kerr foto provokative në revistën “V”

Boateng tek Schalke, Kaka tek Reali



kaka real Boateng tek Schalke, Kaka tek Reali


 


Milano rikthehet në epiqendrën e merkatos së verës kur mbeten edhe pak ditë nga gongu final. Nuk bëhet fjalë për Interin, por për Milanin që praktikisht nuk ndryshon në mekanizmat e skuadrës. Lajmi bombë erdhi në orët e para të ditës së premte kur shoqëria kuqezi, në sintoni me minatorët e Schalke 04 njoftoi transferimin e mesfushorit ganez, Kevin Prince Boateng nën urdhrat e trajnerit Jens Keller.

Një lëvizje e papritur por deri diku e kuptueshme për shoqërinë e presidentit Silvio Berlusconi që synon të rikthejë në ekip një njohje të vjetër. Largimi i Boateng diktohet nga deklarata e brazilianit Kaka, i cili doli hapur duke kërkuar largimin nga Reali i Madridit. Adriano Galliani nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të rikthyer fantazistin në “San Siro” dhe mesa duket momenti erdhi…Boateng sakrifikohet për të bashkuar me grupin kuqezi lojtarin që i ka dhënë jo pak lavdi ekipit italian. Presidenti Florentino Perez tentoi deri në minutën e fundit ta bindte brazilianin për të mos e shprehur vendimin e tij publikisht, por aktivizimi i pakët gjatë 4 sezoneve të fundit dhe presioni për të marrë pjesë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Brazil, mesa duket e detyruan mesfushorin të bënte hapin e madh.

“Për të mirën time dhe të Realit është më mirë që unë të largohem. Klubi e di një gjë të tillë dhe besoj se do të gjejmë një zgjidhje brenda ditës së hënë”.

Interesimin në drejtim të brazilianit e konfirmon edhe Adriano Galliani.

“Ricky ka qenë përherë në zemrat tona. Tani kemi mundësi reale për ta afruar në skuadër por duhet të presim”.

Administratori i deleguar duket i qartë në objektivin e tij, por në këtë mes nuk qëndron vetëm Kaka, pasi me afrimin e lojtarit të Realit, komplikohet çështja “Honda”, pasi trajneri Allegri kërkon vetëm një fantazist dhe në këtë pikë ka qenë shumë i qartë. Kaka apo Honda? Çështja do të zgjidhet brenda ditës së hënë kur të mbyllet zyrtarisht edhe merkatoja e Serie A.





Boateng tek Schalke, Kaka tek Reali

Bayerni i Mynihut fiton Superkupen e Europës në penallti



bayern chelsea Bayerni i Mynihut fiton Superkupen e Europës në penallti


 


Bayerni i Mynihut eshte fituesi i Superkupes se Europes pas nje ndeshje dramatike ndaj Chelseat e cila perfundoi me ekzekutimin e penalltive pas perfundimit te kohes se rregullt dhe 30 minutave shtese.


Ka qene nje pritje e portierit bavarez Manuel Nojer qe i dha fitoren Bayernit ne goditjen e penalltise se peste nga futbollisti i Chelseat i cili nuk ka arritur te shenoje.


Pjesa e parë e ndeshjes mes Bayernit të Mynihut dhe Celsit ka përfunduar me rezultatin 0-1 për skuadrën londineze.

Celsi arriti të shënojë me anë të Torres që në 10 minutat e para falë një gabimi të mbrojtjes së Bayern.

Qarkullimi i topit duket se është mbizotëruar nga Bayern që ka krijuar raste pas pësimit të golit pa arritur të konkretizojë.

Pep Guardiola është shfaqur i pakënaqur me skuadrën e tij.


Ne fillimin e pjeses se dyte, Frank Ribery ka barazuar rezultatin me ane te nje goli pas depertimit ne zone dhe goditjes se befte ne distance.


Ndeshja ka kaluar ne kohen shtese pasi ne perfundim te 90 minutave rezultati ishte barazim. Ne fillim te pjeses se dyte te 15 minuteshit shtese, Celsi ka shenuar me ane te Hazard. Bayerni ka kerkuar golin per minuta me radhe por vetem ne te 120-ten ka arritur te barazoje me ane te Martinez duke cuar takimin ne penallti.





Bayerni i Mynihut fiton Superkupen e Europës në penallti

Dy ditë burg për shqiptarin që përqafoi Ronaldon



Shqiptari Ronald Gjoka, që jeton në SHBA, është dënuar me dy ditë burg vetëm sepse ka përqafuar idhullin e tij Cristiano Ronaldo. Gjoka 19 vjeçar nuk ka pothuaj kurrë shanse ta shohë Real Madridin, Live. E megjithatë atij shansi i erdhi “te shtëpia”, kur, dy javë më parë, madrilenët zhvilluan një ndeshje në qytetin ku jeton Ronald Gjoka, në Miami kundër FC Chelsea, në “Guiness International Champion Cup”. Ndeshjen, bashkë me kupën, e fitoi Reali me rezultatin 3:1 ndërsa dy gola i shënoi, kush tjetër vec idhulli i Ronaldit, Cristiano Ronaldo. Duke parë se sa afër e kishte heroin e tij, Gjoka nuk mundi ta përmbante ë veten: ai vrapoi në fushë, edhe pse kjo është e ndaluar, u gjunjëzua para Cristianos dhe pastaj e përqafoi atë. Ronaldo fillimisht u duk i befasuar, por megjithatë ia bëri qejfin adhuruesit të tij, e përqafoi edhe ai. Një skenë e këndshme kjo por e papranueshme për personat që bënin sigurimin e ndeshjes. Ata ia dorëzuan Gjokën menjëherë policisë, e cila pa një pa dy, e futi atë në burg ku u desh të qëndronte dy ditë. Kjo e shndërroi në yll në SHBA, Ronaldin 19 vjeç, shkruan bild.de. Me të hyrë në burg, të burgosurit e tjerë e dinin tashmë nga televizioni se çfarë kishte ndodhur, kështu që atij ia dhanë pseudonimin “Celebrity” (i famshmi). Ndërsa Gjoka më vonë për mediat ka thënë: “Unë e ndjek Cristianon që nga koha kur ai ka luajtur për Mançesterin. Jam një fans i madh i tij, ai është idhulli im. Një shans i tillë për të qenë kaq afër tij, më jepet vetëm një herë në jetë”. Në këto rrethana, nuk është aspak çudi që studenti shqiptar e ka marrë “me shaka” qëndrimin dyditësh në burg. “Për diçka të tillë ia ka vlejtur t`i kaloj dy ditë në burg”, ka thënë Ronald Gjoka./BW/





Dy ditë burg për shqiptarin që përqafoi Ronaldon

Dosje e trashë kundër Shalës



Ish-punëtorët e NBI Suhareka kanë dorëzuar në prokurori një dosje me mbi 200 faqe, në të cilat flitet për manipulimet gjatë privatizimit të kësaj ndërmarrjeje, njofton zot gazeta Zëri. Kryepersonazh i dosjes është ambasadori aktual i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala, i cili asokohe i printe procesit të privativeve, por edhe kryetari i komunë së Suharekës, Blerim Kuçi, dhe disa zyrtarë të tjerë.


Dosja tashmë ndodhet edhe në duart e disa prokurorëve nga Anglia, Franca, Italia, Gjermania, etj, të cilët punojnë për misionin e EULEX’it, dhe të cilët po shqyrtojnë se si u privatizua me spinof special ndërmarrja suharekase që në pronësi kishte mbi 1,600 hektarë tokë dhe bodrumet e veta të verës.


Ish-drejtori i verarisë në NBI Suhareka, Fazli Morina tregon se ai, bashkë me punonjësit e ndërmarrjes ishin udhëzuar të konkurronin me ofertë, dhe se përkundër faktit që kishin dhënë një ofertë më të mirë se fituesi, tenderi iu dha kompanisë italiane Trevisa, e cila veprimtari kryesore kishte prodhimin dhe shitjen e dyerve dhe dritareve, gjë që, në kushte normale, do të nënkuptonte se ajo fare nuk do të ishte dashur të jetë pjesë e procesit të privatizimit.


Morina thotë se, ambasadori Ahmet Shala – bashkë me edhe dy zyrtarë të tjerë të lartë të vendit, ishin pjesë e pazareve me kompaninë fituese.


“Ndërmarrjen e mori në dorë mafia. Ky është njëri prej krimeve të rënda ekonomike në vend. Nuk e di pse drejtësia po i mbyllë sytë. Kohë më parë unë isha dy herë në prokurori, ku jam marrë në pyetje për më shumë se gjashtë orë. Më thanë se hetimet janë duke përfunduar, por ende s’ka asgjë në këtë drejtim. Sipas informacioneve që kam nga prokuroria, në pyetje është marrë edhe Ahmet Shala, pasi që ka dy muaj që ai ndodhet në Kosovë”, tregon Morina, sipas të cilit për çdo ditë po dalin fakte të reja për këtë skandal. Siç është për shembull, fakti që ndërmarrja kishte në pronësi 1,600 hektarë tokë, ndërkaq në njoftimin për privatizimin, të shpallur nga agjencia së cilës i printe Shala, thuhej se ndërmarrja posedonte 1,000 hektar tokë, tregon Morina. Sipas tij, del se Shala me shokë i vodhën afro 650 hektarë tokë, të cilat tani po shiten si parcela ndërtimi.





Dosje e trashë kundër Shalës

Guardiola: Shihni ndeshjen, jo mua e Murinjon



bayguard Guardiola: Shihni ndeshjen, jo mua e Murinjon


 


Sonte në orën 20:45, e gjithë Evropa do t’i ketë sytë të drejtuar nga finalja e Superkupës në Pragë ndërmjet Bajernit të Munihut dhe Çelsit. Kjo sfidë është vlerësuar edhe si një betejë e dy rivalëve të mëdhenj, Zhoze Murinjo dhe Pep Guardiola. Ky i fundit beson se skuadra e tij do t’ia dalë t’i gëzohet fitores.

“Kjo sfidë do të jetë e mbushur me emocione, por për mua kanë rëndësi 90 minutat. Vëmendja duhet të jetë te lojtarët, jo tek unë dhe Murinjo. E vlerësoj si koleg dhe e respektoj si njeri. Por, për ne bëhet fjalë për fitore, për asgjë tjetër. E shkuara nuk është e rëndësishme. Për mua flet e tashmja dhe e ardhmja. Isha i Barcelonës, sot jam trajner i Bajernit. Për këtë klub do të jap gjithçka dhe jam i lumtur që ndodhem këtu. Në Pragë kam ardhur për të fituar dhe ky trofe i mungon Bajernit”, ka theksuar Guardiola.


Ai më tej ka folur edhe për taktikën e skuadrës së tij. “Jam në gjendje të zgjedh një formacion dhe të luaj me ose pa sulmues të mirëfilltë. Kualiteti këtu te Bajerni është ndryshe në krahasim me Barcelonën dhe për këtë duhet të përshtatem. Nuk bëhet fjalë për sistemin, thjesht ne duhet të përshtatemi. Kjo është rruga jonë. Kemi bërë hapa përpara, sidomos në presing dhe jam i bindur që në muajt prill-maj do të kemi shumë shanse të fitojmë tituj. Murinjo di të përdorë mirë armët e tij kur e ka topin në zotërim, pas një gabimi të kundërshtarit të tij. Specialiteti i tij është kundërsulmi i shpejt dhe këtu duhet të kemi kujdes në mbivendosje. Gjithashtu, Çelsi si ekip ka karakter dhe bëjnë çmos për të rikuperuar topin e humbur. Për sa u përket leksioneve të tij, mua më duhej të bashkëpunoja për të mësuar këtë gjë”, ka shtuar Guardiola.





Guardiola: Shihni ndeshjen, jo mua e Murinjon

Zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli jep e para dorëheqjen



erla 300x223 Zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli jep e para dorëheqjen


 


Zëdhënësja e deritashmë e kryeministrit, Erla Mëhilli, ka qenë e para që ka parqitur “dorëheqjen” nga pozicioni që mbante. 

Kushtu të lë të kuptosh kjo foto e postuar në Facebook, nga vetë Erla.


Zëdhënësja e Berishës të paktën këtë herë nuk ka derdhur lot, përkundrazi, aktin e dorëheqjes e ka shoqëruar me një buzëqeshje.


Kryeministri në largim, Sali Berisha mësohet se u ka kërkuar bashkëpunëtorëve të tij politikë që të japin dorëheqjen nga pozicionet që mbajnë. 


 





Zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli jep e para dorëheqjen

Tuna Sejdiu shtatzënë me Cozman?!



tunazoguu Tuna Sejdiu shtatzënë me Cozman?!


 


Lidhja mes këngëtares shqiptare nga Shkupi Altuna Sejdiu dhe reperit Cozman tashmë është bërë e ditur, mirëpo tani po qarkullon lajmi për një shtatzëni të mundshme të këngëtares.

Çifti është duke bashkëjetuar prej disa muajsh, kështu që mundësia që Tuna të jetë shtatzënë ekziston, shkruan Almakos.


Këtë lajm këngëtarja nuk e ka konfirmuar ende por duket se ata kanë gjetur qetësinë pranë njëri-tjetrit. Ndërkaq përkundër saj Tuna vazhdon ta “çmendë” publikun me performancat e saj muzikore dhe pritet që shumë shpejt ajo të sjellë befasi në skenën muzikore.





Tuna Sejdiu shtatzënë me Cozman?!

Ribashkohen Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi?



aferdita 455961 300x164 Ribashkohen Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi?


 


Thashethemeve se Afërdita Dreshaj është ribashkuar me këngëtarin Shpat Kasapi, u është përgjigjur me foto të publikuara ne Facebooke, e para, bukuroshja dhe modelja tashmë përmasash botërore. Ribashkimin sikur e konfirmonte “pëlqimi” i fotove nga motra e Afërditës, Jehona Dreshaj.


Shpati e Afërdita patën shpallur vetë ndarjen për shkaqe ‘objektive’ – angazhimeve dhe largësisë.





Ribashkohen Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi?

Thursday 29 August 2013

Tronditje në Barcelonë: Messit i rrezikohet karriera?



image

 


Futbollistit të Barcelonës argjentinasit, Lionel Messi, i është rrezikuar karriera e lojtarit. Mediet spanjolle theksojnë se lëndimi të cilin lojtari më i mirë në botë e kishte pësuar në ndeshjen e parë të Superkupës kundër At.Madrid mund të lë pasoja të gjata.


 


Mjekët e klubit katalanos kanë pohuar se muskuli mbi gjurin ka nisur të atrofohet.


 


Arsyeja për këtë, sipas mjekëve është se Messi gjatë viteve të adoleshencës ka përdorur sasi të mëdha të hormoneve të rritjes. Kjo ka shkaktuar rritjen e “femoris biceps”, si dhe zgjatjen e muskujve në këmbën e majtë. Mjekët e Barcelonës kanë frikën se Messi mund të vuaj nga osteoporoza që do të thotë edhe fund i karrierës sportive të lojtarit argjentinas.


 


Messi në 28 ndeshjet e fundit për klubin dhe reprezentacionin ka zhvilluar vetëm dy ndeshje nga 90 minuta.







Tronditje në Barcelonë: Messit i rrezikohet karriera?

KF Kukësi i ka dhënë fund aventurës në Europa League



image

 


Skuadra e Kukësit i ka dhënë fund aventurës në Europa League. Ekipi shqiptarë ka pësuar humbje, edhe në takimit e dytë të play off-it, nga ekipi turk Trabzonspor, me rezultat 3:1.


 


Ekipi bardh e kaltër e ka nisur shumë mirë këtë takim, pasi kaloi në epërsi me golin e Lazar Popovic, në minutën e 11-të.


 


Por, gëzimi i Kukësit nuk zgjati shumë pasi Paulo Henrique, katër minuta më vonë, barazili rezultat në 1:1. Me këto shifra edhe ka përfunduar pjesa e parë.


 


Në pjesën e dytë, ekipi turk shënoi edhe dy gola. Fillimisht realizoi Florent Malouda, në minutën e 55-të për 2:1, derisa epërsinë në 3:1 e ngriti Paulo Henrique, në minutën e 65-të.


 


Pavarësisht eliminimit, skuadra e Kukësit ka hyrë në histori të futbollit shqiptar duke arritur të kualifikohet deri në fazën e paly offit të Europa Leagues.


 


Redaksia e Kornerit e falenderon KF Kukësin për këto emocione që na dhuroi dhe i dëshiron suksese sezonin tjetër.







KF Kukësi i ka dhënë fund aventurës në Europa League

I pa fat Skënderbeu



image

 


As paraqitja epike e portierit Orges Shehi nuk i ka ndihmuar Skënderbeut që të shkruajë historinë ndaj Chernomorets Odessa. Ekipi shqiptar u eliminua pas ekzekutimit të penaltive.


 


Skënderbeu ishte më i mirë nga fillimi i takimit dhe me sulmet e shpejta arriti që të konkretizojë me një gol.


 


Pas 19 mintuash lojë ishte Ribaj ai që pas nja asistimi të Orelesit arriti që shënojë për 1-0, gol i cili edhe mbylli pjesën e parë.


 


Në pjesën e dytë përsëri Skënderbeu dominoi i përkrahur nga tifozët vendas.


 


Në minutën e 80-të skuadra jonë ishte pranë sigurimit direkt të kualifikimit, kur pas një pasimi të Muzakajt ishte Abazi ai që nuk arriti të realizonte për 2-0 nga një pozitë ideale.


 


Deri në fund nuk ndryshoi rezultati dhe tani mbetet që vazhdimet ta vendosin ekipin që do të kualifikohet në fazën grupore të Europa League.


 


Rezultati mbeti i pandryshuar dhe kështu skuadrat shkuan në vazhdime.


 


Në vazhdime dominuan ukrainasit e Odesas, por rezultati sërish mbeti i pandryshuar.


 


Në penalti u zhvillua dramë e vërtetë. Penaltinë e dytë e humbi Radas te Skënderbeu, teksa nga ana tjetër të gjitha penaltitë i ekzekutuan mirë mysafirët përveç të fundit.


 


Penaltinë vendimtare të Leos e ndali Orges Shehi duke ngritur në ekzalt stadiumin “Qemal Stafa”, i cili po merrte erën e mrekullisë.


 


Në vazhdim të penaltive ishte afrikani Orelesi ai që humbi penaltinë, teksa menjëherë ne penaltinë e dytë vendimtare për ukrainasit ishte sërish oprtieri Orges Shehi ai që kërceu dhe ndali gjithçka, ashtu sikurse edhe zemrat e tifozëve që nuk i besuan syve.


 


Por, ëndrrën shqiptare përsëri e hodhi në ajër një afrikan. Ishte Nimaga ai që dështoi, duke i mundësuar Prijomovit që të realizojë në portën e Shehit, i cili nuk arriti të dalë heroik për një herë të tretë.


 


Skënderbeu eliminohet kokëlart nga play off i Europa League edhe pse nuk arriiti të shkruajë historinë dhe të bëhej skuadra e parë që kualifikohet në garën e dytë më prestigjioze të futbollit evropian.







I pa fat Skënderbeu

Shkëndija provokon me foto hot (Foto)



image

 


Shkëndije Mujaj, e njohur për linjat e saj trupore super-seksi, vazhdimisht përkujdeset për fansat e saj, duke i përshëndetur ata me foto hot.


 


Ajo për një kohë, kishte ndaluar postimin e tyre, shkaku i muajit të shenjtë të Ramazanit, të cilin edhe vetë e kishte agjëruar.


 


Ndërsa së fundi sërish ka nisur t’i kënaq adhuruesit e saj, sidomos me këto dy foto të publikuara së fundi.


 


Shkëndije Mujaj përshëndet fansat me foto hot (FOTO)







Shkëndija provokon me foto hot (Foto)

Ribery zgjidhet futbollisti më i mirë i Europës



ribery 300x249 Ribery zgjidhet futbollisti më i mirë i Europës


 


Frank Ribery është zgjedhur lojtari më i mirë i Evropës, për sezonin 2012/2013. Mesfushori i Bayern Munchenit konkurrentë për këtë trofe kishte Lionel messin e Barcelonës dhe Cristiano Ronaldon e Real Madridit.

Sezonin e kaluar, Ribery kishte një sezon fantastik me Byern Munchenin, ku fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanis dhe Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi francez, e ka mundësin që ta ngrit lartë edhe trofeun e Superkupës së Evropës, ku të enjten do të përballet në finale me fituesin e Europa League, Chelsean.





Ribery zgjidhet futbollisti më i mirë i Europës

Kim Jong-un urdhëroi ekzekutimin e të dashurës



kimjongun Kim Jong un urdhëroi ekzekutimin e të dashurës


 


Kim Jong-un dyshohet se është urdhëruesi direkt i ekzekutimit të një këngëtareje të famshme koreanoveriore, me të cilën lideri i vendit më të izoluar të botës besohet se ka pasur një marrëdhënie intime në adoleshencën e tij.


Sipas informacionit të siguruar prej një gazete koreanojugore, diktatori nuk arriti të pranonte faktin se disa vjet pas ndarjes, këngëtarja kishte realizuar një videokasetë pornografike, me disa prej anëtarëve të bandës së kërcimit që shoqëronte këngët e saj në skenë.


Si rrjedhojë, Kim Jong-un urdhëroi ekzekutimin e Hyon Song-ëolit dhe disa dhjetëra balerinëve, të shpallur fajtor në një gjyq blitz, për akuzën e rëndë të spiunazhit për llogari të fuqive armike të vendit.





Kim Jong-un urdhëroi ekzekutimin e të dashurës

Kukësi mundet edhe në transfertë duke u eliminuar



kukessi Kukësi mundet edhe në transfertë duke u eliminuar


 


Skuadra e Kukësit është mundur në ndeshjen e luajtur në transfertë duke u skualifikuar. Në minutën e 11 shënon Lazar Popovic për kuksianët duke çuar miqtë në avantazh. Vendasit e Trabzonspor shënojnë golin e barazimit katër minuta më pas. Në minutën e 55 vjen goli i dytë për vendasit nga Florent Malouda dhe Paolo Henrique shënon sërish në minutën e 65 golin e tretë. Uke llogaritur edhe ndeshjen e luajtur në Tiranë, rezultati total shkoi 5 me 1.


 





Kukësi mundet edhe në transfertë duke u eliminuar

Një foto familjare për Jessica Simpson



simpson Një foto familjare për Jessica Simpson


 


Është bërë nënë për herë të dytë më 30 qershor. Tanimë, Jessica Simpson ka publikuar fotografinë e saj ku shfaqet pranë djalit të saj Ace Knute. 33 vjeçarja mban në duart e saj edhe vajzën 16 muajshe Maxwell ndërsa sëbashku zënë kopertinën e revistës së njohur “US Weekly”. /DailyMail/





Një foto familjare për Jessica Simpson

Jeep Cherokee, më i fuqishëm dhe më modern



timthumbPër disa njerëz, limunada është një pije freskuese që u pëlqen, e disave jo. Disa e konsiderojnë si tepër të thartë dhe të ithët, derisa të tjerët kënaqen në dobitë e vitaminave që disponon. Të njëjtat reagime i ka shkaktuar edhe modeli i ri Jeep Cherokee, i cili ka futur një dozë të kontroverses dhe avangardës në botën e veturave me formë katrore.


I paralajmëruar si revolucion, edhe pse jo aq shumë ndryshim në krahasim me paraardhësin, Cherokee i ri edhe më tutje ofron forma moderne të cilat kanë kapluar segmentet e veturave të terrenit shumëqëllimëshe në të gjitha klasat. Edhe pse tani më shumë i afrohet një veture Crossover se sa një SUV-i, edhe pse një vozitës i thjeshtë vështirë se do të bënte dallimin, Cherokee paralajmëron një koncept më modern me specifika mekanike dhe estetike të avancuara, të cilat u afrohen veturave për pasagjerë.


Efikasiteti dhe ekonomia kanë përfituar shumë nga ky transformim, çka ishte edhe qëllimi i specialistëve amerikanë për vetura të terrenit. Para se gjithash është bazuar në platformën klasike të veturës Alfa Giulietta, e cila për nevojat e Cherokee është modifikuar shtesë. Nga ana tjetër, janë në dispozicion 3 module 4×4 me mundësinë e shkyçjes së sistemit të tërheqjes me rrotat e pasme, me qëllim të kursimit të karburantit.


Sistemi pa u vërejtur kalon nga sistemi i tërheqjes me rrota të përparme në atë integrale, në bazë të puthitjes së rrotave në sipërfaqe. Aty renditen sistemet Active Drive I, Active Drive II me dy shpejtësi të ngadalshme dhe Active Drive Lock me mbyllje shtesë të diferencialit të pasmë. Kontrolli Select Terrain i traktit, posedon regjimet Auto, Snow, Sport, Sand/Mud dhe Rock.


Cherokee ka fituar mbështetje të re MacPherson, derisa prapa ka multi-link. Në interier gjenden ndërprerës dhe komanda të shumta të marra nga modeli Dodge Dart, me të cilin edhe ndanë platformën. Ekrani 8.4 inç Uconnect në konzolën qendrore apo ekrani 3,5 apo 7 inç TFT para vozitësit, sjellin një dozë të valëve moderne, përkrah ambientit tashmë të njohur të modeleve Jeep.


Përveç të gjitha informatave të nevojshme dhe përmbajtjeve argëtuese që ofrojnë, si dhe mundësinë e lidhjes me pajisjet moderne për komunikim, vozitësi mund të kënaqet edhe në 70 sistemet e avancuara të sigurisë. Ndër më të rëndësishmit janë tempomati adoptues, i pari në një Chrysler apo Jeep, i cili merr kontrollin dhe plotësisht e ndalë veturën nëse është e nevojshme, derisa sistemi Forward Collision Warning, ndihmon në ngadalësim, në paralajmërimin audio dhe vizual por edhe e rrit forcën e frenimit përmes sistemit të avancuar të frenimit urgjent Brake Assist.


Edhe një risi tjetër e Jeep-it, është sistemi i parkimit të pavarur dhe automatik, sistemi i mbulimit të këndeve që nuk shihen, derisa ESP-ja është standarde së bashku me 10 air-bag.


Motorë më ekonomik


Kur bëhet fjalë për motorët, edhe pse konkurrentët e tij kryesisht kanë kaluar ata me 4 cilindra, Cherokee e mban sistemin e tanishëm ku do të ofrohen edhe ata në konfigurimin V6. Në kombinim me transmisionin automatik ZF me 9 shpejtësi, këta motorë sjellin deri në 45 për qind përmirësim kur flitet për harxhimet në krahasim me modelin aktual.


Modeli bazë është ai 2,4 litërsh TigerShark MultiAir2 me 184 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 232 Nm. Kur flitet për harxhimet, ato tani janë avancuar dhe tani për 100 kilometra të kaluara, harxhon vetëm 7.6 litra, derisa sistemi i avancuar i ndarjes së ventileve, ndihmon në reduktimin e gazrave CO2 për 7.5 për qind.


Motori tjetër është 3,2 litërsh V6 Pentastar me 271 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 324 Nm, i cili ka forcën e tërheqjes deri në 2 tonelata. Shpejtësia e tij maksimale është 195 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 8.6 sekonda.


 





Jeep Cherokee, më i fuqishëm dhe më modern

Facebook po shpërndan me shpejtësi një virus



image

 


Në rrjetin social Facebook nën maskën e një videoje nga miqtë po përhapet një program keqbërës me shpejtësi 40 mijë sulme në orë. Tashmë janë prekur mbi 800 mijë përdorues të shfletuesit (ang. browser) Google Chrome, njoftuan mediat.


 


Siç zbuluan ekspertët italianë, përdoruesi merr një link për video në Facebook, ku ai ka gjasa të jetë shënuar (ang. tag) nga miqtë e tij, në një letër në postën elektronike ose në mesazhet personale në rrjetin social, transmeton ZR njoftimin. Duke kaluar te link-u dhe duke shkarkuar programin për shikimin e videos, përdoruesi i jep automatikisht akses programit keqbërës tek të gjitha të dhënat e veta.


 


Kompanitë Google dhe Facebook tashmë janë në dijeni për këtë që po ndodh dhe po pastrojnë link-et për kalimin tek programi në fjalë.


 


 







Facebook po shpërndan me shpejtësi një virus

Marcela Valladolid ekspozon asetet fizike



marcela Marcela Valladolid ekspozon asetet fizike


 


Vetëm pak ditë pasi u fotografua në Majorka me ish kolegun Paul Hollywood, Marcela Valladolid sërish është shfaqur në breg të detit. 35 vjeçarja thuhej se kishte vendosur ti jepte fund martesës por tanimë mediat po i kushtojnë rëndësi më së shumti formave të saja fizike. Në bikini, ajo ka mundur të provojë se mbetet në formën më të mirë fizike. /DailyMail/


article 2405086 1B7F6913000005DC 53 634x776 Marcela Valladolid ekspozon asetet fizike


article 2405086 1B7F6933000005DC 370 306x663 Marcela Valladolid ekspozon asetet fizike


article 2405086 1B7F684F000005DC 29 306x663 Marcela Valladolid ekspozon asetet fizike





Marcela Valladolid ekspozon asetet fizike

Majlinda: Tani bota e di se unë jam nga Kosova



image

 


Pas triumfit në Rio, Majlinda e emocionuar theksoi se është shumë e lumtur që tani të gjithë e dinë se ajo vjen nga Kosova.


 


Kelmendi falënderoi edhe presidentin e Federatës Botërore të Xhudos, Marius Vizer, i cili ia mundësoi një gjë të tillë. “Është mirë kur ti lufton dhe të gjithë e dinë se ti je nga Kosova. Të gjithë e dinë vendin tënd.


 


Unë ndihem për mrekulli dhe jam shumë e lumtur. Dua ta falënderoj presidentin Marius Vizer, shumë faleminderit. Është një ndjenjë shumë e mirë që tani të gjithë e dinë se unë jam nga Kosova”, u shpreh Kelmendi.







Majlinda: Tani bota e di se unë jam nga Kosova

Clinton nuk e do dhëndrrin



image

 


Bill Clinton nuk i ka mirë punët me dhëndrin e tij.


 


Ish presidenti papritur s’ka mundur që të durojë burrin e Chelsea Clinton Marc Mezvinsky.


 


Bill i ka jep Marcut një goditje të ftoftë pasi që nuk e ka ftuar as në villen e tij në Hampton.


 


Po ashtu sipas një raporti të National Enquirer, Clintonët kanë marrë me qira një villë prej 11 milion dollarëve por nuk kanë kërkuar që në të, të përfshihet dhëndëri.


 


Madje thuhet se për këtë nuk është përfshirë as Chelsea.


 


“Pra ata nuk e donë Marcun”, tha një burim. “Bill s’mund ta durojë atë. Chelseait i është thyer zemra nga këto qëndrime të ish presidentit”.







Clinton nuk e do dhëndrrin

Murinjo: Mata s`do të largohet nga Celsi



mouu Murinjo: Mata s`do të largohet nga Celsi


 


Trajneri i Çelsit, Zhoze Murinjo, ka ritheksuar se Huan Mata nuk është në shitje. Ky reagim i portugezit vjen pas interesimit të Arsen Vengerit për sulmuesin spanjoll.

Mata mbeti në bankinë në barazimin e të kaltërve të Londrës kundër Mançester Junajtedit, gjë e cila bëri që të rriten spekulimet për largimin e tij nga “Stamford Bridge” këtë verë.

Trajneri i Arsenalit zbuloi se i pëlqen ish-lojtari i Valencisë, por Murinjo këmbëngul se nuk ka ndërmend ta lejojë të ikë lojtarin më të mirë të Çelsit në edicionin e kaluar.

“Nuk ka asnjë mundësi që Huan të largohet. Ai kishte nevojë për një pushim të vogël, sepse pati shumë angazhim në Kupën e Konfederatave. Pastaj, në periudhën parasezonale pësoi edhe një lëndim. Mata e filloi trajnimin dy ditë para se të luanim ndeshjen e parë të Ligës Premiere. Ai ka luajtur kundër Aston Vilës dhe unë vendosa për ta lënë në bankinë kundër Junajtedit”, ka theksuar Murinjo.

Mata pati paraqitje mahnitëse në edicionin e kaluar, duke shënuar 18 gola.





Murinjo: Mata s`do të largohet nga Celsi

Wednesday 28 August 2013

Jetuan 65 vjet së bashku dhe vdiqën të njëjtën ditë



image

 


Çifti Harold dhe Ruth Knapke kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë, pasi kanë kaluar plot 65 vjet martesë.


 


Ata kanë gjashtë fëmijë së bashku, 14 nipa e mbesa dhe tetë stërnipa e stërmbesa. Harold ishte 91 vjeçar në ditën e vdekjes, kurse Ruth 89 vjeçe.


 


“Të gjithë mendojmë se kjo nuk është rastësi. Ata ishin të përkushtuar dhe besnikë ndaj njëri-tjetrit. Askund nuk shkonin të ndarë”, ka deklaruar vajza e tyre, Carol Romie, ndërsa citon Time.


 


E gjithë familja e konsideron vdekjen e tyre si vazhdim të dashurisë së përjetshme.


 


“Besojmë se kanë dashur të jenë së bashku edhe në jetën tjetër, sikurse në këtë”, ka thënë vajza tjetër, Margaret Knapke.







Jetuan 65 vjet së bashku dhe vdiqën të njëjtën ditë

Borxhet, vret veten stilisti i famshëm në Greqi



greqi 300x225 Borxhet, vret veten stilisti i famshëm në Greqi


 


Vret veten një prej stilistëve më në zë në Greqi, Mihalis Aslanis. Ngjarja ka ndodhur në Athinë.

Prej të dielës, Aslanis kishte humbur kontaktet me miqtë dhe të afërmit ndërsa sot është gjetur i vdekur.

Ai ka lënë një letër ku ka shpjeguar motivet e ngjarjes duke thënë se ishte mbytur në borxhe që nga viti 2011.

Në letër stilisti ka shprehur keqardhje për familjen e tij ndërsa ka thënë se në 40 vjet karrierë gjatë viteve të fundit ka pasur vështirësi dhe është detyruar të shesë shumë prona për të larë borxhet që nuk mbaronin.





Borxhet, vret veten stilisti i famshëm në Greqi

Gareth Bale tek Reali, blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit



garettt Gareth Bale tek Reali, blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit


 


Nuk ka asnjë dyshim: Gareth Bale do të jetë futbollist i Realit të Madridit dhe transferta e tij do të jetë blerja me e shtrenjtë në historinë e futbollit. Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar transferimi i uellsianit nga VVhite Hart Lane në Santiago Bernabeu, trajneri i Totenhemit, Villas Boas e pranon se 24-vjecari do të jetë pjesë e klubit merenges.

“Marrëveshja është shumë pranë. i uroj më të mirën futbollistit në eksperiencën e tij me Realin e Madridit. Më shumë mundësi kalimi i Bale nga Totenhemi te Reali do të jetë blerja më e shtrenjtë e historisë së futbollit.”

Këtë deklaratë tekniku portugez e dha në prag të sfidës me Dinamon e Tbilisit në fazën Play-off të Europa Ligë. Gjatë komunikimit me mediat, Villas Boas lëshoi kritika në drejtim të Bale për një sjellje jokorrekte.

“E thashë edhe më parë, dëshiroj më të mirën për futbollistin, por duhet ta pranojmë që sjellja e tij ndaj klubit nuk ishte korrekte”.

35-vjecari i referohet mungesës së Bale në seancat stërvitore, gjatë kohës që të dy klubet, Reali Madridit dhe Totenhem ishin në bisedime. Shifra e transferimit të Bale në kryeqytetin spanjoll edhe nuk është bërë zyrtare, pavarësisht aludimeve në media, por nëse i referohemi deklaratës së Bijash Boash, do të jetë mbi 94 milionë euro, shumë kjo e paguar nga Reali i Madridit për t’I rrëbyer Manchester Junajtid në vitin 2009 Ksristiano Ronaldon.





Gareth Bale tek Reali, blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit

Memli Krasniqi: Për Majlindën e shpenzoj tërë buxhetin e Ministrisë



image

 


Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, është shprehur shumë i lumtur për fitoren e xhudistes kosovare Majlinda Kelmendi.


 


Gjatë një debati në Info Magazine të Klan Kosovës, ai tha se ndjehet i nderuar që arriti ta ndal Kelmendin që të mos garojë për ndonjë shtet tjetër në kohën kur ofertat që pejanen ishin shtuar nga shumë shtete si Turqia dhe Azerbajxhani.


 


“Do të ishte e pafalshme sikur ne të lejonim largimin e saj”, tha Krasniqi.


 


Kjo gjë sipas tij u bë e mundur falë mbështetjes financiare që Ministria që ai drejton po i jep sportistëve kosovarë, kur ata triumfojnë në gara të ndryshme ndërkombëtare.


 


Si mysafir në Info Magazine, Krasniqi tha se s’do ta kishte problem ta shpenzoj tërë buxhetin e Ministrisë, duke shpërblyer sportistë kosovarë që triumfojnë në gara ndërkombëtare, siç është Majlinda Kelmendi.


 


“Ku me marr me i shpenzu 1 milion euro për shpërblime që na bëjnë të ndihemi krenar”, ka thënë Krasniqi.







Memli Krasniqi: Për Majlindën e shpenzoj tërë buxhetin e Ministrisë

Fenerbahçe përjashtohet dy vjet nga Europa



image

 


Fenerbahçe, skuadra e dytë më e suksesshme në historinë e Turqisë, do të qëndrojë për dy vjet jashtë kompeticioneve europiane, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ratifikoi vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s.


 


Ndëshkimi ndaj gjigantëve turq vjen pasi klubi rezultoi fajtor për fiksimin e një ndeshje të kampionatit vendas, gjatë vitit 2012.


 


Me këtë masë, Fenerbahçe nuk mund të kualifikohet në kompeticionet europiane për dy vjet, ndërsa një vit i tretë pezullim është lënë me kusht.


 


Ky vendim vjen një ditë pasi klubi humbi 2-0 në Londër në një ndeshje plejofi të Champions League, përballë Arsenalit, që u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 5-0, transmeton TCH.


 


Edhe nëse Fenerbahçe do të ishte kualifikuar, pas këtij vendimi, Arsenalit do t’i ishte dhënë e drejta që të merrte pjesë në fazën e grupeve në tavolinë.


 


Në 30 gusht pritet të merret vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Lozanë edhe për Beshiktashin, klubi i tretë më i madh i Turqisë, gjithashtu i dënuar për fiksim ndeshjesh.







Fenerbahçe përjashtohet dy vjet nga Europa

Të gjithë urojnë Majlindën



Triumfin e Majlinda Kelmendit në Kampionatin botëror të xhudos, trajneri Driton Kuka, e ka vlerësuar si suksesin më të madh në historinë e sportit të Kosovës. Kurse, pejania thotë se suksesi i saj është edhe i Kosovës.


Triumfi i Majlinda Kelmendit në Kampionatin botëror të xhudos, i cili është duke u mbajtur në Rio de Janeiro, ka gëzuar tej mase trajnerin Driton Kuka.


Strategu pejan, medaljen e artë të xhudistet kosovare, e vlerëson si suksesin më të madh të arritur ndonjëherë në historinë e sportit të Kosovës.


“Ky është suksesi më i madh i arritur në histori të sportit kosovar. Kosova tash ka një Kampion bote, dhe për këtë më është realizuar ëndrra. Majlinda ka pasur kundërshtarë të vështirë, por ajo ka shkëlqyer në të gjitha luftërat”, ka deklaruar Kuka.


Ndërsa, Kelmendi është shumë e lumtur që ka arritur të bëhet Kampione e botës, në kategorinë deri në 52 kilogram.


“Pas këtij triumfi jam shumë e lumtur, pasi nuk kam pritur se do të jam këtu ku jam sot. Kam pritur se do të fitoj medalje, por nuk isha aq e sigurt se do ta fitoj medaljen e artë”, ka deklaruar ajo.


Pejania, e cila pas këtij suksesi pritet të shpërblehet nga shteti me 40 mijë euro, thotë se suksesi i saj është edhe i Kosovës


”Është moment i veçantë i karrierës sime, por mendoj edhe për Kosovën në përgjithësi. Kam dëshmuar se edhe te ne ka sportistë cilësor, të cilët mund të bëhen kampion bote”, vazhdoi Kelmendi.


Për të arritur deri në finale, Majlinda ka zhvilluar katër lufta. Ajo në finale të kësaj gare ka mposhtur xhudisten nga Brazili, Erika Miranda.


Ndërsa, sot në kategorinë deri në 57 kilogram do të garoj edhe xhudisja tjetër nga Kosova, Nora Gjakova. Edhe kjo e fundit llogaritet si favorite për të fituar medalje në këtë kategori.


Xherdan Shaqiri uron Majlindën


Xherdan Shaqiri, i cili po shkëlqen në fushën e blertë me skuadrën e Bayern Munchenit, i është gëzuar triumfit të Majlinda Kelmendit, në Kampionatin botëror të xhudos, i cili po mbahet në Brazil.


“Shumë Urime Majlinda, ma e mira në botë. Jemi shumë krenar me ty edhe Kosovën”, ka shkruar mesfushori kosovar në profilin e tij zyrtarë në Facebook.


Kelmendi, të martën mbrëma ka arritur të bëhet Kampione e botës në xhudo, në kategorinë deri në 52 kilogram.


Ndërsa, kosovari me pasaportë zvicerane, edhe pse mbron ngjyrat e Zvicrës, asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen.





Të gjithë urojnë Majlindën

”Dokufesti” i solli Prizrenit tre milionë euro



image

 


Mbi tre milionë euro është shuma e mjeteve që përfiton ekonomia prizrenase gjatë mbajtjes së festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër ”Dokufest”.


 


Këto të dhëna i japin përfaqësuesit e Këshillit organizativ, të cilët edhe kritikojnë komunën e Prizrenit për mosmbështetjen financiare sa duhet të kësaj ngjarjeje të rëndësishme kulturore.


 


Mbajtja e ”Dokufestit” për një javë i sjell të mira materiale ekonomisë në komunën e Prizrenit. Drejtori ekzekutiv i ”Dokufestit”, Eroll Bilibani madje thotë se sipas përllogaritjeve të bëra komuna nga festvali përfiton mbi 3 milionë euro, duke mos përjashtuar këtu edhe hotelet dhe lokalet tjera afariste.


 


Por më kritik ka qenë drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari, transmeton RTK. Ai shprehu haptazi pakënaqësinë me shumën prej 15 mijë eurove që ka ndarë këtë vit komuna për ta mbështetur festivalin. Nurkollari tha se ”Dokufesti”, nuk është një OJQ- e vogël por është një festival i cili e ka prezantuar kulturën e Kosovës në gjithë botën.


 


”Në ditën kur komuna ka vendos me e mbështet ”Dokufestin” ka ndarë mjete edhe për një festival tjetër që nuk mbahet në komunën e Prizrenit por në Prishtinë. Kjo është absurde dhe ende presim nga komuna një sqarim lidhur me këtë. Ne asnjëherë nuk kemi marrë pare nga asnjë komunë tjetër dhe kërkojmë që parat e taksapaguesve të investohen në qytet”, tha Nurkollari.


 


E zyrtarët komunalë nuk deshën të flasin rreth kësaj çështjeje.


 


Sidoqoftë organizatorët e ”Dokufestit”, kërkojnë një bashkëpnim më të mirë me drejtorin për kulturë të komunës, derisa porositën pushtetarët në Prizren që kur ta hartojnë buxhetin të ndahet një fond i veçantë për festivalin ndërkombëtarë të filmit, i cili tashmë është bërë tradicional.


 







”Dokufesti” i solli Prizrenit tre milionë euro

Djali i ish presidentit Sejdiu përfshihet në incident të armatosur



Djali i ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Bardhyli, është përfshirë në një përleshje me armë zjarri të martën, rreth orës 1:00, në lagjen Taslixhe në Prishtinë, shkruan sot “Koha Ditore”.


Ai, sipas policisë, është sulmuar me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në të cilën ndodheshin dy persona të cilëve u është përgjigjur me të shtëna. Në drejtim të sulmuesve, më pas, ka shtënë edhe Bardhyli. Nuk ka të lënduar dhe as të arrestuar.


Incidentin e ka konfirmuar për Kohën Ditore Policia e Kosovës dhe Bardhyl Sejdiu. Zëdhënësi i policisë, Brahim Sadriu ka thënë se të martën rreth ortës 1:00, të mëngjesit në rrugën “Abdyl Ramaj” në Prishtinë ka ndodhur një shkëmbim zjarri.


Sadriu ka thënë se dy persona meshkuj shqiptarë të Kosovës janë paraqitur në stacionin numër 3 dhe kanë deklaruar se dy persona të tjerë kanë shtënë më armë në drejtim të tyre.


“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka gjetur dhe ka konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të ndryshëm. Është konsultuar edhe prokurori lidhur me këtë dhe ka thënë se lënda shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë ai.


Sipas tij, njëri prej sulmuesve është i njohur për policinë. Djali i madh i ish-presidentit Sejdiu ka thënë për Kohën Ditore përmes telefonit se nuk i njeh sulmuesit dhe se atë natë ka qenë në shoqëri të mikut të tij, Arianit Xhakës.


“Kam qenë me një shok temin në automjet, me Arianit Xhaka afër shtëpisë teme, kanë filluar të shtëna në drejtimin tonë. Kjo ka qenë”, ka thënë Bardhyl Sejdiu.


Ai ka pranuar se i është kundërpërgjigjur dhe se armën e përdorur në këtë incident e ka me leje. Ndërkohë, burime policore i kanë thënë gazetës se incidenti ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëhershme.


“Djali i ish-presidentit njihet me këtë person. Po punohet për ndriçimin e rastit”, ka thënë ai.





Djali i ish presidentit Sejdiu përfshihet në incident të armatosur

EULEX-i heton edhe Ahmet Shalën



Misioni evropian ia ka “vënë synin” edhe ambasadorit të Republikës së Kosovës në Japoni Ahmet Shalës. Ai dyshohet për veprimtarinë e tij gjatë kohës sa ishte drejtues i Agjencionit Kosovar të Privatizimit në kohën e UNMIK-ut. Fjala është për disa transaksione dhe dyshime në procesin e shitjes së pasurisë së Kosovës, më konkretisht të OPBI Vreshtaria dhe Veraria “Suhareka” në Suharekë në një sipërfaqe prej 1680 hektarësh dhe për ndryshimin e destinimi t të Fabrikës së gomave të plastikës “Ballkan” nga Suhareka, shkruan sot gazeta “Bota sot”.


Fazli Morina, konkurues dhe fitues I tenderit të privatizimi të OPBI Vreshtaria dhe Veraria “Suhareka” I ka ofruar gazetës “Bota sot” një dokumentacion të mjaftueshëm për mënyrën e kurdisjes së procesit të tenderimit dhe shitjes së kësaj pasurie të komunës së Rahovecit. Morina përve[ se I ka ofruar EULEX-it këtë dokumentacion, ai ka përfshirë sit ë dyshuar në këtë proces edhe Blerim Kuçin kryetarin aktual të komunës së Suharekës dhe një person tjetër që ka lidhje miqësore me Ahmet Shalën.


Ambasadori Ahmet Shala është akuzuar edhe më parë si I dyshuar në procesin e privatizimit të aseteve dhe pasurisë së Kosovës në kohën e UNMIK-ut. Ai për një kohë të gjatë ka qenë zëvendësdrejtues I AKP-së e më pas edhe drejtor I Bordit të AKP-së, madje I paguar në cilësinë e zyrtarit ndërkombëtar.


Megjithatë burime të sigurta të gazetës bëjnë të ditur se EULEX madje ka kërkuar konfiskimin e pasaportës së ambasadorit Ahmet Shala.





EULEX-i heton edhe Ahmet Shalën

Haradinaj: Mund të anashkalohet logo në veri


haradinaj 300x168 Haradinaj: Mund të anashkalohet logo në veri


 


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se vendimi për logon është kompetencë e KQZ-së, mirëpo ka implikime politike. Haradinaj ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve në veri është shumë e rëndësishme dhe për këtë mund të gëlltitën edhe kompromiset, siç është anashkalimi i çështjes së logos në fletëvotime në veri.


AAK-ja, ka nominuar Selman Sylejmanin kandidat për kryetar të Komunës së Shtërpcës.


Haradinaj theksoi se qytetarët e Shtërpcës kanë nevojë për punësim, përmirësim dhe zhvillim dhe ketë sipas tij më së miri e bënë AAK-ja. Ndërsa kandidati Sylejmani tha se kanë projekt konkret për të zhvilluar Shtërpcën përmes promovimi të turizmit dhe bujqësisë.




Haradinaj: Mund të anashkalohet logo në veri

Tuesday 27 August 2013

Cristiano dhe Irina shëtitje në Madrid



shayk1 Cristiano dhe Irina shëtitje në Madrid


 


Cristiano Ronaldo është në përpjekjen për ti dhënë kohën e duhur personave më të dashur. Në këtë linjë, ylli i Realit të Madridit është fotografuar të shtunën e kaluar me të dashurën e tij Irina Shayk dhe nënën e saj Natalia ndërsa kishin dalë për darkë në Madrid. Bashkë me ta ishte edhe fjali tanimë tre vjeçar, Cristiano Ronaldo Jr që mbahej në krahë nga vëllai i portugezit, Hugo Aveiro. /DailyMail/


article 2402623 1B7AC9C3000005DC 206 634x944 Cristiano dhe Irina shëtitje në Madrid


article 2402623 1B7AC9BF000005DC 359 634x954 Cristiano dhe Irina shëtitje në Madrid


article 2402623 1B7AC9CD000005DC 463 634x915 Cristiano dhe Irina shëtitje në Madrid


article 2402623 1B7AC9BB000005DC 941 634x981 Cristiano dhe Irina shëtitje në Madrid





Cristiano dhe Irina shëtitje në Madrid

Zbulohet një libër në gjuhën shqipe, më i vjetër se “Meshari”



image

 


Behar Gjoka


 


Janë përsëri ata, austriakët, të dashuruarit e përjetshëm me shqipen, që këtë radhë na befasojnë me një tjetër zbulim. Bëhet fjalë për një dokument që mund të hedhë dritë për shkrimin më të hershëm të gjuhës shqipe. Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t’i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me germa latine.


 


Studimi ka si qëllim zbulimin e ndikimit të gjuhës shqipe në të gjithë gjuhët e rajonit, por edhe në gjuhët e vdekura. Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes gjenden në këto gjuhë, e vërteton më së miri këtë gjë.


 


Dy profesorët kanë paraqitur fletën e një libri të Biblës që dokumenton gjuhën shqipe të shkruar në fillim të shekullit të XVI. Nëse do të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti, atëherë kemi të bëjmë me një libër më të hershëm se “Meshari” i cili daton në mes të shekullit të XVI. Zbulimi Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zbulim të mirëfilltë shkencor apo jo. Dokumenti që publikohet në web-in zyrtar të Akademisë së Shkencave të Austrisë pretendon se bëhet fjalë për shqipe të shkruar rreth shekullit XIV.


 


Përcaktimi më i saktë i datës do të shërbente për të vërtetuar nëse “Meshari” i Gjon Buzukut është i pari libër i shkuar në shqip apo më në fund gjuhësia ka arritur të gjejë dokumente të tjerë që e vërtetojnë këtë gjë. Në foto jepet fleta e një libri fetar, i shkruar në italisht dhe në shqip. “Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene. Të paretë tanë print”, që kuptohet. “Ligjërta e VI. Si e krijoi Zoti Adamin dhe Evën, prindërit tanë të parë”.


 


Në gjurmët e Joklit Dy profesorët austriakë kanë përdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit të shkencës së Albanologjisë, Norber Jokl. Jokl ka lindur në 25 shkurt 1887 dhe është vrarë nga nazistët në maj 1942. Edhe pse me një formim juridik, Jokl iu përkushtua gjuhësisë dhe kryesisht studioi gjuhët indo-evropiane, gjuhët sllave dhe gjuhët romane. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar gjuhës shqipe. Në moshën 30-vjeçare mësoi gjuhën shqipe. Është autor i librave “Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes” dhe “Kërkime gjuhësore – kulturore historike nga fusha e shqipes”.


 


Dokumentet e hershme të shqipes Deri më sot tre cilësohen si dokumentet më të hershme të shqipes. Edhe pse gjithë gjuhëtarët pranojnë se shqipja duhet të jetë shkruar shumë kohë më parë, dokumenti i parë që e dëshmon këtë është “Formula e pagëzimit”, e shkruar nga kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit në 8 nëntor 1462. Dokumenti i dytë është fjalori i Von Harfit, i vitit 1497.


 


Dokumenti që përmban një numër fjalësh dhe shprehjesh që i duheshin udhëtarit gjerman gjatë kalimit të tij në Shqipëri në Durrës dhe në Ulqin. Të së njëjtës rëndësi, gjuhëtarët rendisin dhe “Perikopeja e Ungjillit të Pashkës”. Një dokument i shkruar në greqisht, që mendohet se i përket shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla Bible në gjuhën shqipe, që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit XIV. Por si dokumenti më i rëndësishëm deri më sot mbahet “Meshari” i Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe. “Meshari” i përket vitit 1555. Por të gjithë studiuesit janë të një mendimi kur flasin për dokumentet më të hershme.


 


Këtë e dëshmon dhe Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard, që ka udhëtuar në Shqipëri. Në një relacion latinisht të vitit 1332, ai shkruan: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine”. Një gjë mund të thuhet me siguri: Nëse dokumentet shqipe ekzistojnë, zbulimin e tyre mbetet ta presim gjithmonë nga të huajt. Formula e Pagëzimit 1462 Dokumenti i parë i vërtetuar i shqipes i përket datës 8 nëntor 1462.


 


Është shkruar nga Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit. Duke parë mangësitë në ushtrimin e fesë, Pal Ëngjelli lëshon një qarkore latinisht, ku lejon që në kohë lufte fëmijët të pagëzoheshin në shqip. Formula është: “Un të pagëzonj pr’emen’t Atit e t’birit e t’shpirtit shenjt” shqip . Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) Janë 26 fjalë shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe 100 e 1000. Fjalori modest i udhëtarit Arnold Fon Harfit ka një rëndësi të madhe për gjuhën shqipe, duke qenë është i pari dokument i shprehjeve dhe numrave.


 


Fjalori është zbuluar në vitin 1860, Fon Harvi udhëtoi në Durrës dhe në Ulqin. “Meshari” i Buzukut 1555 Është i pari libër i gjuhës shqipe që është gjendur deri më sot. “Meshari” përbëhej nga 110 fletë ose 220 faqe. Origjinali i librit që ka arritur të gjendet përbëhet nga 94 fletë. Libri është kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine, ka 154 000 fjalë. Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit.


 








Zbulohet një libër në gjuhën shqipe, më i vjetër se “Meshari”

Burrneshat e Shqipërisë (FOTO)



image

 


Burrneshat ose Virgjëreshat e betuara, janë sektori i popullsisë femërore në Ballkan, të cilat kanë zgjedhur të jetojnë si meshkuj për shkak të kufizimeve shtypëse.


 


Fotografi Jill Peters sjell fotot të fenomenit që njihet pak në Perëndim, ku femrat e guximshme transformojnë plotësisht vetveten në ruajtje të nderit.


 


Që prej shekullit të XV, fise të Ballkanit kanë zbatuar kodin arkaik të quajtur Kanun, i cili privon nga e drejta e votës, drejtimit të makinës, fitimit të parave dhe veshjes së pantallonave. “Kanuni thekson se femrat konsiderohen pronë e burrit”, sqaron Peters për “Huffington Post”.


 


Në refuzim të një jetë të përulët dhe skllavëruese, disa femra revokojnë gjininë e tyre dhe braktisin seksin e tyre. Duke ndryshuar veshjen, pretë flokët, ndryshuar emrin dhe madje duke u sjellë si mashkull, këto femra gëzojnë njëlloj të drejta si të ishin meshkuj. Sakrifica finale është premtimi për të mbetur e virgjër gjatë gjithë jetës.


 


Vitet fundit, femrat shqiptare kanë fituar më shumë pavarësi, dhe tashmë kanë mbetur vetëm 30 burrnesha, shumica e të cilave jetojnë në një fshat të vogël. Por ato nuk kanë në plan që të heqin dorë nga betimi.


 


“Një grua mund të bëhet Presidente e Shqipërisë dhe ato do të vazhdojnë të jetojnë si meshkuj”, shprehet Peters.


 



 



 



 



 



 



 



 



 



 


 







Burrneshat e Shqipërisë (FOTO)