Thursday 24 October 2013

The Albanian in London 25th of September 2013

The Albanian in London 25th of October 2013 by shefdomi




The Albanian in London 25th of September 2013

Prokuroria e Mitrovicës lëshon urdhër-arresti për Vulinin

vulinDepartamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër Aleksandër Vulinit, ministër pa portofol në Qeverinë e Serbisë.

“Ky aktvendim u mor për arsye se ekziston dyshimi i arsyeshëm se Aleksandër Vulin, më 17 tetor, 2013, në kohën e pacaktuar, në mënyrë të paautorizuar, ka kaluar kufirin e Republikës së Kosovës me Serbinë, jashtë vendkalimit kufitar të autorizuar dhe ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Me këtë ka kryer vepër penale – kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare – nga neni 146 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.


Hetimet, sipas këtij aktvendimi, fillojnë nga dita e sotme.


Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, po sot ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë që të lëshojë urdhër-arrest ndaj të pandehurit Vulin.


 




Prokuroria e Mitrovicës lëshon urdhër-arresti për Vulinin

Pankarta e tifozëve të Bayern që po çmend Serbinë

pankata 

Kjo pankartë e tifozerisë së Bayern Munchen e shpallur dje në stadium ka ngjallur reagime të forta në Serbi.

Tifozët e Bayern i bëjnë thirrje UEFA-s që të pranojë Kosovën si vend anëtar. Pankarta eshte mbajtur mbreme ne Plzen gjate ndeshjes qe Bayern fitoi 5-0 ne kuader te takimeve te Champions League.


 




Pankarta e tifozëve të Bayern që po çmend Serbinë

Unë, njeriu kyç i marrëveshjes NATO-UÇK



-Astrit Leka, tanimë 89-vjeçar, rrëfen për Kongresin e Ushtarakëve Historianë, ku Shqipëria megjithëse anëtare nuk kishte përfaqësues, ndërsa atij iu desh që të mbronte ngjyrat e atdheut edhe pse ishte i deleguar nga Zvicra, nënshtetas i së cilës është prej shumë vitesh


 


Nga cili aktivitet ktheheni së fundit?


Isha në Kongresin e 39 të Komisionit Ndërkombëtar të Historisë Ushtarake, që u zhvillua në Torino, Itali. Atje kishin ardhur delegatë e 40 shteteve edhe 15 universitetet më të mëdha të botës, që nga SHBA, Japonia, Kina, Rusia, Gjermania, Franca, etj. Sigurisht me erdhi keq që Shqipëria nuk ishte e përfaqësuar, sepse edhe ne kemi një histori ushtarake që ka lënë gjurmë të mira, që nga lashtësia e deri më sot.


Me çfarë statusi ishit i ftuar në Kongres?


Isha i ftuar si veprimtar i historisë ushtarake, anëtar i Shoqatës së Historianëve Ushtarakë të Zvicrës. Unë jam qytetar zviceran, por në këtë kongres përfaqësova edhe ngjyrat e Shqipërisë. Para se të shkoja në Kongres me rastin e pranimit në Shoqatën e Historianëve Ushtarakë zviceranë, pata një letër falënderimi nga kryetari i shoqatës, gjeneral divizioni, Domenik Juliand që i shkruante këto fjalë “Nuk do të doja ta mbyllja këtë letër pa ju përgëzuar për punët dhe kërkimet e rëndësishme të bëra nga ju, për angazhimet për një botë më demokratike dhe t’u shpreh juve respektin tim përpara kaq dëshmive të shumta të mbështetjes dhe të homazhit që u janë bërë nga personalitete të tjera botërore”. Unë isha i futur në këtë kongres jo vetëm si historian, por edhe si aktor i historisë ushtarake. Rasti e ka dashur gjatë jetës time, prej 7 prillit 1939 e deri në ditët e kongresit, të marrë pjesë në ngjarje historike përcaktuese për fatin e njerëzimit.


Cilat kanë qenë këto ngjarje përcaktuese?


Në Labinot të Elbasanit, natën e 8 shtatorit 1943, i kthyer nga misioni britanik ku më kishte dërguar Enver Hoxha për të zëvendësuar Koço Tashkon, sapo u mor vesh kapitullimi i ushtrisë italiane, u ngarkova të merrja kontakt me drejtuesit italianë në qytete, që ata të dorëzoheshin te partizanët, lënien e armëve dhe shpëtimin e jetës së tyre nga ana jonë nëpër male, edhe pse në kushte të vështira. Ky ishte një aksion i madh për të mos i lënë italianët në dorën e ushtrisë gjermane.


Po pas luftës, cili ka qenë kontributi juaj?


Vite më vonë më është dashur që në Gjenevë të marr pjesë në ngjarje të rëndësishme historike ndërkombëtare, por ajo që është më e rëndësishmja ndërmjetësimi, midis përfaqësuesve të Xhorxhio Napoletanos, president i Italisë dhe të Romano Prodit, ish-kryeministër i Italisë, të autorizuar nga NATO, për të zgjidhur çështjen e karakterizimit terrorist ose jo, të UÇK-së. Përfaqësuesit e NATO-s me këtë rast u paraqitën tek unë me kërkesën që t’i ndërlidhja me përfaqësuesit e UÇK-së, pasi siç shkruan gazetari Maurizio Stefanini: “Astrit Leka ishte studiuar dhe kishte rezultuar se nuk bënte pjesë në asnjë rrjet spiunazhi në Gjenevë, i njohur si qytet jo vetëm diplomatik, por edhe i spiunazhit botëror”. Ata dinin gjithashtu se unë gëzoja besimin e shqiptarëve, por edhe besimin e shqiptarëve të Kosovës. Sipas tyre, unë isha personaliteti më i përshtatshëm për ta zgjidhur këtë çështje kaq të rëndësishme midis palëve. Nga takimet e ndryshme që u bënë doli se UÇK nuk ishte organizatë terroriste, por luftonte për lirinë e popullit të vet nga zgjedha serbe. Iu kërkua palës së autorizuar nga NATO që ta sanksionon këtë çështje në shtyp me një personalitet të njohur botërisht që të vinte në Gjenevë. Amerikani Gelbart, i njohur si një person kundër UÇK-së deri atëherë, erdhi në Gjenevë, mori kontakt direkt me përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare dhe çdo gjë u shpall në shtyp. Kështu shpjegohet që gazetari Stefanini më paraqiti mua si çelësi i zgjidhjes së çështjes midis NATO-s dhe UÇK-së, që solli më pas luftën e Kosovës, duke mos lejuar në këtë mënyrë që Kosova të bëhej një Bosnje e dytë.


Të kthehemi te kongresi. Çfarë ndodhi atje?


Kongresi  u hap me solemnitet dhe mediat e përmendën shumë rëndësinë e tij, por ajo që na intereson ne si shqiptarë është një artikull nga gazeta “Libero” e Italisë. Ja citime nga një artikull me titull: “Kështu jeton një armik i popullit të kësaj gazete: “Astrit Leka është një nga atdhetarët më të mëdhenj shqiptarë. Ai ishte një hero i rezistencës…” Artikulli vazhdon “…deri të shtunën vazhdon në Torino Kongresi i 39 me delegacione ushtarake të 40 vendeve e me historianë të 15 universiteteve, ku midis pjesëmarrësve një nga më të moshuarit është shqiptaro-zvicerani Astrit Leka, një 89-vjeçar i kthjellët, që mund të quhet kujtesa e gjallë e shekullit XX e më tutje”. Në një paragraf tjetër shkruhet: “Në Shqipëri kanë bërë një vepër teatrale për aksionet e tij, gjatë luftës partizane dhe kjo vepër ka marrë çmimin e konkursit të 40-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare. Kryetari i Komisionit të historianëve ushtarakë të Shqipërisë, i përcakton aksionet e tij me njësitet guerilje të rëndësisë evropiane. Kështu ai përmend aksionin që udhëhoqi në bodrumet e bankës së Durrësit, u mori mallin e destinuar për 15 mijë ushtarë gjermanë, që ishte lesh për veshje ushtarësh, më të cilat do të përballonin të ftohtin rus. Ky lesh u vu në dispozicion të partizanëve”. Që të kthehemi te kongresi, unë i ndoqa të gjitha punimet, i bëra vërejtje substanciale kumtesave të delegacioneve të ndryshme, si provë që ndërhyrjet e mija ishin të sakta e shkencore dhe dinjitoze për një historian shqiptar i cili në atë kongres ishte dhe aktor i historisë. Këtë e provoi me faktin se anëtari i komisionit ndërkombëtar të historianëve ushtarak, personaliteti i shquar zviceran, gjeneral dhe prof, dr. Fritz Joeckli, disa herë laureat i disa universiteteve, erdhi e më përgëzoi duke më pyetur çfarë kombësie kisha. Më erdhi mirë që i thashë: “jam shqiptar”. Në këtë kongres nisa përpjekjet për të futur Kosovën anëtarë të këtij Komisioni Ushtarak dhe për këtë mora kontakt  të drejtpërdrejtë me institucionin e drejtuar nga Agim Çeku në Prishtinë.


Shtypi italian/ Astrit leka dhe bisedimet NATO-UÇK


Maurizio Stefanini, në “Gazeta Liberal”, Romë, më 28 nëntor 2012 boton artikullin “Ndërmjetësimi i Lekës” me nëntitull: “Astrit Leka qe njeriu çelës i raporteve midis shërbimeve të fshehta italiane dhe luftëtarëve të UÇK”, ku shkruan: “Kjo ndodhi në kohën e luftës së Kosovës, para ndërhyrjes së NATO-s. Perëndimi i ngarkoi detyrë Italisë që të realizonte një kontakt me luftëtarët e UÇK, që të mund ta bënte veprën e tyre në pajtim me kërkesat e NATO-s. Në Gjenevë ishte një personazh, autoriteti i të cilit kishte bërë atë të besueshëm ndaj italianëve, shqiptarëve e kosovarëve, pra ishte njeriu që mund të bënte ndërmjetësimin e palëve. Pikërisht me atë, i dërguari italian foli një ditë të tërë dhe ra në ujdi duke mbetur pa mend kur Leka refuzoi të pranojë çfarëdo shpërblimi financiar nga ana jonë. UÇK pranoi të kufizonte disa veprime të saja. Pastaj Italia vuri në dispozicion bazat ushtarake për avionët e NATO-s, që vepruan kundër regjimit të Milosheviçit. Kosova arriti një pavarësi nën administrimin e OKB-së, pastaj erdhi shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008. Sot, Kosova njihet nga 95 vende prej 193 shteteve anëtare të OKB. Qe pikërisht Astrit Leka, njeriu i Gjenevës, dikur viktimë e regjimit të Enver Hoxhës, çelësi i tratativave midis NATO-s dhe UÇK, por edhe zgjidhës i kaq shumë çështjeve themelore gjatë këtyre 70 viteve të historisë së Shqipërisë”. (shekulli)





Unë, njeriu kyç i marrëveshjes NATO-UÇK

Kosova me përfaqësim të barabartë në Beograd


Ministrat e vendeve anëtare të Traktatit të Komunitetit të Energjisë morën pjesë në mbledhjen e 11-të Këshillit të Ministrave që u mbajt në Beograd, Serbi. Republika e Kosovës u përfaqësua nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, i cili bashkë me homologët tjerë nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Moldavia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe të tjerë morën një sërë vendimesh.

Takimi i 11-të i TKE-së ishte nën organizimin, gjegjësisht presidencën e shtetit të Serbisë. Përfaqësuesi dhe njëherit bashkë-drejtuesi i këtij këshilli i Komisionit Evropian, Fabricio Barbaso përshëndeti ministrat dhe përfundimin e negociatave me sukses për sektorin e energjisë.


Ministrat e vendeve anëtare të Komunitetit të Energjisë u pajtuan me rekomandimin për adoptime të caktuara drejt implementimit të direktivës 2012/27 EU për Efiçiencë të Energjisë. Këto rekomandime do të shërbejnë si bazë e mirë ligjore dhe lehtësim për implementim të direktivës në fjalë.


Ministrat po ashtu miratuan propozimin për shtyrje deri në vitin 2027 të afatit të operimit të termocentraleve ekzistuese në vendet e tyre, si pjesë e obligimit të implementimit të direktivave përkatëse të BE-së. Duhet theksuar se me të marrë postin e Ministrit, por edhe më herët, Fadil Ismajli prioritet e kishte shtyrjen e afatit të termocentraleve ekzistuese (Kosova – A), e që rezultoi edhe pozitivisht në propozimin dhe miratimin në fjalë.


Mes pikave të shumta, u potencua kontesti mes KOSTT (Kosovë) dhe Republikës së Serbisë. Kreu i Sekretariatit të këtij komuniteti theksoi që marrëveshja e arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë është hap drejt zgjidhjes përfundimtare të këtij kontesti. Nëse nuk arrihet implementimi i kësaj marrëveshje deri në Tetor 2014, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë do ta ngris çështjen në Këshillin Ministror përmes instrumenteve përkatëse.


Lidhur me këtë ministrja e Energjisë e Serbisë, Zorana Mihajloviq deklaroi që këto dy kompani, brenda tre muajsh do të nënshkruajnë në një afat tre mujor marrëveshjen ndër TSO për operim të koordinuar të sistemeve të tyre.


Ndërsa, ministri Ismajli pasi përshëndeti të pranishmit, ai ngriti vuri në dukje çështjen e pengesave që dalin nga pakoja e tretë lidhur me sigurinë e furnizimit, hapjen dhe çmimet e tregut si dhe çmimin e rregulluar.


“Sa i përket adresimit të këtyre çështjeve duhet konsideruar gjendjen/kushtet dhe zhvillimet në vendet e secilit nga shtetet anëtare”, tha ministri Ismajli.


Edhe ministrat tjerë, nga Maqedonia, Mal i Zi dhe Serbia u pajtuan me Ministrin Ismajli dhe theksuan që këto janë një proces në të cilin duhet kaluar me shumë kujdes.


Në këtë takim mes tjerash u miratuara edhe lista e projekteve me interes të Komunitetit të Energjisë. Kjo listë përmban projekte me interes nacional dhe regjional, të cilat mes tjerash janë zgjedhë në baze të metodologjisë së Sekretariatit të Energjisë. Ne mesin e këtyre projekteve janë edhe TC Kosova e Re dhe Linja interkonektuese 400 kV me Shqipërinë.


Edhe pse në listën rezervë të projekteve të propozuara, është vendosur projekti i gazit Nish –Prishtinë, që ka marrë vërejtje edhe nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në takimet e më hershme, Ministri Ismajli kërkoi që ky projekt të mos trajtohet në këtë listë ngase kjo nuk u diskutua paraprakisht me Qeverinë e Kosovës si projekt me karakter regjional.


Çështje tjera te diskutuara janë raporti i implementimit të obligimeve nga Traktati i Komunitetit të Energjisë që kanë shtetet anëtare të këtij komuniteti, si dhe zgjatja/shtyrja e Traktatit edhe për 10 vjetët e ardhshme me qëllim të koordinimit të mëtutjeshëm të obligimeve që dalin nga ky Traktat.


Ministri Ismajli dhe homologia e tij nga Serbia, ministrja Mihajlovic si dhe Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, z. Kopac më tutje patën takim ku shprehën gatishmërinë e plotë drejtë implementimit të marrëveshjes në sektorët përkatës.


Ministri Ismajli theksoi që energjia elektrike nuk është dhuratë nga Zoti, por se ajo duhet paguar nga të gjithë qytetarët dhe shtoi se në këtë drejtim kërkohet që sa me parë konsumi i energjisë elektrike të vendoset nën kontroll edhe në Mitrovicën e veriut.


Pikë tjetër e diskutimit ishte edhe gazi, me çka Ministri Ismajli ceku që duhet konsideruar studimet e fizibilitetit të cilat janë ekonomikisht të arsyeshme për Kosovën dhe me këtë edhe për rajonin.


Nga ana e saj, ministrja Mihajloviq theksoi se shteti i saj nuk do të bëjë pengesa për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtare, ashtu siç është edhe njëra nga pikat e marrëveshjes.


Reflektimi me i fuqishëm në takimin e Këshillit Ministror të mbajtur ne Beograd, ishte se kjo është hera e parë që një ministër i Zhvillimit Ekonomik i Republikës së Kosovës merr pjesë zyrtarisht në një takim të nivelit ministror në Beograd. Ministri Ismajli u prit dhe përcoll me te gjitha protokollet shtetërore zyrtare”, thuhet në njoftimin e MZHE-së.




Kosova me përfaqësim të barabartë në Beograd

Kush financon partitë - fiton tender


Zhvillimi i aktiviteteve të disa ndërmarrjeve private kushtëzohet nga vendosja e raporteve me partitë politike nëpër komuna, por edhe me zyrtarë të institucioneve të larta kosovare, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, për Radion Evropa e Lirë thotë se politika dhe biznesi janë dy subjekte të lidhura në mënyrë direkte dhe indirekte, që mbështesin njëra-tjetrën për interesa të veta, qoftë politike apo biznesore.


“Kjo është një traditë, jo e filluar sot, por një traditë që vazhdon dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha vendet e botës. Prandaj, është interesi ai që lidh, por ajo që dëmton është se në këto raste bëhen favorizime në njërën anë, apo në anën tjetër”, thotë Shahini.


Edhe përfaqësues të shoqërisë civile në vend, kritikojnë klasën politike për ngufatjen e ekonomisë nga politika.


Agron Demi, udhëheqës i Institutit për Studime të Avancuara, GAP, në prononcimin dhënë Radios Evropa e Lirë, thotë se është bërë traditë në Kosovë që kompanitë që financojnë fushatat e partive të caktuara, të shpërblehen me tenderë pas marrjes së pushtetit.


“Për një vit, rreth 500 milionë euro para publike kontraktohen përmes procedurave të prokurimit publik për kompanitë private dhe kjo e ka rritur ndikimin politik te kompanitë për shkak se përzgjidhen ato kompani që janë të afërta me politikën, sidomos me partinë në pushtet”.


“Edhe në kaluarën është raportuar se ato biznese që kanë financuar drejtpërdrejtë fushatën elektorale të një partie të caktuar, janë shpërblyer me shuma milionëshe me rastin e fitimit të pushtetit”, shprehet Demi.


Si problem tjetër në këtë fushë, Agron Demi, përmend përdorimin e standardeve të dyfishta gjatë inspektimit dhe tatimit të bizneseve, veçanërisht në komunat më të vogla të Kosovës.


“Për shembull, në komunat më të vogla, ku bizneset njihen me komunën, politikanët vendosin se cili biznes do të inspektohet dhe dënohet. Dhe, kjo lë hapësirë për keqpërdorime, për shkak se ato biznese, të cilat nuk mbështesin financiarisht partinë, ato inspektohen më shpesh apo edhe dënohen për shkak të mospërmbushjes së procedurave”, thekson Demi.


Ai shton se kjo ka ndikuar që shumica e bizneseve të gjejnë lidhje me partitë politike, konkretisht me partitë që udhëheqin komunat.

Por, Agim Shahini, thotë se pasojat e ndërhyrjes se politikës në biznes janë të dyanshme, pasi dëmtohen kompanitë tjera private, por edhe partitë që nuk arrijnë të kontrollojnë biznese të caktuara.


“Gjithë këto lehtësi që mund t’i jepen njëra-tjetrës, qoftë biznesi që politikës i siguron financa dhe vota, ajo mund të dëmtojë partinë tjetër, e cila nuk e ka këtë mbështetje nga biznesi. Por, edhe politika kur i jep biznesit privilegje, e dëmton konkurrencën, e cila në një farë forme krijon monopol për shkak të privilegjeve që iu ofrohen”, vlerëson Shahini.


Ndryshe, edhe gjatë fushatës zgjedhore që po mbahet për zgjedhjet komunale të 3 nëntorit, kandidatë për kryetar të komunave, jo rrallë herë po akuzojnë njëri-tjetrin që kanë lidhje dhe favorizojnë kompani të caktuara në komunat e tyre.




Kush financon partitë - fiton tender

Wednesday 23 October 2013

Kosova dhe Shqipëria duan t'ia marrin talentin shqiptar Kroacisë!


image

 


Një supertalent po çmend Evropën dhe Botën e futbollit. E quajnë Elvir Maloku, me prejardhje nga Kosova, talent i futbollit që luan për NK Hajduk nga Spliti dhe Kombëtaren U17 të Kroacisë.


Me këtë të fundit ai po merr pjesë në Kampionatin botëror në EBA, ku cilësitë e tij në ndeshjet kundër Brazilit dhe Panamasë nuk u kanë shpëtuar as skautëve të shumtë.


Pas këtyre paraqitjeve përfaqësues të Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës kanë kontaktuar me familjen e Elvirit, të cilin kanë pyetur për ambiciet e tij se për cilën Kombëtare dëshiron të luaj në të ardhmen- Shqipërinë apo Kosovën.


Kosova është në përparësi para Shqipërisë, rrëfimi është i njëjtë sikur ai me Adnan Januzajn, dallimi është se Maloku nga Rijeke shkoi në Split, ndërsa Januzaj nga Bruxellesi në Manchester.


Gazeta zagrebase “Jutarnji list” ka shkruar se 17-vjecari Elvir Maloku e ka sprovuar vetën edhe në ekipin e parë të “Hajduk”-ut. Kjo gazetë thekson se pas dy ndeshjeve të para në fanellën e Hajdukut, Elviri tregoi një potencial të jashtëzakonshëm dhe skautët e konsiderojnë si njërin prej  talentëve më të mëdhenj në botë.


Sulmuesi i gjithanshëm është bërë interesant edhe për numër të madh të klubeve evropiane, mes të cilave Juventusi dhe Monaco, por Hajduku nuk e lëshon nën 10 milionë euro.






Kosova dhe Shqipëria duan t'ia marrin talentin shqiptar Kroacisë!

Jennifer Lopez krenare me trupin e bëshëm

jenn 

Jennifer Lopez nuk e ka aspak të vështirë të karikojë turmat falë formave të bëshme fizike. 44 vjeçarja është krenare për këtë fakt dhe nuk e fsheh në asnjë reagim për median por tregohet edhe modeste.  Jennifer tha për “Cosmopolitan” se ka shumë femra të tjera njësoj si ajo në linja fizike që janë rritur dhe po rriten në Bronx të Nju Jorkut. “Familja më mësoi të dua atë që jam dhe atë se si dukem”, u shpreh Jennifer, “trupi im nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”.




 




Jennifer Lopez krenare me trupin e bëshëm

Katie Price surprizon me “zh”veshjen



katie price


 


Është tanimë diçka e zakonshme të thuhet se Katie Price preferon që të provokojë me veshjet e saja ekstravagante. Bukuroshja e njohur e televizionit në Britaninë e Madhe ishte të martën në ceremoninë e prezantimit të autobiografisë “Love, Lipstick and Lies”.







 





Katie Price surprizon me “zh”veshjen

Fakte tmerruese rreth telefonave celular!

celular- Në numër më të madh janë njerëzit që kanë telefona celular se sa ata që kanë ujësjellës në shtëpi!

- Ekziston një softuer haker i cili mund ta gjejë se çka shkruani nëpërmjet dridhjeve.

- Celulari mund të përdoret për vjedhjen e fjalëkalimeve dhe informatave tjera

- Tek telefonat celular ndodhen 10 herë më shumë bakterie se sa në banjo.

- Mund të merni infeksion në sy, grip ose diarre nga prekja e ndonjë telefoni të papastër.

- 66% e njerëzve e ndajnë krevatin me telefonin celular

- Ushtria amerikane ka krijuar softuer me të cilin telefoni juaj mund të bëjë vet fotografi, pastaj të krijohet pamje tredimenzionale me qëllim që t’ju spiunojë.

- 40% e njerëzve më lehtë do të hiqnin dorë nga larja e dhëmbëve të tyre për një javë se sa nga telefoni i tyre.

- Ekziston një aplikacion hakerik e cila mund të vjedhë informacione për kartelën tuaj të kreditit në rast se ndodheni afër personit i cili e menaxhon atë aplikacion.

- Amerikanët hedhin telefona të vjetër të cilat përmbajnë mbi 60 milion dollarë në ar dhe argjend secilin vit, ndërsa reciklojnë vetëm 20% të mbeturinave elektronike.

- Efekti i rrezatimit kur telefoni është në kontakt me trupin tuaj ende është çështje e hapur, por ajo që është vërtetuar deri më tani është se ky rrezatim ndikon në cilësinë e spermës.

- 33% e njerëzve më lehtë do të kishin hequr dorë nga seksi se sa nga telefonat.

- 66% e njerëzve vuajnë nga nomofobia- frika se mos mbeten pa telefonat e tyre.

 


 




Fakte tmerruese rreth telefonave celular!

Tuesday 22 October 2013

Federata Gjermane e Futbollit në “hall” me “golin fantazmë”


fut

Federatës Gjermane të Futbollit i ka dalë punë me një prej golave më të diskutueshëm të kohëve të fundit, raporton DPA. Federata do të mbajë disa seanca dëgjimore për rastin.


Fjala është për golin e shënuar nga Stefan Kiessling, i cili ka nisur të quhet “goli fantazmë”.


Goli i shënuar në ndeshjen mes Bayer Leverkusen dhe Hoffenheim, kishte depërtuar në rrjetë, nga pjesa e pasme e saj, vetëm pasi që rrjeta ishte e grisur në mes, dhe jo sepse lojtari kishte arritur ta fuste atë në rrjetë me goditjen e tij.


Goli që i dha tri pikë Bayer Leverkusenit, e që nga referi u pranua si i rregullt, ka nxitur debate të shumta në mesin e tifozëve, ekspertëve dhe gazetarëve.


Hoffenheimi është ankuar zyrtarisht në federatë, dhe tash pritet të merret një vendim rreth rastit.




 



Federata Gjermane e Futbollit në “hall” me “golin fantazmë”

Princi George pagëzohet të mërkuren

george 

Princi George, i biri i dukës William dhe dukeshës Kate, do të pagëzohet në një ceremoni private në Pallatin St. James në Londër, të mërkuren.


I treti në radhë për fronin mbretëror, do të jetë edhe kreu i Kishës Anglikane, kur ta marrë kreun e kurorës.


Në ceremoni do të marrë pjesë vetëm një fotograf. Nuk dihet ende se cilët do të jenë kumbarët e foshnjes mbretërore, raporton DPA.


 




Princi George pagëzohet të mërkuren

Beyonce, nudo në kopertinën e këngës së saj të re

beyonce 

Beyoncé ka publikuar në internet disa foto ku shfaqet mjaft seksi, foto të bëra gjatë turit të saj të fundit botëror.


Gjithmonë e më shumë sensuale e më e bukur, këngëtarja ka hedhur mes të tjerash dhe një foto ku shfaqet nudo, e ulur, ndërsa sytë i ka drejtuar nga qielli.


Një mënyrë e shkëlqyer për të ndezur fansat e saj në pritje të lancimit të këngës së saj më të re që do të dalë në fund të nëntorit dhe fillimin e dhjetorit,


Ndërsa albumi i ri do të mbërrijë në 2014.


 




Beyonce, nudo në kopertinën e këngës së saj të re

Plaket seks simboli Ricard Gere? Fotot nga filmi i ri

ricard gere 

Një burrë i vjetër, i veshur elegant, me flokë të bardhë të gjatë, me një mjekër që i mbulon fytyrën, kush mund ta mendonte se ky ka qenë për vite të tëra sekssimboli i shkëlqyer Ricard Gere?


Dhe në fakt është pikërisht ai, I fotografuar gjatë xhirimit të filmit të tij të ri, ‘Franny”.


I maskuar në këtë mënyrë, aktori amerikan i përngjet shumë ish këngëtarit të Rrokut, Shel Shapiro.


Në film, një produksion i pavarur, aktori interpreton një burrë të cuditshëm që arrin të lidhë miqësi me një cift interpretuar nga Dakota Fanning e Theo James.


ricard 1


 


 


 


 




Plaket seks simboli Ricard Gere? Fotot nga filmi i ri

Dortmundi ndal hovin e Arsenalit



image

 


Skuadra gjermane e Borussia Dortmundit ka arritur të ndal hovin e skuadrës angleze Arsenalit, duke e mposhtur në Emirates me rezultat 2-1.


 


Për Dortmundin shënuan Mkhitaryan dhe Lewandowski, ndërsa për vendasit shënoi sulmuesi francez Giroud.


 


Në ndeshjen tjetër të Grupit F, Napoli ka regjistruar fitore prej 2-1 si mysafir i Marseille, për Napolin shënuan Jose Maria Callejon 42’ dhe Duvan Zapata 67’, kurse golin e vetëm për Marseillen e shënoi Andre Ayew në minutën e 86’.







Dortmundi ndal hovin e Arsenalit

“Vidiq ishte i gatshëm të shkojë në luftë në Kosovë”


image

Legjenda e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, në biografinë e tij ka zbuluar një sekret që ka të bëjë më ish lojtarin e tij, serbin Nemanja Vidiq.


Ish menaxheri i “Djajvë te Kuq” në autobiografinë e cila është publikuar të martën, nuk i ka mbetur borxh askujt, kurse i ka përshkruar lojtarët që vet i ka stërvitur, por edhe rivalët e tij.


Tekniku skocez në biografinë e tij, mbrojtësin serb, Nemanja Vidiq e ka përshkruar si të rreptë, të errët dhe të pakompromis, por serb krenar!


Ferguson e ka përshkruar situatën me Vidiqin, kur futbollistit serb para disa vitesh i kishte ardhur thirrja që të shkoj në ushtri.


“Vidiq ka qenë i rreptë, i errët dhe i pakompromis. Serb krenar. Ka folur më mua në vitin 2009 dhe me ka njoftuar se ekziston mundësia që ta thërrasin në ushtri. Kur e kam pyetur i shqetësuar se si e mendon këtë, ai me ka thënë: Kosova. Po shkoj, kjo është detyra ime. E kishte atë shikim drejt në sy”, ka shkruar Ferguson.






“Vidiq ishte i gatshëm të shkojë në luftë në Kosovë”

Ermira Mehmeti-Devaja këtë fustan e ka shumë për zemër!



image

 


Deputetja e Bashkimit Demokrat për Integrim, Ermira Mehmeti – Devaja, përveçse që kryen punën e saj në mënyrë aktive si deputete e kësaj partie, Almakos para disa muajsh publikoi se ajo tashmë kishte edhe një hobi të ri: atë të DJ-it.


 


DJ Ermira


 



 


Megjithëkëtë, Ermira është e njohur edhe për veshjen e saj trendi dhe si ndjekëse e denjë e koleksioneve të veshjeve të fundit. Por, Almakos përtej kësaj e ka vërejtur se Mehmeti – Devaja fustanin me ngjyrë të kombinuar kuqe e bardh e ka tejet për zemër. Pasi ajo me këtë fustan është shfaqur nëpër disa seminare, nëpër Europë si edhe gjatë seancës së sotme parlamentare, ku është diskutuar për kufirin Staniqiq-Bellanoc.


 


Ndoshta ky fustan i sjell fat deputetes së BDI-së, dhe për këtë arsye ajo e vesh kaq shpesh!/Almakos


 


Fotografitë ku është shfaqur Mehmeti – Devaja me të njejtin fustan mund t’i shikoni më poshtë:


 



 



 



 








Ermira Mehmeti-Devaja këtë fustan e ka shumë për zemër!

Trajneri i United: Adnan Januzaj, talent i veçantë

mojes 

Manchester United përgatit sfidën e tretë të UEFA Champions League kundërr Real Sociedad ku një hap fals mund ta vështirësojë rrugëtimin e djemve të David Moyes drejt fazës eliminatore.

Në kulmin e komenteve për librin e Sir Alex Ferguson, trajneri aktual përpiqet të ruajë përqëndrimin e skuadrës së tij te sfida e radhës në “Old Trafford” ku tema kryesore e konferencës së tij nuk është Wayne Rooney apo Van Persie, por i riu me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj.

“Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe po bën progres të jashtëzakonshëm me kalimin e kohës. Jam i sigurt se Januzaj do ta konsumojë pjesën më të madhe të karrierës së tij me Manchester United. Adnani është një talent i veçantë”.

Në vijim, Moyes përqëndrohet te libri i Ferguson duke u mjaftuar me disa fjali diplomatike pasi iu përgjigj pyetjes nëse ato që thuhen mes rreshtave mund ta shpërqëndrojnë sulmuesin Wayne Rooney.

“Unë mendoj se Wayne është i fokusuar te futbolli i luajtur. Madje ka qenë i fokusuar edhe gjatë fazës përgatitore. Po gëzon një formë të mirë dhe unë nuk kam asnjë problem me të.  Alex Ferguson mund të shkruajë çfarë të dëshirojë pasi çdokush në “Old Trafford” dëshiron të lexojë ato që ai shkruan. Ai është një njeri me njohuri të mëdha, prandaj jam i sigurt se shumë njerëz do ta shijojnë librin e tij”.

Në fund, Moyes përqëndrohet te sfida e radhës, duke e pranuar se për Real Sociedad do të jetë e vështirë të luajë në një stadium mitik si “Old Trafford”, duke shtuar se shpreson që skuadra mike ta shijojë eksperiencën e parë në strofullën e Djajve të Kuq.


 




Trajneri i United: Adnan Januzaj, talent i veçantë

Ora inteligjente e Google



image

 


Google pritet të nxjerrë në treg orën inteligjente të quajtur “Gem” më 31 tetor, duke dhënë shembullin e radhës se gara për risitë teknologjike nuk po njeh kufij.Në internet kanë qarkulluar disa modele të pakonfirmuara të produktit në fjalë, të cilat thuhet se ngjasojnë me orët e prodhuar nga selia e Mountain View.


 


Ndërkohë, edhe një tjetër kompani e njohur që ofron shërbimet online duket se nuk do të mbetet pas. Sa vijnë e bëhen më të vërtetë zërat për debutimin e Amazon me një telefon smart.


 


Falë informacioneve të mbledhura nga “Financial Times”, siç transmeton TCH njoftimet, zërat e korridoreve janë kthyer në një projekt, ende jo zyrtar, por më të strukturuar.


 


Flitet se emri i kompanisë që do të realizojë modelin e telefonit për kompaninë e Jef Bezos është taivanezja “HTC”. Lajmi i publikuar në “FT” është pasuar nga lajme të tjera në rrjetin “Bloomberg”.







Ora inteligjente e Google

Ndarja, grusht i fortë për Perryn



image

 


Pop këngëtarja Katy Perry ka treguar se ndarja nga Russell Brand i kishte ardhur si një grusht në fytyrë. Krijuesja e hitit “Roar” e cila në vitin 2011 u nda nga ish-bashkëshorti Brand përmes një mesazhi telefonik, ka pranuar se kënga e re “By the Grace of God” flet shumë për jetën e saj private.


 


“Unë nuk i përkas tipit të femrave që thonë se ‘ajo çfarë nuk më mbyt më bën më të fortë’. Më besoni që pas ndarjes kam qëndruar me javë të tëra në shtrat”, ka deklaruar Perry.







Ndarja, grusht i fortë për Perryn

Kanye West i propozon martesë Kimit



image

 


Në njërin nga koncertet e tij të mbajtur të shtunën në Seattle, këngëtari Kanye West ka deklaruar se planifikon t’i propozojë martesë të dashurës së tij Kim Kardashian.


 


Por siç duket ai nuk ka mundur të presë më gjatë për ta zyrtarizuar lidhjen e tij me bukuroshen Kim.


 


Reperi, 36-vjeçar, të hënën i ka propozuar yllit të famshëm në ditëlindjen e saj duke marrë me qira stadiumin  e bejsbollit AT&T në San Francisko ku më pas ia bëri pyetjen e famshme para familjes dhe shoqërisë së tyre, raporton tabloidi E!.


 


Kanye në po të njëjtën ditë kishte qenë i pranishëm  në “Hollywood Film Awards”, dhe ishte e paqartë nëse do ta festonte ditëlindjen e të dashurës me të.


 


Çifti tashmë ka vajzën me emrin North, por po mendojnë të bëjnë një tjetër fëmijë sepse e dinë se po plaken dhe më vonë mund të kenë vështirësi në zgjerimin e familjes.







Kanye West i propozon martesë Kimit

Olta Gixhari, e çmendur pas Ardit Gjebrese…


image

Ne te vertete, ajo e do shume Arditin per humorin qe ka: “Eshte gjithe humor ky njeri qe e dua kaq shume”, ka shkruar Olta ne Instagram, ne nje foto me gojen hapur duke qeshur. Por, ajo nuk mbeti dhe pa pergjigje: “Po si te mos jete ne humor te mire njeriu kur te ka ty prane?”, ia kthen Arditi me te shpejte, po aty. Duket se “dashuria” eshte e dyanshme dhe s’ka si te mos jete, pasi nje femer seksi si ajo, te ben te ndjesh me shume se vetem humor. Perndryshe, Olta se shpejti do paraqitet ne nje rol interesant ne nje film me metrazh te gjate te Fatmir Kocit, ku ajo dashurohet ne nje femer tjeter. Nje “lajm i keq” per gjithe meshkujt qe e adhurojne ate.






Olta Gixhari, e çmendur pas Ardit Gjebrese…

Bushati: Traktat bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

bushati 

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati theksoi në Tiranë se nëpërmjet nënshkrimit të Traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit me Kosovën, do të mbikëqyren dhe orientohet strategjitë politike, ekonomike dhe shoqërore.

Qeveria e Shqipërisë, sipas ministrit Bushati, thotë se faktori diplomatik shqiptar ka një peshë të re që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.


 




Bushati: Traktat bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Ferrari jep spektakël në Hong Kong

Prezencën e saj prej më shumë se tri dekadave në tregun e Hong Kongut, Ferrari e ka festuar duke organizuar një paraqitje spektakolare me vetura të kësaj marke.

Më shumëse 600 vetura ishin mbledhur për të shënuar evenimentin më të madh të veturave ndonjëherë të organizuar në Azi. Ky eveniment u mbajt në ishullin Lantau, ku veturat ishin palosur në formë të pesë luleve petale që paraqesin simbolin e Hong Kongut i njohur si Bauhinia Blakeana.

Shumë modele të Ferrari ishin bashkuar përfshirë këtu modelet 195 Inter, 365 GTC, Dino, 458 Challenge, 599 XX dhe FXX Evoluzione. Gjithashtu pjesë e këtij spektakli ishte edhe modeli më i ri i Ferrari, 458 Speciale.


foto (1)


Ferrari 3


 


 




Ferrari jep spektakël në Hong Kong

Nokia sfidon Apple dhe Samsung, debuton në fushën e tabletëve

2Pas “betejës”(të humbur) në fushën e telefonave inteligjentë, Nokia vendos të sfidojë Apple dhe Samsung në një tjetër sektor, atë të tabletëve.

Kompania finlandeze prezantoi në Abu Dhabi “Nokia Lumia 2520”, tabletin e parë të saj (dhe me shumë mundësi i fundit, pasi blerjes së këtij sektori nga Microsoft). Me “Lumia 2520”, që ka procesorë më të shpejtë dhe është “Full HD”, Nokia synon të harrojë përpjekjet e pasuksesshme në të kaluarën me mini-tabletët me sistem operimi Linux.


“Nokia Lumia 2520” ka ekran prej 10 polësh, operon me Windows RT 8.1, ka lidhje 4G Lte, që e diferencon nga Surface i Microsoft dhe e vendos në konkurencë të drejpërdrejtë me iPad të Apple dhe Galaxy Tab dhe Galaxy Note të Samsung, jetëgjatësi të baterisë rekord prej 10 orësh si dhe mundësi karikimi sipas dëshirës nëpërmjet sistemit “Fast Charge”, që për rreth 60 min bën që bateria të arrijë në 80 përqind.


Tableti i prezantuar sigurisht ishte risia më e madhe e Nokia, por jo e vetmja. Kompania finlandeze prezantoi gjithashtu edhe “phablet”-et e saj, “Nokia Lumia 1520” dhe “Lumia 1320” dy hibridë prej 6 polësh mes telefonit dhe tabletit. Të dy produktet kanë procesorë të fuqishëm dhe janë të pajisur me një kamera prej 20 megapixel.


1


 


 




Nokia sfidon Apple dhe Samsung, debuton në fushën e tabletëve

Ja formacioni për Kosovën që ëndërron Vokrri



Një 11-ësh i përfaqësueses së Kosovës pa Lorik Canën dhe Valon Behramin. Ky është mendimi i legjendës së futbollitkosovar, Fadil Vokrri, gjatë një bisede për gazetën “Arena”. Kreu aktual i FFK-së nuk e fsheh gatishmërinë për ta udhëhequr vetë Kombëtaren kosovare në të ardhmen. Me Berishën, Mavrajn, Mustafin, Ajetin, Abrashin, Mehën, Bashën, Xhakën, Shaqirin, Januzajn e Beqirajn titullarë, por pa Canën e Behramin,Vokrri thotë se lehtë do mund ta befasonte globin.


Gjithsesi, ëndërr kjo vështirë e realizueshme, por jo e pamundur. Ndoshta Bosnja nuk do të jetë shteti i fundit, i cili e befasoi botën, duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror, “Brazili 2014?, vetëm pas 20 vitesh si shtet i pavarur. Një mrekulli akoma më të madhe pritet nga shteti tjetër i ri ballkanik, Kosova, e cila e ka shpallur pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt të vitit 2008.


Një gjë të tillë e paralajmëron edhe vetë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri. Ish-futbollisti i famshëm kosovar është shumë i bindur se përfaqësuesja kosovare do të “shpërthejë” në arenën ndërkombëtare me më pak vite shtetësi sesa Bosnja. Lojtarët Vokrri thotë se Kosova mund të debutojë në arenën ndërkombëtare me skemën 4-2-3-1.


Ai planifikon që ruajtjen e portës t’ia besojë Etrit Berishës, ndërsa në vijën e mbrojtjes ëndërron duke luajtur Mërgim Mavrajn, Shkodran Mustafin, Amir Abrashin dhe Arlind Ajetin. Para tyre, Vokrri vendos Alban Mehën e Migjen Bashën, ndërsa mesfusha e formacionit të tij përbëhet edhe nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kurse supertalentin e Manchester Uniteid, Adnan Januzajn,Vokrri shpreson ta shohë duke luajtur prapa sulmuesit Fatos Beqiraj. Mirëpo, sa i përket këtij formacioni, Vokrri shton se ai mund ta ketë aty-këtu ndonjë ndryshim, pasi pjesë e planeve të tij janë edhe: Anel Raskaj, Loret Sadiku, Valdet Rama, Besart Berisha, Burim Kukeli, Kristian Nushi dhe shumë të tjerë.


“Ky do të ishte formacioni më i mirë, por duhet t’u kujtoj se ne i kemi identifikuar rreth 80 futbollistë, të cilët mund të kontribuojnë në përfaqësuesen e Kosovës”, u shpreh legjenda e futbollit kosovar.


Ndërkohë, në formacionin ideal të përfaqësueses së Kosovës, të cilin Vokrri e ëndërron, nuk figurojnë emrat e kapitenit të Shqipërisë, Lorik Cana dhe mesfushorit të Zvicrës, Valon Behrami.


“Cana kategorikisht e ka mohuar mundësinë për të luajtur me Kosovën, sepse dëshiron të qëndrojë në Shqipëri. Kështu ka deklaruar vetë ai. E njëjta situatë është edhe me Behramin. Sikur këta të dy të kishin shprehur gatishmëri, sigurisht që do të gjenin vend në formacion”, përfundoi Vokrri.





Ja formacioni për Kosovën që ëndërron Vokrri

Kur injoranca blihet me para

Kujtim-RamadaniKujtim Ramadani

Për të mos u bërë banal me të njëjtin titull (lexo: Përdhosja e gjuhës shqipe 3) si dy artikujt e përparmë lidhur me temën që do të trajtoj kësaj radhe, vendosa ta quaj pak më ndryshe këtë shkrim, natyrisht jo dhe pa arsye.

Më rastisi para disa ditësh të kem në duar një broshurë me titull Kid’s Planet, e cila ishte destinuar për më të vegjlit, me ç’rast ata duhej të lexonin pak nga ajo që ofrohej në mënyrë informative në këtë broshurë si dhe të merren me kafshët e ndryshme në botë dhe të krijojnë një mini-atlas të habitateve të atyre kafshëve, që po ashtu nënkupton edhe njohje me lëndën e gjeografisë. Pra, një përzierje e lezetshme e shumë lëmenjve në një broshurë shumë-ngjyrëshe, duke filluar nga gjuha amtare e fëmijëve, përmes kafshëve, d.m.th. zoologjisë e deri te gjeografia. Kur kësaj t’i shtohet edhe qëllimi për të cilin ishte dedikuar ajo broshurë, gjithçka duket e përkryer. Pra, bëhej fjalë për Shoqatën për të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve me aftësi të kufizuara “Dallëndyshja” (“Lastovica”, në maqedonisht), e cila nga çmimi përfundimtar i shitjes së kësaj broshure, që ishte 100 denarë, merrte një përqindje të caktuar për nevojat, në dukje, qëllimmira të saj. Të tjerat nuk dihet se ku shkojnë, mbasi hartuesit, dizajnuesit dhe botuesit e kësaj broshure ishin ndonjë fantom-firmë pa adresë, telefon, ueb faqe, etj.

Si do që të jetë, qëllimi i këtij shkrimi nuk është të merret me shtëpinë botuese e as me shoqatën e sipër-përmendur, por me diçka që drejtpërdrejt i prek konsumatorët, d.m.th. blerësit, edhe atë posaçërisht shqiptarë, e kësaj broshure, e që është përdhosja deri në pafundësi e gjuhës shqipe si dhe faktet jo të sakta gjeografike në të.

Duke nisur nga vetë kopertina e broshurës Kid’s Planet, do të vëreni një varg gabimesh gjuhësore, respektivisht morfologjike, sintaksore, dhe të tjera që fare nuk përkojnë me normat standarde të gjuhës së sotme shqipe (po as edhe me atë antike, ma merr mendja).

(Shih foton 1!)
Fotografia 1

Më tej, në faqet e mesme të broshurës shfaqet harta e botës ku janë shënuar kontinentet, e ku në asnjë çast nuk është menduar për lakimin e emrit nëpër rasa e as për trajtat e emrit në shqip; d.m.th. disa prej atyre emrave i keni në trajtën e shquar, si p.sh. Amerika e Veriut, Afrika, Azia dhe të tjerat në trajtën e pashquar edhe atë në rasën emërore, respektivisht kallëzore, si p.sh. Evropë dhe Amerikën e Jugut. Ajo që e bën akoma më tragjike tërë situatën, është Antarktika në vend të Antarktikut dhe kulmi i injorancës (nuk e pranoj arsyetimin se mund të ketë qenë gabim shtypi, sepse në raste të këtilla nuk tolerohen as gabimet e shtypit) është emërtimi i kontinentit të Australisë, si Austria.

Kjo, sipas të drejtës ndërkombëtare do të kishte nënkuptuar edhe pretendime territoriale ndaj një vendi tjetër, paramendoni! Në të njëjtën faqe vazhdojnë gabimet gjuhësore në fjalinë ku jepen udhëzimet she çfarë duhet bërë në hartë. (Shih foton 2!)
Fotografia 2

Në kopertinën e pasme të kësaj broshure “të famshme” vazhdon golgota e gjuhës shqipe, por për këtë as që e kam ndërmend të komentoj. Thjeshtë lexojeni vetë dhe përqendrohuni te pjesët e rrethuara me të bardhë. (Shih foton 3!)
Fotografia 3

Kësaj i thonë të nderuar, “duke dashur të vë vetull, nxjerr sy”. Dëmi që bëhet nga blerja e materialeve të këtilla është shumë më i madh se dobia prej tyre. Përveç nxjerrjes së 100 denarëve nga xhepi edhe ashtu i vobektë i shqiptarëve, sjellja e një broshure të këtillë në shtëpi shkakton dëme edhe më të mëdha mbasi promovon kundërvlerën, injorancën, hipokrizinë dhe në fund të fundit nënçmimin e një gjuhe a shkence, e me këtë edhe të një populli në tërësi.

Pavarësisht nëse e tërë kjo është bërë me ndihmën e Google translate-it apo përmes dikujt që pretendon se njeh gjuhën shqipe, arsyetimet (e çfarëdo lloji qofshin ato) janë të papranueshme bile edhe irrituese në tërë këtë përtallje me vlerat e dikujt tjetër.


 


 




Kur injoranca blihet me para

Nisma e Shpresa Programme për Gjuhën Shqipe po bëhet realitet

 coverMirela Sula


Shqiptarët që jetojnë në Britanine e Madhe, tashmë e dinë fushatën që ka ndërmarrë ‘Programi Shpresa’ për gjuhën shqipe, një nga organizatat më të mëdha në Londër për komunitetin shqiptar.

Ja çfarë thotë Flutura Shega Punonjësja për edukimin pranë kësaj organizate:

“Kjo levizje e Shpresa Porgramme ka filluar 6 vite më parë dhe është dashur një punë e madhe, negociata të pafundme, për të arritur në këtë pikë ku kushtet e vëna nga Cambridge Institute janë shumë të sakta:


1)sigurimin e £100 mijë paund fond paraprak,
2)të jetë e sigurt që çdo vit do të ketë 300 studentë që ta japin provimin e gjuhës shqipe,
3) të ketë një numër të kosiderueshëm shkollash që e pranojnë këtë si lëndë mësimore.


Mbledhja e fondeve ka nisur që në nëntor të vitit të kaluar duke arritur një shumë prej 15mijë paund, shumë e cila është mbledhur nëpërmjet iniciativave të tilla si, dhënia e koncerteve të ndryshme nga të rinjë e shoqatës, donacione nga firma të mëdha shqiptare dhe pronarë restorantesh në Londër.”


Kësaj iniciative i është bashkuar edhe UK Albanian Professionals (UKAP), një rrjet me emër që përfaqëson profesionistët shqiptarë në Britani. Një grup prej 10 anëtarësh u mblodhën së bashku dhe vendosën që të marrin pjesë në një gjysëm-maratone, një nga më të njohurat të Londrës e organizuar në Ealing më 29 shtator. Profesionistët e UKAP vrapuan për të mbledhur fonde për gjuhën shqipe pasi si të gjithë dëshirojnë që ta shohin gjuhën e tyre të mësohet në shkollat angleze. Një mision i vështirë por aspak i pamundur. I kemi takuar në parkun e madh të Ealing pikërisht në atmosferën e ngrohtë e cila për fat mbështetej edhe nga dielli i ngrohtë atë ditë të diele. Vullnetarët e Programit Shpresa së bashku me anëtarë të tjerë të UKAP dhe shqiptarë nga komuniteti, me flamuj dhe pankarta në duar, mbështetën vrapuesit duke u dhënë zemër në misionin e tyre.

Po ju përcjellim impresionet që morëm direkt nga vetë ata në këtë ditë ku mblodhi sëbashku mijëra vetë, dhe ku nuk mungonin as shqiptarët.


eduartEduart Alia

Është një nismë që e kemi marrë me vetëdije të plotë, një veprim që duhej bërë patjetër. Është diçka e re por shpresojmë që pas nesh ta ndjekin të gjithë këtë iniciativë sepse bëhet fjalë për një kauzë të madhe, siç është gjuha shqipe. Kjo që po bëjmë është diçka simbolike por ka vlerë të dyfishtë dhe funksionon më së miri.



Kemi arritur në një pikë që tashmë bëjmë një komunitet të madh. Dhe është detyra jonë që të bëhemi të gjithë bashkë për të përmirësuar jetën tonë dhe për t’u integruar në shoqërinë Britanike duke ruajtur vlerat tona dhe gjuhën tonë gjithashtu. Këtë gjë po bën edhe UK Albanian professionals, po investon për brezat e ardhshëm, për profesionistët e të ardhmes. Po përdorim UKAP si një platformë për t’i dhënë zë këtij brezi dhe për të nxjerrë në pah vlerat shqiptare.


flo


Florian Osmani

Shtysa ime për të marrë pjesë në këtë maratonë ka qenë vajza ime 8-muajshe. Është ende e vogël por unë dua që vajza ime të ketë mundësinë të mësojë gjuhën e saj shqipe në shkollë. Prandaj dhe e kam mbështetur këtë iniciativë të Shpresa Programe dhe u bëra pjesë e kësaj kauze bashkë me kolegët e mi të UKAP. Ne e kemi për detyrë t;u tregojmë fëmijëve tanë dashurinë për vendin tonë dhe për gjuhën. Çdo shqiptar i vërtetë do ta donte një gjë të tillë dhe jam e sigurtë se të gjithë do të na mbështesin në këtë garë pasi është ëndrra dhe e ardhmja e fëmijëve tanë. Për më tepër UKAP ka të njëjtin mision, të investojë për brezat e ardhshëm dhe profesionistët që duan të investojnë për këtë të ardhme.


bujBujar Metaj

Ajo që më shtyu të marr pjesë në këtë garë është qëllimi – është zëri që na thërret për të ruajtur dhe zhvilluar gjuhën tonë. Ky është një mision i çdo shqiptari, sidomos për ne emigrantët. Unë vetë nuk kam fëmijë por e bëra për të gjithë fëmijët shqiptarë të cilët së shpejti do të kenë mundësinë ta mësojnë gjuhën shqipe në shkolla si çdo lëndë tjetër. Jam shumë entuziast dhe jam i sigurt se do t’ia dalim. Është diçka që jemi përgjegjës të gjithë dhe prandaj jemi mbledhur këtu sot që ne të japim të parët shembullin tonë.


majMajlinda Prendi

Për mua ishte një sfidë të merrja pjesë në një martonë. Nuk ishte e lehtë por thirrja për gjuhën shqipe ishte shumë e fortë dhe më dha fuqi. Ndaj u nxita të marr pjesë sepse është diçka që nuk është bërë më parë. Është ndjesi e bukur kur bën diçka për gjuhën shqipe, për më tepër të organizuar në këtë mënyrë. Të gjithë bashkë ia dolëm, arritëm në një kohë mjaft të mirë dhe ja ku jemi plot entuziazëm dhe optimizëm që kjo nismë do të shkojë deri në fund për të mirën e brezave që do të vijnë. Ky është vetëm fillimi.


elaEla Hoxha


Ajo që më solli këtu është thirrja që më bëri gjuha shqipe, emri, rrënjët e mia. Atdhedashuria dhe malli që kam për gjuhën time. Dua që fëmijët, brezat e ardhshëm ta mësojnë gjuhën e tyre edhe pse në emigrim. Ndaj kur dëgjova për këtë kauzë të Shpresa Program iu bashkova me dëshirë kësaj maratone dhe them se kemi bërë diçka të mirë. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim. Është rruga e duhur për t’u emancipuar. Dhe kjo që po bëjmë është shumë e rëndësishme.


halHalim Jaku

Kur dëgjova përmes Shpresa Programme dhe UKAP për këtë maratonë dhe të flitej për fushatën që po bëhej për gjuhën shqipe nuk hezitova aspak t’i bashkohem. Jam shumë i lumtur që mora pjesë dhe gëzohem që shoh mbështetës të kësaj kauze. Unë besoj se të gjithë bashkë do t’ia dalim dhe shpresoj që të na bashkohen sa më shumë shqiptarë. Tashmë duhet ta kuptojmë se ky është një mision i madh dhe është detyra e secilit nga ne të bëjmë diçka, të gjithë të japim kontributin tonë në ndihmë të kësaj nisme.


 


 



neNevila Dyli

Është kënaqësi që të vrapoj dhe të mbledhim fonde për të regjistruar gjuhën shqipe si GSCE. Unë kam filluar të punoj me Shpresa Programme dhjetë vjet më përpara kur u formuan klasat e para shqipe në zonwn e Manor Park. Shpresa Programme është vendi ku unë hodha hapat e para dhe e kam kënaqësi që m’u dha rasti të bëj diçka jo vetwm për gjuhën shqipe, por edhe për organizatën që më ka mbështetur që në fillimet e mia. Jam e sigurt se më këto ritme ky projekt do të jetë së shpejti një ëndërr e realizuar.

Cili është hapi tjetër për Shpresa Programme për të bërë të mundur realizimin e kësaj ëndrre

Shpresa Programme dhe të rinjtë që aderojnë, trajonhen apo marrin suport janë të vendosur që ta çojnë këtë levizje deri në fund. Jemi komuniteti i parë në MB që nuk jemi ndalur përpara veshtirësive që kemi ndeshur por kemi vazhduar në mënyrë të pareshtur për t’ia arritur qëllimit tonë.

Në këtë rrugë kemi përfituar shumë nnjohuri, kemi krijuar lidhje të reja dhe kemi inspiruar biznese, kompani të mëdha që ata të na përkrahin. Vlen për të përmendur raporti i mrekullueshëm që kemi krijuar me PwC, parlamentarë, biznese shqiptre si ai i Global bar apo Restorant Tirana, DJ Koli, Ripple Centre , vrapuesja angleze Esme Madil e së fundmi UKAP.

Me datën 16 Tetor një event tjetër do të do të mbahet në PwC offices ku do të inagurohet skema e re e mentoring që ka ardhur si rezultat i kësaj iniciative

Si dhe do të inagurohet projekti i ri “grow your tenner”

Për çdo person që dhuron £10 nëpërmjet këtij rrjeti £10 të tjerë i shtohen nga Local Giving.

I bëjmë apeal çdo familje shqiptare që të bëjë një investim për femijet e tyre dhe për nipërit dhe mbesat pas datës 16 tetor si dhe të inkurajojne fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën tonë të bukur shqipe. https://localgiving.com/charity/shpresa/project/too-busy-to-get-in2-trouble—language-and-dancing-activities-for-young-people


Motoja e shpresa porgramme është “ Së bashku sjellim ndryshimin e dëshiruar”




Nisma e Shpresa Programme për Gjuhën Shqipe po bëhet realitet

Monday 21 October 2013

Vota...

 votieNga Bashkim Metalia


Shteti si promotori kryesor i organizimit të shoqërisë duhet, në saj funksioneve ligjvënëse,të jetë gjithëpërfshirëse. Data 3 Nëntor 2013 e zgjedhjeve lokale në Kosovë, duket se është vendosur me dakortësinë e Ivica Dacic, pasi ky i fundit e përmend këtë datë, pasi është njeriu i duhur që duhet të bind serbët e veriut të dalin në zgjedhje.

Është e kuptueshme, në fakt më tepër sesa kaq, për të ardhur keq, pasi për të arritur standardet e kërkuar nga ndërkombëtarët, duhet t’i lusim(t’i marrim me të mirë), llastojmë, të lobojmë në Beograd që serbët e veriut të mund të votojnë.

30 është numri i shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar që do të votojnë në këto zgjedhje të 3 Nëntorit në Kosovë, konfirmohen të jenë regjistruar në listat e Komisionit Zgjedhor të Kosovës. Një numër sa qesharak sa dhe simbolik.

Por simbolika e ka prapaskenën e errët dhe plot mëkate të shtetit tonë. Sikurse dhe vetëm 30 veta të ketë Britania të paktën një zyrtar nga Kosova së shtetit të Kosovës duhej të kishte denjuar për t’i takuar dhe inkurajuar që të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesin e zonës.

Në fakt janë me mijëra, mund të jenë 50 Mijë, apo dhe më tepër qytetarë të Republikës së Kosovës të cilët kanë të drejtë votë, por që s’mund të votojnë.

Kush janë arsyet?

Të braktisur nga bashkëkombësit, janë lënë në harresë dhe as që vihet uji në zjarr për t’i pasur edhe këtë pjesë të diasporës në listat zgjedhore.

Humbja e besimit tek numërimi i votës së tyre ka bërë që dhe vet qytetarët e Kosovës me banim në Britani kanë treguar indiferentizëm.

Indiferentizëm ky që i bën braktisës së një veprimi qytetar dhe moral siç është e drejta e votës.

Këtu roli organizativ i shtetit lë për të dëshiruar pasi u ka “hequr” të drejtën e votës qytetarëve të saj, pa ditur se kjo përbën një shkelje të normës kushtetuese, pasi nuk përgatit terrenin e duhur që të mund të regjistrohet vota e tyre, si pas modeleve tashmë të njohura.

Çuditërisht analiza e kësaj situate shpjegohet si një injorim i dy palëve. Nga njëra anë defekti qëndron në strukturat shtetërore për të ushtruat të drejtën e saj kushtetues në përputhje dhe me të drejtat e njeriut për të mundur që çdo qytetar të shpalos vendimin e tij me votë. Dhe nga ana tjetër vet qytetarët nuk angazhon për të shprehur vendimin , që të mund të zgjedhin njeriun që i përfaqëson më mirë interesat e bashkëkombëseve , dhe të vetë atyre.

Paradigma e kësaj forme organizuese na sheh si të braktisur nga shteti për të mos thënë të harruar fare.

Ashtu sikurse dhe interesimi i emigrantëve është aq i ulët sa me dukshëm shihet dhe braktisja që i bëjnë shtetit të tyre.



Vota...

Të braktisur apo braktisës?

vote voteThe Albanian


 Nuk ishte aq shumë befasuese shifra e dhënë nga zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë z.Valmir Elezi. U duk si dritëhije që përmbysi në njëfarë mënyre shifrën 0 të “interesimit për të votuar” tek ambasada e Kosovës në Londër. Pra nga 32 kërkesa të paraqitur nga qytetarët e Kosovës që jetojnë në Britani pranë KQZ-s së Kosovës 30 janë miratuar. (E theksojmë qytetarë të Kosovës që jetojnë në Britani, pra jo-domosdoshmërisht shqiptarë…)


Në të vërtetë është një shifër tronditëse që hap një diskutim të gjerë. Nëse do të bëhet një përllogaritje e thjeshtë kjo shifër do të thotë 3-4 familje. Po pse ky indiferentizëm kaq ekstrem?

Nga të intervistuarit për këtë çështje dalin shumë arsye, por ajo që duhet theksuar është se detyrimisht duhet t’i jepet fund kësaj “pajtueshmërie” me këtë gjendje, qoftë nga ata që konsiderohen institucione të shtetit të Kosovës, shoqërisë civile e deri tek diaspora në Britani.

Nëse institucionet e Kosovës “mjaftohen” me dhënien e të drejtës për votim të diasporës, kjo nuk është aspak e drejtë dhe kjo “mjaftueshmëri” duhet ë marrë fund dhe të nisë një proces i ri bashkëpunimi, të paktën me shqiptarët e Kosovës në Britani.

Nëse i rikthehemi kujtesës përveç presidentes Jahjaga që vitin e kaluar organizoi një pritje për diasporën e këtushme, dhe një vizite të Ministrit të Diasporës, të tjerët megjithë vizitat e shpeshta, “harruan” që të organizojnë qoftë edhe një pritje simbolike me përfaqësuesit e shqiptarëve të këtushëm.


Duket se që nga këtu ka filluar “ngrirja” duke shtuar edhe faktin se thuajse asnjë parti politike nuk ka shfaqur “ndonjë interes” për këta votues. Në këtë situatë duket se qytetarët e Kosovës në britani janë ndjerë të braktisur dhe kanë refuzuar në masë të ushtrojnë të drejtën e tyre, atë që konsiderohet si obligim qytetar për të votuar.


Mbase tek shumë pjesëtarë të diasporës akoma vazhdon të mbetet shpresa e realizimit të premtimit se disa vende në parlament do të jenë vetëm për diasporën.


Duhet theksuar se që me mbarimin e luftës në Kosovë, përveç disa organizimeve simbolike ka rënë edhe motivimi për të qenë “të angazhuar” veçse në disa shoqatëza.


Është momenti kur qoftë të zgjedhurit apo intelektualët e këtushwm ,të ndërmarrin hapa konkretë për një ri-organizim të fuqishëm me shpresën se edhe institucionet e shtetit të Kosovës do të ndryshojnë kursin e tyre përkundrejt diasporës shqiptare në Britani.


akil (2)Prof.Dr.Sc. Akil Mark Koci

Vota demokratike e Diasporës e forcon Kosovën

Epoka jonë historike është mjaft e hidhur, sepse që nga sundimi i egër i Mbretërisë Otomane dhe nga sundimi i Serbisë, që janë munduar të na zhdukin me farë e me fis, nuk kemi parë ditë të mira. Por, Kosova edhe tash pas çlirimit të saj, konsiderohet si vendi më i korruptuar dhe më i varfër në tërë pjesën e Evropës!

Në këtë situatë, dhe në kushte të tendosura politike, zhvillohen edhe zgjedhjet duke mos e ditur, apo nuk dëshiron ta dijë, Paria në pushtet, se Kosovën përditë e lëshojnë me qindra banorë të saj për të kërkuar kushte më të qëndrueshme jete dhe jetë më të sigurt.

Mendoj kështu pse, siç e dëshmon realiteti politik, partisë në pushtet sikur nuk i interesojnë votat e Diasporës, edhe pse vota demokratike e Diasporë e forcon Kosovën!

Për votat e Diasporës nuk janë bërë kurrfarë përgatitjesh, për shkak se partia në pushtet është e sigurt se votat e Diasporës nuk do t’i jepen kësaj partie demokratike, siç e quan kjo veten. Këtë e dëshmon edhe fakti se janë paraqitur vetëm 30 veta, që do të votojnë në Mbretërinë e Bashkuar!

Diaspora gjithnjë ka qenë ajo që i ka ndihmuar qytetarët e Kosovës, e këtë gjë ajo e bën edhe sot.

Prandaj mendoj se është dashur, domosdo, që për zgjedhjet të bëhen përgatitje më të mira e jo të paorganizuara si tash, kur nuk e dimë se si dhe ku do të zhvillohen zgjedhjet. Unë për vete as që do të votoj, sepse nuk e di qartë se ku dhe kur do të votohet!


daut


Daut Dauti


Në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë, të organizuara nga KQZ në kuadër të OSBE-së në vitin 2000, numri i qytetarëve të interesuar për votim ishte shumë i madh edhepse zgjedhjet ishin të karakterit lokal. Shumë qendra të votimit patën shtyrë afatin e votimit deri vonë në mbrëmje. Numri i votuesve arriti në 79 %. Megjithatë, kishte qytetarë që kishin mbetur pa votuar për shkak se nuk u kishte ardhur radha


Kjo ishte një shifër rekorde e votimit e cila nuk u arrit më asnjëherë. Në zgjedhjet e ardhshme përqindja sillej rreth 50% dhe shpesh nën te. Rënia drastike e përqindjes së votuesve është bërë për shumë arsye por më së shumti për shkak të humbjes së interesimit të qytetarëve për të votuar. Interesimi me siguri ka rënë për shkak se qytetarët janë dëshpëruar me partitë politike dhe nuk besojnë se mund të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes. Prandaj, çështjen e votimit e shohin si punë të kotë.


Gjatë zgjedhjeve të fundit KQZ ka mundësuar që në proces të votimit të marrin pjesë edhe qytetarët që gjenden jashtë Kosovës. Votimi bëhet me anë të postës por regjistrimi dhe e tërë procedura duket të jetë mjaft e komplikuar. Sipas rregullave të KQZ “çdo votues i cili mungon përkohësisht në Kosovë” ka të drejtë që të votojë nga vendi ku gjendet. KQZ ka nxjerrë dispozita tjera juridike për të rregulluar këtë mënyrë të votimin por definimi i votuesit është i paqartë. Nuk është e qartë se cilët qytetarë që gjenden jashtë Kosovës përfshihen me termin “mungesë në Kosovë”. Mungojnë ata që ato ditë gjenden turistë jashtë Kosovës, me punë të përkohshme apo ata të cilët jetojnë dhe punojnë në ndonjë shtet tjetër ku mund të jenë edhe shtetas të vendit përkatës?


Çfarëdo që është intenca e kësaj rregulloreje, dhe pa marrë parasysh statusin juridik të qytetarëve të Kosovës, interesimi i tyre për të votuar është tejet i vogël. Në Britani të Madhe të regjistruar për të votuar në këtë mënyrë figurojnë diku rreth 30 veta. Kaq numri i atyre që në këtë shtet kanë shprehur interesim për të votuar ata të cilët në zgjedhjet e 3 nëntorit janë kandidatë për asambletë komunale dhe kryetarë të komunave.


Në shtetet tjera të Evropës numri i të interesuarve për këtë lloj votimi mund të jetë më i madh. P.sh. në Zvicër e Gjermani numri i tyre është i lartë pasi që në këto vende ekzistojnë edhe degë të partive politike dhe një traditë më e gjatë e aktivitetit politik. Por, edhe në këto vende, as përafërsisht, numri i votuesve potencialë nuk përputhet me numrin e atyre që kanë shprehur dëshirë të votojnë.


Kjo sërish duhet të shpjegohet se ky mos interesim vjen si rezultat i shumë arsyeve. Dëshpërimi me partitë politike duhet të jetë arsyeja kryesore.

Votuesve u duken të njëjta të gjitha partitë politike dhe nuk shohin alternativa. Pothuaj nga të gjithë mund të dëgjosh ankesa se vendi është zhytur në probleme, sidomos në korrupsion, dhe nuk besojnë se ndonjë nga partitë politike ka qëllim serioz që ta luftoj këtë dukuri negative që ka kapluar çdo skutë të institucioneve të të gjitha niveleve në Kosovë. Prandaj, abstenojnë nga votimi që është një detyrë dhe drejtë e tyre e rëndësishme qytetare. Një arsye tjetër që dëgjohet shpesh është edhe shërbimi joadekuat apo niveli joprofesional që ofrojnë ambasadat e Kosovës në këtë aspekt.


Për të ndryshuar këtë gjendje dhe për të rritur interesimin e votuesve të këtij lloji duket se duhet shumë punë për të bërë. Në këtë proces duhet të angazhohet më seriozisht KQZ, ambasadat por edhe partitë politike dhe institucionet tjera në Kosovë.



adAdelina T. Badivuku


Mendoj që si në çdo proces tjetër diaspora është neglizhuar edhe në procesin e zgjedhjeve. Informimi për mënyrën e regjistrimit ka qenë minimal e i paqartë. Në Britani Ambasada e Kosovës nuk di të ketë bërë ndonjë hap për t’i inkurajuar kosovarët të regjistrohen.


Mund edhe të mos jem e informuar saktësisht, po biseda rreth zgjedhjeve ka kaluar gati në humor. Unë personalisht nuk jam regjistruar edhe për arsye të zhgënjimit personal në politikën që zhvillohet në Kosovë, dhe fatkeqësisht duke mos besuar që kandidati që mund ta ketë votën time ka shanse të fitojë, kam vendosur të abstenoj. Sigurisht jo zgjedhje e mirë dhe definitivisht kam humbur duke mos e shfrytëzuar rastin të kontribuoj në një ndryshim të mundshëm. Megjithatë ky është realiteti dhe vendi im.


Abedin Bajraktari


abShqiptarët apo qytetarët e komunitetit Kosovar në Britani të Madhe kanë rënë në “gjumë” dhe ndihen shumë rehat kështu si janë, pa u angazhuar. Nuk kane interesim të organizohen sikurse edhe kanë ditur të organizohen vite më parë. Patriotët nuk angazhohen vetëm kur vendi është në lufte, ata duhet të kontribuojnë edhe në “paqe” sepse nevoja për patriotët është e pashtershme. Jam i pajtimit se edhe ky komunitet ka nevojë dhe po pret për një “zë” të fuqishëm apo një thirrje të re, që do të na zgjonte nga gjumi dhe të na ngacmonte ndërgjegjen për t`u organizuar. Me këtë gjendje në të cilën ndodhemi sot, vetëdeklarojmë se ne nuk jemi patriotë!

Ky komunitet natyrisht se ka nevojë edhe të thirret dhe të kontaktohet nga qeveritarë e Ministra të Kosovës për të mbajtur tubime të përbashkëta, dhe në këtë rast në lidhje me votimet, të vijnë paraprakisht të jepin shpjegimet mbi procedurat e votimit dhe të ngjallin dhe ngrtnin moralin e bashkeëtdhetareve, por edhe të dëgjojnë hallet dhe mendimet e tyre.

Disa nga arsyet e mos angazhimit të shqiptarëve të Kosovës në BM për të votuar janë se nuk ekziston një komunitetit gjithëpërfshirës –Bashkësi e shqiptarëve të Kosovës sikurse gjatë viteve ‘90.

Mungesa e një qendre apo Klubi i shqiptareve ku do te mblidheshin edhe për aktivitete të përbashkëta por edhe për informim të natyrave të ndryshme, në këtë rast informimi rreth votimit në Kosovë.

Mos interesimi i përfaqësuesve të Kosovës për të vizituar apo kontaktuar komunitetin shqiptar të Kosovës dhe për të sqaruar mbi mundësitë, formën dhe mënyrën e votimit,

Mos ndërgjegjësimi i qytetareve të Kosovës për të votuar dhe për të dhënë kontributin e tyre. Kur i shtojmë këtu edhe aspirateën për bashkim kombëtar, atëherë shqiptarët e Kosovës duhet t`I përvishen punës dhe të punojnë shumë krahas me bashkëkombësit nga Shqipëria dhe jo të rrimë duarkryq dhe të painteresuar.

Këtu ka edhe mungesë patriotizmi nga ana jonë dhe neglizhence ndaj gjendjes së atyre qytetareve që jetojnë në gjendje të mjerueshme në Kosovë.

Mund të jetë edhe mosbesimi se edhe po votuan , nuk shkon vota në vendin e duhur etj…

Mund të përmendet edhe mungesa iniciativës dhe vullnetit nga ana e Ambasadës së Kosovës për të tubuar dhe kontaktuar komunitetin shqiptar të Kosovës këtu, shoqatat dhe veprimtarët e ndryshëm.

Mund të ketë arsye nga më të ndryshme por që vete qytetarët e Kosovës që jetojnë në Britani të Madhe mund dhe duhet të deklarohen së paku nëpërmjet gazetës tanimë shumë të njohur “ The Albanian”.


rexhRexhep Bajraktari


Mendoj se disa nga arsyet se pse unë dhe bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë jashtë Kosovës nuk mërziten shumë për të votuar për “kandidatet e tyre” ne Kosovë janë disa, prandaj dhe do të mundohem që këto arsye t’i numëroj në formë alfabetike, (kësaj radhe me qe edhe gazeta The Albanian botohet ne Mbretërinë e Bashkuar do mundohem që ta ndjek alfabetin Anglez)


Apatia: Janë mërzitur dashamirët e Kosovës duke parë ëndrra dhe menduar se mund të bëjnë ndryshime me votën e tyre.

Beauty: Janë mërzitur dashamirët e Kosovës duke parë politikanë që mundohen të bindin popullin me pamjet e tyre fizike të veshur me kostume të shtrenjta dhe mjekra të çuditshme, besa edhe makina të shtrenjta e dore për dore me femra të bukura.


Cosmetic: Janë mërzitur “mileti” duke dëgjuar deklarata kozmetike dhe duke përdorur fjalë të huaja mendojnë se e bindin popullin me fjalët e tyre te famshme (p.sh. sot ne brifingun e morningut internacional ….)


Dummy: Shumica jonë mendojmë se kjo qeveri ka vetëm shprehet për ata që të tjerët ua vizatojnë se si duhet të shprehen dhe çfarë duhet të flasin, prandaj në shumicën e rasteve pasi dëgjojmë kandidatët dhe parlamentarët pyetja e përgjithshme është se “çka tha bre se nuk e morra vesh”.


Evident: Këta kandidatë për zgjedhje së bashku me bosat e tyre nuk janë marrë me evidentimin e pasurive humane dhe evidentimin e pasurive të Kosovës.

Fake: Këta kandidate ( normal jo të gjithë se për ndryshe vaj halli për popullin) kanë ardhur në skena dhe janë formuar në baza falsifikimi si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, sepse janë munduar politikanët tanë dhe ndërkombëtarët që të bëjnë përshesh me shpresë se populli do ta hajë me shijshëm, p.sh. krijimin e vendeve të lira kote siç janë karriget e parlamentarëve të cilët kanë zënë vendet e tyre në parlament (në ballë të oxhakut), por që faktikisht nuk janë zgjedhur nga populli…

Guiltiness: Sepse populli i cili luftoi me dekada të tëra ka ra në depresion duke menduar se pse, për kë dhe për çfarë paskemi luftuar? Dhe tani për se dhe për ke duhet te votojmë…

Huliganism: Sepse populli ka ardhur në një përfundim se individë të shume për kandidate nëpër të gjitha partitë janë thjeshte huliganë ose te paktën sjelljet e tyre ashtu te lejnë te mendosh.


Innefective: Sepse këta qeveritarë nuk kanë bërë asgjë për bashkimin e mërgatës, por përkundrazi, kanë krijuar ndasi pikërisht me formimin e partive politike në diasporë në mesin e mërgimtarëve.

Judgmental: Sepse bashkatdhetarët janë bindur se kjo qeveri dhe shumica e kandidatëve shkojnë në parlament me paragjykime dhe paragjykimet e tyre mundohen t’i bëjnë ligje dhe t’i inkuadrojnë ato në masë kinse janë si rrjedhojë e ligjeve evropiane sepse në këtë mënyrë mendojnë se do të pinë ujë tek masa.

Killers: Sepse qeveritarët e sotshëm akuzohen si mafiozë… mundohen që ta mbysin fjalën e lire, dhe flitet se kanë dorë në likuidimin e bijve dhe bijave të kombit.

Lickers: Sepse kandidatet për zgjedhjet e tyre nëpërmes votimeve janë Lëpirëse/sa tek bosat e tyre dhe ndërkombëtaret por edhe armiqtë e kombit.

Mistrust: Sepse votuesit nuk ju besojnë politikanëve se kanë vizion për Kosovën.

Negativity: Sepse votuesit kanë mendime negative dhe e vërteta është se nuk e dinë se çfarë apo kush janë ata që votojnë, por ata nuk mërziten fort për votuesit se kush vjen e kush shkon.


Obsesed: Sepse tashmë jemi bindur çdo dite e më shumë se politikanët tonë kontrollohen nga një forcë e fuqishme e jashtme që vetëm ata e dinë se nga e ka prejardhjen, ndërkohë që vrapojnë si pulat pa krye duke u munduar të na bindin me anë emocionesh se gjoja sikur po punojnë ditë e natë.

Puppies: Pse more në fund të fundit duhet të votoj për një kandidat mendjemadh e arrogant që në fakt akoma nuk e ka kaluar periudhën e pubertetit politik?

Quickies: Pse duhet të votoj për kandidatë të cilët i bëjnë gjërat me nguti, dhe shpejtësi duke e lëne logjikën ne gjumë, këtu bëjnë pjesë projektet madhore të ndërtimeve, tenderëve, shitjeve të pasurive kombëtare…


Radicals: Pse duhet të votoj për kandidat radikalistë të cilët kur mblidhen si llavat e ujqve të cilët favorizojnë ndryshime ekstreme, duke kopjuar kulturat dhe taborret e të huajve dhe duke menduar që ato nene e rregulla do të funksionojnë edhe në Kosovë.


Secularist: Pse duhet te votoj për kandidate që në emër të sekularizmit mundohen të më bindin se besimi nuk është pjese e identitetit tim dhe se e tillë besimi duhet të përjashtohet si formë edukimi.

Too, Pse duhet te votoj për kaq shumë kandidatë kur nuk është e qartë se a po formojnë ekipe futbolli apo persona që përfaqësojnë nevojat e popullit.

Unjust: Pse duhet të votoj për kandidatë që e kanë për turp dhe nuk bazohen në sjelljet e tyre në përputhje me trashëgiminë dhe moralin e drejtë dhe të ndershëm, çuditërisht dhe padrejtësisht mundohen te bindin te huajt për kulturën, identitetin, dhe besimin tone sikurse te tjerët qe na formuan e dine kulturën dhe traditën tone ashtu sikur atyre ju konvenon te dinë.

Vetted: Pse duhet të votoj për kandidatë kur shumica e tyre nuk janë të kontrolluar ashtu siç kontrollohen kuajt kur dalin për gara kalorësie, pra nuk e dimë se a janë te pastër dhe në gjendje që këta kandidatë të vrapojnë për popullin apo për vet veten e tyre siç po ndodh aktualisht, pra siç e thotë populli “a kanë therrë në kamë”.

Warlords: Pse duhet të votojmë për njerëz që shiten sikur gjoja janë komandantë ushtarakë, qe me sloganet e tyre sikur na ishim çlirimtarët e Kosovës ndërkohë qe gjate gjenocidit te 1998/9 ne Kosove pikërisht disa nga komandantë po “agjëronin” neper hotelet e Tiranës si ne Rogner dhe 15 katsh dhe se kanë liri dhe autonomi absolute.

Xenophob: Pse duhet të votoj për kandidatë te cilët janë ksenofob ndaj ballafaqimeve me botën e integruar dhe te ligjit, dhe ksenofob për të nxitur ligje qofshin ato ligje hyjnore apo kushtetuese, politika sociale dhe ekonomike me kushte që qeveria të jep llogari ndaj ligjit e jo ligji të varet nga kushtëzimet e liderëve partiak të cilët shkojnë e vijnë.

Yobs: Pse duhet të votoj për ata kandidatë që me sjelljet e tyre të pasjellshëm, të zhurmshëm dhe agresivë duken sikur kanë dalë nga pijetoret.

Zombie: Pse duhet të votoj për kandidat të cilët flejnë në kohën kur duhet të punojnë, dhe reagojnë vetëm atëherë kur t’jua merr gjeli biberonin nga goja, për ndryshe as nuk reagojnë pa e marre pëlqimin e këmbëve të bashkuara sepse kanë frikë se mos ato ju hapin probleme.


Për shkak se ne në Kosovë tashmë u ngopëm me të gjithë politikanët qe te paktën kanë dal ne skenë së fundmi sidomos me këta qe shohin ëndrra dhe pretendojnë se na e liruan Kosovën, duke na premtuar gjate zgjedhjeve se do të bjerë borë në Kosovë gjatë stinës së verës dhe se do ta zhvillojmë turizmin detare në Kosove gjatë stinës së dimrit, pra premtojnë një gjë dhe bëjnë një tjetër, kurrë dhe asnjëherë nuk ju përgjigjen pyetjeve dhe halleve të votuesve me përgjigje të drejtë, dhe tashme jemi future në një periudhë ku edhe ata votuesit edhe të votuarit jemi në një thes dhe votuesi mendon se asgjë nuk mund të ndryshojë me votën e tij ndërkohë që i votuari pajtohet me këtë sepse e dine se edhe po ta zeje gjumi s’ka kush qe e zgjojnë.

Në rastin e pushtetit politik në Kosovë, forca, ligji, rregullat dhe urdhërat vlejnë vetëm për të varfërit “kokë boshat” dhe njerëzit e butë, këtë edhe e provova tani verës kur isha në Kosovë.

Mendoj se përfaqësuesit e shtetit tonë nuk kane vizione që të mësojnë gjeneratat dhe fëmijët tanë që të respektohen ligjet dhe Kushtetuta me vete sjelljet dhe punën e tyre.

Të gjithë jemi dëshmitarë që kemi dashur të besojmë që qeveritarët dhe Presidenti i Shtetit do të jetë mbrojtësi i të drejtave tona, por kjo qartazi u pa në këto vite prandaj ndodhi si ndodhi dhe patëm disa presidentë në krye të shtetit, por shpresoj se shpresat nuk do të humbim të paktën me presidenten aktuale…

Shqiptarët e Kosovës kanë qenë gjithmonë njerëz të preokupuar me hallet e tyre individuale dhe familjare duke u munduar të sigurojnë jetesën për familjet e tyre, fakti më i mirë për këtë jemi vetë ne të cilët jemi shpërndarë nëpër katër anët e botës vetëm e vetëm të mbijetojmë, dhe tash se fundmi kjo ministria e “di as pores” na e ka vu emrin mërgata dhe kurbetçinj.

Është momenti, aftësia dhe mundësia e votuesit që t’ua kujtojmë atyre “carëve” që janë kandidatë se ata janë në ato poste përmes nesh, dhe se janë pasuruar përmes premtimeve dhe mashtrimeve të tyre që ne ua kemi pranuar.

Hesapet janë shumë të thjeshta si votuam si nuk votuam prapë jemi ne ata të cilët në dekadat e ardhshme do t’i paguajmë çmimet dhe borxhet e injorancës dhe mjegullës që Kosova po kalon nëpër të, e vërteta e hidhur por e vërtet se sipas sondazheve populli i Kosovës ka akoma bindje dhe shpresë se ndërkombëtarët do t’i “qesin punët e tona në binar” sepse disa nga këta tonët janë ne gjendje te paguajnë çdo lloj çmimi vetëm e vetëm te shpëtojnë nga drejtësia dhe gjykimi i gjynaheve qe i ka kaplua ne dekadën e fundit, prandaj s’na mbetet tjetër vetëm se te lutemi qe këta te huajt te na largohen sa ma shpejt nga Kosova jone e dashur pasi te najë qesin punët tona ne binar …


mithMithat Ibrahimi

Sipas shumë pyetjeve që kam bërë deri sa isha në Kosovë unë mendoj se njerëzit e ndërgjegjshëm nuk dalin në vota për arsye se nuk din se kujt ti ja japin votën, duke u bazuar në fjalët e tyre se për momentin askush nuk meriton votën e një qytetari të mjerë.


Arsyeja është shumë e thjesht: populli po keqpërdoret në mënyrën më të ulët si të ishte një kafshë shtëpiake e atyre votë-fituesve, edhe pse ata votë-fitues nuk e di që punojnë për ato ‘’kafshë’ sepse vota e tyre ju ndihmon që ata të dalin në ato pozita dhe të ulen në ato ulëset e buta dhe se vota e tyre paguan pagat e majme që kanë.


Unë si qytetar i po ati vendi jam munduar që t’i bindi të dalin në vota sepse vota e tyre po keqpërdoret edhe pse ai nuk del për të votuar si i ka hije një qytetari të thjeshtë, prandaj me një këshillë për të gjithë ju tash se arseja pse unë mendoj që duhet të dilet në votime është që atë votë mos ja jap ati apo asaj partie që e urren më shumë, le të marrë dikush që ju e urreni më pak apo mendoni se nuk është po aq shpërdorues sa partia apo individi tjetër.

Kur unë isha sivjet në Kosovë vërtetova që prindërit e mi ende nuk kishin vdekur, sepse ata ende nuk kishin çertifikatën e vdekjes që do të thotë se edhe ato vota janë valide për dikw… Prandaj i bëjë thirrje edhe njëherw të gjithë atyre që kanw mundësin të ndalojnë këtë vrull të gabuar le ta bëjnë sa më shpejt që është e mundur.

Kur është fjala për diasporën e shkretw që si zakonisht lihet anash gjithmonë kur është momenti më i duhur, unë mendoj që edhe ne si diasporë e bëjmë punën asgjë, që do të duhej që kjo votë të merret me seriozitetin më të madh sepse nëse mendojmë për një të ardhme funksionale për vendin tonë duhet filluar që nga vota jonë që ka vlerë shumë të rëndësishme.


Nëse dikush pyet se ne si diasporë a jemi të braktisur nga votë-fituesit?


Unë mendoj se po në një njëfarë mënyre, arsyeja pse mendoj është sepse ata / ato ia kanë friken diasporës sepse nuk din se kush për kënd do të votoj ndërsa, sa i përket popullit që jeton në Kosovë e kanë shumë më lehtë të kontrollohet, të korruptohet apo edhe të keqpërdoret.


Nëse dikush pyet se ne si diasporë a jemi braktisës.


Prapë mendoj se po duke u bazuar në faktin se interesimi jonë është shumë i vogël për të bërë një gjë për vendin tonë. Unë mendoj se edhe nëse nuk na lejohet të votojmë ne duhet ta ngremë zërin dhe të kërkohet vota jonë mirëpo, paramendo sikur dikush të mundëson të votosh dhe atë e refuzon atëherë mendoj se po e braktisim vetveten nga vendi ynë. Unë mendoj që diaspora jo vetëm që nuk duhet të kursej një votë mirëpo, duhet të bëjë shumë më tepër sepse unë gjithmonë kam thënë se vendi ynë do të jetë mirë atëherë kur menaxhohet nga diaspora sepse mendimi dhe përvoja e diasporës është krejtësisht tjetër në krahasim me atë të vendit tonë.


Atje mendoj nëse nuk gabohem se ka humbë ajo ndjenja patriotike, tani kanë vetëm ndjenja partiake e fatkeqësisht këto ndjenja po zgjerohen edhe tek populli i mjerë…



Të braktisur apo braktisës?