Saturday 30 November 2013

Vdes Howard Clark, aktivisti që liroi Albin Kurtin


Ka ndërruar jetë sot një ndër personat më meritor pë lirimin e Albin Kurtit nga burgu serb. Me të dëgjuar lajmin Lëvizja Vetëvendsoje ka dërguar mesazh ngushëllimi për familjen e tij.

Mesazh Ngushëllimi

Sot morëm lajmin e hidhur se ka ndërruar jetë aktivisti britanik Howard Clark, ish-drejtues i organizatës War Resisters International.

Howard Clark do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen e për drejtësinë, në një numër të konsiderueshëm konfliktesh ndërkombëtare.

Howard Clark e ka vizituar shumë herë Kosovën që prej dy dekadash dhe ka qenë njëri prej veprimtarëve më aktivë për lirimin e të burgosurve politikë në burgjet jugosllave, ku ai ndër të tjerë është angazhuar personalisht edhe për lirimin e Albin Kurtit si nga burgjet e Serbisë (1999-2001) po ashtu edhe nga ato të UNMIK-ut (2007-2008).


Në vazhdim ai ka qenë mik i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe përkrahës i popullit tonë në përpjekjet për drejtësi, liri e barazi.

Howard Clark është edhe autor i librit të mirënjohur “Rezistenca civile në Kosovë” që përshkruan e shpjegon në mënyrë të shkëlqyeshme organizimin, aktivitetet dhe ngjarjet në Kosovën e viteve të ’90-ta, kur e gjithë shoqëria ishte shndërruar në një sistem të rezistencës kundër regjimit të Milosheviqit.

Në këtë rast ngushëllojmë familjen e Howard Clark, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij për humbjen e të dashurit të tyre.

Po ashtu ngushëllojmë bashkëveprimtarët dhe kolegët e Clark në WRI, për humbjen e një aktivisti me vlera të mëdha. Në këto çaste, bashkohemi me respekt në dhimbjen për humbjen e Howard Clark. Pastë gjetur ndjesë dhe paqe!, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.




Vdes Howard Clark, aktivisti që liroi Albin Kurtin

Kandidatët për ambasador, të hënën seancë dëgjimore në Kuvend




komisioni jashtem


 


TIRANE-Komisioni i Politikës së Jashtme në Kuvend do të zhvillojë të hënën një seancë dëgjimore për dy kandidaturat për ambasadorë, përkatësisht në selinë e NATO-s në Bruksel dhe në Konfederatën e Zvicrës.



Burime nga ministria e Jashtme bëjnë të ditur se dy kandidaturat, ajo e Leonard Demit për postin e Përfaqësuesit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe ajo e Ilir Gjonit për në Bernë, do të jenë objekt diskutimi i mbledhjes së ditës së hënë.


Aktualisht, në selinë e NATO-s Shqipëria prej disa vitesh përfaqësohet nga ambasadori Artur Kuko.





Kandidatët për ambasador, të hënën seancë dëgjimore në Kuvend

Jahjaga: Balotazhi, test përfundimtar, duhet ta kalojmë




jahjaga1


 


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për organizimin, mbarëvajtjen dhe sigurinë e zgjedhjeve komunale, në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve: kryetaren e KQZ-së, Prokuroren e shtetit, Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, koordinatoren nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës si dhe kryetarin e PZAP-it.

Jahjaga dhe përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për organizmin, mbarëvajtjen dhe sigurinë e zgjedhjeve komunale në Kosovë biseduan për përgatitjet dhe angazhimin e të gjitha institucioneve për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse e njoftuan Presidenten Jahjaga për të gjitha përgatitjet e tyre, bashkërendimin ndërmjet vete dhe shtimin e masave në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve komunale me qëllim të sigurimit të zgjedhjeve të qeta e të drejta.


Presidentja Jahjaga gjatë ditës ka pritur në takime të ndara edhe përfaqësuesin e Institutit Kosovar për Drejtësi (IKD), zotëri Betim Musliun, si dhe përfaqësuesit e Koalicionit të Organizatave Joqeveritare – Demokracia në Veprim, me të cilët bisedoi për procesin e zgjedhjeve komunale në Kosovë me theks të posaçëm në vëzhgimin e gjithë procesit dhe të mekanizmave institucionalë të mandatuar për sigurinë e zgjedhjeve edhe gjatë raundit të dytë.


Përfaqësuesi i IKD-së, zotëri Betim Musliu e njoftoi presidenten Jahjaga për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve më 3 Nëntor, si dhe për të gjeturat gjatë vëzhgimit të punës së mekanizmave që garantojnë sigurinë e këtij procesi, prokurorisë së shtetit dhe policisë. Ai ia dorëzoi presidentes edhe raportin për të gjeturat e Institutit gjatë zgjedhjeve të organizuara më 3 Nëntor.


Ndërkaq përfaqësuesit e Koalicionit të Organizatave Joqeveritare – Demokracia në Veprim, e njoftuan presidenten me gjithë punën e tyre përgjatë gjithë procesit të zgjedhjeve përfshirë edhe vëzhgimin e fushatës parazgjedhore të raundit të dytë të zgjedhjeve. Ata shfaqën shqetësimin e tyre me gjuhën e ashpërsuar politike gjatë kësaj fushate por thanë se besojnë që zgjedhjet e ditës së 1 Dhjetorit do të kalojnë të qeta dhe në mënyrë demokratike.



Presidentja Jahjaga pas takimeve të zhvilluara gjatë ditës ka dhënë një deklaratë për media. Po e publikojmë të plotë deklaratën e Presidentes:


”Sapo përfunduam takimin me përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për organizimin, mbarëvajtjen dhe sigurinë e zgjedhjeve komunale, të raundit të dytë – atë të balotazhit. Më herët gjatë ditës kam takuar edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile – vëzhgues të punës së prokurorisë dhe të të gjithë procesit të zgjedhjeve. Kemi diskutuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve komunale në këtë raund dhe posaçërisht për sigurinë e votuesve në zgjedhje dhe kemi vlerësuar se të gjithë mekanizmat janë të përgatitur për garantimin e zgjedhjeve të drejta dhe të lira dhe për suksesin e tyre.


Më 3 Nëntor, Kosova ka dëshmuar pjekurinë politike dhe nivelin e demokratizimit të shoqërisë. Kemi kaluar nëpër një test të rëndësishëm si shoqëri dhe si shtet, duke organizuar zgjedhje të mira, gjithëpërfshirëse në të cilat qytetarët tanë kanë votuar lirshëm dhe pa frikë. Zgjedhjet e 3 Nëntorit, të mbajtura për herë të parë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës njëkohësisht, kanë dëshmuar këmbëngulësinë e tërë shoqërisë së Kosovës dhe seriozitetin e institucioneve të saj për të garantuar ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në gjithë territorin e vendit, përmes organizimit të zgjedhjeve të lira.


Qytetarët e Kosovës nesër sërish do të votojnë dhe ne duhet të sigurojmë që ata të kenë votim të lirë. Duhet të garantojmë zgjedhje të qeta e demokratike, zgjedhje të ndershme dhe të drejta, ku vota e secilit qytetar të jetë e paprekshme, e pacenueshme dhe e lirë. Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë të drejtë të votojnë pa frikë kudo, në secilën pjesë të vendit dhe vota do t’u garantohet. Ligji do të zbatohet në rast të cenimit të votës së lirë dhe askush nuk do të amnistohet për shkelje të së drejtës elementare të qytetarëve të Republikës së Kosovës.


Zgjedhjet e 1 dhjetorit duhet të dëshmojnë se Kosova është shtet i së drejtës dhe shtet i qytetarëve të barabartë. Duhet të dëshmojnë integrimin e secilit qytetar në shoqërinë dhe institucionet e vendit, edhe të atyre të komunitetit serb në veri të territorit të Republikës. Dhe kjo do të përmbyllë një kapitull të kundërshtive mes nesh – duke i bërë të gjithë qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe duke hapur perspektivën e integrimeve evropiane.


Nesër është testi përfundimtar dhe ne duhet ta kalojmë atë”.





Jahjaga: Balotazhi, test përfundimtar, duhet ta kalojmë

Friday 29 November 2013

Protesta është institucion!



image

Rron GJINOVCI


Shqipëria ka manifestuar sovranitetin e vet. Ditën kur kryeministri Rama u tha aleatëve “Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë operacion”, Shqipëria manifestoi subjektivitetin e saj në rrafshin ndërkombëtar. Kjo do pak zbërthim. Kryeministri për veten e tij ishte i bindur se duhej thënë “po”, madje në fjalimin e tij ai dha gjithë ato argumente pse duhej thënë “po”. Nuk tha “po” sepse nuk e lanë të thoshte “po”. Populli që po mblidhej me të madhe në sheshin para kryeministrisë nuk e la të thoshte “po”. Pra, nuk ishte vullneti i kryeministrit por vullneti i popullit. Kryeministri bëri atë që duhet bërë një kryeministër, të ushtrojë vullnetin e popullit të tij.


 


Ndoshta në më të rrallën herë qytetarët e Shqipërisë manifestuan të qenët qytetar i një republike. Qytetarët e Shqipërisë u sollën si sovran, e detyruan kryeministrin ta ushtronte sovranitetin e Shqipërisë, e me këtë ajo u soll si subjekt në rrafshin ndërkombëtar.


 


Të shumtë janë ata që mundohen ta paraqesin këtë moment ndryshe, qoftë si pafuqi e kryeministrit Rama qoftë përfshirje e qytetarëve me “mosdijen” e vet në një aktivitet “jo-institucional”. Në Kosovë, analistë nga Shqipëria nuk e patën dert t’i quanin “kope” qytetarët që kishin dalë për të protestuar. U tha edhe se nuk duhet lavdëruar ky moment, por përkundrazi, duhet të kihet kujdes të mos shërbejë si precedent për marrjen e vendimeve herë të tjera. Bile-bile, nuk e lanë pa shtruar pyetje naive si “po tani që mori vendim nga presioni i protestuesve, a do të thotë që do t’i dorëzohet edhe mafies së ndërtimit, dilerëve të drogës, oligarkëve e grupeve të tjera të interesit?”. Do të mundohem t’i dekonstruktoj gjithë këto sa janë thënë e që më duken si tezat përfaqësuese të mendimit kundër-protestë dhe kundër vendimit të kryeministrit Rama.


 


E para e punës, duhet të japim këtu një sqarim të vockël, krejt të thjeshtë për demokracinë dhe sistemin më të shprehur të saj, sistemin e përfaqësimit me zgjedhje. Më lejoni që të kërkoj falje kur më duhet të bëj sqarime elementare, por më duket patjetër e nevojshme për të shtruar argumentet e mija në favor të protestës dhe vendimit të Kryeministrit Rama.


 


Duhet thënë që demokracia përfaqësuese nuk është forma më e kulluar e demokracisë, as më modernia, e as më e mira formë e saj. Demokracia përfaqësuese është marrëveshje mes qytetarëve të republikës për mbajtjen e një procesi zgjedhjesh dhe përfaqësimi nga të zgjedhurit e të gjithë qytetarëve në mekanizmat e ndërtuar për të mundësuar/lehtësuar jetën publike. Pra, ne zgjedhim të zgjedhurit tanë, që të na përfaqësojnë në institucionet që na shërbejnë neve, dhe krejt kjo, për shkak të pamundësisë që të gjithë të përfshihemi në zgjedhje përherë sa i përket vendimeve të përditshme që duhen marrë.


 


Por, është shumë e qartë që shoqëri të ndryshme janë ndodhur në situata kur kjo formë e demokracisë nuk ka qenë e mjaftueshme. Kur demokracia përfaqësuese nuk mjafton, siç nuk mjaftoi në rastin e fundit në Shqipëri, vihen në ndihmë forma të tjera të demokracisë, ajo pjesëmarrëse dhe e drejtpërdrejtë. Demokracia pjesëmarrëse nënkupton presionin publik, por ama vërtet publikisht, përmes debateve e diskutimeve të ndryshme publike, peticioneve a formave të tjera të ushtrimit të presionit publik apo edhe nëpërmjet protestave e aksioneve simbolike.


 


Ndërkaq, demokracia e drejtpërdrejtë nënkupton referendumin si formë e organizuar shoqërore e ushtrimit të demokracisë e cila ka nevojë për kohë sidomos sa i përket organizimit si dhe shterjes së debateve publike. Ka vende, që e ushtrojnë më shumë demokracinë e drejtpërdrejtë, siç është Zvicra e cila nga viti 1960-2003 i ka mbajtur 321 referendume apo diku rreth 7 referendume në vit.


 


Për të gjithë ata që i quajtën jo-institucionale, e jo-demokratike protestat, sidomos kur mundoheshin t’i paraqisnin ato si prishje të rendit demokratik dhe demokracisë e cila në pikëpamjet e tyre është e reduktuar vetëm në demokraci përfaqësuese, duhet thënë që protesta është institucion pa ndërtesë i demokracisë. Njerëzit që marrin pjesë në protesta janë deputetë pa portofol. Të paktën kështu ngjan në mendimin tim protesta e qytetarëve që angazhohen për interes publik. Qytetarët protestuan, morën pjesë në demokraci sepse përfaqësimi nuk qe i bollshëm. Protesta u bë institucioni ad-hoc i demokracisë dhe qytetarët protestues deputetët pa portofol të këtij institucioni.


 


Njerëzit që protestojnë, ka shpesh mundësi që të jenë të manipuluar, por kësaj radhe në Shqipëri nuk u pa një gjë e tillë. Qytetarët që protestuan ishin kryesisht të rinjtë e vendit, shumica të papërfshirë në interesa të ngushtë. Protestuan mençur, bukur dhe i dhanë shembull kësaj radhe gjithë rajonit, se si të rinjtë duhet angazhohen për mirëqenien publike. Ata nuk u sollën aspak si kope, përkundrazi ishin bariu që udhëhoqi vendimmarrësit e tyre.


 


Këtij momenti dhe kësaj ndërmarrjeje të qytetarëve nuk duhet frikësuar, përkundrazi duhet parë si shëndoshje e shoqërisë nga apatia dhe indiferenca qytetare. Ky është një moment që unë e kam pritur me ëndje. Shqiptarët u sollën si subjekt. Dhe a e dini pse jam entuziasmuar kaq shumë? Sepse na e dhatë një shembull edhe neve këtej në Kosovë, se si i thuhet jo Amerikës dhe jeta vazhdon me më shumë dinjitet, pa një therë në këmbë. Tani në Kosovë, kur të na hidhen përsipër me gjithë ato etiketa e akuza se po rrezikojmë marrëdhëniet me SHBA-të, ne do të dimë si ta përdorim argumentin që na ofroi lëvizja qytetare kundër armëve kimike. Dhe jam kaq i sigurt për këtë, së pari kur shoh cilët në Kosovë kanë filluar ta shajnë protestën e ta quajnë atë “të rrezikshme”. Janë pikërisht ata që janë në pushtet, sepse e kanë humbur tashmë argumentin “kështu thotë Amerika”. Tani do t’u duhet të prodhojnë argumente, e për këtë s’janë të aftë. Së dyti, sepse në botë ka shembuj për këtë. SHBA-të i kërkojnë Izraelit zgjidhje për çështjen e Palestinës, duke kërkuar pranimin nga Izraeli të kufijve të 1967-ës, por Netanjahu ua tha në Kongres amerikanëve, se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Dhe është pikërisht Izraeli që varet së tepërmi nga ndihmat e SHBA-ve qoftë financiarisht, qoftë politikisht.


 


T’i krahasosh protestuesit që ia mbajnë gajlen mirëqenies së përgjithshme me dilerët e drogës, mafiozët e ndërtimeve e të tjera grupe kriminale, nuk tregon bile as mosdije. Kjo tregon sa larg ka mbërritur frustrimi me protestën, qoftë si dëshmi kundra ideologjive të djathta, qoftë si fillesë për shembjen e pushtetit të padrejtë të atyre që e kanë nën zotërim. Mos kini merak. Nëse Rama e kishte me të vërtetë programin e tij të bazuar në prodhim, turizëm, zhvillim të bujqësisë dhe luftim të korrupsionit, aleanca (them kushtimisht) që ka lidhur me qytetarët kur dëgjoi kërkesën e tyre për mospranim të armëve kimike në Shqipëri, vetëm sa do t’i japë forcë ta luftojë korrupsionin dhe bandat që për pak s’ia arrijnë ta kapin shtetin.


 


Përderisa dëgjoja rrjedhjen e bukur të fjalëve që kishte shkruar kryeministri Rama, më vinte e tmerrshme pjesa e këtij fjalimi që lëvdonte SHBA-të verbërisht, që ngrinte në qiell veprat e SHBA-ve e sulmonte kësisoj kundërshtarët e vet politik. Vërtetë më vinte keq, që edhe ky kryeministër premtues si pjesën më të fortë të shpalljes së tij për t’i rënë kundërshtarëve të vet politik, përdorte jo argument politik, ideologjik a filozofik, por shantazhin e besnikërisë ndaj SHBA-ve. Jemi lodhur në të dyja anët e kufirit t’ju dëgjojmë të na flisni se si e doni shumë SHBA-në dhe perëndimin. A mundeni ju lutem të na jepni ndonjë argument politik kur flisni për njëri tjetrin? Sepse populli ua dha përgjigjen. Përmbi dashurinë e tij për SHBA-në qëndron mirëqenia e tij, ekzistenca e vet, subjektiviteti i ushtruar si sovran.


 


Por, na duhet ta pranojmë se për të parën herë, një kryeministër shqiptar, këtej dhe andej kufirit, respektoi dhe njohu protestën. E quajti atë të domosdoshme ashtu siç është e domosdoshme qeverisja e mirë. Dhe po zoti kryeministër, ju keni vepruar drejt, jo si politikan shqiptar që serviloset para të huajve dhe lufton interesat e popullit të tij, prandaj janë hidhëruar keq me ju. Por ju vazhdoni kësisoj, ndonëse me rezerva, do ta keni përkrahjen tonë.







Protesta është institucion!

Festohet 28 Nëntori në Ambasadën shqiptare në Londër


Skenderbeu

Me rastin e 28 Nëntorit, përvjetorit të 101-të të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada Shqiptare në Londër në bashkëpunim me Shoqatën Anglo-Shqiptare, organizuan shfaqjen e filmit Skënderbeu të shoqëruar nga një koktej festiv.


Veprimtaria u zhvillua në sallën kryesore të Ambasadës me pjesëmarrjen e dhjetra antarëve të shoqatës midis të cilëve Presidenti i saj i nderit Profesor Noel Malcolm, Kryetari i Shoqatës, ish-ambasador në Tiranë, z. Stephen Nash, diplomatë, përkthyesi i veprave të Ismail Kadaresë në anglisht Xhon Hoxhson, koleksionistja e veprave në gjuhë të huaja të shkruara për Skënderbeun znj. Patricia Nugee, drejtues të shoqatave shqiptaro-britanike, bashkatdhetarë, qytetarë anglezë dhe shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës.


Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar z. Mal Berisha iu uroi mirseardhjen pjesëmarrësve dhe iu foli për rëndësinë që ka dita e shënuar e 28 Nëntorit për mbarë kombin shqiptar. Më pas foli koleksionistja e veprave të Skënderbeut znj. Patricia Nugee, e cila citoi autorë të ndryshëm për heroin tonë kombëtar. Në fund të filmit vijoi një debat i shkurtër në lidhje me vlerat e filmit. Profesori i njohur Noel Malcolm, foli me respekt për filmin dhe vlerat e tij në pasqyrimin jo vetëm artistik por edhe historik të veprës së heroit kombëtar të shqiptarëve. Ambasada i dhuroi pjesëmarrësëve distinktiva me flamurin tonë kombëtar si shenjë kujtimi të festimit të kësaj date në ambasadën shqiptare në Londër.


Veprimtaria u mbyll me një koktej festiv.






Festohet 28 Nëntori në Ambasadën shqiptare në Londër

Ergys Kace fiksimi i Jose Mourinhos !



image

 


Padyshim një nga talentet më të medhenj të futbollit Shqiptar është Ergys Kaçe, djaloshi nga Korça, i cili është në prag largimi nga klubi i tij Paok për shkak të problemeve jashtë fushe, të ardhura prej faktit se 20-vjeçari postoi në rrjetet sociale një foto të tijën me bluzën e UÇK-së. Për shkak të këtij problemi me klubin helen, ku Kaçe ka plot 4 muaj që vuan pezullimin, shumë klube të Europës u vunë pas tij, si njëri nga talentet më interesantë që ofron kampionati grek. Pikërisht pas kësaj ‘mësymjeje’ të klubeve Europiane për të, mediat zbuluan dhe disa detaje interesante.


 


Ergys Kaçe qëndron prej kohësh në listën e trajnerit të mirënjohur Jose Mourinho. Sipas asaj që raportohet, trajneri portugez e ka vëzhguar djaloshin që në kohën kur drejtonte Real Madrid, por për një sërë faktorësh ai nuk e transferoi.


 


Por edhe pasi mori drejtimin e ekipit anglez të Chelsea, mediat zbuluan se Kaçe vazhdonte të ishte në radarin e 50-vjeçarit. Megjithatë duket se rrugët e Mourinho me ‘fiksimin’ e tij nuk do takohen akoma.


 


Portugezi kërkon akoma një provë bindëse nga djaloshi në një nga ligat e mëdha Europiane për të vërtetuar potencialin e tij. Kaçe pritet të transferohet në Romë tek Lazio në merkaton dimërore, dhe nësë bën mirë, atëhere Mourinho do të jetë duke e vëzhguar. Dhe kush e di, mbase në të ardhmen më në fund do jenë bashkë.







Ergys Kace fiksimi i Jose Mourinhos !

Thursday 28 November 2013

Kate Moss në super formë



moss


 


Modelja e njohur Kate Moss është imazhi më i fundit në një reklamë  për një markë


britanike. 30 vjeçarja duket në formën më të mirë fizike ndërsa ekspozon thonjtë, sytë dhe buzët në mënyrën më provokuese. Kompania që ka zgjedhur Moss, duket se ka bërë veprimin e duhur për të patur efektin maksimal.







Kate Moss në super formë

Ali Ahmeti: Flamuri shqiptar s`duhet të pengohet nga askush në Maqedoni




flamurr


 


Në Maqedoni manifestimi qendror për shënimin e 101 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ditës së flamurit u mbajt në Zajaz të Kërçovës ku u inaugurua qendra përkujtimore ‘Nëna Shqiptare’

Ndryshe nga qytetet tjera në Kërçovë më pak festë e më shumë përkujtim për viktimat e gjenocidit të një shekulli më parë.

Qendra përkujtimore në Zajaz është bërë për ti përkujtuar të rënët e viteve 1912-1913. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se kujtimi për ta duhet të shërbejë për afrimin mes popujve.

“Këto vepra kapitale që janë bërë nuk janë bërë për të nxitur hakmarrje, nuk janë bërë që ne të ushqejmë urrejtjen ndaj popujve, sepse popujt nuk janë fajtor për regjimet dhe  gjenocidet që janë ushtruar mbi shqiptarët para 100 vitesh dhe pas 100 vitesh. Luftëra e parë botërore dhe e dyta,  por janë krerët shovinistë dhe sot është 100 vjetori i masakrave më të mëdha që janë bërë mbi këto hapësira”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Skulptura e realizuar nga skulptori i mirënjohur Thoma Thomai, simbolizon sakrificën dhe qëndrueshmërinë e nënave shqiptare për shekuj  me radhë. Kështu e shpjeguan rëndësinë dhe simbolikën e saj, kryetari i Këshillit iniciativ për vendosjen e përmendores, Musli Musliu, dhe ish gjenerali Gzim Ostreni.

“Krenaria e kësaj historie të qëndresës është sublime, dhe ne më shumë se kurrë ndjehemi krenarë që trashëgojmë këtë qëndres që u ngrit në detin e gjakut dhe fushën e eshtrave”, u shpreh Musli Musliu, kryetar i këshillit iniciativ.

“Këtu nuk bëhet fjalë për të numëruar të gjithë ata që shteti serb i futi nën dhe, pasi kjo është e pamundur sepse janë shumë. Por, për të dhënë prova, dëshmi dhe fakte për gjenocidin, spastrimin etnik të planifikuar dhe ekzekutuar nga shteti serb, drejt zhdukjes së fëmijëve, grave, pleqve dhe burrave civil të paarmatosur”, deklaroi Gzim Ostreni, ish gjeneral.

Historia flet se në fshatin Zajaz, rrethina e Kërçovës janë djegur rreth 300 shtëpi nga bandat serbe dhe janë masakruar qindra shqiptarë. Masakra e Zajazit ka qenë vetëm një nga shumë masakrat që kanë përjetuar shqiptarët në rajon në periudhën e luftërave ballkanike.





Ali Ahmeti: Flamuri shqiptar s`duhet të pengohet nga askush në Maqedoni

Gëzuar Festën e Flamurit, nga u juaji Xherdan Shaqiri



xherdan_shqiponje


 


Futbollisti shqiptar nga Kosova në radhët e Bayernit të Mynihut dhe kombëtares së Zvicrës, ka uruar


shqiptarët për festën e pavarësisë.

“Urime Festën e Flamurit, në 101 vjetorin e shtetit shqiptar. I juaji Shaqiri” – shkruante futbollisti Shaqiri.





Gëzuar Festën e Flamurit, nga u juaji Xherdan Shaqiri

Lopez mbetet femra që tërheq si magnet mediat



lopez


 


Ndoshta kanë kaluar 10 vite që prej Jenny Rom the Block por në fakt 44 vjeçarja


Jennifer Lopez arrin të përshtatet më së miri në çdo rast. Këngëtarja dhe aktorja e njohur ka treguar edhe njëherë format fizike në filmin e saj të ri “The Boy Next Door”. E veshur me një fustan të gjelbër, nëna e dy fëmijëve është fotografuar në momentin kur po realizoheshin skenat e filmit ku luan në krah të Ryan Guzman.









Lopez mbetet femra që tërheq si magnet mediat

Dafina Zeqiri, nudo kuqezi për 101 vjetorin e Pavarësisë



dafinnaaa


 


Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, është përkujdesur që të urojë 101 vjetorin e pavarësisë  në një mënyrë origjinale.


Krijuesja e hitit “Hajde ma knej” ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të publikuar fotografitë që ajo së fundmi i ka realizuar me top fotografin shqiptar, Fadil Berisha.

“Urime 28 nëntori! Urime ditën e pavarësisë së Shqipërisë”, ka shkruar Dafina në Instagram, duke bashkëngjitur fotografinë më poshtë.





Dafina Zeqiri, nudo kuqezi për 101 vjetorin e Pavarësisë

Hackerat shqiptar festojnë ndryshe 101 vjetorin ...



image

 


Hakerët e rinj nga Kosova dhe  Lugina e Preshevës, të cilët e quajnë veten Albania Criminal Group (ACG), kanë vendosur ta festojnë ndryshe 101 vjetorin  e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,   28 Nëntorin. Ata kanë paralajmëruar sulme në sajte të armiqve të shqiptarëve, duke e konsideruar këtë luftë patriotike, ndonëse është e ndëshkueshme.Anëtari ALT*DAM0N  thotë: “Ne këtë sulm e bëjmë më shumë në ditën më të rëndësishme, siç është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe po ashtu Dita e Pavarësisë së Kosovës. Ata sot kanë filluar një sulm ndaj faqeve të ndryshme sllave, përfshirë ato serbe, ruse dhe greke, ndërsa deri tani kanë hakuar 40 ueb faqe të ndryshme,dhe vazhdojnë të hakojnë edhe më tepër. Ata lajmëruan se sonte nuk do të flenë hiç. Ata deri nesër do të rrinë vetëm mbi kompjuterë (PC) duke hakuar…


 


Sipas portalit të tyre ja edhe lista e web-faqeve të hakuara:


 


http://www.kurskeyeclinic.ru/


 


http://www.kurskeyeclinic.ru/


 


http://www.manicur-ufa.ru/


 


http://www.dvorec-pdd.jr1.ru/


 


http://www.arkom-td.ru/


 


http://www.pavlovvm.ru/


 


http://www.gradskatoplanazr.rs/


 


http://mbfan.ru/images/al.txt


 


http://www.bounty-tour.ru/images/al.txt


 


http://sovetspecialista.ru/images/al.txt


 


http://tsj-inform.ru/images/al.txt


 


http://www.sosh5.sheledu.ru/images/al.txt


 


http://www.sergmats.ru/images/al.txt


 


http://kruiz21.ru/images/al.txt


 


http://nevesta04.ru/images/al.txt


 


http://nedvigimostrf.ru/images/al.txt


 


http://detradosty.ru/images/al.txt


 


http://www.consultant.bryansk.ru/images/al.txt


 


http://mednogorskii.ru/images/al.txt


 


http://tuapseluxe.ru/images/al.txt


 


http://dom.xdeb.ru/images/al.txt


 


http://successfulauto.ru/images/al.txt


 


http://super-winx.tri8.ru/images/al.txt


 


http://www.protour-nn.ru/images/al.txt


 


http://vberezi.testg254.erahost.ru/images/al.txt


 


http://mednogorskii.ru/images/al.txt


 


http://www.obovsemtyt.ru/images/al.txt


 


http://www.archetypeinaction.com/images/al.txt


 


http://www.gercen.ru/images/stories/dx.php


 


http://houseconmin.gov.lk/images/kosova.txt


 


http://www.verdelandia.mg.gov.br/images/kosova.txt


 


http://www.mindefensa.gov.ve/images/x.txt


 


http://tabuk.gov.ph/


 


http://kalinga.tabuk.gov.ph/


 


http://polispages.gr/images/acg.txt


 


http://spetsesweddings.gr/images/acg.txt


 


http://www.xtd.gr/2012/images/acg.txt


 


http://dasta.ntua.gr/dasta/images/acg.txt


 


http://www.banjica.co.rs/images/al.txt


 


http://kruiz21.ru/images/al.txt


 


http://datalink.mk/images/acg.txt


 







Hackerat shqiptar festojnë ndryshe 101 vjetorin ...

GEZUAR DITËN E FLAMURIT


Flamuri

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar i uron tërë bashkatdhetarëve tanë në këtë vend:


GEZUAR DITËN E FLAMURIT!


Kjo ditë na jep mundësinë të reflektojmë ndaj atyre vlerave të paçmuara që mbart çdo shqiptar, besa, dashuria për atdheun, patriotizmi dhe emri i nderuar i kombit tonë.


Le të jetë kjo ditë simboli i unitetit, bashkimit, vëllazërimit, dashurisë reciproke për njëri-tjetrin! Le t’i gjëndemi njëri-tjetrit në ditë të mira e të vështira ashtu sikundër patriotët tanë kanë vepruar në mërgim atëherë kur u mblodhën nga të gjitha anët dhe e rithemeluan shtetin tonë modern!


Le të mos harrojmë se ky flamur që mban ngjyrën e gjakut të martirëve tanë ka nevojë çdo ditë për punën dhe veprën e secilit prej nesh që të valvitet krenar kudo, jo vetëm në Sheshin Skenderbeg në Tiranë, por kudo ku ka shqiptarë, atdhetarë, besnikë të idesë së madhe të patriotëve tanë dhe fjalëve të Naimit të Madh: Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin Shqipëtar!


Gëzuar!






GEZUAR DITËN E FLAMURIT

Kosova dhe Shqipëria, dy shtete që mund ta bëjnë një ekonomi



Prishtinë-  Kosova e Shqipërisë, tashmë janë dakorduar të organizojnë mbledhje të përbashkëta të të dy qeverive. Takimi i parë pritet të ndodhë pas festës së 28 Nëntorit në Prizren. Qëllimi i kësaj nisme është vendosja e një partneriteti strategjik më të strukturuar dhe institucionalizuar në mes dy shteteve tona. Ekonomistët dhe bizneset shprehen të kënaqur për këto takime të paralajmëruara dhe presin rezultate konkrete.Mbledhja e parë e përbashkët e të dy qeverive do të shënonte edhe simbolikisht fillimin e një epoke të re të bashkëpunimit. Ekonomistët shprehen të lumtur që po fillojnë takimet e tilla dhe shpresojnë se do të ketë ndikim edhe në zhvillimin ekonomik të dy vendeve.


Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, vlerëson se ky është një rast i mirë si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë, transmeton RTK .


“Më gëzon fakti që është avancuar kjo formë e bashkëpunimit, mirëpo kur kemi të bëjmë me partneritete me Shqipërinë, besoj se është koha që kur këto raporte duhet të dalin nga një idil politike dhe nga emocionet e tepruara. Është koha kur duhet të jemi shumë më konkret, më pragmatik, dhe tani e tutje të mos na e dirigjojnë emocionet në bashkëpunim, por le të jetë interesi, ai i cili i avancon këtë raporte”, thotë Safet Gërxhaliu.


Edhe deri më tani, marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare, kanë qenë në nivel të lartë. Por nga këto takime pritet diçka më shumë, sidomos në aspektin ekonomik. Prandaj, kryetari Gërxhaliu kërkon rezultate konkrete nga të dyja qeveritë.


“Nuk duhet gjithmonë këto takime të kenë shumë më tepër rëndësi formale sesa substanciale. Nuk kemi nevojë për fotografi, nuk kemi nevojë për dekor. Kosova edhe Shqipëria kanë nevojë për zhvillim ekonomik, kanë nevojë për projekte konkrete, dhe nëse deri tani janë bërë investime në infrastrukturë edhe ato mbeten të pashfrytëzuara, nuk duhet që kjo infrastrukturë të jetë në funksion vetëm 3 muaj të verës, por duhet të ketë qëndrueshmërinë dhe kontinuitetin, por mbi të gjitha duhet të debatohet për mundësitë komplementare, që i kanë dy ekonomitë e dy shteteve të një populli të ndarë”, shton Gërxhaliu.





Kosova dhe Shqipëria, dy shtete që mund ta bëjnë një ekonomi

Basha: Nderim përjetë komandantit legjendar Adem Jashari




basha


 


Kryebashkiaku Lulzim Basha ka nderuar sot sakrificën e heronjve që dhanë jetën për lirinë e kombit shqiptar. Në këtë ditë, më të rëndësishmen në historinë e kombit tonë, kryebashkiaku Basha ka përkujtuar komandantin legjendar Adem Jashari, në 58 vjetorin e lindjes. Kurora me lule janë vendosur pranë shtatores së komandantit legjendar nga kryebashkiaku Basha, Këshilli Bashkiak, Ambasada e Kosovës, shoqata e veteranëve të Drenasit, të mbërritur në Tiranë, enkas për ceremoninë, shoqata e veteranëve shqiptarë të luftës së Kosovës etj.


“Sot, më 28 nëntor festojmë edhe ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Bashkë me sakrificën e mijëra e mijëra martirëve të kombit, kujtojmë sakrificën e familjes Jashari, sakrificën e mijëra dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës, të mijëra shqiptarëve jo vetëm nga Kosova, Maqedonia, Presheva por anembanë trojeve shqiptare që luftuan në fundin e shekullit të kaluar dhe fillimin e shekullit të ri, luftën e fundit çlirimtare në Europë. Me këtë i dhanë fund njëherë e përgjithmonë robërimit të Kosovës, e çliruan dhe hapën rrugën e pavarësimit të saj, luftuan për të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre stërgjyshërore dhe i ngritën të dy kokat e shqipes njëherë e përgjithmonë, krenare në flamurin tonë.



Me krenari e mirënjohje të thellë kombëtare, sot përkulemi para veprës heroike të komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari. Po kështu, me përgjegjësi të madhe për këtë vepër dhe domethënien e saj, shpreh bindjen se do të avancojmë kauzën e lirisë, demokracisë, mirëqenies së kombit shqiptar në tërësi dhe të çdo shqiptari, pavarësisht se ku jeton, në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, të Maqedonisë apo kudo tjetër, si një detyrë madhore e brezit tonë, për të përmbushur atë pjesë të përgjegjësisë që na takon, me frymëzim të madh nga sakrifica sublime e komandantit legjendar dhe bashkëluftëtarëve të tij, me vendosmëri të palëkundur, për të kryer detyrën tonë dhe për ta çuar deri në fund amanetin e martirëve të luftës çlirimtare”- deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës.





Basha: Nderim përjetë komandantit legjendar Adem Jashari

Jahjaga kërkon vendosjen e marrëdhënie zyrtare NATO – Kosovë



jahjaga nato


 


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur sot Komandantin Suprem të NATO-s, Gjeneralin Philip Breedlove, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zgjedhjet lokale, dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndërtimin e mëtejshëm të infrastrukturës së sigurisë së Kosovës dhe integrimin në aleancën veriatlantike.


Presidentja Jahjaga tha se Komandanti i NATO-s e gjen Kosovën dhe rajonin në një fazë të rëndësishme dhe njëherit të ndjeshme të normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve, të cilat kërkojnë investimin e mëtejshëm të NATO-s dhe forcës së saj paqeruajtëse, KFOR, në Kosovë për të garantuar sigurinë dhe për të krijuar një ambient që mundëson integrimin e të gjitha komuniteteve në vendin tonë. Ajo falënderoi për punën e palodhshme mijëra gra dhe burra që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë për krijim e mundësisë që qytetarët e Kosovës të zhvillojnë vendin e tyre.



Presidentja e Republikës së Kosovës theksoi se institucionet e vendit janë përqendruar për të zgjidhur nyjat politike që të sigurojnë integrimin e plotë të vendit dhe për të vendosur rendin dhe ligjin në çdo cep të territorit të Kosovës, kusht ky për të forcuar stabilitetin dhe funksionimin demokratik të Kosovës dhe për t’i hapur dyert zhvillimit më të hovshëm ekonomik. Presidentja kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në Bruksel dhe të kushtëzojë përparimin e dy vendeve drejt integrimit në BE me suksesin e implementimit të tyre.


Presidentja Jahjaga e njoftoi Gjeneralin Breedlove edhe për procesin e rishikimit të sektorit të sigurisë që është në fazat përmbyllëse, duke theksuar se ky proces është i lidhur ngushtë me identifikimin e nevojave të Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë. Presidentja Jahjaga kërkoi nga Komandanti Suprem i NATO-s që të gjenden modalitetet që do të lejojnë vendosjen e marrëdhënieve zyrtare mes NATO-s dhe Republikës së Kosovës si përmbushje e vizionit të shtetit tonë për të realizuar integrimet evroatlantike dhe anëtarësimin eventual në NATO.


Komandanti Suprem i NATO-s, Gjenerali Breedlove e nënvizoi gatishmërinë e tij dhe forcave paqeruajtëse të KFOR-it që të vazhdojnë punën e tyre në Kosovë për të garantuar suksesin e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare dhe qytetarëve të Kosovës.


Ai përgëzoi Presidenten Jahjaga për përpjekjet e Kosovës për të integruar të gjitha komunitetet në jetën institucionale dhe shoqërore dhe në normalizimin e marrëdhënieve me shtetet fqinje.




Jahjaga kërkon vendosjen e marrëdhënie zyrtare NATO – Kosovë

Wednesday 27 November 2013

The Albanian in London 25th of November 2013

The Albanian in London 25th of November 2013 by shefdomi




The Albanian in London 25th of November 2013

Kim Kardashian transparente, super-seksi



kimkardashian


 


Kim Kardashian duket në formë perfekte pas lindjes së vajzës para disa muajve. Pas lindjes, vajza amerikane që ka tërhequr vëmendjen e mediave me format seksi shmangu gjatë kësaj periudhe daljet në publik dhe miqtë e të afërmit e


saj thonin se i ishte nënshtruar një regjimi ushqimor dhe palestër për të rikuperuar linjat e saj.

Rezultati u vu re më qartë në daljen e fundit publike të Kim, ku 32-vjeçarja nuk kurseu që të tregojë linjat e saj të bëshme.

Ajo ishte vedhur me një fustan ngjyrë qumështi dhe transparent ajo u fotografua në dalje të një eventi për bamirësi në “Beverly Hills”.





Kim Kardashian transparente, super-seksi

Cruyff: Barcelona duhet të shqetësohet




krojf


 


Legjenda e futbollit holandez, Johan Cruyff, pas humbjes së Barcelonës kundër Ajaxit, 1:2, në “Amsterdam Arena”, ka deklaruar se skuadra katalonase ka nevojë për ndryshime.

“Barcelona duhet të shqetësohet, se përse gjërat që më përpara funksiononin tani nuk funksionojnë më”, ka theksuar Cruyff. Ai evitoi interpretimet e drejtpërdrejta për mënyrën e lojës së Barcelonës: “Stili i lojës krijon gjithmonë debat, por unë nuk dua t’i hyj këtij diskutimi sepse kjo është diçka që thuhet përgjithësisht në tavolinat e një bari”, ka shtuar Cruyff. Ai nuk mendon se mungesa e Lionel Messit ka qenë faktori kryesor në këtë humbje.

“Nuk është se mungoi vetëm Messi, sepse edhe lojtarët e tjerë që ishin prezentë në fushë u shfaqën inekzistent duke treguar një ritëm të ulët. Për këtë arsye nuk mendoj se katalonasit duhet të shqetësohen thjesht për mungesën e Messit”, ka nënvizuar Cruyff.





Cruyff: Barcelona duhet të shqetësohet

101 vjetori i Pavarësisë, kryeparlamentari i Kosovës mesazh urimi shqiptarëve




krasniqi


 


PRISHTINE-Me rastin e 101 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, iu drejtua me një mesazh të gjithë qytetarëve shqiptarë.


Duke i përgëzuar për këtë ditë të lavdishme të historisë sonë kombëtare ai përkujton përpjekjet mbinjerëzore të shqiptarëve që nga periudha e luftërave të jashtëzakonshme të Skënderbeut, Rilindjes Kombëtare e deri te lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



“Sot shqiptarët përulen me nderim të madh përpara Flamurit, Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit, me bindjen e madhe se edhe më të vullnetshëm do ecim drejt progresit të gjithmbarshëm, unitetit kombëtar dhe integrimeve euroatlantike”, thekson kryeparlamentari kosovar Krasniqi.


“Në emrin tim dhe në emër të Kuvendit të Kosovës ju uroj të gjithë qytetarëve shqiptarë kudo që janë: Gëzuar 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari”, përgëzon ai.


 


 


 





101 vjetori i Pavarësisë, kryeparlamentari i Kosovës mesazh urimi shqiptarëve

Elton John: Yjet televizive duhet të vriten



image

 


Këngëtari veteran Sir Elton John ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij se yjet televizive që janë të uritur për famë duhet të vriten. 66-vjeçarit, i cili gjithmonë ka qenë kritik ndaj njerëzve që kërkojnë famë në reality-shou, i ka ardhur në ”maje të hundës” suksesi i rrejshëm që janë duke arritur ata. Duke folur për radion BBC World, Elton ka thënë: ”Në reality-televizione ju shihni njerëz të çmendur që duan të jenë të suksesshëm, por unë dua që ata të vriten”.


 


Krijuesi i hitit ”Home Again”, i cili me albumin e tij të fundit ”The Diving Board” shfaqë problemet e të rinjve që luftojnë për famë, ka thënë se ka shumë të talentuar që dalin nga kontrolli sepse ata ”do të bënin gjithçka” për famë.


 


”Albumi ka të bëjë për dikë që është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të arritur famën”, ka sqaruar britaniku. ”Ata e duan famën pa marrë parasysh pasojat  me të cilat mund të përballen”.


 


Ai mendon se ylli i ”Mean Girls” Lindsay Lohan, e cila ka qenë në rehabilitim disa herë shkaku i abuzimit me substanca, ishte viktimë e suksesit. ”Lindsay Lohan ka pasur një karrierë të mirë si aktore dhe këngëtare por papritur jeta e saj u shembë shkaku i drogës. Prindërit e saj janë të tmerrshëm”, ka thënë ai. ”Ajo ishte bërë viktimë e suksesit dhe e dëshironte atë pa menduar se sa do i kushtonte kjo”.







Elton John: Yjet televizive duhet të vriten

Me Google Maps mund të shihni tashmë aeroporte, stacione metroje dhe treni


image

Google Street është një platformë e njohur që i ndihmon njerëzit në gjithë botën të aksesojnë shumë vende të ndryshme në mënyrë virtuale nga ekrani i kompjuterit të tyre.


Së fundmi, në listë është shtuar Venezia si dhe Ishujt Galapagos, por këto nuk janë të vetmet.


Tashmë, përmes saj, mund të shihni edhe hapësira që janë vërtet praktike dhe mund t’ju ndihmojnë shumë: si për shembull, ato që lidhen me udhëtimet ndërkombëtare.


Duke filluar nga dita e martë, Google Maps ka një sërë vendndodhjesh ndërkombëtare ku përfshihen 16 aeroporte, mbi 50 stacione treni apo metroje, madje edhe detaje nga stacionet e taksive në Hong Kong apo pjesë nga brendësia e një avioni Emirates A380 në aeroportin e Dubait.


Google Maps përdoret tashmë gjerësisht për të planifikuar udhëtimet, si ato në distanca të shkurtra ashtu edhe ato në distanca të gjata, kështu që shtimi i imazheve është një plus më tepër për udhëtarët dhe pritet të pëlqehet nga shumë përdorues.


Harta e mëposhtme tregon shpërndarjen e vendndodhjeve që janë përdorur për t’u regjistruar në bazën e të dhënave të Google. Sigurisht, ky është vetëm fillimi dhe ka ende shume mungesa, por të presim që së shpejti Google të shtojë dalëngadalë edhe rajone të tjera.






Me Google Maps mund të shihni tashmë aeroporte, stacione metroje dhe treni

Refuzimi për armët kimike, Vuljaniç në BE: Shqipëria tregoi pjekuri politike




nikola vuljanic


 


Nikola Vuljaniç, raportuesi për Shqipërinë theksoi dje në Komisionin e Jashtëm të PE-së se Shqipëria tregoi pjekuri politike me refuzimin e shkatërrimit të armëve kimike, njoftoi sot Ministria e Integrimit Evropian, përmes faqes së saj në Facebook.



“Nuk ka dyshime për arritjet, pjekuria politike u dëshmua me refuzimin e shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri. Me gjithë insistimin e Shteteve të Bashkuara, qeveria shqiptare vendosi të dëgjojë popullin”, u shpreh dje Vuljaniç.


 


 





Refuzimi për armët kimike, Vuljaniç në BE: Shqipëria tregoi pjekuri politike

Ambasadorja amerikane kundër dhunës ndaj femrave


Fushata sensibilizuese 16 ditëshe kundër dhunës ndaj gruas, po përkrahet nga institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Edhe ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jakobson, me anë të takimeve të ndryshme, po mbështet këtë fushatë.


Qëllimi i takimit ka qenë sensibilizimi i faktit se femrat në mbarë botën i nënshtrohen dhunës fizike dhe asaj seksuale, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.


E rrethuar, nga femra të ndryshme lidere, ambasadorja Jakobson, ka vlerësuar profesionalizmin dhe të arriturat e shumë femrave.


Të pranishme në këtë takim, kanë qenë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, zyrtarja policore Taibe Canolli, si dhe shumë përfaqësuese tjera nga institucionet e Kosovës.




Ambasadorja amerikane kundër dhunës ndaj femrave

"??????" dhe Flamuri



image

Gezim MEKULI


Nëntori! Muaji Identitet është afër. Afër dhe shumë kërcënues për ata që e duan ta kenë shumë larg. Disa sikur nuk e ndien këtë afërsi. Këta e duan largësinë e tij.


 


Në njërën anë këta njerëz, përmes mediave që i kanë nën kontroll, duan ta zbehin nëntorin Identitet, e, në anën tjetër, mediat, që i kanë nën kontroll po këta njerëz, duan që flamurin kombëtar ta zbehin e ta largojnë nga hapësira mediatike. Këto media (TV, radio, gazeta dhe interneti) pak lansojnë apo s’lansojnë flamurin kombëtar: këto media pak botojnë apo s’botojnë e nuk publikojnë fare fotografinë e ngjyrat e flamurit kombëtar. Këto media sikur i frikohen fuqisë shumëndikuese të flamurit kombëtar. Përpos mediave, në Kosovë, ka goxha shumë njerëz që i frikohen flamurit tonë kombëtar, shashtrisen nga frika, bash si prej dreqit.


 


Përse kështu?


 


Këshilltarët e këtyre njerëzve e dinë se identiteti është prodhim i retorikës dhe se retorika krijon subjektin politik dhe identitetin kolektiv. Pra fotografia, fjala e shkruar dhe filmi janë kryefaktorë retorik në ndërtimin e identitetit kombëtar të një kombi. Prandaj, jo rastësisht, largohet, nuk shkruhet e nuk xhirohet shumë flamuri kombëtar; ky “duhet” sa më pak të jetë i gjallë për syrin, veshin dhe shqisat e shqiptarëve të Kosovës. Këta njerëz, kanë edhe shumë “detyra shtëpie”. Flamurin duhet ta keqreklamojnë, pakbotojnë dhe ta idhësojnë, e, në anën tjetër, këta njerëz kanë për “detyrë shtëpie” që flamurin e vizatuar nga UNMIK-u ta reklamojnë, shumëbotojnë, dhe ta ëmbëlsojnë.


 


E kemi thënë jo pak herë se monopoli i mediave në lajmin dhe fotografinë është aparati kontrollues më efikas i mendimit dhe debatit të lirë. Është thënë sa e sa herë se, shumë intelektual të mendimit kritik nuk lejohen të marrin pjesë dhe të ndikojnë në zhvillimin e debatit kritik. Edhe pse për vet faktin, Kosova, vetëquhet “shoqëri demokratike”, ky vend, sot, shumë, tepër shumë po i përngjanë një sistemi politik totalitar.


 


Pse e them këtë e pse mendoj kështu?


 


Dallimi i madh në mes të një sistemi totalitar dhe atij demokratik është se, në sistemet totalitare është shteti ai që vendosë se cili mendim, flamur, simbol dhe opinion “duhet” të dominoj në media, në hapësirën dhe vendimet publike. Pra, është “??????” ajo që i tregon shqiptarëve se cili mendim e flamur duhet të pranohet e të mirërespektohet. Ndërkaq, në sistemin politik demokratik veprohet ndryshe, ama krejt ndryshe; Opinioni, vendimet politike, emblemat kombëtare e shtetërore si dhe mendimi lirë; mendim “që duhet” të dominoj në hapësirën publike, asnjëherë nuk paravendoset e nuk imponohet nga “??????”.


 


Opinioni dhe flamuri në “??????” është punë e përkryer dhe nënkuptohet si opinion e si akt juridik e politik i përfunduar dhe i përkryer. Populli nuk dëgjohet nga këta njerëz; janë tjerët ata që dëgjohen e pyeten: është sistemi feudal.


 


Si të veprojmë në muajin Identitet?


 


Si kundërpërgjigje ndaj këtyre njerëzve e ndaj kësaj censure të rëndë, por të sofistikuar mediatike, dhe si mospajtim me këtë sistem feudal – sistem që të detyron të harrosh e të shlyesh nga kujtesa historike pjesët e identitetit të kulturës sate – do të ishte pikë së pari obligim qytetar dhe human, që për 28 nëntorin, muajin Identitet, të kujtohet me dinjitet elementi qenësor i shqiptarëve; Flamuri kombëtar:


 


- Le të vendoset ky flamur në të gjitha institucionet e popullit (e jo në pallatet e Qeverisë dhe të UNMIK-ut).


 


- Këta flamuj le të dukën në çerdhe të fëmijëve, në shkollat fillore, të mesme e në fakultete.


 


- Le të freskohet, së pakut le të nderohet, me flamurin tonë varri i ushtarit të UCK-së.


 


- Po, me flamuj kombëtar të freskohet varri i civilëve të vrarë nga “??????”.


 


Vetëm kështu e në këtë mënyrë do të parandalojmë tentimfshirjen e kujtesës sonë. Vetëm me 28 Nëntor thyerja e kësaj të keqe është më efikase se herëve tjera. Kështu, ne, shqiptarët e Kosovës, do të shërojmë harresën e imponuar nga këta njerëz e nga unmikgazetaria.


 


Në këtë mënyrë, ne edhe dëshmojmë se nuk jemi komb që vuajmë nga “kompleksi i vlerave të vogla”.







"??????" dhe Flamuri

Modeli “Beneluks për Ballkanin”, jo Shqipëri e Madhe



Ideja për integrimin rajonal ekonomik mes Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, sipas modelit të Beneluksit, promovohet me qëllimin e zgjerimit të tregut dhe jo për të ndryshuar kufijtë në Ballkan. Politikanë, profesorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga këto vende, thanë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky lloj bashkëpunimi, i cili ka të bëjë me përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve dhe jo me krijimin e shteteve të mëdha.


“Beneluksi i Ballkanik nuk është ndryshim kufijsh, nuk promovohet një gjë e tillë. Ne promovojmë vetëm bashkëpunimin. Nuk është alternativë ndaj NATO-s, secili prej vendeve do të anëtarësohet në NATO, nuk është një koncept i Shqipërisë së Madhe. Deri sa nuk flasim për ndryshim kufijsh, është thjesht një koncept bashkëpunimi”, -tha Ardian Shehu, kryetar i AGREEI.


Përveç interesit ekonomik, bashkëpunimi i vendeve të rajonit, sipas modelit të një Benelux-i ballkanik, u mundëson atyre të përshpejtojnë edhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.


“Ky sukses i bashkëpunimit në kuadër të rajonit do të ndikojë së pari për kushte më të mira ekonomike dhe gjithashtu do të japë një kontribut për të bindur BE-në, se rajoni është pjekur dhe i gatshëm për t’u bashkangjitur”, -u shpreh Izet Mexhiti, kryetar i komunës Çair në Shkup.


“Nuk ka asnjë dyshim për efektet pozitive të bashkëpunimit rajonal, që bashkëpunimi është një instrument i fuqishëm për përshpejtimin e procesit të integrimit në BE. Këtu kam parasysh edhe një proces të pajtimit dhe të forcimit të besimit reciprok në rajon, përmirësimit të jetesës së popujve në Ballkan dhe rritjes ekonomike të rajonit”, -deklaroi Edmond Hoxha, ish-zëvendësministër i Integrimit në Shqipëri.





Modeli “Beneluks për Ballkanin”, jo Shqipëri e Madhe

Tuesday 26 November 2013

Rezarta poston foton e parë me vogëlushen Hera


rezartaArdhja në jetë e vogëlushes Hera e ka gëzuar pa masë këngëtaren Rezarta Shkurta, e cila ndan postime të mbushura me fjalë të bukura dhe plot ndjenjë për të.


Para disa ditësh ajo ka postuar foton e parë me vogëlushen e saj në “Facebook”, ku shfaqet duke e mbajtur në krahë.


Duket se Rezi ende nuk dëshiron të postojë një foto të plotë vajzës ku dallohen qartë tiparet duke e lënë surprizë.


Më parë Rezi kishte postuar edhe një foto tjetër ku dukej vetëm këmba e vogël  e Herës.


Rëndësi ka që vajza gëzon shëndet të plotë dhe e lumturon pa masë nënën  e saj.


Ajo ka mbushur një muajshe, ndërkohë që Rezi ka shkruar disa rreshta të veçantë.


“Pershendetje!

Une sot bej plot 1 muajsh. Ne do e festojme edhe pse mami thote qe une kam rruge shume te gjate do behem plot 100 vjec. Experiencat e mija gjate ketij muaji jane te shumta. Si fillim takova disa teta doktoresha te spitali, ato me than qe une isha missi martenitetit. Pastaj takova mamin, babin, gjysherit dhe ata me than qe isha dhe jam me e bukura ne bot. Muzika me pelqen shume, e preferuara ime eshte nje qe ben tring tring dhe ka disa flutura qe rrutullohen siper krevatit tim, edhe pse te them te drejten me pelqen me shume kur fle te krevati i mamit dhe i babit. Ngjyra ime e preferuar roza e cila mbizoteron garderoben time. Por ka dhe gjera qe me kan zhgenjyer pak gjate ketij muaji si psh eshte nje biberon i vogel qe sado qe e thith nuk nxjerr qumesht! Tani me duhet te largohem se mami do te me mbuloj me puthjeeee. Duke ju uruar lumturi, pacim nga Hera Hoxha”, ka shkruar Rezarta.


 




Rezarta poston foton e parë me vogëlushen Hera

10 qytetet më të bukura të Evropës (Foto)


image

 


Jo më Venecia dhe Parisi, apo një nga merkullitë e tjera të famshme të Evropës. Qyteti më i bukur i kontinentit të vjetër është Riga, në Lituani, i ndjekur nga Bergen, në Norvegji. 


Suksesi i “Veriut të Madh” ndaj lokaliteteve shumë më të njohura dhe të favorizuara nga klima i atribuohet abonentëve të faqes së internetit 10Best.com, një divizion i “USA Today Travel”. 


Në përfundim të katër javëve votime, abonentët kanë vlerësuar “Yllin e Baltikut” për efektin ‘mix’ mes atmosferës pulsante të qytetit të madh dhe pasurisë kulturore e arkitektonike që ai ka.


 


Jo rastësisht, kryeqyteti i Lituanisë do të jetë dhe Kryeqyteti i Kulturës në vitin 2014 dhe sipas amerikanëve, vetëm tani ka filluar të ketë vëmendjen që meriton.


Ndërkohë, pëlqehet për pozicionimin e tij në mes të fiordeve dhe shtëpive tipike shumëngjyrëshe që ndodhen në qendrën historike qyteti norvegjez Bergen.


 


Qyteti në fjalë parapëlqehet nga adhuruesit e sporteve dimërore, sikurse qyteti i tretë në klasifikim, austriaku Insbruk, që pas dy Olimpiadave dimërore është një nga resortet alpine më të preferuara në botë.


 


Ja dhe renditja e 10 qyteteve më të bukura:


1 – Riga (Lituani)

2 – Bergen (Norvegji)

3 – Insbruk (Austri)

4 – Dubrovnik (Kroaci)

5 – Çester (Angli)

6 – Pragë (Republika Çeke)

7 – Budapest (Hungari)

8 – Santorini (Greqi)

9 – Venecia (Itali)

10 – Bruzh (Belgjikë)


 






10 qytetet më të bukura të Evropës (Foto)

Iluzioni optik me Lady Gagan



gagaa


 


Duket se Lady Gaga e ka patur mjaftueshmërisht të qartë objektivin e saj. Ka dashur të bjerë në sy maksimalisht dhe ja ka arritur mbrëmjen e ndarjes së çmimeve në American Music Awards. Ka përdorur një veshje e cila e ka bërë të lërë shumë pak për të imagjinuar ndërsa del në publik. Në këto foto mund të shikoni se si linjat fizike të Lady Gaga janë të evidentuara thuajse plotësisht.








Iluzioni optik me Lady Gagan

Kaq!


image

Astrit GASHI & Bardhy METAJ


- Nuk eshte kohe analizash kjo. Eshte kohe zgjedhjesh normale!


Pick eshte puna gjithkah, por mbani qetesine. Nervat, nje udheheqes, duhet me i pas te forte. Zgjedhje te lira e fer, ky eshte parakushti minimal per te mire te kesaj shoqerie.


 


Cilido percaktim, ne keto momente te fundit, nuk eshte me analize, por militantizem. Cilado analize me nuk eshte qartesim i situates per qytetarin, por tentim per ndikim ne voten e tij e largeqofte madje mund te intepretohet edhe si tendence per manipulim te bindjes qytetare. Secili spekulim, e secila akuza eshte e tille- pra tendence per manipulim.


 


Per 30 dite me rradhe ne Klan Kosova se bashku me Bardhyl Meta si musafir te rregullit, dhe me Petrit Zogaj, Arben Ahmeti e shume te tjere ne studion e Baton Haxhiut tentuam te deshifrojme e analizojme kandidatet e ofertat per secilen komune te Kosoves. Shpesh madje edhe me shpoti e ngacmim te njeri- tjetrit tentuam te perqojme mesazhin e nje rregullesie dhe nje dite te zakonshme e te bukur zgjedhore. Te relaksuar, aq sa eshte e till edhe vet dita e dielle.


 


Qytetaret folen ne raudin e pare, per ti leshuar tash hapsiren marreveshjeve politike, koalicioneve te natyrshme e te pa natyrshme, presionit e gjuhes se eger per te permbushur egot joracionale, te gati secilit kandidate te mbetur ne gare per te fituar pushtetin.


 


Kjo me nuk eshte kohe analizash, po e perserise. Eshte kohe beteje te pakompromis e shpesh jo civilizuese per pushtet. Duhemi te jemi te pergjegjeshem dhe ne nivel te pergjegjesise. Secili, e ne krye te rradhes kandidatet, politikanet, militantet, por edhe gazetarete e opinionistet. Eshte tjeter gje te duash e te vleresosh dike, e te mos vleresosh apo urrjeshe dike. Kete te fundit duhet ta operojme nga logjika e jone e mendimit- ne secilin dakik.


 


Eshte kjo kohe vetem per nje mesazh: Le te jete kjo hera e fundit, te shpresojme, qe zgjedhjet duhet ti shikojme si Dite e Çlirimit ose Dite e Roberise. Le te jene zgjedhjet nje dite krejt e zakonshme, kur vendosim se kujt do ti japim voten per te na udhehequr- dhe cilet do te “denojme”.


 


Kaq!


 


 






Kaq!

Aktivitetet e kuvendit, BE dhe Hungaria projekt për të mbështetur Kosovën



kuvendi


 


Zyra e BE-së dhe Kuvendi i Kosovës përfunduan sot projektin 25 mujor “Mbështetje për Kuvendin e Kosovës”, i cili u implementua nga Kuvendi Kombëtar i Hungarisë.


Ky projekt ka mbuluar një pjesë të madhe të aktiviteteve të Kuvendit, rreth shtatëdhjetë, në nëntë komponentë.


Ky projekt nuk është marrë vetëm me legjislacionin, përfshirë këtu rolin e komisioneve, me Presidencën dhe me procesin e përafrimit të ligjeve me BE-në, por edhe me raportet ndërkombëtare, përfshirjen e shoqërisë civile në punën parlamentare, hulumtim dhe aktivitete bibliotekare, menaxhim të burimeve njerëzore, menaxhim financiar, si dhe zhvillim të e-parlamentit.


Zyra e BE-së në Kosovë, në njoftimin e dërguar, thekson se është e kënaqur të shohë se Kuvendi tashmë ka ndërmarrë hapa për të adresuar disa prej shqetësimeve dhe rekomandimeve nga ky projekt.


Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar, theksoi se sa herë që dikush është në pozitë për të bashkuar dëshirën e vërtetë për njohuri, ekspertizën më të mirë dhe fondet e konsiderueshme, suksesi nuk mungon aty. “Meqë vitit 2013 po i vjen fundi dhe viti 2014 do të jetë vit i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, do të dëshiroja t’ju lus të bëni sa më shumë që është e mundur para këtij procesi – si në nivel të reformës elektorale, ashtu edhe të sugjerimeve për këtë projekt të veçantë”,  tha Zhbogar.


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, shprehu vlerësimin e tij pozitiv, duke konstatuar se qëllimi i projektit është arritur “pas një pune shumë të madhe që është bërë përgjatë dy viteve sa ka zgjatur ky projekt”.


“Për të arritur këtë sukses, Projekti i Binjakëzimit ka realizuar 76 aktivitete dhe janë angazhuar mbi 70 ekspertë nga administratat parlamentare të disa shteteve anëtare të BE-së”, theksoi Krasniqi.


Zv/kryetari i Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, János Latorcai, është i bindur se ky program i suksesshëm binjakëzimi ka dhënë kontribut rrënjësor në fuqizimin e institucionit të Kuvendit të Kosovës dhe se ai ka qenë një hap i madh në procesin e integrimit evropian të Kosovës. “Jam i bindur se ky program binjakëzimi, i cili është implementuar me përfshirjen e ekspertëve tanë parlamentarë, do të kontribuojë në fuqizimin e rolit të Kuvendit të Kosovës në përafrimin ligjor të BE-së”, shtoi Latorcai.





Aktivitetet e kuvendit, BE dhe Hungaria projekt për të mbështetur Kosovën

Genta Ismajli “provokon”: Pas Kosovës ta bëjmë edhe Shqipërinë…!



gentaismajliGenta Ismajli “provokon”: Pas Kosovës ta bëjmë edhe Shqipërinë…!


“Pas Kosovës edhe Shqipëria i bashkohet iniciativës për të jetuar në një mjedis të pastër. Përgëzime për organizatorët e kësaj lëvizjeje, e cila e ka mbështetjen time të plotë. Si ambasadore e iniciativës ‘Ta Pastrojmë Kosovën’ i ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që më 22 nëntor të dalin në mënyrë masive dhe përfundimisht ta bëjmë Shqipërinë ashtu si e duam të gjithë TË PASTËR SI LOTI. LETS DO IT ALBANIA!!!” Kjo është fjalia që ajo ka postuar në “Facebook” për fansat e saj, duke shndërruar sensibilitetin e saj për Kosovën edhe në një zë të lartë për Shqipërinë. Fansat shqiptarët kanë qenë të shumtë që e kanë miratuar thirrjen e saj, sado të ngjajë pak provokuese.





Genta Ismajli “provokon”: Pas Kosovës ta bëjmë edhe Shqipërinë…!

Dudushi tradhtohet emocionalisht para Ramës



Alban-DudushiDudushi tradhtohet emocionalisht para Ramës


Këtë javë gazetari Alban Dudushi kishte thirrur në studion e tij Kryeministrin Edi Rama. Duke përjashtuar garën që gazetarët e emisioneve të TV-ve bëjnë me njëri-tjetrin, shpesh edhe brenda ekraneve ne kemi vëzhguar “emocionet” e tyre. Ka rënë në sy Dudushi, pasi i çmësuar me seriozitetin që jep politika para ekranit, atë e ka tradhtuar gjestikulacioni. Në fakt, Dudushi njihet për “lëvizshmëri” të skajshme kur drejton, por këtë herë ishte tmerrësisht i bezdisur për ekranin. Ja nga emocionet, ja nga bllokimi se me çfarë pyetjesh duhej ta çarmatoste Kryeministrin, Dudushi lëvizte duart, trupin, kokën dhe sytë duke çorientuar publikun. Për të qenë prezantues dinjitoz nuk është nevoja të fokusosh kamerën me sy dhe as të qëndrosh si “i fortë” me duar të hapura mbështetur joestetikisht mbi tavolinë. Dudushi ishte emocionuar, aq sa për t’ia ulur vlerat e prezantuesit, të mos flasim pastaj edhe për gazetarin!





Dudushi tradhtohet emocionalisht para Ramës

Reshje bore në veri e verilindje, akull në rrugën Durrës-Kukës



bore_akull


 


Kukës – Në verilindje të vendit dimri ka dhënë sot shenjat e para. Reshjet e dëborës dhe temperaturat ne vlerat negative kanë pushtuar zonat veriore dhe verilindore të Shqipërisë.

Sipas raportimeve të fundit, trashesia e bores ne lartesine 700 meter mbi nivelin e detit, kalon 8 cm cfare ka bere qe edhe nje pjese e mire e Rruges se Kombit dhe Tunelit te Kalimashit te perfshihet nga problemet.

Ne oret e para te mengjesit, në këtë zonë ka pasur nje shtrese te holle akulli e qe eshte evituar nga makinerite e kripes.

Tri mjete borepastruese mbajne te qarkullueshem segmentin Kukes-Tunel i Kalimashit.

Mirembajtesit e rruges se Kombit jane ne gadishmeri duke siguruar rezerva te mjaftueshme te kripes.

Aktualisht aksi kombetar eshte i kalueshem e pa probleme, por premisat per reshje te bores ne vijimesi jane te pranishme.





Reshje bore në veri e verilindje, akull në rrugën Durrës-Kukës

Ambasadori i OSBE: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratohen brenda mesit të 2014



rauning


 


Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorit Florian Raunig, u ndal tek ceshtja e reformes zgjedhore ne nje tryeze te organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë. Ndër të tjera, ambasadori tha  se është shumë e rëndësishme që çdo ndryshim i mundshëm i Kodit Zgjedhor të miratohet rreth mesit të vitit 2014, në përputhje me Kodin e Këshillit të Evropës për Praktikat e Mira në Çështje Zgjedhore.


Fjala e plote e zotit Raunig


Z. Kryetar i Kuvendit,


Të nderuar pjesëmarrës!


• Në emër të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, dëshiroj, së pari, të përgëzoj Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë për organizimin e kësaj veprimtarie, e cila vjen në çastin e duhur dhe mbledh së bashku një diapazon kaq të madh aktorësh, për të diskutuar çështjet kyçe, që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore.


• Pak muaj më parë, në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme, të cilat misioni i OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve i quajti konkurruese, me pjesëmarrje aktive të shtetasve gjatë gjithë fushatës dhe respekt të mirëfilltë për liritë themelore. Një delegacion i OSBE/ODIHR-it kreu një vizitë vijuese në Tiranë gjatë javës së shkuar, për të diskutuar gjetjet dhe rekomandimet e raportit përfundimtar me aktorët e rëndësishëm shqiptarë.


• Prezenca e OSBE-së mirëpret gatishmërinë e shprehur nga qeveria shqiptare për të zbatuar plotësisht rekomandimet dhe për të vijuar punën me reformat zgjedhore dhe institucionale, me qëllimin për të përgatitur sa më mirë zgjedhjet në të ardhmen.


• Ne mirëpresim çdo reformë zgjedhore që ndihmon përmirësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor. Prandaj, ne inkurajojmë autoritetet Shqiptare që të trajtojnë rekomandimet që ndodhen në këtë raport – si dhe rekomandimet e papërmbushura nga raportet e mëparshme. Një reformë e tillë duhet bërë në kohë dhe në mënyrë profesionale. Duke marrë parasysh që zgjedhjet e ardhshme vendore do të mbahen pas rreth 18 muajsh, është shumë e rëndësishme që çdo ndryshim i mundshëm i Kodit Zgjedhor të miratohet rreth mesit të vitit 2014, në përputhje me Kodin e Këshillit të Evropës për Praktikat e Mira në Çështje Zgjedhore.


• Është gjithashtu shumë e rëndësishme që procesi i reformës të jetë i bazuar në konsultime të gjera dhe gjithëpërfshirje, me kontributin e të gjithë aktorëve të përfshirë në zgjedhje – partitë politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, institucionet shtetërore dhe shoqërinë civile. Kjo do të ndihmonte për të ndërtuar besimin dhe do t’u jepte të gjithëve një rol drejt arritjes së rezultatit përfundimtar.


• Por sfida e vërtetë qëndron në zbatimin e Kodit Zgjedhor nga të gjithë aktorët. ODIHR-i ka theksuar që zbatimi nga ana e të gjithë aktorëve ka pasur mangësi në një sërë aspektesh. Korrigjimi i kësaj situate duhet të jetë përparësi. • Sidoqoftë, përputhja e plotë e zgjedhjeve me standardet ndërkombëtare do të arrihet vetëm kur partitë politike të zbatojnë ligjin në mënyrë të paanshme dhe në mirëbesim. Kjo është një pikë kyçe e raportit të ODIHR-it, që thotë “atmosfera e mosbesimit mes dy forcave kryesore politike cenoi klimën zgjedhore dhe vështirësoi administrimin e të gjithë procesit zgjedhor”. Nevojitet që drejtuesit politikë të punojnë së bashku për të ndërtuar një klimë besimin reciprok dhe për të arritur konsensusin për të zbatuar në mirëbesim kuadrin ligjor zgjedhor.


• Partitë politike duhet, gjithashtu, të përkushtohen për të respektuar shtetin e së drejtës, në mënyrë që të garantojnë profesionalizmin e institucioneve. Kjo pikë është veçanërisht e rëndësishme në lidhje me trajtimin e çështjes së KQZ-së, e cila vepron me numër të reduktuar anëtarësh që nga mesi i prillit të vitit 2013. Prezenca inkurajon fuqimisht Kuvendin të përmbushë detyrimin ligjor për të plotësuar vendet bosh në KQZ, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor.


• Administrimi i zgjedhjeve është përmirësuar vazhdimisht në vitet e shkuara. Sidoqoftë, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që ka ende fusha të cilat kanë nevojë për përmirësim të mëtejshëm, në veçanti në lidhje me ndërtimin e kapaciteteve të administratës zgjedhore. Trajnimi i përshtatshëm dhe i efektshëm i komisionerëve zgjedhorë të të gjithë niveleve është diçka thelbësore.


• Prandaj, Prezenca e OSBE-së dhe Këshilli i Evropës po punojnë nga afër me KQZ-në për të shqyrtuar idenë e krijimit të një shkolle për komisionerët zgjedhorë. Kjo shkollë do të ofronte një platformë të qëndrueshme trajnimi, për çështje që lidhen me zgjedhjet, për komisionerët zgjedhorë dhe aktorët e tjerë të rëndësishëm, edhe përtej periudhave zgjedhore. Kjo do t’u mundësonte në veçanti administratorëve zgjedhorë të niveleve të mesme dhe të ulëta të zgjeronin njohuritë e tyre profesionale dhe të përmirësonin profesionalizmin e tyre gjatë kryerjes së detyrave.


• Brenda kuadrit të mandatit të saj, Prezenca e OSBE-së është e gatshme të ndihmojë institucionet shqiptare për ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për të garantuar zgjedhje në përputhje të plotë me angazhimet e OSBE-së dhe me standardet e tjera ndërkombëtare.


• Mirëpresim përfshirjen e shoqërisë civile në këtë proces diskutimi dhe reforme dhe besojmë se veprimtaria e sotme do të shërbejë që procesi të nisë mbarë.





Ambasadori i OSBE: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratohen brenda mesit të 2014

Igli Cara fjalim në Parlament për aksidentin: Olldashi kishte një projekt politik



iglicara


 


Tirane – Deputeti Igli Cara, i pari që ka shkuar në vendin e aksidentit ku gjeti vdekjen Sokol Olldashi në datën 20 nëntor, mbajti në seancën e sotme të Kuvendit, një fjalim për deputetin dhe mikun e tij.

“Miku ynë do i mungojë vendit anembanë, që e donin në çdo cep të Shqipërisë, do i mungojë PD-së, Basha e Berisha kanë humbur një bashkëpunëtor, më të mirin e 20 viteve, e djathta humbi një nga zërat më të mirë që e përfaqësonte. Do i mungojë Ruçit, Metës, Ramës për mendjen e mprehtë dhe debatin. Koli do u mungojë të gjithë atyre që duhet ti kërkonin ndjesë dhe të gjithë atyre që mendojnë se pragmatizmi është mënyrë jetese. Koli miku ynë do na mungojë shumë në këtë sallë, do na mungojë fjala e tij si gazetar, dhe aftësia si politikan. Sot dua të falënderoj të gjithë ata që e votuan për 4 mandate dhe që e besuan”, tha Cara.

“Dua të ndalem në atë që shumë kush ka folur e shkruar, se Sokoli kishte një projekt të vetin politik, dhe ishin të shumtë ata që e dinin se ai gjatë gjithë kohës ka pasur projekt politik. Në muajin korrik të këtij viti e tregoi, e bëri dhe pak ditë më parë duke i treguar gjithë politikës se ka ardhur koha për një qëndrim ndryshe ndaj votës dhe politikës, politika ka nevojë të konceptohet dhe të rimodelohet kjo që Patozi e quajti fenomen dhe unë do e quaj misionar.. Theksoj në fund, se e vërtetë, Olldashi e kishte projektin e tij, që ishte dhe mbetet PD e Shqipërisë”, theksoi Cara.





Igli Cara fjalim në Parlament për aksidentin: Olldashi kishte një projekt politik

Të arratisurit para gjykatës. Këmbë e duar me zinxhirë



Tre prej të arratisurve nga burgu i Drenovës, që u kapën të dielën në një magazinë në Prrenjas, kanë mbërritur pasditen e sotme në Gjykatën e Korçës, për tu njohur me masën e sigurisë.


Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri kanë mbërritur në gjykatë nën masa të forta sigurie, madje edhe të lidhur këmbë e duar me zinxhirë. Seanca gjyqësore ndaj 3 të arratisurve po vijon me dyer të mbyllura.


Ndërkohë në një tjetër sallë të Gjykatës është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj të arratisurit tjetër Artur Gora, për të cilin u vendos masa e sigurisë arrest me burg.


Admir Tafili, Fran Pal Marashi, Gëzim Gjergj Guri, Gëzim Ndue Toma, Reiz Namik Haxhiraj, Eduard Kujtim Lula dhe Artur Demir Gora nën kërcënimin e armëve çarmatosën gardianët, qëlluan me breshëri kallashnikovi për mosafrimin e rojeve dhe më pas ikën nga Burgu i Drenovës, mbrëmjen e së shtunës.


Tre të arratisurit, Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gezim Guri, janë arrestuar rreth orës 13:00 të së dielës në një magazinë në periferi të Prrenjasit. Pas sinjalizimit të banorëve të zonës, të cilët kishin dëgjuar të shtëna me armë në brendësi të magazinës, policia dhe forcat RENEA rrethuan zonën, duke bërë të mundur arrestimin e tyre.


I dënuari Artur Gora u arrestua pak orë pas arratisjes në Korçë, teksa udhëtonte me një taksi drejt fshatit Pojan, ku banon familja e tij. Gora deklaroi se nuk kishte qenë pjesë e planit të arratisjes, por kishte përfituar për të dalë nga burgu për të vizituar nënën e tij të sëmurë.


Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e tre të arratisurve të tjerë, Gëzim Ndue Toma, Reiz Namik Haxhiraj dhe Eduard Kujtim Lula.


MASAT E SIGURISE PER BASHKËPUNËTORËT


Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë edhe për 3 personat që akuzohen se kanë ndihmuar të dënuarit të arratisen nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë. Gjykata ka vendosur masën burg pa afat për Albi Maçinin dhe Olsian Maçin, ndërsa për 19-vjeçarin Ervis Lami u vendos masa arrest me burg.


Albi Maçini dhe Olsian Maçi u arrestuan në Elbasan pak orë pas arratisjes së 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës. Ata udhëtonin me makinën e një prej shokëve të Admir Tafilit, me të cilën dyshohet se janë transportuar të dënuarit për tu larguar nga Korça. Ndërkohë 19-vjeçari nga Kamza Ervis Lami, i cili ka qenë shok burgu me Tafilin, akuzohet se ka hedhur një granatë pranë komisariatit të Korçës, për të larguar vëmendjen e efektivëve nga arratisja që po ndodhte në Drenovë.





Të arratisurit para gjykatës. Këmbë e duar me zinxhirë

Festuan nën parullat antishqiptare



Parulla “Smrt sa shiptarite” (Vdekje shqiptarëve) e skalitur në murin ballor të Shtëpisë së  Alfabetit, nuk i ka bërë përshtypje, as zëvendës kryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferit, as ministres së Kulturës së Maqedonisë, Elisabeta Kançeva Milevska, as sekretarit shtetëror të ministrisë së Kulturës, së Maqedonisë,  Muzafer Bislimi. Po ashtu kjo parullë nuk i ka bërë përshtypje as Ministres së Kulturës së Shqipërisë, Mimoza Kumbaro si dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës së Kosovës, Veton Firzi, megjithëse këto dy të fundit ndoshta nuk e kanë kuptuar domethënien e parullës, pasi nuk dinë maqedonisht, shkruan “Lajm”.


Që të gjithë këta politikanë së bashku me akademikë e historianë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria hynë të premten në Shtëpinë e Alfabetit, ku dhe u shënua 105 vjetori i A, B, C -së shqip dhe aspak nuk e vunë re parullën e vdekjes që i priste te dera.


“Ndoshta janë miopë, ndaj dhe se kanë vënë re”, thotë me shaka për “Lajm”, analisti Sem Mehmeti.


Drejtori i Muzeut të Alfabetit, Gazmend Hoxhaj thotë se duhet një restaurim i ri i të gjithë fasadës së muzeut. “Ajo është me ngjyrë  jalli. Ne e lyem,  aq sa mundëm dhe u përpoqëm që ta mbulojmë atë mbishkrim“, thotë Hoxhaj për “Lajm”, duke shtuar se Muzeu ka nevojë të restaurohet nga themeli.


Ai sqaron se objekti është nën mbrojtjen e shtetit dhe për çdo ndërhyrje nevojiten procedura.


“Nuk është vetëm ai mbishkrim , fasada e të gjithë muzeut po rrëzohet. Restaurimi që është bërë në vitin 2008 është bërë shkel e shko. Janë harxhuar 240 mijë euro për restaurimin e fasadës dhe çatisë dhe pas tre vjetëve fasada ra në tokë, çatia pikonte. Duhet të bëhet një restaurim i plotë i objektit dhe muzeu ti ngjajë muzeve të tjerë botëror”, thotë Hoxhaj, duke shtuar se së shpejti do të niset edhe me këtë investim. Ai sqaron se me ato pak mjete që i kanë pas në dispozicion, ata kanë arritur që muzeut ti japin pamje dhe atmosferë pune.


Ndërkaq, në 105 vjetorin e Alfabetit, Akademia e Shqipëri  dhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni i kanë dhuruar muzeut plot vepra të rëndësishme që i nevojiten këtij institucioni.


Me vendim të Qeverisë së Maqedonisë, para pak vitesh u themelua Muzeu i Alfabetit shqip. Edhe pse muzeu i alfabetit shqip është institucion kulturor i nivelit nacional, ai nuk trajtohet në mënyrë të barabartë me institucionet simotra të Maqedonisë. Numri i të punësuarve në këtë muze është dukshëm më i ulët se i muzeve të tjera të Maqedonisë.  Mjetet që ndahen nga ana e qeverisë për mbarëvajtjen e punëve në këtë muze, janë shumë  më të ulëta se të muzeve të tjera.


Ndërkaq, problemi i pronësisë me Shtëpinë e Alfabetit akoma nuk është zgjidhur. Kati i parë i shtëpisë ku para 105 vjetëve u vendosën themelet e alfabetit shqip është pronë e një funksionari të VMRO-së. Edhe pos mjaft premtimeve që janë bërë se do të zgjidhet çështja e pronësisë, problemi akoma vazhdon të ekzistojë. Drejtori Hoxhaj shpreson se çështjes së pronësisë do ti vihet kapaku vitin e ardhshëm.


Shtëpia e alfabetit shpeshherë ka qenë cak i huliganëve të Manastirit, të cilët, ose kanë shkarravitur muret me parulla fyese, ose kanë thyer xhamat e shtëpisë, ose kanë shkaktuar dëme të tjera. Kryerësit e këtyre veprave asnjëherë nuk janë zbuluar nga policia.





Festuan nën parullat antishqiptare

Ekstremizmi fetar rrezik për Kosovën



Rreziku kryesor për Kosovën, pas strukturave ilegale në veri, i cili mund ta cenojë vendin është ekstremizmi politik fetar. Kështu shkruan në një dokument të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili ditë më parë i është prezantuar edhe Komisionit për Punë të Jashtme pranë Kuvendit të Kosovës nga vetë ministri Enver Hoxhaj.


Në dokumentin të cilin e posedon gazeta “Zëri”, i emëruar: “Sfidat e Sigurisë dhe Rreziqet”, radhiten shqetësimet për problemet me të cilat mund të ballafaqohet Kosova në të ardhmen.


Sipas kësaj letre, nuk ka perspektivë për ekstremizmin politik ose fetar në Kosovë që të ketë sukses, pa ndihmën nga jashtë kufijtë e vendit. “Ne kërkojmë që të mbajë marrëdhënie të mira me autoritetet që zbatojnë ligjin me fqinjët tanë të parë dhe me vendet e tjera të brengosura për mundësinë e ekstremizmit politik ose fetar”, thuhet mes tjerash në këtë dokument.


Detaje të kësaj strategjie, ministri i Punëve të Jashtme i ka paraqitur edhe të mërkurën e javës së kaluar në raportimin e tij para Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë që zyrtarët e kësaj Ministrie bëjnë të ditur se nuk ka pasur asnjë reagim nga ky komision sa i përket këtij dokumenti.


Këshilltari i ministrit Hoxhaj ka konfirmuar që kjo temë është përmendur në raportimin e fundit që ka pasur ministri tek Komisioni për Punë të Jashtme, mirëpo, sipas tij, asnjë pyetje për tri orë rresht sa ka zgjatur raportimi nuk është parashtruar përkitazi me këtë çështje që MPJ e vlerëson mjaftë të ndjeshme.


“Ne jemi shumë të zhgënjyer me mosreagimin e kryetarit dhe anëtarëve të komisionit ndaj kësaj teme kaq përcaktuese për shtetin dhe politikën e jashtme të Kosovës”, ka thënë Artan Behrami nga MPJ. Sipas zyrtarëve të kësaj Ministrie, kryesuesi i komisionit, Albin Kurti, gjatë tërë kohës është marrë me një gomë të shqyer të veturës së Ambasadës së Kosovës në Bullgari.


“Këtu shihet se z. Kurti nuk e ka shumë shqetësim për ekstremizmin fetar në rritje. Ai më shumë është përkujdesur që Komisionin për Politikë të Jashtme ta shndërrojë në komision për politika partiake”, ka thënë Behrami.





Ekstremizmi fetar rrezik për Kosovën

101-vjetori i ngritjes së Flamurit, Basha: Tirana, shpresë për gjithë shqiptarët



basha


 


Tirana,Kryeqyteti i Shqipërisë festoi 101 vjetorin e ngritjes së flamurit të pavarësisë. Ceremonia u mbajt në vendin ku një shekull më parë burrat e shquar të Tiranës ngritën flamurin.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha përsëriti zotimin e tij se Tirana nuk është vetëm qyteti i madh i shqiptarëve por është qyteti që rrezaton shpresë dhe besim, në gjithë kombin shqiptar.





101-vjetori i ngritjes së Flamurit, Basha: Tirana, shpresë për gjithë shqiptarët

Giggs: Januzaj si unë



Ryan Giggs thotë se ai sheh diçka nga vetja te ylli shqiptar,  i cili po mbin në Old Trafford, Adnan Januzaj. “Ai e merr topi dhe ka një ekuilibër të mirë dhe është emocionues – siç isha unë kur unë për të parën herë u përfshiva në ekip. Ai është një lojtar ngazëllues për fansat dhe për lojtarët tjerë [të ekipit të parë] dhe për lojtarët e akademisë”, transmeton telegrafi deklaratën e  Giggs.


“Ata mund të shikojnë dhe të shohin se është e mundshme t’ia dalësh në ekipin e parë nëse punon fuqishëm dhe në mënyrën e duhur”, citohet të ketë deklaruar ai.


“Mendoj se ai ka rreth shtatë ose tetë vende ku mund të zgjedhë të luajë. Unë jam përpjekur ta bind atë të luajë për Uellsin, por ai nuk është i interesuar!”, ka thënë Giggs.





Giggs: Januzaj si unë

Nicole Scherzinger sharmante e sensuale



nicole


 


Është 35 vjeçarja Nicole Scherzinger e cila ka mundur të tërheqë vëmendjen e medias ndërsa merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve AMA-s. Fustanet e zgjedhura prej saj për tu veshur bënë të mundur që sensualiteti dhe linjat fizike të zbulohen në maksimum.







Nicole Scherzinger sharmante e sensuale

Vesa bëhet gati për atë hapin tjetër… Atë të rëndësishmin


vesalumaA e keni dëgjuar shprehjen: “Meshkujt tërhiqen nga biondet, por martohen me brunet“? Vesa Luma do të mishëroje të dy rolet për ta patur 100% për vete reperin Big Basta. Pasi e “gllabëroi” totalisht me look-un e saj prej biondeje hollivudjane, Vesa mendon se propozimi për martesë nuk ka ardhur për fajin e ngjyrës së flokeve. Kështu që tani Vesa bëhet gati për atë hapin tjetër… Atë të rëndësishmin.Natyrisht që çka u tha më lart është veçse shaka, por jo fakti se Vesa do i thotë lamtumirë flokëve të lyera dhe ka qëllim të kthehet natyrale për një kohë të papërcaktuar. Ndoshta ndihet akoma e pasigurtë me këtë vendim dhe kërkon aprovimin e fansave duke shpjeguar arsyet e saj:

“Pas 10 vitesh maltretim flokësh me të bardhën që e dua shumë, kam një vit që e lë flokun tim në pushim, dhe ka pas një efekt të menjëhershëm në rritje, shëndoshje etj. Mendoj se ia dalim me një model të përshtatshëm ku kursejmë mund, para e shëndet.. mua më duket se kam shpëtuar..si mendoni ju?”, ka shkruar ajo në Instagram duke e shoqëruar me foton e mësipërme.



 




Vesa bëhet gati për atë hapin tjetër… Atë të rëndësishmin

Ermal Mamaqi “Femrat”


ermal mamaqi femratSallat e mbushura plot me të rinj, që qeshin edhe kur aktori s’ka nxjerrë asnjë fjalë nga goja.


Posteri i filmit “Femrat”

Me gjasë, sallat e kinemasë kishin kohë që nuk shihnin aq shumë njerëz. Sidomos në oraret e drekës, kur mbaron mësimi për gjimnazistët dhe bileta është më e lirë.

Në fakt, nuk po shfaqet ndonjë fitues apo kandidat “Oskarësh”, me ndonjë kast aktorësh stelar… Bëhet fjalë për një film shqiptar. Është “Femrat”, një komedi me regji nga Rudina Vojvoda dhe skenar nga Koloreto Cukali, që jo vetëm po mbush sallat e kinemave në Tiranë, po ku publiku hyn e del duke mbajtur brinjët me dorë nga të qeshurit. Ende pa dalë bilancet e dyjavëshit që filmi do të qëndrojë në kinema, është e dukshme që ai po thyen rekordin e shikueshmërisë të çdo filmi tjetër shqiptar të shfaqur në kinema. Zakonisht filmat shqiptarë rezultojnë më pak të ndjekur se çdo film tjetër i huaj, në kinema, madje ndonjë syresh është hequr nga kinemaja, për shkak të shikueshmërisë së ulët. Dhe bëhet fjalë për filma të regjisorëve më të mirë shqiptarë, interpretuar nga aktorë shumë të mirë dhe me buxhete të mëdha nga pas. “Femrat” nuk hyn te “peshat” e rënda, megjithatë më i shikuari…


Enxhi Cuku dhe Ermal Mamaqi në filmin “Femrat”

Filmi

Për ata që nuk e kanë idenë se për çfarë flet filmi “Femrat”, me dy fjalë: Një 30-vjeçar, që ende nuk mendon se i ka ardhur koha për martesë, vendoset përpara presionit të së ëmës, e cila do me çdo kusht ta “rregullojë”, duke i gjetur lloj-lloj “rastesh”… Kush më shumë e kush më pak e ka në shtëpi një mama të tillë, që mezi pret ta shohë djalin ose vajzën të martuar e me fëmijë, pavarësisht konceptit që fëmijët kanë për jetën e, në rastin konkret, për martesën. Personazhi kryesor Riku është një avokat divorcesh, që puna e përball me një rast të vështirë, ku një grua do të ndahet me çdo kusht nga i shoqi, që vuan dënimin në burg. Gjatë peripecive të Rikut, i cili nga njëra anë përndiqet nga e ëma dhe, nga ana tjetër, nga rasti i vështirë i divorcit që po ndjek, ndeshet me një vajzë, me të cilën dashurohet, por do ca kohë ta kuptojë… Ajo çka po tërheq publikun te “Femrat”, me shumë gjasë nuk është tema aktuale, pasi pjesa më e madhe e shikuesve janë nxënës shkollash, çka nuk i bën ata njësh me personazhin. Nuk është niveli artistik i realizimit të filmit, i cili më shumë është një telekomedi me një buxhet modest…


Ermal Mamaqi dhe Robert Aliaj në filmin “Femrat”

Sekreti është… Mamaqi

Pa lënë mënjanë lojën e aktorëve të tjerë, që ishin secili shumë mirë në personazhin që u ishte besuar, duke filluar që nga Zamira Kita në rolin e mamasë, Olta Dakut, në rolin e dy binjakeve kandidate për nuse, te Salsano Rrapi, një taksist pak i frustruar nga e shoqja, madje dhe Robert Aliajt i shkonte roli i një të burgosuri… “Sekreti” i këtij prodhimi shqiptar, është Ermal Mamaqi. Kjo mund të verifikohet shumë lehtë. Publiku qesh sapo sheh në titra emrin e Mamaqit, qesh sapo sheh portretin e tij, ende pa hapur gojën. Publiku qesh me Ermal Mamaqin me çdo batutë, edhe kur ajo nuk është për të qeshur… Kjo lloj simpatie e ndjek artistin Ermal Mamaqi, që në kohët kur ai ishte pjesë e spektaklit “Portokalli”, për të vijuar më tej tek “Apartamenti 2XL”. Madje edhe kur këndon, Mamaqi vlerësohet më shumë për batutat pas interpretimit të këngës… Kështu që regjisorja jo pa qëllim ka zgjedhur Ermalin… Me shumë gjasë, filmi nuk do të kishte atë sukses që po njeh tashmë, duke u kthyer madje në një fenomen, nëse Riku nuk do të luhej nga Ermal Mamaqi. Shkurt, publiku do Ermal Mamaqin.Skeda e filmit

Titulli: Femrat

Gjinia: Komedi

Aktorë: Ermal Mamaqi, Salsano Rapi, Zamira Kita, Olta Daku, Eriona Kakeli, Enxhi Cuku, Robert Aliaj, Andia Xhunga, Besmir Bitraku, Besart Kallaku, Marko Bitraku etj.

Regjia: Rudina Vojvoda

Skenari: Koloreto Cukali

Prodhoi: Adam Pray, Koloreto Cukali

Kompania me qendër në New York, Rucksack Productions

Suksesi i komedive

Përfundimisht publiku është më i prirë drejt komedive. Këtë po e dëshmon filmi “Femrat”, i cili nisi të shfaqet në kinematë e Tiranës në “Millenium” dhe “Imperial” më datë 14 nëntor. Jo pak herë ka ndodhur që filma fitues të shumë çmimeve “Oskar”, me aktorë të jashtëzakonshëm, kanë rezultuar më pak të ndjekur se çdo komedi e zakonshme. Këtë e kanë kuptuar disa regjisorë shqiptarë, të cilët kanë nisur të realizojë seriale komikë nëpër ekrane televizive. Por dyshja Rudina Vojvoda-Koloreto Cukali guxuan ta nxjerrin këtë zhanër nga ekrani i vogël tek ai i madh dhe rezultuan të suksesshëm…



 




Ermal Mamaqi “Femrat”

Seksi si Vildane Zeneli


zeneli vildaneModelja e njohur dhe seksi Vildane Zeneli poston gjithnjë në faqet  e saj në Tëitter dhe Instagram foto mjaft provokuese të saj  këtë herë ajo ka ekspozuar për fansat dekoltenë e saj.


E veshur me një fustan provokues  dhe afër një shatërvani ajo dukej më në formë se kurrë.


Ndërkohë jemi në pritje të  produksionit muzikor i cili do të sjallë modelen edhe si këngëtare.


 




Seksi si Vildane Zeneli