Saturday 30 March 2013

Abidal, i gatshëm për ndeshjen e sotme të Barcelonës







Erik Abidal është shumë pranë kthimit në fushën e lojës, ndërsa sot është grumbulluar përsëri nga Barcelona për të luajtur në sfidën e radhës në kampionat kundër Celta Vigos, një vit pas transplantimit të mëlçisë.


Futbollisti ka qenë ndër më të gëzuarit, pasi ka kaluar dy muajt e fundit duke u stërvitur seriozisht për t’u kthyer në formën më të mirë fizike dhe sportive, pasi ka luajtur edhe disa ndeshje me ekipin e rezervave për katalanasit.


Lajmi i kthimit të Abidal mes të grumbulluarve ka bërë që të kalojë në plan të dytë edhe tentativa e Lionel Mesit për të hyrë në librin e rekordeve duke shënuar gol në 19 ndeshje radhazi kundër çdo skuadre të kampionatit.


I pari që ka përshëndetur kthimi e Abial ka qenë Maskerano, i cili ka hedhur një foto në Twitter menjëherë pas stërvitjes së fundit të skuadrës kur është mësuar edhe lajmi për grumbullimin e tij. “Urime gjeni, e meriton plotësisht”, ishte komenti i argjentinasit, ndërsa më pas edhe të gjithë futbollistët e tjerë kanë filluar të publikojnë foto festimesh me mbrojtësin francez.




Abidal, i gatshëm për ndeshjen e sotme të Barcelonës

No comments:

Post a Comment