Saturday 30 March 2013

Adem Lajic: Nuk e këndoj himnin e Serbisë






lajiccIsh-futbollisti i kombëtares së Serbisë, Adem Lajic, i cili tani luan për Fiorentinën, ka thënë se nuk do të kthehet në ekipin e mëparshëm, nëse këndimi i himnit serb vazhdon të jetë kusht për të luajtur.



Trajneri Sinisha Mihajllovic, në maj të vitit të kaluar, ka përjashtuar Lajiqin nga ekipi serb, pasi ai nuk ka kënduar himnin, pavarësisht kodit të nënshkruar të sjelljes.


“Kam nënshkruar kontratë me Mihajllovicin, por nuk e kam lexuar mirë. Serbinë e përbëjnë edhe myslimanët. Kam luajtur dhjetë vjet në shumë ekipe kombëtare dhe kurrë askush nuk më ka kërkuar të këndoj himnin. Nëse kjo është kusht për të luajtur në kombëtare, atëherë nuk do të kthehem”, ka thënë Lajic për “Gazeta delo Sport”.




Adem Lajic: Nuk e këndoj himnin e Serbisë

No comments:

Post a Comment