Saturday 30 March 2013

Kërkesat “idiote” të Jennifer Lopez






Jennifer Lopez ka anuluar pjesëmarrjen në një ngjarje ku ishin paraparë të jenë miliona shikues, për shkak se ka paraqitur një listë “idiote” me kërkesa ndaj organizatorëve, shkruan The Sun.


J.Lo kishte marrëveshje të paraqitej në fillimin e Premier Ligës së Indisë e cila sponzorizohej nga kompania Pepsi, mirëpo pas kërkesave “idiote” që ka parë kompania, ka vendosur të anulojë marrëveshjen me J.Lo dhe ta bëjë atë me këngëtarin Pitbull.


Thuhet se Jennifer kishte kërkuar avion privat, hotele luksoze dhe një varg listash që nuk ishin paraparë në marrëveshje. Zëdhënësi i këngëtarës, nuk ka thënë se kjo ngjarje është anuluar për këto shkaqe që kanë raportuar mediat.


Ai ka thënë se J.Lo është e zënë në përgatitjen e albumit të saj, prandaj i është dashur të anulojë këtë vizitë.




Kërkesat “idiote” të Jennifer Lopez

No comments:

Post a Comment