Saturday 30 March 2013

Argjentinë-Itali, miqësore për Papën e ri







Pas apelit të trajnerit të kombëtares italiane, Çezare Prandeli, për një ndeshje miqësore mes Italisë dhe Argjentinës për të festuar emërimin e Papës së ri, ka ardhur edhe përgjigja pozitive nga ana e argjentinasve që janë gati ta bëjnë realitet një gjë të tillë.


Nëpërmjet rrjeteve sociale ka ardhur përgjigja e Guijermo Tofoni, përgjegjës i shoqërisë që organizon ndeshjet miqësore të Argjentinës, i cili është shprehur i gatshëm që të zhvillojë këtë ndeshje ku i ftuar nderi do të jetë Papa Françesko. “Do të organizojmë këtë ndeshje miqësore, tani po punojmë vetëm për të caktuar një datë të mundshme”.


Parimisht flitet për një miqësore gjatë verës së këtij vitit, por Italia ka prenotuar që tani një ndeshje me Rusinë me 14 gusht ndaj duket pak e vështirë që kjo ndeshje të zhvillohet në këtë muaj. Për këtë arsye, flitet për një datë jozyrtare, edhe pse do të jetë e vështirë që klubet e mëdha të lëshojnë futbollistët e tyre më të mirë për këtë ndeshje, pavarësisht qëllimit të saj shumë të veçantë.




Argjentinë-Itali, miqësore për Papën e ri

No comments:

Post a Comment