Saturday 30 March 2013

Vasili: Kuvendi është kthyer si studio televizive, nuk po kontrollohen emocionet parazgjedhore






vasili lsiTIRANE—Lëvizja Socialiste për Integrim ka gjetur rastin ti bëjë apel dy forcave kryesore politike të rikthehen në punën normale të Kuvendit dhe të mos ndikohen nga emocionet paraelektorale.


Në një komunikim me median, zëvendëskryetari i kësaj force politike Petrit Vasili deklaroi se Parlamenti i ngjan më shumë një studio televizive ku bëhet debati elektoral dhe nuk i ngjan një institucioni ligjvënës të vendit. Moskontrollimi i emocioneve paraelektorale, vijoi ai, ka bërë që të shpenzohen orë e orë të tëra në Parlament dhe të mos miratohen ligje të  cilat janë të rëndësishme për vendin.



“Është vërejtur se Parlamenti po jeton një klimë sikur është në ikje, dhe jo si institucion me rëndësi që duhet të kryejë punën me korrektesë dhe eficencë deri në ditën fundit. Ne bëjnë apel për kthim në normalitet dhe disiplinim të rregullores kur respekti i rendit të ditës mos të zëvendësohet nga debati elektoral.  Debati elektoral ka vend, por ka të bëjë me ligjet e integrimit të gjithë pranuara nga opinioni publik dhe për të ecur në rrugën e integrimit në vend të deklaratave shterpë”, u shpreh Vasili.




Vasili: Kuvendi është kthyer si studio televizive, nuk po kontrollohen emocionet parazgjedhore

No comments:

Post a Comment