Saturday 30 March 2013

Samsung merr kryesimin nga Nokia dhe BlackBerry edhe në tregjet më të mëdha



image

Njëra prej temave më interesante për tu përcjellur gjatë vitit 2013, do të jetë intensifikimi i konkurrencës në mes të prodhuesve të telefonave të mençur mobil, sidomos në tregjet e mëdha botërore si Kina, Brazili, dhe India.


 


Sipas Forbes e cila ka cituar hulumtimin e kompanisë Upstream thuhet se Samsung do të mbetet shitësi më atraktiv për të gjithë blerësit potencial nga Brazili, India, Arabia Saudite, ndërsa Nokia do të mbetet lider në tregun e Nigerisë.


 


Bazuar në raportin e njëjtë, ky nuk është lajm i mirë as për BlackBerry, i cili ka mbetur pas liderit Nokia, ndërsa në tregjet tjera përqindja e kompanisë ka rënë nën 10 për qind.


 


Sipas drejtorit të Upstream, Marco Veremis thuhet se për dallim prej vendeve tjera të zhvilluara, Nokia dhe BlackBerry ende kanë pozitë të mirë të treg, pasi që u mundësojnë përdoruesve qasje të lirë dhe të lehtë në internet dhe rrjetet sociale.


 







Samsung merr kryesimin nga Nokia dhe BlackBerry edhe në tregjet më të mëdha

No comments:

Post a Comment