Saturday 30 March 2013

Vetevendosja, Kurti: Jam gati të përballem në debat televiziv me Hashim Thaçin





Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti deklaroi se po përpiqet të krijojë një front opozitar. “Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë nuk po ndodh. Them të bëjmë disa komisione hetimore parlamentare, seancat e jashtëzakonshme dhe kësisoj të shkojmë drejt ditës kur do të kushtëzojmë dhe imponojmë zgjedhje të parakohshme. Një ditë më pak për këtë qeveri është një ditë më shumë për Kosovën”, u shpreh Kurti në emisionin Debat në RTK.



Duke ju referuar Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeministrit Hashim Thaçi, Kurti u shpreh se “u thashë jam gati për debat. U thashë jam gati të përballem me Hashim Thaçin direkt në televizion. Le ta zgjedhin ata televizionin, le ta zgjedhin ata gazetarin. E keni parë në Kuvendin e Kosovës çfarë shpifjesh ka patur ndaj meje. Flet në një gjuhë që nuk e ka për nder Kuvendi. Meqenëse paska shumë për të thënë për mua le ta bëjmë debatin televiziv”.


Unë pi kafe me shokët dhe miqtë e mi dhe jo me kundërshtarët. Kafja është për qef e nuk është kafe zori. Unë e ftova për debat televiziv kur më ftuan për takim.




Vetevendosja, Kurti: Jam gati të përballem në debat televiziv me Hashim Thaçin

No comments:

Post a Comment