Sunday 31 March 2013

Gjermani Wolfgang Stark gjykon takimin PSG-Barcelona






starkNdeshja e parë e vlefshme mes Paris Saint-Germain dhe Barcelonës, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve do të gjykohet nga gjermani Wolfgang Stark. Ai rezulton të ketë gjykues disa takime të Barcelonës në evropë: në raundin e katërt të kupës UEFA 2003-2004 ai ka mbajtur takimin me Celtic në Glasgoë e cila përfundoi 1-0. Në vitin 2008-2009 në Ligën e Kampioneve në Lyon mbajti takimin që u mbyll 1 me 1. Në ndeshjen e parë të gjysmë finaleve përballë Çelsit në Camp Nou gjykoi sërish ai dhe ndeshja u mbyll 0-0. Në sezonin 2009-2010 ai ka gjykuar Barcelonën me Interin e mbyllur 0-0 ndërsa në gjysmë finale ka mbajtur ndeshjen Barcelona-Arsenal e përfunduar 4-1. Në sezonin 2010-2011 në Benabeu ai ka gjykuar gjysmë finalen e mbyllur 0-2 ndërsa sezonin e fundit në fazat e grupeve gjykoi përballjen mes Barcelonës dhe Milanit në San Siro e mbyllur 2-3.




Gjermani Wolfgang Stark gjykon takimin PSG-Barcelona

No comments:

Post a Comment