Saturday 30 March 2013

Strukturat paralele serbe gati të përfshihen në institucionet e Kosovës?






mitrovicePjesëtarët e Mbrojtjes Civile Serbe (MCS) dhe ata të Policisë së Serbisë që veprojnë në veri të Kosovës janë duke u përgatitur për transferimin e tyre në institucionet e sigurisë së Kosovës.



“Strukturat paralele serbe të sigurisë që veprojnë në veri të Kosovës janë duke bërë përpjekje që të përtërijnë stafin e tyre për arsye të përfshirjes në FSK dhe Policinë e Kosovës. Sa i përket Mbrojtjes Civile Serbe nuk ka shumë probleme të mëdha pasi i plotëson të gjitha kriteret për futje në FSK”, kanë thënë burimet e gazetës. Probleme më të mëdha, Qeverisë së Serbisë, sipas tij, i kanë dalë me përtëritjen e stafit policor që ka në Mitrovicë dhe përgjithësisht në veri të Kosovës.


“Kjo strukturë e policisë nuk është përtërirë që nga përfundimi i luftës. Pjesëtarë të saj do ta kenë të pamundur që të angazhohen në Policinë e Kosovës për shkak të moshës së vjetër. Andaj edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë është duke shikuar mundësinë që të ndryshojë stafin e saj në Kosovë me policë të rinj”.




Strukturat paralele serbe gati të përfshihen në institucionet e Kosovës?

No comments:

Post a Comment