Sunday 31 March 2013

Cënohet siguria e shërbimit iMessage të Apple



image

 


 


Është zbuluar së fundmi se shërbimi i Apple iMessage është i pambrojtur ndaj një sulmi që për të shkaktuar dëme dhe për ta bërë aplikacionin të paqëndrueshëm përdor një numër shumë të madh mesazhesh ose tekste tepër të gjata.


 


Sipas një raporti të The Next Web, një grup i vogël zhvilluesish ka rënë pre e një sulmi që shkakton këtë gjë duke dërguar me mijëra mesazhe.


 


Dyshohet se burim i këtij dëmi është dikush i përfshirë në softuerët pirate të iOS që mund të sigurojnë disa informacione bazë për të dërguar mesazhe ndaj një përdoruesi tjetër nëpërmjet shërbimit të Apple për dërgimin e mesazheve.


 


Ky individ (ose grup individësh) përdor adresa të postës elektronike (e-mail) duke vështirësuar gjurmimin e tij ose bllokimin e sulmeve të ardhshme.


 


iMessage është një platformë mesazhesh e Apple e përdorur midis pajisjeve me sistem iOS si dhe në kompjuterët Mac duke zëvendësuar kështu dërgimin e msazheve si zakonisht. Shërbimi është bërë i disponueshëm për herë të parë në iOS 5 si dhe në versionin 10.8 Mountain Lion të kompjuterëve Mac OS X.


 


Në muajin janar Apple deklaroi se përdoruesit dërgonin më tepër se 2 miliard mesazhe në ditë nëpërmjet këtij shërbimi.


 


Për të izoluar këtë sulm të raportuar nga The Next Web Apple i është dashur që të bllokojë shërbimin për disa orë me radhë.


 







Cënohet siguria e shërbimit iMessage të Apple

No comments:

Post a Comment