Saturday 30 March 2013

Zbulohet harta ilire e astrologjisë, më e vjetra në botë 2.200 vjeçare!



Është zbuluar në Kroaci nga një ekip arkeologësh harta më lashtë e astrologjisë me moshë 2.200 vjeçare!


Që nga momenti që kjo hartë doli në dritë, filluan dhe dyshimet e para, për prejardhjen e saj ku dominon ajo e periudhës romake-greke, por arkeologët shprehin mendimin se ajo është një hartë vendase, pra jo e importuar pasi vendi ku u zbulua nuk favorizon rrethana të tjera!

Padyshim që është harta më e madhe e formacionit zodiak që na vjen nga lashtësia!


Konkretisht arkeologët zbuluan 30 pjesë të një pllake nga dhëmbë elefanti. Mbi pllakë ishin skalitur shenjat e zodiakut si: Binjakët, Peshqit, Shigjetari etj.

Duhet theksuar se astrologjia u zbulua në Babiloni para 2.400 vjetësh. Në vazhdim nga viti 2.100 ajo u përhap në gjithë Egjeun Lindor dhe më gjerë, por më shumë e famshme u bë në Egjipt.

Sipas specialistëve astrologjia është studimi i njeriut në raport me trupat qiellor. Më konkretisht studimi i planetëve. Është një sistem mendimesh që mundohet të tregojë marrëdhëniet midis dy njerëzve dhe ndikimin që ushtrojnë planetët.




Zbulohet harta ilire e astrologjisë, më e vjetra në botë 2.200 vjeçare!

No comments:

Post a Comment