Friday 29 March 2013

Serbët e Serbisë duan marrëveshje me Prishtinën



Më shumë se 60 për qind e qytetarëve të Serbisë konsiderojnë se marrëveshja e Beogradit me Prishtinën duhet arritur me çdo çmim ose me koncesione minimale. Këto rezultate janë bërë të ditura sot nga prezantimi i një hulumtimi që ka bërë agjencia Faktor Plus.

Në prezantim u tha se rezultatet e këtij hulumtimi kanë dal nga anketimi që është bërë me 1260 respondentë në fund të marsit, nga i cili 24 për qind e qytetarëve serbë konsiderojnë se marrëveshjen duhet arritur me çdo çmim, pasi vetëm ashtu Serbia mund të ecë përpara, përderisa 38 për qind mendojë se marrëveshja duhet arritur me koncesione minimale.


Drejtori i agjencisë Faktor Plus, Vladimir Pejic, ka thënë se njëkohësisht 27 për qind e të anketuarve mendojnë se nuk duhet nënshkruar kurrfarë dokumenti i cili nënkupton pavarësi të Kosovës.


Ai mendon që rezultati tregon se po rritet dëshira e qytetarëve të Serbisë që të ketë rezultate konkret dhe që “çështja e Kosovës” të zgjidhet sa të ketë zgjidhje të problemeve ekonomike të cilat mbisundojnë mbi ato politike dhe nacionale, transmeton KP.


Gjatë prezantimit të këtij hulumtimi të opinionit është thënë se 56 për qind e qytetarëve mendojnë se bisedimet për Kosovën në Serbi ecin në drejtim të gabuar, çdo i dhjeti konsideron se janë në drejtim të mirë, përderisa një e treta janë deklaruar si të papërcaktuar.


Si fajtorin më të madh për zhvillimet në Kosovës, 42 për qind e qytetarëve janë deklaruar të jetë bashkësia ndërkombëtare, përderisa 20 për qind kanë thënë se ishte pushteti i Slobodan Milosevicit.




Serbët e Serbisë duan marrëveshje me Prishtinën

No comments:

Post a Comment