Friday 29 March 2013

Haradinaj: Thaçi do të rrëzohet pas dialogut



Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është ende rival i kryeministrit Hashim Thaçi. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se deri tash ka ngurruar ta rrëzojë qeverinë aktuale vetëm për shkak të dialogut.

“Jo për shkak të dialogut si proces, por për shkak të interesit të Kosovës në këtë dialog”, ka thënë ai. Ish-kryeministri është shprehur i bindur se zgjedhjet nacionale do të mbahen këtë vit, sepse qeveria Thaçi nuk do të mund ta vazhdojë qeverisjen pas dialogut.

Ai ka kërkuar nga partitë opozitare LDK e VV që të mos dalin secila veç e veç në zgjedhjet e ardhshme por të dalin bashkë, në mënyrë që të kenë përqindjen më të lartë.

Haradinaj ka thënë se nuk e do partneritetin me PDK-në dhe e ka porositur partinë e kryeministrit aktual që të mos provojë të “vjedhë vota në zgjedhjet e ardhshme”.




Haradinaj: Thaçi do të rrëzohet pas dialogut

No comments:

Post a Comment