Sunday 31 March 2013

Snoop Dogg thotë se është top reper



image

Reperi amerikan, Snoop Dogg, thotë se ai ende është top reper, edhe pse ia ka kthyer shpinën zhanrit me të cilin njihet.


Snoop Dogg që është kthyer në Snoop Lion për shkak se iu bashkua zhanrit reggae për të krijuar dhe albumin e ri “Reincarnated”, thotë se është ende top reper dhe madje e krahason veten me Michael Jordanin.


“Jam sikur Michael Jordani. Ai ka fituar tri kampionate të NBA dhe më pas vendosi që të pushonte një vit për të luajtur bejsboll, për shkak se e dashuroi sportin. Ai ishte i keq në bejsboll dhe njerëzit kërkuan që ai t’i kthehej basketbollit. Dhe ai e veshi përsëri fanellën me numër 23 dhe fitoi edhe tri kampionate tjera”.


“Unë? Unë jam në një fazë ku kam fituar aq shumë kampionate në hip hop dhe dua të shoh nëse mund ta bëj këtë edhe në reggae. Dhe nëse nuk funksionon, unë përsëri mund ta vesh fanellën time të hip hopit dhe t’i kthehem tij sporti. Mund t’i kthehem botës së hip hopit dhe të dominoj përsëri”, është shprehur Snoop Dogg.


 







Snoop Dogg thotë se është top reper

No comments:

Post a Comment