Sunday 31 March 2013

Promovohet albumi i parë i Nexhmie Pagarushës







Prishtinë – Ikona e muzikës shqipe, Nexhmie Pagarusha promovoi të premten në mbrëmje albumin e saj të parë në një nga restorantet e kryeqytetit. Albumi i saj i nxjerrë në shitje është bashkëpunim me restorantin Pishat, biznes ky që i ka dhënë rreth një dekadë përkrahje artit dhe kulturës.


Albumi përmban 15 hitet e pavdekshme të këngëtares, të cilat janë:


1.    Çil’ nj’at zemër plot kujtime


2.    Kanga e Rexhës


3.    Kanga e Prishtinës


4.    Kenke nur’ i bukuris


5.    Kur më shikon si zog n’hava


6.    Nji lule që m’ka çelë tash


7.    Hajde të dalim kah pazari


8.    Vaj si kenka ba dynjaja


9.    Kanga e krushqve


10.    Njëmend qenke si m’kanë than


11.    Lul’zoi fusha lul’zoi mali


12.    Kapiteni i ri


13.    Kosovarja e re


14.    Mori sy luaneshë


15.    Baresha


Shumë figura të shquara të ekraneve tona e vlerësuan veprën dhe kontributin e bilbilit shqiptar, e s’lanë lëvdatë pa i dhënë.


Ylli i mbrëmjes me lot në sy përshkroi me plot emocion tetë dekadat e jetës së saj, duke thënë: “Jam munduar me gjithë shpirt të jap diçka nga vetja ime, duke mos e ditur se çfarë është fama, unë thjesht e doja këngën shqipe. Por vetëm sot e kuptova sa qenkam e famshme”.


Si raporton Indeksonline, mysafirë të kësaj nate ishin edhe presidentja Atifete Jahjaga, ministrja Vlora Citaku, këngëtaret Shpresa Gashi dhe Dafina Zeqiri e shumë të tjerë.  (LajmeShqip.com)




Promovohet albumi i parë i Nexhmie Pagarushës

No comments:

Post a Comment