Friday 29 March 2013

Samsung Galaxy S 4 mini do të fillojë të shitet pas hedhjes në treg të GS 4



image

 


 


Vetëm pak kohë pasi u zbulua Galaxy S 4, mediat e teknologjisë në botë filluan të raportonin mbi një version të vogël të pajisjes , diçka që në fund të fundit është e logjikshme, duke pasur parasysh se Galaxy S III e ka një version mini.


 


Bloomberg raportoi se pas fundit të prillit, kur do të hidhet në treg Galaxy S 4, pritet të vijë edhe një pajisje tjetër e palajmëruar deri tani.


 


Nëse bëhet fjalë për një alternativë të ngjashme siç është Galaxy S III mini me origjinalin GS III, atëherë me shumë mundësi “S 4 mini” do të fillojë të shitet veçanërisht në Evropë si një version më pak i avancuar se GS 4.


 


Deri tani thashethemet sugjerojnë se pajisja do të ketë procesor dual-core 1.6GHz, ekran 4.3-inç dhe kamera 8MP. Nëse këto raportime janë të vërteta, atëherë ky smartfon do të ishte tepër tërheqës si një version alternativë më pak i shtrenjtë dhe me karakteristika mjaft të mira.


 


Fatkeqësisht, deri në këto momente nuk kemi detaje zyrtare nga ana e Samsung-ut lidhur me karakteristikat. Gjithsesi kompania në deklaratën e saj mbi këto raportime as nuk i ka konfirmuar dhe as nuk i ka mohuar ato.


 


Një zëdhënës i tyre u shpreh vetëm se: “Ne nuk kemi lajmëruar mbi ndonjë produkt si ai që përmendet në artikullin e Bloomberg.”


 







Samsung Galaxy S 4 mini do të fillojë të shitet pas hedhjes në treg të GS 4

No comments:

Post a Comment