Saturday 30 March 2013

Napoli fitoi në Torino 3:5, Xhemaili shënoi hat-trick



image

 


 


Ndeshja më e mirë sivjet ndoshta edhe në Evropë, jo vetëm në Serie A, pa asnjë dsikutim ishte ndërmjet Torinos dhe Napolit. Ishte duel që nuk kishte mbarim, duel që kënaqi të gjithë, duel me raste të shumta, gola, spektakël dhe ritëm të jashtëzakonshëm. Napoli që duhej të fitonte pasi e humbi për disa orë pozitën e dytë nga Milano, tregoi karakter të vërtetë dhe lojë burrërore ashtu siç i ka hije një ekipi që synon Ligën e Kampionëve.


 


Blerim Xhemaili, ishte lojtari i ndeshjes dhe u paraqit më së miri ndonjëherë në karrierën e tij në futbollin italian pasi shënoi (hat-trick) tre gola që i ndihmuan shumë Napolit të shënoi fitore. Vendasit u kundërpërgjigjën me golat e Barretos, Jonthanas nga penalltia dhe Meggiorinit, i cili në një moment e kaloi Torinon në epërsi 3:2, mirëpo i inkuadruari në pjesën dytë dhe njëri ndër sulmuesit më të mirë evropian, Edison Cavani, me një supergol nga gjuajtja e lirë e më pas edhe me tjetrin gol me kokë, i dha fitoren Napoli me rezultat 3:5.


 







Napoli fitoi në Torino 3:5, Xhemaili shënoi hat-trick

No comments:

Post a Comment