Sunday 31 March 2013

Ferguson: Çiçarito është i paprekshëm!






Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, i ka dhënë fund spekulimeve se Havier Hernandez, i njohur si Çiçarito, nuk do të largohet nga kjo skuadër gjatë verës. Meksikani ka shënuar 8 gola në 15 ndeshje me fanellën e  “djajve të kuq” në kampionat gjatë këtij sezoni, por nuk ka mundur të sigurojë hapësira në skuadër para emrave si Runi, Van Persi apo Uellbek.


Ndonëse ai është përfolur kohët e fundit si një objektiv i merkatos së Juventus, Real Madrid apo Atletiko Madrid, Ferguson nuk ka ndër mend të heqë dorë lehtë nga 24 vjeçari.


“Havier ka një kontratë afatgjatë me ne. Ne nuk do të presim asnjë ofertë për të. Unë flas gjithmonë me lojtarët, sidomos me ata që nuk luajnë. Ia kam shpjeguar atij se nuk ka qenë e lehtë për mua ta lë jashtë formacionit, edhe për shkak të 16 golave që ka shënuar në këtë sezon”, tregoi Ferguson.


“Nëse sheh numrin e golave në raport me numrin e ndeshjeve, ai ka statistika fantastike. Ai do të ketë gjithmonë statistika të tilla pasi është një lojtar i shkëlqyer në zonën e rreptësisë. Por është gjithmonë e vështirë kur rival për vendin në formacion ke një lojtar si Robin Van Persi. Pastaj janë edhe Runi, Uellbek e Kagaua. Kjo është e mira e faktit që kemi një skuadër të fortë, se ka konkurrencë. Unë nuk kam asnjë problem me djaloshin, për ne ka qenë i rëndësishëm që në momentin kur ka ardhur në klub”, shpjegoi Ferguson para gazetarëve.




Ferguson: Çiçarito është i paprekshëm!

No comments:

Post a Comment