Sunday 31 March 2013

Thaçi: "Ne po i bëjmë autostradat më shpejt se Prishtina kanalizimet"



Isa Mustafa një ditë më parë e kishte quajtur atë si kryeministrin më të keq.

I pyetur nga gazetarët për akuzat e Isa Mustafës, Thaçi tha në Gjilan se nuk dëshiron që ta personalizojë debatin ballafaques, por shtoi se Qeveria që ai udhëheq, po ndërton kilometra të autostradave më shpejt sesa po ndërtohen metrat e kanalizimeve në Prishtinë.


Akuzat dhe kundërakuzat në distancë ndërmjet liderit të opozitës, Isa Mustafa, dhe kreut të ekzekutivit, Hashim Thaçi, të lëshuara të premten e 29 marsit, kanë vijuar edhe në fundjavë.

Kryeministri Thaçi e ka zgjedhur Komunën e Gjilanit për t’ iu kundërpërgjigjur kreut të LDK-së, Isa Mustafa, i cili një ditë më parë e kishte quajtur atë si kryeministrin më të keq. I pyetur nga gazetarët për akuzat e Isa Mustafës, Thaçi tha se nuk dëshiron që ta personalizojë debatin ballafaques që, sipas tij, duhet të jetë me koncepte të shëndosha e vlera të mirëfillta, duke shtuar se askush nuk mund të qeverisë më mirë se PDK-ja. “PDK-ja e ka treguar vizionin saj se u takon të gjithë qytetarëve të saj dhe se nuk bën dallime. Ne dimë dhe mundemi, por edhe kemi guxim që të realizojmë projekte madhore dhe, kilometrat e autostradave i ndërtojmë më shpejt sesa ata të LDK-së metrat e kanalizimeve në Prishtinë”, ka ironizuar Thaçi.




Thaçi: "Ne po i bëjmë autostradat më shpejt se Prishtina kanalizimet"

No comments:

Post a Comment