Saturday 30 March 2013

Mançester Junajtid hidhet në sulm për Tiago Alkantara






Mançester Junajtid është kthyer përsëri në garën për të siguruar shërbimet e Tiago Alkantara, pasi babai i futbollisti spanjoll pranoi se mesfushori po mendon të largohet nga Barcelona. Klubi anglez e ka ndjekur me vëmendje për 3 sezone radhazi futbollistin 21 vjeçar, por Barcelona ka refuzuar çdo ofertë për të, e fundit prej 15 milion paund e bërë 18 muaj më parë.



Mesfushori mendonte se mund të çante në ekipin e parë por me futbollistë si Iniesta, Ksavi, Buskets e Fabregas që luajnë në formacion, duket e vështirë që ai të arrijë ta bëjë një gjë të tillë, ndaj po merr në konsideratë idenë që të largohet për të luajtur me rregullsi dhe për të fituar një ftesë me kombëtaren spanjolle për Botërorin 2014.


“Djali im do të luante më shumë në çdo skuadër tjetër në botë”, ishte komenti i babait të futbollisti, Mazinjo. “Ai po mëson shumë duke luajtur përkrah lojtarëve të mëdhenj, por Tiago është shumë ambicioz dhe ka nevojë të luajë. Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Nëse ai dëshiron të luajë në Botëror, i duhet të luajë më rregullisht. Ai ka cilësitë e duhura për të shpërthyer te Barça, por duhet të luajë më shumë. Edhe vëllai i tij, Rafinja, do të kalojë me ekipin e parë në sezonin e ardhshëm ndaj shtohet konkurrenca në mesfushë”, shpjegoi ish-futbollisti brazilian që ka zgjedhur që fëmijët e tij të luajnë për Spanjën.




Mançester Junajtid hidhet në sulm për Tiago Alkantara

No comments:

Post a Comment