Saturday 30 March 2013

Reali mendon vetëm për Gallatasarajin





Real Madrid duket qartësisht që nuk mendon më për kampionatin, pavarësisht ndalesave të Barcelonës kryesuese. Murinjo ka dhënë mesazhin e qartë se tani është i përqendruar plotësisht vetëm në Ligën e Kampioneve, në takimin e mesjavës përballë Gallatasarajit.


Ndaj tekniku portugez ka lënë pushim disa prej titullarëve në këtë sfidë, ndërsa ka hedhur në fushën e lojës shumë prej atyre që kanë qëndruar në pankinë për pjesën më të madhe të sezonit dhe që mudn të shërbejnë si alternativë gjatë ndeshjes së Champions. Si rrjedhojë, Reali e ka të vështirë të dalë në lojën e vet, sidomos edhe për faktin se vendasit marrin zemër nga goli i shpejtë i Rodri në minutën e 6-të.


Për të evituar një humbje mendon Kristiano Ronaldo me golin e radhës në minutën e 38-të, duke dhënë sinjale për një përmbysje të mundshme në pjesën e dytë.


Por edhe me aktivizimin e Khedira, Ozil dhe Di Maria, madrilenët e kanë të vështirë të gjejnë ritmin e tyre dhe për më tepër, duhen dy mrekulli të tjera të Diego Lopez në portë që kampionët në fuqi të largohen me të paktën 1 pikë nga stadiumi “La Romareda”.


Madrilenët vazhdojnë të jenë mjaft të shkëputur nga Barcelona, me 13 pikë diferencë nga katalanasit, ndërsa nesër mund të kalohen në renditje nga Atletiko Madrid nëse këta të fundit fitojnë me Valencian.





Reali mendon vetëm për Gallatasarajin

No comments:

Post a Comment