Friday 29 March 2013

Platini: Teknologjia, shumë e shtrenjtë për Champions!







Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka deklaruar se teknologjia e portës është shumë e shtrenjtë ndaj paratë për implementimin saj më mirë do të hidheshin në zhvillimin e futbollit të moshave. Sipas tij, sistemi me 5 gjyqtarë është mëse i saktë dhe nuk ka nevojë që të ndërthuret teknologjia.


“Nëse duam ta përdorim këtë teknologji në Ligën e Kampioneve dhe Europa League, atëherë duhet ta implementojmë në çdo stadium ku luhen ndeshje të këtij turneu. Nëse duhet të përdorim teknologjinë e portës, atëherë duhet ta instalojmë në 280 stadiume dhe më pas ta çinstalojmë kur në këto impiante luhen kampionatet vendase”.


“Kjo do të kushtonte rreth 54 milion euro në 5 vite, ndaj është shumë e shtrenjtë të paguash kaq shumë për një gabim që ndodh një herë çdo 40 vite”.


“Sinqerisht, unë do të preferoja që të hidheshin më shumë para në futbollin e të rinjve dhe infrastrukturën sesa të shpenzoheshin në një teknologji për një gol që gjyqtari nuk e sheh një herë në shekull”, ishte deklarata e presidentit të UEFA-s, një nga kundërshtarët më të mëdhenj të përdorimit të teknologjisë në futboll.




Platini: Teknologjia, shumë e shtrenjtë për Champions!

No comments:

Post a Comment