Friday 29 March 2013

Rita Ora do t’i ndihmojë fëmijët bonjakë në Kosovë



Këngëtarja shqiptare Rita Ora, po shijon tani famën ndërkombëtare që asaj i ka sjell përfitime të majme.

Ajo është një vajzë që ka lindur në Kosovë e rritur në Angli, dhe falë edukimit shembullor të prindërve të saj, Verës dhe Besnikut, gjithmonë ka qëndruar me këmbë mbi tokë, duke mos harruar origjinën e saj shqiptare dhe madje duke e promovuar atë sa herë që i është dhënë rasti.


ritaora


Ajo ka planifikuar të kthehet prapë në Kosovë, ku vitin e kaluar xhiroi videon e saj “Shine Ya Light”. Një eksperience e papërshkrueshme siç e quajti ajo, që e bëri atë të ndihet si një “Princesha Diana”. Kësaj radhe ajo ka në mendje një projekt konkret për te ndihmuar fëmijët bonjake në Kosovë.


“Kam shumë plane. Jam duke punuar me UNICEF. Dua t’u jap fëmijëve hapësira ku mund të lozin e jo të sillen rrugëve. Babai më tha ‘Je e vetëdijshme se çfarë aftësie ke tani, se ke mundësi t’i ndihmosh kombit?’. Ai u ul dhe me foli në lidhje me këtë me orë të tëra. Me të vërtetë, e kam marrë rolin tim seriozisht. Dua të ngrit vetëdijen dhe të investoj në shtëpia për fëmijët bonjak, që mund të menaxhohen nga anëtarët e familjes. Asgjë nuk është finalizuar akoma, por e kemi idejizuar. Do të ecim ngadalë por sigurt. Unë jam vetëm një këngëtare, nuk po mundohem të shpëtoj boten apo diçka të tillë, por vetëm dua të ndihmoj disa njerëz”, është shprehur Rita për një revistë britanike.


Sapo është kthyer nga Japonia ku ka zënë vendin e parë në gjitha top listat zyrtare të atjeshme, ndërsa tani është nisur drejt Brazilit ku e presin me miliona fansa.


 





Rita Ora do t’i ndihmojë fëmijët bonjakë në Kosovë

No comments:

Post a Comment