Sunday 31 March 2013

Burak Yilmaz, njeriu që përbën rrezik për madrilenët






burakDy golat e sulmuesit Burak Yilmaz i dhanë Gallatasarait tre pikët dhe forcuan pozitat e skuadrës në krye të kampionatit turk të futbollit. Një ndeshje që vjen në prag të sfidës që turqit do të luajnë me Realin e Madridit në kuadër të çerek finaleve të Ligës së Kampioneve. 27 vjeçari nga Antalya përbën një rrezik serioz për skuadrën e Jose Mourinho. Yilmaz është në të njëjtën valë me Cristiano Ronaldon si golashënues pasi edhe ai kryeson në ligën turke. Në 23 ndeshje të luajtura në kampionat ai ka shënuar 18 gola.




Burak Yilmaz, njeriu që përbën rrezik për madrilenët

No comments:

Post a Comment