Saturday 30 March 2013

SHBA shpreson se Serbia dhe Kosova do të arrijnë marrëveshjen



Zëvendës i ndihmësit të Sekretarit amerikan të shtetit, Philip Reeker shpreson që Serbia dhe Kosova do të arrijnë marrëveshjen e cila do t’iu mundësojë që të normalizojnë raportet e tyre dhe të vazhdojnë rrugën drejt integrimeve evropiane. “Besojmë se një marrëveshje e tillë është e mundur të të arrihet sepse të dyja palët kanë punuar në mënyrë konstruktive bashkërisht”, ka thënë Reeker për gazetën serbe “Danas”.


Ai ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje, i mbetet BE-së që të përcaktojë se si Serbia dhe Kosova mund të vazhdojnë të realizojnë qëllimet e tyre për integrimin evropian. “Do të ishte një lëshim i rastit që të përmirësohet jeta e të gjithë qytetarëve në Kosovë, veçanërisht në veri, ndërsa raportet e Serbisë me Kosovën do të vazhdonin të kthenin resurset dhe kohën nga fokusimi në zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal”, ka thënë Reeker.


Reeker ka thënë se SHBA-ja vazhdon të shpreh mbështetjen e plotë për dy kryeministrat në bisedimet që po zhvillohen nën mbikëqyrjen e BE, dhe këtë do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.


Qëllimi i dialogut, sipas tij, është lehtësimi i normalizimit të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe t’iu mundësojë të gjithëve lëvizjen drejt të ardhmes stabile dhe prosperuese.




SHBA shpreson se Serbia dhe Kosova do të arrijnë marrëveshjen

No comments:

Post a Comment