Friday 29 March 2013

MKRS jep mbi 150 mije euro subvencione për projektet rinore



Rreth 100 organizata joqeveritare rinore kanë nënshkruar sot kontratat me Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit për subvencionim të projekteve të ndryshme në fushat e sigurisë njerëzore, integrimit shoqëror, pjesëmarrje të rinisë, sport dhe kulturë. Subvenciomi i OJQ-ve është bërë përmes një konkursi publik dhe mbështetja në total shkon në mbi 150 mijë euro.


Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave ka qenë i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, i cili ka uruar organizatat për marrjen e këtyre subvencioneve dhe ka kërkuar që projektet t’i implemtojnë në mënyrë sa më efikase dhe që të ketë rezultate të prekshme.


“Këto nuk janë subvencionet e vetme nga Departamenti i Rinisë për këtë vit. Do të ketë edhe thirrje të tjera publike, për këto fusha por edhe në fushat që kanë të bëjnë me edukimin jo formal dhe me komponentin e ndërmarrësish”, ka premtuar ministri Krasniqi.


Përfaqësues të disa organizatave të mbështetura në këto konkurse kanë vlerësuar ndihmën që ka dhënë në vazhdimësi MKRS-ja për projektet e organizatave të shumta rinore. Ata kanë prezantuar qëllimet e tyre në projektet që do të implementojnë, duke treguar përkushtim për të pasur sa më shumë rezultatet dhe përfshirje sa më të madhe të të rinjve në ato projekte.




MKRS jep mbi 150 mije euro subvencione për projektet rinore

No comments:

Post a Comment