Saturday 30 March 2013

BlackBerry shet 1 milionë BlackBerry Z10



image

Rezultatet financiare të kompanisë BlackBerry për vitin e kaluar janë bërë publike, me të cilat prodhuesi i famshëm kanadez i pajisjeve elektronike ka njoftuar se ka arritur të gjenerojë 2.7 miliardë dollarë.


 


Të hyrat për tremujorin e fundit për BlackBerry kanë arritur në 94 milionë dollarë, krahasuar me vetëm 14 milionë sa ishin tre muaj më parë.


 


Suksesi i ri i BlackBerry i është atribuuar lansimit të suksesshëm të BlackBerry 10 — i cili është shitur në më shumë se 1 milionë kopje, nga totali i 6 milionë njësive të shitura gjatë vitit.


 


Megjithatë, nga këto rezultate nuk janë përfshirë të dhënat e shitjeve nga SHBA-ja dhe Kanadaja, vende në të cilat besohet se janë shitur shumë njësi të BlackBerry Z10.


 







BlackBerry shet 1 milionë BlackBerry Z10

No comments:

Post a Comment