Friday 29 March 2013

YouTube zhvillon opsione të reja për transmetimin e videove live



image

 


 


YouTube ka prezantuar në Konferencën e Zhvilluesve të Lojrave disa API (Application programming interfaces) që mundësojnë për përdoruesit publikimin e videove të një aplikacioni që të mund të shikohet direkt (live).


 


Në praktikë kjo do të thotë se në qoftë se zhvilluesit e lojërave shtojnë kodin përkatës në lojërat e tyre ekzistuese atëherë mund të publikojnë lojën direkt nga një smartfon ose tablet.


 


Ky lloj sistemi është aplikuar fillimisht tek kompjuterët desktop dhe ka rezultuar në mijëra video të krijuara nga lojtarët dhe ka pasur me miliona klikime për të parë ato video.


 


Për të mundësuar funksionimin edhe tek pajisjet portative po kryhen përshtatjet e nevojshme si përcaktimi i përmasave për shkallët e ndryshme të rezolucionit si dhe rregullimin e cilësisë së videove e cila varion nga 240p deri në 1080 p.


 


YouTube përqendroi përpjekjet në transmetimin live që prej vitit 2011, kur lançoi dhe YouTube Live, i cili vazhdon të jetë i limituar për partnerë të veçantë të kompanisë si dhe për llogari të caktuara. YouTube e përdor këtë teknologji për transmetimin e eventeve personale të kompanisë duke përfshirë këtu dhe konferencat me analistët e Wall Street, lançimin e produkteve si dhe konferencën vjetore të zhvilluesve.


 


Sipas Google në YouTube ngarkohen më tepër se 72 orë video çdo minutë dhe çereku i tyre realizohet nga smartfonët ose tabletët. YouTube është motori i dytë i kërkimit më i madh për shkak të përmbajtjes tepër të pasur.


 







YouTube zhvillon opsione të reja për transmetimin e videove live

No comments:

Post a Comment