Friday 29 March 2013

Sherri Shqipëri-Kosovë për mallrat, Selimi: Bllokimi i miellit, i nxituar






selimiTIRANE—Vazhdon të marrë përmasa të padëshirueshme konflikti mes Kosovës dhe Shqipërisë për çështjet e standardeve ushqimore. Në fillim ishin autoritetet kosovare që deklaruan se një pjesë e prodhimeve të qumështit që vinin nga Shqipëria kishin përmbajtje të lartë të aflatoksinës çka shkaktoi një furtunë në median e Tiranës ndërsa autoritetet shtetërore deklaruan se në fillim duhet të njoftoheshin ato për këtë fakt.



Ditën e djeshme ishin autoritetet kufitare të Shqipërisë që në pikën e kalimit kufitar të Kukësit bllokuan kamionët me miell me pretendimin se nuk kishin çertifikatën e nivelit të aflatoksinës.


Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë Sulejman Selimi deklaron se vendimi për bllokimin e miellit të ardhur nga Kosova është jo i drejtë.


“Kemi kontaktuar me Ministrinë e Ekonomisë për këtë çështje. Është hera e parë që kompanisë i kërkohet çertifikata e aflatoksinës. Situata të tilla nuk duhet të ndodhin mes dy vendeve, ne presim që kjo çështje të zgjidhet”, u shpreh Selimi.


Një ditë më parë edhe ministri i jashtëm shqiptar Edmond Panariti e cilësoi bllokimin e miellit si një vendim të nxituar dhe të pajustifikuar.




Sherri Shqipëri-Kosovë për mallrat, Selimi: Bllokimi i miellit, i nxituar

No comments:

Post a Comment