Saturday 30 March 2013

Basha zgjedh Torinon: Nuk dua të kthehem te Atalanta!







Migjen Basha dëshiron që të konfirmohet te Tornio dhe të plotësojë transferimin përfundimtar në radhët e kësaj skuadre. Mesfushori 26 vjeçar, i cili një javë më parë debutoi me kombëtaren shqiptare të futbollit, ka bërë të qartë për mediat italiane se nuk dëshiron të kthehet te Atalanata, skuadër e cila e dha në huazim te torinezët, ndërsa të dy klubet e kanë në bashkëpronësi kartonin e tij.


“Nuk dua të mendoj se çfarë mund të ndodhë, pasi në këtë mënyrë mund të kushtëzohem nga merkato. Nëse do të ishte në dorën time për të zgjedhur, do të shkoja te Barcelona”, ishte batuta e tij për “Tuttosport”.


“Jo, të flasim seriozisht, e ardhmja ime është te Torino dhe jo te Atalanta. Atje gjërat nuk është se shkuan edhe aq mirë për mua”, deklaroi mesfushori shqiptar, i cili në këtë sezon ka luajtur 13 ndeshje me Torinon, skuadër të cilën e ndihmoi në sezonin e kaluar që të ngjitej nga Seria B në Serinë A, duke qenë një nga lojtarët kryesorë në repartin  mesfushës.





Basha zgjedh Torinon: Nuk dua të kthehem te Atalanta!

No comments:

Post a Comment