Saturday 30 March 2013

Kim Mehmeti nuk bëri asnjë gabim dhe asnjë dallim mes vëllamëve shqiptarë


image

Reagim nga Qerim PLLANA-TOPLICA


 


ATËHERË PSE KISHA E KOSOVËS RA NË GRACKËN E T`PASHPIRTËVE?!


 


Meqë isha prezent dhe shkrova për promovimin e Monografisë: “Shkupi” (Ese historike) të autorit Kim Mehmeti, e pash të arsyeshme, po aq sa të nevojshme, t`i them  veçse disa fjalë sqaruese, në lidhje me reagimet e paarsyeshme të Institucionit kishtar të Kishës Katolike të Kosovës.


 


Dëshirojë të di se kë e kishte Kisha Katolike e Kosovës në promovim të monografisë me vlerë kombëtare, historike dhe aspak me karakter fetar. Madje edhe gjatë bisedës dhe debatit nuk pat asnjë provokim dhe as shfaqje të ndonjë provokacioni në lidhje me fetë, si çështje të ndasisë, përçarjes apo larg qoftë urrejtjes të autorit, Kim Mehmeti gjatë debatit, i cili i theksoi disa karakteristike të shpërndarjes, shpërnguljeve dhe ndjekjeve të shqiptarëve, nëpër kohë dhe rrebesh invadimesh dikur dhe aktualisht jo sall nga Shkupi, por nga tërë hapësira kombëtare shqiptare gjatë shekujve.


 


Çështjen e feve ndër shqiptar, ai e shpjegon mjaftë me kuptim historik, filozofik dhe kur sesi me ndonjë vërejtje, prapavijë apo shpëtim të kombit shqiptar, qoftë nga  përkatësia e fesë islame, ortodokse apo katolike. Të paktën të respektuarin  shkrimtar, kritikë, analist dhe përkthyes z. Kim, atë pasdite kështu e kam kuptuar.


 


Atëherë pse doli që Kisha Katolike “të gozhdojë Kimin”, kur mendimi i secilit njeri bazohet në lirinë e fjalës, mendimit të tij autokton jo fyes, kur sesi ofendues e as përçarës, si ata të cilët pas promovimit të monografisë ngritën zërin e mizërisë…


 


Se kush e shpëtojë më pak apo më shumë shqiptarinë, kjo është thënë historikisht nga mendimtarët, filozofët dhe historianët tanë, Vaso Pasha, Sami e Naim Frashri, Fishta, Mjeda, Ismail Qemali, Faik Konica, Xhuvani, Noli dhe shumë apostuj e klerikë shqiptarë. Nuk besojë që z. Kim nuk i ka të qarta mendimet e arta të filozofëve, historianëve dhe shkencëtarëve shqiptar, sa i përket ekzistencës dhe ruajtjes së gjuhës, krijimit të alfabetit në Manastirin historik, gjenezës dhe hapjes të shkollës shqipe pas krijimi të ABC-së kombëtare, hapjes së shkollave shqipe etj.


 


Lëvizja e popujve gjatë historisë, qoftë nga dhuna, fenomeneve të natyës, apo gjetjes të trojeve më të përshtatshme për jetë, është fenomen i pandashëm edhe sot e kësaj dite, jo sall për popullin shqiptar. Kurse, çështja e feve për shqiptarët është simbolikë  e shenjtë, jo sall islamizmi, feja katolike dhe ajo ortodokse, por çdo fe më të cilën popujt në botë besojnë në forma dhe mënyrat e tyre.


 


E çështja e feve, ditën e promovimit të Monografisë Shkupi, (libër ky i mbështetur në ese historike, analitike dhe jetësore), për shqiptarët e te tri feve është shpjeguar, duke u mbështetur në aktualitetin e fakteve, të banorëve të cilët sot jetojnë, siç e thekson autori në periferi të Shkupit dhe jo aty ku ishin shtri prej shekujsh.  Kalimthi autori, duke iu përgjigj pyetjeve në debat me auditorin, ka theksuar se shumë nga shqiptarët ortodoks, pse jo mysliman dhe katolikë, u asimiluan qoftë në botën islame, atë katolike dhe në jug ortodokse greke. Kjo e ligë u ka ndodhë shqiptarëve të tri përkatësive fetar, cilës më shumë apo më pak. Por, shqiptarët asnjëherë nuk u dorëzuan që fundi të jetë tragjik, zhdukja si e shumë popujve në botën e vjetër, Azi, Evropë Afrikë, pse jo në Amerikën Veriore, të Mesme dhe në atë Jugore, Australi etj., (është mendim imi).


 


Pse atëherë institucionet fetare të cilësdo qoftë përkatësi, aq lehtë bien në grackën e ndonjë gazetari apo deputeti të pacipët, fanatik, xheloz dhe shpirtkazmë! Asnjë klerik, qoftë ai hoxhë, priftë apo pop, nuk guxon të bjerë në provokime të tilla, sidomos kur gjërat thuhen dhe shpjegohen, duke u mbështetur në realitetin kohorë, faktik, hapësinor dhe historik. Dikush në ketë rast është “alergjik”, spekulant ose edhe tepër fanatik ndaj VV-së! Pse ajo organizoi një promovimin me sukses, apo pse çështja mori kahe të tillë të pa nevojshme, se gjëja: “Islami e paska shpëtuar shqiptarizmin”, ose katolicizmi apo pala ortodokse etj.!


 


Unë që kam prejardhje nga Toplica, alias Pllana, mbase edhe Pllana e Lezhës, athua nuk paskam të drejtë të dyshojë, se muhaxhirët pas shpërnguljeve me dhunë nga Serbia, nuk u pritën aq mirë as në Kosovë, por as në trojet e krahinave shqiptare në Shqipërinë e pushtuar nga Perandoria Osmane! Këtë e ka dëshmuar Sheh Jonuz Pllana, teqeja e të cilit edhe sot qëndron në Suhadollin, apo te Kroi i Vitakut. Jo pse muhaxhirët i takonin fesë islame, as pse kishin nënshtetësi turke, por pse vendasit donin t`i ruanin lëndinat, djerrinat, pyjet dhe pronat, të cilat nuk i gëzonin si të tyre me “tapi”!


 


Pushteti turk pas Tanzimatit, ato prona i kishte përkufizuar, duke i zvogëluar në maksimum dhe duke i kthyer në prona shtetërore, duke i ngarkuar shqiptarët me tatime të rënda për pyje, mullinj, lëndina, kullosa dhe tokë buke.   Prandaj shumica, absolutisht shumica e popullit u shpërngulën për në Turqi, Siri, Misir (Egjipt), të cilët do të asimilohen si edhe shqiptarët me përkatësi katolike të shpërngulur në Itali, Kroaci, Evropën Katolike, dhe ortodokset në Serbi, Greqi, Bullgari, Ukrainë, Moldavi, Rumuni etj. Në fund do të shtoja vetëm edhe këtë: Mos e ngatërroni  z. Kim Mehmeti, por as mua si shkrimtarë, analistë, kritikë dhe publicistë, me intriga, gënjeshtra dhe pazare ditore  politike, sepse ne nuk merremi  me pallavra kafenesh!


 


 






Kim Mehmeti nuk bëri asnjë gabim dhe asnjë dallim mes vëllamëve shqiptarë

No comments:

Post a Comment