Sunday 31 March 2013

Hocevar: Vatikani nuk ka dhënë sinjale se do të ndryshojë qëndrim për Kosovën



Kryepeshkopi i Beogradit, Stanislav Hocevar, ka thënë se tash për tash nuk ka asnjë shenjë të ndryshimit të qëndrimit të Selisë së Shenjtë për çështjen e njohjes së Kosovës.


Me rastin e kërkesës që kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ka bërë gjatë inaugurimit të Papës Françesko, që Vatikani ta njoh Kosovën, Hocevar ka thënë për ditoren Politika se “nuk e di nëse Thaçi e ka thënë këtë ose jo, por se Selia e Shenjtë nuk ka dhënë sinjale se diçka do të ndryshojë”.

“Kjo është shumë e sigurt për dhe për ne shumë e rëndësishme – për tërë Kishën Katolike”, tha Hocevar.




Hocevar: Vatikani nuk ka dhënë sinjale se do të ndryshojë qëndrim për Kosovën

No comments:

Post a Comment