Friday 29 March 2013

Zaneti: Mendoja se do të luftonim për titull!










Kapiteni i Interit, Havier Zaneti, ka treguar se mendonte që skuadra e tij do të luftonte për titull pasi mundi 3-1 Juventusin në fazën e parë të kampionatit. Zikaltërit u bënë skuadra e parë që mundën bardhezinjtë në stadiumin e tyre, por nuk arritën të përsëritnin të njëjtën formë në vazhdim dhe tani gjenden në vendin e 5-të, plot 18 pikë ndaj Juventusit që kryeson renditjen.


“Ne të gjithë menduam se mund të fitonim titullin kampion pas asaj fitoreje. Megjithatë, duhet theksuar se nuk kemi pasur kurrë ekipin e plotë në dispozicion dhe kjo ndoshta është arsyeja kryesore pse ky sezon shkoi në këtë mënyrë”, pranoi kapiteni i zikaltërve. “Tani objektivi ynë i vetëm është të kualifikohemi në Ligën e Kampioneve”.


Interi vihet përballë Juventusit përsëri të shtunën në “San Siro” dhe Zaneti pret me padurim këtë sfidë që cilësohet “Derbi i Italisë”.


“Për ne është një ndeshje e madhe që ka shumë histori brenda. Që nga momenti kur kam ardhur këtu te Interi, unë e kuptova çfarë do të thotë kjo ndeshje, për shkak të të gjitha gjërave që kanë ndodhur në fushën e lojës dhe jashtë saj. Kjo është një nga ato ndeshje që çdo lojtar ka qejf të luajë”, tha Zaneti.




Zaneti: Mendoja se do të luftonim për titull!

No comments:

Post a Comment