Saturday 30 March 2013

Motra e Elenës: Po e tepron në BB me Viganin, ka të dashurin jashtë






vigani_elenaNdërkohë që ka pranuar të flasë dhe të japë gjykimin e saj motra më e madhe e Elenës, Alda Lika, e cila ka shprehur edhe qëndrimin e prindërve, të cilët nuk janë dakord me këtë afrimitet të Elenës me Viganin, modelin nga Kosova”. Nuk mendoj se ka ndjenjë mes Elenës dhe Viganit, pasi Elena ka një të dashur jashtë që e vlerëson. Mendoj që ajo ka gjetur një lodër si Vigani dhe po përpiqet të kalojë kohën aty brenda”, ka pohuar Alda. Më tej, ajo ka sqaruar se sipas mendimit të saj, edhe për Viganin është e njëjta gjë, dhe çfarëdo që të ndodhë mes tyre, gjithçka që ka nisur aty do të mbetet brenda shtëpisë, sepse e njoh mirë motrën time edhe në këtë rast jam e sigurt se nuk bëhet fjalë aspak për ndjenjë. “Mendoj”, tha ajo “që ata të dy janë moshatarë, kuptohen dhe për këtë po bëjnë një lojë dhe e dinë mirë këtë”. Ndërkaq pyetjes se si po ndihet ajo dhe familja në lidhje me afrimitetin e krijuar në ekran, ajo përgjigjet: “Sigurisht që jemi mërzitur për faktin se Elena e ka kaluar cakun në disa raste, si tani me Viganin ashtu me Marselinin, po prapë i qëndroj thjesht strikt këndvështrimit tim që ajo po luan me Viganin”.




Motra e Elenës: Po e tepron në BB me Viganin, ka të dashurin jashtë

No comments:

Post a Comment