Saturday 30 March 2013

Genta e BB: Atë që ma bëri Bertina, s’do ja bëja të dashurit të saj






genta_nuseJavën e parë ajo ishte çuditur kur kishte lexuar lajmin se i dashuri i saj Gesi është argëtuar në lokalet e natës dhe ka nisur një lidhje me Bertinën e Big Brother Albania 3. Tanimë Gentiana Gjalpi rrëfen për Panorama Plus atë çka mendon dhe arsyen përse i erdhi fundi lidhjes. “Si çdo lidhje ka një fillim dhe një fund, arsyet janë të shumta, largësia, jetesa jonë, ai nuk do të vinte këtu dhe unë nuk pranoja të ikja në Gjermani dhe nuk kishim kohë të mjaftueshme për njëri-tjetrin”, thotë ajo. Më tej ajo shton se që është parë Bertina me atë dhe që janë argëtuar së tepërmi nuk e them unë por e thonë fotot e tyre. “Bertinën nuk e ka marrë mundimin as që ta pyes e as ta takoj, nuk më intereson se çfarë bën ajo me jetën e saj. Unë me të dashurin e dikujt nuk do ta bëja kurrë atë që bëri Bertina me Gesin”, thotë Genta.




Genta e BB: Atë që ma bëri Bertina, s’do ja bëja të dashurit të saj

No comments:

Post a Comment