Friday 29 March 2013

Leandro Damiao, drejt Evropës që në verë







Sulmuesi i kombëtares braziliane, Leandro Damiao, ka vendosur të ndjekë këshillën që i kanë dhënë thuajse të gjithë ish-futbollistët e mëdhenj të Brazilit, duke u transferuar në Evropë që në verën e këtij vitit. Një fakt të tillë e ka pranuar edhe drejtori sportiv i klubit të Internacional, Luis De Moura, i cili ka bërë të ditur se 23 vjeçari do të ndërrojë shumë shpejt skuadër.


“Damiao është lojtari që më me shumë mundësi do të na jap lamtumirën gjatë kësaj vere. Ai është lojtari i momentit dhe shumë klube të huaja janë të interesuara për të. Ai është një lojtar shumë i veçantë”, tha De Moura.


Klubi brazilian deri tani ka refuzuar ofertat për futbollistin, ku e fundit ka qenë ajo prej 20 milion eurosh e bërë nga Totenhem. Por duke parë interesimin në rritje ndaj tij dhe fillimin e një ankandi të mundshëm pas interesimit të skuadrave të tjera si Mançester Siti, Liverpul e Napoli, drejtuesit e Internacional janë gati ta lënë të largohet duke parë se ky interesim përkthehet në një përfitim ekonomik shumë të lartë.




Leandro Damiao, drejt Evropës që në verë

No comments:

Post a Comment