Friday 29 March 2013

Microsoft sjell një opsion të ri në Bing



image

 


 


Microsoft-i përmirësoi motorin e kërkimit Bing me një opsion të ri për përdoruesit e tij për të renditur rezultatet sipas periodave kohore.


 


Mbasi bëni një kërkim ju mund të zgjidhni ti rirenditur rezultatet p.sh: “24 orët e fundit” apo “muaji i fundit.”


 


Ky opsion ndodhet në krahë të rezultateve që Bing rikthen. E gjitha çfarë duhet të bëni është të klikoni “Në çdo kohë” dhe të zgjidhni një nga opsionet.


 


Në pamje të parë duket sikur Google nuk e ka. Por ky opsion ndodhet aty brenda mjetit të kërkimit. Gjithashtu Google ofron edhe një opsion të ri të quajtur “Vitin e kaluar”.


 


Në fakt Microsoft mund të shtonte edhe opsione të reja filtrimi. Sipas kompanisë qëllimi ishte të “të ofronte një rezultat kërkimi më të besueshëm dhe bashkëkohor nga se ofrohet zakonisht”.


 


Google shton filtra për kërkimin e imazheve transparente dhe atyre GIF


 


Në rast se kjo është e vërtetë do ti duhet më shumë opsione se sa ka Google. I vetmi avantazh që mund të themi se ka Bing është fakti se ky opsion është vetëm një klikim larg, ndërsa në Google është 2 klikime.


 







Microsoft sjell një opsion të ri në Bing

No comments:

Post a Comment