Friday 29 March 2013

Vijas Boas pret kthimin e Murinjos në Angli






Trajneri i Totenhemit, Andre Vijas Boas, ka pranaur se do ta mirëpriste kthimin e Zhoze Murinjos si trajner në kampionatin anglez të futbollit. Portugezi mendohet se do të kthehet përsëri te Çelsi gjatë verës, pasi ka vendosur të largohet nga Real Madrid ku nuk e ndjen veten të vlerësuar nga tifozët.


“Mendoj se kthimi i Murinjos në Angli do të ishte i shkëlqyer, i shkëlqyer për të gjithë”, ishte komenti i Vijas Boas rreth kësaj teme. Ky i fundit ka punuar si asistent i Murinjos te Porto, Çelsi dhe më pas Inter, duke qenë pjesë e sukseseve të mëdha të arritur me këto skuadra.


Megjithatë, miqësia mes tyre ka marrë një goditje kur Vijas Boas u largua në vitin 2009 nga Interi për të marrë drejtimin e Portos, me sa duket pa miratimin e Murinjos i cili për shumë kohë ka evituar çdo kontakt me ish-asistentin e tij. Edhe vetë Vijas Boas ka pranuar se ka kaluar shumë kohë që nga momenti kur dy portugezët kanë komunikuar me njëri-tjetrin.


Por kthimi i Murinjos te Çelsi do të krijonte mundësinë që ata të ishin përsëri bashkë, ndonëse si rivalë në pankina kundërshtare gjatë një derbi londinez.




Vijas Boas pret kthimin e Murinjos në Angli

No comments:

Post a Comment