Sunday 31 March 2013

Çelsi, bashkë me Murinjon ëndërron edhe CR7!










Gazeta angleze “Sunday Express” ka botuar sot lajmin e bujshëm se Roman Abramoviç po mendon që Zhoze Murinjo të marrë me vete edhe Kristiano Ronaldon për t’iu bashkuar të dy klubit londinez në sezonin e ardhshëm.


Sipas kësaj gazete, Rafael Benitez, trajneri i përkohshëm i bluve, u ka treguar disa bashkëpunëtorëve të tij se Murinjo është shumë pranë firmës me Çelsin pasi ka gjetur gjuhën e përbashkët me Abramoviç dhe firma është thjesht çështje formaliteti.


Për më tepër, Benitez u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se Murinjo do të ketë në dorë një çek të bardhë për të blerë futbollistët që ai cilëson më të përshtatshëm për ringjalljen e klubit dhe kthimin te fitorja e trofeve. Emri i parë në listë është pikërisht ai i Kristiano Ronaldos.


Gazeta londineze bën të ditur se për momentin, Çelsi po mendon të bëjë një ofertë të parë prej 70 milion eurosh për lojtarin e Real Madrid, nga e cila më pas do të fillojnë negociatat e mëtejshme për çmimin e tij. Në këtë aspekt, rëndësi ka edhe dëshira e lojtarit, i cili do të pranojë t’i bashkohet Murinjos në Londër dhe do të shtyjë Realin të bëjë të mundur shitjen e tij.




Çelsi, bashkë me Murinjon ëndërron edhe CR7!

No comments:

Post a Comment