Friday 29 March 2013

Taksat e makinave të përdorura, konçesionarët: Berisha na falimentoi






makinaRrezik falimentimi për konçesionarët e makinave të reja dhe një hap pas në parametrat e mjedisit dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Kështu e vlerësojnë konçesionarët nismën e kryeministrit Sali Berisha për të përgjysmuar taksën e makinave të përdorura.

Sipas tyre, një vendim i tillë nuk është i drejtë, pasi do të ulte numrin e të punësuarve në kompanitë e automjeteve të reja dhe natyrisht nivelin e shitjeve.

Gjatë vitit 2012 në vendin tonë kanë hyrë 60 mijë automjete të përdorura si asnjëherë më parë. Kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të përgjysmohen taksat e automjeteve në mënyrë që ti jepet mundësia për të pasur automjete edhe atyre personave që kanë të ardhura të pakta.




Taksat e makinave të përdorura, konçesionarët: Berisha na falimentoi

No comments:

Post a Comment